Bedriu
ynė
·
Sot, mė 13 prill
2008, mbushen plot katėr vjet qė u nda nga ne Prof.Dr.Bedri Dedja. Shqipėria
humbi njėrin nga pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė kulturės sė saj, akademikun,
psikologun, shkrimtarin e pėrkthyesin e talentuar, mikun e madh tė shumė
brezave tė fėmijėve e tė rinisė sonė. Tani kemi nė duar veprėn e tij
shumėvėllimėshe pesėdhjetė-vjeēare, krenarinė qė Ai do tė rrojė mes nesh si
model i Njeriut tė Mirė, si model i studiuesit e shkrimtarit, pedagogut,
luftėtarit tė paepur pėr progres, me vėshtrimin pėrherė tek e ardhmja e
shoqėrisė dhe atdheut tone tė dashur. Foto: Prof.
Dr. Bedri Dedja *** Mbresa Akademiku dhe
njeriu me zemėr tė madhe, Bedri Dedja Shkruan: Ferhat CAKAJ
Tiranė 13 prill 2008 Pėrse shkuam
pikėrisht tek prof. Bedriu? Nė shtator tė 1954 nisa studimet e larta nė Institutin Pedagogjik.
Atėherė, auditoret dhe konviktin i kishim te Fakulteti i Shkencave, pėrpara
maternitetit, nė Tiranė. Nė mėngjes rrinim turmė nė boulevard, nė trotuar dhe
tek shkallėt e hyrjes. Shikonim pedagogėt qė vinin njė e nga njė mes atij
koridori tė gjatė studentėsh. Mes tyre, njė djalosh me flokėt kaēurrela,
veshur thjesht e pastėr, gjithnjė me tė njėjtin kostum, hidhte vėshtrimin sa
andej kėtej, buzėqeshte lehtė e na dukej sikur thoshte: Po ju, ēbėni kėshtu? Ējemi
ne? Jemi tuajt
» Ishte pedagogu i psikologjisė dhe i letėrsisė pėr
fėmijė, Bedri Dedja. Ndodhi qė fillimi i shtatorit tė
ishte tepėr i rėndė pėr studentėt qė vinin nga shtėpitė e fėmijės. Tė tillė
nuk ishin pak, por mbi dyzet vetė. Drejtoria e konviktit nuk i pajisi me
tollonėt e ushqimit ; priste vėrtetimet nga shtėpitė e fėmijės nė Shkodėr,
Vlorė, Sarandė, Elbasan, Gjirokastėr, etj. Por ata nuk kishin « kryq
leku » qė tė shkonin nėpėr rrethe. Njė grup i tillė, qė vinin nga
Shkodra (e me shaka e thėrrisnin njėri-tjetrin « zhele-zhele »),
mbijetonin ato ditė shtatori nė sajė tė njė oficeri. Nė drekė dhe nė darkė ata ushqeheshin me franxholla dhe me domate nė
treg. Gjėndja ishte vėrtet shqetėsuese. Por nė tė kundėrt, asnjeri prej tyre
nuk e la shkollėn. I gjithė grupi ishte i rregullt nė leksione, seminare e
kolokiume. Javėn e dytė, njė ditė prej
ditėsh, oficeri nuk u duk mė. Grupi rrinte te parmakėt e monumentit. Heshtnin
tė gjithė. Ishte mesditė, koha e drekės. Njėri ngriti kokėn dhe tha: O baba,
ētė bėjmė?! Tė gjithė vėshtruam me sy tė zbehtė monumentin e ngrirė, tė heshtur
e mospėrfillės. Qeshėm dhe u pėrpoqėm tė harronim se ishte koha e drekės. -
Dėgjoni, - tha njėri prej nesh. Do tė shkojmė, kėshtu siē jemi, tek
profesori i psikologjisė. U ngritėm.
Pas disa minutash kishim zėnė rrugėn e hyrjes nė konviktin pranė kishės.
Atėhere, Bedriu jetonte aty, nė njė dhomė. E pamė qė po afrohej ngadalė, i
qetė, me vėshtrimin hetues dhe buzagazin karakteristik. E ndaluam dhe i
treguam. -
Ēfarė ?! - tha i
papėrmbajtur. Ēfarė ?! Ju keni
dymbėdhjetė ditė pa ngrėnė nė mencėn e studentėve! U prish nė fytyrė, u nxi, pastaj u
skuq e njė re e zbehtė ia mbuloi ballin. -
Ejani! tha menjėherė. U kthye nga ne pa hyrė nė dhomė, duke e
harruar drekėn e tij dhe u nisėm tok
pėr nė drejtorinė e konvikteve. Asnjėherė, gjatė pesėdhjetė vjetėve
qė e njoh, nuk e kam pare atė njeri tė dashur aq tė revoltuar, nuk kam
dėgjuar zėrin e tij shpėrthyes si atė ditė. Gjithė grupi qė vinte nga
shtėpitė e fėmijėve u pais menjėherė me tollonėt e ushqimeve. E qė nga ajo
ditė, Bedriu mes nesh quhej Yni. Dhe ishte me tė vėrtetė yni: pak mė shumė
se profesori, si njė vėlla i madh. Dy muaj mė vonė, kur nisėn shirat dhe
cikmat e vjeshtės tiranase, ne tė dyzetėt e jetimoreve e ndjemė pėrsėri dorėn
e tij tė ngrohtė. E kuptuam qė ishte vepra e tij pajisja jonė me kostume tė
mira prej stofi hungarez dhe me pallto prej stofi tė leshtė. Asnjėri prej
nesh nuk e morri vesh se nga u gjendėn fondet, si u arrit njė gjė e tillė,
por njė gjė e kishim tė sigurtė. E ndjenim dhe mė pas e morrėm vesh. Mbi
kokat tona ishte njė dorė vėllazėrore qė kishte lėvizur ingranazhet e
shtetit, ishte dora e « vėllait tė madh », mikut tonė, e Profesor
Bedri Dedjes. Tek figura e tij, pėr herė tė parė morri kuptim pėrpara nesh nocioni
i shtetit, zbatimi i drejtė i ligjit, morali, humanizmi, dinjiteti i
shoqėrisė. Ata tė dy
Nė vitet 50, veē nesh qė vinim nga shtėpitė e fėmijės, kishte edhe
studentė tė tjerė pa tė ardhura. Njėri nga kėta ishte shoku ynė T., njė djalė
i urtė, fjalėmbėl, tepėr i zgjuar, por i varfėr. Nė pushimet mes leksioneve
ai nuk dilte nga salla. Qėndronte nė karrige dhe diē katranoste vazhdimisht
nėpėr fletoret e shėnimeve. Arsyeja e vėrtetė ishte se me gjithė arrnimet, tė
vetmet pantallona ishin ngrėnė nė tė dy gjunjėt dhe smbanin mė. I vinte turp
tė dilte mes shokėsh dhe kishte gjetur mėnyrėn e tij pėr tė marrė leksionet
rregullisht. Por aty ishte edhe njė sy vėzhgues qė kishte kuptuar gjithēka -
Pandora, nusja e re e Prof. Bedriut.
Ajo, e tronditur kishte marrė leje dhe kishte shkuar te profesori pėr
tė marrė njė palė pantallona tė tij.
Nė pushimet mes leksioneve, ndėrsa salla u boshatis, atje ndodhej
vetėm T. Pandora kishte hyrė dhe ia kishte lėnė dhuratėn mbi fletoret e
shėnimeve. « I ke dhuratė nga Bedriu » - i kishte thėnė.
« Vishi qė tani
» dhe ishte
larguar pa u vėnė re. E gjithė kjo histori erdhi tek ne nė
formėn e njė theshethemnaje. Askush asnjėherė, as Profesorit, as Pandorės, as
shokut tonė T. nuk ia zumė nė gojė njė gjė tė tillė, pėr ta mėsuar nė detaje
tė vėrtetėn. Por pantallonat ne i njihnim mirė. Atė kohė Shqipėria ishte
vėrtet shumė e varfėr dhe veē atyre tė shtėpisė sė fėmijės, kishte mijėra tė
tjerė, tepėr tė varfėr qė ndiqnin studimet dhe ndjenin pranė shpirtin e madh
dhe dashurinė njerėzore tė Bedriut dhe Pandorės. Edhe gjatė punės me ne
Nė vitet 60-tė, Bedri Dedja punonte nė Ministrinė e Arsimit dhe tė
Kulturės. Kisha dėgjuar se kishte
themeluar dhe ishte kryeredaktor i gazetės Mėsuesi. Mė vonė u bė edhe
zėvėndėsminister, por pėr ne, brezat e mėsuesve tė rinj, mbeti thjesht
Profesor Bedriu, njeriu i drejtė, modest dhe i ndershėm. Prandaj, ngado qė tė
vinim, nga tė gjithė cepat e Shqipėrisė, derėn e tij e gjenim gjithnjė tė
hapur, kohė e pa kohė.
Ato vite, me tensione politike tronditėse, nėpėr shkollat e mesme
bujuan tipa karrieristėsh, intrigantėsh e meskinėsh, qė e turbulluan klimėn e
mire, me tė cilėn breza mėsuesish e pedagogėsh tė rinj ishin brumosur nga
Profesor Bedriu e shokėt e tij. Sidomos nė Kukės, kėto gjėra u trashėn keqas
dhe vinin era fis, taraf, myk. Kishte raste masash tė paargumentuara ndaj
mėsuesve me arsim pėrkatės dhe zėvėndėsimi i tyre me maturantė. Mė pare i
kisha shkruar njė letėr Profesorit mbi trajtimin e arsimtarėve nė gjimnaz e
gjetkė. I ngrita kėto probleme edhe nė kryesi tė komitetit ekzekutiv si edhe
tek sekretari i pare, pėrpara se tė nisesha pėr Tiranė. Nė Ministrinė e
Arsimit dhe tė Kulturės takova Profesor Bedri Dedjen. I tregova se ēpo
ndodhte dhe ku e kishin burimin. Mė dėgjoi me qetėsi. Dėgjo, - mė porositi.
Nisu menjėherė pėr nė Kukės. Nesėr do tė jem nė Shkodėr pėr njė shkollė nė
kufi dhe pasnesėr do tė vij atje, sė bashku me ministrin.
Pas dy ditėsh, Prof. Bedriu erdhi vėrtet nė Kukės, sė bashku me
ministrin e arsimit dhe kulturės sė asaj periudhe, Thoma Delianėn. Gjėndja u
qetėsua si me magji. Masat u morrėn tė forta nė dobi tė shkollės dhe tė
mėsuesve tė pėrgatitur nė shkollat e larta. Dukuritė e shėmtuara morrėn njė
pėrgjigje nė kohėn e duhur dhe jeta nė shkollė morri pėrsėri rrjedhėn e
zakonshme.
Po ato ditė, Bedri Dedja ia kishte aritur qėllimit qė tė hapej shkolla
fillore nė njė zonė tė largėt tė Malsisė sė Madhe, duke mposhtur pengesat
administrative burokratike. Shkolla nisi tė funksionojė menjėherė dhe nuk
dihej kush gėzonte mė shumė, vocėrrakėt e Malsisė sė Madhe apo vetė Bedri
Dedja. Njė gjė ėshtė e sigurtė ; vocėrrakėt nuk e dinin qė hapja e
shkollės sė tyre erdhi vetėm me kėmbėnguljen e Bedriut, i cili kishte parimin
moral « bėje njė tė mirė dhe mos prit tė tė falenderojnė ». ( I
shkrova kėto fjalė, ashtu siē na ka thėnė Bedriu i dashur, dikur nė leksionin
e psikologjisė, duke folur mbi karakterin e njeriut.) Programi i Bedri Dedjes pėr
Institutin e Integrimit tė Jetimėve tė Shqipėrisė
Profesor Bedriu na la mbi dyqind vepra shkencore e letrare tė fushave
mė tė ndryshme tė mendimit, si ato psikologjike, pedagogjike, letėrsi
artistike nė poezi e nė prozė, pėrkthime nga lulet e letėrsisė botėrore pėr
fėmijė. Ėshtė fryti i punės sė tij tė palodhshme pesėdhjetėvjeēare.
Jo larg, por disa muaj pėrpara se tė ndahej nga jeta, Profesor Bedri
Dedja na la pėr institutin e Integrimit tė Jetimėve tė Shqipėrisė njė program
qė, me zhvillimin e kėtij institucioni tė ri, tė sfidonte vrazhdėsinė e sė
tashmes ndaj kėsaj shtrese tė shoqėrisė sonė dhe padyshim, pėr tė dhėnė frute sa mė tė shėndetshme pėr tė
ardhmen.
Ky program, ashtu si edhe vetė Instituti i Integrimit, ėshtė sfidues
ndaj diferencimit tė skajshėm shoqėror qė u bėhet fėmijėve nė pėrgjithėsi e
sidomos fėmijėve jetimė nė veēanti, ndaj frymės sė pėrjashtimit tė shtresave
tė varfėra e tė pambrojtura. Ky program ėshtė pėr shtetin, pėr institucionet
e tij dhe njėkohėsisht pėr tė gjithė shoqėrinė. Kėtu nuk ėshtė fjala pėr
shqetėsimin ndaj 200 apo 2000 fėmijėve, tė 12.000 fėmijėve qė janė hedhur nė
rrugėt e Greqisė apo Italisė, mbi tė cilėt dhembin plagė tė rėnda si
analfabetizmi, injoranca, ngujimi brėnda katėr mureve, uria, prostitucioni,
trafiku i organeve, rritja pa dinjitet, vdekja
Por edhe mė gjėrė.
Bedriu Ynė i bėn thirrje shtetit shqiptar, gjithė shoqėrisė se
kjo
shtresė duhet tė na ngjajė
me qerpikėt e syve tė shoqėrisė
Ky zė, zėri i Profesorit tė Madh ngrihet si flakėrimė nė ditėt qė
kalojmė. Ēdo njeri me mėndje tė kthjellėt duhet tė mirėkuptojė e tė mbėshtesė
zėrin e Profesor Bedriut. Nuk ka integrim nė Europė, pa integrimin e kėsaj
shtrese nė jetėn e shoqėrisė sonė. As qė mendohet njė e ardhme pa mjegulla e
atdheut, pa fėmijėt, pa dritėn e syve tė asaj tė ardhmeje. Integrim do tė thotė - jetė nė Shqipėri, ligj, zbatim i
padiskutueshėm i tyre; do tė thotė arsim, punė. Integrimi i kėsaj shtrese nuk
mund tė vijė me demagogji hipokrite, lėmoshė, mėshirė por me tė drejtėn
ligjore tė qytetarit, tė njeriut. E Profesor Bedriu shkruan nė programin e
tij:
e detyrat nė kėtė fushė janė
tė shumta: a.
Jo vetėm trajtimi psikologjik e social i
jetimėve, por edhe diagnostikimi i aftėsive dhe prirjeve tė tyre pėr jetėn,
edukimi i talenteve, qė janė aq tė rėndėsishėm pėr tė ardhmen e vėndit. b.
Krijimi i departamentit
specific mjekėsor. c.
Veē revistės Integrim,
edhe krijimi i bibliotekės sė literatures psikologjike e pedagogjike qė i
kushtohet kėtij problemi, pėr tė cilin ėshtė interesuar e gjithė shoqėria
jonė. Kėto rradhė janė shkruar vetėm disa
muaj pėrpara se tė ndahej nga ne Profesor Bedri Dedja. Nė njė vėshtrim, ai
kėrkon zhvillimin e kėtij institucioni, angazhimin e drejtpėrdrejt tė shtetit
dhe institucioneve tė tij, kulturė, shėrbim mjekėsor, libėr dhe kualifikim tė
kujdestarėve dhe edukatorėve. Mė shumė veprim ligjor tė organizuar e tė
menduar mire, mė shumė tė drejtė ligjore, morale dhe dinjitet qytetar tek kjo
shtresė jo e vogėl e fėmijėve tanė. Kėto mund tė bėhen, mund tė vihen
nė jetė dhe vėndi ynė mund tė ketė mė shumė dritė pėr fėmijėt e vet.
Shqipėria i ka tė gjitha mundėsitė e njė nėne ndaj tyre. Se
Shqipėria nuk ėshtė e varfėr pėr tė rritur e edukuar fėmijėt e saj. Ska qėnė
e varfėr Shqipėria as kur mbajti me bukė 72.000 partizanė, qė e kishin
prapavijėn nė shtėpizat e fshatrave dhe qytezave tona; ska qėnė e varfėr pėr
tė mbajtur me bukė mbi 40.000 ushtarė
italianė mė 1943-1944. Jo! Jo, nuk ishte e varfėr edhe kur hapi dyert e
kufijve dhe shtėpive, duke dhėnė gjithshka pėr vėllezėrit kosovarė mė
1999-ėn, kur regjimi i egėr i Millosheviēit nisi spastrimin mė tė madh etnik
nė kėtė vend tė martirizuar. Kėto janė shprehje e njė shpirti tė madh human,
qė ka populli ynė. Kjo ėshtė fytyra e vėrtetė e asaj Nėne tė Madhe qė kanė
jetimėt e Shqipėrisė, qofshin ata tė braktisur, qofshin nė shtėpitė e
fėmijėve, qofshin tė ngujuar nga gryka e pushkės vrastare, qofshin fėmijė
policėsh tė rėnė nė mbrojtje tė rendit e sigurisė, qofshin si emigrantė
rrugėve tė Greqisė dhe Italisė. Tė gjithė janė fėmijėt tanė, janė drita e
syve tė popullit e tė kombit tone, tė gjithė kanė njė Nėnė tė Madhe:
Shqipėrinė. Pėr ta shkruan edhe Profesor Bedriu
ynė, pėr tė ardhmen e tyre e tė shoqėrisė sonė. ·
Shkėputur nga revista INTEGRIM e Shoqatės sė
Jetimėve Shqiptarė.
. Mendime
pėr Bedri Dedjen dhe veprėn e tij |