Kujtesė
Baba i modernitetit nė letėrsinė tonė pėr fėmijė ·
Bedri Dedjen
(1930-2004) do ta nderojmė pėr kohe tė gjatė, sepse puna e tij shėnon njė
epokė kthesash tė mėdha. Prej tij kemi mėsuar se letėrsia mund tė shkruhet
edhe ndryshe
Shkruan: Agim DEVA Prishtinė, 13. 04. 2008
Kam pėrshtypjen se prof. Bedri Dedjes, kėtij kolosi tė kulturės sonė,
i kemi mbetur borxh tė gjithė nga pak : edhe kohėrat qė i kishte kaluar
me tė gjitha ngjyrimet e mundshme, edhe organet dhe institucionet social-kulturore,
edhe rrjedhat e reja qė hynin pamėshirshėm nė gėrshėrė me ato tė vjetrat, e
ku prof. Dedja si rrallėkush realizonte intelektin e vet nė mėnyrėn mė
dinjitoze : i kemi mbetur borxh prof. Bedri Dedjes edhe ne kėtu nė
Kosovė, edhe pėr sė gjalli, por edhe pas vdekjes sė tij.
Mos ndoshta, tė gjitha kėto borxhe ndaj kėtij bardi tė kulturės sonė,
na shpiejnė nė fjalėt e Tolstojit tė madh kur thotė se « ndėrgjegja
ėshtė zėri i shpirtit.. » ? Shfletoj librin me kujtime « Nėpėr ravat e
jetės » (Tiranė 2001), ku Bedri Dedja qysh nė hyrje tė tij, midis tė
tjerash, jep njė sqarim tė shkurtėr, por esencialisht domethėnės dhe
simbolik : «
Fjala ravė ka kuptimin e rrugėve tė dhive nė mal, ose
tė gjurmėve nė dėborė. Mė ėshtė dukur se rrugėt e mia tė jetės ngjasojnė mė
shumė me ravat.. »
Dhe po tė rrėshqasim, qoftė edhe shumė pėrciptazi nėpėr jetėn e prof.
Bedriut (gjė qė ai nuk e meriton njė qasje tė kėtillė sipėrfaqėsore), do tė
shohim se nga viti 1930 kur erdhi nė jetė e deri mė 2004, kur ma dėrgoi
romanin e tij « Sikuriada », qė realisht ishte pjesa e tretė e
romanit « Kalamajtė e pallatit tim » (roman i njė lloji tė ri
roman manifest), dhe iku nga kjo botė, duke marrė me vete shumėēka, qė po tė
na linte nė njė formė apo nė njė tjetėr, do tė kishim njė dobi shoqėrore
shumė mė karakterogjene, se tani kur gjėndemi pa tė.
Autoriteti i tij qe ndėrtuar gjithnjė me sakrifica natyrash tė
ndryshme. Vetė prezenca e tij nė njė konsultė, program kulturor, simpozium,
mbledhje, etj. e kishte peshėn e vet dhe karakteri i tij, gjithnjė stabėl, tė
imponohej me njė qetėsi impozante, me njė urtėsi antike, me njė kriter tė
formėsuar e tė shumė kohezional, qė ishte rezultat i dijes, i pėrvojės sė tij
shumėvjeēare nė shumė fusha tė artit, tė kulturės, tė arsimit, tė
shkencės. Kėtė pėrshtypje e kisha edhe
nė vitin 1973, kur pėr here tė pare u takova me tė nė Tiranėn misterioze,
dhe qysh atėherė mė duket se kisha takuar njė njeri, qė kishte lindur nja
tridhjetė vjet mė herėt, sepse vetė shkalla e tij e inteligjencės, fjalori i
komunikimit, horizonti i tij kulturor qė gravitonte nga Europa, qetėsia me tė
cilėn tė dėgjonte dhe kėshillat e tij assesi tė imponuara si domosdoshmėri,
mirėsjellja e tij nė interpretime shkencore, kishin tipare tė njė pedagogu e
psikologu me experience, prej tė cilit mund tė mėsonim shumė tė gjithė ne, qė
kishim fatin tė rrinim me tė. Njė tip recent, njė mėndje e ndritur, qė
herė-herė mi pėrkujtonte rilindasit
tanė. Korēari sharmant, studenti i dalluar i Universitetit tė Moskės, pedagog
shumėvjeēar nė Universitetin e Tiranės, shkencėtar i dalluar, sidomos nė
fushat e psikologjisė, letėrsisė pėr fėmijė dhe pedagogjisė, organizator i
shumė simpoziumeve tė ndryshme, krijues i njė numri tė madh veprash letrare
(poezi, tregime, pėrralla, novela, poema, romane, legjenda, fabuka, pėrralla
mbi kafshėt, kujtime, etj.); pastaj, themelues i mendimit teorik-kritik mbi
ēėshtjet e ndryshme tė letėrsisė pėr fėmijė, autor i veprave letrare
kapitale, me tė cilat janė rritur gjenerata tė tėra fėmijėsh e tė rinjėsh
tanė si: Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit, Njė udhėtim i rrezikshėm,
Kapiteni i shtrėngatės, Kalamajtė e pallatit tim(1,2,3), Republika e
1100 ēudirave, Nėpėr korridoret e thella tė Jonit, Qyteti me tri
kėshtjella, Pėrralla njėmbėdhjetėkatėshe, si edhe dhjetra e dhjetra vepra
tė tjera, qė na bėjnė ta perceptojmė realisht formatin e madh tė akademik
Bedri Dedjes, pena e tė cilit gjurmonte modalitete tė reja tė shprehjes, deri
nė ditėt e fundit tė jetės. Ėshtė
vėrtet e dhėmbshme kur nėpėr mbledhjet komemorative ngrihemi nė kėmbė pėr tė
mbajtur njė minute heshtje pėr kolosėt, siē ishte nė kėtė rast, Bedri Dedja. Njė
minute heshtje. Mė besoni: kurrė nuk kam mundur ta kuptoj domethėnien e kėtij
minuti, sado qė edhe vetė jam ngritur shumė here nė kėmbė pėr kėtė qėllim,
pėr miqtė dhe dashamirėt qė na ikin secili nė mėnyrė tė vet. E shpjegojnė
si nderim tė fundit, qė i bėjnė tė ndjerit. Bedri
Dedjen do ta nderojmė pėr kohė tė gjatė, sepse puna e tij shėnon njė epokė
kthesash tė mėdha: ėshtė baba i modernitetit nė letėrsinė tone pėr fėmijė.
Prej tij kemi mėsuar se letėrsia mund tė shkruhet edhe ndryshe, se edhe tė
vegjlit janė tė detyruar tė na kuptojnė edhe atėherė qartė e drejtė. Nė botėn
e librit tone ka sjellė pėrvoja e modele tė reja kreacionale, duke pėrkthyer
vepra tė rėndėsishme nga letėrsitė e huaja. Vetėm ata qė e duan njeriun,
mbeten tė pavdekshėm. Akademik Bedri Dedja ishte prej atyre qė ka rrezatuar
me energji positive kudo qė ka qėnė i pranishėm. |