Nė kujtim tė Akademik Bedri Dedjes
AKADEMIKU BEDRI DEDJA-PERSONALITET I SHQUAR I ARSIMIT,
SHKENCĖS DHE I KULTURĖS KOMBĖTARE SHQIPTARE Shkruan: Prof. dr. Hamit BORIĒI Tiranė, 13. 04. 2008 Kanė kaluar katėr vjet qė
nga mėngjezi i tė sė martės sė 13 prillit 2004, kur u nda nga jeta,
Akademiku, Profesor Bedri Dedja, personalitet i shquar i arsimit, shkencės
dhe i kulturės kombėtare shqiptare. Por ėshtė ruajtur dhe ruhet me pėrnderimi
kujtimi i tij; i veprės sė tij tė shkrirė nė mijėra mijėra ish-studentė,
mėsues, pedagogė, punonjės sė shkencės; i veprės shumėvėllimshe tė shkruar e
botuar. Ndaj nė kėtė ditė, si ēdo
mot, do tė vėmė nga njė tufė lule mbi varrin e tij, ne shokėt e tij tė
fėmijėrisė e tė rinisė, kolegėt e bashkėpunėtorėt, miqėt e dashamirėt e
shumtė....Do tė dėshironin tė ishin sot mes nesh me tufa lulesh nė duar dhe
tė pėruleshin para kujtimit tė pedagogut, profesorit, akademikut Dedja edhe
dhjetėra miq nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi: ish studentė, mėsues e
pedagogė, shkrimtarė pėr fėmijė e tė rritur. Secili prej tyre ka se ētė kujtojė e tė tregojė pėr
Bedriun: shok tė fėmijėrisė, bashkėnxėnės tė tė ndjerit mėsues tė talentuar
gjakovar Ismet Shaqiri nė shkollėn e lagjes Parrucė tė Shkodrės; bashkėgjimnazistė nė qytetin e Durrėsit;
bashkėstudentė nė Institutin
Pedagogjik Shtetėror nė Moskė; ish-studentėt tė profesorit njėzetekatėrvjeēar
dhe tė parit Dekan tė Fakultetit Histori-Filologji; ish-kolegė e
bashkėpunėtorė tė Profesor Bedrit, zėvendėsministėr i Arsimit dhe Kulturės,
tė Prof. Bedriut themelues dhe drejtor i Institutit tė Studimeve Pedagogjike,
tė Bedriut Akademik, njerit prej bashkėthemeluesve tė Akademisė sė Shkencave
tė Shqipėrisė dhe i pari sekretar shkencor i saj, tė publicistit Bedri Dedja, themelues e drejtues pėr 5 vjet i gazetės Mėsuesi
dhe i disa revistave pėr fėmijė
Sa shumė punoi e dha, shkroi e botoi nė njė gjysmė shekulli veprimtari
aktive nė shoqėrinė shqiptare dhe pėr tė! Ai la njė trashėgimi tė pasur tė botuar nė mė shumė se 200 libra shkencorė e letrarė. Akademiku Bedri Dedja ishte
dhe mbetet njė nga dijetarėt shqiptarė shumėdimesionalė. Ai punoi me
pėrkushtim nė disa fusha: nė psikologji, pedagogji, sociologji dhe nė
letėrsinė pėr fėmijė. MĖSUES I MĖSUESĖVE SHQIPTARĖ
Gjatė karrierės sė tij pedagogjike dha mėsimin e
psikologjisė sė Pėrgjithshme dhe sociale nė institucionet e larta arsimore. Ai
shquhej pėr mjeshtėri nė mėsimdhėnie. Ligjėratat e tij priteshin me
interesim, sa pėr pėrmbajtjen e nivelin shkencor; aq edhe pėr mėnyrėn e
konceptimit dhe tė paraqitjes sė tyre nė auditor: rrjedhshėm, qartė, e
kuptueshėm., duke komunikuar lirshėm me auditorin.
Ish-studentėt e tij ruajnė ende shėnimet nga ligjėratat e psikologjisė, tė
shfrytėzuara nga ata nė proceset mėsimore, por edhe nė jetėn e pėrditshme.
Sekretin e suksesit tė Profesor Bedriut nė auditor dhe jashtė tij,
ish-studenti Sami Xhango e pėrmbledh nė kėto rradhė: me
nxėnėsit -koleg, njė gurrė e dijes dhe e pėrvojės qė ua jepte nė mėnyrė
frymėzuese secilit dhe tė gjithėve, demokrat nė auditor dhe nė jetė, gjuhėn
e elitarit nuk e bėri tė veten kurrė, sepse bėnte jetėn e njeriut tė
thjeshtė.
DHE SHKENCĖTAR
I SHQUAR
Akademiku Dedja ėshtė njė nga shkencėtarėt mė tė njohur nė lėmė tė
psikologjisė dhe tė pedagogjisė, brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Si studiues aktiv i praktikės mėsimore pedagogjike
kombėtare ka ndėrmarrė nisma vetiake pėr dukuri e probleme qė ka nxjerrė jeta
e pėrditshme, duke arritur nė pėrfundime me interes shkencor. Nė librin
Drejt enigmave tė psikikės, qė ėshtė botuar e ribotuar, Profesor Bedriu,
argumenton tezėn Sot
nuk ka pore dhe qelizė tė jetės ku tė mos ketė hyrė psikologjia. Ai
polemizon me mjaft autorė, pseudoshkencėtarė
qė pėrpiqen tė spekulojnė me psikologjinė, tė ēorodisin mendjet e njerėzve, duke
pėrdorur lloj-lloj tezash dhe lloj-lloj metodash (f.5) dhe kritikon tezat e
psikologjisė idealiste, e cila po pėrhapet shumė nė botėn e sotme. Me gjuhė tė kuptueshme e stil tė zhdėrvjelltė
bashkėbisedues u jep pergjigje disa pyetjeve si: A i ėshtė dhėnė njėherė e
pėrgjithmonė potenciali funksional i trurit?, Pse shohim objekte qė
sekzistojnė?, Ēfuqi ka imagjinata e njeriut?, Ēėshtė kimia e
ndjenjave?, Ēėshtė telestezia?, A ekziston shqisa e gjashtė?, Si
flasin qelizat nervore? etj. Nė njė
varg botimesh ka hedhur ide e teza qė lidhen me metoden e mėsimdhėnies, por
edhe me probleme tė rėndėsishme tė pėrmbajtjes sė
shkollės dhe tė arsimit kombėtar. Qė nė vitin 1975 denoncoi me argument
dukurinė Burokratizėm pedagogjik (referat, mbajtur nė nė Elbasan dhe Fier, 28 e
29 gusht 1975). Tre vjet mė pas, mė 1978, nė procesin hulumtues tė ecurinė sė
zhvillimeve shoqėrore, hedh vėshtrimin mė tej, shtron nevojen pėr punėn me
nxėnėsit dhe fėmijtė e vėshtirė, qė manifestojnė akte rrugaēėrie dhe kanė
tenedencė pėr tu futur nė rrugėn e kriminalitetit. U drejtohet kėshtu, jo
vetėm mėsuesve dhe institucioneve arsimore, por edhe organeve e strukturave
komeptente tė kohės.
Pėrkrahte, praktikonte ide tė avancuara nė pedagogji. Njė prej tyre
ėshtė kundėrshtia ndaj moralizimeve nė procesin e edukimit dhe afirimi i
domosodoshmėrisė sė formimit tė vetėdijės sė fėmijėve, ndėrgjegjėsimi i tyre
gradual pėr vendimmarrje, tė lirė, tė pavarur e tė pandikuar nga faktorė me ngarkesa ideologjike tė kohėrave. Hysen Sinani, duke
nxjerrė nė pah kėtė tipar tė Profesor Bedriut, shkruante: Mbrojti teori e
koncepte tė avancuara nė pedagogji: Tė edukosh fėmijėn, duke dhėnė shembujt
dhe duke nxjerrė vetė mėsimin, duke e lėnė tė zgjedhė vetė, me duket edhe sot e
kėsaj dite ėshtė tepėr moderne. Pikėpamje tė kėsaj natyre pėrēohen edhe nė
referatin Akselerimi psikik dhe ndikimi i tij nė mėsimin e gjuhės
amtare(1992); nė librin Mbi rrugėt e pėrfeksionimit tė sistemit tė sotėm tė
edukatės familjare etj. Duke
ndjekur zhvillimet arsimore gjatė ndryshimeve tė sistemit politiko- shoqėror,
pas vitit 1990, sidomos hapjen dhe shtrirjen e arsimit privat nė Shqipėri, nė
nėntor 1999 formuloi mendimin: Arsimi privat, sipas ligjeve tė
ekonomisė sė tregut, krijohet pėr tė
konkuruar me arsimin publik dhe vlen si stimul e nxitje pėr kėtė tė fundit.
Kjo garė ėshtė e domosdoshme kur zhvillohet nė kushte tė njėjta. Ndryshe do
tė kemi disnivele
(1999, nėntor) MJESHTĖR I LETĖRSISĖ PĖR FĖMIJĖ
Krijimtaria letrare,
kryesisht pėr fėmijė ėshtė njė nga evokimet e brendshme tė Bedri Dedes
shkrimtar, me rrėnjė qė nė fėmijėri. Si dėshmitar okular unė sjell nė kujtesė atė orė mėsimi
kur Bedriu, nxėnės i klasės sė dytė fillore qė rrinte nė njė bankė para meje,
kur mėsuesi pyeti: kush nga ju ka lexuar ndonjė libėr? Bedriu ngriti dorėn
dhe mėsues Ismeti e ftoi tė dalė pėrpara nesh me librin nė dorė. Dhe, pasi
lexoi njė fragment nga romani Djemt e rrugės Pal tė shkrimtarit hungarez
Ferenc Molnar, tregoi ngjarjet qė shtjelloheshin nė roman. Kėtė episod ia
kujtova Bedriut kur ai shkroi e botoi romanin e parė Heroizmat e fatbardh
Pikaloshit dhe mė pas Kalajmajt e pallatit tim. Fillimet e krijimtarisė
letrare pėr fėmijė tė kėtij autori i gjejmė kur ai ende nuk i kishte mbushur
tė pesėmbėdhjetat. Ishin disa kallėzime, pėrralla dhe skeēe tė botuar nė Flamurtari i vogėl,
qė e drejtonte pionieri durrėsak Bedri
Dedja. Ai do tė shkruante nė librin Nepėr ravat e jetės kujtime (2001):
Durrėsi pėrkundi ėndrrat atdhetare dhe ėndrrat letrare (37) dhe se motivin e
pėrrallės Dy rosat dhe breshka,
botuar nė faqet e gazetės sė pionierėve Flamurtari i vogėl, do ta rimerrte
mė vonė pėr romanin Njė udhėtim i rrezikshėm. Vepra e tij letrare pėr
fėmijė e mishėruar nė shumė e shumė libra qė nga Heroizmat e Fatnardh
Pikaloshit (1954) te Pėrrallėzat e Zvicrės (2002) ,
pėrmbyllur me romanin Skuriada
(2004), dėshmon pėr talentin e shkrimtarit pėr fėmijė Bedri Dedja, poet
prozator, tregimtar, dramturg, romacier. Me veprat si Shkolla e
pyllit, Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit .Kalamajt e pallatit tim, Tregimet
e gjyshe pastėrtores, Patoku nė plash, Bariu i vogėl nė mal tė
thatė,Artan Burizani dhe ēeta e tij, Republika e 1.100 ēudirave, Alarmet e qytetit Sdikuishi, Njė udhėtim
i rrezikshėm e tė tjera e tė tjera, janė rritur e frymėzuar brezat e
fėmijėve tė Shqipėrisė. Mjaft prej kėtyre librave janė botuar edhe nė
ShBA, nė Francė, nė Greqi, nė Zvicėr,
nė Rumani, nė Kinė, nė Rusi, e gjetkė nėpėr botė. Akademiku, Profesor Bedri Dedja
mbetet edhe studiuesi, kritiku dhe teorisieni i parė i letėrsisė shqiptare
pėr fėmijė, i cili hodhi bazat e i dha shtysė zhvillimit tė mendimit kritik
letrar dhe historisė sė kėsaj dege letėrsie, asokohe tė re nė vendin tonė. Ai
shkroi e botoi disa libra: tekstin e parė pėr shkollat pedagogjike Letėrsia
pėr fėmijė(1961), monografinė Tradita dhe probleme tė letėrsisė shqipe pėr
fėmijė (1972), pėrmbledhjen Shkrime mbi letėrsinė pėr fėmijė (1978) etj.
Me nismen dhe rolin e tij si organizator u zhvilluan
tubime shkencore deri nė nivelin e simpoziumeve, u ngritėn dhe u trajtuan
probleme tė studimit e tė zhvillimit tė letėrsisė pėr fėmijė nė organizma dhe
institucione si Lidhja e Shkrimtarėve dhe e Artistėve tė Shqipėrisė,
Instituti i Gjuhėsisė dhe Letėrsisė tė Akademisė sė Shkencave. Ndaj edhe
ishte zgjedhur Kryetar nderi i Shoqatės
Mbarėshqiptare tė Shkrimtarėve pėr Fėmijė; ndaj Qendra Nderkombėtare e
Biografive tė Kėmbrixhit nė vėllimin 1999-2000 e ka cilėsuar Bedri Deden me
tre tituj: si shkrimtar dhe autor botėror, si njė nga 2000 shkrimtarėt mė tė
shquar tė shek. 20 dhe Njeriun e
vitit 1999-2000.
DHE PUBLICIST Njėra anė e veprimtarisė aktive shoqėrore e
Profesor Bedriut, pak e njohur, ėshtė publicistika. Nga radhoi i tij Nepėr ravat
e jetės mėsojmė se provat e para nė kėtė lėmė i bėri qė nė bankat e shkollės
nė Durrės kur nxirrte tri gazeta muri: tė shkollės, tė Shtėpisė sė Pionierėve
tė qytetit dhe nė gjimnaz gazetėn e murit nė gjuhėn ruse. Vetė i hartonte, pa
censurė, vetė i botonte. Ndaj
shkruan: Ato vite provova profesionin e gazetarit tė kalamajve (71).
Nivelin mė tė lartė nė publicistikėn e kalamajve e arriti me revistėn e
pionierėve tė qarkut tė Durrėsit, Flamurtari i vogėl (1945). Gjatė viteve
tė gjimnazit vijoi tė botojė nė gazetėn Pionieri dhe Letrari i ri, qė
dilnin nė Tiranė. Mė 20 janar 1965 nė Pionieri do tė pohonte:
me gazetėn
tonė tė dashur Pionieri, nisa rrugėn e shkrimeve. Nė vitet studenteske
(1950-1953) aktivizohet shumė nė Radio-Moska dhe nė Kinostudion Mosfilm. Nė kronologjinė e
publicistikės sė kėtij autori, deri nė shtator 1961, kur me gazetėn mėsuesi si themelues e kryeredaktor hynė nė gazetarinė
profesionale mund tė pėrmenden edhe shkrimet nė revistėn Ylli, nė tė pėrkohshmen Pedagogu i ri qė projektoi
dhe kryeredaktoi, revistė me profil pedagogjik, metodik e letrar. Pėr
Profesor Bedriun e pėrjavshmja Mėsuesi ishte Universiteti pesėvjeēar i
publicistikės pedagogjike, shoqėrore, kulturore e letrare, qė edhe mė tej do ta
ushtronte,krahas dhe nė funksion tė detyrave tė
ngarkuara. Revistat e profiluara pėr parashkollarė e shkollarė, tė krijuara
nė vitet 60-80 tė shekullit tė kaluar lidhen me emrin e Bedri Dedes, si ideues dhe hartues i progameve, por edhe si autor i
shumė shkrimeve e krijimeve letrare pėr fėmijė. Do tė
vinte njė kohė tjetėr pesėvjeēare (!992-1997), kur Profesori Akademik do tė
merrej intensivisht me shkrime politike pėr ēėshtjen
kombėtare shqiptare, kyesisht nė tė pėrkohshmet Zėri i popullit dhe
Kombi, por edhe nė tė pėrkohshmen Zėri i Kosovės, qė botohej nė Gjenevė
dhe zviceranje Ekspres. Nė ditėt e fundit tė jetės sė tij, Akademiku, i
ndihmuar si gjithnjė nga
Pandora, pėrgatiti vėllimin me shkrime publicistike e shkencore
me dy tituj Mikroenciklopedi shqiptare ose Pedagogjia nė Fokus. Vėllimi
pėrmban njė larmi shkrimesh me njė spekter tė gjerė
e dritėpamje tė qartė pedagogjike, shkencore, kulturore e shoqėrore. Pėr larminė tematike, kėtė
tufė artikujsh dhe trajtesash tė shkruara me njė gjuhė tė kuptueshme e stil shkencor,
unė do ti quaja Pedagogji e psikologji sociale, e familjes, e ēdo moshe
dhe shtrese qytetare. Profesor i psikologjisė dhe i
pedagogjisė bashkėbisedon ēiltas me lexuesėt, parashtron nevojėn e ngritjes
sė pareshtur tė nivelit kulturor, arsimor e qytetar tė tė gjithė pjestarėve
tė shoqėrisė, duke argumentuar diturinė, jo si stoli, por si mjet dhe armė e
domosdoshme pėr tė vepruar nė jetė (artikulli Dituria-stoli e nevojshme
pėr njeriun); ngre probleme Rreth
edukatės qytetare, Opinioni shoqėror nė edukate, Mbi kulturėn e familjes
dhe Edukatėn e punės nė familje; u vjen nė ndihmė prindėrve dhe shoqėrisė
me studime tė dukurive psikologjike si
Hutesa e fėmijėve, shkaqet dhe ndihma e prindit dhe qėndrimi i
familjes ndaj personalitetit tė fėmijėve; ngre zėrin Jashtė droga nga
shoqėria, duke e motivuar vlerėsimin qė i ėshtė bėrė si Pedagog e psikolog
i familjes, i ēdo shtrese shoqėrore. Orienton shoqėrinė nė
shkrime si libri dhe lexuesit; u drejtohet
Urbanistėve, nė emėr tė fėmijėve; hyn nė tė gjitha sferat e jetės, si
faktorė qenėsorė e jetėsore pėr formimin dhe edukimin e breznive (Roli i
mjeteve tė komunkimit masiv dhe tė informimit publik); shpalos nevojen e
leximit tė vemendshėm pedagogjik e arsimor (MĖSUESI-Tribuna jonė) etj. Nė
rrafsh etik, politik e social ngre zėrin pėr tė drejtat e fėmijėve pėr
arsimim, edukim dhe trajtim demokratik, duke respektuar personalitetin e
dinjitetin e tyre. Nė artikullin Mbrojtja e tė drejtave tė fėmijėve (1989)
parashtron faktorėt kryesorė qė ndikojnė: sistemi
unik i barabartė, i plotė dhe i stabilizuar arsimor nė anekset e mirėrritjes
sė fėmjėve, duke krijuar njė njėsi harmonike me familjen, me institucione tė
shumta tė edukimit jashtėshkollor si dhe me ndikimin e opinionit publik. Me nivel shkencor ėshtė
studimi i traditės dhe i bashkėkohėsisė nė procesin e mendimit pedagogjik, nė
rrjedhat e historisė shoqėrore, nė periudhat e ndryshme tė zhvillimit tė saj.
Para se tė vinte te vėllimi i madh e pėrgjithėsues
Historia e mendimit publicistik shqiptar - I (Vėllimi II mbeti nė proces),
Profesor Bedri Dedja ka bėrė njė varg studimesh e trajtesash prej tė cilėve
ka ditur tė pėrzgjedhė tema e probleme,duke i hartuar me kėrkesat edhe tė publicistikės.
Nė vazhdė vjen cikli i shkrimeve tė botuara nė
revistat pedagogjike si Arsimi popullor, drejtuar kryesisht pėr mėsuesėt e
niveleve tė ndryshme tė shkollimit, kryesisht parashkollor dhe shkollor, duke
filluar nga shkrimet nė fushėn e metodave tė mėsimdhėnies (Metoda mėsimore e
punės sė pavarur tė sudentėve) deri te pamjet historike tė edukatės
kombėtare (Vazhdimėsia
iliro-shqiptare e edukatės dhe e arsimit). Vend tė
rėndėsishėm u lihet nė vėllim personaliteve mė tė shquara tė mendimit
dhe tė veprimtarisė pedagogjike e psikologjike nė rrafsh historik, duke
filluar qė nga figurat e pėrbotshme pėr tė vijuar me ajkėn shqiptare nė kėtė
lėmė. Bedri Dedja ka bėrė pėrpjekje tė arritura pėr tė dhėnė veēoritė e
individualitetin e secilit, duke hulumtuar nė kontributet dhe pikėpamjet e
tyre, sistemet pedagogjike dhe ndikimin qė kanė ushtruar nė zhvillimin e
arsimit dhe tė shkencave pedagogjike. Me shpresė qė
sė shpejti edhe kjo vepėr e Akademikut Bedri Dedja do tė shohė dritėn e
botimit nuk po hedhim mė tej vėshtrim nė rrjedhat e publicistikės sė kėtij
personaliteti, njėrit prej kolosėve tė kulturės sonė kombėtare, Kryetar i
Shoqatės Mbarėshqiptare tė Psikolgėve, anėtar i Asamblesė sė Ligės Botėrore
tė Shkencave Psikologjike, IBC. * * * Ndonėse u zgjatėm nė kėtė shkrim, mė
sė shumti paraqitės tė disa anėve tė veprės e tė veprimtarisė sė Akademikut,
Profesor Bedri Dedes, Laurat i Ēmimit tė Republikės, dhe Mjeshtėr i Madh i
Punės, mbetemi vetėm nė fillet e njė syzimi informues. ·
Autori ėshtė
publicist, pedagog dhe historian i gazetarisė shqiptare. |