Kur titisti Ekrem Myrtezai shkruan nė superlativ pėr kryetitistin

Fadil Hoxha!


FADIL HOXHĖN, SIKUR E NJEH POPULLI YNĖ - E JO

SI E NJEH EKREM MYRTEZAI?

        Shkruan: Mehmet BISLIMI

         24. XII. 2007

 

  • Pėrkitazi me librin e Ekrem Murtezait “FADIL HOXHA, SIĒ E NJOHA UNĖ”.

 

&

 

-          Trinomi titst: Fadil Hoxha, Xhavit Nimani dhe Mahmut Bakalli nė takim me antishqitarin Tito

-          Trinomi antishqiptarė: Rankoviē – Tito – Gjillas

 

--------

 

Ekrem Myrtezai, ky ideologu i shkollės komuniste – titiste…


        Konsideroj se autori i librit, “Fadil Hoxha siē e njoha unė”, Ekrem Myrtezai, ideologu i shkollės komuniste-titiste pėr Kosovėn, me njė hipokrizi politike, ka shfaqur sheshazi mungesė ndėrgjegjėsimi dhe papėrgjegjėsi tė njė bjerrakohėsi tė dikurshėm, qė privilegjet personale i kishin vėnė mbi tė gjitha, madje edhe mbi interesat kombėtare. Autori me gėrhitjet e tij tė fundit sikur provon tė kapet pas kashtės, pėr ta pasqyruar ndryshe biografinė plotė damka tė Fadil Hoxhės!


        Ky ish partiak titist dhe bjerrakohės tė tjerė tė kėtij soji, mbėshtetur mbi iluzionet e rrejshme brenda konceptit dogmatik jugosllav, fare dukshėm, pa hequr dorė nga arroganca e dikurshme politike (as nga petku i ish sistemit titist) , pretendon ta bind lexuesin se, ja si paska qenė “Fadil Hoxha, siē e njoha unė”, na thotė fare qetė ky, Myrtezai i tanishėm, pa i treguar lexuesit te ri shqiptar, se cili na qenka ky farė filozofi titist, i cili ka plehėruar shumė nėpėr gazeta dhe revista tė kohės me “analizat” e tij titiste tė shkollės sė Kumurovcit.


      Mė duhet t’i them kėtij Murtezait, se atė kohėn e tij tė artė tė “bashkim- vėllazėrimit” tė shqiptarėve me serbė e sllavė tė tjerė, populli ynė tashmė e ka dėnuar dhe e ka hedhur nė plehun e historisė, madje sė fundi e ka vrarė edhe me tytėn e pushkės ēlirimtare! Do tė duhej qė tė ishte e qartė, thjesht, pėr faktin se nuk ka mė paragjykime pėr konsum tė brendshėm si metodologji e dikurshme pėr tė arsyetuar kohėn e tė dėshpėruarve! Si kundėrpeshė tė kėtij titulli, unė vėshtrimin time pėr kėtė libėr do ta shtroj nga njė segment tjetėr, madje tė titulluar ca mė ndryshe nga ju zoti Murtezai:

Fadil Hoxhėn, SIKUR E NJEH POPULLI YNĖ?

 
        Autori Murtezai shkruan pėr Fadil Hoxhėn, me qėllimin e vetėm, qė tė mbulojė njė tė kaluar tė hidhur tė asaj kohe, protagonist i sė cilės ishte edhe vetė ai. Mendoj se nuk duhet shumė pėr tė sqaruar se kush ishte Fadil Hoxha dhe bartėsit e asaj politike nė Kosovė. Nė fakt, do duhej kohė e pėrpjekje pėr t’i “ngritur” ato figura- gėrmadhė, punė kjo qė ka marrė pėrsipėr pėr ta bėrė, duke u hequr zvarrė autori i kėtij libri!

 

Nostalgjikėt titist duhet tė rrėfehen pėr krimet e bėra

ndaj popullit shqiptarė

 
        Populli ynė e ka shembur njė herė e pėrgjithmonė atė sistem monist sė bashku me bartėsit e asaj politike, prandaj as qė mendon ndonjėherė qė mbi ato gėrmadha ta ngritė tė ardhmen e vet. Ne e kemi tė ēartė se tek-tuk, ende do tė ketė nostalgjikė tė asaj kohe, tė cilėt do tė mundohen qė tė ndėrtojnė kalanė nga kashta, por kalaja e historisė sė kashtės ishte e mykur qė nė fillimin e ngritjes sė saj mbi trojet tona, nga se bijtė liridashės tė popullit tonė kurrė nuk ishin pajtuar me pushtuesin serb e jugosllav, as para luftės e as pas Luftės sė Dytė Botėrore. Populli shqiptar, i mbetur padrejtėsisht jashtė trungut tė vet, jo pak herė ėshtė djegur e pjekur pėr lirinė e tij. Populli ynė ka dhėnė shumė qė njė ditė tė jetė i lirė, prandaj kur dikush ia kujton ditėt e pushtuesit dhe bartėsit e mekanizmit shtypės tė pushtuesit, ai ngritė neveri dhe urrejtje mė parė, mė pas ai bėnė edhe gabim tė pafalshme, ngase janė faktet e argumentet qė e demantojnė ēdo pėrpjekje tė tillė, krejtėsisht tė papėrgjegjshme dhe tė dėnueshme kombėtarisht. Janė kėto vetėm disa nga faktet, qė flasin vetė, pėr kohėn e tij, kur njeriu i parė nė Kosovė ishte Fadil Hoxha:

 

-          Sa shqiptarė u pushkatuan qė nga 1945 e kėtej, pa gjyq?

-          Si i pushkatuan e si u zhdukėn mijėra shqiptarė vetėm, nė Tivar tė Malittė Zi nė mars – prill  1945?

-          Ku janė varret e tyre, a nuk janė edhe ata tė zhdukur sot e kėsaj dite?

-          Sa shqiptarė i dėnuan e internuan me vite tė tėra burgu padrejtėsisht?

-          Sa shqiptarė i larguan nga puna, banesa shtėpia, sa tjerė i shpėrngulėn nga tokat e tyre pėrdhunshėm pėr nė Turqi?

-          Sa shqiptarė i leqitėn e diskriminuan padrejtėsisht?

-          Sa shqiptarė i shkatėrruan psikikisht dhe fizikisht me dajak e torturė, nė emėr tė ēarmatosjes, nė emėr tė prishjes sė “vėllazėrim- Bashkimit”, nė emėr tė prishjes sė socializmit Jugosllav etj.

-          Sa shqiptarė i larguan nga shkollat, fabrikat, fakulteti, institucionet?

-          Sa nėna, baballarė, motra dhe nuse shqiptare i lanė me duar nė gji?

-          Sa fėmijė shqiptarė u rritėn jetim, pa prindėr tė cilėve pushtuesi Jugosllav ua kishte pushkatuar, internuar, shpėrngulur, burgosur, likuiduar tinėzisht, apo mbytur me dajak prindėrit e tyre, si tė madhin mėsues Fazli Graiqevcin, e shumė atdhedashės tė tjerė?

-          Sa shqiptarė kishin dergjur rininė e tyre nėpėr kazamatet Serbe, pėr faktin se e donin flamurin kombėtar, gjuhėn tonė tė bukur, e donin kėngėn tonė tė ėmbėl, e donin Kosovėn Republikė tė barabartė me republikat tjera brenda Jugosllavisė, e doni lirinė e fjalės dhe tė mendimit, e donin barabarėsinė me tė tjerėt, e donin shkollimi pėrparimin dhe ndėrtimin e vendit tė vet?

-          Sa milionė tonė e tonelata minerale, thėngjill e pasuri tjetėr tė Kosovės pushtuesi serb i eksploatoi nga vendi ynė, pa na e dhėnė as mė tė voglin sqarim e llogari?

-          Dhe krejt nė fund shtrohet pyetja e zakontė: Ku ishte Fadil Hoxha dhe klasa politike e asaj kohe, nėnė hundėt e tė cilėve po ndodhnin tė gjitha kėto monstruozitete tė papara?

-          Sa herė e ngritėn zėrin e arsyes kėta pėr t’i dalė nė mbrojtje popullit tė vet, nė emėr tė tė cilit zhvaten pėrfitime enorme dhe privilegje politike?

 

Fadil Hoxha ky plehu i Kosovės…!

 

         Populli ende i ka tė qarta reagimet arrogante e tė pakulturė, tė mjera e antikombėtare tė asaj kaste politike tė shitur, sikur ishte reagimi i kėtij Fadil agait tė kuq, kur popullit ia tregoi vrimėn e miut, kur e fyeu dhe e shau rininė mė tė shndritshme tė Pranverės sė vitit 1981, duke e quajtur atė “plehun e Kosovės”, bijė ballistėsh etj.

 

         Pushtuesi jugosllav, nė mbėshtetje tė plotė nga ish udhėheqja komuniste e klasės politike nė Kosovė, kurdoherė i pati duart e lira tė veprimit kundėr shqiptarėve. Nė vitin 1981, vrau e plagosi me dhjetėra demonstrues, pastaj nė vazhdimėsi arrestoi e dėnoi mijėra studentė, nxėnės, arsimtarė, punėtorė e qytetarė tė Kosovės, vetėm e vetėm pse kėrkonin liri dhe barazi! Populli shqiptarė ėshtė si deti i qetė, zoti Murtezai, ai duket sikur heshtė, ai di edhe tė falė, por ai nuk harron kurrė veprimet antikombėtare tė pushtuesit dhe tė puthadorėve tė tij. Pėr fatin tonė tė keq, Fadil Hoxha, si nė kohėn kur ishte nė pozitat e pushtetit, por edhe nė kohėn kur ishte i harruar, nuk e mori as edhe njė herė guximin qytetar pėr tė sqaruar ekzekutimin e shqiptarėve pa gjyq anė e kėnd Kosovės!? Fadili iu bashku dhe miratoi luftėn kundėr forcave kryengritėse tė Shaban Polluzhės nė Drenicė.

 

         Fadil Hoxha, nuk la njė dokument tė shkruar se kush dha urdhėr, se kush ishin ekzekutorėt, ku u varrosėn viktimat shqiptare, pse u pushkatuan shqiptarėt liridashės pa gjyq, cili ishte qėllimi dhe prapaskena e kėtij gjenocidi etj. Madje nuk u tregua se ishte i zoti qė ta linte njė dokument tė shkruar pėr kėtė tmerr, qoftė edhe nė formė memoaresh, edhe post-mortum!?...

 
        Fadil Hoxhėn, autori nė fjalė mundohet ta nxjerr edhe si kryeideolog tė Konferencės sė Bujanit! Ėshtė domethėnės fakti qė autori nuk ka shpjeguar se si ndodhi qė po ky Fadil Hoxha nga kryeideologu pėr vetėvendosje tė popullit shqiptar nė Bujan, tė shndėrrohet nė kryeideologun e mbetjes sė Kosovės nėn Serbi, nė mbledhjen e Prizrenit tė verės sė vitit 1945!? Si duket Murtezai nuk i “njeh” kėto prapakthesa tė Fadilit, tė cilave edhe ky mjeran iu kishte shėrbyer verbėrisht ashtu sikur se edhe vet Fadili, i cili i shėrbeu po aq verbėrisht regjimeve jugosllave tė kohės. Autori, Fadilin e tij e njeh ashtu sikur ia ka ėnda atij, pa ia pėrmendur lėshimet, krimet dhe tragjeditė qė ia ka shkaktuar shqiptarėve liridashės, ai sė bashku me klasėn e tij bastarde projugosllave. Dhe nuk ka si ta njohė ndryshe Ekrem Myrtezai Fadil Hoxhėn, pa ia hequr petėn lakrorit dhe pa e parė edhe veten e vetė nėn atė petė tė pistė e tė mykur!


       
Fadil Hoxha kurrė nuk i kėrkoi tė falur popullit tė vet, madje as kur ishte nė shtratin e vdekjes nuk kėrkoi falje pėr sharjet dhe fyerjet qė i kishte bėrė atij, sidomos nė vitin 1981! Tė vetmen fjalė qė mund tė mbahet nė mend, pa i hyrė nė hak Fadil Hoxhės ėshtė se ( pėrkundėr asaj qė ish kryetari i LDK-sė z. Rugova nuk e ka thėnė as njė herė), Fadili e ka pranuar dhe e ka pėrshėndetur luftėn dhe qėndresėn heroike tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Kjo ėshtė e tėra qė mund tė mbahet mend pėr tė mirė nga Fadil Hoxha! Me gjithė faktin se qėndrimi i tij ka pasuar pas pėrfundimit tė luftės dhe fitores sė UĒK-sė mbi pushtuesin gjakatar serb.

 
        Tė pėrkujtojmė me kėtė rast lexuesin e kėtij shkrimi se nė shėrbim tė politikės diskriminuese tė LKJ-sė, kundėr bashkėkombėsve tė vet, ishin grumbulluar si nė njė kor kukuvajkash edhe shumė puthadorė tė tjerė tė Jugosllavisė, si: Mehmet Hoxha, Ali Shukriu, Sinan Hasani, Kolė Shiroka, Veli Deva, Xhavit Nimani, Mehmet Maliqi, Mahmut Bakalli, Azem Vllasi, Shaban Kajtazi, e shumė kukuvajka tjera, tė cilėve iu printe Fadil hoxha. Nga ky kor kukuvajkash, pėrpjekja pėr ta nxjerr Fadil Hoxhėn shqiponjė, ėshtė krejt e pamundur- zoti Murtezai.

 

----------------------------

 

-          Mehmet BISLIMI: „SERBIA SĖRISH KĖRCĖNON ME LUFTĖ KOSOVĖN!“

-          Mehmet BISLIMI: “MĖ NĖ FUND E PA ZOTI !”