Vendimet e politikave arsimore nė gjuhėn shqipe

 

Eqrem Cabej pėrcakton qėndrimin

e politikave arsimore nė Himarė

 

Shkruan: Ledi Shamku-Shkreli, Tiranė, 04. 05. 2009

______________________________

Dokumenti: Promemorje e hartuar nga Eqrem Ēabej

 

     Kjo letėr ėshtė njė Promemorie e hartuar dhe e paraqitur nė vjetin 1936 nga Eqrem Ēabej, kur ai kryente funksionin e inspektorit nė Ministrinė e Arsimit t’asokohe. Ėshtė nė vetvete pėrgjigja zyrtare e Shtetit Shqiptar ndaj njė kėrkese pėr ēelje tė shkollave greke nė katundet tona Himarė, Dhėrmi e Palasė. Dy elemente bien nė sy nė kėtė relacion zyrtar:

 

     1. Sė pari pėrgjegjshmėria e shtetit asokohe si dalėzotės i edukimit tė shtetasve tė vet, e cila nuk dėftohet me vorbulla fjalėsh marrakote si tė sotmet, po pėrmes politikave konkrete arsimore nė restaurimin dhe mėkėmbjen e shkollave, nė shtimin e personelit mėsimdhėnės e poashtu nė bursat tė veēanta pėr “djelm e vajza tė kėsaj krahine, nga familje tė vobekta dhe arsimdashėse”.

     2. Sė dyti, ky relacion dallohet pėr njė analizė tė imtė dhe tejet profesionale tė elementeve kulturore, mbi tė cilat janė themeluar vendimet e politikave arsimore. Sjellim kėtu njė fragment nga pėrimtimi i Ēabejt-inspektor arsimi: “Himara nė tanėsinė e sajė ka qenė dhe asht njė krahinė shqiptare, ku sundojnė edhe sot cilėsit e racės shqiptare ma fort se nė disa krahina tė tjera tė Shtetit t’onė. Pėr origjinėn shqiptare tė sė tre katundeve tė Himarės nė fjalė [Himarė, Dhėrmi e Palasė], flasin qartas zakonet krejt shqiptare labe tė tyne; po pėr kėtė origjinė flasin emnat e familjeve dhe tė vendeve (toponomastika). Sidomos flasin kangėt e vajtimet e tyne tė cilat janė shqip, zakonet ndėr lindje, martesa e vdekje si dhe ndėr festat e ndryshme tė vjetit [...]

     Tė tri kėto katunde e dinė vetė fare mirė shqiptarizmin e tyne dhe e kanė deklarue me ēdo rast kėtė tė vėrtetė. Ata e dijnė se janė nji fis me lebrit e Vlonės e tė Kurveleshit, me tė cilėt bajnė edhe sot krushqi me gjith ndryshimin e fesė. Banorėt e Palasės kallxojnė edhe sot se rrjedhin prej Dukatit tė Vlonės, banorėt e lagjes Gjilok tė Dhėrmiut krenohen e thonė se rrjedhin prej Kruje dhe kanė qenė ushtarė tė Skanderbeut. Tė tre katundet e dijnė edhe sot se kanė far’e fisin e vet nė Labėri: nė Progonat, nė Nivicė tė Kurveleshit dhe nė katundet Velēė, Tragjas e tė tjera tė Vlonės. Nga kėto fakte rezulton pra nė mėnyrė tė padyshimtė se tė tri katundet janė origjinė shqiptare. Ato nuk mund tė quhen jo minoritet i plotė si Ēamėrit t’onė nė Greqi, po as edhe minoritet gjuhe, as race”.

     Kanė kaluar plot 73 vjet nga koha kur Ēabej hartoi Promemorien mbi shkollat e Himarės. Ajo ēka shenjon pėrshtypjen tonė pas leximit tė saj ėshtė fakti se si nė fushė tė gjuhėsisė, ashtu edhe nė punė tė edukimit kulturor e arsimor, kontributi i Ēabejt vijon tė mbetet modern e aktual. Dhe nuk mund tė ishte ndryshe, pasi kėtė kontribut shumėplanėsh e ngjizi diēka e pakohshme: dashuria pėr vendin dhe njerėzit e kėtij vendi. Kjo dashuri ka njimend forcė tė pėrtėrijė gjithēka, deri edhe vetė politikėn.

 

Promemorie:

Mbi shkollat e Himarės, paraqitun

prej Ministris s’Arsimit

 

     Tė merren masa mbi disa persona qė janė agjenta tė konsullatave greke tė Vlonės e tė Sarandės si Thanas Babi nė Vlonė, Dhimitėr Muēo nė Dhėrmi, Vangjel Rusi nė Dhėrmi, ish kryeplak i lagjes Gjilek, Niko Milo dhe Sokrat Palaj nė Himarė, Jorgji Bollano nė Himarė e Miho Zhonga nė Sarandė, si edhe mbi tė tjerė qė njef administrata t’ushtrohet nji kontroll i fortė dhe tė mos u lihet dorė e lirė...

 

1936
     Lutja e tė tre katundeve: Himarė - Dhėrmi e Palasė

 

     Tė tri katundet e nėnprefekturės sė Himarės: Himarė, Dhėrmi e Palasė me shkresat Nr.1256 dt. 7.V. 1936 e Nr. 1256/II dt. 16.V.1936 i janė drejtuar kryesisė sė Kėshillit ministruer qė t’u apin leje pėr ēelje shkollash greke minoritare. Lutja e Himarės pėrmend 144 nėnshkrime: nga kėto janė 64 greqisht e 80 shqip. Lutja e Dhėrmiut pėrmban 121 nėnshkrime nga kėto janė 26 greqisht e 95 shqip. Lutja e Palasės pėrmban 88 nėnshkrime nga kėto janė 34 greqisht e 54 shqip. Prej kėsaj rrjedhė se nėnshkruesit nuk dijnė tė gjithė greqisht ose sė paku zotnojnė shqipen pėr nji pjesė tė mirė. Nji tjetėr pikė me randėsi nė kėtė lutje asht edhe fakti se janė shkrue prej nji dore dhe janė kopjet e njana tjetrės. Pra rezulton se lutjet i ka shkrue po nji dorė.

 

Shqiptarizmi i Himarės

 

     Fakti qė tė tre katundet nė fja pėrdorin greqishtė si gjuhė tė pėrgjithshme nė kėto brezat e fundit asht rjedhja e marrė dhanjeve tė ngushta sidomos tregtare qi ka pas Himara me ishujt grek, asht edhe rjedhja e propagandės sė vazhdueme sistematike tė kishės greke. Kėjo kishė ka qėnė sidomos qysh prej kohės sė Katerinės sė II. tė Rusisė (shekulli XVII - vegla e parė e nacjonaliste e grekve pėr greqizimin e 4 popujve ballkanikė e sidomos tė shqiptarėve tė jugut. Por Hirama nė tanėsinė e sajė ka qėnė dhe asht njė krahinė shqiptare, ku sundojnė edhe sot cilėsit e racės shqiptare ma fort se nė disa krahina tė tjera tė Shteti t’onė. Pėr origjinėn shqiptare tė tre katundeve tė Himarės nė fjalė flasin qartė zakonet krejt shqiptare labe tė tynė, pėr kėtė origjinė flasin emrat e familjeve dhe tė vendeve (toponomastik). Sidomos flasin kėngėt e vajtimet e tyne tė cilat janėė shqip, zakonet ndėr lindje, martese e vdekje si edhe festat e ndryshme tė vjetit. Thash me qėnė se nė folklorė pėrgjithėsisht ruhen sekretet e vjetra tė jetės etike, rezulton pra se gjuha greke qė ata kanė adoptue ma vonė asht pa dyshim ma e re se zakonet e vjetra shqiptare qė kan, sepse zakonet janė shprehje ma konservatore tė jetės shpirtėnore tė nji populli se sa gjuha. me gjithė kėtė duhet shtue se grat e mocme flasin dhe dijnė sot shqip nė katundet nė fjalė.

     Tė tri kėto katunde e dinė vetė fare mirė shqiptarzimin e tyre dhe e kanė me ēdo rastė kėtė tė vėrtetė. ata e dijnė se janė njė fie me labrit e Vlorės e tė Kurveleshit, me tė cilėt bajnė edhe sot krushqi me gjith ndryshimin e fes. Banorėt e Palasės kallxojnė edhe sot se rrjedhin prej Dukatit tė Vlorės, banorėt e lagjes Gjilok tė Dhėrmi-ut krenohen e thonė se rjedhin prej Kruje dhe kanė qenė ushtarė tė Skėnderbeut. Tė tre katundet e dijnė edhe sot se kan far’e fisin e vet nė Labri, nė Progonat, nė Nivicė tė Kurveleshit dhe nė katundet Velcė, Trajas e tjera tė Vlorės. Nga keto fakte rezulton pra nė mėnyrė tė pa dyshimtė se tė tria katundet janė origjinė shqiptare. Ato nuk mund tė quhen jo minoritet I plotė si Camėrit t’onė nė Greqi, por as edhe minoritet gjuhe aq race.

     Pėr kėto arsyet tė tria katundet nuk mund t’ u aplikohet rregullorja e shkollave mnoritare greke. ky vendim shtojmė se pajtohet me dėshirėn e flakėt tė njė pjese tė kosiderueshme tė popullsisė sė Himarės, Palasės e sidomos tė Dhėrmiut, e cila don vetėm shkolla shqipe. Asht pėr t’u shėnuese partija e shkollave shqipe pėrbahet ma tepėr prej tė rinjve dhe intelektualėve, kurse partia grekofono prej gjeneratės sė djeshme prej pleq dhe priftnash.

 

Mėsimi i Greqishtes dhe i fes

 

     Greqishtja: me qenė se kėto tri katunde kanė desherue disa vjet ma parė qė tė mėsojnė edhe gjuhėn greqishte, Ministria e Arsimit, me gjithė faktet qė permenden ma nalt, ka dhanė lejen, qyshė prej vitit 1930 pėr mėsimin e nji ore greqisht nė ditė pėr ēdo klasė tė ēdo shkolle nė tre katundet nė fjalė, d.m.th 6 orė nė javė pėr ēdo klasė. Ministria kėto 6 orė nė javė greqisht pėr ēdo klasė vazhdon t’i lejoj edhe sot, edhe ky mėsim vazhdon tė jepet. Mėsimi i greqishtes epet prej mėsuesish t’emnuem e tė paguem prej Ministris s’Arsimit. Nė lagjen Spile tė Himarės mėsuesi i Shqipes Zot.Nikolla Burbo, prej Spile-s nė vjetin 1935-36 ka dhanė nė ēdo klasė 5 orė shqip me nji orė greqisht nė ditė.

     Nė shkollėn Mashkullore tė Himarės ka nji mėsues tė veēantė tė greqishtes, Zot.Kost Ēollaqi, grekofon nga Kat. Ēerkoviē, komunė e Dhrovianit afėr Delvinės. Ky ep nga nji orė nė ditė greqisht pėr ēdo klasė. Nė shkollėn femnore tė veēantė tė Himarės deri sot nuk asht dhanė mėsim greqisht. Nė Dhėrmi ka nji mėsues tė veēantė tė greqishtes, Zot.Kristofor Kondi nga Vuno i Himarės. Ky ep nga nji orė greqisht nė ditė nė ēdo klasė tė kėsaj shkolle.

     Nė shkollėn femnore tė Dhėrmiut nuk asht dhanė ndonji orė mėsim greqisht. Nė shkollėn e Pėrzieme tė Palasės mėsuesi i Shqipes Zot. Spiro Fotiadhi nga Dhėrmiu ka dhanė nė vjetin 1935-36 nė ēdo klasė nga 5 orė shqip dhe nga njė orė greqisht. Mėsimi i fes: Pėrvec tė mėsimit tė greqishtes epet dhe mėsimi i fes i lejuem prej Ministris s’Arsimit dhe i dhanė prej mėsuesish qė kan dhanė dhe mėsimin e greqishtes. Mėsimi i fes asht dhanė jashta lokalit tė shkollės edhe jashtė orarit tė mėsimit, me anėn e qarkores tė Ministris s’Arsimit Nr.1641:9 dt.14.XI.1930. Por mbas shkresės tė Ministris sė P. Mbrendeshme Nr.23:70 Res dt.29.4.1936 drejtue Nenprefekturės sė Himarės, nė marrėveshje me Ministrin e Arsimit u vendos qė tė tolerohet mėsimi i fes brenda lokaleve tė shkollave shtetnore, prej mėsuesve qė mėsojnė greqishten dhe nė ditėn e mėrkurė dhe tė shtunė jashta orarit shkolluer. Pėr shkak tė numrit tė pakėt tė nxanėsve mėsimi i fes asht bamė kolektiv nė tė gjitha klasat dhe nė kėto shkolla: Shkolla e Spiles, Mashkullorja e Himarės, Mashkullorja e Dhėrmiut dhe shkolla e Pėrzime e Palasės, prej mėsuesve tė greqishtes qė pėrmenden ma nalt. Mėsimi i fes asht bamun nė gjuhė greqishte.

 

     VI. Bursat:

 

     Ministrija e Arsimit ka marrė sivjet dhe do tė marrin edhe nė vjetin e ardhėshėm shkolluer nji numėr bursistash djelm e vajza kė kėsaj krahine nga familje tė vobekta dhe arsimdashėse.

 

    Pėrfundim:

     Pėrfundimisht kemi nderin tė shėnojmė dhe pikat qė vijojnė: jemi tė mendimit se nji sjellje tepėr e butė e autoriteteve qeveritare nuk asht fort me vend pėr arsye se inkurajon grekomanėt. Tue pasė parasysh dhe paren e shumtė qė derdh Greqija nė Himarė dhe nė Jugė pėrgjithėsisht pėr qėllime propogande, mendojmė se asht e arsyeshme tė studjohen dhe tė merren disa masa tė reja:

     I.Tė detyrohet populli tė paguajė rregullisht taksat qeveritare,

     II.Tė ndalohen tė hyjnė lirisht nė Himarė propogandistėt grekomanė,

     III. mbi disa persona qė janė agjenta tė konsullatave greke tė Vlonės e tė Sarandės si Thanas Babi nė Vlonė, Dhimitėr Muēo nė Dhėrmi, Vangjel Rusi nė Dhėrmi, ish kryeplak i lagjes Gjilek, Niko Milo dhe Sokrat Palaj nė Himarė, Jorgji Bollano nė Himarė e Miho Zhonga nė Sarandė, si edhe mbi tė tjerė qė njef administrata t’ushtrohet nji kontroll i fortė dhe tė mos u lihet dorė e lirė. Gjithashtu tė mbikėqyren shoferėt qė shpiejnė e bien postėn dhe gazeta prej Himare nė Vlonė e nė Sarandė dhe prej kėtyne qyteteve nė Himarė.

     IV. Mbi kėta persona tė damshėm pėr interesat e nalta tė Shtetit t’onė mund tė zbatohen eventualisht e si mbas rastit dispozitat ligjore pr ndėshkimin eksemplarė tė tyne.

     V. Nxanėsit qė janė nė moshė prej 6 vjeē e nalt, do tė tėrhiqen tė shkojnė nė shkollat shqipe me masat dhe mjetet qė asht tu e marrė Ministrija e Arsimit. Nė rasė se do tė dėshtoshin kėto masa, vijimi nė shkolla do tė bahesh detyrueshėm si mbas nenit 28 tė D.L.O tė t’arsimit.

     VI. Nxanėsit qė venė nė shkollat ona si dhe besnikėt t’onė duhet tė gėzojnė lirinė e vet tė plotė dhe tė privilegjohen nė ēdo mėnyrė si me bursa tė mbrendėshme e tė jashtėme nėpunėsina e tjera.

     VII. Pasunija e konsiderueshme e Kishės sė Himarės, sot asht tue u pėrdorė pėr mjete propogandiste greke. Do tė duhet tė kontrollohesh prej autoriteteve pėrkatėse.

     VIII. Nėpunėsit e Administratės tė Drejtėsis e tė Gjindarmėris duhet tė jenė tė zgjedhun nga ēdo pikpamje, tė jenė njerz me kulturė dhe me eksperiencė nė jetėn e administratės, dh etė provuem nė pikpamje komnbėtare. Me sjellje tė mirė, me takt dhe me energji nė rasė nevoje kėta do tė fitojnė pak nga pak simpathin e banorve dhe do tė baj pėr vedi sidomos brezin e ri e shkolluer.

     Ministrija e Arsimit asht e mendimit se nė qoftė se nuk merren masa tė shpejta e adapte, kėjo ēėshtje do tė ket dy konseguenca: e para tė tre katundet nė fjalė do tė bahen minoritet grek kuptimin e vėrtetė e tė plotė tė fjalės: e dyta gjuha greke do tė fillojė tė pėrhapet dhe nė katundet e tjera tė Himarės, Vuno, Qeparo, Pilur dhe Kudhės. Jemi sė fundit tė mendimit se me fillimin e vjetit shkolluer qeverija duhet tė caktojė nji program veprimi nė Himarė, program i cili tė drejtojė veprimet e atyne dikastereve tė cilat janė t’interesuem nė Himarė.

Tiranė, me 18.IX..1936