Opera
La Bohème nė periferitė e qytetit OPERA LA
BOHEME LIVE NGA PERIFERITĖ E BERNIT -PROTAGONISTI KRYESOR TENORI
SHQIPTAR SAIMIR PIRGU Transmetim live
nga Berna mė 29.09.2009 nė ora 20.05 nė SF, ARTE, TSR, TSI · Artistėt:
-
Maya Boog (Mimi) etj. · Kori
dhe orkestra sinfonike e Bernės · Realisator:
· Vėnė
nė skenė nga: · Produksion dhe transmetim direkt: - SF, - ARTE, - TSR, - TSI * *
* Njė spektakėl i
jashtėzakonshėm me yllin e artit operistik shqiptar, Saimir Pirgun! Opera e
Puccini-t midis mureve tė shtėpive dhe lagjeve tė Bernės, midis kalimtarėve,
banorėve dhe spektatorėve tė shumtė. Ky evenimet artistik i vitit mund tė
ndiqet direkt nė SF, ARTE, TSR dhe TSI, mė 29 shtator 2009 nė ora 20.05. Pas suksesit tė
jashtėzakonshėm me «Traviata-n» nė Lausanne dhe «Rigoletto-n» nė Opernhaus tė
Zurich-ut, tenori shqiptar Saimir Pirgu ėshtė ftuar pėrsėri nė Zvicėr pėr tė
qėnė protagonisti kryesor i ngjarjes mė tė madhe artistike tė vitit. Nė njė
apartament tė thjeshtė tė njėrės prej lagjeve tė Bernės, midis njė dekori
pallatesh dhe fasadash tė thyera, ku jetojnė prej 20 vjetėsh banorė zviceranė
e tė huaj, spektakli i ri do tė shpaloset me tė gjitha mundėsitė e ofruara
nga ky ambjent i guximshėm: duke investuar tė gjitha mundėsitė e ofruara nga
rrethanat. Spektatorėt dhe telespektatorėt mund ta ndjekin historinė
dramatike tė kėsaj opere tė Puccinit qė nga : · ēatitė
e shtėpive, · nga
ballkonet, · dritaret
e guzhinės, · dhomave
apo · salloneve.
Madje mund ta
ndjekin edhe nė ashensor, ku Rodolfo (Saimir Pirgu) dhe Mimi do tė kėndojnė
duetin e tyre tė dashurisė. Duke i lėnė mėnjanė vėshtirėsitė e mėdha teknike
pėr realizimin e kėtij spektakli gjigand, duhen nėnvizuar nga ana tjetėr mundėsitė e
jashtėzakonshme qė u ofrohen spektatorėve tė panumėrt pėr tė ndjekur operėn e
Puccinit si asnjė herė mė parė, duke marrė pjesė aktive nė regjinė dhe vėnien
nė skenė tė saj, duke ndėrhyrė e duke patur edhe mundėsinė tė tregojnė
historitė tyre mė intime. Nga kjo ndėrthurje e intrigės me realitetin social
lind njė emocion i jashtėzakonshėm, njė poezi e rrallė. Kurrė opersa ska
qėnė mė e gjallė se kėsaj here! «Njė pėrzjere
midis operės, kronikės sociale dhe evenimentit mediatik» - e cilėson Thomas
Beck, drejtuesi i saj. Njė ndėrmarrje
herkuliane, mund tė thuhej nga ana tjetėr. Unė doja tė
vija ballė pėrballė botėn imagjinare tė operės me botėn reale, pa i pėrplasur
njėra me tjetrėn, - deklaron Anja Horst, regjisorja e spektaklit. Pėr ne
ėshtė njė premierė mjaft e vėshtirė, - vazhdon ajo - dhe ka shumė pengesa
teknike pėr ti zgjidhur. Ndėrtesa ėshtė me korridore tė ngushta dhe mure tė
larta e me ambjente tė ndėrlikuara. Ekipi i xhirimit ėshtė i paisur me 21
kamera. Dhomat janė tė vogla por pėr regjisoren kjo jep mundėsinė qė kamerat
tė afrohen deri nė maksimum. «Mos u bėni merak - vazhdon tė buzėqeshė ajo, -
ne nuk do tė shkojmė ti ndjekim njerėzit deri nė tualet». Ska tė bėjė
aspak me «Big Brother» - siguron Thomas Beck. - Pėr tė respektuar maksimumin
e realizmit, ndėrtesat janė lėnė nė gjėndjen qė kanė qėnė dhe sėshtė
pėrdoruar as edhe njė retushim edhe pse artistėt pėrdorin kostumet e epokės.
Komente tė shumta janė bėrė edhe pėr tenorin shqiptar Saimir Pirgu nga
kritikė tė muzikės, nė gazeta e site tė ndryshme interneti. Karrjera e tij
ėshtė marramėndėse pėr moshėn e tij tė re dhe roli i Rodolfos, qė kėrkon
pjekurinė mė tė lartė vokale dhe artistike, kėndohet pėr herė tė parė nga njė
tenor 28-vjeēar. Saimir Pirgu
(Rodolfo) tenor - shkruhet nė faqen e TV ARTE - ka lindur nė vitin 1981 nė
Elbasan tė Shqipėrisė, ku ka kryer studimet pėr violinė. Mė vonė ai
orientohet nė kanto, duke ndjekur konservatoret e Tiranės e mė pas Bolzano-s
(Itali). Qė nė hapat e para tė karrierės sė tij, ai ėshtė laureat i ēmimeve
mė prestigjoze tė konkurseve operistike ndėrkombėtare. Ai bėhet menjėherė i
njohur nė ambjentet e operės, duke u vlerėsuar nė mėnyrė tė veēantė nga
profesori dhe drejtuesi i ardhshėm i karrierės sė tij, Luciano Pavarotti. Rolet e tij tė
para e drejtojnė Saimir Pirgun nė Strasbourg dhe nė Festivalin Rossini tė
Wildbad-it nė 2002. Dy vjet mė pas, ngjarja qė i vuri vulėn karrjerės sė tij
ishte takimi me Claudio Abbado-n, i cili, pasi e dėgjoi tenorin 23 vjeēar, i
propozoi rolin e Ferrando-s nė operėn Cosi fan tutte. Mė vonė, Saimir Pirgu
dekorohet me medaljen Eberhard - Waechter pėr interpretimin e Nemorinos nė
Elixir damour tė Gaetano Donizetti-t nė Operėn Shtetėrore tė Vjenės. Gjatė
verės sė vitit 2004 ai debuton nė Festivalin e Salzbourg-ut dhe qė prej
atėherė ai ftohet rregullisht nga skenat mė tė mėdha tė botės: Zurich,
Madrid, Bilbao, Londėr, Bologne, Rome, Munich, Berlin, Vjenė, Santa Fé, etc.
Pak kohė mė pare ka qėnė edhe nė Amerikė, si protagonist kryesor i premierės
sė pare operistike, vėnė nė skenė nga Woody Allen. Nė muajin tetor 2009
Saimir Pirgu do tė debutojė nė Metropolitan Opera tė New York-ut. Le ti urojmė
sukses tė plotė edhe kėsaj rradhe tenorit tonė tė mrekullueshėm Saimir Pirgu!
Do ta dėgjoj operėn La Bohème me kėnaqėsinė mė tė madhe e
njėkohėsisht do tė brohoras Rroftė Shqipėria- shkruan Jean Charles Autier,
njė nga zyrtarėt e lartė tė kantonit tė Neuchātelit nė Zvicėr, midis shumė
simpatizantėve tė panumėrt tė Saimir Pirgut. - Edlira
Dedja - Presidente e Opéra sans Frontières
|