Me rastin e 5 vjetorit tė vdekjes sė shkrimtarit,
psikologut, pedagogut dhe akademikut Bedri Dedja BEDRI DEDJA - KOLOSI I LETRAVE SHQIPE
* *
* Kėto ditė nė libraritė shqiptare dhe sė shpejti nė Panairin e Librit nė
Gjenevė, «The Best Seller» i letėrsisė shqiptare pėr fėmijė, romani
fantastiko - shkencor i shkrimtarit Bedri Dedja, Presidenti i Planetit tė
Kuq PRESIDENTI I PLANETIT
TĖ KUQ Shkruan: Elvira Dollomaja - 16.
04. 2009 _______________________________
Veprat e mėdha i kanė rrezistuar gjithmonė kohės, pėr
hir tė vlerave tė tyre tė mėdha. E kemi rastin tė marrim nė duar njė vepėr tė
tillė, e cila e ngre nė njė stad tė ri letėrsinė shqiptare pėr fėmijė tė
shekullit XXI. Botimi i librit Presidenti i Planetit tė Kuq i shkrimtarit
Bedri Dedja vjen pėr lexuesin e vegjėl shqiptar me njė format tė veēantė dhe
mjaft cilėsor. Romani fantastiko-shkencor ėshtė ndarė nė 40 kapituj dhe
shoqėrohet me ilustrime interesante, qė ngacmojnė imagjinatėn e fėmijėve
gjatė leximit. Ndėrsa subjekti mjaft interesant ka njė vijueshmėri lineare tė
ngjarjeve. Historia
fillon me frazėn e hasur shumė shpesh nė pėrrallat e vjetra: Na ishte njė here
Kjo fjali, sė
bashku me personazhet qė vijnė nga veprat e mėparshme tė autorit (Fatbardh
Pikaloshi dhe Njė Udhėtim i Rrezikshėm), tė lėnė pėrshtypjen se kjo
histotri buron nga thellėsitė e shekujve, sė bashku me misteret e tyre. Gjuha
e shkrimtarit ėshtė e thjeshtė, e qartė dhe duket sikur kumbon jehonėn e
tyre. Kjo histori ėshtė njė histori sa e vjetėr, aq edhe e re. Ngjarjet duket
sikur vijnė nga lashtėsia, mbushur me mistere dhe vendosen nė kozmos nė
bashkėkohėsi. Lufta mes sė mirės e sė keqes ėshtė njė luftė e gjatė qė
kapėrcen shekujt e qė pėrsėritet e ripėrtėrihet vazhdimisht. Kjo temė madhore,
nė qėndėr tė veprės vjen e pozicionuar nė njė shekull tė ri e nė njė
dimension tė ri. Brezat evolojnė e bashkė me ta, edhe mjetet e argėtimit. Pėr tiu
pėrshtatur kėtij zhvillimi shumėdimensional, Bedri Dedja ka sjellė njė libėr
sa bashkėkohės, aq edhe vizionar pėr tė ardhmen. Ai duket se e njeh nė
thellėsi botėn e fėmijėve dhe kėrkesat e tyre, mbasi nė kėtė roman ai ka
ndėrthurur dijen, fantazinė, shkencėn, ėndrrat dhe edukimin. Pėr ta paraqitur
mė konkretisht ndėrtimin e kėsaj vepre madhore, unė e kam ndarė atė nė tre
boshte kryesore: ·
Sė pari, boshti kryesor ku mbėshtetet ky libėr ėshtė
fantazia, qė arrin majat mė tė larta, duke i pozicionuar tė gjitha ngjarjet
dhe temat mė tė mprehta aktuale, nė kozmos. Fantazia ėshtė shumė e
rėndėsishme dhe e shėndetshme pėr botėn e fėmijėve ; prandaj shkrimtari Bedri
Dedja, nėpėrmjet saj e ka pasuruar veprėn e tij tė fundit me shumė imagjinatė
dhe ide kreative. Mund tė themi se personazhet e vegjėl lundrojnė nė njė det
plot ngjyra e fantazi ashtu si Saturni qė shpalos pėrpara shkencėtarėve tė
vegjėl ylberin e ngjyrave tė tij. ·
Sė dyti, boshti tjetėr ėshtė dija. Ky libėr shėrben edhe
si njė libėr shkollor, sepse u transmeton fėmijėve dije shkencore e shumė tė
vėrteta pėr galaktikėn tonė. Ata mund tė mėsojnė shumė mirė duke u argėtuar
nėpėrmjet kėtij libri. Leximi i ngjarjeve ngjall shumė emocione, i argėton
fėmijėt por kėrkon edhe njė punė mendore pėr tė zbuluar misteret e shumta. Ky
aktivitet i trefishtė gjatė leximit ndihmon nga ana tjetėr edhe nė aftėsimin
dhe zhvillimin mendor tė tyre. Nė fushėn e pedagogjisė bashkėkohore synohet
drejt hartimit tė kėtyre librave, qė ndėrthurin dijen me argėtimin ; prandaj
do tė thoja me bindje tė plotė se ky libėr i psikologut dhe shkrimtarit tė
madh pėr fėmijė Bedri Dedja ėshtė ideal pėr tė mėsuar dhe argėtuar
njėkohėsisht lexuesit e vegjėl. ·
Sė treti, boshti tjetėr ėshtė edukimi. Nėpėrmjet kėtij
libri, Bedri Dedja do tė mbjellė farėn e sė mirės nė ndėrgjgjegjen e ēdo
lexuesi. Ai kėrkon tu tregojė atyre rrugėn e drejtė qė duhet tė ndjekė
sejcili, humanizmin, trimėrinė, zgjuarsinė dhe pasionin pėr shkencėn dhe tė
vėrtetėn. Shkrimtari transmeton nė mėnyrė tė natyrshme frymėn pozitive pėr tė
kontribuar sejcili nga ne pėr tė mirėn e vėndit, botės sonė dhe mbarė
njerėzimit. Mesazhi mė domethėnės qė transmeton vepra ėshtė : « Sistemi
diellor duhet tė shkojė vetėm pėrpara
gjithnjė nga e mira dhe e mbara ».
Duke shfletuar faqet e librit, kuptojmė qartė se autori i tij, Akademiku
Bedri Dedja ishte njė dashamirės i madh i shkencės, zhvillimit dhe pėrparimit
tė njerėzimit. Pra kuptohet qartė se kėtė zhvillim tė saj, Ai e do nė dobi tė
njerėzve e vetėm nė shėrbim tė tyre. Kėto tre boshte kryesore ku mbėshtetet ndėrthurja
e subjektit tė romanit fantastiko-shkencor «Presidenti i Planetit tė Kuq»,
i japin kėsaj vepre vlera tė padiskutueshme artistike, pedagogjike e humane.
Maksim Gorki ka thėnė se «
Libri ėshtė
njė nga ēuditė njerėzore, i cili mė jep mundėsinė tė kuvendoj me njerėzit.
» E Bedri Dedja, nėpėrmjet kėtij libri kuvendon me lexuesit e
vegjėl ashtu si me fėmijėt e tij. Por ai siguron edhe njė komunikim alegorik
me lexuesit e rritur, sepse tė gjitha mesazhet qė transmeton kjo vepėr
madhore, vlejnė pėr lexuesit e tė gjitha moshave, mbasi janė mesazhe shumė tė
forta, qė tė bėjnė tė mendosh e tė reflektosh thellė. Vepra mbyllet me ėndrrėn. Ato janė shpresat qė
shtyjnė sejcilin nga ne tė luftojė e tė ndryshojė botėn. Kėto ėndrra nuk ka
rėndėsi nėse i ka njė i rritur apo njė fėmijė; mjafton qė ato ti shėrbejnė
qėllimit mė suprem: zhvillimit dhe sė mirės, mbasi e nesėrmja do ti bėjė
realitet. Shkrimtari Bedri Dedja, nėpėrmjet kėsaj vepre
transmeton nuancat mė tė bukura tė sistemit tė unazave qė rrethojnė artin me
botėn e fėmijėve, duke e transformuar artin e tij nė njė ylber shumėngjyrėsh
qė tėrheq vėmėndjen e fėmijėve. Dhe bota e fėmijėve vjen nė kėtė libėr si njė
ylber me mistere e bukuri kozmike qė mund ti zhbirojė sejcili duke e lexuar
e rilexuar me ėndje romanin Presidenti i Planetit tė Kuq. Shijojeni pra, kėtė mrekulli qė e gjeni vetėm njė
here! |