Njėsia etnokulturore dhe
gjeopolitike e Shqipėrisė
AREALI ETNIK I SHQIPTARĖVE
TE ĒABEJ SIPAS ETNONIMEVE
Shkruan: Dr. Muhamet PIRRAKU
Prishtinė, 07. II. 2008
Gjatė
punės shkencore me pėrkushtim nė lėmė tė gjuhėsisė krahasuese, tė
etnolinguistikės, tė etimologjisė, tė etnologjisė, tė kulturologjisė, tė
historisė, tė letėrsisė, tė traditės etj., Ēabej i evidencoi shumė thėrrime e
copa tė unazave tė kėputura "tė varganit tė copėtuar" tė historisė
shqiptare mesjetare, siē ka konstatuar ai, dhe ato me mjeshtėri tė madhe i
piku, i ngjiti, i bėri hallka pėr tė qenė. Sot e mot, nga vepra e tij njė zė i thėrret
studiuesit: Merreni e lidheni varganin, bashkoni copėzat e truallit etnik
shqiptar, nga fillet e periudhės historike deri nė fille tė kombit shqiptar,
kohė kjo rreth 4000-vjeēare!
Rikonstrukimit historik tė
arealit etnik shqiptar Ēabej iu qas me ballafaqim tė fakteve historike,
arkeologjike, etnologjike, gjuhėsore, gjeografike nga dy rrafshe kohore: tė
periudhės ilire me ato tė periudhės sė kombėsisė shqiptare pėr tė
rikonstruktuar arealin etnik shqiptar tė periudhės bizantine, ku janė
evidente unazat e kėputura tė varganit tė historisė sė popullit shqiptar
ekzistues brenda universumit kulturor, fetar e shtetėror romej rreth
njėmijėvjeēar.
Pak tė dhėna faktologjike
historiografike, arkeologjike, gjeografike dhe gjuhėsore tė shpėrndara tė
kėsaj periudhe, Bardit tonė i shėrbyen si shtylla pėr t'i vėnė harqet me
projeksion ylberi, prej stadit historik ilir nė stadin e kombėsisė shqiptare,
tė dokumentuara forcėrisht. Duke i vėnė lidhjet e fakteve tė dy periudhave tė
skajshme, rrezatoi dritė mbi qenien e "shpirtit kombėtar" tė
popullit shqiptar tė stadit tė bashkėsisė sė popullit brenda universumit
bizantin.
Me pėrqasje sintetike
historiografike, etnologjike, gjeografike, gjuhėsore krahasuese,
etnolinguistike e etimologjike tė toponimeve, tė etnonimeve dhe tė
antroponimeve tė evidencuara nė literaturėn dhe nė burimet epigrafike tė
universumeve helene, romake e romeje, i pėrcaktoi pikat mė tė skajshme tė
dėshmive pėr gjuhėn lashtoilire parashqipe dhe arealin etnik ilir
parahistorik dhe historik. Areali gjuhėsor lashtoilir arriti nė thellėsi tė
Evropės, deri nė Beskide e Karpate dhe nga Alpet - nė brigjet lindore tė
Apenineve, kurse areali etnik ilir i periudhės sė universumeve helene e
latine shtrihej nė lindje tė Adriatikut, nga Istria deri nė Jon, kurse nė
hinterland territori nė jug tė Danubit, nė perėndim tė Moravės Jugore e tė
Vardarit dhe nė veri tė Gjirit tė Artės.
Areali i shqiptarėve tė
periudhės sė kombėsisė shqiptare sipas etnonimeve tė shqiptarėve tė
shqyrtuara nga Ēabej, del shumė mė i vogėl se ai i periudhės ilire tė
universumeve helene e latine. Sipas llogaritjeve tė mia, ky areal kapte rreth
125.000 km2. Areali etnik ilir ka pėsuar ristriksion tė madh nga ana veriore,
verilindore e veriperėndimore. Ēabej nuk u ndal gjatė nė shkaqet qė sollėn
kėtė gjendje: tėrheqja e kufijve tė Perandorisė Bizantine nga veriu nė
drejtim tė qendrės, integrimi i realiteteve tė reja etnike nė vendet ilire nė
simbiozė tė anasve me tė ardhurit, me ndėrmjetėsimin e universumit kristian
etj.
Kufiri i arealit etnik
shqiptar i periudhės sė kombėsisė nuk do tė ndryshojė nė jug, nė jugperėndim
dhe nė juglindje, duke mbetur nė Moravė e Vardar, nė Gjirin e Artės dhe nė
gjatėsinė e bregdetit Jon e Adriatik nga Preveza deri nė afėrsi tė Gojave tė
Kotorrit. Nė ruajtjen e kufirit tė arealit etnik shqiptar nė kėtė anė ndikoi
afėrsia me qendrėn perandorake - me administratė shtetėrore e me kishė tė
patrazuar as nė fazėn e integrimit tė tė dy kombėsive fqinje - shqiptare e
greke, nė fille tė depėrtimit tė administrimit perandorak osman nė
ish-arealin perandorak romejo-bizantin.
Areali etnik shqiptar i
periudhės sė kombėsisė shqiptare tė bashkėjetesės sė tre, pėrkatėsisht
pesemėrshit etnik pėr shqipatarėt: dardan, alban, epirot, maqedonas dhe
shqiptar nė vėshtrimin shkencor tė Ēabejt ėshtė diēka mė i gjerė se areali i
njėsisė etnokulturore e gjeopolitike tė Shqipėrisė sė periudhės kombėtare
shqiptare tė shtrirė midis shkallėve 39 e 43 tė gjerėsisė veriore sipas
Hahnit dhe tė shkallėve 17 e 20 tė gjatėsisė lindore me gjatėsinė mė tė madhe
1250 km dhe gjerėsinė mė tė madhe 100 km sipas Sami Frashėrit. Njėsia
etnokulturore dhe gjeopolitike e Shqipėrisė nė kėtė periudhė kishte rreth
115.000 km2. Sė kėndejmi, rrodhėn konstatimet e mbėshtetura tė Ēabejt pėr
restriksionet e trevės etnike shqiptare historike pėrballė tezave sllave e
greke pėr ekspansionin shqipar jashtė trevės sė "Shqipėrisė sė
vėrtetė", ish-visi antiko-mesjetar iliro-arbėresh i Albanonit - Arbenit.
Kėto rezultate i arriti me
punė kėmbėngulėse, me analiza sintetike tė emėrtimeve tė vendeve, tė maleve,
tė lumenjve, tė emrave tė fiseve shqiptare mesjetare dhe tė emrave etnikė
krahinorė tė periudhės sė kombėsisė shqiptare, fillimisht me njė pėrforcim tė
qėllimshėm tė etnonimit alban, arban, arbėnesh dhe arbėresh - pėr emėr
"nacional" gjithėshqiptar pėr periudhėn.
Them "fillimisht"
pėr kėto fakte: Ēabej, qė nga viti 1939 deri mė 1977, disa herė iu kthye
ndriēimit etimologjik, etnolinguistik, etnologjik dhe gjeopolitik tė
toponimit dhe etnonimit: Albanon, Arbanon, albanoi, alban, arban, e tė
sajesave tė tjera nga kėto, dhe ajo qė duhet tė theksohet ėshtė fakti se me
kėto probleme, etnolinguistike nė rend tė parė, u mor nė funksion tė luftės,
pra, si paradigmė tė prof. Shefki Sejdiut, kundėr tezave sllave pėr ardhjen e
shqiptarėve nga Albania e Kaukazit, diēka para sllavėve tė Jugut ose
njėkohėsisht me kėta, e tė vendosur nė arealin e Principatės sė Arbenit, prej
nga, sipas tyre, nė shekujt XIV - XVIII u zgjeruan nė Epir e Greqi, Peoni e
Maqedoni, Dardani e Serbi, Diokle e Mal tė Zi.
Dhe, sikur kur e arriti
besimin se teza ilire e prejardhjes shqiptare kishte dalė fituese se njėsia
etnike e kulturhistorike e shqiptarėve ishte integruar brenda njėsisė
gjeografike iliro-shqiptare, Doajeni i albanistikės do ti korrigjojė, nė
heshtje, disa mendime e konstatime tė mėhershme dhe pa zhurmė do ta barazojė
kohėn dhe shtrirjen pėr vise tė caktuara tė toponimit dhe etnonimit nacional
arbėn arbėr me Epir-epirot, e shqiptar, duke i lėnė pak si tė pėrfolur, nė
heshtje, etnonimet, thėnė me nocionin e Ēabejt kombėtare: dardan dhe
maqedonas. Ky i fundit, madje, si nė garė me emrin etnik shqiptar, qėndroi nė
pėrdorim ndėrkombėtar, mbase edhe tė brendshėm, popullor, ekuivalent pėr emėr
nacional tė shqiptarėve nga formatet alban arban, epirot dhe shqiptar gjatė
shekujve XV-XVII, i pranishėm nė pėrdorim tė jashtėm pėrfundimisht deri mė
1812. Tė rikujtojmė konstatimin e Skėnderbeut, tė Petancios e tė Bogdan
Maqedonasit.
Madhori ynė, i evoluoi
mendimet e veta edhe pėr rrethanat e daljes nė dritė dhe pėr shtrirjen e
emrit ilir, sikurse edhe pėr daljen nė dritė dhe pėr shtrirjen e emrit
shqiptar, vėrtet i vetmi ky qė mund tė quhet kombėtar pėr pasardhėsit
iliro-pellazgjik. Nė kėtė mėnyrė, Ēabej, do ti afrohet njė dyzine dijetarėsh
evropianė, sllavė e shqiptarė, qė vepruan deri pas Luftės sė Dytė Botėrore. U
largua nga ata pėr problemin e vendit tė integrimit tė gjuhės shqipe dhe tė
popullit shqiptar historik, duke paraqitur, me forcė, pėr vend tė formimit tė
gjuhės e tė popullit shqiptar historik tėrė arealin etnik shqiptar ekzistues
nė kohėn e tij.
Dihet se tė gjitha gjuhėt
universale e nacionale, madje edhe gjuhėt e librave tė shenjtė, tė gjithė
popujt dhe tė gjitha kombet tė integruara me evolucion ose me revolucion,
thėnė kushtimisht, kanė Piemontin e vet. Sė kėndejmi, Viseve tė Dardanisė dhe
tė Peonisė antike nuk mund tu mohohet roli i Piemontit shqiptar historik,
madje as tė kombėsisė shqiptare. Dhe, Ēabejin e Madh nė njė hap tė tillė e
shtyri njė kėrkesė politike e paartikuluar. Shqipėria e vitit 1913 u bė, nga
Evropa, jashtė Piemontit tė Shqipėrisė Etnike, ndaj nė Shqipėrinė shtet sikur
ndihej kėrkesa politike pėr Piemontin brenda arealit shtetėror, ndonėse nė
botė ka disa shtete jashtė djepit tė integrimit tė popullit e tė gjuhės.
Tė pėrmendim edhe faktin se
Ēabej e mbylli jetėn dhe veprėn pa rėnė nė hullinė e pionierėve dhe tė
themeluesve tė albanologjisė moderne nga Tunmann e Mash te kurora Hahn, me
ndjekėsit e shumtė evropianė, sllavė, arbėreshė e shqiptarė, pėr prejardhjen
pellazgjike tė shqiptaro-ilirėve.
Mirėpo, kėtu, tė mė lejohet
tė shtoj dy gjėra: Ēabej nuk dyshoi nė ekzistimin e lidhjes iliro-pellazgjike
nė rrafshin e kulturės materiale e shpirtėrore, por la tė kėputur lidhjen
gjuhėsore, meqė prejardhjen e gjuhės pellazgjike e quajti problem linguistik
tė hapur. Intimisht, ndėrkaq, profesor Ēabej, mė se njė herė, nė nėntor tė
vitit 1979, nė Vjenė, mė ka thėnė: Njėherė, koha po e kėrkon ta forcojmė
tezėn ilire tė prejardhjes shqiptare. Kur kjo tė fitojė davanė, do tė bėhet
hapi tjetėr, shumė mė i lehtė se i pari, nė tezėn pellazgjike. Dhe, si po
ecin punėt, kjo do tė mbetet barrė e gjeneratės sė studiuesve shqiptarė pas
kores sonė
Madje,
nuk mungoi sugjerimi, si amanet i Tij: Kulturologėt as sot nuk bėn tė heqin
dorė nga teza pellazgjike, ndaj punoni
! Ato konstatime dhe atė amanet mi
ka pėrsėritur disa herė, nė prill tė vitit 1980, nė Tiranė. Kėtu, madje, mė
dha pak tė drejtė inkurajuese pėr mendimin tim kėmbėngulės se: Maqedonasit
pellazgjikė nuk duhet parė tė asimiluar vetėm nė grekė, e sė paku ata tė
trevės sė kryehershme tė paraardhėsve tė Filipit e tė Lekės sė Madh, shumė
larg nga trungu e degėt etnike greke, vise kėto tė thuash pastėr shqiptare
nga dalja nė dritė e kombėsisė shqipare, prej nga vinin njė pjesė e ushtrisė
sė Skėnderbeut. Nė gjuhėn shqipe zajazishto-kėrēovare do parė sė paku diēka
nga maqedonishtja, e afėrt me ilirishten
!
Tė shtojmė edhe diēka pėr
kėto ēėshtje shkencore: Kėto bashkėbisedime i zhvilluam nė prani tė dy e tre
dijetarėve albanologė. Me kėto konstatime dhe me amanetin e Ēabejt, areali
etnik parahelen e pararomak i paraardhėsve tė shqiptarėve historikė del mė i
gjerė sesa ėshtė i sheshuar nė veprėn madhore tė doajenit e tė bardit tė
gjuhėsisė shqipe, Ēabejt.
Pėr jetė ti jemi mirėnjohės Ēabejt pėr veprėn madhore dhe pėr amanetin pėr
breza, kuptuar pėr detyrė!
.
Pėrkujtesė historike:
PĖR
SHANSIN E PARĖ HISTORIK
|