Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria Besimi dhe kombėsia nė
njė vepėr tė pabotuar tė At Gjergj
Fishtės Shkruan: Shaban
Sinani - Tiranė, 07. 06. 2009
_________________________________ Vetėdija
kombėtare dhe vetėdija fetare, lidhjet e kushtėzimet midis tyre, kanė qenė
njė shqetėsim parėsor gjatė dy shekujve tė fundmė nė historinė e lėvizjeve tė
mendimit shqiptar. Gjatė Rilindjes Kombėtare pėr herė tė parė u krijua njė
ideologji homogjene, njė zhvillim historik-kulturor konvergjent, me njė
program kombėtar pėrbashkues. Pikėrisht kjo bėnte qė cilėsitė heterogjene tė
botės shqiptare, midis tė cilave besimi, tė fitonin vėmendje kritike vetėm
pas themelimit tė shtetit shqiptar. Prej fillimit tė shekullit tė 20-tė
slogani i Pashko Vasės Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria vazhdoi tė jetė i
ngulitur, por jo gjithaq i pushtetshėm dhe i padiskutueshėm sa nė periudhėn
romantike. I pari qė pati shprehur pikėpamjen se shqiptarėt mund ti
bashkoheshin mėnyrės europiane tė tė menduarit dhe tė jetesės duke u kthyer
nė fenė e tė parėve ishte Faik Konitza. Sė njėjtės ide i qe pėrmbajtur edhe
G. Schiro-i. Pėr kėto ide tė dy u qortuan nga njė kohė historike nė tjetrėn
dhe madje edhe sot vazhdojnė tė qortohen. Franēeskanėt shqiptarė, duke pasur
njė mjedis kulturor tė pėrbashkėt, njė kryeqendėr veprimi (Shkodrėn), njė
tribunė shprehjeje (Hyllin e Dritės), njė mjeshtėr pėrmes tė cilit mund tė
identifikoheshin (At Gjergj Fishtėn), dhe njė slogan qė u shėrbente si devizė
(Fe e Atme), arritėn deri tek krijimi i lėvizjeje dhe shkolle mendimi dhe u
bėnė faktor verifikues i raporteve besim - vetėdije kombėtare nė kushtet e
reja. Dorėshkrimi
nė AQSH Pėrveēse nė vepra letrare, slogani i
franceskanėve ėshtė shprehur nė formėn e njė traktati ideologjik, filozofik
dhe teologjik prej At Gjergj Fishtės. Dokumenti titullohet nė origjinal Questione nazionale
e questione catholica dhe ruhet nė AQSH. Autori nisi ta shkruante nė vitin
1914 dhe duket se e ka quajtur njė vepėr tė mbaruar nė vitin 1924. Dorėshkrimi
pėrmban rreth 30 faqe tekst autograf, mbi tė cilin vetė autori herė pas here
ka bėrė ndryshime dhe saktėsime. Teksti bazė ėshtė shkruar me
sa duket brenda njė kohe tė shkurtėr, brenda tė njėjtit kontekst
historik-kulturor. Eshtė shkruar tėrėsisht me njė
kaligrafi mjeshtėrore, shprehje e qetėsisė, maturisė dhe e bindjes sė autorit
nė ēka po shkruante. Asnjė shenjė shqetėsimi psikologjik nuk vėrehet nė
sizmografinė e shkrimit. Mbiteksti, qė ėshtė i sė njėjtės dorė, ėshtė nė
formėn e anėshkrimeve, shtesave dhe rrallė edhe tė qortimeve. Mbiteksti duket
se ėshtė ndėrkohor, ēka mund tė merret si provė se At
Gjergj Fishta e ka rimarrė disa herė nė duar studimin e tij. Sa i
takon mbitekstit, ky shpreh njė gjendje psikologjike mė pak tė qetė. Dorėshkrimi
ėshtė i njė formati mė tė madh se letra e pėrmasave zyrtare, me fletė tė numėrtuara recto e verso nga vetė autori. Eshtė
letėr e vijėzuar dhe e mbushur me tekst edhe nė
bardhėsitė e lėna si tė tilla nė fillim prej tij. Pėrveēse nga autori i kėsaj
trajtese, dorėshkrimi ėshtė pėrmendur edhe nga prof. Ali Xhiku, nė studimin e
tij Letėrsia shqipe si polifoni, pėr aq sa ka qenė nė interesin e atij
studimi, kryesisht pėr verifikimin e pėrmbajtjes sė besojmės (kredos) poetike
tė Fishtės, tė shprehur nė sintagmėn e pandashme Fe e Atme. Nė tė vėrtetė
dėshmohet se teksti ėshtė kėshilluar edhe nga studiues tė tjerė, vendės dhe
tė huaj, por ndaj tij ėshtė mbajtur heshtje, heshtje nė tri periudha
historike: para dhe pas Luftės sė Dytė Botėrore, si dhe nė dy dekadat e
fundme. Dorėshkrimi ruhet nė AQSH dhe ka signaturėn: Fondi 17, dosja 18, pa
vit; qė i pėrgjigjet fondit nominal tė Gjergj Fishtės. Nė pėrpunimin
arkivistik ėshtė cilėsuar veprimtari krijuese dhe ruhet bashkė me
dorėshkrimet e krijimtarisė. Relacion pėr Pontifikatin Duke u nisur
prej gjuhės nė tė cilėn ėshtė shkruar, italishtes, mund tė mendohet se At
Gjergj Fishta e shkroi kėtė tekst si njė relacion pėr Pontifikatin, pėr tė
bėrė tė njohur gjendjen demofetare nė Shqipėri menjėherė pas formimit tė
shtetit shqiptar. Nė fakt, dorėshkrimi i pėrmban tė gjitha cilėsitė e njė
relacioni: pėrshkrimin realist tė gjendjes, parashikimin e asaj qė mund tė
ndodhė me shqiptarėt pas ndarjes nga ish-perandoria osmane dhe disa
kėshillime se si mund tė faktorizohet katolicizmi pėr tė rikthyer autoritetin
e vet nė Ballkan si nė periudhėn paraosmane e njėherėsh si mund tu vlejė
shqiptarėve kjo situatė e re pėr tė europeizuar mendimin, orientimin dhe
kulturėn e tyre. Njė traktat? Pėr tė
gjitha kėto arsye jemi tė prirur ta trajtojmė kėtė dorėshkrim si njė traktat
historik-filozofik pėr raportin midis kombėsisė dhe besimit tek shqiptarėt. Pėrse
ėshtė njė traktat? Para sė gjithash sepse problemet shtrohen nė mėnyrė
parimore dhe zgjidhjet propozohen nė mėnyrė paradigmatike. Nė studimin e tij
Fishta nė krye pėrshkruan ndėrkohėsisht dhe bashkėkohėsisht gjendjen
demofetare nė Shqipėri, mė saktė nė gjithė hapėsirėn shqiptare, duke
pėrfshirė edhe Kosovėn. Ai e sheh ardhjen e besimeve alternative nė Ballkan
si njė dukuri historike, gjė qė i pėrgjigjet sė vėrtetės. Jo vetėm si njė
dukuri historike, por edhe si njė kushtėzim politik e gjeopolitik. Megjithėse
nė Librin e Shenjtė tė besimtarėve islamė njė prej nyjave themelore ėshtė se
nė fe nuk ka me zor, pėrvoja historike provon se
perandoritė e mėdha, sidomos perandoritė teokratike, sikurse ishte dhe
ish-perandoria osmane, pėrmes sistemit tė privilegjeve dhe tė pragmatizmit
fiskal (qė e shpreh shumė qartė sintagma dy pėr njė pėr tė krishterėt)
gjithnjė kanė dashur ta homogjenizojnė popullatėn shumėgjuhėshe,
shumėkombėshe dhe shumėracėshe me anė tė fesė dhe besimit. Pikėpamja e
Fishtės ėshtė se besimi i ri ndėr shqiptarėt me
traditė krishtėrimi prej kohėrave apostolike ėshtė i cekėt dhe se shkėputja e
lidhjeve tė faltoreve muslimane me kalifatin, apo pavarėsia e xhamisė sė
besimtarėve shqiptarė, e shpallur nė vitin 1923, do tė favorizojė
rikrishtėrimin masiv tė popullatės. Sipas parashikimit tė Fishtės, kjo do tė
ndodhė brenda dy, tė shumtėn tre brezave, sepse bashkatdhetarėt e tij nuk
mund tė qendrojnė tė patundur edhe mė tej. Pavarėsia e Shqipėrisė, sipas
mendimit tė Fishtės, e favorizon veprimin katolik nė vend, dhe kjo do tė
mundėsojė jo vetėm njė shpėrfaqje tė vetėdijes zanafillėse europiane tė
popullit shqiptar, por edhe homogjenizimin e tij tėrėsor, sepse tė njėjtin
proces do ta ndjekin edhe rreth 800 mijė shqiptarė muslimanė nė Jugosllavi,
tė cilėt, tė shkėputur prej khalifatit dhe tė papajtueshmėm me skizmatikėt serbė, me siguri dhe me ndihmėn e Zotit,
do tė gjejnė si rrugėn mė tė menēme bashkimin me rrjedhat besimtare tė
vėllezėrve tė tyre nė Shqipėrinė e pavarur. Mendimi i Fishtės shkon edhe mė
tej. Ai parasheh edhe riungjillizimin e boshnjakėve dhe nuk e pėrjashton njė
veprim katolik me karakter strategjik qė pėrshkon
gjithė Ballkanin, deri nė qendrėn e krishtėrimit tė ritualit bizantin. Nė
vijė logjike kjo pajtohet me qendrimin qė mbajti
Selia e Shenjtė nė vendimmarrjen ndėrkombėtare pėr caktimin e kufijve tė
Turqisė kemaliste-republikane, duke luajtur njė rol pėrcaktues, pėr shumėkėnd
tė pakuptueshėm, qė Konstantinopoja dhe rrethinat, bashkė me Selinė e
Patriarkanės sė Stambollit, ti mbeteshin asaj si territor. Nė dorėshkrimin e
Fishtės, nė mėnyrė traktative, kėshillohet se si duhet tė jetė veprimi
katolik jo vetėm midis popullsive muslimane nė Shqipėri e nė Ballkan, por
edhe midis tė krishterėve tė vijės sė gabuar, duke pėrthirrur njė
ndėrmarrje me karakter gjeofetar, gjeostrategjik dhe gjeopolitik, si
pikėnisje e sė cilės mund tė shėrbente Shqipėria, si vendi i besimeve tė
mbishtresuara. Fishta madje nuk mungon tė evokojė aksione tė ngjashme nė
rrjedhat e historisė qė kanė ndjekur drejtimin prej Europės drejt Lindjes,
duke pėrfshirė bėmat e Aleksandrit tė madh dhe ekspeditat e tij deri ne Lindjen e Largme, si njė inkurajim pėr veprime tė
ngjashme bashkėkohore. Por a ishte ky traktat, i njohur edhe me titullin I cattolici e la questione albanese, nė
mėnyrė tė thjeshtuar, shprehje e njė ėndrre besimtare tė At Gjergj Fishtės? Shumė
argumente tė ēojnė drejt pėrfundimit se brenda frymės sė dorėshkrimit gjendet
jo vetėm prelati i njė rendi kishtar, por edhe mendimtari laik shqiptar. Rikrishtėrimi Pėrkufizimi
terminologjik si traktat ka tė bėjė me vlerėsimin pėrmbajtėsor tė tekstit dhe
nuk e pėrjashton funksionin e relacionit dhe tė memorandumit. Fryma e
pėrgjithshme e kėshillimit apo porosisė sė autorit ėshtė gati-gati si njė
provokim politik drejtuar Selisė sė Shenjtė, pėr tė rritur vėmendjen e saj
ndaj Shqipėrisė si e tėrė, pavarėsisht prej
pėrbėrjes heterogjene fetare (dhe jo vetėm pėr pjesėn e tė krishterėve
romanė). Nė themel tė kėtij traktati qendron ideja se Shqipėria, Ballkanet
dhe popujt e tyre, duke qenė historikisht tė krishtėruar shumė herėt, mund tė
rikthehen nė rrugėn e zhvillimit europian pėrmes njė veprimi fetar
rikrishtėrues. Kjo mund tė lexohet si njė thirrje drejtuar Pontifikatit qė tė
mos mjaftohet me dėrgimin e vizitatorėve apostolikė
dhe tė misionarėve tė tjerė nė atė pjesė tė vogėl tė Shqipėrisė qė kishte
popullsi tė krishtėrimit roman, por ta shihte gjithė popullatėn shqiptare si
potencialisht tė krishterė dhe tė rriste interesimin e saj pėr gjithė
territorin shqiptar. Nuk ishte vetėm Fishta qė mendonte se Shqipėria e viteve
dhe dekadave tė para tė pavarėsisė nuk mund tė bėnte pėrpara pa mbėshtetjen e
njė fuqie tė madhe. Qysh nė vitin 1892 Crispi pati pėrgatitur njė dossier nė
formėn e platformės politike dhe gjeopolitike pėr tė bindur shtetin italian
qė tė merrte pėrsipėr protektoratin mbi njė Shqipėri tė ardhme tė pavarur,
duke llogaritur jo vetėm kundėrveprimin osman, por edhe ambiciet dhe
xhelozinė austro-hungareze, platformė qė edhe sot e kėsaj dite gjendet nė
kushte rezervimi. Disa prej nyjave themelore tė kėtij traktati janė
aktualizuar nė debatet e dy dekadave tė fundme pėr identitetin e shqiptarėve
(I. Kadare, R. Qosje, K. Frashėri e tė tjerė). Teza themelore Teza
themelore e kėtij traktati ėshtė se krishtėrimi roman ka qenė besimi autokton
i ilirėve dhe shqiptarėve, i bullgarėve dhe i njė
pjese tė madhe tė sllavėve. Me shembjen e ish-perandorisė osmane Ballkanet
duhej tė ndaheshin jo vetėm politikisht, por edhe nga ana fetare, prej
dukurisė sė ardhur. Autori mendon njė aksion rikrishtėrimi jo vetėm tė
muslimanėve, por edhe tė skizmatikėve, duke iu referuar fesė sė parė,
atdheut tė parė. Traktati nė thelb ėshtė vijim i mitit tė prejardhjes, qė u
formua qysh gjatė Rilindjes Kombėtare. Sipas Fishtės, duhet tė ketė njė
veprim katolik nė vijė horizontale, mes pėr mes Ballkanit, pėr tė rivendosur
ekuilibret tradicionalė tė historisė, nė emėr tė besimit autokton, si pjesė e
mitit tė autoktonisė qė qe shqiptuar qysh nė periudhėn rilindėse. Ai mendon
se krishtėrimi perėndimor dhe nė radhė tė parė Roma e Selia e Shenjtė nuk
duhet tė kenė dy shkallė vėmendjeje pėr shqiptarėt: njė pėr tė krishterėt
romanė dhe njė pėr tė tjerėt, por vetėm njė shkallė tė pėrgjithshme e tė
njėsuar, sepse shqiptarėt potencialisht janė qė tė gjithė tė krishterė, ose
mund tė bėhen tė tillė. |