Shpalime historike
Lidhja e Dytė e Prizrenit
sipas shkrimeve
autentike tė pjesėmarrėsve
Shkruan: Prof.
Dr. Muhamet PIRRAKU / 08. 07. 2008
Mbėshtetur nė frymėn
politike tė shkrimeve autentike tė pjesėmarrėsve nė Kuvendin themelues, mė
16-19 shtator 1943, Lidhja e Dytė e Prizrenit ėshtė organizatė
politiko-ushtarake kombėtare demokratike shqiptare. Sipas Tahir Zajmit,
Kuvendi themelues punoi edhe mė 20 shtator[1]. Qė kėtej kjo datė ka hyrė
gabimisht nė historiografi.[2] Nuk qėndron as mendimi i shumė publicistėve se
iniciativėn pėr Lidhjen e Prizrenit e mori Xhafer Deva pas kapitullimit tė
Italisė fashiste[3]. Kjo ka njė si mbėshtetje nė konstatimet e Ali Hadrit se
person kryesor nė grupin inisiativ pėr thirrjen e Kuvendit themelues tė Lidhjes
sė dytė tė Prizrenit ishte Xhafer Deva, mbėshtetje e madhe e shėrbimit
informativ gjerman[4].
· Foto: Njė
tubim para kompleksit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit
Nė fille tė qarta tė Lidhjes sė
Dytė tė Prizrenit na vė aktiviteti politik i veteranit tė Pavarėsisė sė
Shqipėrisė Rexhep Mitrovica, nga fundi i korrikut 1943. Organi i Komitetit tė
Kosovės shėnonte qartė kėto fille tė pakontestueshme: Mbassi pat nji
shkėmbim tė gjanė pikėpamjesh me nji varg personalitetesh kosovare nė
Kryeqytet, nisej bashkė me disa shokė, pėr Prizrend ku, nė lidhje me shumė
atdhetarė tė tjerė, do torganizonte lėvizjen e mbrojtjes sė Kosovės kundra
ēdo vale imperialiste
[5].
Kėta shokė tė Mitrovicės ishin: Qazim Bllaca dhe Muhamet Frashėri,
ish-nėnprefekt i Therandės (ish-Suharekė). Ishte koha kur pushtetit fashist
italian po i trandej trualli nėn kėmbė nė tokat shqiptare, pas largimit tė
Benito Musolinit nga posti i kryeqeveritarit tė Italisė (25 korrik 1943).
Rexhep Mitrovica me shokėt u arrestuan mė 2 gusht 1943, sapo arriti nė Post
blok tė karabinierisė sė Prizrenit. Njė kohė u mbajtėn nė Burgun Ushtarak
dhe nė Burgun e Qarkut tė Prizrenit. Tė lidhur keq i dėrguan nė Komanda
tapa nė Shkodėr e prej andej nė Burgun Ushtarak tė Tiranės dhe nė Kampin e
pėrqendrimit Porto-Romano afėr Durrėsit. Nė birucat e kėtij kampi do tė
pėsonin edhe mė keqe sikur tė mos u qeshej fati nga ndihma qė u ofronin tė
burgosurit mė tė hershėm: drenicasi Idriz Ajet Gashi dhe ferizajasi Abdullah
Musliu, antifashistė tė shquar. Qazimi do tė lirohej nė prag tė kapitullimit
tė Italisė, me ndihmėn e Fejzi Alizotit, kurse Rexhepi dhe Muhameti vetėm pas
kapitullimit tė Italisė fashiste, mė 8 shtator 1943.
Nė kėto rrethana, ngritja e
Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, pėr tė marrė shqiptarėt vendės nė duar tė veta
mbrojtjen e kufijve etnikė tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė u shty deri nė ditėt
e para tė okupimit tė plotė tė Shqipėrisė Etnike nga ushtria hitleriane.
Realisht, mė 9 shtator 1943, kryeministri i Mbretnisė Shqiptare, Ekrem
Libohova i drejtoi kombit njė Thirrje ku theksohej se qeveritė shqiptare nėn
okupimin italian ishin pėrpjekur pėr rregull dhe bashkim vėllazėror, nė
mėnyrė qė populli shqiptar tė dalė i pagjymtuar fizikisht dhe ekonomikisht
nga ky konflikt i pėrbotshėm - Lufta e Dytė Botėrore[6]. Mė 11 shtator 1943
Kėshilli Ministror i Shqipėrisė nėn kryesinė e Iljaz Agushit, Nėnkryeministėr
dhe Ministėr i Punėve Botore, shpalli Pavarėsinė e plotė tė Shqipėrisė (
)
me kufijtė qė i caktojnė gjuha e gjaku. Nė Proklamatė, midis tė tjerash,
saktėsohej: Qeveria merr tė gjitha pushtetet sovrane deri sa tė zgjidhet Asambleja
e re
[7].
Pikėrisht nė kėtė ditė, mė 11
shtator 1943, prefekti i Prizrenit, juristi Asllan Isa Boletini[8], me anė tė
korrierit solli Qazim Ramė Bllacėn nga Bllaca nė Prizren, pėr tė marrė pjesė
nė Mbledhjen e Kėshillit organizues tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit[9]. Sipas
Tahir Zajmit, grupin iniciativ e pėrbėnin: Xhafer Deva, Musa Sheh Zade, Sheh
Hasani, Tahir Zajmi, Lukė S. Mjeda, Qazim Bllaca e Pjetėr Vuēaj[10]. Sipas
Qazim Bllacės, Mbledhjen themeluese tė Kėshillit organizues e kryesoi Asllan
Boletini[11].
Nė
tė dhėnat autentike tė pjesėmarrėsve nė Kuvendin themelues ky Kėshill quhet
Grup nisjatuer i Kongresit tė Prizrenit. Nė ditėn e parė kėtė Kėshill e
pėrbėnin patriotėt: Sheh Musa Shehzade (kryetar), Shefqet Shkupi, Sheh
Hasani, Asllan Boletini, Qazim Bllaca, Pjetėr Vuēaj, Tahir Zajmi, Hevzi
Meraku, Luk Simoni, Qemal Balila, Haxhi Fahriu dhe Sokol Dobroshi
(anėtarė)[12].
Rėndėsia e ngjarjes shtyri qė
pėrgatitjet pėr mbajtjen e Kuvendit themelues tė zhvilloheshin me shpejtėsi.
Mė 14 shtator 1943 u ngrit, nė Tiranė, Komiteti Ekzekutiv i Pėrgjithshėm me
detyrėn e Qevrisė sė Pėrkohshme - tė thirrte Kuvendin Kombėtar tė Shqipėrisė
nė shtrirje tė tokave shqiptare etnike. Dhe, dy ditė mė vonė nė Prizren do tė
fillonte punimet Kongresi i Prizrenit nė rrethana tė njė atmosfere feste
gjithėkosovare[13]. Ndėrkaq, tė dhėnat e para pėr themelimin e Lidhjes sė
Dytė tė Prizrenit i botoi Kombi, mė 23 shtatorit
1943[14].
Informatori ishte pjesėmarrės nė
Kuvendin themelues, dhe ai saktėsonte: Patriotė tė njohur Kosovarė muerėn
inisiativėn pėr tė mbledhur nji (Kongres tė) Kosovės, Dibrės e tė Strugės ku
tė ēfaqej vullneti i pėrgjithshėm i banorėve tė kėtyne krahinave pėr
bashkimin e pėrhershėm me Nanėn Shqipni, dhe pėr sigurimin e kėtyre krahinave
prej ēdo sulmi armik[15].
Prandaj, Lidhja e Dytė e Prizrenit
as u nis dhe as do tė pėrfundonte si Lidhje gjithėshqiptare, as kopje e
Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit 1878-1881. Plotėsisht nė pajtim me politikėn
antishqiptare kominterniste ishte edhe konstatim: Formimi i kėsaj organizate
ėshtė vepėr e pėrbashkėt e kuislingėve shqiptarė dhe shėrbimit informativ
gjerman[16].
Korrespondenti i gazetės Kombi, pjesėmarrės nė Kuvendin themelues,
informonte lexuesit:
-
Pika e parė e programit tė
bisedimeve pėrmban kėrkesėn e bashkimit tė pėrhershėm dhe tė pazgjidhshėm tė
tė gjithė krahinave tė banueme qysh prej mija vjetsh prej popullsinash
shqiptare;
-
Pika e dytė e Programit
pėrmban bashkimin me Shqipni tė krahinave tė Mitrovicės, Vuēiternės, tė
Pazarit tė Ri dhe tė Senicės toka shqiptare tė kėrcėnueme nga shumė anė nga
bota sllave;
-
Pika e katėrt e bisedimit
pėrmban formimin e nji Komiteti Qendruer nė Prizren me degzat e saj nė tė
gjitha Prefekturat, Nėnprefekturat dhe komunat e krahinave tė Kosovės, Dibrės
dhe Strugės, tė cilat do tė marrin pėrsipėr organizimin ushtarak e politik tė
Kosovės;
-
Pika e pestė e programit
pėrmban mbledhjen e tė gjitha dokumenteve historike, politike dhe diplomatike
qė forcojnė qėnien shqiptare tė tokave tė lirueme, ashtu dhe ngjarjet dhe
vuajtjet e pafund tė banorėve tė ktyne viseve nė kohėn e sundimit jugosllav
si dokument nė rasėn e njė paqie tė arthme [17].
Njė paraqitje tė plotė dhe shumė besnike
zhvillimeve nė Kuvendin themelues tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit u bėri gazeta
Kosova e Tetorit 1943. Ajo informonte opinionin: Dita e lumnueshme e 16
Shtatorit 1943 gėdhinė tue gjetun Prizrendin tė zbukuruem nė nji mėnyrė tė
jashtėzakonshme me flamure kombėtare, me harqe ngadhėnjimi, mbi tė cilėt
zotnojnė figurat e tė gjithė martirėvet dhe luftėtarvet ma tė shquem tė
pėrpjekjevet kombėtare tė popullit shqiptar[18].
Kuvendi themelues i Lidhjes sė
Dytė tė Prizrenit i zhvilloi punimet nė Shkollėn Bajram Curri. Atė e hapi
kryetari i Kėshillit organizues, Sheh Musa Shehzade, dijetar i madh dhe
eminencė kryesore e Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit[19]. Ai fuqimisht e sfidoi
dhunėn e pushtuesit italian dhe pasqyroi kundėrvėnien politike e tė armatosur
shqiptare kundėr robėruesit italian: Mbas shpartallimit tushtrisė italjane,
e cila, pėr katėr vjet rresht, vrau, preu, rrenoi dhe shkretoi, dogj e
shkrumoi ndėr vendet tona, tue zhvillue nji veprimtari me tė vėrtetė
shtypėse tė njij shtypėsi pa farė skrupulli, problemi i jetės sė Kombit
tonė, i sė ardhshėmes sonė, paraqitet ma i ndėrlikuem. Shkaku dihet prej tė
gjithėvet: Italjanėt, siē e dini ju tė gjithė, me gjithė pėrpjekjet tona tė
pėrbashkėta, nuk na lanė, tue na eliminue, tue na internue dhe tue na
burgosun, asnji mundėsi organizimi pėr mbrenda, pėr tė qenė gati, nė mos tjetėr,
me i bamė ballė sulmevet tinzare timperialistavet sėrbė, malazezė dhe
grekė.
Urtaku i madh Musa Shehzade
rravijzoi qėndrimin politik shqiptar edhe ndaj pushtuesit gjerman. Atė e
paraqiti qartė si pushtet tė huaj, tė imponuar dhe kalimtar dhe kėrkoi qė tė
shfrytėzohej pėr pėrfitimet e kombi shqiptar. Theksoi menēurisht: Tash qė
kemi tė gjitha mundėsinat e njij organizimi tė pėrgjithshėm tė fuqinave
kombėtare, duhet qė ta fitojmė, mbrenda njij kohe tė shkurtėn, gjithė
periudhėn qi humbėm gjatė sė shkuemes sė afėrt (
). Duhet tė mendojmė, pra,
masat dhe mėnyrat e mprojės sonė pėr ēdo gjasė dhe pėr ēdo rrethanė. Qėllimi
qė do tė frymėzojė pėrpjekjen tonė, nji pėrpjekje jete a vdekje, do tė jetė
nji i vetėm; Sigurimi i njisisė sonė ethnike.
Kryetari i Kėshillit organizues tė
Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, Sheh Musa Shehzade, u dėrgoi njė mesazh tė
fuqishėm pushtuesve e copėtuesve tė Shqipėrisė Etnike mė 1878, 1913, 1919 dhe
1941, duke theksuar: Na po e shpallim haptas, nuk kemi as ma tė voglin
pretendim mbi asnji copė tokė qė nuk asht e jona. Duem, pra, vetėm gjithėēka
asht tokė arbėnore, e banueme prej njij popullsije shqiptare. Prandaj,
fqinjėt tonė nuk kanė shka druejnė prej nesh
[20].
Anėtarėt e tjerė tė Grupit
organizues para delegatėve do tė spikatnin kėrkesat pėr programin dhe pėr
statutin e Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, qė do tė viheshin nė rendin e ditės
nė ditėn e dytė dhe tė tretė tė punimeve tė Kuvendit themelues. Veterani i
luftės pėr lirinė e Kosovės historike, Shefqet Shkupi, do tė saktėsonte:
Qellimet janė ato qė pėrmendi vetė Kryetari i jonė dhe qė kanė lidhje tė
ngushtė me vullnetin e pėrbashkėt tė krejt Popullit tė Kosovės, Dibrės,
Strugės dhe Tetovės; don me thanė, pikė sė pari, sigurimi i bashkimit tė sė
gjitha kėtyne Vendeve me Shqipninė e Vjetėr[21]., sė cilės i pėrkasin nga ēdo
pikėpamje: nga ajo historike, nga ajo gjeografike dhe nga ajo ethnografike;
sė dyti, pėr tė sigurue plotėsimin e njisisė sonė ethnike tue pėrfshimė nė
rrethin e Votrės sonė kombėtare, tė Shtetit tė Lirė, tė pavarun, Shqiptar,
tė gjitha ato Vise qė, pėr nji arsye a pėr nji tjetėr, fshajnė ende nėn
robni; sė treti, tue u frymėzue nga vepra atdhetare e paharrueshme e Lidhjes
sė Prizrendit, me hedhun, qysh tashti, themelet e njij organizimi mprojtjeje
politike, diplomatike dhe ushtarake tė kėtyne tė drejtave tė pamohueshme dhe,
si tė tilla, tė paprekėshme para ēdo tė drejte, edhe para asaj ma
fillestare[22].
Oratori, personalitet shumė i
rėndėsishėm i historisė shqiptare, do tė angazhohej pėr bashkimin me Mbretnin
Shqiptare edhe tė viseve tė tjera shqiptare tė cilat ende mbaheshin nėn
okupimin bullgar dhe administrimin e tėrthortė tė Mbretėrisė sė Malit tė Zi
dhe tė Serbisė sė Nediqit. Shefqet Shkupi theksoi para delegatėve: Vendi i
jonė asht i synuem nga lakmina tė pangishme imperialiste, pse, ndėr fqinj, ka
ba pak, ase aspak hapa kuptimi i drejtėsisė sė vėrtetė, si edhe pse,
drejtuesat e klikave tė ndryshme tė pėrparshme ushtarake, si Mihajloviēi,
vazhdojnė tandrrojnė krijime artificiale, kryekėput tashma tė pamundėshme,
si Jugosllavia e pėrparshme, qė shkretoi, rrenoi, pėr tridhetė vjet rresht,
Fisin Arbėnuer nė Kosovėn tonė.
Qėllimi i ngritjes sė Lidhjes sė
Dytė tė Prizrenit pasqyrohej nė njė fjali tė thjeshtė: Gjithēka pėr Liri!
tė dr. Rexhep Krasniqit, historiani shqiptar i parė, mė i thelli i Lidhjes
Shqiptare tė Prizrenit tė vitit 1878, e cila, siē konstatonte: do tė mbetet,
heret e vonė, e pashlyeshme ndėr mendje dhe ndėr shpirtna tė gjithė
Shqiptarve, pse i detyrohet asaj Lidhje qenja dhe shpėtimi i Fisit tonė nga
gėnjeshtrat e kėlyshvet tė Rusisė[23].
Kėrkesės pėr bashkimin shqiptar
pėr tė realizuar aspiratėn e bashkimit tė Shqipėrisė Etnike i dha kuptimin e
amanetit patrioti Tahir Zajmi. Ai theksoi: Vullneti i krejt popullit qė kemi
nderin tė pėrfaqėsojmė nė gji tė kėsaj mbledhjeje asht aj i realizimit tė
bashkimit tė persosun ndėrmjet Kosovės, Dibrės dhe Strugės me Shqipninė e
Vjetėr. Prandaj, na, tue interpretue kėt vullnet besnikisht, duhet qė,
njizani, ta shpallim kėt bashkim nė trajtė plebishitare(
), pėr realizimin e
Njisisė sonė ethnike. Personalitet politik, Zajmi, i zoti pėr pushkė dhe
pėr penė, konceptoi platformėn politike - Vullneti paqėsor Kosovar, nė tė
cilėn, midis tė tjerave, saktėsoi: Kuvendi i tashėm i Prizrendit asht
mbledhja e madhe e krejt popullit shqiptar qė, padrejtėsinat e Europės
imperijaliste, kishin lanė, pėr dy herė rresht, nėn zgjedhė timperjalistavet
tė Ballkanit dhe konstatoi: Porsa tė sigurohen kėto tė drejta, qė nuk mund
ti mohojė as kriteri i drejtėsisė ma fillestare, populli shqiptar do ta
frymėzojė politikėn e mbrendshme dhe tė jashtėme nga drejtime qė do tė
pėrbajnė gjith aq norma themelore tė pacėnueshme, kundrejt fqinjve tė
vet(
)[24].
Atmosferė patriotike entuziaste
bashkimtare nė Kongresin themelues tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit solli
fjala e mėsuesit mitrovicas Bedri Gjinaj: Dėrgata e Mitrovicės merr pjesė nė
kėtė mbledhje historike, e bindun se, nga bisedat dhe punimet e saja do tė
dalė ajo qė pret krejt populli shqiptar: vendimi pėr ta krijue, me tė drejtė
e me gjakė, Shqipninė e andrrueme prej tė gjithė Martirvet tonė: Shqipnija
Ethnike[25].
Mė 17 shtator 1943 Kėshilli Ekzekutiv i Pėrgjithshėm i Tiranės informonte
popullin se kishte shpallur pavarėsinė e Shqipėrisė dhe e ftonte pėr
domosdoshmėrinė e mbrojtjes sė Shqipėrisė Etnike[26]. Nė kėtė ditė,
pikėrisht mė 17 shtator 1943, i zhvilloi punimet Seanca e dytė e Kuvendit
themelues tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit. Kryetari i Kėshillit nisjatuer,
Musa Shehzade nė kėtė seancė Kuvendit themelues sė Lidhjes ia propozoi
Kryesinė e Kongresit nė pėrbėrje: Njė Kryetar, Dy Nėnkryetarė, Njė Sekretar,
pėr tė kryesue mbledhjet dhe me drejtue zhvillimin e bisedimeve
tinteresantshme tė mbledhjes historike[27].
Sipas Tahir Zajmit, nė Kuvendin
themelues morėn pjesė 42 delegatė[28]. Me vota tė
fshehta Kuvendi pėr Kryetar zgjodhi dijetarin Sheh Musa Shehzade me 38 vota,
kurse pėr nėnkryetarė: Aqif Blutėn dhe dr. Rexhep Mitrovicėn, me nga 17 vota.
Me propozim tė Kryetarit (Musa Shehzades), mbledhja pranon, me aklamim, si
Sekretar tė Kongresit Z. Bedri Gjinaj[29]. Me
kėrkesėn e Kryetarit tė Kuvendit, punimet e tė gjitha seancave do ti
drejtonte dr. Rexhep Krasniqi[30].
Organi i Komitetit tė Kosovės -
Kosova, iu kushtua edhe biografive tė personaliteteve drejtuese tė Kuvendit
themelues tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit. Aty theksohej: Z. Musa Shehu,
prej Prizrendi, asht nji nga figurat ma tė lashta, pra veteran i mirėnjoftun
kudo nėpėr botėn shqiptare, si pėrpjekjes i palodhun, nė ēdo kohė dhe pėr ēdo
rrethanė, i pėrmbushjes sė aspiratave tė shejta tė Kombit shqiptar; burrė
qind pėr qind i ndershėm, guximtar dhe i patundėshėm nė ndjekjen e parimevet
themelore qė kanė frymėzue, herėt e vonė, lėvizjet kombėtare tė Vendit tonė
e, si i tillė, edhe shok i pandarshėm i Plakut tė maleve, Bajram Currit tė
paharrueshėm. Zgjedhja e tij nė krye tė Kongresit, pra, difton haptas udhėn
qė mendon tė ndjekė vetė Kongresi(
).
Dhe,
duke folur pėr Aqif Blutėn, pėrfaqėsuesin e Sanxhakut, Kosova, midis tė
tjerash, shkruante: Ky burrė gjakovar[31]., nji nga oficerat ma tė shquem tė
dalun nga Shkolla turke, asht figura ma pėrfaqėsuese e Sanxhakut; asi Burri
qė, nė ēdo kohė, nėn ēdo pushtim, nuk ka pushue kurrė sė luftuemi pėr
realizimin e vullnetit tė popullit kosovar pėr tė qenė nji dhe i pandashėm
kundra ēdo vale shkatėrrimtare; asht Burri qė, klika ushtarake imperijaliste
e Belgradit, i ndeu, ma se nji herė, kurthe mbi kurthe, pėr ta shdukun nga
qarkullimi, pėr ta vra, qė tė pushonte, nė gji tė Skupēinės, zani i tij i
fuqishėm, kundra tiranisė, kundra terrorizmit, kundra masakrave dhe kundra
luftės sė shkombėtarizimit qė zhvillonte Serbija imperijaliste mbi popullin
shqiptar tė Visevet thjesht shqiptare tė Kosovės(
); asht Burri, ma nė fund,
qė ka vendos, pėr ēka i pėrket sektorit tė vet, me bashkue, me ēdo mėnyrė
dhe me ēdo therori, Tregun e Ri, vend thjesht shqiptar, si ēe ka diftue me
gjakun e derdhun bujarisht nė ēdo rasė rreziku, me Atdheun e pėrbashkėt
shqiptar.
Duke folur pėr historianin dr.
Rexhep Krasniqi, gazeta Kosova, saktėsonte:
ma i riu nė Kryesi, asht
djaloshi qė asht rritė e burrnue me aspiratat dhe me idealet e Plakut tė
pavdekshėm tė Maleve (Bajram Currit), djalė atdhetar qė, pėr Shqipni, mendon
dhe jeton e qė, si tė gjithė tė rijt e Kosovės Kreshnike, asht i frymėzuem
nga vullneti i patundun qė tė kryhet, kėtė herė, nji herė e pėrgjithėmonė,
Porosia e tė Parve: krijimi i Shqipnisė Ethnike
[32].
Nė punimet e Seancės sė Dytė,
hapėsirėn kohore mė tė madhe e zuri: Bisedim mbi Bashkimin e Kosovės, tė
Dibrės dhe tė Strugės me Shqipni. Kuvendi themelues vendosi: Kėto Vise ti
bashkohen Nanės sonė tė pėrbashkėt; Nanės Shqipni[33].
Juristi Esad Berisha, pėrfaqėsues i nėnprefekturės sė Gjilanit pasqyroi
dimensionet e dhunės bullgare nė viset shqiptare tė okupuara nga Bullgaria
dhe konstatoi: Detyrat qė na presin pėr realizimin e vullnetit tė tė gjithė
Shqiptarėve: krijimin e Shqipnisė Ethnike, janė tė shumta dhe tepėr tė randa.
Pėr ti dalė nė krye kėsaj pune, ka vetėm nji udhė; tė ndjekim porosinė qė na
ka lanė Bilbili i gjuhės Shqipe, Naim Frashėri: Punė, punė, natė e ditė, qė
tė shofim pakėz dritė[34].
Nė kohėn derisa po i zhvillonte
punimet Seanca e Dytė e Kongresit tė Prizrenit, arritėn pėrfaqėsuesit e
Komitetit Ekzekutiv tė Pėrgjithshėm tė Tiranės: Bedri be Pejani, Rexhep
Mitrovica dhe Xhafer Deva, tė shoqėruar nga Rrok Maloku dhe shumė delegatė
tė tjerė[35]. Sipas Tahir Zajmit, me kėta ishin edhe publicistėt shqiptarė
mė tė shquar tė kohės: dr. Xhelal Mitrovica dhe Mazhar Sopoti, i vetmi
delegat i arealit tė Shqipėrisė londineze pjesėmarrės nė Kuvendin themelues
tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit[36]. I pari
ishteredaktor i organit Kombi kurse i dyti drejtor i organit Kosova,
prandaj informatat nė kėto organe janė burime autentike, tė dorės sė parė,
nga stenogramet e kuvendit. I tėrė Kuvendi Dėrgatėn nga Tirana e priti me
brohoritje: Rroftė Bashkimi Kombėtar!, kurse Bedri be Pejani, duke
pėrshėndetur delegatėt, midis tė tjerash, theksoi: Mbas kapitullimit
tItalisė, nė Kryeqytetin tonė, nė Tiranė, asht formue nji Komitet Ekzekutiv
i Pėrgjithshėm, prej gjashtė vetėsh, i cili kryen pėrkohėsisht, detyrat e
Qeverisė, nė pritje tė mbledhjes sė njij Kuvendi Kombėtar, nga gjini i tė
cilit do tė dalė Qeverija e pėrherėshme dhe caktimi i trajtės sė regjimit qė
do ti epet Shtetit.
Dhe, kėtu duhet tė nėnvizohet
fuqimisht konstatimi i Bedri be Pejanit nė pėrmbyllje tė fjalės, njė si
amanet pėr brezat shqiptarė: Italija, ajo qė perdhunoi lirinė dhe pavarėsinė
shqiptare nė vitin 1939, pėsoi dėnimin qė meritonte. Ēdo i huaj qė vjen pėr
ta nėnshtrue Kombin Shqiptar e ka fatin tė caktuem: del me kėpucė tė kuqe. Kėshtu duel edhe
Italija! Kjo nėnkuptonte betimin, se fatin e Italisė do ta pėsojė akėcili
okupator qė mund tė synojė okupimin e tokave shqiptare[37].
Ndėrkaq Fjala e Rexhep Mitrovicės do tė shestonte platformėn politike, diplomatike e
luftarake tė Qeverisė sė Shqipėrisė nė formim e sipėr. Tė drejtat tona
kombėtare do tė mprohen, me tė gjitha fuqinat. Kombi Shqiptar, kėtė herė, nuk
do tė lejojė ma tė kryhen mbi kurriz tė tij padrejtėsinat e sė shkuemes.
Shqiptarėt, tė bashkuem tė gjithė me nji dėshirė dhe pėr nji qėllim, pa marrė
para syshė asnji dallim krahinuer, besimi ase ideologjije, do tė jenė, nesėr,
po tė gjindemi para nji gjase pėrtrimi tė padrejtėsisė, nji blok i vetėm
kundra ēdo dredhije imperijaliste.
Burrėshteti Rexhep Mitrovica nga
foltorja e Kuvendit themelues tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit i vuri nė
spikamė kombit shqiptar se fundi i pushtimit gjerman-hitlerian ishte afėr dhe
e ftonte atė tė pėrgatitej pėr epilogun e e pashmangshėm tė Luftės sė Dytė
Botėrore. Theksoi: Na duhet ti pėrgatitemi, tė gjithė sė bashku, edhe njij
pėrpjekjeje tjetėr: asaj politike dhe diplomatike. Nesėr, kur tė shtrohet
tryeza e paqės, duhet qė Kombi Shqiptar tė dalė para saja me tė tana
dokumentat qė do tė provojnė tė drejtat e tij nga ēdo pikėpamje. Duhet qė
kombi i jonė tė jetė nė gjendje, me nji herė, porsa tė fillojė bisedimi mbi
fatin e popujve, pėr ti dalė zot vetvetes edhe nė kėtė fushė, madje
kryesisht nė kėtė fushė.
Si masė preventive pėr tė pritur
fundin e Luftės sė Dytė botėrore propozoi kėto aktivitete tė ngutshme:
Regjistrimi i banorėve nė tė gjitha viset shqiptare jashtė Shqipėrisė
londioneze dhe mbledhja e dokumenteve qė do tė provonin autoktoninė dhe tė
drejtėn etnike e historike tė shqiptarėve nė ato toka tė copėtuara me
Traktare diplomatike: mė 1878, 1913, 1919, 1941. Mitrovica saktėsoi qartė:
Dokumentet qė tė provojnė tė tana shpėrnguljet e pėrdhunėshme, kolonizimet e
padrejta, grabitjet e tokave dhe tė pasunive, ndjekjet, vrasjet, presjet,
djegiet, torturimet, terrorizmat dhe masakrimet. Me kėto dokumenta nė dorė,
Kombi Shqiptar mundet tė dalė, krejt i vllazėnuem, kryenaltė pėrpara
Konferencės sė ardhėshme tė paqės dhe tė kėrkojė tė gjitha ato tė drejta qė,
tė dokumentueme dhe tė provueme, tė studjueme dhe tė konstatueme nga nji
drejtėsi e vertetė, nga e cila urojmė tė jetė e frymėzueme nesėr mbledhja e
paqės sė botės, nuk mund ti mohohen, nuk do ti mohohen[38].
Kuvendi themelues i Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit Seancėn e tretė e mbajti mė
18 shtator 1943, me kėtė rend tė ditės: Bashkimi i Mitrovicės me Shqipni,
pėrkatėsisht Bisedim mbi ēashtjen e bashkimit tė Mitrovicės, Podujevės,
Vuēiternės, Pazarit tė Ri, Senicės e Zonės Neutrale me
Shqipni[39].Pėrfaqėsuesi i Besianės (ish-Podjeva), patrioti Jahja Fusha,
konfirmoi fuqimisht dėshirėn dhe kėrkesėn e visit tė Llapit pėr tu bashkuar
me Mėmėn Shqipėri: Un jam Delegat i Llapit, tė atij Vendi qė, ndonėse vuejti
shekuj nėn zgjedhėn e Perandorisė Ottomane, ndonėse hoq nji mij e nji tė zeza
nėn shkelmin e Klikės Ushtarake imperjaliste tė Belgradit, nuk flet, as nuk
din tė flasė, prej njij skaje nė tjetrėn tė gjanėsisė sė vet, tjetėr gjuhė
veē gjuhės sonė amtare; Shqipes sė pavdekėshme; jam delegat i Llapit, i atij
vendi qind pėr qind shqiptar, qė padrejtėsinat e Fuqivet imperjaliste
tEvropės kishin dėnue, si shumė vende tė tjera thjesht shqiptare, me nji
padrejtėsi tė randė.
Nė fund, martiri i kombit, Fusha,
e ftoi Kuvendin, qė tė vendosė marrjen e tė tana atyne masave qė do tė
gjykohen tė pėrshtatėshme pėr tė sigurue lidhjen e bashkimin e Mitrovicės, tė
Vuēiternės, tė Podujevės, tė Tregut tė Ri dhe tė Senicės me Shqipni[40]. Dhe,
veēanėrisht mesazhet e Fjalimit tė delegatit nga Tregu i Ri Aqif Bluta, janė
historike edhe pėr jetė tė jetės sė Shqipėrisė Etnike: Jam shumė i gėzuem qė
kam fatin e bardhė, mbas tridhetė e sa vjetve pėrpjekjesh tė vazhdueshme, tė
ndodhemi, pėr herė tė parė, si pėrfaqėsues i Tregut tė Ri dhe i Senicės, nė
gji tė nji Kuvendi Kombėtar si ai i tashmi (
) me Atdheun e pėrbashkėt tė tė
gjithė Shqiptarėve: me Shqipninė Nanė.
Patrioti zjarr vullkanik i pashuar
pėr lirinė e Shqipėrisė Etnike, Aēif Bluta, do tė konstatonte, guximshėm e
qartė: Tregu i Ri, ose Jeni Pazari, si quhej deri dje, si dhe Senica me
krahinat e tyne, janė vise thjesht shqiptare, pse popullsija qė i banon asht
krejt shqiptare; ēdo njeri, ndėr ato ana, din tė thotė se prej ēfar fisi shqiptar
rrjedh, ndaj me kėrkesėn kėmbėngulėse tė popullit po bashkohemi me
Shqipninė, me Nanėn tonė tė pėrbashkėt, pėr tė cilėn jemi djeg e shkrumue,
jemi vra e shkretue deri nė ditė tė sodit[41].
Kėtu sikur e kėrkon momenti
historik tė sjellim edhe njė fragment nga Fjala e Blutės, pėr faktin se qysh
nga periudha e monizmit socialist-komunist shkenca shqiptare[42] dhe
politika shqiptare legale kanė hequr dorė qartė nga njė pjesė e Shqipėrisė
historike e etnike, pikėrisht nga Sanxhaku i Vilajetit tė Kosovės: Gjatė
kėtyne dy vjetve e gjysė kėto krahina, qė kam nderin tė pėrfaqėsoj nė gji tė
kėsaj mbledhjeje, kanė provue, me gjakun e derdhun bujarisht, se sa e duen
dhe se si e mprojnė individualitetin e tyne kombėtar, bashkimin e tyne me
Shqipni dhe lirinė e mėvehtėsinė kombėtare; qindra dhe mija tė flijuem nė
fushė tė nderės, nė ndeshje me fuqina shumė herė ma tė shumta, shumė herė ma
tė mėdhaja dhe shumė herė ma tė pajosuna me mjete moderne, janė zmbrapun
kreshnikisht nga popullsinat tona trime[43].
Dhe, duhet tė theksohet se nė
mbėshtetje tė kėrkesave tė Aqif Blutės do tė ngrihej fuqimisht pėrfaqėsuesi i
Rugovės, patrioti Salih Rama, i cili do tė theksonte: Edhe un, si malėsuer,
due me fol nė kėt Kuvend, me folė pėr tė mirėn e Vendit, me fol, poh, pėr ti
u lutun Qeverisė sonė nė Tiranė qi tė mundohet me na i shpėtue qato tokė
krejt shqyptare qi janė andej ēprej Mitrovicet, nė Pazar e nė Senicė. Ato
janė toka tona pse atje populli asht shqyptar, me zemėr e me adete, si na
kėsaj ane. Un i njof njato vend, pse kam konė me luftue, bashkė me shokt e
mij, kundra shkjevet, qi dojshin me hie atje me vra e me therė gjinden, veē
se janė e duen me metė shqyptarė sikur na kėndejna[44].
Po kėshtu, pėr bashkimin me
Mbretninė e Shqipnisė tė ish-Zonės sė interesave gjermane nė veri tė
Shqipėrisė Etnike do tė angazhohet me dinjitet pėrfaqėsuesi i Nėnprefekturės
sė Vushtrrisė, martiri Adem Voca: Tash detyra e jonė asht e qartė: duhet qė,
tė bashkuem nė nji Besė tė papėrdhunueme, ti pėrmbledhim tė tana fuqinat tona
pėr pėrmbushjen e aspiratavet dhe tė kėrkimevet tona te shejta pėr krijimin
e Shqipnisė Ethnike. Nuk duem asgja qė nuk asht e jona; por, ēka ashte jona,
duhet pa tjetėr tė na kėthehet. Edhe
Mitrovica, Tregu i Ri e Senica janė shqiptare. Pra, na pėrkasin neve.
Qeverija e Tiranės, prandaj, duhet tė ftohet qė ti pėrvishet punės, pėr sot
e pėr nesėr, qė tė na i sigurojė, me ēdo mėnyrė dhe
mjet, tė drejtat tona. Ajo do tė ketė, nė kėtė pėrpjekje, krejt Kombin
Shqiptar mbas vedit e nė vi tė parė, po ta lypė nevoja, tanė Kosovėn[45].
Ndėrkaq, pėrfaqėsuesi i Gjakovės,
Sulejman Kryeziu, bėri njė krahasim mbi rėndėsinė qė pati Lidhja Shqiptare e
Prizrenit pėr mbrojtjen e tėrėsisė sė Shqipėrisė Etnike dhe tė Lidhjes sė
Dytė tė Prizrenit qė po ngrihej, pėr bashkimin e tėrėsisė sė asaj qė ishte
ruajtur nga tėrėrsia e Shqipėrisė historike dhe etnike. Patrioti, midis tė
tjerash, theksoi: Lidhja e atėherėshme e Prizrenit vendosi dhe e shpėtoi
Vendin. Lidhja e sotshme duhet gjithashtu, ti dalė zot njisisė sonė ethnike:
ta plotėsojė dhe ta mprojė. Nji hap drejtė plotėsimit tė njisisė sonė
ethnike do tė jetė, pa tjetėr, edhe bashkimi i Mitrovicės, i Pazarit tė Ri
dhe i Senicės me Shqipni[46].
Pas njė debatimi tė gjithanshėm tė
delegatėve, Kuvendi themelues i Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit formuloi dhe
aprovoi kėto konkluza:Kuvendi i dytė i Prizrenit, i
mbledhun me 16 tė Shtatuer-it 1943, si bisedoi, nė mbledhjen e tij tė tretė,
ditėn e 18 Shtatuerit 1943, gjatė e gjanė problemin e Prefekturės sė
Mitrovicės, tue e shqyrtue nga tė gjitha pikėpamjet: nga ajo historike,
gjeografike dhe ethnografike, bisedim nė tė cilin muerėn pjesė nxehtėsisht tė
gjitha Dėrgatat e viseve tė pėrfaqėsueme nė Kongres;
D e k l a r o n:
Tė gjitha vendet qė pėrshinė
rrethi i Prefekturės sė Mitrovicės, don me thanė;
Mitrovica, Vuēiterna, Pazari i Ri dhe Podujeva, janė vise tė banueme ku
krejtėsisht prej popullsije me gjak, gjuhe e zakone thjesht shqiptare dhe ku
me nji pėrqindje dėrmuese, gjithėnji shqiptare, qė kapet deri nė 95 dhe 99%
dhe, si tė tilla, i pėrkasin krejt Shqipnisė;
F t o
n:
Tė gjithė Shqiptarėt, mbrenda ase
jashta Shqipnisė, ku do qė janė dhe ku do qė ndodhen, qė, ndėr pėrpjekje tė
tyne atdhetare, tė kenė, si nji ndėr caqe themelore tė luftės sė shejtė pėr
Liri, pavarėsi dhe bashkim tė tė gjithė bijve tė
Nanės sė pėrbashkėt: tė Nanės Shqipni, edhe Prefekturėn e Mitrovicės, populli
i sė cilės, si ēe ka bamė tė njoftun nė gji tė kėsaj mbledhjeje, asht gati
mu shkri pėr ta pamė tė konkretuem nė realitet andrrėn e vet tė bashkimit
me Shqipni etj. Vendimin pėr bashkimin e viseve tė ish-Zonės sė interesave
gjermane me Mbretninė e Shqipnisė e nėnshkruan
pėrfaqėsuesit: Delegatė tė Mitrovicės, Vuēiternės, Pazarit tė Ri dhe
Podujevės (Llap)[47].
Kuvendin themelues i cili nxori nė
dritė Lidhjen e Dytė tė Prizrenit i pėrshėndeti publicisti Mazhar Sopoti,
siē u tha: veteran i pėrpjekjeve pėr tėrėsinė dhe pavarėsinė shtetėrore tė
Shqipėrisė Etnike, drejtor i organit Kosova i cili
saktėsoi: Nuk duem as Shqipni tė vogėl as tė madhe: duem Shqipninė qė asht,
si nga pikėpamja historike ashtu dhe nga ajo ethnografike, me popull, me
zakone, me tradita, me doke dhe gjuhė vend shqiptar dhe, si i tillė,
kryekėput pjesė plotėsuese e Shqipnisė Tanėsore; duem, shkurt, vetėm
gjithėēka asht krejt e jona
Fjala e Sopotit ishte mė e gjata e
mbajtur nė Kuvendin themelues tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit. Ai, midis tė tjerash, konstatoi burrėrisht: Sigurimi i
njisisė sonė ethnike nė njė Shtet kryekėput tė lirė, nė nji Shtet kryekėput
tė pavarun, nė nji Shtet qė tė jetė kryekėput i Kombit Shqiptar(
). Njisi
ethnike a vdekje(
). Ti pėrmbledhim, pra, tė tana energjinat tona dhe, si
nji blok i pathyeshėm, andej dhe kėndej kufijve tė vitit 1913, tė synojmė nji
cak tė vetėm: sigurimin e Lirisė sonė brenda kufijve qė pėrshinė vetė
njėsija e jonė ethnike
[48].
Nė vazhdim tė Seancėn sė tretė, nė
pasditėn e 18 shtatorit 1943, Kuvendi Themelues i Lidhjes sė Dytė tė
Prizrenit diskutoi pėr mėnyrat e Organizimit politik e ushtarak tė Vendit.
Pėr kėto ēėshtje i pari foli arsimtari prizrenas, Sylejman Aliu Drini[49],
dhe e ftoi kombin tė hidhej nė pėrpjekje pėr tė evituar mundėsitė e
pėrsėritjes sė Londrės (1913) dhe Versailles (1919) nė dėm tė Shqipėrisė
Etnike. Theksoi, fuqimisht, se Sot duhet tė mendojmė pėr organizimin e nji
mprojtjeje qė tė jetė e aftė me i pėrmbledhė tė gjithė burrat nėn flamurėt e
luftės nė rasė rreziku(
). Pėr ti arrijtun kėtij
qėllimi lypet qė, nė krye tė kėtij organizimi, tė vehen burra tė ndėrshėm,
atdhetarė tė sprovuem nė ēdo rasė dhe elemente qė tė jenė tafta ti
pėrmbledhin rreth kėsaj organizate tė gjitha kategorinat e popullit, pa asnji
dallim[50].
Opcionin politik luftarak tė
Sylejman Aliut - Drinit e pėrkrahu fuqimisht Tahir Zajmi, i cili, midis tė
tjerash, konstatoi: Pėr ēka i pėrket mprojtjes, jemi tė bindun se do tė
mendojė krejt Kombi Shqiptar, pse Kosova, Dibra dhe Struga nuk janė veē se
krahina thjesht shqiptare dhe, si tė tilla, pjesė tė pandarėshme tė
Shqipnisė. Mproja, pra e kėtyne vendeve, nuk asht nji nevojė e domosdoshme
vetėm pėr to, por pėr krejt Kombin(
).Me gjithė
kėtė, na, Kosova, Dibra dhe Struga, qė jemi ma tekspozueme kundrejt
rreziqeve tardhėshme, duhet tė mendojmė, ma pėrpara dhe ma fort se viset
tjera tė Shqipnisė, pėr ēdo tė papritun qė mund tė na ruej koha. Nji
pėrgatitje e tillė ishte mendue, edhe ma pėrpara; por mjerisht, rrethanat
ndėr tė cilat jemi ndodhun, nuk na e kanė lejue. Prandej tash qė kėto pengime
janė shdukun, duhet ti kushtohemi, me gjithė fuqi,
kėsaj pėrgatitjeje.
Nė vazhdim, veterani i luftės pėr
Shipėrinė Etnike, vuri nė pah dėmet si pasojė e mosvigjilencės shqiptare nė
janar 1943, nė Bihor, kur ēetnikėt serbo-malazez therėn dhe dogjėn, nė
shtėpitė e tyre, nji sasi tė tmerrshme viktimash prej katėr mij e shtatėqind
vetėsh, ma shumė gra, fėmij, pėleq dhe plaka[51]
dhe, me forcė tė argumenteve, vuri nė spikamė: Rreziqet priten vetėm me
gatėsi pėrballimi tė ēdo tė papritune. Pra, duhet tarmatosemi, tarmatosemi
deri ndėr dhambė; tė forcohemi pėr ēdo gjasė, me ēdo
mėnyrė dhe me ēdo mjet. Organizimi i plotė politik dhe ushtarak, duhet tė
mbeshtetet kryesisht mbi fuqinat tona, due me thanė
tė popullit; burimet, nga tė cilat do tė dalė kjo pėrgatitje, si nga
pikėpamja financjare ashtu dhe nga tė gjitha tė tjerat, duhet tė jemi na
vetė: qytetarė dhe katundarė; gjithė pasunija e jonė, e tundshme, duhet vue
nė dispozitė t organizatės qė do tė lejė prej kėsaj mbledhjeje. T organizuem nė kėtė mėnyrė, na do tė mundemi tė mprohemi, tė
shpėtojmė dhe tė fitojmė davanė tonė[52] Pasoi fjala e shkurtėr, por
plotėsisht me mesazh testamenti, e Bedri be Pejanit, i lagjjes sė madhorėve
tė kombit: Pika qė asht nė bisedim tash nė gji tė kėtij Kuvendi, ka randėsi
themelore: asht mproja e Vendit e, si mprojė, prej saj do tė varet e nesėrmja
e jonė: humbja ase fitimi. Prandaj, kėsaj pike, si gjithė tė tjeravet,
duhet ti kushtojmė kujdesin tonė ma tė madh. Asht nji e vėrtetė e
pabisedueshme se, ēdo lėvizje, pėr tė mund me shkue
pėrpara, pėr ti arrijtun caqevet tė veta, ka nevojė pėr organizim, pse, pa
organizim, nuk i dilet asgjaje nė krye. Por, edhe me organizim, duhet tė kemi
njerėz, njerėz qė punojnė ditė e natė, me tė gjitha
fuqinat e tyne, drejt qėllimit tė caktuem. Pra, edhe neve, na duhen,
kryesisht, pėr tarrijtun qėllimin tonė tė pėrbashkėt, burra, burra si ata
qė u dalluen pėr tė mirė tė Shqipnisė 65 vjet pėrpara, nė Lidhjen e
Prizrendit.
Mė tutje, Pejani, konstatoi dhe
pėrfundoi qartė e me pėrplotni: Si mbas mendimit
tem, organizimi qė paraqitet nė rasėn tonė si ma i pėrshtatėshėm asht ai qė
tė ketė, nė Prizrend, nji Komitet Qendruer, i cili, mandej, tė ketė degėt e
veta nė tė gjitha Prefekturat, Nėnprefekturat dhe Komunat e tė gjitha Viseve
tė Kosovės, Dibrės dhe Strugės e mundėsisht, edhe nė tė gjitha viset e
Shqipnisė[53].
Nė vazhdim tė Seancės sė tretė
drejtuesi i punimeve Kongresit ia paraqiti propozimin e Kryesisė sė Kuvendit
pėr anėtarėt e Komitetit Qendruer tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, pikėrisht
burrat qė me veprimtari politike tė gjatė kishin
dhėnė provimin para Atdheut: Rexhep Mitrovica (kryetar), Sheh Musa Shehzade
dhe profesor Kolė Margjini (nėnkryetarė), Sheh Hasani, Asllan Boletini, Tahir
Zajmi dhe Qazim Bllaca. Nė vazhdim vuri nė pah se Komiteti Qendruer do ti
ketė bashkėpunėtorėt e vet nė ēdo qendėr Prefekture, Nėnprefekture dhe komune
(
) dhe do tė ketė fuqina tė plota; do tė bisedojė dhe do tė vendosė me shumicė votash (
), shkurt mund tė themi se, prej tij,
duhet tė rrjedhė gjithėshka e, degat, nė bashkėpunim me te, do tė ngarkohen
me zbatimin e masave tė marruna[54].
Kongresi aprovoi me aklamacion
propozimin e Kryesisė dhe miratoi propozimin e delegatit tė Pejės Qerim
Begollit, qė prefekturat, nėnprefekturat dhe komunat tė pėrcaktoheshin vetė
pėr kryetarėt e Degėve tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit. Kryesuesi i seancave,
dr. Rexhep Krasniqi, e shpalli tė mbyllur Kuvendit Themelues tė Lidhjes sė
Dytė tė Prizrenit, me kėtė konstatim: Gjatė kėtyne
bisedimeve janė hedhun themelet e nji organizimi qė, dal nga dalė, do tė jetė
organizata drejtuese e gjithė mprojtės dhe e rregullimit tonė ndėr tė gjitha
fushat. Urojmė qė, vepra e jonė, tė ketė suksese tė shkėlqyeshme[55].
Kėtu duhet tė konstatohet se, pėr
rėndėsinė simbolike dhe pėr tė treguar vazhdimėsinė e pėrpjekjeve shqiptare
pėr Shqipėrinė Etnike, Vendimet e Kuvenndit themelues tė Lidhjes sė Dytė tė
Prizrenit do tė nėnshkruheshin mė 19 shtator 1943, pas orės nėntė, nė
Ndėrtesėn e Selisė sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit[56].
Realisht, gjatė natės sė 18/19 shtatorit 1943 nė Prizren kishin arritur
mijėra patriotė nga tė gjitha viset e Kosovės nė kuptimin e konceptit
kombėtar tė viteve 1941-1944, por edhe nga ish-areali i
Shqipėrisė londineze. Sė kėndejmi, mėngjesi i 19 shtatorit 1943 ishte ngjarja
mė madhėshtore qė njohu historia e Prizrenit.
Dhe, kronisti besnik i kėsaj ngjarjeje historike, do tė konstatojė se, derisa
masa me ndėrgjegje kombėtare, tė fisnikėruar me kėtė
ngjarje, thėrriste: Rroftė Shqipnija e Lirė!, Rroftė Kosova Shqiptare!,
Rroftė Besa e Burrave!, Rroftė Bashkimi Kombėtar!(
), Dėrgatat e
ndryshme, tė cilat, tudhėhequna nga Kryetarėt e tyne, hyjnė, njana mbas
tjetrės, nė sallėn e ndėrtesės, ku nėnshkruejnė procesverbalet e mbledhjeve
tė Kuvendit.
Nė vazhdim, Kronisti i organit tė Komitetit tė Kosovės, do tė konstatonte edhe
kėtė fakt qė flet pėr rėndėsisnė e ngjarjes pėr kohėn dhe pėr historinė:
Ndėrsa vazhdon nėnshkrimi i procesverbaleve, del nė balkon tė ndėrtesės Z.
Bedri Pejani, i cili mban nji fjalim tue i shpjegue
popullit randėsinė dhe kuptimin e vendimevet tė marruna. Mbas Z. Pejani
marrin fjalėn, njani pas tjetrit, edhe Z. Tahir Zajmi e Z. Ibrahim Fehmiu, tė
cilėt, shkurtas, deklarojnė se, mbas vendimevet tė marruna, mehlemi i
plagėvet tona asht nji i vetėm; bashkimi. Bashkim ndėr mendje dhe ndėr zemra
tė tė gjithėve[57].
Nė kėtė mėnyrė madhėshtore i
kurorėzoi qėllimet historike Kuvendi themelues i Lidhjes sė Dytė tė
Prizrenit. Delegatėt, me kėngė e valle, vizituan tė
gjitha pjesėt mė atraktive tė Prizrenit, dhe nė fund arritėn sė bashku nė
Sheshin e Pėrmendorės sė Abdyl Frashėrit - njė si Dodonė pėr tė konfirmuar
betimin e Besa-besės se kanė pėr tė siguruar tėrėsisht idealet pėr tė cilat u
pėrpoqėn dhe sakrifikuan udhėheqėsit dhe luftėtarėt e Lidhjes Shqiptare tė
Prizrenit tė viteve 1878-1881[58].
Veprimtarėt e Lidhjes dolėn nė terren dhe deri nga fundi i tetorit 1943
formuan komitetet e qarqeve, tė rretheve e tė komunave nė arealin e Kosovės
sipas konceptit kombėtar tė kohės viset jashtė arealit tė Shqipėrisė
londineze. Fryma e Lidhjes do tė pėrcillej nė Asamblenė Kombėtare tė mbledhur
nga mesi i tetorit 1943, nė Tiranė[59].
Mė lart u tha se gjatė pėrgatitjes pėr thirrjen e Asamblesė Kombėtare tė
Mbretnisė Shqiptare u bėnė ndryshime nė Komitetin Qendruer tė Lidhjes sė Dytė
tė Prizrenit. Realisht, njė numėr i anėtarėve tė Kuvendit
tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit dhe tė anėtarėve tė Kėshillit Qendruer tė saj
u zgjodhėn pėrfaqėsues tė rretheve nė Kuvendin Kombėtar.
Mė 16 tetor 1943 fillonte punėn
Asamblea, pėrkatėsisht Kuvendi Kombėtar. Kryetari i Komitetit Qendruer tė
Lidhjes, Rexhep Mitrovica fillimisht do tė zgjidhej Nėnkryetar i Kuvendit dhe
mė 8 nėntor 1943 - Kryeministėr i Shqipėrisė[60]. Nė
postin e kryetarit tė Komitetit Qendruer tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit do
tė vinte veterani i Pavarėsisė sė Shqipėrisė, Bedri be Pejani - Babushi[61].
Tashti Kuvendin e Pėrgjithshėm e pėrbėnin 33 personalitete tė shquara: Musa
Shehu, Bedri Pejani,Tahir Zajmi, Kolė Margjini, Sheh
Hasani, Esat Berisha, Sylejman Aliu dhe Ahmet Lusha (anėtarė tė Komitetin
Qendruar), Qemal Karahoda dhe Luk Simoni - pėrfaqėsues tė Prefekturės sė
Prizrenit, Nuredin H. Halili - pėrfaqėsues i nėnprefekturės sė Therandės
(Suharekės), Bejtullah Haxhiu - pėrfaqėsues i nėnprefekturės sė Rahovecit,
Hasan Dashi pėrfaqėsues i nėnprefekturės sė Gjakovės, Eshref Arifi
pėrfaqėsues i nėnprefekturės sė Sharrit (Dragashit), Jusuf Agushi
pėrfaqėsues i Prishtinės, Halim Shuku pėrfaqėsues i nėnprefekturės sė
Ferizajt, Mehmet Devaja pėrfaqėsues i nėnprefekturės sė Gjilanit, Nexhib
Basha pėrfaqėsues i prefekturės sė Pejės, Bedri Pejani - pėrfaqėsues i
nėnprefekturės sė Skėnderajt, Bajram Gashi pėrfaqėsues i nėnprefekturės sė
Burimit (Istok), Shemsi Ferri pėrfaqėsues i Plavės-Gucisė, Vehbi Hamzaga
pėrfaqėsues i nėnprefekturės sė Tutinit, Adem Kurtaga pėrfaqėsues i
nėnprefekturės sė Rozhajės, Musa Boletini dhe Bedri Gjin pėrfaqėsues tė
prefekturės sė Mitrovicės, Ekrem Jegeni pėrfaqėsues i prefekturės sė
Dibrės, Mentor Ēoku pėrfaqėsues i nėnprefekturės sė Strugės, Av. Adem
Sadriu pėrfaqėsues i nėnprefekturės sė Kėrēovės, Remzi Ragipi pėrfaqėsues
i nėnprefekturės sė Gostivarit, Ahmet Lusha pėrfaqėsues i nėnprefekturės sė
Tetovės, Esat Berisha pėrfaqėsues i prefekturės sė Shkupit, Haxhi Xheladini
pėrfaqėsues i nėnprefekturės sė Kaēanikut, Sylejman Ashkiu pėrfaqėsues i
nėnprefekturės Kumanovė-Preshevė, Hasan Agė Zvezdiu - pėrfaqėsues i Zonės
neutrale tė Senicės, Tahir Zajmi pėrfaqėsues i Kukėsit, Zenun Gashi
pėrfaqėsues i nėnprefekturės sė Tropojės, Lutfi Spahiu pėrfaqėsues i
nėnprefekturės Bicaj[62]
Nga sa u pa mė lartė, Komiteti
Qendruer i Lidhjes, nė vijimėsi tė aktivitetit, numrin e anėtarėve tė
Komitetit Qendruer nga shtatė sa u zgjodhėn nė Kuvendin themelues, mė 18
shtator 1943, e shtoi nė katėrmbėdhjetė, tė zgjedhur nė Mbledhjen e Dytė tė
Pėrgjithshme, mė 17 20 janar 1944. Nė kėtė mbledhje, sa
shihet nga mungesa e nėnshkrimit nė procesverbalin: Delegatėt e Kongresit tė
krahinave tė ndryshme, tė nėnshkruar mė 20 janar 1944 nga Bedri Gjinaj
(sekretar) dhe Bedri Pejani (kryetar), nuk ishin tė pranishėm delegatėt:
Bajram Gashi, Av. Adem Sabriu, Haxhi Xheladini dhe Lutfi Spahiu.
Ky dokument ėshtė mbyllur me
konstatimin:
Na, ish Komitetit Qendruer dhe
Delegatėt e krahinave tė ndryshėme, tė tokave tė lirueme dhe jo tė lirueme,
tė Kosovės e tė Dibrės qė, tue qenė tė zgjedhun nga ana e popullit, muerrėm
pjesė nė tė gjitha seancat e mbledhjeve prej datės 17-I-1944 e deri mė
20-I-1944, ku u shqyrtuen e u votuen projekti i Statutit dhe i rregullorės sė
mbrendshėme t Organizatės Lidhja e IItė e Prizrenit. Pėr me zbatue e vue nė veprim
Statutin dhe tė gjitha vendimet e Kuvendit nė lidhje me mbrojtjen e visevet
tė Kosovės dhe revendikimin e tokave Shqiptare Etnike, qė ende ndodhen jashtė
kufive tė sotshėm tAtdheut i napim Mandatin Komitetit Qendruer
tOrganizatės, i cili zgjidhet nji zanit prej. Z.Z. tė posht shenuemėve:
Pėr Prefekturėn e Prizrenit Musa Shehu e Kolė Margjini,
pėr Prefekturėn e Prishtinės Sulejman Ashkiu e Mahmut Beg Pasha,
pėr Prefekturėn e Mitrovicės Arsllan Boletini,
pėr Prefekturėn e Pejės Bedri Pejani e Xhevat Begolli,
pėr Prefekturėn e Shkupit Esat Berisha,
pėrPrefekturėn e Senicės (Zona Neutrale) Nexhip Basha,
Pėr krahinat: Ulqin, Triepsh, Hot e Grudė, nji qė do tė dėrgohet prej
atjehit,
pėr Malet e Kosovės zavendėson Rexh Meta, pėr deri sa ata dergojnė nji ose
pranojnė Rexh Metėn,
pėr Malet e Didrės nji qė do tė dėrgojnė ata;
Na, me zane tė pėrbashkėta zgjodhėm pėr Kryesinė e Kom. Qendruer
Kryetar: Bedri Pejanin
N-Kryetar Musa Shehun dhe Kolė Margjinin.
V ė r t e t o h e t:
Sekretar: Kryetari:
Bedri Gjinaj Bedri Pejani
Prizren, me 20-I-1944[63]
Kryetari i Komitetit Qendruer,
Bedri Pejani, tekstin e Statutit tė Lidhjes II tė Prizrenit ua paraqiti pėr
miratim, me urgjencė, Qeverisė dhe Kėshillit tė
Naltė tė Shqipėrisė, mė 21 janar 1944. Kėtė dokument Kėshilli Ministror e
miratoi mė 12 shkurt dhe atė ia parashtroi pėr miratim Kėshillit tė Naltė, mė
14 shkurt 1944[64].
Kėshilli i Naltė Regjenca e
Shqipėrisė e miratoi Statutin e Organizatės Lidhja II e Prizrenit pas njė
muaji, mė 14 mars 1944, dhe urdhėroi zbatimin e tij. Dekretin e nėnshkruan:
Rexhep Mitrovica (Kryeministėr) dhe Mehdi Frashėri (Kryetar), Patėr Anton
Harapi dhe Lef Nosi, anėtarė tė Kėshillit tė Naltė[65].
Pėr tė zbardhur shumė hamendje, tendenca
e glorifikime publicistike e pseudoshkencore tė dėmshme pėr mendimin politik,
juridik e luftarak tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, detyrohem tė sjellė tė
plotė tekstin e Statutit, i cili qartė e paekuivoke fletė pėr detyrat, pėr
rolin dhe pėr rėndėsinė e Lidhjes si organizatė gjithėkosovare kombėtare
participuese nė aktivitetin propagandistik, politik, diplomatik, ushtarak e
ēlirimtar tė Kėshillit Ekzekutiv tė Pėrgjithshėm, tė Qeverisė dhe tė
Regjencės sė Mbretnisė sė Shqipnisė. Nuk i pėrkiste asnjė tarafi politik
antifashist tė kohės: LANĒ-sė, Ballit Kombėtar as Legalitetit dhe qartė, e
saktė, Lidhja e Dytė e Prizrenit ishte njė mekanizėm logjistik i gjithanshėm i instancave qeveritare e pushtetore tė Mbretnisė
Shqiptare ekzistuese:
S t a t
u t i
i Organizatės
Lidhja e II-tė e Prizrenit
I
TEMELIMI
Nė bazė tė vendimevet qė mori Kongresi i Prizrenit me 16-19 Shtatuer 1943,
ku u pėrfaqėsuen tokat e lirueme si dhe tokat tjera Shqiptare tish
Mbretnis Jugosllave, themelohet Organizata e Lidhjes II-tė e Prizrenit.
II
QELLIMI
Kjo organizatė ka pėr qellim mbrojtjen e tokave tė lirueme si edhe tė
tokave tė tjera Shqiptare tish Jugosllavis. Si
mjet pėr kėt qėllim do tė pėrpiqet tė mbledhi dokumenta pėr Shqiptarsinė e
viseve nė fjalė dhe torganizojė popullsinė fizikisht dhe moralisht pėr
mbrojtjen e kėtij thezi.
III
KOMPETENCA TOKĖSORE
Kompetenca toksore e kėsaj
Organizate shtrihet mbi tė gjitha tokat e sipėrshėnueme, d.m.th. mbi
Kosovėn e lirueme, mbi ēarkun e Dibrės si edhe mbi viset e tjera Shqiptare
tish Jugosllavisė. Malsinat mbrenda kufivet tė 1913-tės qė ma parė
vareshin prej qyteteve tė Gjakovės, Prizrenit dhe Dibrės sė Madhe, me qenė se ekonomikisht dhe gjeografikisht janė fare
ngushtas tė lidhuna me qytetėt nė fjalė, munt tė pėrfaqėsohen nė Kuvend
vullnetarisht dhe munt tė marrin pjesė nė Organizatėn e Lidhjes sė II-tė tė
Prizrenit.
IV
ORGANIZIMI KOMPETENCA DHE FUNKSIONIMI
Organizimi i Lidhjes sė Prizrenit pėrfshin:
1)Kuvendi i Lidhjes, me
qendėr nė Prizren, pėrbahet prej antarvet nga nji delegat pėr ēdo rreth
administrativ (Qendra e Prefekturavet dhe N/Prefekturavet).
2) Komiteti Qendruer, me seli nė Prizren, pėrbahet
prej katėrmbėdhjetė (14) antarėsh Kryetari, dy N/Kryetarėt dhe gjithė
antarėt tjerė tė Komitetit Qendrruer zgjidhen prej Kuvendit. Kryetari
dekretohet prej Kėshillit tė Naltė mbi propozimin e Kryeministrisė.
3) Komiteti Qarkuer, me seli nė kryevendin e ēdo Prefekture, pėrbahet prej
shtatė (7) vetvet, tė cilėt zgjidhen si mbas procedurės sė caktueme prej
qarkores sė Komitetit Ekzekutiv tė Tiranės me datė 24-IX-1943 mbi
rregullimin e zgjedhjes s Asemblistevet.Po kjo procedurė ndiqet edhe pėr
zgjedhjen e antarve tė Komitetit Rrethuer. Antarėt e Komitetit Komunal
zgjidhen prej Kryepleqsive tė katundeve tė Komunės me
seli qendra e Komunės; kurse Kryetari caktohet prej Komitetit Qendruer nė
mes tantarve tė zgjedhun si ma sipėr.
4) Komiteti Rrethuer, me seli nė kryevendin e ēdo N/Prefekture, pėrbahet prej
pesė (5) vetvet, tė cilėt zgjidhen si ma sipėr, kurse Kryetari caktohet prej
Komitetit Qarkuer.
5) Komiteti Komunal, me seli nė kryevendin e ēdo Komune, pėrbahet prej tre
(3) vetvet, tė cilėt zgjidhen si ma sipėr, kurse Kryetari caktohet prej
Komitetit Rrethuer.
6) Komiteti Katunduer, me
qendėr katundin, pėrbahet prej pleqsisė sė katundit.
V
Nėpunėsat nė shėrbim torganizatės, emnohen prej Komitetit Qendruer mbi
propozimin e Komitetit pėrkatės. Nė qoftė se nuk gjinden nėpunėsa nė numer
tė mjaftueshėm pėr kryemjen e shėrbimeve torganizatės me lejėn e Kryetarit
t Administratės sė vendit, mund tė ngarkohen me detyrat pėrkatėse
Sekretarėt Bashkijak ose komunal, kundrejt nji shpėrblimi prej arkės
sorganizatės.
VI
Nė marrėveshje me Komandėn e Pėrgjithėshme tė Mbrojtjes Kombėtare,
Organizata merr nė shėrbim si Instruktorė dhe N/Oficerė, tė cilėt si mbas gradės, vehen nė dispozitė tė Komiteteve tė
ndryshme.
Instruktorėt pranė Komitetit Qendruer pėrbajnė Shtabin e Komitetit.
VII
Funksjonet e kėsaj organizate dhe kompetenca e organeve tė sajė,
rregullohen si mbas dispozitavet qė pasojnė:
1) Kuvendi i Lidhjes, i zgjedhun prej popullit, pėrfaqėson vullnetin e
kėtij dhe mblidhet tri herė nė mot. Jashtėzakonisht Kuvendi mblidhet, kur
thirret prej Komitetit Qendruer, nė rasė nevojė pėr me marrė vendime me
randėsi ase mbi kėrkesėn e shumicės santarve tė Kuvendit.
2) Komitetit Qendruer i zgjedhun prej Kuvendit si ma sipėr asht auktoriteti
ma i naltė ekzekutiv i kėsaj organizate; pėrfaqėson organizaten, komunikon
vendimet e Kuvendit, jep udhėzime dhe urdhna Komiteteve tė shdryshėm
gjerarhikisht, kontrollon Komitetėt ase urdhnon gjerarhikisht kontrollimin
e tyne; plotson organizimin e Lidhjes; organizon stėrvitjet, emnon
funksjonarė tė ēdo natyre dhe ēdo kategorije t'organizatės. Merr masa
disiplinore dhe ndeshkimore kundėr kėtyne dhe harton buxhetin e
organizatės.
3) Komitetet janė autoritete torganizatės; kėto pėrfaqėsojnė nė vendin e
vet Komitetin Qendruer dhe veprojnė si mbas udhėzimeve dhe urdhnave tė tij,
qė jepen e transmetohen gjerarhikisht.
Komitetet eprorė kanė tė drejtė inspektimi e kontrolli mbi Komitetėt
inferiorė. Gjerarkija e Komiteteve asht analoge me ēdo tauktoriteteve
civile tė Shtetit. Kompetenca toksore e tyne koincidon me ate
tautoriteteve civile tė Shtetit.
VIII
Funksjonet e mbrendėshme tė Kuvendit tė Lidhjes dhe zgjedhja e Parisė sė
tij rregullohen me vendimet e kėtij Kuvendi.
IX
Funksjonet e mbrendėshme tė Komitetit Qenduer e tė Komiteteve tė tjera tė
varuna prej kėtij, zgjedhje e antarvet zevėndės tatyne, qė pėr arsyena tė
randa largohen prej Komitetit, themelimi i Komiteteve ku ende sjanė
themelue, plotsimi i organizimit mbas kėtij Statuti, rregullohen me
vendimet e Komitetit Qendruer.
X
Emnimi, transferimi, gradimi dhe pushimi i nėpunsave tė kėsaj organizate
kryen me vendimet e Komitetit Qendruer si mbas normave ligjore nė fuqi pėr
nėpunėsat e Shtetit. Dėnimet disiplinore kundėr nėpunsave torganizatės
zbatohen prej Komitetit Qendruer simbas ligjėve tė Shtetit, mbi procesin e
Komitetit Qendruer ose Komiteteve tė ndryshme, si mbas ligjeve tė Shtetit. Nė
rast se nėpunsat nė fjalė kryejnė njė faj qė hyn nė rrethin e ndeshkimeve
penale, me proces-verbalin pėrkatės ēeshtja i referohet Gjyqit pėrkatės pėr
veprim.
XI
Organizata e Lidhjes sė II-tė tė Prizrenit ka tagėr:
1) Me organizue propagandė intensive me qellim tė
pregatisė shpirtnisht, materialisht edhe fizikisht popullin pėr mbrojtjen e
tokės sė vetė.
2) Mu pregatitė pėr
luftėn dipllomatike nė konferencėn e paqes, tue organizue, mbledhjen e
dokumentave provuese tė karakterit Shqiptar tatyne visevet.
.3) Me
organizue aparatin e vet administrativ, si mbas kėtij Statuti, ndėr tė
gjitha viset e kompetencės sė sajė toksore me organe tė ēdo Prefekturė,
Komune e Bashki dhe katund.
4) Me
organizue stėrvitjen paraushtarake tė djelmoshave ende tė parekrutuem, nė
konformitet me ligjėn rreth organizimit tė paraushtarakėve qi asht nė fuqi
me datė
5) Me
iu pėrveshė organizimit pėr stėrvitjen e tė gjithė mashkujvet deri mė 60
vjeē, veē atyne nėn armė, tue i inkuadrue si mbas organizimit tė
pėrshtatshėm. Pjestarėt e kėtyne grupeve nuk mbahen nė stėrvitje tė
vazhdueshme, por rregjistrohen, betohen dhe qendrojnė ndėr shtėpijat e veta
dhe thėrriten herė pas herė ushtrime ase veprime tė tjera.
6) Mu kujdesė pėr
sigurimin e mjeteve tė transportit, tushqimit dhe tė tjera pajime tė
nevojshme pėr veprimin e organizatės.
7) Me
kėrkue prej autoriteteve shtetnore e parashtetnore ndihmen dhe pėrkrahjen e
tyne, tė cilėt pėr sa tė jet e mundun jua akordojnė.
8) Me
kėrkue dhe me marrė nė dispozitė oficerė e nenoficerė prej ushtrisė e
Gjindarmerisė dhe rrogat e kėtyne do tė vazhdojnė tė paguhen prej Arkės sė
Shtetit.
|
|