Nė kujtim tė Profesor Bedri
Dedjes
Njė humbje qė ndihet ·
Profesor Bedriu ėshtė njė nga figurat e shquara, polivalente tė arsimit, kulturės,
shkencės dhe letėrsisė shqiptare. Shkruan: Gėzim TUSHI
Kaloi viti i parė pa
profesorin e nderuar, Bedri Dedja. Ėshtė viti i parė i vakumit qė kanė ndjerė
tė afėrmit pėr tė dashurin
e tyre tė shtrenjtė, profesorėt e psikologjisė dhe tė pedagogjisė pėr kolegun e tyre, miqtė pėr
mikun e nderuar. Njė vit qė heshti
pena, fjala e pedagogut, psikologut, akademikut dhe shkrimtarit tė shquar pėr fėmijė,
profesor Bedri Dedja. Padyshim qė ai ka lėnė pas vetes njė vepėr
tė madhe, tė shquar, e cila nuk lejon
tė harrohet emri i burrit tė mėnēur, njeriut
tė mire dhe punėtor, modest dhe i duruar, i dashur me kolegėt dhe i respektuar nga studentėt e shumtė, qė kanė pėrfituar
nga kapitali intelektual
i tij. Unė jam njė nga ata mijėra
studentė dhe miq tė shumtė
tė profesorit qė ka kudo nė
Shqipėri, madje edhe jashtė atdheut. Profesor Bedriu ėshtė njė nga figurat e shquara, polivalente tė arsimit, kulturės,
shkencės dhe letėrsisė shqiptare. Me kontribut tė veēantė si krijues dhe po aq tė
evidentuara edhe si pedagog. Kush e ka pasur fatin e lumtur tė ketė
zhvilluar cikle leksionesh me tė nė fushat e histories sė arsimit dhe
pedagogjisė, tė psikologjisė sociale, ėshtė i bindur pėr vlerat
e tij. Tek profesor
Bedriu ishin bashkuar nė njė,
nė personalitetin e tij tė shumanshėm,
njeriu i mire dhe intelektuali popullor, masoviku i papėrtuar dhe i lidhur me njerėzit e thjeshtė, akademiku me kulturė sqimėtare, mendimtari erudit dhe lektori
elokuent, shkencėtari i skutave mė tė
errėta tė strukturės psikike tė njeriut, mėsuesi
dhe edukatori i fėmijėve, librat e tė cilit ata
i kanė pėrpirė. Nė fushėn e dijes
profesionale, profesori ishte burri qė
dominonte ēdo sallė universiteti, me autoritet tė padiskutueshėm. Ky autoritet i shumėfishuar i tij, spikaste kudo ku dėgjohej fjala
e tij. Kur ai thoshte « unė mendoj », me tė vėrtetė ashtu ishte ; ai fliste me mendimin e tij tė pavarur. Kultura e
tij e gjėrė poliedrike ishte rezultat i njė pune skrupuloze, sistematike, e cila filloi qė kur
u ul nė bankėn e shkollės si nxėnės dhe deri
sa mbylli sytė. Gjithė jetėn nė libėr, pranė
librave, penės, fjalės dhe miqve.
Kaq shumė kulturė kishte, saqė ishte njė
nga njerėzit tek i cili personaliteti i tij autoritar dhe kultura, ishin bėrė njė dhe
tė pandarė. Ishte vėshtirė tė dalloje tek profesor Bedri Dedja, se ku fillonte kultura e akumuluar nga tė tjerėt, dhe ku
fillonte kultura qė buronte prej
personalitetit tė tij. E gjithė qėnia e tij rrezatonte
kulturė. Kam pasur
fatin e lumtur tė kem qėnė
dy here studenti i tij: njėherė nė Fakultetin
e Shkencave Politike e Juridike dhe herėn e fundit si student pasuniversitar pėr psikologji dhe pedagogji. Nė tė dyja
rastet, ai ka zhvilluar lėndėn e psikologjisė sociale. Edhe sot i kam shėnimet e leksioneve tė tij. I kam
nė kujtesė konceptet e qarta, tė thella, tė
plota tė profesorit pėr kėtė shkencė
tė rėndėsishme tė shoqėrisė. Megjithėse kanė kaluar afro 30 vjet nga kjo kohė dhe
kam lexuar shumė libra tė
tjerė nė kėtė fushė, kam
dėgjuar shumė lektorė tė tjerė,
brėnda dhe jashtė vėndit, dhe tė them
tė vėrtetėn, pa e tepruar, mė ka pėlqyer mė shumė thjeshtėsia
e mendimit, aparati pedagogjik perfekt, gjuha e saktė e bukur plot timber dhe elokuencė, me tė cilėn profesor
Bedriu dinte tė transmetonte idetė shkencore tė psikologjisė sociale. Megjithėse
kohė e vėshtirė pėr shkenca tė
tilla, nė Shqipėrinė e kohės sė komunizmit,
mund tė them se tek ai dominonte verbi i personalitetit si shkencėtar dhe qėndrimi objectivist, duke shfrytėzuar maksimalen e tolerances qė lejonte regjimi
i kaluar. Prej tij mėsuam konceptet
bazė dhe ligjet e kėsaj shkence, qė atėherė
nuk kishin atė vlerė qė
kanė sot, nė kushtet e lirisė e tė fenomeneve masive, sociale, qė burojnė nga bashkimi i lirisė politike me tė drejtat e njeriut. Nuk e di
se cili ka qėnė fati i leksioneve tė tij nė
fushėn e psikologjisė
sociale. Por, sipas gjykimit tim, ai ėshtė njeriu qė vuri gurin
e pare dhe e strukturoi atė si shkencė tė veēantė nė
Shqipėri. Por Bedri Dedja nuk
ishte vetėm shkencėtar, letrar dhe akademik; ai njėherėsh ka qėnė qytetar me vlera dhe i spikatur. Rastėsisht,
para dy ditėsh isha pėr njė
vizitė miqėsore tek profesor Hamit Beqja, miku e kolegu i pėrjetshėm i profesor Bedriut, dhe biseduam bashkė pėr tė. Profesor Hamiti mė solli
nė mėndje pikėrisht kėtė tipar tė tij,
pėrveē dimensionin si shkencėtar. Dhe vėrtet; Ai ishte njeriu me dinjitet, i fortė pėrballė dallgėve, burrėror dhe konstant nė vlerat
si qytetar. Tek Ai ishin bashkuar bukur dimensioni i shkencėtarit me qytetarin, pa asnjė sforcim. Kjo ka qėnė mbase
vlera mė e madhe e Tij si njeri i dijes, i inteligjencės, i popullit. Prandaj,
sa mė shumė do tė largohemi nė kohė prej
tij, aq mė afėr do tė
jemi me tė, me veprėn e tij tė mrekullueshme. Unė jam i bindur se ky njeri, sa mė shumė kohė
do tė kalojė, aq mė shumė
do ti vlerėsohet vepra e
tij. ·
Shkėputur nga gazeta « Tirana Observer », mė
8 Prill 2005. |