Gjuhėsi

 

TĖ PĖRDORIM FJALĖN SHQIPE NĖ VEND TĖ FJALĖS SĖ HUAJ

 

Shkruan: Beqir Elshani - 14. 03. 2009

 

Frazeologjia “ndėrroi jetė” dhe “solli nė jetė”

      Frazeologjia “ndėrroi jetė“ nė vend tė foljes pėsore vdiq ka vėrshuar nė tė gjitha gazetat shqiptare, nė radiotelevizion dhe nė publicistikėn e internetit. Parashtrohet pyetja: pse shtypi dhe radiotelevizioni shqiptar kanė frikė nga fjala „vdekje“? Fjala „vdekje“ ėshtė e dhimbshme, mirėpo pa kėtė fjalė do tė varfėrohej tradita dhe folklori ynė kombėtar, qė i paraprinė religjionit, kur dihet se gjuha ėshtė mė e vjetėr se religjioni. “Prej ēastit qė kur linde, ti je shėnuar nė librin e vdekjes”, shkruan dijetari latin, Seneka. Ka raste kur nė faqet e shtypit dhe nė internetin shqiptar pėr njeriun qė vdes shkruhet me eufemizėm „ndėrroi jetė“, „shkoi nė atė botė“, „shkoi nė amshim“, „i mbylli sytė“, „ndahet nga jeta“, “gjendet i pajetė“, “i pushoi zemra”, “shuhet nė moshėn…”, “pėrcillet nė banesėn e fundit” etj. nė vend tė fjalės sė vetme me kuptim tė natyrshėm vdiq, vdes apo u gjet i vdekur. Si mund tė jetė shprehja “shuhet” mė e pėrshtatshme se fjala “vdiq” pėr njeriun si qenie e botės objektive? Mos vallė nė vend tė frazeologjisė vetvetore vdiqa nga lodhja duhet tė themi ndėrrova jetė nga lodhja? Po “banesa e fundit” a nuk gjendet nė varreza, ku varrosen tė vdekurit, qė me asnjė mjet figurativ nuk mund tė thuhet dhe tė shkruhet?! E njėjta gjė ndodhė edhe pėr lajmin e vetėvrasjes, nė fillim shkruan: Njė person i merr jetėn vetes me litar, pastaj ka bėre vetėvrasje, kurse nė fund pėrfundim tė lajmit shkruan se personi ka bėrė vetėvrasje duke u varur nė litar. Kjo shprehje e vjetruar e stilit tė lartė e ka vendin nė letėrsinė artistike, qė i jep forcė dhe e zbukuron krijimtarinė letrare. Tė gjitha shprehjet frazeologjike kanė kuptimin e pėrgjithshėm vdekje-a, qė sipas FGJSSH do tė thotė ndalim i veprimtarisė jetėsore tė organizmit tė njeriut, ndėrprerje pėrgjithnjė e shkėmbimit biologjik tė lėndėve nė organizėm a nė njė pjesė tė tij; mbarimi a fundi i jetės sė njeriut. Konkretisht, nė Historinė e Letėrsisė Shqiptare nuk shkruan se poeti i madh, Naim Frashėri, „ndėrroi jetė“, por vdiq nė vitin 1900. Kurse nė librin voluminoz „Historia e Popullit Shqiptar“ shkruan se mė 17 janar 1468, i mbuluar me njė lavdi tė pėrjetshme, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, vdiq nė Lezhė.

      Shqiptarėt, pa dallime fetare, nuk duhet tė bien viktimė e eufemizmit „ndėrroi jetė”. Konkretisht, gjuha angleze e ka tė vetmen fjalė die (stop living) = vdes (pushoj sė jetuari), qė pėrdoret si pėr njerėzit, ashtu edhe pėr kafshėt. Megjithatė gazetat angleze me rastin e vdekjes sė personaliteteve nuk shkruajnė me stil tė lartė „shkoi nė amshim“, apo ”shkoi nė qiell”, ose me shprehje figurative “shuhet”, por thjesht: vdiq. Padyshim se me anėn e shpalljeve objektive nė gazetat e Evropės Perėndimore tregohet kultura dhe emancipimi i popullit. Prandaj nė dallim me gjuhėn angleze gjuha shqipe ka njė pėrparėsi shumė mė tė madhe, meqė pėr njerėzit thuhet vdes, kurse pėr kafshėt thuhet ngordh, (me pėrjashtim nė Indi ku pėr lopėn si kafshė e shenjtė thuhet se vdiq). Nėse njė organ i trupit nuk funksionon, ne themi se ka vdekur: p.sh. dhėmbi i vdekur, dhe si pėrfundim duhet nxjerrė, prandaj nuk mund tė thuhet ndryshe. Dukuri tjetėr ėshtė edhe me rastin e lindjes sė fėmijės, pėr tė cilin nė vend se shtypi tė shkruaj me logjikė se nėna lindi njė djalė apo vajzė, shtypi shqiptar shkruan me trope tė panevojshme se “…solli nė jetė vajzėn e saj”. Duhet tė kemi parasysh pėr shėnimet nė bibliografinė elektronike rreth personave tė vdekur: nėse nė rubrikėn “Kėrko nė web” shkruhet fjala e pėrshtatshme “vdiq…”, lėndėn qė kėrkojmė mund ta gjejmė mė shpejt dhe mė lehtė, se me frazeologjinė - me trope tė ndryshme, qė pėrmenda nė fillim tė shkrimit. Prandaj nė bibliografinė e internetit shqiptar nuk shėnohet “ndėrroi jetė”, por vdiq, me anėn e sė cilės rezultati bibliografik do tė dalė mė shpejt dhe mė saktė, sepse fjalėt “ndėrroi” dhe “ jetė” dhe tė ngjashme kanė fushė mė tė gjerė shėnimesh, kundrejt fjalės kuptimplote “vdiq” me fushė tė pėrcaktuar. E njėjta gjė vlen edhe pėr tropin letrar “Nėna solli nė jetė djalin apo vajzėn”, i cili nė bibliografinė e internetit shqiptar krijon huti, kurse me anėn e fjalės madhėshtore “lind” shėnimet rreth vitlindjes dhe vendlindjes do tė gjenden mė shpejtė dhe mė saktė se tropi “solli nė jetė”.

      Me rastin e fatkeqėsive nė komunikacion, shtypi dhe interneti shqiptar shkruan se shoferi, apo udhėtari u vra. Sipas Fjalorit tė Gjuhės sė Sotme Shqipe folja kalimtare vras do tė thotė: E bėj njė njeri tė vdes ose njė kafshė tė ngordhė, duke qėlluar me armė a me ndonjė mjet tjetėr. Nėse me anėn e lajmėrimit gazetaresk rreth fatkeqėsisė nė komunikacionin rrugor shkruan se shoferi u vra, nėnkuptohet sikur shoferi ėshtė lėnduar nė rrugė, ndonėse fjala ėshtė pėr vdekjen apo mbytjen e shoferit nė fatkeqėsinė rrugore. Dukuri e njėjtė ėshtė edhe me rastin e mbytjes sė minatorėve nė minierė, pėr tė cilėt televizioni dhe shtypi shqiptar shkruajnė se minatorėt u vranė. Prandaj duhet tė shkruhet: vdiq ose humbi jetėn nė fatkeqėsi komunikacioni, apo nė minierė. Ėshtė koha qė kėto dukuritė e shprehjeve tė fshihen nga tė gjitha faqet informative, librat shkollore dhe bisedat shoqėrore tė njerėzve. Dukuri tjetėr nė vend tė fjalės kuptimplotė ėshtė edhe lajmi me rastin e dėnimit tė fajtorėve, tė cilėt nė vend se gjykata dhe shtypi tė deklarojnė se fajtori u dėnua me njė vit apo dy vjet burg, deklarojnė se fajtorėt u dėnuan me njė apo dy vjet heqje lirie. Parashtrohet pyetja pėrse zyrtarėt dhe gazetarėt shprehen me tabu, qė do tė thotė se kanė frikė nga “bestytnia” shtetėrore. Vallė, kaq e ndjeshme dhe prekėse qenka fjala dėnim i fajtorit, saqė nė vend tė saj shprehen me sintagma tė ndryshme zbutėse tė panevojshme. Kjo do tė thotė sikur nė vend tė fjalisė kuptimplote “diplomati gėnjen”, gazetari duhet tė shprehet me butėsi se “diplomati nuk e thotė tė vėrtetėn”.

      Shkelje tė rregullave gjuhėsore ndodhin edhe me shtrembėrimin e emrave tė pėrditshėm autobuz dhe guzhinė, nė vend se tė shqiptohen drejt autobus dhe kuzhinė. Siē dihet fjalėt autobus dhe kuzhinė janė me prejardhje nga frėngjishtja autobus dhe cuisine, prandaj obligohen qė qytetarėt t’i shqiptojnė dhe t’i shkruajnė drejt. Kur ndonjė nėnė lind binjak (kupto dynjakė), shtypi shkruan se nėna lindi dy binjakė, qė do tė thotė se nėna ka lindur katėr fėmijė. Duhet pasur kujdes se parashtesa latine bi do tė thotė dyfish, prandaj vetė fjala binjak do tė thotė dyfėmijė. Me parashtesėn latine bi shkruhen edhe fjalėt bilateral (dypalėshe), bigami (martesė me dy gra), bimester (dymujor), bicycle (biēikletė) qė do tė thotė dyēikletė prej dy rrathėsh. Gjithashtu nė vend tė fjalės me burim neolatin dubloj duhet tė shkruhet dyfishoj, kurse nė vend tė fjalės duplikat shkruhet dyfish.

Pėrdorimi i fjalės sė huaj nė vend tė fjalės shqipe

      Keqpėrdorimit tė gjuhės shqipe nuk i shpėtojnė edhe fjalėt e huaja, tė cilat pa ndonjė arsye futen nė shkrimet shqiptare. Rastet janė tė shpeshta, sidomos kur autorėt nuk e dinė se fjalėt janė sinonime: e para nė gjuhėn e huaj dhe e dyta nė gjuhėn shqipe. Njė ndėr fjalėt mė tė shpeshta tė gjuhės publicistike qė pėrdoret ėshtė fjala e huaj “human”, nė vend tė fjalės shqipe “njerėzor”. Kurse fjalėt trim dhe hero, atdhetar dhe patriot, pakuptim dhe absurde, vėrtetoj dhe konfirmoj, mbėshtet dhe suporton (anglisht support) kanė njė kuptim: tė parat janė shqip, tė dytat neolatine. E njėjta gjė ndodh edhe me fjalėn sinonime grackė dhe kurth dhe duhet tė pėrdoret njėra prej tyre. Foljet shaj, fyej dhe ofendoj janė sinonime dhe duhet pėrdorur njėrėn prej tyre, prandaj nuk thuhet pėrse mė shau dhe ofendoi. Mė ritmike tingėllon shqip kur thuhet zgjodhi dhe pėrzgjodhi, apo zgjedhėsi dhe pėrzgjedhėsi se me anėn e pėrdorimit tė fjalės neolatine zgjodhi e seleksionoi apo zgjedhėsi dhe seleksionuesi, kjo fundit ėshtė fjalė latine selectio qė do tė thotė pėrzgjedhje me njė kriter tė caktuar: pėr tė zgjedh mė tė mirat ose mė tė pėrshtatshmit. Duhet pasur parasysh se sinonimet e panevojshme e hutojnė lexuesin e ri, kurse lexuesin me pėrvojė e mundojnė. Dukuri e fjalėve me kuptim tė njėjtė ndodh edhe me titujt e forumeve ndėrkombėtare, psh. “Anėtar i Bordit Kėshillimor” (shqip del Anėtar i Kėshillit Kėshillimor) nė vend se tė thuhet “Anėtar i Komisionit kėshillimor”. Kėto sinonime pėrsėriten kėshtu: …ndaj humanizmit dhe njerėzimit, ose …kjo nuk ėshtė aspak humane dhe njerėzore, por edhe …fytyra jote plotė nuri dhe dritė, shpirtėror dhe psikologjik, nė pėrfundim tė kėsaj mund tė konkludoj (nga lat. concludere qė do tė thotė pėrfundoj)…Me njė revistė letrare kam hasur pėrsėritjen e fjalės me kuptim tė njėjtė: vjershė mė sensibile e mė tė ndieshme, gjithashtu ndjeshmeria dhe sensibiliteti i kėtij poeti etj. Unė habitem pse redaksitė shqiptare i durojnė kėto gabime tė skajshme, tė cilat e mundojnė lexuesin shqiptar. Gjithashtu fjalia me fjalėn e huazuar nga frėngjishtja toksik “Nxėnėsit u helmuan me helm toksik”, duhet shkruar shqip: Nxėnėsit u helmuan me lėndė helmuese. Po tė shkruhen shqip, fjalitė e sipėrshėnuara dalin qesharake: …kjo nuk ėshtė aspak njerėzore dhe njerėzore; …ndaj njerėzimit dhe njerėzimit; …plotė dritė dhe dritė, shpirtėror dhe shpirtėror, meqė psikologjia merret me studimin e shpirtit tė njeriut, …u helmuan me helm helmues, nė pėrfundim tė kėsaj mund tė pėrfundoj… etj. E njėjta pėrsėritje ndodh edhe me fjalėn konkrete vdiq. Derisa nė fjalinė e parė tė lajmit shkruan se personi ka ndėrruar jetė, nė fjalinė e dytė shkruan se personi vdiq. Kjo tregon pasigurinė e gazetarit, ndaj pa ndonjė arsye i thekson fjalėt me kuptime tė njėjta. Prandaj nėse gazetarėt gabojnė nė drejtshkrimin e gjuhės shqipe, janė kryeredaktorėt dhe lektorėt, tė cilėt duhet t’i evitojnė kėto gabime tė ndjeshme.

      Ėshtė njė emėr i pėrgjithshėm anglisht Icebergaisbe:g) ajsberg, qė si shprehje figurative ka zėnė vend nė tė gjitha gjuhėt e botės dhe nė gjuhėn shqipe. Prandaj prej frazeologjisė anglisht “tip of iceberg” ėshtė pėrshtatur fjala shqip dhe anglisht Maja e ajsbergut nė vend se tė thuhet shqip Maja e akullnajės. Akullnajė - sipas fjalorit do tė thotė njė masė e madhe e akullit qė ndahet nga akullnaja e maleve polare dhe me ndihmėn e valėve dhe erės lėviz pėrqark me pjesėn tjetėr qė gjendet nėn sipėrfaqen e detit. Nėse ėshtė e domosdoshme tė thuhet fjala me prejardhje angleze, “Maja e ajsbergut”, pse atėherė tė mos thuhet sipas tekstit “Maja e isbergut”, derisa emri i vendit gjeografik “Iceland” anglisht shqiptohet (‘aislėnd), kurse shqip Islandė. Psh. gjuha suedeze qė i pėrket grupit tė gjuhėve gjermane, nuk i shqipton emrat anglisht, por suedisht, ngjashėm sikur nė gjuhėn shqipe: iconaikon) dhe icebergaisbe:g), shqip thuhen ikonė dhe isberg. I njėjti gabim ndodh edhe me shprehjen gjeografike dhe historike, tė cilėt nė vend se tė shkruajnė: “vise iliro-shqiptare”, shkruajnė “vise iliro-arbėrore-albane-shqiptare”. Ky lloj shqiptimi i tepėrt krijon huti te lexuesi shqiptar dhe tė huaj, sikur tė numėroheshin njė varg fisesh tė ndryshme shqiptare, kur dihet se ato kanė njė kuptim.

      Pastaj vijnė edhe fjalėt e ēoroditura (jo tė fantaksura, siē shprehen sipas internetit shqip) nga ministrat dhe zyrtarėt shtetėror, tė cilėt nė vend tė fjalės shqipe e pėrdorin fjalėn e huaj. Prandaj Ministria Shqiptare, apo siē thotė populli ajka e shtetit, nė vend se ta mbrojnė gjuhėn shqipe, e dėmtojnė edhe mė shumė. Ata nė vend tė fjalės shqipe shumicė-a e pėrdorin fjalėn e huaj mazhorancė, qė vjen prej gjermanishtes majoritet. Jo vetėm kaq, sepse kur nė parlamentin shqiptar thuhet majoritet, e kėrkon nevoja, qė si kundėrpėrgjigje tė thuhet edhe fjala e huaj minoritet, qė do tė thotė pakicė. Prandaj ministrat dhe gazetarėt, pse jo edhe populli le tė zgjedhin: ose tė thonė gjermanisht dhe latinisht grupi i deputetėve mazhorancė - minoritet, ose tė thonė shqip grupi i deputetėve shumicė - pakicė. E njėjta fatkeqėsi ndodh edhe me fjalėn mocion, qė vjen prej fjalės frėnge motion dhe do tė thotė propozim (nė kuvend), kėshtu shkruan nė Fjalorin Frėngjisht - Shqip tė Vedat Kokonės. Nė vazhdim fjal--a librore konfidenciale, qė shpesh pėrdoret nė postėn elektronike pėr ruajtjen e fshehtėsisė, (frėn. Confidetiel) do tė thotė fshehtėsi, e besueshme, mirėbesim ose midis nesh. Kėtij ligjėrimi libror nuk i shpėton edhe fjala prioritet qė vjen prej frėngjishtes priorité dhe do tė thotė pėrparėsi, (fjalori i gjuhės shqipe nuk e pėrfshin), prandaj nė vend tė fjalės sė pėrbėrė shqipe mirėbesim, po pėrdoret fjala konfidencė nga frėngjishtja confindent. Nė faqen elektronike “kosovapress” shkruante “tė jenė prioritet i prioriteteve tė KK tė Klinės”, pėr tė cilin mendova se autori i shkrimit ėshtė nga diaspora, nė vend se tė shkruante shqip: “pėrparėsi e pėrparėsive tė KK tė Klinės”. Kėshtu veprohet edhe me fjalėn kauza, qė vjen prej latinishtes causa, nė vend tė fjalės shqipe ēėshtje, qė tingėllon bukur. Prandaj nuk duhet shkruar me fodullėk “kauza kombėtare”, “kauza shqiptare” etj. etj., por shqip ēėshtje kombėtare, shqiptare, etj. Kur ndonjė shqiptar mendjemadh nė vend tė fjalėve shqipe parimi, cilėsia dhe sasia pėrdorė fjalėt e huaja “principi”, “kualiteti” dhe “kuantiteti”, duhet angazhuar pėrkthyes, sepse janė fjalė tė panjohura nė gjuhėn shqipe. Nė vazhdim vijon fjala e huaj e panevojshme, po aq edhe e pakuptueshme: injorim (nga lat. ignorare) nė vend tė fjalės shqipe mohoj dhe mohim.

      Fjala neolatine fiksion (ficktion) nė gjuhėn shqipe shkruhet sajim, trillim dhe shpikje. Ėshtė pėr t’u habitur se si nė disa analistė pėrdorin fjalėn e huaj fiksioni nė vend tė fjalės sė kuptueshme shqipe sajim, trillim, shpikje. Ky gabim ėshtė i ndėrsjellėt: e para analistėt nuk e dinė qė shqipja e ka fjalėn e pėrcaktuar sajim, dhe e dyta qė lexuesit shqiptarė nuk e kuptojnė fjalėn e huaj fiksion. Njė gabim tjetėr i zakonshėm po aq edhe i pafalshėm ėshtė se analistėt shėrbehen me fjalėn e huaj neolatine dezinformatė, nė vend tė fjalės shqipe keqnjoftim apo keqlajmėrim, kurse nė vend tė foljes dezinformoi duhet tė shkruhet keqnjoftoi apo keqlajmėroi, qė pa ndonjė vėshtirėsi kuptohet. Dihet qė gjuha shqipe ka njė varg fjalėsh tė pėrngjitura me ndajfoljen keq: keqardhje, keqbesim, keqbėrės, keqdashės keqkuptim, keqpėrdorim, keqtrajtim. Pėr ēudi, fjala neolatine dezinformatė mė shumė pėrdoret nė shkrimet shqipe se nė gjuhėt tjera romane: psh. fjala me burim latin desinformation anglisht thuhet misleading, suedisht vilseledande, frėngjisht trompeur. Kurse nė vend tė fjalės frėnge dezintegrim duhet tė shkruhet shpėrbėrje. Nė vend tė fjalės italiane territori - territoriale duhet tė pėrdoret fjala shqipe trualli trojet - tokat, prandaj nuk thuhet territoret shqiptare, por trojet ose tokat shqiptare. E njėjta gjė vlen edhe pėr emrin me burim italian tavolinė, nė vend tė emrit shqip tryezė, (tryeza e punės). Kurse nė vend tė fjalės neolatine tentativė, duhet orvatje ose pėrpjekje, pėrndryshe fėmijėt shqiptarė nuk e kuptojnė. Spektatori me burim neolatin shqip pėrkthehet kuptueshėm shikues, ndaj nuk thuhet telespektator tė pandershėm, por teleshikues tė nderuar.

      Edhe njė furnizim tjetėr i panevojshėm ėshtė fjala me burim latin adoleshent, qė mund tė thuhet shqip djalėria dhe vashėria, kurse pėr tė dy gjinitė mund tė thuhet rinosh: fjalė qė do ta kuptonin edhe filloristėt. Fjala e pėrhapur hezitim/hezitoj me burim nga gjuha latine haesitare (hesitera) nė FGJSSH, nuk gjendet, pėrveē fjalės shqipe ngurrim dhe ngurroj qė do tė thotė qėndrim i pavendosur pėr tė bėrė diēka, mungesė vendosmėrie, lėkundje. Pastaj vjen komplimenti i pakripė mbretėror “Ekselenca e Tij” me pėrshtatje nga frėngjishtja “Son Excellence” nė vend tė fjalės sė bukur shqipe - Shkėlqesia e Tij. Kjo tė kujton fjalėn urtė, “pula e fqinjės ėshtė mė e shijshme”, qė do tė thotė se fjala e huaj bėhet mė e dashur. Kėshtu ndodh edhe me mbiemrat e zakonshėm tė burimit latin objektive dhe subjektive, nė vend tė shqiptimit tė kuptueshėm parėsore dhe dytėsore, prej nga thuhet se materia ėshtė parėsore, kurse ndėrgjegjja dytėsore. Gjithashtu nė vend tė fjalės shqipe nismė-a (nismėtar) me kuptim tė bukur dhe popullor, pėrdoret fjala frėnge initiativ me burim latin initium - iniciativė-a, iniciator-i. Pikėrisht emri i qytetit tė vjetėr ilir Naisus ka burimin e foljes shqipe nis. Prandaj nuk shkruhet iniciativa dhe iniciator, por nismė dhe nismėtar, jo Iniciativa Qytetare, por Nisma Qytetare. E njėjta gjė ndodh edhe me fjalėn neolatine editor-edituar-editoj nė vend tė fjalės shqipe: botues-botuar-botoj. Por ka raste kur disa zyrtarė shkruajnė gabimisht tė dy fjalėt botues dhe editor, por edhe edicioni botues qė janė pėrsėritje fjalėsh: botuesi botues qė kanė njė kuptim, kurse nė FGJSSH nuk gjenden. Pastaj vjen fjala frėnge prononcim-prononcoj qė ka vėrshuar nė tė gjitha shkrimet shqiptare nė vend tė fjalės sė kuptueshme shqipe shqiptim-shqiptoj ose kumtim-kumtoj sipas Fjalorit Frėngjisht-shqipe tė Vedat Kokonės. Vlen tė shtoj se kėto fjalė tė huaja hyjnė pa nevojė nė gjuhėn shqipe, pėr tė cilėn lexuesi detyrohet tė mėsojė kuptimin e fjalės sė huaj tė gazetarit “unė prononcohem”, nė vend se tė shkruajė “unė shqiptohem apo shprehem”. Kurse nė vend tė fjalės neolatine perceptoj, perceptim, perceptues dhe perceptueshėm, sipas fjalorit “Pėr pastėrtinė e gjuhės shqipe” mund tė pėrdoret fjala shqipe pėrkap, pėrkapje, pėrkapės dhe pėrkapshėm. Gabimisht pėrdoret edhe folja kalimtare dhe vetvetore irritoj-irritohem, qė ėshtė me prejardhje latine irritera; pastaj nė vend se tė shkruhet standard-et, shtypi shqiptar shkruan gabimisht standartet. Prandaj nuk thuhet (shkruhet) burri apo plaga irritohet, por shqip burri apo plaga acarohet - pezmatohet, tė cilėn mund ta kuptojnė tė gjithė lexuesit shqiptarė. Po kėshtu, nė vend tė fjalės sė pėrhapur me pėrmasa ndėrkombėtare implementim, qė vjen nga anglishtja implementation dhe do thotė zbatim, pėrmbushje mund tė pėrdoret fjala e pėrshtatshme shqipe zbatim. Nė vend tė fjalės sė huaj “konsensual” (lat. konsensus) mund tė shkruhet pėlqim, pajtim ose bashkim, prandaj fjalia nga salla e Kuvendit Shqiptar “vetėm njė kandidat konsensual” duhet tė shkruhet shqip: vetėm njė kandidat me pėlqim. E njėjta gjė ndodh edhe me fjalėn konsortium (lat. consortium) qė do tė thotė shoqatė, fjalė qė e kuptojnė tė gjithė, dhe jo njė grup veprimtarėsh tė organizatės punuese. Nėse njė grup pėrdorin fjalėn e huaj, drejtpėrdrejtė duhet tė parashtrojnė pyetjen se ē’ do tė thotė fjala e huaj dhe si rezultat i saj ta shkruajnė shqip. Prandaj pėrdorimi i panevojshėm i fjalės sė huaj nė vend tė fjalės shqipes nuk mund quhet ndryshe, pos mendjemadhėsi. Pikėrisht gjuha suedeze nė vend tė fjalės neolatine konsortium e pėrdor fjalėn e kuptueshme suedisht sällskap (selskap-shoqatė), fjalė, e cila nuk gjendet nė fjalorin e gjuhės sė sotme shqipe dhe atė suedeze. Pastaj nė vend tė fjalės sė pėrhapur shqipe treshi (kryesisht nė mesin e fėmijėve dhe rinisė), nė fjalorin e diplomacisė shqiptare pėrdoret fjala e panevojshme ruse trojka. Ngjashėm sikur fjala e huaj “trojka” nė politikė, nė gjuhėn shqipe ka hyrė edhe fjala e huaj angleze (investigate-tion) = investigim dhe investigator nė vend tė fjalės sė kuptueshme shqipe gjurmim dhe gjurmues ose hulumtim dhe hulumtues. Gjuha suedeze, ku unė jetoj, nuk e pėrdorė fjalėn e huaj angleze "investigate-tion", edhe pse pėr nga struktura gjuhėsore ėshtė e afėrt me gjuhėn angleze. Gjithashtu nuk thuhet ombudsmani kombėtar sipas fjalės angleze apo Ombudspersoni (lat. persona), por shqip pėrfaqėsuesi kombėtar. Ndėrsa po tė thuhet shqip Kryetari i Republikės sė Shqiperisė, z. Alfred Moisiu, dhe jo presidenti (fjalė frėnge), do ta kuptonin edhe fėmijėt parashkollor. Prandaj sa mė bukur qė shkruhet shqipja, aq mė madhėshtore do tė jetė kultura kombėtare.