Pėrkujtesė historike

 

PĖR SHANSIN E PARĖ HISTORIK

 

     Shkruan: Prof. Dr. Muhamet PIRRAKU *

     P r i s h t i n ė, 26 shkurt 1999

 

     Konferenca Ndėrkombėtaro-Serbo-Shqiptare e Rambouillet-it, e parapar trijavore (6-27 shkurt 1999), e pėrmbylli rundin e parė, mė 23 shkurt nė orėn 15, nė momentin e arritjes sė njė ekuilibri tė mundimshėm brenda secilit partner me interesa tė veēanta, pa humbės. Dhe, katėr ditėt e tjera (15 - 18 mars 1999) do tė jenė tė mjaftueshme pėr t'i nxjerrė nėnshkrimet e aktorėve nė tekstin historik tė bazamentit tė Paqes sė premtuar nė kasaphanėn serbe mbi popullsinė etnike tė "Tokės sė premtuar", tė quajtur Kosovė, ose tė shėnohet nokdauni pėr  Perėndimin, pėr Rendin e Ri.

     Nga rundi i pare (i "luftės" shtatėmbėdhjetėditore) analistėt e pėrkorė nuk kanė pritur mė shumė. Konflikti serbo-shqiptar nė Kosovė ėshtė gjakderdhje shekullore e kolonizatorit mbi etnikėt - nė emėr tė pansllavizmit ortodokso-kominternist tė aminuar nga imperializmi evro-perėndimor tė pjesės sė parė tė shek. XX.

     Me Ēėshtjen e Kosovės (e krijuar ndėrkombėtarisht nė Londėr, nė Versajė dhe nė Jalltė, duke e ndarė nga Ēėshtja shqiptare) Perėndimi aktual, flamurtar i Rendit tė Ri demokratik, ėshtė vėrė para sfidave tė pansllavizmit ortodokso - kominternist, kolos nė moshėn e zhgardhimit nga brenda.

     Kjo u pa qartė pėrnjėherė pas vendimeve tė Mbledhjes Inauguruese tė Grupit tė Kontaktit nė Pranverėn e hershme 1998 tė Kosovės. U ndesh Perėndimi me Lindjen, demokracia premtuese me fantazmėn e pansllavizmit ortodoks. Doli qartė se Kosova duhej tė pėrgjakej  e tė  kallej me dorėn e zgjatur pėrtejkarpatiane tė Moskės, pėr tė sonduar aftėsitė goditėse tė Lindjes mbi Perėndimin.

     Asnjė vendim i Grupit tė Kontaktit pėr Kosovėn nuk u mor me koncenzus as nuk u zbatua nė terren. Dėshtoi pėr marre edhe Marrėveshja e Buldozerdiplomatit (Holbroock) me Kasapin e Evropės (Milosheviq) me gunė ruse. Dėshtoi SHBA-ja, OSBE-ja, NATO-ja nė dyluftim me Ariun e Bardhė, tė plagosur.

     Dhe, edhe Konferenca e Rambouillet-it doli arenė ku para publikut disa miliardėsh u peshuan forcat midis Perėndimit dhe Lindjes mbi kurrizin e viktimės shekullore tė Lindjes ortodokse - shqiptarėve tė Kosovės dhe Ēėshtjes shqiptare nė pėrgjithėsi.

     U pa qartė se njė pjesė e Perėndimit ende bart nė qafė varganėt e aleancave tė moēme me Rusinė caristo-staliniste antianglo-amerikane. Kėshtu, nė ēastin sapo u arrit ekuilibri i forcave Perėndim - Lindje, qė SHBA-tė tė mos mbetnin Leonida tė Rendit tė Ri, u shpall i pėrfunduar rundi i parė i Konferencės "paqėsore" vetėm kushtimisht shqiptaro-serbe.

     Ishte kjo kėrkesė e kohės sė mendjeve tė ndritura qė tė evitohej nokdauni nga rreziku me pėrmasa botėrore nga orteku i tifozėve tė tė dy palėve dhe jo kėrkesė imediate e Delegacionit tė Kosovės, as tė Serbisė.

     Po. Minareja nuk hyn nė thes, do t'i thoja zyrtarit mė tė angazhuar nė Ēėshtjen e Kosovės, zotėri Christopher Hillit, i cili, duke kujtuar se ėshtė humbės i maratonit qė e solli Ēėshtjen e Kosovės nė Rambouillet, fajin e "dėshtimit" e hodhi mbi pėrfaqėsuesit e UĒK-sė nė delegacionin e Kosovės, tė cilėt i akuzoi  si  personalitete pa "vlera tė njėjta, si edhe ne", e me "disponim tejet antiperėndimor" (!?!) Ky konotim do tė thotė: prorusė, prosllavė, proortodoksė!!!?

     Jo vetėm kaq. Zotėri Hill, nxori pėrfushė edhe paragjykimin e qarqeve mė antishqiptare tė Ballkanit dhe tė Evropės, me konstatimin se "disa nga pėrfaqėsuesit e shqiptarėve tė Kosovės 'kanė ardhur nga lėvizja marksiste-leniniste", pėr tė vetmin faj se ata, nė rini, u pėrpoqėn dhe sakrifikuan nė burgjet jugosllave pjesėn mė tė mirė tė jetės pėr Lirinė e Kosovės, tė mbėshtetur nė shtetin qė dhuna historike ndėrkombėtare ua caktoi detyrimisht pėr Shtet amė, dhe tashti pėrkrahin qeverinė e atij shteti(tė Majkos - shqip Mėmės) tė cilėn shtetit Amė ia detyroi SHBA-ja, Perėndimi kundėr vullnetit tė Lindjes. Pėr ēudi, sipas opinionit tė z. Hillit, tashti mėma del tė jetė perėndimore e tė bijtė, lindorė !!!?

     I falem Zotit qė nuk i urdhėroi t'i quante edhe "fundamentalistė islamė", sepse edhe mė shumė do t'u shėrbente aspiratave kanibaliste antishqiptare serbe nė Kosovė e mė gjerė nė mbėshtetje tė vazhdueshme tė paaftėsisė dhe tė pazotėsisė sė Perėndimit pėr tė dėnuar krimin ndaj njerėzimit.

     Ndėrkaq, pėrgjigjen nė akuzėn se kėta pėrfaqėsues shqiptarė me pedigre   "marksiste-leniniste" dhe, nėse vėrtetė  "nuk janė pėrkrahės tė kėnaqur tė angazhimit tonė (amerikan - M.P.) nė Kosovė, edhe pse deklarohen ashtu" (Koha Ditore, 26.II.1999,4), zotėri Hill duhet ta kėrkojė nė shumė protesta publike e nė shumė konstatime me shkrim tė personaliteteve republikane e demokratike mė tė dalluara tė SHBA-ve e tė Evropės dhe rezultatet vetė t'i peshojė.

     As gjatė punės sė Konferencės sė Rambouillet-it Serbia, nėn krahun e Rusisė, nuk ndali masakrimet mbi shqiptarėt e Kosovės. Ėshtė ky, pra, gjunjėzim apo bashkėpjesėmarrės i Perėndimit nė kėtė mynxyrė?!!

     Dhe, si njohės relativisht i mirė i historisė sė popujve tė Ballkanit, njė gjė mund t'u garantojė mikut Hill dhe SHBA-ve: Shqiptarėt nuk janė bukėshkelė, kurrė! Ndaj, deri mė 15 mars 1999, ka kohė pėr pėrgatitje tė mjaftueshme pėr rundin final tė ekuilibrimit tė interesave SHBA - RUSI, pėrkatėsisht: Prėndim - Pansllavizėm pa therorizimin pėrfundimtar tė Viēit tė artė (Ēėshtjes shqiptare tė Kosovės). Nxjerrja e Serbisė - "Jugosllavisė" nga Kosova me dhunė dhe me diplomaci(ashtu siē ėshtė sjellė kėtu nga Rusia dhe Evropa), do tė thotė fillim i fundit tė kolonializmit dhe tė robėrisė nė Ballkan, fillim i hyrjes sė Rusisė(Pansllavizmit) nė Perėndim, fitore e Rendit tė Ri perėndimor.

     Fikja si fuqi koloniale e Serbisė(ndarja e Malit tė Zi nga "Jugosllavia" ėshtė   ēėshtje kohe e lidhur me fatin e Kosovės sė martirizuar nga makineria pushtuese kanibaliste serbe) do tė thotė nxjerrje e Serbisė nga mesjeta imagjinare dhe, do tė thotė, mundėsi pėr jetėn e kombit  serb  nė gjirin e  kombeve evropiane demokratike, duke pasur kombin shqiptar pranė e pranė. Kombi shqiptar kurrė nuk hakmirret nė paqe, ndėrsa Koha i shėron edhe plagėt mė tė helmatisura.

     Realisht, delegacioni i Serbo-"Jugosllavisė", pas shumė ecejakeve Rambouillet - Beograd - Moskva, nė ditėt e fundit tė rundit tė parė tė Konferencės Ndėrkombėtaro-Serbo-Shqiptare tė Rambouillet-it i hetoi tendencat ekuilibruese midis Perėndimit e Lindjes dhe ndjeu peshėn e thirrjes sė kohės, ndaj mori hullinė pėr nė ekuilibrim brenda vetes - dejt paqes.

     Dhe, qė tė marrė vendimin historik valid, qė ia kėrkon Rendi i Ri, me peshėn e frikės pėr "humbjen" eventuale, iu dasht kthimi nė Anijen me Vozhdin nė shkallėn e ēmendurisė nga krimet nė emėr tė tij mbi boshnjakėt, dje, dhe mbi shqiptarėt, sot. E ndinė se duhej dhenė udhė zgjidhjes pėr tė shpėtuar atė qė mund tė ruhet, dhe pikėrisht ajo pjesė qė nesėr ėshtė e siguruar nga fqinjėt e tyre vetėm me emrin Serbi Etnike.

     Dhe, po kėshtu, rezultati i rundit tė finalizimit tė Konferencės sė Rambouillet-it do tė shėnojė shkallėn e ujdisė sė arritur deri mė 15 mars 1999 midis interesave tė Perėndimit (me SHBA-tė flamurtare) dhe tė Pansllavizmit (me Rusinė rungallė tmerrues).

     Kompromisi pėr zgjidhje kalimtare tė Ēėshtjes sė Kosovės edhe mė tutje mbetet rrugė aktualisht e mundshme drejt paqes dhe lirisė sė patjetėrsuar pėr fqinjėt dhe pėr vetė serbėt. Tė liruarit nga gjėja e huaj nuk ėshtė humbje, ėshtė fitore e drejtėsisė dhe ėshtė kapital pėr ardhmėri.

     Ngritja, apo mė drejt bashkimi i Delegacionit tė Kosovės, ishte Thembėr e Akilit pėr Grupin e Kontaktit, pėrkatėsisht pėr arkitektėt e Konferencės sė Rambouillet-it. Dhe, manifestimi i bashkimit urtak nėn kryesinė e pėrfaqėsuesit tė UĒK-sė tė personaliteteve mbrojtės tė programeve politike tepėr ekskluzive nė terrenin e okupuar tė Kosovės, personalitete kėto qė po njiheshin midis tyre, pėr tė parėn herė, nė aeroplanin e Francės pėr nė Rambouillet, befasoi armiqtė dhe miqtė e Kosovės dhe tė kombit shqiptar nė pėrgjithėsi.

     Ndodhi diēka pėr tė cilėn armiqtė e Kosovės dhe tė kombit shqiptar kishin dhėnė "prova" dhe "garanci", me duar e me kėmbė, se nuk mund tė ndodhte bashkimi i tyre.  Ata propagandonin se shqiptarėt nuk mund tė bashkohen nė mendime dhe nė pėrpjekje as atėherė kur ėshtė nė pyetje fati i Atdheut!?

     Rambouillet-i vėrtetoi se shqiptarėt nuk janė anarkistė historikė dhe se kėta janė shtetformues dinjitozė. Nė shansin e parė historik pėr Kosovėn dhe pėr kombin shqiptar i thyen shtizat pa zhurmė. Ndodhi koncenzuesi, ngadhėnjeu arsyeja se Kosova meriton lirinė dhe pavarėsinė pėr bijtė e saj tė bashkuar pėrreth Flamurit tė Skėnderbeut si garancė pėr paqen nė Ballkan dhe nė Evropė. Kjo arritje ėshtė shenjtėri, qė nuk guxon tė shkilet nga asnjė shqiptar - amanet pėr brezat!

     Mbajtja pezull e gjendjes sė luftės gjatė kohės sė rundit tė parė tė duelit pas perdeve tė shqiptarėve me serbėt nė Spektaklin diplomatik ndėrkombėtar (James Hooper) tė Ramboulletit:  arrestimet, gjykimet, kidnapimet dhe masakrimet, sulmet nė linja tė ndryshme tė frontit, propaganda mediale kėrcėnuese  serbe, ruse e perėndimore pėr jetėn dhe ardhmėninė e shqiptarėve para tanksave, helikopterėve, benzinės e thikave serbe, ishte presion permanent mbi Delegacionin e Kosovės.

     Ndaj, shtrohet pyetja: ishte kjo pazotėsi e faktorit tė vendosjes, apo dozim i dhunės gjenocidale serbe nga Perėndimi, pėr tė shtrėnguar detyrimisht UĒK-nė(popullin shqiptar) tė bie para xhelatit shekullor, pėr tė vetmin qėllim:  maskimin e lėngimit tė SHBA-ve, tė OSBE-sė dhe tė NATO-s para kėrcėnimit tė hapur tė Ariut tė Bardhė?!!

     Nė rrethana kur, thėnė simbolikisht, sekondanti toleronte vringėllimat e shpatės sė pėrgjakur tė xhelatit mbi kokėn e viktimės, mesazhi i fjalės sė fundit tė Viktimės (i Vendimit tė Delegacionit tė Kosovės nė Rambouillet) nuk mund tė dilte mė kuptimplotė se ai qė pasqyron Konstatimi i anėtarit tė Delegacionit tė Kosovės, zotėri Jakup Krasniqit(zėdhėnės i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė), se "Nė Rambouillet kemi qenė tė obliguar tė ēojmė zėrin e popullit tė Kosovės, kemi qenė tė obliguar tė ēojmė zėrin e Ushtrisė Ēlirimtare dhe e kemi dėrguar mirė nė atė Konferencė ndėrkombėtare pėr Kosovėn, nė konferencėn e parė qė populli shqiptar i kishte pėrfaqėsuesit e vet".

     Ky konstatim ad hoc para kamerave televizive tė miqve dhe tė armiqve tė popullit shqiptar tė Kosovės e mė gjerė, do tė mbesė sentencė e mendimit diplomatik shqiptar nė themele tė shtetėsisė sė Kosovės: "Nė Rambouillet dhe nga Rambouilleti ne nuk sollėm as autonominė qė mund tė thotė dikush, as republikėn e as pavarėsinė, ka qenė e mundshme po nuk e shfrytėzuam ta sjellim njė protektorat ndėrkombėtar" nga se "ne nuk deshėm tė vendosim as pėr kėtė pa e marrė pėlqimin e popullit, tė ekspertėve, tė intelektualėve dhe tė UĒK-sė..." (Koha Ditore, 26.2.1999,2).

     Sė kėndejmi, si pėr Grupin e Kontaktit(faktorin e vendosjes) dhe pėr Delegacionin e Serbo-"Jugosllavisė" ashtu edhe pėr Delegacionin e Kosovės, duke qenė i detyruar tė pėrcaktohet pėr pozitėn shqiptare aktuale midis vdekjes dhe jetės, kthimi nė terren tė marrė kontakt dhe mendimin e bazės sė martirizuar, para se ta nėnshkruante tė parin Vendim tė njė Konferenceje Ndėrkombėtare pėr Shqiptarėt me shqiptarėt brenda, ishte kėrkesė shtetėrore e domosdoshme mbi parimet e demokracisė perėndimore tė proklamuar fuqimisht nga SHB-tė, ishte hap diplomatik dinjitoz politikisht, i drejtė juridikisht, i qėndrueshėm ushtarakisht dhe i pranueshėm kombėtarisht.

     Ėshtė Autorizim pėr legjitimitet tė vendosė pėr statusin kalimtar tė Kosovės, ėshtė pasaportė pėr Pavarėsinė e Kosovės. Andaj, vetėm ata qė nuk e njohin realitetin ballkanik, vetėm ata qė nuk e njohin historinė, vetėm ata qė nuk i kuptojnė, ose nuk duan t'i shohin interesat ekzistuese tė papajtueshme tė konstelacioneve evro-lindore(perėndimoro-pansllaviste), vetėm ata qė nuk e kuptojnė rrugėn pėr nė ardhmėni tė njė vendi e tė njė populli tė pėrvėluar nga lufta pėr liri dhe pavarėsi, nė rrethanat aktuale kombėtare e ndėrkombėtare, mund ta quajnė dėshtim, paaftėsi apo tradhti vendimin me koncenzues tė Delegacionit tė Kosovės nė rundin e parė tė Konferencės sė Rambouillet-it.

     Nė kėto pozita, hėpėrhė, ka rėnė zotėri James Hooper, anėtar i Kosova Action Council tė Washington-it dhe ekspert[ pėr Ballkanin. Sipas tij, Delegacioni i Kosovės nė Rambouillet SHBA-ve u ishte dashur vetėm pėr t'i nxjerrė nėnshkrimet nė draftėt e Grupit tė Kontaktit(asnjėherė tė pajtueshėm), tė sjella para opinionit shqiptar e botėror nė masė tė madhe pėrmes  drafteve tė ambasadorit Kristopher Hill (gjithmonė nė variante tė diskutueshme sa vinte e mė shumė).

     Kėshtu do tė arrihej "marrėveshja" (me kėnd, kur dihej se Delegacioni serb Rambouillet-in e manifestonte si piknik deri nė ditėn e parafundit tė rundit tė parė tė Konferencės dhe kjo tolerohej nga organizuesi?!) me tė cilėn SHBA-tė shqiptarėve "po u siguronin protektorat tė NATO-s kundėr serbėve", me "shansin pėr referendum nė fund tė procesit"(athua Hooper nuk di pėr ngurrimet e Francės dhe kundėrshtimet e Rusisė nė kėtė pikė?!)

     Sipas z. Hooper, e tėra qenkėsh fundosur, meqė "UĒK kishte penguar marrėveshjen", ndonėse Konferencėn e Rambouillet-it e qujti "spektakėl" dhe "diplomaci amatoreske" tė Chris Hill-it, e cila, sė bashku me "orėn amatoreske diplomatike" tė Delegacionit tė Kosovės, e paskėsh "thye" shpirtin e Titanikės diplomatike - Madeleine Albright, dhe e paskėsh sjellė politikėn e SHBA-ve pėr Ballkanin nė "ankth", duke ia thithur deri nė  "shterrje" tėrė "energjinė pėr sulme ajrore"(!??) - nė funksion tė urtėsimit e tė humanizimit tė Serbisė fashizoide.

     Pėr kėtė "pėrfundim", pėr kėtė "ankth politik", nė tė cilin "ra" diplomacia dhe politika e SHBA-ve, qė, sipas z. Hooper, "fundosi" edhe shpresat pėr paqen nė Kosovė dhe pėr ardhmėninė shqiptare tė saj para thikės serbe (sepse "e tėrė energjia" e SHBA-ve "ėshtė shterrur"(!!!?), ndikuan "shumė gabime" tė SHBA-ve nė procesin e pėrgatitjes dhe tė drejtimit tė Konferencės sė Rambouillet-it.

     Por, si gabim mbi gabime, sipas tij, ishte lejimi amerikan pėr "grushtshtetin qė tė ndodhė. Ne kemi lejuar UĒK-nė qė tė marrė udhėheqėsinė nė negociata" (Koha Ditore, 26.2.1999,8). N o  c o m e n t.

Vėnia e UĒK-sė nė krye tė Delegacionit tė Kosovės ishte nderimi mė adekuat qė SHBA-tė dhe Perėndimi ua bėnė martirėve tė lirisė sė popullit shqiptar dhe tė Kosovės sė djegur nga fashizmi serb.

     Zotėri Hooper-it, ndonėse ishte brenda nė Kėshtjellėn e Rambouillet-it, dioptria politike nuk ia mundėsoi tė shihte mosgatishmėrinė dhe mosguximin e SHBA-ve dhe tė Perėndimit nė pėrgjithėsi pėr t'i shkrepur koburet nė Rambouillet fytafyt me Rusinė dhe me Pansllavizmin nė pėrgjithėsi, nė emėr tė drejtėsisė dhe tė ardhmėnisė sė Rendit tė Ri.

     Ai, madje, nuk arriti tė rikujtojė Vijėn e kuqe amerikane tė Kėrshėndellave pėr Kosovėn, tė rikujtojė faktin se Presidenti i Kosovės(i zgjedhjeve legjitime), z. Ibrahim Rugova, me kėrkesė tė SHBA-ve nėnshkroi me Milosheviqin "Marrėveshjen pėr shkollat shqipe" (tė cilėn populli e quajti Mosmarrėveshje), e cila kurrė nuk u zbatua, edhe krahas negociatorit Shėn Egjidio, me autoritet ndėrkombėtar.

Madje, z. Hooper, nuk deshi as ta shohė fatin e reitingut politik e diplomatik kombėtar e ndėrkombėtar tė Rugovės pas Takimit me Miloshin nė Beograd, me kėrkesė tė vendosur tė SHBA-ve (e cila vėrtetoi urtinė e popullit: "Shkoi capi te kasapi!"). Ky takim hapi rrugė pėr Marrėveshjen Holbrooch - Milosheviq. Efekti i saj nė terren doli Leje pėr kasaphanet nė Raēak, nė Kramovik, nė Rogovė e gjetkė.

Sė fundi, sa punuan mbarėshtruesit e Konferencės sė Rambouillet-it me Delegacionin e Kosovės pėr kėtė Konferencė, sa e ushqyen atė me dokumente pėr paqen, sa kooperuan mediatorėt me kėtė Delegacion dhe, Delegacioni i Kosovės nė Rambouillet ishte dekor, mjet pėr tė arritur qellime joshqiptare, apo partner i mirėfilltė nė negociatat me delegacionin e okupatorit serb?!

     Besoj se zoti Hooper ka pėrgjigje tė sakta pėr kėto pyetje dhe madje lexuesit do tė binden se miku Hoopert do tė korrigjohet para se tė mėsojė pėr kėtė reagim, meqė shkrimi i tij nuk ėshtė as nė shėrbim tė interesave nacionale tė SHBA-ve.

     Duke pėrmendur disa herė, dhe me mllef tė paluhatshėm, "grushtshtetin" e UĒK-sė mbi "Tė moderuarit shqiptarė" nė Rambouillet(me aludim edhe nė "institucionet shtetėrore" fiktive dhjetėvjeēare tė LDK-istėve tė Ibrahim Rugovės, asnjėherė tė pranuara nga SHBA-tė dhe Perėndimi) dhe Hashim Thaēin me "njerėzit si" Ai - "tė brengosur vetėm pėr tė ardhmen vetjake"(!!!?), Hooper nxit Serbinė kundėr UĒK-sė,  arsyeton dhe toleron gjenocidin serb mbi shqiptarėt nė Kosovė, lėshon larva  tė pėrēarjes midis ithtarėve tė subjekteve pėrfaqėsuese nė Delegacionin e Kosovės.

     Madje, del se z. Hooper dhe fton masat shqiptare tė martirizuara tė distancohen nga krenaria e tyre, nga UĒK-ja dhe nga mekanizmi pushtetor pluralist demokratik tė Kosovės tė ngritur nė Ramouillet(gjithsesi me pėrpjekje tė mėdha edhe tė urtakėve pėrreth humanistit Rugovė, i cili, duke ndjekur hullinė e bashkimit nė Rambouillet, mund tė sigurojė vend tė merituar nė historinė e kombit shqiptar). Shkroi: Nė Rambouillet "tė moderuarit shqiptarė kanė qenė tė ngujuar ndėrmjet serbėve dhe UĒK-sė. Kur tanket serbe tė kenė ardhur te dyert, atėherė ju bien ndėrmend UĒK-ja, ata janė ata qė i kanė sjellė aty"!??!

     Kėtė citat tė mikut Hooper nuk e solla ta denoncojė non sensin politik dhe diplomatik tė tij. E solla me qėllim t'u shėrbejė pėrfaqėsuesve tė UĒK-sė midis masave popullore dhe atyre nė Delegacionin e Kosovės nė Konferencėn e Ramouilletit. Ta kėpusin kėtė dhe ta mbajnė nė xhepin e zemrės. Diplomacia ėshtė arti i sė mundshmes. Nuk guxon tė na pėrsėritet moselasticiteti i Myderris Ymer Prizrenit(1881), as apatia e Ismail Qemalit(1912), as vetėmadhėshtia e Enver Hoxhės (1944).

     Formimi i shtetit ėshtė proces, ndaj pėr pavarėsinė e Kosovės tė ndiqen rrugėt mė tė suksesshme tė cilat sollėn pavarėsinė e shteteve ballkanike e mė gjerė. Gjithmonė tė mbahet nė mendje: E drejta legjitime ėshtė nė pėrpjestim me forcėn reale. As Ymeri i Mujit(qė u lind nėntė okė!) nuk i vėri hapat e parė pa asistencė dhe thėrritje tė mėmės: "Caca - caca, Biro!". Gabimet janė tė pakorigjueshme.

     Koha nuk pret. Secili duhet tė jetė nė shkallėn e pėrgjegjėsisė sė thirrjes sė zgjedhur. Pėr atė ka pėrgjegjėsi! Duhet, patjetėr, nė kėto ēaste vendimtare, tė evitohen individualizmat, karrierizmat, kapricet dhe ekskluziviteti nė interes tė kolektivitetit kombėtar. Dhe, mbi tė gjitha, tė mos bėhen pėrpjekje pėr vendime tė ngutshme, autoritare(tė marrat tė mos diskutohen, tė lihen nė heshtje, tė ecet pėrpara) me pasoja pėr unitetin politik e ushtarak tė Lėvizjes pėr Ēlirimin Kombėtar tė Kosovės. Tė kuptohet pesha e kohės, tė veprohet dhe tė vendoset brenda saj. 

     Na duhet, mė shumė se kurrė, koka drejtuese kombinim: Hasan Prishtina - Patėr Anton Harapi - Mulla Idris Gjilani. Tė mė lejohet tė konstatojė: Tashti, po rrahin minutat e fundit edhe pėr domosdonė e legalizimit tė organizmave dhe tė asociacioneve politike ilegale qė nxorėn UĒK-nė nė dritė, pėr institucionalizimin e tyre si subjekte participuese nė strukturat politike, administrative e pushtetore legale tė shtetit legjitim tė Kosovės. Kjo do tė krijojė hapėsirė pėr unitetin politik e ushtarak kombėtar.

     Dhe, krejt nė fund, rundi finalizues i Konferencės Ndėrkombėtare Shqiptaro - Serbe nė Rambouillet duhet ta gjejė faktorin shqiptar edhe mė monolit se nė ditėn e pėrfundimit tė Rundit tė parė, pakontestueshėm pėr interesat kombėtare shqiptare nė gjirin e interesave tė politikės sė SHBA-ve dhe tė Perėndimit pėr Rendin e Ri botėror.

 

P r i s h t i n ė, 26 shkurt 1999

 

·        Kėtė shkrim, ia dėrgova (nė disketė) redaksisė sė gazetės “Koha Ditore” dhe “Bota e re”, e pėrmes saj, me E-mail, gazetės “Zėri i Kosovės”. E morėm nga libri:  Dr. Muhamet Pirraku, Pėr kauzėn  shqiptare t1997-1999, Prishtinė, 2000, 165-172.

 

-----------------------------------

 

- Prof.Dr.Muhamet PIRRAKU:   KOSOVA E PAVARUR ĖSHTĖ MINIMUMI I BORXHIT TĖ PERĖNDIMIT NDAJ KOMBIT SHQIPTAR

 

 - Prof.Dr.Muhamet PIRRAKU:  “KTHENIA KOMBIT SHQIPTAR ATĖ QĖ I TAKON NGA NATYRA - PĖR HIR TĖ PAQES NĖ BALLKAN!

 

 - Prof.Dr.Muhamet PIRRAKU:   "TKURRJET E DHUNSHME TĖ AREALIT ETNIK SHQIPTAR SI PASOJĖ E GJENOCIDIT SLLAVOGREK ME MBĖSHTETJE TĖ RUSISĖ DHE TĖ EVROPĖS"