Nė 90 vjetorin e lindjes sė Gjon Serreēit

 

GJON SERREĒI (1920 - 1947) PRIJATAR I LĖVIZJES

NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE

 

Shkruan: Ahmet Qeriqi * Prishtinė, 11. 02. 2010

 

 

     Gjon Serreēi ka qenė njėri ndėr intelektualėt dhe personalitetet mė tė shquara dhe mė me ndikim tė Lėvizjes Nacional Demokratike Shqiptare tė Kosovės. Gjoni, ishte i biri e Gjergj Serreēit. Lindi nė Ferizaj mė 11 shkurt tė vitit 1920. Nėna e Gjergjit quhej Anisa, e gjinisė  Kurti, po ashtu nga Ferizaj. Mėsimet e para i mori nė vendlindje. Duke qenė se shquhet pėr zell dhe talent tė veēantė, babai, Gjergji, e regjistron nė Seminarin peshkopal nė Prizren, tė cilin edhe e kryen me sukses.

     Nė vitin shkollor 1940-1941 u regjistrua nė Fakultetin Filozofik tė Zagrebit, ku studioi deri nė vitin 1943. Ndėrkohė vazhdon studimet nė Firencė tė Italisė. Vetėm pak kohė pasi kthehet nė Kosovė nė vitin 1944, duke qenė nė postin e kryetarit tė komunės nė Babush tė Ferizajt, arrestohet nga Gestapoja dhe nė qershor tė po atij viti internohet nė Vjenė nė mesin e shumė antifashistėve. Pas kapitullimit tė Gjermanisė Naziste, Gjoni kthehet nė Kosovė dhe nė vjeshtė tė vitit 1945 pranohet profesor nė gjimnazin “Sami Frashėri” tė Prishtinės. Ka  qenė nė kontakt me lėvizjet pėrparimtare tė kohės dhe nėn ndikim tė literaturės atdhetare tė Gjergj Fishtės, Ndre Mjedės, Naim Frashėrit e tė tjerėve.

     Duke qenė i ndikuar nga qarqet e lėvizjeve demokratike evropiane tė kohės, Gjon Serreēi, sė bashku me profesor Ymer Berishėn, Luan Gashin e tė tjerė pretendon krijimin e njė lėvizjeje tė re nacional-demokratike, e cila nuk ishte komuniste, por as balliste. Gjon Serreēi, Ymer Berisha e disa intelektualė tė tjerė si: Kemajl Skėnderi, Hysen Tėrpeza, Hasan Bilalli, Hilmi Zariqi, Arif Shala, Osman Bunjaku, Azem Jashanica, Ajet Gėrguri e tė tjerė, pėrfaqėsonin rrugėn autentike tė ēlirimit dhe bashkimit kombėtar, duke u mbėshtetur nė vlerat e demokracisė perėndimore.

 

 

     Duke folur pėr kėtė zhvillim pozitiv, afirmativ tė lėvizjes ēlirimtare, njėri ndėr ideologėt e kėsaj lėvizjeje, Hysen Tėrpeza  nė Kuvendin e Tunushės, nė dimėr tė vitit 1945, kishte propozuar qė organizatat luftarake nacionaliste tė asaj kohe  tė quheshin Komiteti Nacional Demokratik Shqiptar. Tė pranishmit nė atė  tubim kanė pranuar propozimin e Hysen Tėrpezės.

Gjon Serreēi, njė intelektual i ri me orientime  demokratike kombėtare, kishte dijeni pėr rirreshtimin e forcave atdhetare.

     Pas thyerjes sė rezistencės tė Shaban Polluzhės dhe tė Mehmet Gradicės,  nė Drenicė nė mars tė vitit 1945 dhe ikjes pėr nė Greqi tė grupit tė Adem Gllavicės dhe tė Qazim Llugaxhiut, nė vjeshtė tė po atij viti, forcat atdhetare nacionaliste tė kohės pretendonin qė sėrish tė rirreshtoheshin.

     Gjon Serreēi asokohe punonte profesor nė gjimnazin real, “Sami Frashėri” tė Prishtinės. Ai, pėrmes disa miqve tė besuar kishte vendosur kontakte me Azem Jashanicėn, Ajet Gėrgurin, ndėrsa mbante kontakte korrespondence edhe me Imer Berishėn, Marie Shllakun, Ndue Perlleshin. Mbante lidhje edhe me kreun nacionalist tė Shkupit, si me Kemajl Skėnderin, Mahmut Dumanin.

     Nė prill tė vitit 1946, Gjon Serreēi ishte nė mesin e veprimtarėve militantė, qė mendonin se duhej likuiduar fizikisht disa elementė tejet tė dėmshėm pro-jugosllavė. Asokohe merr pjesė nė pėrgatitjen e njė atentati tė pasuksesshėm kundėr Alush Zariqit, kryetar i Rrethit tė Prishtinės, komunist i pėrbetuar jugosllav. Pasi qe dekonspiruar plani i pėrgatitjes sė atentatit Gjon Serreēi me ndihmėn e njė nxėnėsi tė tij, bashkohet me Ajet Gėrgurin, i cili jetonte ilegalisht  nė fshatin Terstenik tė Drenicės.

     Po kėshtu Gjon Serreēi, i cili pėrcillte me shumė interesim rirreshtimin e forcave nacionaliste, vė kontakt edhe me prijėsit e ēetave nė malet e Llapit e tė Gollakut, tė cilat vepronin tė izoluara, nė tėrheqje e sipėr, nė mungesė tė komunikimit dhe konsolidimit tė radhėve.

Mė 27 prill tė vitit 1946, Gjon Serreēi i bashkohet ēetės sė Shemsi Hazir Gashit tė fshatit Mramor. Kjo ēetė nacionalistėsh tė njohur vepronte nė rajonin e maleve tė Llapit e tė Gollakut. Duke qenė se Shemsiu kishte konsideratė tė posaēme pėr pėrkushtimin dhe pėrcaktimin atdhetar tė profesor Gjon Serreēit, me qėllim pėr  t`u pėrkujdesur pėr tė nė mėnyrė tė veēantė, ai cakton disa truproje besnike si: Musli Gashin, Sadik Tushin, Brahim Gajtanin dhe Abaz Matiēanin. Kėta kishin pėr detyrė qė tė pėrkujdeseshin pėr Gjon Serreēin, pėr tėrė komunikimin dhe korrespondencėn  e tij.

     Gjoni ishte tepėr i mirėpritur edhe nga kreu nacionalist i kohės. Nė radhė tė parė sepse ishte nacionalist, personalitet i arsimuar qė fliste disa gjuhė botėrore, dhe ishte kuadėr i cili nuk qe komprometuar nė organizimet politike, ideologjike tė asaj kohe.

     Gjon Serreēi merr pjesė nė Kongresin e Katėrt tė LNDSH-sė,  nė Kozmaq tė Drenicės. Kongresit tė Lipovicės i paraprijnė disa takime tė krerėve nacionalistė nė malet e Qyqavisė, pastaj nė Radishevė, Kotorr,  Runikė e vende tė tjera. Sipas  shkrimeve tė historianit, Islam Dobra, mė 1 maj tė vitit 1946 nė malet e Kozmaqit tė Drenicės u mbajt njė takim i rėndėsishėm i kreut nacionalist shqiptar.

     Kongresi i Katėrt, ndryshe quhej Kongresi i Besėlidhjes sė Madhe Shqiptare kundėr komunizmit. Personalitetet qė e udhėhoqėn Kongresin ishin: Ajet Gėrguri, kryetar i Komitetit Nacional Demokratik, Gjon Serreēi sekretar i LNDSH-sė sė Kongresit tė Katėrt dhe Ilmi Zariqi  kryetar i komitetit pėr Drenicė.1) Nė Kongresin e Katėrt para dhjetėra LNDSH-istėve kishin folur: Ajet Gėrguri dhe Gjon Serreēi. Ata i bėjnė njė paraqitje realiste zhvillimit tė ngjarjeve pas vendosjes sė pushtetit komunist nė Kosovė dhe nė Shqipėri. Nga analiza dhe shqyrtimi i situatės sė pėrgjithshme, konsiderohej e nevojshme qė tė bashkoheshin tė gjitha forcat e vėrteta nacionaliste dhe  tė konsolidoheshin me qėllim pėr tė vepruar bashkėrisht nė drejtim tė  bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė.

     Mė 15 maj tė vitit 1946, Gjon Serreēi dhe Ajet Gėrguri nga Malet e Drenicės  i dėrgojnė njė letėr Komitetit “Besa kombėtare” tė cilin e udhėhiqte profesor Ymer Berisha, njėri ndėr ideatorėt dhe kreatorėt e LNDSH-sė. Nė kėtė letėr tė nėnshkruar nga Gjon Serreēi, kryetar i Organizatės dhe Ajet Gėrguri sekretar, Komiteti njoftohet pėr punėn dhe aktivitetin e shtrirjes sė veprimtarisė sė degėve tė organizatės nė terren. Nė letėr krahas shtrirjes sė aktivitetit jepen tė dhėna pėr numrin e ushtarėve, stėrvitjet dhe aktivitetin edukativ arsimor, armatimin, municionin, logjistikėn e tė tjera.

     Gjatė kohės sa kishte qėndruar nėn pėrkujdesjen e Shemsi Hazir Gashit nga Mramori, Gjon Serreēi punon intensivisht nė drejtim tė vendosjes sė komunikimit me grupet nacionaliste tė kohės. Ai, ashtu sikurse edhe disa krerė tė tjerė nacionalistė mendonte tė kryesuesit e grupeve tė armatosura do tė duhej tė tuboheshin nė njė vend tė caktuar pėr tė mbajtur njė tubim, apo kongres, ku do tė shqyrtohej situata politike dhe e sigurisė dhe ku do tė merreshin qėndrime definitive pėr fatin e mijėra nacionalistėve, tė cilėt kundėrshtonin riokupimin e Kosovės nga Jugosllavia komuniste titiste dhe ishin tė gatshėm pėr kundėrvėnie tė armatosur.

     Pėrmes korrierėve tė tij besnikė, Gjon Serreēi, nė pranverė tė vitit 1946, pėr njė kohė tė shkurtė vė kontakte me tė gjithė udhėheqėsit e grupeve nacionaliste tė asaj kohe si: Ajet Gėrgurin, Azem Jashanicėn, Hilmi Zariqin, Arif Shalėn, Halim Oranėn, Kemajl Skėnderin, Mustafė Spahiun, Osman Bunjakun, Ukė Sadikun e shumė tė tjerė. Ishte ndėr mė meritorėt pėr aktivizimin dhe mbajtjen e Kongresit tė Pestė tė Nacional Demokratikės Shqiptare, qė mė vonė u quajt Kongresi i Lipovicės.2)

     Kontributi qė ka dhėnė Gjon Serreēi nė organizimin dhe mbajtjen e suksesshme tė Kongresit tė Lipovicės mė 25 korrik tė vitit 1946 ėshtė kontribut i jashtėzakonshėm dhe tejet  i ēmuar nė tė gjitha aspektet, e sidomos nė pasqyrimin dhe pėrshkrimin realist tė situatės, e cila asokohe mbretėronte nė Kosovė dhe nė rajon dhe tė cilėn nuk e kuptonin si duhet e sa duhet grupet qė vepronin ndaras, edhe pse kishin qėllim tė njėjtė.

     Atė ditė vere tė 25 korrikut, nė Blinajė-ish Lipovicė, qenė tubuar qindra krerė nacionalistė nga mbarė Kosova. Gjon Serreēi ishte mė i arsimuari ndėr tė gjithė, por kishte pėrparėsi edhe me faktin se ishte jurist dhe i njihte mjaft mirė punėt organizative dhe ato administrative. Mbi tė gjitha ishte njė ideolog i njė nisme tė re tė lėvizjes ēlirimtare. Ai, kishte kuptuar me kohė se forcat e Ballit, nė rastin konkret, nė Shqipėri, ishin komprometuar me vetė faktin se kishin qenė aleate tė forcave okupatore fashiste italo-gjermane. Gjoni e kishte kuptuar me kohė se  nė luftė dhe nė aleancė me forcat jugosllave e ruse ishin komprometuar edhe shumė nga forcat partizane, edhe pse ato ishin nė koalicion me forcat antifashiste botėrore. Me kualitetet e tij arsimore ideologjike e kombėtare, kishte arritur tė trasonte rrugėn mė tė pėrshtatshme  tė cilėn e kushtėzonin rrethanat e reja tė luftės dhe tė ropozicionimit ideologjik e strategjik tė luftės pėr ēlirimin dhe bashkimin e trojeve tė Shqipėrisė. Ai e kishte perceptuar drejt ēėshtjen e ripozicionimit tė Lėvizjes pėr ēlirimin dhe bashkimin e trojeve tė Shqipėrisė.

     Nė Kongresin e Lipovicės, Gjon Serreēi kishte fjalėn kryesore. Ai para delegatėve tė pranishėm kishte shkoqitur njė raport tė hollėsishėm lidhur me gjendjen aktuale, dhe duke parė disponimin divergjent tė kreut nacionalist, lidhur me riorganizimin luftarak apo ikjen pėr nė Greqi, kishte kėrkuar mendimin e shumicės, duke mbėshtetur me kėtė rast parimin demokratik tė vendosjes mbi vullnetin e shprehur tė shumicės. Me vendim unanim gjatė punimeve, Kongresi, nė tė cilin bėnte pjesė shumica dėrrmuese e kreut nacionalist tė Kosovės, kishte vendosur qė  profesor Ymer Berisha tė caktohej Komandant i Pėrgjithshėm i Organizatės Nacional Demokratike Shqiptare tė Kosovės, ndėrsa Gjon Serreēi emėrohet kryetar i Komitetit Nacional Demokratik tė Kosovės.

     Gjon Serreēi kishte arritur nė pėrfundim se kreu i arsimuar i NDSH-sė nuk pajtohej me kreun  militant luftarak, tė cilin nė Kongresin e Lipovicės e kishin shprehur haptas dhe prerė: Osman Bunjkau, Jetullah Zabeli, Hilmi Zariqi e disa tė tjerė. Gjoni e kishte kuptuar shqetėsimin e krahut militant, por kishte mbėshtetur mendimin e shumicės dhe kishte vepruar nė atė drejtim. Gjithnjė nėn pėrkujdesje meritore dhe tė fortė tė Shemsi Hazir Mramorit dhe tė truprojave tė tij, ai sė bashku me disa grupe tė armatosura fillon depėrtimin nė drejtim tė kufirit, me qėllim pėr t’ u vendosur nė Greqi, ku njė vit mė parė kishin shkuar: Adem Gllavica, Hysen Tėrpeza, Qazim Llugaxhiu etj.

     Mė 8 gusht tė vitit 1946, pararoja e formacionit nacionalist, bie nė pritė tė forcave ushtarake jugosllave nė malet e fshatit Billushė mbi Hoqė tė Qytetit tė Prizrenit. Edhe kėsaj radhe Gjon Serreēit dhe Ajet Gėrgurit iu bie barra e rėndė pėr tė vendosur lidhur me depėrtimin me ēdo kusht, apo tėrheqjen taktike tė formacionit. Duke pėrcjellė zhvillimet e luftimeve disaorėshe, nėn breshėrinė  e granatave armike, Gjon Serreēi, pas konsultimit me Ajet Gėrgurin, Azem Jashanicėn, Kadri Bebėn e tė tjerė vendos dhe jep urdhėr pėr prapakthimin e formacionit, edhe pse luftėtarėt e pararojės kishin asgjėsuar pararojėn e ushtrisė armike. Gjoni e kishte marrė kėtė vendim tė vėshtirė, duke qenė se e dinte raportin e forcave, dhe nuk dėshironte tė humbiste bashkėluftėtarė edhe nga frika se forcat okupatore jugosllave, ndėrkohė mund ta rrethonin formacionin nga tė gjitha anėt. Nė rast tė tillė nuk do tė kishte kohė pėr tėrheqje. Gjatė luftimeve tė ashpra disaorėshe ranė nė altarin e atdheut: Emin Fejzullah Saraēi nga Bivolaku i Vushtrrisė, Isuf Muharremi nga fshati Petrovė afėr Shtimes, Beqė Zeqiri nga fshati Gjurkoc, ndėrsa ishte plagosur rėndė kryetrimi i pararojės Sadri Sahit  Duhla Nezir Buja dhe disa luftėtarė tė tjerė.

     Tėrheqja e forcave nacionaliste qe bėrė nė grupe tė ndara. Deri nė Ribar tė Madh, Gjon Serreēi ishte pėrcjellė nga grupet luftarake tė Shemsi Hazir Mramorit, tė Kadri Bebės dhe tė Salih Rexhė Ribarit. Nė mbrėmjen e 10 gushtit, Gjon Serreēi me grupin e Shemsi Mramorit depėrtojnė me sukses nė malet e Gollakut.

     Mė 13-14 gusht tė vitit 1946, Gjon Serreēi, Osman Abazi, Ahmet Hajdini Sadik Tusha e tė tjerė shkuan nė viset e Kopilakės, ku u takuan me grupin e Sylė Hotllės e tė Hajriz Kajollit… Ndėrkohė takohen nė Lybeten edhe me grupet nacionaliste tė Abdyl Durės, Din Hoxhės e tė Rizah Gogės. Nė fillim tė tetorit  tė po atij viti Gjon Serreēi sė bashku me Osman Gagicėn do tė vendosen ilegalisht nė fshatin Shipashnicė tė Kamenicės. Njė kohė qėndroi edhe nė fshain Tėrnovc, ku grupit tė tij i bashkohet edhe Lam Breznica. Mė pas, kah fundi i tetorit, nė malet e Karaēevės,  grupit ilegal tė Gjon Serreēit i bashkohen edhe Xhepė Shipashnica, Mehmet Toponica, Taip Dajkoci e tė tjerė.

     Asokohe, OZN-a burgos disa nacionalistė e nė mesin e tyre edhe Rexhep Shemė Dajkovcin si dhe disa kryetarė komitetesh tė NDSH-sė si : Mulla Rizah Poliēka, Arif Sylė Rogana, Ramadan Agushi, Maliq Malisheva e shumė tė tjerė. Gjoni druante me tė drejtė se veprimtaria dhe lėvizja e tij do tė mund tė dekonspirohej, andaj edhe mori masa pėr izolim tė thellė. Nė majėn e malit tė Shipashnicės sė Epėrme, Gjon Serreēi me Osman Abaz Gagicėn strehohen nė njė bunker tė izoluar dhe nė njė vend, qė vėshtirė hetohej. Meqė Gjoni nuk pranonte tė dorėzohej, ai planifikon kalimin e dimrit nė atė bunker, duke ndėrprerė lidhjet me shumicėn e tė njohurve dhe duke u mbėshtetur vetėm nė dy tre shokė tė besės, tė cilėt edhe do tė pėrkujdeseshin pėr ushqimin e tyre. Pikėrisht nė dhjetor 1946 dhe janar shkurt tė vitit 1947, OZN-a kishte shpartalluar shumė nga grupet nacionaliste tė NDSH-sė.

     Gjon Serreēi ndodhej nė izolim tė thellė  te bunkeri i rregulluar me kujdes nė Shipashnicė dhe ende i pazbuluar nga njerėzit e OZN-ės. Komiteti i Shipashnicės kishte ndėrprerė veprimtarinė, por edhe lidhjet me Gjon Serreēin i cili, mbetet vetėm me pėrcjellėsin e tij besnik, Osman Abaz Gagica, i cili nuk iu kishte ndarė Gjonit qysh prej kthimit nga Hoqa e Prizrenit, mė 10 gusht tė vitit 1946. Meqė OZN-a nuk kishte tė dhėna tė sigurta pėr vendndodhjen e Gjon Serreēit, burgosi disa nga ish nxėnėsit e tij me qėllim qė pėrmes dhunės tė nxirrej ndonjė informatė. Asokohe arrestohen Ismet R. Dėrmaku, Hamdi Mustafa, Rrahman Latifi, Jusuf Venhari, Shukrie Zymi Igballe Ēuni dhe Nazif Zymberi. Ata i mbajtėn nė hetuesi deri mė  21 janar 1947.

     Oficerėt e OZN-ės pėrmes njė bariu kishin identifikuar Bunkerin nė malet e Shipashnicės, ku ndodhshin Gjon Serreēi  dhe Osman Gagica. Mirėpo ndėrkohė, pėrmes lidhjesh qė Gjoni kishte me disa besnikė tė tij, qė punonin edhe nė polici, informohet se vendi qe identifikuar. Mė 10 shkurt 1947, forcat e OZN-s rrethojnė bunkerin nga ku Gjoni dhe Osmani ishin larguar njė natė mė parė.Tė zhgėnjyer dhe tė ēartur pėr shkak tė dėshtimit tė aksionit, oznistėt arrestojnė shumė tė dyshuar nė Shpashnicė dhe tė afėrm tė Osman Abazit. Asokohe Gjon Serreēi dhe Osman Gagica shkojnė nė fshatin Desivojc, te vėllezėrit Shkodriqi. Gjatė takimit qė Rizah Shkodriqi pati me Gjonin dhe Osmanin, kėrkoi nga ata qė sa mė parė tė largoheshin, meqė prania e tyre do t’ia rrezikonte krejt familjen.

     Rizah dhe Bejtė Shkodriqi iu propozojnė dy ilegalėve tė depėrtonin nė male e prej andej nė Malėsinė e Medvegjės. Nė pamundėsi pėr tė gjetur strehim tė sigurt, njė natė me acar tė shkurtit, Osman Abazi troket nė  konakun e kushėririt tė dajės,  Aziz Shkodriqi, meqė familja jetonte nė periferi tė fshatit.

     Mė 23 shkurt 1947, nė njė kėsollė verore tė shkodriqėve tė Desivojcės, Shefki Abazi, Bejtė Shkodriqi dhe Rizah Shkodriqi takohen me Gjon Serreēin dhe Osman Gagicėn…. Xhaxhai i Osmanit,  Shefki Abazi, kėrkon qė Osmani tė dorėzohet, me kusht qė tė betohej se nuk do tė tregonte asgjė pėr Gjon Serreēin as pėr jatakėt, ndėrsa Gjoni tė pėrcillej deri atje ku ai kėrkonte. Edhe pse Osmani fillimisht nuk pranoi, tė afėrmit e tij e bindėn dhe gjatė asaj nate, Osmani pėrshėndetet pėrgjithmonė me Gjon Serreēin.

     Ditėn e 24 shkurtit Gjon Serreēi mbetet krejtėsisht i vetmuar nė bjeshkėt e Desivojcės. Ndodhej nė kasollen e ftohtė tė malit duke pritur zėnien fatale apo vdekjen tragjike. Nga frika se do tė mund tė kapej nė befasi ai dogji dokumentacionin.

     Rreth orės 21, tė 24 shkurtit 1947, nė kasollen e tij, nė malet e Desivojcės hyn Rizah Bajram Shkodriqi, i cili ia ēoi bukėn. Pak kohė mė vonė, meqė Gjoni  i besonte mikut, qė i solli bukėn, tė cilėn nuk arriti ta hante edhe pse ishte shumė i uritur dhe i mėrdhirė nga tė ftohtit, befasisht dhe fare papritur nė kasolle futen me rrėmbim, dhe me armėt drejtuar kundėr Gjonit dy oficerė tė OZN-s,  Aleksa Vuēiniq dhe Dragutin Papoviq me katėr policė pėrcjellės tė cilėt arrijnė ta kapin Gjonin para se tė aktivizonte bombat e dorės.

     Mė 3 maj tė vitit 1947  nė lėndėn akuzuese kundėr Gjon Serreēit, Ukė Sadikut, Ajet Gėrgurit, Ilmi Zariqit dhe Osman Bunjakut, nė pjesėn e lėndės ku shpallet fajtor Gjon Serreēi, atij i pėrshkruhen kėto vepra: Si mėsimdhėnės nė gjimnazin e Prishtinės ka shfrytėzuar detyrėn dhe ka bashkėpunuar me nxėnėsit pėr tė zhvilluar veprimtarinė e tyre tė dhunshme nėpėr komitete, duke dhėnė betimin pėr besnikėri ndaj Organizatės…. Nė fund tė prillit tė vitit 1946 ka krijuar lidhje me  anėtarėt e Komitetit Qendror tė Organizatės Nacional Demokratike Shqiptare, Azem Moranėn dhe  Hasan Bilallin… Nė radhėt e kėsaj organizate tė cilėn e kryesonte Ajet Gėrguri, pranoi detyrėn e sekretarit… Ka hartuar programin dhe ka udhėhequr punimet nė Kongresin e Lipovicės mė 25 korrik 1946…Ka bėrė pėrpjekje pėr tė ikur nė Greqi… Pas shpartallimit tė grupit nė Hoqė tė Qytetit mė 8 gusht 1946  ka shkuar nė rrethin e Neredimės, kamenicės e Preshevės pėr tė vazhduar punėn nė formimin e komiteteve ilegale nacionaliste. Mė 10 prill tė vitit 1947, nė zyrėn e hetuesisė sė OZN-ės nė Prishtinė, Gjon Serreqi i pyetur pėr qėllimin e organizmit tė Lėvizjes sė rezistencės ka deklaruar: Kam thėnė se duhet tė formohet Organizata dhe se kjo nuk ėshtė organizatė balliste, por ėshtė Organizatė Nacional Demokratike Shqiptare, e cila ka pėr qėllim luftėn kundėr rendit ekzistues shoqėror nė Jugosllavinė e sotme dhe nė Shqipėrinė e sotme, pėr krijimin e Shqipėrisė etnike duke e bashkuar Kosovėn nė kufijtė e saj etnikė, qė do t’i bashkoheshin Shqipėrisė sė tillė, me rendin qė do ta krijonim ne. Ndėrrimin e rendit shtetėror e kemi planifikuar ta zbatojmė me intervenimin e fuqive tė mėdha, tė jashtme siē janė: Anglia dhe Amerika dhe me ndihmėn e fuqive tė armatosura, qė ishin nė male, tė cilat do tė ngriheshin pėr ta marrė pushtetin nė duart e veta....

     Gjon Serreēi shpallet fajtor dhe dėnohet me vdekje, pushkatim. Organet e RSFJ-sė, Gjon Serreēin e pushkatuan, mė 31 gusht tė vitit 1947, nė orėn tre pas mesnatės, nė vendin e quajtur Strelishte, te “Vorret e hebrenjve” nė Tauk-Bahqe tė Prishtinės. Po atė natė, nė tė njėjtin vend pushkatohen edhe Osman Bunjaku, Ukė Sadiku, Ajet Gėrguri. Tė katėrtit varrosen nė njė varr tė pėrbashkėt.

     Pas gjykimit dhe dėnimit me vdekje nga Gjyqi i Qarkut nė Prishtinė, vendimin pėr pushkatim e kanė vėrtetuar:  udhėheqėsit e Shėrbimit tė Seksionit tė Punėve tė Brendshme:

     Hashim Mustafa,

     Gligorie Sharanoviq,

     Sadri Doēi dhe

     Vaso Jovanoviq.

     Udhėheqės i Seksionit  Mazllum Nimani, kapiten  dhe

     Prokurori publik pėr Kosovė e Metohi, Ali Shukriu.

 

* * *

 

SH T O J C Ė

 

     1) Nė kongresin e Katėrt tė LNDSH-sė, mbajtur  me  njė  maj tė vitit 1945, nė bjeshkėt e Kozmaqit tė Drenicės Qendrore, kanė marrė pjesė: Jetullah Muharrem Rezalla, Bajram Haziri i Radishevės, Rifat Halimi, Sylė Ferizi, Ramadan Nura, Rexhep Halimi, Rexhep Hajrizi tė gjithė nga Kotorri, Zeqir Lutani dhe  Hysen Lutani nga Turiqeci, Ilmi Zariqi, Haxhi Selmani, Zukė Xani, Sinan Vinarci, Ali Tiku, Rizah Behrami, Rexhep Gjeli, Nezir Shaku, Rifat Avdyli, Ibrahim Luta, Murat nika, Istref Sheqa, Fazli Dobrashevci, Milazim Bunjaku, Sahit Bucolli e disa luftėtarė tė tjerė nacionalistė tė tjerė nga fshatrat e Drenicės qendrore. Nė kėtė Kongres sipas shėnimeve tė prezentuar nė librin e tij, Lufta e Drenicės,  histiriani Islam Dobra kanė marrė pjesė edhe: Aziz Zhilivoda, Ahmet Selaci, Sherif Tėrstena, Ismet Boletini, Osman Bunjaku, Shaban Bunjaku, Rrahman Selaci, Musli Dervina, Feriz Bojēi, Ukshin Kovaēica, Azem Bellaqevci, Shaban Dobreva, Ukė Sadiku, Ndue Perlleshi, Bali Meti, Sokol Volljaka e tė tjerė.

     2) Nė Kongresit tė Lipovicės mė 25 korrik 1946 kanė marrė pjesė:

Ajet Fazli Gėrguri, njė tregtar i njohur, i arsimuar, me prejardhje nga Duboci i Drenicės, i cili  ka jetuar nė Vushtri dhe nė Kavajė.

Gjon Gjergj Sereēi  Fillimisht njė i ri antifashist, por nacionalist me bindje, me origjinė nga Ferizaj. Intelektual vizionar dhe pėrfaqėsues i Nacionaldemokratikes Shqiptare nė Kosovė.

Azem Jashanica (Bellaqevci), personalitet i njohur atdhetar.

Jetullah Zabeli, i njohur edhe si Jetullah Rezalla. Luftėtar i shquar nacionalist, ka marrė pjesė nė Kongres me disa bashkėluftėtarė.

Hamid Emini, mjek nga Skėnderaj.

Osman Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisė, luftėtar militant nacionalit. Mori pjesė me disa luftėtarė.

Shaban Bujaku, nga Samadrexha e Vushtrrisė. 

Ahmet Selaci nga Fshati Selac i Shalės  sė Bajgorės, sė bashku me Shemsi Selacin, Rizah Rexhep Selacin ( 1915 - 1947) e tė tjerė.

Hysen Sadik Ramė Lutani nga fshati Turiqec i Drenicės.

Imer Ahmeti -Radisheva nga fshati Radishevė i Drenicės.

Mulla Ramė Govori nga fshati Herticė, nė rajonin e Llapit.

Ixhaid Nazmi Gafurri, djali i martirit demokrat, Nazmi Gafurri.

Hasan Bilalli, njėri ndėr ideatorėt e NDSH-sė.

Kadri Bebė Ribari Mori pjesė me disa bashkėluftėtarė dhe me djalin Mustafėn.

Salih Rexhė Ribari, njėri ndėr luftėtarėt mė militantė tė NDSH-sė, sė bashku me djalin Rexhepin dhe me disa bashkėluftėtarė.

Hilmi Zariqi nga Baica e Elshanit. Luftėtar nacionalist.

Shaqir Zariqi, po ashtu nga Baica e Elshanit.

Xhemail Boletini, dhe Isuf Boletini, bijtė e luftėtarit patriot Isė Boletini. Kanė marrė pjesė nė Kongres sė bashku me ēetėn e tyre.

Istref Sheqa, Hoti, nga fshati Likoc i Drenicės, sė bashku me disa luftėtarė. Rifat Kotorri, Sylė Hajrizi.

Shyt Mareci, (Bislim Zeqiri) nga fshati Marec i Karadakut me disa bashkėluftėtarė.

Islam Domaneku nga fshati Grackė Lipjan, sė bashku me djalin e vėllait, Mustafė Domaneku.

Zekė Luma nga fshati Kraishtė.

Nezir Buja nga fshati Bujan. I njohur si treshi nė ēetėn heroike tė Salih Rexhė Ribarit.

Ismail Dragusha nga fshati Rufc i Vjetėr Komesar i Formacionit nacionalist qė kishte bėrė pėrpjekje pėr tė depėrtuar nė Greqi.

 nga fshati Rufc i Vjetėr, afėr Lipjanit

Nė grupin e Shemsi Hazir Gashit  ishin: Rrahman Qaushi, Abdullah Demiri, Shefqet Dulahu,  Shaban Maliqi, Tahir Beba, Shyqė Zeneli, Rrahman Smajli, Ibush Hamdiu, i biri i Hamdi Hazir Gashit i cili kishte rėnė nė luftėn e Ferizajt mė 2 dhjetor tė vitit 1944.  Ibushi ishte djali i vėllait tė Shemsiut. Nė grupin e Shemsi Mramorit kanė qenė edhe: Isuf, Latif dhe Ahmet Rysha,

Rexhep Gajtani, Brahim Gajtani, Hajdar Kolevica, Ukė Salihu,  Emin Shushica, Sadik dhe Sylė Tusha, Sylė Zejna, Selim Limani e tė tjerė.

Osman Abaz Gagica, Feriz Abazi, truproje tė Gjon Serreēit.

Fejzullah Saraēi me tė birin Eminin nga fshati Bivolak i Vushtrrisė, morėn pjesė nė Kongresin e Lipovicės  me disa bashkėluftėtarė.

Arif Shala, Sokol Brahimi dhe Xhemajl Esati nga Komarani i Drenicės

Ukė Sadiku,?

Demė Ali Pozhari,?

Ibrahim Cėrnica  Grainca,?

Shaban Sallova nga fshati Mazgit i Prishtinės.

Ibrahim  Hoxha  nga  Cėrnilla e Gjilanit

Rexhep Shema nga fshati  Dajkovc i Gjilanit.

Nazif Shaba dhe Xhelė Maliqi nga fshati Gllogoc i Lipjanit.

Qerim Selimi nga fshati Banullė  i Lipjanit. Gjatė kohės sė luftės ishte nėpunės i sigurimit nė komunėn e Lipjanit.

Isuf Muharreni dhe Hajdar Muharremi nga fshati Petrovė afėr Shtimes.

Rrahman Muharrem Qeriqi nga fshati Krojmir.

Rrahim Rexha nga Krojmiri.

Qazim Zogaj dhe Fetah Bogiqi nga Komarani i Drenicės.

Sokol Brahimi dhe  Izet Murati nga fshati Sankoc.

Jahir Sejdiu dhe Tafil Sejdiu nga fshati Shalė, ish-Sedllar.

Hazir Bajrami, Mehmet Arifi, Ismail Dugolli, Shaqir Dugolli dhe Beqir Bajrami nga fshati Pjetėrshticė.

Zekė Luma dhe Izet Jetishi nga fshati Zborc afėr Shtimes.

Selim Salihu dhe Ali Besheniku nga fshati Carralevė.

Sadri Duhla, nga fshati Duhle dhe Qerim Ali Gashi nga fshati Luzhnicė.

Ilaz Sadiku nga fshati Hallaq-Lypian

Hajredin Mėziu nga fshati Vėrshec afėr Magurės dhe disa luftėtarė tė tij po nga ky  fshat.

Bajram Ēukovci nga Cernilla  dhe Qazim Leskovci nga fshati Mirash.

Hajredin Avdyli nga Sazlia.

Nebih Sahiti nga fshati Kabash-Prizren.

Nebih Jonuzi nga Rubovci

Tahir Prokupja prej fshatit Fushė e Madhe ish-Velikopole

Hamdi Tmava, Jetė Hasani, Rexhep Hyseni nga fshati Godanc afėr Shtimes.

Rifat Megjani nga fshati Siboc i Kastrioitit ish-Obiliq

Miftar Gashi nga fshati Dobrajė-Lypian.

Hasan Salihu nga fshati Korishė-Prizren.

Bajrush Zuka dhe Mehdi Zuka nga fshati Lloshkobare-Ferizaj.

Zenel Morina nga fshati Hade.

Rizah Strellci nga fshati Dobrevė-Lipjan.

Beqė Zeqiri nga fshati Gjurkoc-Lypian.

Ismail Sllamniku( Ismail Muharrem Ismajli).

Dan Berisha nga Bellaqevci. Fushė Kosovė.

Rrahman Gėrguri, Dardhishtė  Kastriot.

Fejzullah Mehmeti nga Domaneku i Drenicės.

Vesel Sogojeva  nga Graboci dhe Nazif Bogujevci, nxėnės i Gjon Serreēit

Brahim Luta, Gllanasella,

Imer Radisheva,

Imer Bajraktari,

Hysen Lutani,

Ukė Mavriqi,

Abit Pakashtica,

Sherif Tėrstena,

Rrahman Selaci,

Mehmet Selaci,

Rizah Rexhep Selaci,

Lah Rama,

Avdi Tashevci,

Ukshin Kovaēica,

Ahmet Ahmeti,

Ēerkin Shabani e tė tjerė.

 

____________________________

 

Referencat:

 

Dr. Muhamet Pirraku - Pėr kauzėn shqiptare, 1997-1999, Prishtinė 2000

Dr. Ismet Dermaku - Gjon Serreqi dhe NDSH-ja (dokumente arkivore), Prishtinė, 1996

Dr. Muhamet Pirraku - Mulla Idrisi dhe mbrojtja kombėtare 1941-1951, Prishtinė, 1995

Dr. Islam Dobra - Lufta e Drenicės 1941-1945, Prishtinė 1997

Hysen Azemi - Dokumente arkivore tė Partisė Nacional Demokratike Shqiptare nė Kosovės, botuar nė Vjetar XXV-XXVL, Prishtinė, 2001

Faton Mehmetaj - Veprimtaria kriminale e dorės sė zezė serbe nė trojet shqiptare, Prishtinė 2004

Faton Mehmetaj - Natė yjendezur, Prishtinė 2001

Ilaz Metaj - Ali Llunji - Hysen Tėrpeza  histori e gjallė, Prishtinė, 1992

Ahmet Qeriqi - Luftėtarė tė NDSH-sė (1944-1950), Prishtinė 2004

 

* Autori ėshtė drejtor i Radios Kosova e Lirė