Me rastin e 64 vjetorit tė kryengritjes sė Drenicės Shaban
Palluzha nė kthesėn ēlirimtare Nėntor
1944 - Shkurt 1945 Shkruan: Prof.Dr.Muhamet Pirraku ________________________________________ Gjaku
i trimave shqiptarė nuk shkoi kot sepse la mbas vetes gjurma tė pashlyeshme
pėr brezat e ardhshėm, pėr rrugėn qė ēon kah bashkimi pėrfundimtar i popullit
tonė. Adem Demaēi * * * Nė historinė e popujve ka ngjarje
qė, me kthesėn qė bėjnė nė rrjedhė tė historisė, bėhen kujtesė e nderės, e
besės, e burrėrisė dhe e krenarisė me rolin e fanarit nė paqe, nė trazime
e nė luftė pėr liri. Kėto janė zhvillime komplekse qė shėnojnė kahe tė reja
vendimtare nė ndodhi dhe qė bėjnė kufij midis epokave tė ndryshme. Roli i
individit, i personalitetit, nė kėto kthesa ėshtė i madh, i pandashėm me
rėndėsinė e kthesės. Njė ngjarje e tillė pėr
Kosovėn, dhe popullin shqiptar nė pėrgjithėsi, ėshtė Kryengritja e Drenicės
21 janar - 21 shkurt 1945, e cila nė kujtesėn historike tė popullit njihet
me emrin: Lufta e Shaban Palluzhės, kurse nė
historiografi ka hyrė me disa emra tė pėrgjithėsuar me sintagmat: Pėrpjekja
kundėrrevolucionare nėn udhėheqjen e Shaban Polluzhės
(nė historiografinė kominterniste jugosllavo-shqiptare) dhe Revolta e Drenicės, qė shqip do
tė thotė kryengritje (nė fille tė shkollės historiografike kombėtare
shqiptare tė Kosovės). Edhe mbiemri i fatosit tė kombit shėnohet nė dy
variant: Palluzha (shqip) dhe Polluzha (serbisht). Ky ėshtė edhe personaliteti mė
emblematik i kėsaj kthese,
personalitet kompleks, tipik i lagjes sė personaliteteve historike
shqiptare nga Ali pashė Tepelena, tė ngritura nė
Panteonin e atdheut duke hapėruar nėpėr bela dhe
shkallėt e robėrisė.
Heroi i historisė sonė, tė dhimbshme, Shaban Mustafė Kastrati u lind nė Palluzhė
tė Drenicės, mė 1871, nė njė familje tė kame. Nė periudhėn e rinisė mori
pjesė nė kryengritjet antiosmane, kurse gjatė
Luftės sė Parė Botėrore u ndesh me forcat pushtuese bullgare dhe
austro-hungareze. Kjo i hapi udhė pėr pushtet nė fillet e ripushtimit
serbo-jugosllav, nga fundviti 1918.
Ngritjen nė hierarkinė e krerėve popullorė, duke marrė pėr mbiemėr
emrin e fshatit, e arriti pėrmes ngritjes nė pushtet nga kapteri i
xhandarmėrisė nė kryetar komune nė vitet e Jugosllavisė Versajase.
Ndonėse i pashkolluar, Shaban Palluzha, i dalluar me guxim pėr tė marrė vendime tė
rėndėsishme, kishte njė intelekt qė e veēonte nga personalitetet e lagjes sė
tij, pėr tė zgjedhur rrugėn mė tė ndershme nė situata tė ndera pėr vendin dhe
pėr popullin. Kjo i siguroi respektin e krerėve dhe tė masave. Nuk rrinte nė
distancė me rivalėt, as puthadorė me miqtė. Edhe para rrezikut pėr jetėn,
bėhej jorgan apo mburojė pėr adhuruesit dhe pėr kundėrshtarėt. I tillė ishte
Shaban Palluzha - burrė i pashėm, i shėndetshėm,
krerė autoritar. Ishte fetar i mirė dhe shumė i vendosur. Mbante veshmbathje
tipike tė krero-aristokracisė drenicase tė kohės
sė tij. Nga krenaria e lindur, fliste
me zė tė lartė, por kursyeshėm, nga se gjuha hetueshėm i merrte nė thua. Nė kuvende dhe kur printe nė
odė, para vetės e nxirrte njėrin nga krerėt urtak
dhe tė pranueshėm nė mjedis. Kur nuk i pėlqente, ndėrhynte nė bisedė. I
kishte hije tė ndėrhynte nė rolin e njė arbitri. Burri i Dheut, Shaban Palluzha, nė mjedisin e tij, nė Drenicėn Veriore,
mbėshtetej kryesisht nė Miftar Bajraktarin e Llaushės dhe nė Mulla Ibrahimin e Hasaprishtinės
(ish-Palaci). I pari ishte personalitet i pėrkorė
dhe shumė i menēur, kurse i dyti intelektual shumė i dijshėm. Tė dytė ishin
tė guximshėm, patriotė tė kulluar dhe pėr Shabanin, gjatė tėrė shekullit tė
tij, ishin kėshilltarėt mė besnikė. Midis rivalėve, por jo kundėrshtarė nė
dėm tė shqiptarizmės, kishte Sadik
Zenelin e Abrisė,
personalitet ky me ndikim mė tė madh nė masat dhe Isuf
Gradicėn, mjeshtėr pėr pushtet. Kėta, Sadiku dhe Isufi, kur ishte
fjala pėr interesat e vendit, nė Shabanin kishin pushkėn plot, kishin pusinė.
Dhe, dhjetėra krerė dhe burra, urtakė, pleqnarė
dhe trima, qė pėrbėnin rrethin e dytė tė personaliteteve, mbi tė cilėt u
mbėshtetėn: Shabani, Miftari, Sadiku
e Isufi, nė periudhėn e Luftės sė Dytė Botėrore,
pikėrisht nė Mbrojtjen Kombėtare tė Kosovės, nė Luftėn e Shaban Palluzhės dhe nė Lėvizjen e Rezistencės sė NDSH-sė, u
bėnė komandantė ushtarakė e udhėheqės politikė nė pėrpjekjet pėr ēlirimin e
Kosovės dhe ribashkimin e Shqipėrisė Etnike. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore
kreu detyra tė rėndėsishme me interes pėr vendin: krerė popullor, kryetar
komune, komandant i forcave tė Mbrojtjes Kombėtare tė Kosovės dhe kryetar i
Gjyqit Pajtues (Islihatit) pėr nėnprefekturėn e Skenderajt.
Nga fillimi i vitit 1942 mbajti lidhje tė afėrta, politike e veprimi, me
organizatėn antifashiste nacionalēlirimtare, me antifashistėt shqiptarė kominternistė, dhe kjo i hapi rrugė tė emėrohet,
komandant i njėsisė sė Drenicės nė pėrbėrje tė Brigadės VII tė Kosovės, e
formuar me direktivė tė Shtabit Operativ tė AP dhe UNĒ tė Kosmetit,
nga fundi i nėntorit dhe fillimi i dhjetorit tė vitit 1944. Tė themi qartė: nė vitet e
Luftės sė Dytė Botėrore, midis nėpunėsve, mėsuesve dhe ushtarakėve qė
kishin ardhur nga Shqipėria nė Drenicė, me tė cilėt kishte kontakt zyrtar
kreu, kryetari dhe komandanti Shaban Palluzha, 22
ishin antifashistė. Nga dashuria drenicase e virgjėr pėr Shqipėrinė, kėta
antifashistė kishin ndikim absolut tė thuash nė tė gjithė krerėt dhe
hoxhallarėt e Drenicės. Ata i ushqenin me tė dhėna pėr fundin tragjik tė
paevitueshėm tė nazifashimit. Si rrjedhim fitoren e
sigurt tė Luftės Antifashiste Nacionalirimtare
Shqiptare. Sė kėndejmi, sikur tė na fliste, sot, Shabani pėr vetėn, do tė
parapėlqente urtinė e Isak Njutonit: Nėse kam parė
larg, kjo ngaqė kam qėndruar mbi supet e gjigantėve. Vėrtet, nga ditėt e para tė
formimit, Brigada Partizane e Shaban Palluzhės
shfaqi indinjatėn dhe revoltėn ndaj vrasjeve pa gjyq tė personaliteteve shqiptare
nė Drenicė dhe nė Kosovė. Brigadat partizane tė Jugosllavisė dhe tė
Shqipėrisė, qė morėn pėr detyrė tė spastronin terrenin nga bandat
fashiste tė ushtarakut Mehmet Gradica me bashkėveprimtarėt,
u treguan jo vetėm antishqiptare por edhe antiislame
tė tėrbuara. Kėto mjaftonin pėr tė irrituar komandantėt dhe ushtarėt e
njėsisė sė Shaban Palluzhės. Sė kėndejmi, nga mesi
i janarit 1945, Brigada e Shaban Palluzhės
shpalli mosbindjen ndaj urdhėresave tė Shtabit Kryesor tė UNĒ tė Kosovės-Metohisė dhe nga Besiana (ish-Podjeva)
u kthye, mė 24 janar 1945, pėr nė Drenicė, si eshkė e ndezur kjo pėr zjarrin
e rezistencės dhe tė luftės shqiptare kundėr ripushtimin komunist jugosllav
tė Kosovės. Por, duhet tė theksohet fakti se Revolta e Brigadės sė Shaban Palluzhės nė themele tė Luftės sė Drenicės 21 janar 21
shkurt 1945, nuk mund tė shikohet vazhdim, as korrigjim, i Mbrojtjes
Kombėtare Shqiptare tė Kosovės, as i Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare
Shqiptare, por si fill i qartė i njė epoke tė re, tė pėrpjekjeve me tė
gjitha mjetet tė popullit shqiptar pėr tė zgjidhur ēėshtjen shqiptare mbi
parimin universal tė demokracisė - me vetėvendosje. Nė Shtabin Drejtues tė Luftės
sė Drenicės komandanti Shaban Palluzha, i pėrcjellė
nga bashkėfshatari besnik, Hamėz Hetem Istogu, ka pasur rreth vetės, nė takime dhe nė kohė
mė tė gjata, personalitete popullorė e luftarakė tė shquar, intelektualė e
ushtarakė. Kėtu kam vend vetėm ti pėrmend. Imer Fazliun nga Shqiponjasi (ish-Radisheva), Isa Zymerin nga
Prekazi, Ramė Sejdiun nga Llausha,
Bajram Bajraktarin nga Drenasi, Miftar
Bajraktarin nga Llausha, Mulla Ibrahimin nga Hasaprishtina, Mulla Ilaz Burojen, Rexhep Gjelin nga Likashani,
Azem Aruēin nga Makėrmali, Beqė Ēubrelin, Jetullah Muharremin nga Rrezalla, Sadik Zenelin nga Abria, Feriz Bojiqin nga Luftari (ish-Kėrnica), Sadik Lutanin nga Turiqeci, Adem Dushin, Shaban e Rifat
Kotorrin, Hazir Gjakjen
nga Akrashtica, Istref
Temėn nga Dritani (ish-Dabrashevc), Bedri Gjinin e Abdyl Zhubin nga Mitrovica, Orleanėn
shqiptare Marie Shllakun
e Profesor Ymer Berishėn dhe sė fundi edhe Isuf Gjilanin, toger Mehmet Gradicėn,
Brahim Lutėn nga Shkabaj
(ish-Gllanasellė), Osman Bunjakun
nga Lumkuqi (ish-Samadrexhė)
etj. Tė theksojmė faktin se
Programin e Luftės sė Drenicės mund ta perceptojmė nga kundėrshtimi qė Shaban
Palluzha u bėri, nė Skenderaj, nga mesi i janarit
1945, pėrfaqėsuesve tė Shtabit Operativ tė Kosmetit:
Fadil Hoxhės dhe Kėrsta Filipoviqit,
kundėr vrasjeve e plaēkitjeve tė brigadave jugosllave: Nuk jemi kundėr pushtetit tė partizanėve, as kundėr komunistėve. Nė
kėtė luftė asht edhe Shqypnia, e ne nuk mund ti
kundėrvihemi nanės. Jemi luftarė
pėr liri dhe pėr nderin e familjeve e tė popullit
!. Me kėtė frymė
frymoi Takimi i jashtėzakonshėm i Shtabit tė Brigadės sė Shaban Palluzhės nė Liridon (ish-Lupēi) tė Grykės sė Llapit, nė natėn e 20/21 janarit
1945, ku u mor vendimi definitiv pėr moslėnien e Kosovės nė duart e
okupatorit pa njė qėndresė epike legjendare, qoftė ajo edhe ndeshje e Moisiut me Goliatin. Nė Shpjegimet e nxjerra me
tradhti nga Nazmi Kursani,
oficer i OZN-ės, Marie Shllaku
saktėsoi: Bemė njė bisedė paria, pėr gjendjen e ngushtė
qė na paraqitej, tė vdesim dhe tė mos biem nėn Serbi. Edhe nė paēim mundėsi
tė shpėtojmė pa luftė. Nė qoftė se jo, tė ēohemi tė gjithė dhe tė mbrojmė,
por tė mos e lėshojmė (Kosovėn).
Nė Aktakuzėn kundėr saj, pjesėmarrės nė Takimin e Liridonit,
pėrmenden edhe Profesor Ymer Berisha, kapter Mehmet
Gradica, Adem Shala, Ukė Sadiku,
Major Qinisi, kapiten Rexhep Ismaili,
Metė Dina, major Kutova etj. dhe saktėsohej se nė
atė takim u mor vendimi qė tė sulmoheshin
njėsitė e UNĒ nė Drenicė dhe nė minierėn Trepēa, si dhe tė formohej udhėheqėsia qė do ta drejtonte kėtė luftė. Komandanti largpamės, Shaban Palluzha, vetėm tashti, nė kėtė Takim, pranoi tė kthente
Brigadėn nė Drenicė, i vetėdijshėm se lufta nėpėr fėmijė e gra, ėshtė e
pėrgjakshme dhe e dhembshme. Tėrheqja taktike nga Gryka e
Llapit, e mė se 4000 vetave, pjesa mė e madhe pa armė, u bė nga mėngjesi i
datės 24 janar, kurse ndeshja e parė ndodhi nė Artakoll.
Realisht mė 24 dhe 25 janar 1945, ndodhi shkapėrderdhja e madhe e tė mobilizuarėve pėr partizanė nė vise tė Llapit, tė Pėrmalinės dhe tė Artakollit
dhe, mė 26 janar 1945, Shaban Palluzhėn e gjejmė nė
Drenicėn Qendrore, me 500-700 luftėtarė. Kėta janė pjesa mė e pandryshueshme
e numrit tė luftėtarėve tė Luftės sė Drenicės deri mė 18 shkurt 1945, kur
sipas udhėzimeve tashti tė komandantit ushtarak tė Shtabit tė Shabanit,
togerit Mehmet Gradica (i bashkuar me Shabanin mė
12 shkurt, pak orė para se tė vdiste Myftar Bajraktari), u shpėrnda pjesa mė
e madhe e bashkėluftėtarėve, pėr tė bėrė zgjidhje individuale pėr fatin e
tyre tė mėtutjeshėm, mbėshtetur nė amnistinė e shpallur, ditė mė parė, nga Josip Broz Tito.
Ishte ky fund tragjik por krenar, sepse, krahas dimrit tė egėr, mė nuk kishte
as bukė nė popull, as veshmbathje, as municion nė xhepat e luftėtarėve. Kurrė
nuk pati ilaēe dhe as mjek. Dhe, kėtu shumė telegrafisht,
detyrohem tė pėrmbledh: Kundėr forcave tė revoltuara, kryengritėse dhe
luftarake nė arealin e Drenicės nėn udhėheqjen e Shaban Palluzhės,
dhe pėr shtruarjen e Kosovės me strategjinė serbe tė tokės sė djegur, Shtabi
i Pėrgjithshėm i Ushtrisė sė Jugosllavisė dėrgoi 40-50 mijė ushtarė. Nė
raportet e batalioneve, tė brigadave dhe tė shtabeve tė kėsaj ushtrie, numri
i efektivit tė luftėtarėve pėrreth Shaban Palluzhės
paraqitej tepėr i zmadhuar: 2000, 5000, e madje mė 9 shkurt 1945, pėr tė
arsyetuar vendosjen e pushtetit ushtarak, mė 8 shkurt 1945, atė numėr e
ngritėn nė 10 000 veta, pra pėr rreth 18 - 20 herė mė tė madh. Tė konstatojmė edhe faktin se,
sipas strategjisė sė zbatuar gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, pėr tė siguruar
fitore mbi palėn ndėrluftuese, duhej tė dėrgoheshin tre ushtarė ndaj njė
ushtari tė armikut. Mirėpo, Tito nė Kosovė, kundėr
Shaban Palluzhės, dėrgoi njė numėr enorm: 20-25
ushtarė pėr njė kryengritės, sikur Palluzha pėr
tėrė kohėn tė kishte dy mijė tė armatosur. Por, meqė nė Luftėn e Drenicės,
prej 25 janarit 18 shkurt 1945, luftėtarė efektivė ishin vetėm 500-700
veta, del se kundėr njė kryengritėsi janė dėrguar 40 - 50 ushtarė me armatim
e logjistikė moderne. Vėrtet, nga 19 shkurti 1945, nė
Bezhenik, paralagje e
fshatit Qėndresė (ish-Tėrstenik) tė Drenicės, tė
lidhur me Shtrabin e Shaban Palluzhės
ishin vetėm rreth 70-100 veta dhe sa filloi rrethimi dhe lufta, u tėrhoq
pjesa absolute e tyre. Shaban Palluzha dhe Mehmet Gradica me njė efektiv prej rreth 17-29
bashkėluftėtarėsh, e pėrballuan luftėn rreth tri orėsh nga Kullat e Fekė Zenunit. Dolėn nga
rrethimi me luftė flaka-flakė, me njė tė plagosur, duke lėnė tė vrarė 6
ushtarė tė armikut. Pėrshpejtuan pėr nė Kullat e Hasan
Sylė Dvoranit nė Qėndresė
dhe aty, me njė efektiv prej rreth 20 vetash, nė natėn e 21/22 shkurtit 1945,
i rezistuan nga tri kulla Divizionit 52 tė Ushtrisė sė Jugosllavisė. Ndėr bashkėluftėtarėt e orėve
tė fundit tė Shaban Palluzhės dhe tė Mehmet Gradica, ishin: Isuf Gjilani me
dy-tre bashkėluftėtarė, Rexhep, Qerim e Mehmet Gjeli,
Bajrush Qazimi, Muharrem e Musli Mehmeti dhe Halil Zeqiri tė Dodonės (ish Gradicė),
Hazir Gjakja, Brahim
Luta, Ajet Qirezi, Hamėz
Istogu me tet, Hetemin,
Asllan Lladroci, etj. Sipas Marie
Shllakut, nė orėt e fundit tė luftės heroike ishin
32 bashkėluftėtarė dhe kundėr tyre
ishin tė angazhuar 17.864 (e ndoshta
edhe ma
) - ushtarė jugosllavė. Do tė thotė, kundėr njė luftėtari
efektiv tė Shtabit tė Luftės sė Drenicės pushtuesi angazhoi mė shumė se 558
ushtarė, tė mbėshtetur me artileri. Mė 22 shkurt 1945 u kuptua se ushtria
jugosllave pati rreth 50 veta tė vrarė dhe tė humbur. Dėmet mė tė mėdha
armikut i shkaktoi strategu i pashoq, Mehmet Gradica. Lufta do tė zhvillohet nė
distancėn mė ideale pėr artilerinė e pushtuesit kundėr Kullės - fortifikatė e
fundit e Shtabit tė Luftės sė Drenicės. Nė kėtė rrethim ranė dy
bashkėluftėtarė tė Isuf Gjilanit dhe u plagosėn Hamzė Istogu, Shabani dhe Mehmeti. Dy tė fundit, morėn
plagė tė rėndė nga copat e predhave artilerie dhe trarėt e kullės qė po u
shembej mbi kokė. Zėvendėskomandanti i Shtabit tė
Luftės sė Drenicės, Rexhep Xheli, i shquar pėr
shkathtėsi luftarake, i ndihmuar nga ana e bashkėluftėtarėve qė u
pėrmendėn, me sukses e shpėrtheu rrethimin e hekurt, duke bartur mbi kuaj
Shaban Palluzhėn, Mehmet Gradicėn
dhe Hamzė Istogun. Gjatė tėrheqjes do tė vdesin
Shabani dhe Mehmeti, kurse kufomat e tyre do tė fshihen, pėr tė mbajtur nėn
ethe tė frikės ushtrinė pushtuese, edhe pėr njė kohė u vranė apo jetojnė
!? Vlerėsimin e parė politik, dhe
shkencor, tė kėsaj kthese tė luftės ēlirimtare e bėri simboli i rezistencės
dhe i mendimit politik shqiptar tė lirė, nga fundvitet 50-ta tė shekullit
XX, Adem Demaēi, nė Programin e Lėvizjes
Revolucionare tė Bashkimit tė Shqiptarėve, nga fundviti 1963 pranverė 1964, ku, midis tė tjerash,
konstatoi: Shqiptarėt e viseve tė robnueme deri dje, nė saje tė instiktit
tė vet tė aprovuem, tue
pa se ajo qė u ishte premtue se do tė
bashkoheshin me nanėn e vet Shqipninė
po lihej me nji anė ngadal
e me mjeshtri nė mėnyrė tė vetėvetishme dhe pa
kurrfarė organizimi paraprak nė Drenicėn Kreshnike me shpresė se do tė
tėrhiqte vemendjen e tė tjerėve jashtė dhe naltė, u ngrit nė kryengritje popullore pėr tė mundė me realizue premtimin e dhanun nė
Dokumentin e 31 dhetorit tė vjetit
1943, nxjerrė nga Kėshilli Nacionalēlirimtar i Kosovė - Metohisė.
Mė tutje, Mendela ynė, do tė konstatojė
se zemra e Kryengritjes sė Drenicės ka
rrjedhė prej popullit dhe ka pasė tė vetmin qėllim
bashkimin e popullit shqiptar dhe, pėrfundonte: Gjaku i trimave shqiptarė nuk shkoi kot sepse la mbas vetes gjurma tė
pashlyeshme pėr brezat e ardhshėm, pėr rrugėn qė ēon kah bashkimi
pėrfundimtar i popullit tonė. Tė pėrfundojmė: Lufta e
Drenicės nėn udhėheqjen e Shaban Palluzhės, 21 janar
-21 shkurt 1945, ishte luftė mbrojtėse e drejtė, e fundit nė historinė
shqiptare e pa planifikuar paraprakisht dhe e drejtuar nga krerė analfabet.
Kjo luftė, me pėrmasat e saj nė hapėsirė dhe nė kohė, shėnoi kthesėn
historike nė pėrpjekjet dhe nė luftėn e popullit shqiptar pėr liri dhe pėr
vetėvendosje pėr njėsinė e shtetit shqiptar ku bukės i thuhet bukė dhe ujit
ujė, tė riaktualizuar me Luftėn Ēlirimtare tė
UĒK-sė, e tė mbajtur gjallė aktualisht me infuzionet e AKSH-sė. I huaji smund veē tė pranojė ēmimin qė
njė komb i vė vetes sė tij do tė na thėrriste Faik Konica. ( Marrė
nga libri: Pėr kauzėn e UĒK-sė, Prishtinė, 2006. fq.
319 - 326 ) |