Ermonela
Jaho - ambasadorja mė e denjė e kombit tonė SOPRANOJA
ERMONELA JAHO ARRITI NĖ MAJAT E
ARTIT OPERISTIK · E paarritshmja, e mrekullueshmja Ermonela Jaho, sopranoja
mė e madhe shqiptare e tė gjitha kohrave, me interpretimin e saj tronditės tė
Violetės nė Operėn Nacionale tė Lyon-it,
i tejkaloi mbrėmė tė gjitha sopranot e epokės sė saj. "C'est la
première fois que je retrouve Callas après des années..."
- u shpreh njė artiste e njohur zvicerane... «Nga mė tė bukurat qė kam
dėgjuar, (interpretimet e Violetės,- shėnimi im), me tė vdekur e tė gjalla,
tė marra sė bashku! - u shpreh violinisti i madh shqiptar,
Tedi Papavrami» Shkruan: Edlira
DEDJA * Zvicėr,
05. 07. 2009 _________________________
Mbrėmė, mė 3 korrk 2009, nė ora 20.00 ėshtė
bėrė transmetimi live i operės « La Traviata » tė G.Verdit, me
regji tė Klaus
Michael Grüber nė 39 vėnde tė botės si dhe ėshtė transmetuar me
ekrane gjigande nė disa qytete tė Francės (Chambéry, Grenoble, Saint-Etienne,
Valence, si dhe nė festivalin « Les Nuits de Fourvières » nė
Lyon). Protagonistja kryesore
e kėsaj opere ka qėnė sopranoja mė e suksesshme shqiptare e kohėve tė
fundit, Ermonela
Jaho. Ky eveniment i rrallė
artistik ėshtė ndjekur nga miliona telespektatorė, tė befasuar nga
interpretimi magjepės dhe suksesi marramendės i kėtij talenti tė rrallė
shqiptar, qė nė njė kohė rekord i pushtoi skenat mė tė mėdha ndėrkombėtare
si : · Metropolitan Opera e New York-ut, · Covent Garden-Londer, · La Scala-Milano, · Staatsoper-Berlin, · Opernhaus-Zürich, · Opera Bastille-Paris, · Opera nė Filaderfia, · Toronto, · Helsinki, etj., duke u radhitur
menjėherė nė vėndin e nderit midis sopranove mė tė njohura tė epokės. Vetėm kanali i
njohur MEZZO classic numėroi
mbrėmė reth 20 milionė telespektatorė qė e ndoqėn kėtė transmetim direkt nga
Opera Shtetėrore e Lyon-it. Pėr kėtė arsye, ata vendosėn ta
ritransmetojnė edhe dy herė tė tjera suksesin e jashtėzakonshėm tė sopranos
shqiptare, · nė datat 11 korrik
(ora 17.00) dhe · 23 korrik 2009 (ora 10.00).
Ermonela Jaho, qė e kėndonte pėr tė njėqindėn here kėtė opera tė
G.Verdit, mbas triunfit tė saj tė padiskutueshėm me tė njėjtin rol nė Metropolitan Opera tė New Yorkut e Covent Garden tė Londrės, u
prezantua edhe kėsaj here pėrpara publikut francez nė fillim tė sezonit veror
2009, nė Operėn Nacionale tė Lionit.
Drejtuesja e emisionit tė MEZZO
clasic e nisi me kėto fjalė prezantimin e Ermonela Jahos: «Sopranoja
e re shqiptare e ka kėnduar fillimisht
rolin e Violetės nė moshėn 17-vjeēare. Nė vitin 2005, «Traviata» e saj e parė
nė operėn e Marsejės do tė parapregatiste triumfin qė pati nė janar tė
2008-tės nė Covent Garden tė Londrės, ku ajo zėvėndėsoi Ana Netrebkon. Njė
prezencė manjetike dhe njė zė hyjnor : kjo grua e re mishėroi njė
Violetė tė paparė deri mė sot, duke alternuar vokalin e saj tė mrekullueshėm
me forcėn e saj tė pakrahasueshme tė interpretimit.» Ndėrsa
dirigjenti
Gérard Korsten u shpreh se kishte
fatin tė prezantonte pėrpara publikut francez njė kėngėtare - aktore tė
cilėsisė mė tė rrallė. Interpretimi i saj karakterizohej nga njė forcė
shprehėse spontane dhe natyrale, e cila e bėnte pėr vehte menjėherė
spektatorin qė nė skenėn e parė tė operės. E mė pas, zėri i saj sensual
mbushej pak nga pak me thellėsinė lirike e dramatike tė veprės, veshur me
emocione dhe njė feminitet tė rrallė, duke shprehur instiktet mė tė holla dhe
mė tė thella tė personazhit. E po ashtu, me njė shqiptim tė shkėlqyer tė
gjuhės italiane
Njė
imazh, mbase njė imazh i vetėm pėr tė ilustruar Traviatėn e Ermonela Jahos!
Me rolin e Violetės ajo mbrrin majat e artit tė saj: qė nė paraqitjen e parė
tė saj nė skenė, ajo do tė dalė e dėrmuar nga kjo lojė diabolike, krijuar
prej A.Dumas-it, veshur me tingujt
hyjnorė dhe tė papėrsėritshėm tė muzikės sė Verdit
Njė imazh, mjafton njė i
vetėm pėr tė ilustruar «Traviatėn»: Ermonela
Jaho, mė tronditėsja, mė e zjarrta, mė njerėzorja, thjesht njerėzorja e tė
gjitha heroinave tė tij
Timbri
i saj i ndritshėm dhe harmonik transmetoi emocione tė forta, alternuar me njė
lojė tė brishtė e njėkohėsisht
sensuale, tronditėse pėr publikun qė e shoqėroi me ovacione tė gjata
daljen e saj nė skenė nė fund tė ēfaqes. «Addio
del passato» e saj nė aktin e fundit mishėroi me vėrtetėsinė mė tė madhe
vdekjen qė trokiti nė derė, lamtumirėn e ditėve tė arta tė rinisė dhe
Ermonela Jaho, edhe njė herė tjetėr e tėrhoqi me vete tė gjithė audotorin,
spektatorėt dhe telespektatorėt qė e ndiqnin, deri nė thellėsitė mė intime tė
kėsaj drame romantike, duke pėrcjellė emocionet e gjalla tė dhimbjes mė tė
thellė. Ajo u ngrit sublime nė notat e fundit tė operės, me duart qė i vibronin
nga dhimbja, ngashėrimat dhe spazmat e brėndshme, duke krijuar pėrshtypjen se
u shua nė skenė, sė bashku me personazhin e saj. Do tė
ishte e udhės qė edhe telespektatori shqiptar tė njihej me kėtė eveniment
artistik tė pėrmasave botėrore, mbasi do tė ndihej krenar dhe i nderuar pėr
respektin dhe adhurimin e madh qė po i bėhet kėto ditė artit dhe kulturės
shqiptare nėpėrmjet talentit dhe interpretimit tė pakrahasueshėm tė Ermonela
Jahos. Nėpėrmjet artit tė saj tė madh, ajo ka nderuar Shqipėrinė dhe
shqiptarėt kudo qė ndodhen, nė kėto momentet kyēe kur vendoset fati dhe e
ardhmja e vėndit tė saj. Ermonela Jaho
ka qėnė mbrėmė ambasadorja mė e denjė e kombit e saj, duke e bėrė tė vibrojė
ndėrgjegjen europiane nėpėrmjet forcės sė saj tė interpretimit, qė buron nga
kultura e lashtė e popullit tė saj. Sot
kam marrė me dhjetra mesazhe urimi nga artistė tė njohur ashtu si edhe nga
qytetarė e artdashės tė huaj, tė cilėt e kanė ndjekur mbrėmė transmetimin
televiziv. E paarritshmja, e mrekullueshmja Ermonela Jaho, sopranoja mė e
madhe shqiptare e tė gjitha kohrave, me interpretimin e saj tronditės tė
Violetės nė Operėn Nacionale tė Lyon-it,
i tejkaloi mbrėmė tė gjitha sopranot e epokės sė saj. «
Pėr herė tė parė, pas kaq vjetėsh
e pashė Callas-in tė ringjallur pėrsėri nė skenė... » - u shpreh nje
piktore e njohur zvicerane. · Autorja
ėshtė pianiste dhe presidente e «Opéra sans frontières» Zvicėr.
|