Analiza politike - historike Realpolitika e Ibrahim
Rugovės ( 10 ) Pėrmbajtja -
Ibrahim
Rugova nė vazhdimėsi ka refuzuar tė pranojė UĒK-nė; -
Fajtor pėr
mungesėn e unifikimit ka qenė gjithnjė Ibrahim Rugova; -
Ibrahim
Rugova njeriu qė minoi formimin e qeverisė sė pėrbashkėt; -
LDK-ja, parti private e Rugovės, e cila punon me programin e vitit 1990! -
Smirėziu Ibrahim Rugova! -
Rugova nuk njeh kėshillė qė i vjen nė gjuhėn shqipe! * * * Ibrahim Rugova minues i unifikimit tė shqiptarėve nė kohė tė vėshtira Shkruan: Sheradin BERISHA / 21. 05. 2008 Ibrahim Rugova nė
vazhdimėsi ka refuzuar tė pranojė UĒK-nė Milazim Krasniqi, shkrimtar dhe
publicist i shquar, dhe njėri nga themeluesit e
LDK-sė, i pakėnaqur me politikėn diletante tė Ibrahim Rugovės, nė qershor
2000 largohet nga LDK-ja. Shkaqet e tėrheqjes nga LDK-ja z. Krasniqi i bėn tė
njohura nė njė konferencė me gazetarė mė 16 qershor
2000. Ai para gazetarėve vuri nė pah se njėra nga ēėshtjet, e cila ka filluar dhe po pėrfundon
kontestin ndėrmjet nesh, ėshtė ēėshtja e vlerėsimit tė UĒK-sė, kontributet e
saj pėr ēlirimin e Kosovės, pėr dimensionin dhe rolin historik qė ka pasur
UĒK-ja pėr ēlirimin e vendit dhe pėr historinė mė tė re tė Kosovės - ka thėnė
Milazim Krasniqi. ·
Foto: -
Shkrimtari dhe publicisti Milazim Krasniqi Siē e dini,
Ibrahim Rugova nė vazhdimėsi ka refuzuar tė pranojė edhe ekzistencėn e kėsaj
Ushtrie, madje edhe pasi qė ėshtė transformuar dhe demilitarizuar ajo, ai nuk
ka pranuar t'ia shqiptojė as emrin e plotė, por ka vazhduar nė mėnyrė fanatike
ti quajė grupe tė armatosura ose grupe tė frustruara. thekson
bindshėm Milazim Krasniqi. Sipas tij,
ky qėndrim fanatik i Ibrahim Rugovės, ėshtė edhe
njėri nga shkaqet kryesore tė tensionimeve tė tashme nė skenėn politike tė
Kosovės. · Foto: Pamje
nga stėrvitjet e luftėtarėve tė UĒK-sė Nėse njė parti, e cila pėr dhjetė vjet
ka qenė partia mė e madhe, e cila ka pasur edhe mandatin qė tė udhėheqė popullin,
nuk pranon se nė Kosovė kanė rėnė mijėra dėshmorė nė mbrojtje tė atdheut,
atėherė shtrohet dimensioni moral se a ia vlen tė angazhohesh dhe tė punosh
nė njė parti tė tillė siē ėshtė LDK-ja, thotė z. Krasniqi. Fajtor pėr mungesėn e unifikimit ka qenė
gjithnjė Ibrahim Rugova
Sipas Milazimit, mospajtimet e tij me Rugovėn, kishin filluar, atėherė
kur ai ishte pėrpjekur tė ndikoi nė ndryshimin e qėndrimit tė mbrapshtė tė
Ibrahim Rugovės pėr UĒK-nė. Gjatė kohės sė
luftės, unė kam marrė njėherė njė gjysmė miratimi pėr tė kontaktuar me
Shtabin e Pėrgjithshėm tė UĒK-sė. Kam qenė i vetmi zyrtar i LDK-sė qė kam
shkuar nė Shtabin e Pėrgjithshėm dhe jam pėrpjekur pėr tė vėnė njė kontakt,
qė tė bėjmė njė proces unifikimi dhe e them me pėrgjegjėsi se fajtor pėr
mungesėn e unifikimit ka qenė gjithnjė Ibrahim Rugova. Kėtė e them jo se e
kam dėgjuar, por e them se kam qenė palė nė mes, thotė para
gazetarėve z. Krasniqi. Milazim Krasniqi theksoi po ashtu se ka qenė i vetmi
zyrtar i LDK-sė qė ka reaguar ndaj takimit tė Rugovės me Millosheviqin pa
prani ndėrkombėtare mė 15 maj tė vitit 1998. Ibrahim Rugova
njeriu qė minoi formimin e qeverisė sė pėrbashkėt Nė konferencėn me
gazetarė Krasniqi shpėrfaq edhe veprimet e dėmshme tė Rugovės gjatė vitit
1998, kur improvizonte lloj-lloj grupe negociatorėsh pėr dialog me Serbinė
duke shpėrfillur kėshtu rolin e
Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės. Me kėt rast z. Krasniqi iu drejtohet
gazetarėve, si vijon: E
dini se ēfarė pėrpjekjesh janė bėrė nga faktorėt ndėrkombėtarė veēanėrisht
nga diplomacia amerikane, pėr tė formuar njė grup negociatorėsh tė
shqiptarėve. E dini se ēfarė improvizimesh banale bėnte Ibrahim Rugova me
lloj-lloj grupesh nė kohėn kur faktori qė determinonte jetėn dhe realitetin
nė Kosovė ishte UĒK-ja. Fatmirėsisht u arrit me presione politike tė
faktorėve ndėrkombėtarė tė aleatėve, tani qė tė formohet njė delegacion
shqiptar dhe aty u arrit edhe njė marrėveshje pėr formimin e njė qeverie tė
pėrbashkėt (nė krye me Mehmet Hajrizin - Sh.B), e cila do tė ishte shpėtimi i
vetėm i Kosovės nė kohėn e luftės dhe pas saj, mirėpo pėrsėri ishte Ibrahim
Rugova njeriu qė minoi formimin e asaj qeverie. LDK-ja, parti
private e Rugovės, e cila punon me programin e vitit
1990! Milazim Krasniqi, mė pastaj pasqyroj me
argumente edhe gabimet e Ibrahim Rugovės nė planin partiak: Nė planin e brendshėm partiak z. Rugova ka bėrė
privatizimin e plotė tė Partisė deri nė masėn sa sinqerisht po ju them, ajo
mund tė quhet parti private e Rugovės. Sipas Krasniqit, Ibrahim
Rugova nuk ėshtė duke lejuar qė tė bėhen ndryshime nė program dhe statut tė
partisė, duke rikujtuar se statuti i vjetėr i
Partisė, neni 24, kryetarit tė Partisė i jep tė
drejtėn tė propozojė 55 kandidatė pėr Kėshill tė Pėrgjithshėm, ndėrsa
Kuvendit, i cili ėshtė organi mė i lartė i Partisė, i jep tė drejtėn qė ti
propozojė vetėm 20 kandidatė. Kjo, vlerėsoi Krasniqi, e vė kryetarin e LDK-sė
mbi Partinė. · Foto: Milazim
Krasniqi, kur ishte akoma nė oborrin e Rugovės Ai
po ashtu tėrhoqi vėrejtjen para gazetarėve duke e bėrė tė ditur se LDK-ja ende punon me programin e vitit 1990,
nga i cili program citoi njė fjali, LDK-ja
angazhohet pėr Jugosllavi federative, ose konfederative dhe pėr reformėn e
kėtij sistemi politik nė kėtė drejtim, dhe mė pastaj theksoi se ky ėshtė
programi zyrtar i LDK-sė. Po
ashtu nė kėtė rast ai shprehu edhe pakėnaqėsinė e tij me politikėn e kuadrove
nė parti, anėtar i sė cilės ishte edhe vetė. Ekziston
vetėm njė klan rreth zotėri Rugovės, i cili harton lista, dėrgon njerėz nėpėr
departamente, krijon borde dhe asnjė zgjidhje nuk bėhet nė organet drejtuese
tė Partisė, tė cilat kanė mandat statutor pėr tė marrė vendime. Smirėziu Ibrahim Rugova! Nė
vazhdim z. Krasniqi pa hamendje vuri nė pah edhe faktin se nė ditėn e ēlirimit tė Prishtinės, Ibrahim Rugova u ka
dhėnė urdhėr aktivistėve tė LDK-sė, qė tė mos dalin nė qytet as pėr ta
pėrshėndetur marshimin e TMK-sė dhe as pėr tė marrė pjesė nė gėzimin pėr
ditėn e ēlirimit tė vendit, vetėm pėr shkak tė faktit se kėto manifestime
ishin organizuar nga faktorė tė tjerė, sipas tij. Ndėrsa pėrpjekjen e
dėshtuar tė LDK-sė, pėr tė organizuar njė kremte tė 12 qershorit nė
Prishtinė, e quajti disfatė totale. Milazim Krasniqi, gjithashtu fajėson z.
Rugova edhe pėr njė deklaratė tė papėrgjegjshme tė tij, ku thotė se ka informata tė sigurta se tė burgosurit shqiptarė do
ta kremtojnė ditėn e ēlirimit nė burgjet e Serbisė. Pėr njė njeri normal kjo
ėshtė njė deklaratė e pakuptueshme dhe e pamoralshme, sepse sipas kėsaj
deklarate tė z. Rugova del se burgjet serbe janė aq humane sa lejojnė edhe
kremtimin e ditės kur ata kanė kapitulluar- pėrfundon Milazim
Krasniqi, njėri nga ish-themeluesit e Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Rugova nuk njeh kėshillė qė i vjen nė
gjuhėn shqipe! · Sekreti i parė pėr tė ditur me folė nė
shoqėri, qėndron nė tė diturit pėr tė dėgjuar - thotė H.G. Watson. Duke
u bazuar nė kėtė thėnie, pėr temėn qė po shtjelloj, shtrohet pyetja: -
A ka ditur, dhe a ka dashur Ibrahim Rugova t“i dėgjoi
deri nė fund, kur i flisnin njerėzit e oborrit tė tij?! Bashkėpunėtorėt e tij tė brendshėm thonė JO,
katėrcipėrisht JO! Pėr tė argumentuar kėtė JO, po marrė njė shembull konkret.
Regjisori i njohur Fadil Hysaj, njėri nga bashkėpunėtorėt shumėvjeēarė
i presidentit historik Ibrahim Rugova, nė njė intervistė dhėnė revistės
Kombi, flet shumanshėm pėr politikbėrjen e Rugovės, gjatė viteve kur ishte
pjesė e oborrit tė tij politikė. · Foto: Fadil
Hysaj, ish-bashkėpunėtor i Ibrahim Rugovės Nė
pyetjen e gazetarit : -
Kuluareve politike flitet se Rugova nė
fakt nuk ka kėshilltarė tė mirė dhe se as qė di ēfarė ndodh rreth tij. A
mendoni se ėshtė e vėrtetė kjo?
Fadil Hysaj pėrgjigjet (citoi): Rugova nuk njeh kėshillė qė i vjen nė gjuhėn shqipe. Ai
nuk njeh kėshillė qė i flitet nė shqip. Ėshtė kjo njė sindromė e ēuditshme.
Ai tė njėjtėn kėshillė mbase mund tė dėgjojė nga dikush i cili nuk i flet
shqip, por shqip jo. Ai nuk ka sens, nuk ka nerv dhe nuk mund tė tė dėgjojė
qė t“ia thuash mendimin deri nė fund nėse i flet shqip. Unė e kam kėtė
pėrvojė tė komunikimit me tė. Ai bėhet nervoz kur tė dėgjon sepse i flet
shqip. Nė tė njėjtėn kohė e kam dėgjuar se kur t“i vijė njė administrator i
huaj dhe ky ka pasur durim qė ta dėgjojė me orė tė tėra, edhe pse nuk ka
thėnė asgjė, ka folur bosh. Ndėrsa nga ana tjetėr edhe sikur Robert Doll t“i
fliste shqip, Rugova kurrė nuk do ta dėgjonte. Unė pandeh se kėtu ekziston
njė kompleks historik. Ai nuk e beson se ekziston shqiptar nė rruzull qė do
tė dinte kėtij t“i jepte kėshilla. Sepse ai mendon se ėshtė i vetmi shqiptar qė di. Por, pėr tė qenė
fatkeqėsia mė e madhe, ka edhe mjaft shqiptarė qė mendojnė se ky ėshtė
shqiptari qė di ndėrsa shqiptarėt tjerė nuk dinė asgjė. Kjo do tė thotė se ne
jemi viktimė e njė koncepti injorant nė politikė, tė njė mazohizmi nė kėtė
plan, sepse ne mendojmė se jemi tė mjerė dhe dikush
tjetėr duhet tė na lėkundė e tė na rrisė si jetimė. Pra, ėshtė ky kompleksi i jetimit. - pėrfundon citati. (Burimi: revista
Kombi, Viti IV Nr. 29, datė 05. 08. 2000, faqe 30). Mos t“ju
vjen ēudi, ky ėshtė Ibrahim Rugova i vėrtet, sipas bashkėpunėtorėve tė tij mė
tė afėrt ! ( Vijon
)
.. Kėtu mund t“i lexoni
vazhdimet : 1 - 2 - 3 - 4 - 5 - 6 - 7 - 8 - 9 |