Hilė Mosi - autor i tekstit “Hymnit Milicisė paraushtarake”,

titulluar “Hymni Djelmnisė Shqiptare”

 

Jeta e panjohur e Hilė Mosit

 

Shkruan: Hilė Lushaku - Tiranė, 12. 05. 2009

____________________________________

Foto: Hilė Mosi & SHKODRA

 

Burri i madh i kombit shqiptar, i pakursyeshmi pėr shqiptarinė, Hilė Mosi, u lind nė Shkodėr mė 22 prill 1885 (njė burim i dytė shėnon vitin 1883). Mėsimet e para i mori nė shkollėn teknike italiane dhe nė kolegjin e Jezuitėve nė Shkodėr. Pas kėsaj ka vazhduar mėsimet nė gjermanisht nė Klagenfurt tė Austrisė. Nė vitin 1902 qe punėsuar nė shoqėrinė “Dija”, e cila botonte nė atė kohė fletoren “Vėllaznija”.

Mė 27 dhjetor 1904, themeloi tė paren shoqėri studentėsh me titullin “Lirija”, nė Klagenfurt tė Austrisė, e cila mė vonė mori emrin “Dija”. Kėtė e shpreh vetė Hilė Mosi nė letrėn qė i dėrgoi Odhise Paskalit, kryetar i shoqėrisė “Studenti Shqiptar” nė Torino tė Italisė, mė 1929, ku i premtoi se do tė bashkėpunojė me grupin drejtues dhe e inkurajon pėr kėtė nismė. 

Nė viti 1907, gazeta “Drita”, nr. 93, datė 25 shtator, botoi artikullin “Ēonju”, shkruar nga Hilė Mosi, me tė cilin u drejtohet bashkatdhetarėve tė jenė vigjilentė dhe tė mos dėgjojnė premtimet e ndryshme dhe gėnjeshtrat, por tė bashkohen, t’i hapin qeset dhe tė ndihmohet puna e shenjtė pėr fitoren e lirisė nga shqiptarėt.

 Mė 1908 u kthye nė atdhe dhe bėhet pjesėtar i ēetės komiteMihal Gramenos nė Korēė. Kėtė vit themeloi nė Shkodėr klubin “Gegnija” tė cilin e ka pėrfaqėsuar nė kongresin e Manastirit nė vitin 1908 (ndėrkohė ishte edhe delegat i Shkodrės nė kėtė kongres), ku u zgjodh sekretar i kongresit.

Pas kongresit tė Manastirit ka qėndruar njė vit nė Korēė, duke kontribuar me aktivitetet patriotike e kombėtare te djalėria korēare nė shoqėrinė “Vėllazėrija”, tė cilėn e pati themeluar ai vetė.

Sipas njė burimi tė shtypit tė asaj kohe bėhet e ditur se, nė periudhėn 1909 – 1910, Mosi ka qėndruar edhe nė Stamboll, ku sė bashku me Dervish Himėn botuan gazetėn “Shqiptari”.

Mė 1910 Hilė Mosi mori pjesė nė kryengritjen e Mbishkodrės, ndėrkohė ėshtė anėtar i komitetit “Shoqėri e Zezė” qė luftonte pėr lirinė e Shqipėrisė. Mė pas ka shkuar nė Sofje pėr tė botuar nė shqip, anglisht, frėngjisht, gjermanisht e italisht proklamatat pėr t’i bėrė tė njohur opinionit botėror dėshirat e Shqipėrisė.

Edhe mė 1911, kur u rikthye nė Shqipėri, mori pjesė nė kryengritjen e Malėsisė sė Madhe. Shpallja e pavarėsisė e gjeti nė Trieste, ku punonte pėr ēėshtjen shqiptare. Mė 1913 ėshtė sėmurė rėndė nga lodhja dhe vuajtjet qė kaloi nė luftė, prandaj detyrohet tė shkojė nė Itali, Trieste, pėr kurim shėndetėsor. Ndonėse pati shkuar pėr kurim nuk ndėrpreu veprimtarinė nė tė mirė tė atdheut, duke u angazhuar nė organizimin e Kongresit tė Triestes, i cili e zgjodhi Mosin kryetar tė tij.

Pas kurimit, nga mesi i vitit 1913, kthehet nė vendlindje, nė Shkodėr, dhe boton fletoren “Shqypnija e Re”. Ndėrkaq, sipas gazetės “Pėrlindja Shqipėniės” tė datės 16 gusht 1913, veprimtari i pathyeshėm i Ēėshtjes Kombėtare Shqiptare, Hilė Mosi, ka qenė nė grupin qė priti nė Shkodėr pėrfaqėsuesit e Qeverisė sė Vlorės nė gusht tė vitit 1913. Nė pėrbėrje tė kėtij “delegacioni ishin: Prenk Bib Dodė Pasha, Luigj Gurakuqi, Ethem bej Vlora dhe Hysen bej Vrioni. Kjo pritje u shtrua nė shtėpinė e Preng Pashės, ku Mosi mbajti Fjalėn pėrshėndetėse. Aty morėn pjesė edhe pėrfaqėsues nga Shkodra, Malėsia e Madhe, Mirdita, Lezha e Zadrima, tė cilėt kishin ardhur pėr tė deklaruar bashkimin e kėtyre territoreve me njėri- tjetrin nė pėrkrahje tė qeverisė sė Ismail Qemalit.

Po nė vitin 1913 organizon klubin “Lidhja Kombėtare”, me qėllim tė bashkojė elementet e ndryshėm. Nė kėtė vit ka qenė shumė aktiv nė shtypin e kohės, duke qenė i pranishėm me shkrime tė shumta, ku ka shpalosur idetė e tij pėr organizimin e shtetit tė ri shqiptar, me pėrbėrje kombėtare, pėr domosdoshmėrinė e njė kuvendi kombėtar, i cili tė mblidhet nė Shkodėr. Ndėr tė tjera ai ka shtjelluar nė shtyp idenė e mbretėrisė shqiptare. Nė nismėn pėr krijimin e klubit “Lidhja Kombėtare”, pati pėrkrah edhe Ibrahim Gjyrezin, Ismail Xhabinė dhe Luigj Naraēin e shumė intelektualė tė tjerė, por klubi u shpėrnda shpejt nga konfliktet ndėrmjet tyre. Pėr jetėshkrimin sa mė tė plotė e vlen tė konstatojmė faktin se nė gusht tė vitit 1913, Hilė Mosi u fejua dhe u pėrgėzua me urime tė sinqerta nga shumė miq tė tij.

Nė shkurt 1914 Hilė Mosi do tė ftohet nga qeveria e Esad pashė Toptanit pėr ta vendosur Drejtor tė Pėrgjithshėm tė Sigurisė sė Shqipėrisė. Pėr kėtė emėrim gazeta “Ushtima e Krujės”, (organ i padeklaruar i qeverisė sė Esad Toptanit), mė 16 shkurt - 1 mars 1914, shkroi: “I dėgjueshėm luftėtar, si revolucionar dhe poet, zotni Hilė Mosi u thirr prej qeverisė dhe u shėnua pėr direktor nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Sigurimit, tė cilėn shėrbim e pranoi dhe nisi tė veprojė, duke i shėrbyer atdheut me shumė se sa i ka shėrbyer gjer mė tash. Shqipėria ėshtė e lumtur kur ka nė shėrbim tė dukshėm ato bijtė e saj, tė cilėt i kanė ruajtur nderin dhe fizionominė e kombtarnimit me penė dhe me hutė, si zotni Hilė Mosi, tė cilin e urojmė dhe i dėshmojmė jetė tė gjatė e punė tė modershme e tė mbarė”. Shėrbimi nė kėtė detyrė nuk pati jetė tė gjatė, pasi Kėshilli Ndėrkombėtar i Kontrollit kishte marrė drejtimin e shtetit shqiptar. Hila prapė iu pėrkushtua aktivitetit kulturor. Qė atė vit ai themeloi shoqėrinė laike “Vaso Pasha”.

Pas pushtimit malazias tė Shkodrės, mė 1915, Hilė Mosin ushtria malazeze e internoi nė Podgoricė sė bashku me 25 shokė tė tij, patriotėt e dėshmuar. Mė 1916, sapo ushtritė malazeze u largua nga Shkodra, Hila u kthye nė vendlindje dhe organizoi shoqėrinė “Vėllaznija” tė Shkodrės, duke qenė ndėrkohė kryetar i saj. Misioni i kėsaj shoqėrie ishte bashkimi i djalėrisė sė krishterė e myslimane shkodrane, nė tė mirė tė kauzės sė Shkodrės e tė Shqipėrisė qė duhej bėrė. Kjo shoqėri pati aktivitet tė madh nė Shkodėr dhe kėtė veprimtari Hila e ka pasqyruar edhe nė revistėn e vet, tė quajtur “Agimi”.

Nė kohėn e pushtimit austriak tė pjesės pjesės mė tė madhe tė tokave tė Shqipėrisė Etnike *(1916-1918), Hilė Mosi ishte shef (drejtor) i Policisė nė Shkodėr. Sipas kronikut tė besueshėm, Hamdi Bushatit, (autor i librit “Shkodra dhe motet”), mė 15 prill 1916 Hila ka komunikuar me parinė myslimane tė Shkodrės pėr tė zbatuar urdhrat e pushtetit ushtarak tė feldmareshalit Trolman. Kjo pari qe ftuar nė “Xhaminė Plakė” tė qytetit, pėr tė kundėrshtuar rekrutimin e tė rinjve shkodranė nga pushtuesi austriak dhe dėrgimin e tyre nė frontet e luftės jashtė Shqipėrisė. Po kėshtu, zaptimi i banesave pėr ushtarakėt, sekuestrimi i pasurive e artikujve ushqimorė pėr nevoja tė trupave ushtarake qe bėrė i padurueshėm. Takimi ka vazhduar edhe mė 16 prill dhe Hila i ka ftuar pjesėmarrėsit tė shpėrndaheshin, por kjo ėshtė refuzuar prej tyre. Pas kėsaj njė grup prej 200-300 kalorėsve ushtarakė austriakė ka ndėrhyrė forcėrisht ndaj qytetarėve dhe i ka arrestuar tė gjithė me forcėn e bajonetave tė armėve, duke i keqtrajtuar.

Nė fushė tė kulturės, Hila nė periudhėn e Luftės sė Parė Botėrore, 1916-1918, dha kontributin e tij nė“komisinė letrare shqipe”tė Shkodrės, si anėtar i saj.

Mė 1920 veprimtari i shquar, Hilė Mosi, organizoi, nė Shkodėr, komitetin “Mbrojtja Kombėtare” dhe u zgjodh senator i Shkodrės.

Nė vitin 1921 ai u zgjodh deputet i Shkodrės dhe me kėtė rast ka falėnderuar publikisht nė media tė gjithė miqtė dhe dashamirėsit qė e kanė uruar pėr zgjedhjen deputet. Mė 3 mars 1921 Hilė Mosi zgjidhet sekretar i Kėshilli Kombėtar (Parlamentit). Kryetar ishte Xhemal efendiu (Naipi), kurse Spiro Koleka nėnkryetar.

Edhe nė kėtė vit ai qe delegat dhe pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve, nė Gjenevė. Pas kthimit nga Gjeneva, nė tetor 1921, Hila i dha njė intervistė drejtorit tė gazetės “Shkumbini”, ku ka shpjeguar arritjet e delegacionit nė Lidhjen e Kombeve, duke vlerėsuar veēantė meritėn pėr prezantimin dinjitoz tė problemeve shqiptare pėrballė egėrsisė sė grekėve. Po kėshtu ka bėrė tė ditur se delegacioni shqiptar ka mundur tė bindė Lidhjen e Kombeve pėr tė dėrguar njė komision tė posaēėm nė Shqipėri qė tė kontrollojė zbatimin e vendimeve tė Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr.

Nė tetor 1921 refuzoi postin e ministrit tė Arsimit (mė 28 tetor 1921 falėnderoi gjithė miqtė qė e uruan pėr emėrimin). Pėr shkak tė angazhimeve tė shumta nuk mundi tė kryej detyrėn e kryetarit tė shoqėrisė “Vllaznija”, prandaj u caktua kryetar nderi i saj. Mė 21 nėntor 1921, duke qenė nė Shkodėr, ka marrė njė telegram urgjent nga kryeministri Pandeli Evangjeli, me pėrmbajtje: “pėr njė mision me rėndėsi tė madhe”, duke i kėrkuar ndėrkohė tė njoftojė nisjen, me qėllim qė t’i dėrgonte automobilin pėr ta pritur nė Milot. Nė ftesė nuk pėrmendej pėr ēfarė problemi u thirr urgjent deputeti Mosi.

Nė vitin 1923 Hilė Mosi do tė zgjedhet “asamblist” (deputet) i Qarkut tė Shkodrės, por i mėrzitur nga sjellja jo e mirė e disa shokėve asamblistė largohet nga Asambleja (Parlamenti). Vėrtetė, Hila deri mė 1924 ishte deputet i Shkodrės, por nė muajin prill tė atij viti dha dorėheqje, me kėrkesėn e vet, pėr faktin se po pėrgatitej pėr prefekt i Korēės, ku do tė shkojė  mė 16 maj 1924.  Mirėpo, me vendim tė Kėshillit tė Ministrave tė Qeverisė sė Nolit, mė 24 qershor 1924, pushohet nga detyra e prefektit tė Korēės me motivacionin: “pėr arsye administrative lirohet nga detyra”, duke u zėvendėsuar nė kėtė detyrė nga ish-ministri Spiro Koleka. Po “Qeveria Noli” Hilėn do ta  emėrojė, mė 2 tetor 1924, Zėvendėsprefekt nė Gjirokastėr.

Nė dhjetor tė vitit 1924, meqenėse ishte pėrkrahės i “Revolucionit tė Qershorit”, u shtrėngua tė  emigronte jashtė vendit. Nė gusht 1925, pasi u amnistua nga Ahmet Zogu, sė bashku 59 tė tjerė, midis tė cilėve shumė policė e xhandarė, u kthye nė Atdhe. Dhe, “Qeveria  Zogu”, mė 10 gusht 1925,  Hilėn e caktoi, pėrsėri, prefekt nė Korēė. Nė kėtė rast ėshtė vlerėsuar: “Ka kapacitet tė mjaftė dhe virtytet tė pėlqyeshme pėr plotėsimin e detyrės”. Nė kėtė detyrė Hila qėndroi deri nė fund tė vitit 1926. Pastaj do tė dėrgohet prefekt nė Gjirokastėr dhe nga atje, pėrsėri, do tė kthehet nė Korēė. Nė detyrėn e prefektit gėzoi respektin qytetar tė atyre  rretheve dhe ka marrė vlerėsime shumė tė mira nga strukturat superiore pėr pėrmbushjen zyrtare tė misionit tė prefektit. Nė fillim tė vitit 1927 Hilė Mosi u emėrua inspektor i Kryesisė sė Republikės, por sipas vendimit tė kryetarit tė Republikės mė 16 janar 1927 dhe me Vendimin e Kėshillit tė Ministrave, mė 27 janar 1927, rezulton tė ketė qenė i emeruar Inspektor i Pėrgjithshėm i Administratės, duke i dorėzuar detyrėn e prefektit Zef Kadares, i transferuar nga Berati nė Korēė. Sapo erdhi nė kėtė detyrė Hila e realizoi transferimin e komiserit tė Policisė sė Korēės, mikut tė tij, Zef Mirdita, nė detyrėn e sekretarit tė Inspektorit sė Administratės.

Pas kėsaj detyre, mė 19 nėntor 1927, u emėrua ministėr i Punėve Botore dhe zėvendės ministėr i Punėve tė Jashtme, ku qėndroi deri nė qershor 1928, i zėvendėsuar nga Salih Vuēiterni. Ditėn qė mori votėn ministeriale premtoi: “pėr tė mbaruar sa mė shpejt udhėn e hekurt Tiranė - Durrės”.Gazeta “Shqypnija”, mė 26 janar 1927, nėn titullin “Njė emėrim i meritueshėm”, kushtuar Hilė Mosit, evidentoi tė dhėna biografike, duke theksuar se: “...nisi punė nė Ministrinė e Punėve tė Mbrendshme si Inspektor i Pėrgjithshėm i Administratės; qe mjaft i njohur pėr veprimtarinė e tij patriotike dhe si pėrfaqėsues e si nėpunės i shtetit tė lirė; shpejt filloi tė shkruajė nė gazetat “Drita”, “Albania”, nėn pseudonimet “Sokoli”, “Zog Sokoli”, “Lirijasi” dhe “Dushmani”, etj.

Tė evidencojmė edhe kėtė fakt: Hilė Mosi, nė tetorin e vitit 1927 pėrjetoi njė fatkeqėsi tė rėndė familjare. Atij i vdiq i biri, Miri, pėr humbjen e tė cilit do ta ngushėlloji edhe pushtetari sovran Ahmet Zogu.

Nė shtator tė vitit 1928, Hilė Mosit iu besua njė detyrė me rėndėsi nė Sigurim tė vendit. Gazeta  “Ilustrata Shqiptare” nr. 3 e shtatorit 1928, informonte lexuesit se Hila “...u emėrua drejtor i Pėrgjithshėm i Sigurisė Botore, nė tė cilėn degė qi hapet rishtas asht tue vue themelet me ligjet e rregulloret qi po pėrgatit”.

Nė vitet 1929-930 Hilė Mosin prapė e shohim prefekt tė Korēė, me shumė telashe nė siguri tė vendit. Nė kėtė periudhė Policia e Korēės po merrte kritika tė shumta pėr korrupsion, abuzime nė detyrė, mungesė pėrgjegjėsie dhe indisiplinime tė shumta nė detyrė. Ndėrmjet policėve tė akuzuar radhitej edhe komiseri i Policisė, Ilo Nano, tė cilin Hilė Mosi e denoncoi nė Ministrinė e Brendshme dhe nė Prokurori se mbante lidhje me pronaren e njė bordelloje me tė cilėn drekonte e darkonte shpesh herė. Lidhur me kėtė ai ka pasur kundėrshti me ministrin e Brendshėm, madje me shkresėn e datės 13 shkurt 1930, nėpėrmjet telegrafit, ka komunikuar me shifėr dhe ka kėrkuar dorėheqjen nga detyra, gjė e cila ėshtė refuzuar nga titullari i Ministrisė. Nė kėtė rast ministri nuk ka pranuar dėrgimin nė gjyq tė komiserit por e ka transferuar me ulje nė detyrė, duke shpjeguar se dėrgimi nė gjyq  ėshtė kompetencė e titullarit tė Ministrisė sė Brendshme dhe jo e prefektit. Prefekti Mosi, duke argumentuar me referenca ligjore nuk ka kundėrshtuar, por ka shkruar pėr rastin se: “...e interpretojmė si njė lėndim moral qė na le tė supozojmė sikur ajo Ministri ka dyshim mbi veprimin t’onė edhe qė nuk e gėzojmė mė besimin e duhun pa tė cilin nuk mundemi tė kryejmė detyrėn e ngarkueme nė mėnyrė qė tė goditun nė ndėrgjegjen t’eme do shtyhemi tė paraqesim dorėheqjen t’onė”.

Patrioti Hilė Mosi, njė poet flakadan i lirisė, mė 3 gusht 1930, ende duke qenė prefekt nė Korēė, e mbajti fjalėn mortore nė pritjen e tė ndjerit Pandeli Cale, patriot ky i dėshmuar njė jetė. Fjalėt e Hilės do tė mbahen gjatė nė kujtesėn e popullit. Kėso kohe Hila ishte nė pritje tė aprovimit tė dorėheqjes sė 13 shkurtit. Vlerat njerėzore e tė diturisė qė i kishte Hilė Mosi, e veēanėrisht fjala Ligj i pashkelshėm, bėnė qė tė emėrohet ministėr i Arsimit nė kabinetin qeveritar tė Pandeli Evangjelit. Me kėtė rast gazeta “Ars” nr. 5 e vitit 1930, informonte: “Prefekti i Korēės, Hilė Mosi, emėrohet ministėr i Arsimit nė kabinetin qeveritar tė Pandeli Evangjelit”. Nė muajin mars 1931, nga posti i ministrit tė Arsimit, Hilė Mosi mbajti nė Durrės Fjalėn nė nderim tė Llesh Topollajt, trupi i tė cilit po transportohej nga Vjena nė Tiranė, ku do t’i bėheshin nderimet e fundit. Gardisti Llesh Topollaj u vra nė Vjenė, nė mbrojtje tė Mbretit Ahmet Zogu nė atentatin qė kryen (nė Filharmoni) Azis Ēami e Ndok (Nok) Gjeloshi (tė vrarė nga komunistėt).

Hilė Mosi nė postin e ministrit tė Arsimit ishte person me merita tė dėshmuara nga periudha e studimeve. Tė ndjekim disa fakte: Ishte shkrimtar e vjershėtar i njohur qė nga viti 1906. Ai ka botuar: “Kangat Shqipe”, njė vėllim me 64 faqe, me tekste kėngėsh tė ndryshme; “Zanin e Atdheut”, njė vėllim me vjersha patriotike; “Lotėt e Dashurisė”, njė vėllim me vjersha dashurie; “Kangėt shqipe” njė vėllim me 100 kėngė; “Rroftė Atdheu”, “Martesa e Ēartun”, “Femna - themel i moralit”, “Lulet e Prendverės” me vjersha e balada; “Cubat” njė dramė e pėrkthyer nga Friedrich Schiller. Po kėshtu ai ka pėrkthyer edhe: “Werther” tė Goethes, “Filja” (Hedvig) e Kornerit, “Gjergj Dandini” dhe “Burrė i mashtruar” tė Molierit, “Shėrbėtori i dy zotnivet” dhe “Dy shėrbėtorėt” e Goldanit. Pėrveē se krijues Hilė Mosi qe edhe njė mjeshtėr i metrikės shqipe, pėr tė cilėn ka hartuar edhe njė material me rregulla tė metrikės shqipe. Nė vitin 1928 Hila i shkroi njė letėr Ahmet Zogut ku prezantoi mendimet e tij “mbi shkeljet e rregullave gramatikore nė gjuhėn shqipe dhe masat qė duhen marrė”.

Sipas At Zef Pllumit, Hilė Mosi ka pasur njė konflikt me Patėr Gjergj Fishtėn, tė cilin Mosi e pėrjetoi rėndė. Nė libri e tij “Histori kurrė e shkrueme!” (f.503), At Pllumi saktėson: “...kur u ba ministėr i Arsimit Hilė Mosi shpalli programin e monopolizimit tė shkollave dhe e vuni rend tė ditės pėr t’u zbatue sa ma parė. Nė shtyp, me “Hyllin e Dritės” nisi njė polemikė ndėrmjet Patėr Anton Harapit dhe Hilė Mosit. Hilė Mosi atėherė i shkroi nji letėr tė hapur revistės “Hylli i Dritės” por asaj letre tė hapun iu pėrgjigj Patėr Gjergj Fishta me nji polemikė klasike tue thanė: “Gabove Hilė!” Kėshtu Hilė Mosi mbet i vramė prej asaj polemike. Nuk kishte ēka me i pėrgjegjė e ēka me i thanė Patėr Gjergj Fishtės edhe fill mbrapa dha dorėheqjen se u sėmurė. Nuk e di a s’mund prej damit qė pat prej kėsaj polemike, a diēka tjetėr, por nuk vonoi edhe vdiq. Vendin e tij e zuri Mirash Ivanaj”.

Hilė Mosi ėshtė cilėsuar “mason” nga klerikėt katolik tė Veriut, sepse Mosi ishte shqiptar mbi tė gjitha. Fishta e ka kritikuar ashpėr, madje ka shkruar shkrimin “Bujari”, nė vitin 1907, i ndarė nė tre pjesė: “Gjyshin”, “Tatėn” dhe “Djalin”, meqė Mosi pati shkruar njė artikull kundėr klerit katolik shqiptar. Edhe veprėn “Anzat e Parnasit”, Fishta e ka shkruar: “tue tregue se ēfarė bujarit e prej kah vjen origjina e tij”( f. 513). Cinizmi i Patėr Zef  Pllumit, nė vijim, ėshtė fyes teksa i referohet Fishtės kur shprehet se Hilė Mosi ėshtė me origjinė nga katundet e Shllakut, “tė cilėt pėrgjithėsisht zbresin nė qytet vetėm me kėrkesėn sa me hangėr nji copė bukė e mandej bėheshin tregtar, bujarė, etj” !?!

Hilė Mosi ka qenė autor i tektsit tė “Hymnit tė Milicisė paraushtarake”, titulluar “Hymni Djelmnisė Shqiptare”, duke theksuar: “Hecni pėrpara me hapa tė sigurta se fitimi asht i juaji” dhe nė vijim vargjet: “Rradhohi Djelmosha / Pėr mbrapa flamurit / T’Skėnderit, tė Burrit / E tjerve fatosa, / Qė pati Shqipnija  / Me pushkat e Lehta / Mbėshtjelli ndėr ēeta: / Pėr Flamur e Mbret!  Pėrpara, pėrpara / Pėr flamur e mbret! Milicija pėrpara / Plot zjarr e plot shpresa! / Kėsulat e bardha / Nuk tremben qe besa / Por sulen pėrpara, / Ndėr ndeshje e beteja / Si shkrepet rrufeja / Pėr flamur e mbret! / Pėrpara, pėrpara / Pėr flamur e mbret! Atje ndėr kodrina / Robnesha, qi mbesin, / Vėllaznit me mijna / Plot shpresa na presin / Me brengat e tyne / Nė qiell kur vikasin, / Nji-zani na thrasin: / Pėr flamur e mbret! / Pėrpara, pėrpara / Pėr flamur e mbret!

Veterani  i pėrpjekjeve titanike pėr lirinė e kombit shqiptar, Hilė Mosi u shua mė 21 shkurt 1933, nė shtėpinė e tij nė Tiranė. U varros nė Shkodėr me nderime tė mėdha, mė 22.02.1933. Pati njė sėmundje tė rėndė dhe tė gjatė. Fjalėn mortore nė Shkodėr e mbajti Mirash Ivanaj (nė emėr tė qeverisė). Ndėr tė tjera ai u shpreh: “Ti shkove, o Hilė, tue mjerue familjen t’ande, tue lanė njė tjetėr vend tė shprazėt nė mes tė veteranėve, qė janė aristokracia e luftėtarėve shqiptarė. Ti shkove, o Hilė pa e pritė dritėn nė tė cilėn do tė kryhet vepra madhėshtore e Mbretit, tonė, ditėn nė tė cilėn ēdo shqiptar ka me kenė njė ushtri e pathyeshme e ēdo shkamb i maleve tona, e ēdo pėllėmbė e tokės sonė njė fortesė e papushtueshme”. Mė 2 mars 1933 u kėndua njė meshė drite nė kishėn katolike tė kryeqytetit pėr shpirtin e Hilė Mosit. Pėlqente ta quanin “korēar” mik i tė cilėve qe pėrherė.

Varrimi i Hilė Mosit u bė me shpenzime tė shtetit. Prefekti i Shkodrės i ka kėrkuar Ministrisė sė Brendshme 170 franga ari pėr tė likuiduar shpenzimet pėr blerjen e kurorave. Ai shkruante se nė zbatim tė urdhrit tė Ministrisė sė Brendshme,  mė 22 shkurt 1933, “...pėr varrimin e tė ndjerit Hilė Mosi u pėrgatiten dy kurorat, njėra fare e mirė nė emėr tė Nalt Madhnisė Tij, Mbretit pėr fra.ar 100 dhe e dyta nė emėr tė Kėshillit Ministror pėr fr.ar.70”.

Qeveria Ahmet Zogut e ka trajtuar familjen e Hilė Mosit me rrogė jetike. Nė Fletoren Zyrtare mė 11 gusht 1934 dhe mė 15.03.935, tė Mbretnisė Shqiptare, nė dekretligjet: “Pėr rrogat jetike e shpėrblimet pėr merita patriotike” ėshtė dekretuar qė familja e tij tė pėrfitonte: Vitoria, bashkėshortja e Hilės, 40 fr.ar, kurse vajzat Marija, Filja, Ana, Rina dhe Gjylja nga 20 fr.ari. Familja e tij do ta gėzoji rrogėn jetike edhe nga nėntori i vitit 1942 nė masėn 168 fr.shq. e shoqja, dhe nga 18 fr. shqiptarė tė bijat dhe 100 franga e ėma Gjystja.

Dhe, ajo qė ėshtė mė e pėrjetshmja: Hilė Mosi nė kujtesėn e kombit shqiptar mbeti njė dritė qė kurrė nuk fikėt, sepse u rrit e jetoi shqiptarisht e vetėm pėr shqiptarinė e synuar nga idealistėt e kombit tonė brez pas brezi.

Tiranė, Prill - maj 2009

Ky shkrim ėshtė pjesė e librit nė dorėshkrim:"Drejtorėt e Policisė Shqiptare nga viti 1913 e n ė  vijim”.