Nė 65 vjetorin e Masakrės sė Tivarit

 

HARRESA INSTITUCIONALE

PĖR MASAKRĖN E TIVARIT - 1945!

 

Shkruan: Sokol Bylykbashi - 31. 03. 2010

 

 

     Totalitarizmi qė pėrfshiu Evropėn nė shekullin e kaluar ka lenė gjurmė tė thellė e tė pa harrueshme nė kujtesėn e njerėzimit. Nazizmi e Fashizmi nė njerėn anė, Komunizmi nė anėn tjetėr po kerrcėnonin seriozisht Demokracinė, madje edhe vet ekzistencėn e shumė popujve. Sigurisht Ballkani nuk ishte jashtė kėtij kapitulli tė errėt. Komunizmi si formė represive e qeverisjes kishte prekur edhe trojet shqiptare, dhe ishin pikėrisht shqiptarėt qė pėsuan mė sė shumti, padyshim qė pasojat ishin tė mėdha e tė dhimbshme. Projektet  serbe pėr tė fshirė shqiptarėt nga faqja e dheut ishin orkestruar edhe gjatė sundimit Osmanė nė Ballkan, kėto plane shfarosėse dhe shpėrngulėse serbe eksistojnė qė nga “Naēertanie” e vitit 1844 e deri nė vitet e 90-ta. Nuk mbeti e tėra nė letėr, nė periudha tė ndryshme serbėt implementuan aq sa mundėn projektet famėkeqe nė fjalė.

     Masakra e Tivarit, Dubrovnikut, Trogirit dhe pėr gjatė rrugės pėr nė frontin e Adriatikut qė nga: Shkupi, Prizreni deri nė Istri qė ndodhėn nė pranverėn  e vitit 1945 me pėrmasa gjenocidale ishin njė ndėr ngjarjet mė tė tmerrshme qė pėrjetoj populli shqiptarė nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore. Mobilizimi i shqiptarėve tė moshės prej 16 - 65 vjet, nė kohėn kur Lufta e Dytė Botėrore ishte nė pėrfundim e sipėr, kishte pėr qėllim izolimin dhe asgjėsimin e forcės aktive shqiptare nė njė kohė dhe nė njė vend mė tė pėrshtatshėm, jashtė trojeve tė tyre. Atė qė bėnė komunistėt serbo-malazez nė Tivar e Dubrovnik krahasohet pėr nga brutaliteti me atė qė bėnė nazistet me Hebrenjėt nė kampet Aushfic e Dahau. Dallimi thelbėsor ėshtė se populli izraelit mban nė kujtesė tmerrin qė ka pėrjetuar, ndėrsa ne rrezikojmė qė me kalimin e kohės pėrjetimet nė Tivar tė shndėrrohen nė perrallė tragjike. Kėshtu tragjedia i kapėrcen kufijtė e tragjikės kur harrohet e nuk bėhet asgjė pėr mbajtjen nė kujtesė pėr gjeneratat e reja.

     Mė 1 prill bėhen 65  vite nga masakra eTivarit, po aq kohė kjo katrahurė ėshtė varrosur. Nėse ky barbarizėm nuk del nė pah do tė realizonte nė pėrpikmeri strategjinė serbe, e cila nėnkuptonte vrasjet masive dhe kamuflimin  e plotė tė tyre. Politikanėt shqiptarė tė asaj kohe ndihmuan nė mėnyrė direkte apo indirekte nė realizimin e kėtij skenari gjenocidal, sot politikanėt heshtin, kėsisoj ndihmojnė nė harresėn historike. Me dashje apo pa dashje do bėhėn pjesė e historisė, sigurisht historisė sė errėt. Duhet ta dimė se historia i ka ligjet e saj tė pashkruara dhe  nuk i  ka  dhėnė ndonjė njeriu apo istitucioni tė drejtė qė tė sillet si tė dojė me gjakun e bijve tė vetė, pėrkatėsish tė martirėve tė kombit, tė cilėve edhe pas 65 vjetėve varret nuk i dimė. Institucionet e Kosovės, pėrkatesishtė qeveria e Kosovės duhet tė veproj urgjentisht e  seriozisht nė menyrė qė kjo ngjarje tragjike historike njė herė e pėrgjithmonė tė zhvarroset. Prandaj, ata  qė kontribuan nė realizimin e  kėtyre  masakrave dhe heshtėn kėtė tmerr.

        I dėnojnė nėnat edhe fėmijėt,

        I dėnon amaneti i tė parėve;

        Do t’i denojė gjaku i tė vrarėve qė e humbėn nė kėto masakra rininė,

        Denim mė tė madh do tu japė kombi dhe historia.

 

Vepėr autentike me  vlerė tė ēmueshme historike

 

     Vepra publistike - shkencore e autorit Azem Hajdini’Xani, paraqet ngjarjėt mė tė dhembshme e mė tragjike, golgotėn e kalvarin e vuajtjeve tė ushtarėve tė rinjė shqiptarė tė Kosovės dhe trojeve tjera etnike shqiptare, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, tė titulluar, “Letėr e hapur institucioneve tė Kosovės, pėr ndriēimin dhe sensibilizimin e Masakrės sė Tivarit, tė Dubrovnikut, tė Trogirit, vrasjen dhe masakrimin e ushtareve  shqiptarė gjatė rrugės pėr nė frontin e Adriatikut, qė nga: Shkupi, Prizreni deri nė Istri, nė pranverėn e vitit 1945.” Vepra nė fjalė paraqet besnikėrisht e nė mėnyrė autentike rrugėtimin  e marshimin  e kobshėm tė karvanit tė ferrit, qė bartė me vete vdekjen, duke filluar qė nga: Dibra, Kėrēova, Gostivari, Tetova, Shkupi, Kumanova, Bujanovci, Presheva, Prizreni, Kukėsi e Shkodra deri nė: Tivar, Dubrovnik, Trogir e Istri, nė vorrin kolektiv, qė kishin pėrgatitur serbo - malazezėt e maqedonasit (pėrkatėsisht ushtria dhe politika Jugosllave e Titos), shovenistė e antishqiptarė tė pėrbetuar e tė prirur nga urrejtja patologjike pėr tė zhdukur qenien fizike e biologjike tė popullit shqiptarė. Vepra historike zakonisht mbėshtetet nė fakte e argumente tė regjistruara nga tė dhenat arkivore. Mirėpo siē thotė Prof. Mehmet Halimi, “nuk ka fakte e argumente mė tė forta, mė tė besueshme, mė autentike e mė reale, sesa kur fakt  e argument ėshtė vetėm njeriu, pėrjetues i drejtėpėrdrejt i krijimit tė historisė”.

     Prandaj vetė fakti se kemi tė bėjmė me njė autor tė veprės nė fjalė i cili ėshtė pėrjetues i drejtėpėrdrejt nė ketė ngjarje tragjike, vepra fiton vlerė tė lartė historike. Autori i kėsaj letre tė hapur, duke qenė njėri ndėr pjesėmarrėsit e kėtij marshi tė kombshėm, i cili kėto ngjarje tė trishtueshme i pa me sy, i dėgjoi me vesh dhe i pėrjetoj thellė nė zemėr e me shpirt, duke hequr tė zinjėt e ullirit bashkė me vėllezėrit e vet. Ndaj syrit tė tij tė ndishėm nuk i shpetoi asgje pa parė e shenuar nė mėnyrė autentike, si pėrjetues dhe mbijetues i kėtyre ngjarjeve tragjike. Azem Xani edhe nė momentet mė dramatike, kur ndodhej nėn kufoma i larė me gjak dhe veten e shihte tė vdekur, mendonte: a do tė shpėtojė ndonjėri i gjallė pėr t’iu treguar shqiptarėve nė Kosovė pėr kobin e zi qė pėrjetuan djemtė e tyre nė Tivar.

 

Tivari varri mė i madh i shqiptarėve (1945)

 

     Tivari ėshtė njė ndėr varret mė tė mėdha nė Ballkan, nė historinė e Luftės se Dytė Botėrore, ku mė 1 prill 1945, nga forcat ushtarake jugosllave tė Brigadės sė X malazaze, nė komandėn e Gosha Markoviqit, njėsi tjera ushtarake, paramilitare, civile, mantillbardhė, punėtorė, qytetarė tė Tivarit dhe lokaliteteve pėrreth, mė armė zjarri dhe armė tjera tė ftohta” thika, sėpata, kmesa, kosa, shkopinjė, tėrfurq hekuri e mjete tjera”, pėr mė pak se 60 min. masakruan nė mėnyrė mė mizore 4310 ushtarė shqiptarė qė ishin duarthatė, aq mė keq viktimat ishin bashkėluftėtarė tė Aleancės antifashiste. Trupat e ushtareve shqiptarė tė vdekur dhe tė gjallė deri sa ishin nė jetė (tė plagosur), u dogjėn e u hodhėn nė detė, varreza masive, moēale, humnera e shumė prej tyre, nėpėr male, moēale dhe humnera ngelen ushqim per qėnė, kobra tė zi dhe bisha tė egra.

     Dubrovniku, ku mė 17 prill 1945, nė kazermė ushtarake, nė BABIN KUK, tė Dubrovnikut, ishin vendosur 1400 - 1700 ushtar shqiptarė “pėr tė pushuar” dhe kinse pėr ti bėrė pėrgatitjet e fundit pėr nė frontin  e Istres dhe tė Neretvės, pasi iu kishin mbyll dyert e dritaret nga jashtė, shėrbimi sekret (OZNA) Jugosllave sipas skenarit me materje kimike helmoi dhe si pasojė, u ngulfatėn dhe gjeten vdekjen 1340 ushtar shqiptarė. Nė momentin kur ushtaret shqiptarė pėrpelitėshin me vdekje nga helmimi duke u dalur shkumė nga goja dhe mė sy tė pelsitur, njėsit tė pajisura me maska kishin bllokuar kazermėn dhe nuk i lejonin ushtaret shqiptarė tė cilėt ende ishin nė jetė, qė tė dalin jashtė derisa tė vdesin tė gjithė, mė arsyetim banal se ata nuk ishin helmuar, por po e inskenojnė helmimin pėr tė ikur nga lufta. Sipas njė deshmitari me kombėsi kroate, i cili dėshironte tė mbetej anonim, “ kufomat  e shqiptarėve por edhe tė atyre qė ende ishin nė jetė janė hedhur nė varreza masive afėr varrezave tė ustashve nė pjesėn Gospo tė Miloserxha. Edhe pse ushtaret shqiptarė kėrkonin ti vrisnin, para se ti hedhin nė  varrezė masive, ata mė pare i palonin si drutė nė stivė, pastaj i vrisnin. Me tė drejtė autori i kėsaj Letre tė hapur, konstaton se edhe pse kampet famėkeqe tė pėrqendrimit nazifashist, janė likuiduar nė mėnyrė mė mizore mė miliona njerėz, veēmas hebrenj, megjithatė ekziston njė dallim, nė mes kėtyre kampeve dhe likuidimit tė ushtareve shqiptarė nė Tivar, Dubrovnik dhe gjatė rrugės pėr nė frontin e Adriatikut.

a.      Pėsuan kundėrshtarėt e nazifashizmit. Ndėrsa nė Tivar, Dubrovnik dhe gjatė rrugės pėr nė frontin e Adriatikut, ushtria Jugosllave: vranė, masakruan, helmuan mėse 7935 ushtar shqiptarė, duarthatė, trupat e tyre tė vdekur dhe deri sa ishin nė jetė ( tė plagosur), u dogjėn, u dodhėn nė detė, varreza masive, moēale, humnera, e vende tė tjera. Ndėrsa numėr jo i vogėl ngėlen nepėr male, moēale e humnera,  si ushqim pėr qenė, kobra tė  zi dhe bisha tė egra.

b.      Masakrat nė kampet e pėrqendrimit nazifashist janė denuar publikisht si vepra kundėr njerėzimit, publikisht ėshtė informuar opinioni i gjerė, botėrorė, ėshtė bėrė reperacioni dhe janė denuar kryesit e kėtyre veprave gjenocidale nga Gjyqi Ndėrkombėtar. Numėr i konsiderueshėm janė rivarrosur. Ndėrsa, Masakra e Tivarit e Dubrovnikut dhe vrasja e ushtareve shqiptarė gjatė  rrugės pėr nė frontin e Adriatikut, me se 50 vjetė ka qenė temė TABU,  pėrsekutoheshin, jo vetė ata qė merrnin guxim tė flisnin pėr kėto ngjarje, por edhe prindėrit, femijėt dhe tė afėrmit e tyre.

c.      Ushtarėt shqiptarė tė vrarė, tė masakruar, tė  djegur dhe tė varrosur pėr se gjalli nė masakrat nė  fjalė, duke i konsideruar si armiq, tė popullit dhe tė shtetit, me vendime tė gjykatave tė rretheve pėrkatėse nė shumė raste iu ishte konfiskuar tėrė pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme.

d.      Ata pak ushtarė shqiptarė tė cilėt paten fatin t’i shpetonin kėtyre masakrave dhe pas shumė  mundimeve dhe sakrificave, duke u fshehur nėpėr male  e moēale tė Malit tė Zi  dhe tė Shqipėrisė, janė kthyer nė shtėpi,  me pastaj u denuan si armiq tė popullit dhe shtetit si dezertorė me nga 12 muaj deri nė 8 vjetė burgė tė rendė.

e.      Edhe pas 65 vjetė, rastė i veēant nė Evrop dhe Ballkan, qė nuk ėshtė bėrė asgje pėr hulumtimin e varrezave apo pėr kthimin e eshtrave tė kėtyre martireve tė kombit nė atdhe.

f.        Nuk ėshtė bėrė asgje pėr ngjitjėn  e ndonjė memoriali, tė paktėn tė ndonjė lapidari, tė bėrjes sė ndonje filmi, tė ndonjė dokumentari, tė ndonjė skene teatrale apo diēka tjėter. Kėto masakra nuk janė tė pranishme as nė programet e shkollave fillore e tė mesme, e mos tė flasim pėr shkollat e larta e fakultete e as tė shenuara nė kalendarin  e ngjarjeve historike tė kombit shqiptarė.

     Nuk ka dilemė se  pėr shqiptarėt  masakrat nė fjalė kanė kuptimin tė ngjashėm me atė qė ka: Ashvici, Mathauzeni, Dahau, Jesenovi e kampe tjėra tė pėrqendrimit nazifashist pėr Hebrenj apo pėr popuj tjerė qė e pėrjetuan Holokaustin gjatė Luftės sė  Dytė Botėrore. Bajram Gola, oficer i lartė i Ministrisė sė MP tė ish RSFJ: pėr masakrėn e Tivarit dhe depėrtimin e ushtarėve shqiptarė nė frontin e Adriatikut, gjatė rrugės Prizren - Kukės, Shkodėr - Istri, konstaton: tragjedia   e pėrshkruar nga Azem Hajdini - Xani, ėshtė njė dokument i vėrtetė, pėr arsye se tėreė atė golgotė e ka pėrjetuar vet dhe me habit fakti se si i evokoi me njė pedantėri aq tė gjithėanshme, qė vėshtirė do ta kishe bėrė edhe njė reporter me kamer nė dorė.

     Rrėfimet e Azem Hajdinit’Xanit, kanė njė vlerė historike, qė dėshmojnė me bindje kategorike se deri ku shkon kundėrshqiptarizimi i serbėve, malazezėve dhe maqedonasve. Krimi nė Tivar nuk ėshtė hera e parė, e as incident i rastit, ku pėsuan vetė Shqiptarėt.

     Se ushtarėt shqiptarė paraprakisht ishin tė anatemuar pėr t’i asgjėsuar fizikisht jasht trojeve tė tyre dėshmojnė pėrveē tė dhėnave tė cekura edhe tė dhėnat:

     a) zėvendėskomandanti i Brigadės VI Dalmatine, mes tjerash ka thėnė: “Ju shqiptarėt keni qenė tė denuar me vdekje qė nga momenti kur ju kishin mobilizuar pėr t’iu dėrguar nė trojet tona. Kur bėm pranim-dorėzimin nė Shkodėr tė ushtarėve tė rinjė, pam se ata vinin nga: Kosova, Tetova, Gostivari, Kumanova, Dibra, Shkupi, Prizreni, Ferizaj, Presheva e qytete tjera. Pranova edhe dokumentacionin, listėn me emera dhe mbiemra, me vendlindje dhe datėlindje pėr ēdo tė mobilizuar shqiptarė, nė njė zarf tė mbyllur nga eprorėt serbė e malazezė. Nė kuvertėn ku ndodhėshin lista e tė mobilizuarve ndodhej edhe njė letėr e veēantė nga OZN-ja, qė vepronte atje. Nė atė letėr rekomandohej, se tė gjithė kėta janė bashkėpunėtor tė okupatorit. Ne i kemi mobilizuar me forcė dhe dajak, prandaj kėta duhet sa mė parė tė futen nė vijat e para tė fronteve dhe tė shfrytėzohen nė maksimum nė luftė kundėr armikut. Kush ngel i gjallė prapavia ushtarake e juaj duhet qė t’i pastrojė dhe asesi tė mos lejoj qė ndonjė nga kėta tė kthehet i gjallė nė Kosovė dhe Maqedoni”.

     b) shkresa diskrete, qė sipas Bajram Golės, ish oficer i lartė i Armatės Jugosllave ka qarkulluar dorė mė dorė tė komandantėt ushtarak serbo-malazez e maqedonas dhe mė gjerė, se duhet tė shfarosen 400 mijė shqiptarė, pėr shkak se kinse shqiptarėt iu shmangėn shfarosjes gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe se nataliteti i tyre i madh kėrcėnon Jugosllavin.

     Venia pikė masakrės sė Tivarit, varrit mė tė madhė tė shqiptarėve nė histori, tė tragjedisė sė Trogirit, tė Dubrovnikut dhe vrasjeve dhe tė mizorive qė pėrjetuan ushtarėt shqiptarė gjatė rrugės pėr nė frontin e Adriatikut, qė nga Prizreni deri nė Istri, me tė dhena reale se asnjė ushtar, asnjė epror dhe asnje inskenues dhe zbatues i kėtyre masakrave nuk u mor nė pyetje, por u graduan me grada tė larta pėr punėn  e bėrė. Institucionet, historianėt dhe intelegjenca nė Kosovė, dhe nė Shqipėri heshtėn dhe nuk shenuan asnje fjalė, e tė mos flasim pėr ndonjė veprim pėr sensibilizim, pėrkatėsisht pėr ndriqimin e kėtyre masakrave, pėr autorin e kėsaj letre tė hapur, pėrjetuesin e kėtyre masakrave dhe pėr popullin shqiptarė ishte barra mė e rėndė shpirtėrore, me tė cilėn nuk mund tė pajtohej kurrėn e kurrės.

     Andaj siē konstaton dr.Muhamet Pirraku, nė librin ”Kalvari i shqiptarėsisė tė Kosovės 1945, Prishtinė 1983”, Azem Hajdini’Xani, ėshtė njeri ndėr ata pak shqipėtarė qė mori guxim tė iniconte ndriēimin e masakrės sė Tivarit, u shkroi institucioneve politike nga komuna ku punonte si nėnpunės e deri nė KQ tė PKJ-sė mė 9 nėntor 1966 kėtė parashtresė do ta plotėsonte mė 19 nėntor e 9 dhjetor 1966 dhe mė 15 dhjetor 1980. Nga parashtresa e Azem Hajdinit-Xanit, qė ėshtė njėri ndėr burimet mė autentike pėr masakrėn e Tivarit, ėshtė pasqyruar dhe sjellja barbare e ushtirsė malazeze kundėr tė plagosurėve, kufomave dhe pėrjetuesve tjerė tė masakrės sė Tivarit. Pėr masakrėn eTivarit unė kam mėsuar edhe kur isha i mitur nga gjyshi im Ramadan Ejupi, ai mė rrėfente gjithė pėrjetimet, gjyshi im i kishte shpėtuar masakrės se Tivarit por jo edhe luftės sė fundit nė Kosovė.

     Mbetemi me shpresė, se kjo letėr do tė hasė nė mirėkuptim, nga qeveria  e Republikės sė Kosovės dhe institucionet shkencore nė Kosovė, Shqipėri  dhe Maqedoni.

 

* Autori ėshtė i diplomuar nė shkenca politike, Kolegji Universitar “FAMA”. Kontakti me autorin: Sokol Bylykbashi (sokol_bylykbashi@hotmail.com)

__________________________________________________________________

...