Analiza politike - historike Realpolitika e Ibrahim
Rugovės ( 13
) Takimet sekrete Prishtinė - Beograd (1994 - 1997) Shkruan: Sheradin
BERISHA /
29. 05. 2008 Sa takime tė fshehta janė mbajtur nė
mes Beogradit dhe Prishtinės gjatė viteve 1994 1997?! Dihet
mirėfilli se, mė 1 shtator 1996 u nėnshkrua marrėveshja
pėr arsim ( pėr lirimin e objekteve shkollore dhe kthimin e
nxėnėsve, tė studentėve dhe tė arsimtarėve shqiptar nė shkolla e nė
universitet), nė
mes tė Kryetarit tė Republikės sė Serbisė Sllobodan Millosheviq dhe Ibrahim
Rugovės si individ (pa pozitėn e Kryetarit tė Republikės sė Kosovės), por,
ajo qė nuk ėshtė ditur asokohe, ėshtė mbajtja e negociatave sekrete, nė mes
tė ekipit negociator tė Rugovės dhe qeverisė sė Serbisė, gjoja nė funksion tė
gjetjes sė zgjidhjes politike tė ēėshtjes sė Kosovės. Se ka
pasur bisedime tė tilla, para dhe pas nėnshkrimit tė marrėveshjes famoze pėr
arsim (mė 1 shtatorit 1996), kėtė fakt pėr opinion e ka bėrė tė ditur,
ish-zėdhėnėsi i partisė serbe Nova Demokratija, Radomir Taniē, i cili ishte i pėrfshirė drejtpėrdrejtė nė
kėto bisedime, ngase partia e tij gjatė viteve tė 90-ta ishte pjesė e
koalicionit nė qeverinė e Serbisė, tė pėrbėrė nga, -
Partia Socialiste e
Serbisė (SPS), -
E majta Jugosllave -
JUL e gruas sė Millosheviqit, dhe -
Nova Demokratija. Radomir Taniē, nė njė intervistė
ekskluzive pėr Radion Evropa e Lirė (Radio Free Europe), shpalon detaje tė panjohura
nga kėto bisedime tė fshehta, tė cilat ai i cilėson
si biseda diskrete. Taniē bėnė tė ditur se, gjatė periudhės 1994 - 1997
janė mbajtur diku rreth 50 takime diskrete nė
qytete tė ndryshme prej Prishtinės, dhe Beogradit, deri nė Romė, Vatikan dhe
Nju Jork. me pėrfaqėsuesit
e Rugovės. Pasi
bisedimet zhvilloheshin hap pas hapi, hapi parė ishte angazhimi dhe aprovimi
i njė varg masash pėr formimin dhe forcimin e besimit. Njė nga kėto masa
ishte edhe marrėveshja pėr arsim. thotė ish-negociatori serb
Radomir Taniē. Taniē thotė se nė vazhdėn e kėtyre negociatave
sekrete/diskrete, u definua njė pako masash pėr krijimin dhe forcimin e
besimit. Kjo pako masash konsistonte nė laminė e arsimit, shėndetėsisė, nė
media, kulturė dhe, nė fund, pėrfshinte masat e sigurimit.
Cila ishte kjo pako masash e definuar
nga z.Taniē?! Ishin pikėrisht ato masa pėr tė cilat
kryetari historik Ibrahim Rugova vazhdimisht dėrdėlliste nė konferencat me gazetarė (1994-1998), se, Kosova ka ndėrtuar tashmė
instiucione tė qėndrueshme paralele nė: arsim, kulturė, shėndetėsi, sport,
media ...(!!!), qė duket qartazi, se kanė qenė tė limituara nė ato pėrmasa qė
i ka pėrcaktuar qeveria e Serbisė! (Pėr kėtė fakt
lexo shtypin e kohės: Bujku, Rilindja, Bota Sot, QIK-un etj., tė viteve
1993-1998) Foto: Ibrahim
Rugova gjatė njė konference me gazetarė Pėr ēka janė
marrė vesh nergociatorėt e Rugovės dhe tė Millosheviqit? Nė vazhdim, Radomir Taniē thekson: Nė
princip u morėm vesh pėr zgjidhje politike tė tėrėsishme pėr Kosovėn, me tė cilėn shmangej konflikti dhe lufta. Dhe sipas tij
kjo zgjidhje, praktikisht, ishte e definuar. -
fjala ishte pėr tė ashtuquajturėn Autonomi tė gjerė tė Kosovės ose, nėse
doni, pėr Vetėēeverisje lokale tė shqiptarėve tė Kosovės, qė ėshtė
pėrafėrsisht e njejtė. - ka thėnė z.Taniē. Nė kėto marrėveshje morėn pjesė edhe
pėrfaqėsuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare- kujton Taniē, dhe konstaton:
Gjatė kėtyre takimeve, pėrfaqėsuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare ishin kundėr
ēdo ideje pėr secesionin dhe pavarėsinė e Kosovės. Kur pėrfaqėsuesit
shqiptarė vėrejtėn se bashkėsia ndėrkombėtare nuk e pėrkrah secesionin,
heshturazi i ēuan duart nga njė ide e tillė, duke gjetur njė formulė tė
lumtur pėr pavarėsinė e Kosovės si qėllim afatgjatė,
pėr tė cilin duhet tė bijnė dakord tė gjitha palėt, edhe Beogradi, edhe
bashkėsia ndėrkombėtare, e qė praktikisht, do tė thoshte kurrė, sepse njė gjė
e tillė ishte e papranueshme dhe nė heshtje u tėrhoqėn pėrgjithmonė nga
kėrkesa pėr pavarėsi. (!!!) Ish-negociatori serb Taniē, me kėtė rast zbardh edhe njė detal tė panjohur pėr
opinionin shqiptar. Ai, thotė se: Pjesa mė e
madhe e rezultatit tė marrėveshjes qė e kemi filluar kah fundi i vitit 1994,
deri nė mes tė vitit 1997, me pėrfaqėsuesit e shqiptarėve tė Kosovės, ka qenė
e pėrfshirė nė marrėveshjen ndėrmjet Millosheviqit dhe Hollbrukut, tė
nėnshkruar mė 13 tetor 1998 pėr njė Autonomi tė gjerė ku decidivisht
thuhet: Qė shqiptarėt tė kenė vetėqeverisje dhe tė munden tė formojnė
institucione tė pushtetit lokal, policinė lokale, tė kenė zgjedhje korrekte
dhe tė lira, nga tė cilat do t“i zgjedhin
pėrfaqėsuesit e vet nė Kosovė dhe qė tė dy palėt tė pėrmbahen nga dhuna dhe,
si njė nga masat pėr krijimin e mirėbesimit, tė formohen efektivat e
pėrbashkėta tė sigurisė. Nė tė vėrtet nė shtator-dhjetor 1998, ky
definim qė shpėrfaq z.Taniē, ėshtė thėnė se ka dalė si
rezultat i bisedave maratonike qė i zhvilloi ambasadori Hollbruk me
Millosheviqin (ku u pėrftuan katėr drafte pėr arritjen e ashtuquajtur tė
marrėveshjes klamitare pėr Kosovėn), ndėrsa tani del se kjo ēėshtje ėshtė
kristalizuar gjatė bisedimeve sekrete ( 1994-1997) nė mes Rugovės dhe
Millosheviqit! Ajo qė dihet me
siguri tė plotė, ėshtė fakti se, kryetari i shumėfisht Ibrahim Rugova, pas
nėnshkrimit tė marrėveshjes Hollbruk-Millosheviq mė 13 tetor 1998( ku
parashihej qė Kosova tė jetė pjesė e Serbisė, dhe si e tillė do t“ķ kishte 20
deputet nė Kuvendin e Serbisė dhe pėrfaqėsues nė qeverinė federale dhe
republikane etj.), ka pėrkrahur kėtė marrėveshje kalimtare pėr Kosovėn, dhe
nė kėtė sens ka afirmuar formimin e policisė lokale nė Kosovė, pikėrisht
atėkohė kur Ushtria Ēlirimtare e Kosovės ishte nė fazėn e konsolidimit
politik e ushtarak tė saj, nė teren! (Pėr kėtė fakt lexo
shtypin e kohės tetor-dhjetor 1998) Nė vazhdim
lexoni tė plotė intervistėn e z.Radomir Taniē. * *
* Intervistė ekskluzive e Radomir Taniēit
(zėdhėnės i partisė Nova Demokratija) dhėnė Radios
Evropa e Lirė Gjatė viteve 1994
1997 u mbajtėn rreth 50 takime diskrete! Foto: Radomir
Taniē Radio Free Europe: Z. Taniē, pak dihet
lidhur me atė se nė kohėn e pushtetit tė
Millosheviqit kishte bisedime ndėrmjet Serbisė zyrtare dhe pėrfaqėsuesve tė
shqiptarėve tė Kosovės. Bisedimet e vetme pėr tė cilat opinioni publikisht
ishte i informuar, ishin ato lidhur me rikthimin e
nxėnėsve dhe studentėve shqiptarė nė shkolla, qė i ndėrmjetėsoi bashkėsia
katolike Shėn Exhidio. Thuhet se bisedimet dhe marrėveshjet e fshehta
ekzistonin qysh nga koha e krijimit tė krizės nė Kosovė. A ėshtė kjo e
vėrtet? Taniē: Kjo ėshtė
plotėsisht e vėrtet. Vetėm se unė kėto kontakte do t“ķ pėrshkruaja si
diskrete, sepse fjala kontakte tė fshehta tingėllon pak mė ashpėr. Pati
procese diskrete ndėrmjet Beogradit zyrtar, nė tė vėrtet, tė koalicionit
treanėtarėsh tė Millosheviqit dhe tė pėrfaqėsuesve politikė tė shqiptarėve tė
Kosovės, qė nga fundi i vitit 1994 e deri nė verėn e vitit 1997. U mbajtėn
diku rreth 50 (pesėdhjetė) takime diskrete nė qytete tė ndryshme prej
Prishtinės, dhe Beogradit, deri nė Romė, Vatikan dhe Nju Jork.
Radio Free Europe: Kush ishte nė ekipin negociator nga pala shqiptare?
Taniē: Nė procesin
negociator, nga pala serbe morėn pjesė pėrfaqėsuesit e koalicionit qeveritar
nė Serbi, SPS, JUL dhe Nova Demokratija, ndėrsa nga pala shqiptare pėrfaqėsuesit
e Rugovės, sepse Millosheviqi ishte shumė i qartė dhe Rugovėn e konsideronte si pėrfaqėsues zyrtar tė shqiptarėve tė Kosovės.
Pėrfaqėsuesi kryesor i shqiptarėve ishte Fehmi
Agani. Njė ekip solid i ekspertėve e pėrbėnte ekipin
negociues tė Rugovės.
Radio Free Europe: A mund tė na i thoni emrat e palės serbe qė morėn
pjesė nė negociata?
Taniē: Mė sė tepėrmi ishin tė angazhuar: -
Ratko Markoviq, -
Dojēillo Maslovariē, -
Ratomir Vico, -
unė (Ratomir Taniē), -
kohė pas kohe Dushan Mihajlloviq dhe -
Vuk Drashkoviq, pa marrė parasysh se ky nuk i takonte
koalicionit qeveritar, si dhe njė grup i ekspertėve me nė krye Predrag
Simiqin. Radio Free Europe:
Cili ishte roli juaj nė kėtė grup, qė tė mos them nė kėtė ekip negociues? Taniē: Thjesht, u morėm vesh
qė SPS, JUL dhe Nova Demokratija, si anėtarė tė koalicionit nė pushtet, tė
punojnė nė pėrgatitjen e zgjidhjes politike pėr Kosovėn. Tė bėhem tėrėsisht
preciz, kėto negociata ishin nė funksion tė pėrgatitjes sė zgjidhjes politike
tė ēėshtjes sė Kosovės. Ēdo palė nė ekipin negociues kishte nga njė ose dy
pėrfaqėsues. Nė kėtė grup nuk kishte pėrfaqėsues kryesorė ose sekondarė.
Pėrgatitjet pėr marrėveshje filluan kah fundi i vitit 1994, ndėrsa mė 1995
bisedimet u zhvilluan me hov tė madh. Nė atė kohė pėrgatitej marrėveshja
paqėsore e Dejtonit. Ishte qartė se nė Dejton problemi i Kosovės nuk do tė
vendoset nė rend tė ditės. Kjo iu la palės serbe dhe asaj shqiptare qė
ndėrmjet tyre ta zgjidhin kėtė ēėshtje. Ndėrsa, marrėveshja pėr arsim, ishte
vetėm rezultat i atyre bisedimeve. Pasi bisedimet zhvilloheshin hap pas hapi,
hapi parė ishte angazhimi dhe aprovimi i njė varg masash pėr formimin dhe
forcimin e besimit. Njė nga kėto masa ishte edhe marrėveshja pėr arsim. Radio Free Europe:
Sa e di unė, marrėveshja pėr kthimin e nxėnėsve dhe studentėve shqiptarė nė
shkolla, ishte nėnshkruar mė 1 shtator 1996, por kjo marrėveshje kurrė nuk u
implementua. Pse?
Taniē: Nuk ėshtė e vėrtet se nuk u implementua.
Implementimi i saj filloi, por, pastaj u krijuan disa obstruksione tė
ndryshme. Nė ndėrkohė, Millosheviqi vendosi qė t“i
asgjėsoi rezultatet e marrėveshjes, kėshtu qė pėr tė nuk ishte e rėndėsishme
qė kjo marrėveshje tė realizohet.
Radio Free Europe: Ēka u arrit nė negociata ose, siē thoni ju, nė
kontakte diskrete?
Taniē: U definua njė pako masash pėr krijimin dhe
forcimin e besimit. Kjo pako masash konsistonte nė laminė e arsimit,
shėndetėsisė, nė media, kulturė dhe, nė fund, pėrfshinte masat e sigurimit.
Tė theksoj, nė princip u morėm vesh pėr zgjidhje politike tė tėrėsishme pėr
Kosovėn, me tė cilėn shmangej konflikti dhe lufta.
Pėr opinionin e gjerė kjo zgjidhje u paraqit mė vonė, nė mėnyra dhe forma tė
ndryshme. Fjala ishte pėr tė ashtuquajturėn AUTONOMI TĖ GJERĖ TĖ KOSOVĖS ose,
nėse doni, pėr VETĖQEVERISJE LOKALE TĖ SHQIPTARĖVE TĖ KOSOVĖS, qė ėshtė
pėrafėrsisht e njejtė. Pos kėsaj, kėto marrėveshje mbanin nivelin e ulėt tė
tensionit, kėshtu qė, nė atė kohė, kishte shumė pak incidente nė krahasim me
periudhėn pas hedhjes poshtė tė marrėveshjes nga ana e Millosheviqit. Ajo qė
u arrit me marrėveshje ishte mėse e mjaftueshme pėr
ta evituar luftėn dhe qė ndėrmjet Beogradit dhe shqiptarėve tė Kosovės tė
gjendej njė zgjidhje paqėsore pėr ēėshtjen e Kosovės. Kjo zgjidhje,
praktikisht, ishte e definuar. Nė kėto marrėveshje morėn pjesė edhe
pėrfaqėsuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare. Natyrisht, nė mėnyrė diskrete, gjė
qė do tė thotė se nuk ishin vetėm takime bipatrite nė mes tė palės serbe dhe
asaj shqiptare, por marrėveshje tripatrite, nė tė cilat morėn pjesė edhe
pėrfaqėsuesit e Grupit tė Kontaktit si dhe organizata tė ndryshme
joqeveritare, tė cilat pėrfaqėsonin nė formė jozyrtare diplomacitė e vendeve
tė tyre. Gjatė kėtyre takimeve, pėrfaqėsuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare
ishin kundėr ēdo ideje pėr secesionin dhe pavarėsinė e Kosovės. Kur
pėrfaqėsuesit shqiptarė vėrejtėn se bashkėsia ndėrkombėtare nuk e pėrkrah
secesionin, heshturazi i ēuan duart nga njė ide e tillė, duke gjetur njė
formulė tė lumtur pėr pavarėsinė e Kosovės si qėllim
afatgjatė, pėr tė cilin duhet tė bijnė dakord tė gjitha palėt, edhe Beogradi,
edhe bashkėsia ndėrkombėtare, e qė praktikisht, do tė thoshte kurrė, sepse
njė gjė e tillė ishte e papranueshme dhe nė heshtje u tėrhoqėn pėrgjithmonė
nga kėrkesa pėr pavarėsi. Radio Free Europe: Ēka nėnkuptohej me autonominė e gjerė?
Taniē: Autonomia e gjerė, praktikisht nėnkuptonte
atė qė mė 13 tetor 1998 u nėnshkrua ndėrmjet Millosheviqit dhe Hollbrukut, tė
cilėn do ta citoj decidivisht: Qė shqiptarėt tė kenė vetėqeverisje dhe tė
munden tė formojnė institucione tė pushtetit lokal, policinė lokale, tė kenė
zgjedhje korrekte dhe tė lira, nga tė cilat do t“i
zgjedhin pėrfaqėsuesit e vet nė Kosovė dhe qė tė dy palėt tė pėrmbahen nga
dhuna dhe, si njė nga masat pėr krijimin e mirėbesimit, tė formohen efektivat
e pėrbashkėta tė sigurisė.
Radio Free Europe: Kjo ishte pėrmbajtja e marrėveshjes Millosheviq
Hollbruk?
Taniē: Pjesa mė e madhe e rezultatit tė marrėveshjes
qė e kemi filluar kah fundi i vitit 1994, deri nė mes tė vitit 1997, me
pėrfaqėsuesit e shqiptarėve tė Kosovės, ka qenė e pėrfshirė nė marrėveshjen
ndėrmjet Millosheviqit dhe Hollbrukut, tė nėnshkruar mė 13 tetor 1998, mendoj
nė pjesėn politike tė marrėveshjes, e jo nė atė pjesė qė ka tė bėjė me verifikuesit
( e OSBE-sė). Nė atė pjesė politike tė marrėveshjes, Millosheviqi ėshtė
zotuar qė zgjidhja e pėrkohshme pėr Kosovėn do tė arrihet mė sė largu deri mė
2 nėntor 1998. Mirėpo, ai kurrė nuk i realizoi dhe as qė kishte ndėrmend t“i aprovonte ato, sepse kishte shkelur mbi rezultatet e
marrėveshjes dyvjeēare. Kjo ishte vetėm taktikė manovruese pėr tė pėrfituar
nė kohė. Radio Free
Europe: Thoni se Millosheviqi i refuzoi rezultatet e fshehta ose, siē thoni
ju, rezultatet e negociatave diskrete. A u bėnė kėto negociata me njohuri tė plotė tė Millosheviqit dhe a konsultohej ai
pėr tė gjitha? Taniē:
Apsolutisht. Pėr kėtė nuk ka kurrfarė diskutimi.
Radio Free Europe: Pse, atėherė, i ka zhvlerėsuar rezultatet e
marrėveshjes?
Taniē: Millosheviqi, gjithmonė e ka aplikuar
taktikėn e nxitjes sė konfliktit. Sė pari krijon konfliktin etnik, pastaj
paraqet qėllimet pseudopatriotike, qė i shėrbejnė
pėr mbajtjen e pushtetit. Ju e dini se pas Dejtonit, njė vitė e gjysmė
situata ka qenė e qetė. Millosheviqi luajti rolin e faktorit tė paqes dhe
Serbia hyri nė periudhėn e qetėsisė relative. Mirėpo, atėherė u parashtrua
pyetja e legjitimitetit tė qeverisė sė tij dhe pėrgjithėsisht qėllimet e
kėsaj qeverie, sepse nė kohė tė paqes u vėrejt se qeverisja e Millosheviqit
ėshtė historikisht e shpenzuar. Millosheviqi, gjatė demonstratave, nė dhjetor
tė vitit 1996, tentoi tė nxisė turbullira qytetare nė Beograd. Kjo nuk i shkoi pėr dore, sepse e penguan gjenerali Perishiq dhe
armata, Nebojsha Ēoviq dhe policia e Beogradit. Kur vėrejti se nga kjo nuk ka
asgjė, atėherė iu kujtue ēėshtja e Kosovės, si burim
i konfliktit tė ri. Anuloi tė gjitha rezultatet e marrėveshjes, sepse ju
nevojit njė luftė e re dhe qė me vlera
pseudopatriotike tė luajė rolin e mbrojtėsit tė serbėve. ( Radio Evropa e Lirė
/ Radio Free Europe, datė 27 shkurt 2001) * * * Nė vitin 2003 gazeta Epoka e re ka
publikuar dokumente tė LDK-sė (pjesė tė procesverbaleve, vendimin e Ibrahim
Rugovės pėr hulumtimin e krimeve tė kryera nė Kosovė etj) si dhe ka bėrė tė
njohur fakte, tė cilat sipėrfaqėsojnė bashkėpunimin e fshehtė tė Ibrahim
Rugovės me Beogradin. Ta
zėmė, nė njė shkrim tė kėsaj gazete, me titull: Rugova do tė ketė telashe me faktet -
Kėto janė thėnė nė LDK
dhe janė bėrė nga LDK, thuhet (citoi): Mendon
Rugova se nuk e dimė sa herė ka fjetur nė shtėpinė e Millosheviqit? Mendon Rugova se shoqėruesit e tij (njėri i vrarė gjatė luftės, tjetri
pas luftės, tjetri largė tij
) nuk kanė lėnė asnjė gjurmė pėr vozitjet qė ia
bėnin pėr nė Beograd, ndėrsa nė Kurshumli ata mbeteshin e tutje vazhdonte
rrugėn me policinė serbe pėr Dedinje? Mos t“ia hajė
mendja! Ne, dimė se ėshtė financuar nga Millosheviqi nė aferėn e telekomit
serb. Paratė kanė pėrfunduar nė Dardania Bankė, nė fund. ( Lexo mė gjerėsisht
gazetėn Epoka e re, ditė e enjte, datė 27 shkurt 2003, faqe.11.) Cila ishte afera e
telekomit serb? Ibrahim
Rugova ėshtė financuar nga Millosheviqi nė aferėn e telekomit serb dhe kėto para kanė
pėrfunduar nė Dardania Bankė
,- shkruan Epoka e re. Sa pėr dijeni, Dardania Bankė, ishte hapur nė Tiranė, dhe kontrollohej
nga institucionet fiktive tė Republikės sė Kosovės. Pas luftės kjo bankė
heshtazi ėshtė mbyllur. Pėr tė verifikuar se a ka pas tė hyra nė llogarinė e
Dardania Bankės nga afera e telekomit serb, mund tė shikohen dokumentet e
kėsaj banke, tė cilat duhet tė jenė nė duart e ish-kryeministrit Bujar
Bukoshi. Kush ishte
ndėrmjetėsues nė aferėn e telekomit, nga pala serbe? Gazeta italiane La Repubblica spikatė emrin e
Dojēilo Maslovariēit. Kush ėshtė Dojēilo Maslovariēi? Nė intervistėn dhėnė Radios Evropa e
Lirė z. Radomir Taniē, deklaron se, Dojēilo Maslovariēi, ishte pjesėmarrės
aktiv nė takimet e fshehta me ekipin negociator tė Ibrahim Rugovės. z. Maslovariē
gjatė viteve tė 90-ta ishte ambasador i Serbisė nė Selinė e Shenjtė nė
Vatikan, dhe duke qenė pjesė e palės serbe nė bisedimet e fshehta, sė bashku me shefin e
shoqatės Shėn Exhidio Monsinjor
Vicenzo Paglia, pėrgatiti takimet me palėn shqiptare tė Kosovės nė Romė dhe
nė Vatikan. Pas luftės nė Kosovė, gazeta
prestigjioze italiane La Repubblica (shkurt 2001) ka publikuar njė shkrim
lidhur me aferėn e Telecom-it serb dhe implikimin e zyrtarėve italian nė kėtė
aferė, nė tė cilin pėrfshihet edhe z. Dojēilo Maslovariē. La Repubblica ka
shkruar se: Dojēilo Maslovariē ishte mik personal i
Sllobodan Millosheviqit dhe kanali sekret i komunikimit midis Romės dhe
Beogradit para, gjatė dhe pas luftės nė Kosovė si dhe nė periudhėn e aferės
sė Telecomit serb me atė italian. Lexo kėtu: gazetėn
La Reupublicca, pėr aferėn e telekomit serb + edhe :kėtu Dojēilo Maslovariē, ndonėse kishte
lidhje me Giulio Andreottin, nė saje tė tij takohet me presidentin e Bankės
sė Romės, Cesare Geroncin tė cilin mė 13 qershor 1996 do ta shoqėronte nė njė
takim ceremonial qė pati me Sllobodan Millosheviēin nė Beograd. Mė 10 qershor 1997 Telecomi italian, kishte
firmosur hyrjen e tij tek Telecom-i i Serbisė me 29% duke e blerė me 893
milionė Marka gjermane, ndėrsa grekėt kishin blerė 20% tė Telecom-it serb me
vlerėn 624 milionė marka gjermane dhe 52 milionė tjera pėr telefoninė
mobile. Pra 29% Telecom-i i Italisė dhe 20 % Telecom-i Ote i Greqisė derdhėn nė kontot e
Millosheviqit saktėsisht 1 miliardė e 517 milion maraka gjermane. Kjo aferė ėshtė kryer pėrmes bankės
angleze Natwest me ndėrmjetėsimin e ish-Ministrit tė Jashtėm britanik
Douglas Hurd dhe ish-drejtorit tė tij nė zyrėn politike tė Foreing Office-it
Pauline Neville Jones, qė tė dy miq tė Serbisė nė kohėn kur diplomacia
evropiane kishte marėdhėnie tė mirė me Beogradin.
ka shkruar La Repubblica.Me kėto para partia
Socialiste e Millosheviqit dhe partia JUL e Mira Markoviqit do t“i fitonin
zgjedhjet e shtatorit 1997, pa ēarė
kryet pėr protestat disa muajshe qė mbaheshin nėpėr Serbi. Me
kėto para Millosheviqi arriti tė paguante pensionet dhe rrogat e shtetit. Pėr
mė tepėr me kėto para krimineli Millosheviē shtoi
armatimin e ushtrisė dhe tė policisė qė e kishte dislokuar nė Kosovė, ku
gjatė luftės 1998 - 1999 kreu krimet mė tė tmerrshme kundėr popullit
shqiptar. Nė kėtė aferė tė Telecomit serb ishin tė
implikuar zyrtarėt me tė lartė tė shtetit italian si
Lamberto Dini etj., prandaj nuk ėshtė i rastėsishėm( thotė nė njė intervistė
pėr La Repubblica- ish-zėdhėnėsi i departamentit tė shtetit tė SHBA-ve
James Rubin) propozimi i Dinit qė bėri nė Rambuje (shkurt 1999), se nuk
ishte e nevojshme qė pėr vendosjen e paqes nė Kosovė, t“u imponoheshin
serbėve me praninė e trupave tė NATO-s. Pėr mė tepėr Propozimi i Lamberto Dinit ishte rezultati i njė kėmbimi hartash me
Milutinoviēin, tė cilit Italia i kishte treguar paraprakisht pozicionet e
NATO-s,...dhe veēanėrisht pėrmes Lamberto Dinit, qeveria italiane, bėri
presione tė dukshme pėr njė armėpushim tė bombardimeve kundėr Serbisė gjatė
periudhės qė koincidonte me Pashkėt e 1999. ka thėnė diplomati amerikan
James Rubin. Gjatė bombardimeve tė NATO-s
(mars-qershor 1999), miku i Millosheviqit, Dojēilo Maslovariē (ambasador nė
Selinė e Shejntė) ishte nė kontakt tė vazhdueshėm me Lamberto Dinin, dhe ai
ka pasur tė gjitha privilegjet dhe kudo dyert e hapura.
- shkruan La Repubblica. Nė kuadėr tė kėtij bashkėpunimi z. Maslovariē
kishte organizuar dy takime tė fshehta nė njė apartament tė Romės midis
Lamberto Dinit dhe Milan Milutinoviqit, pikėrisht gjatė periudhės sė fushatės
ajrore tė NATO-s, ndėrsa prej pistave tė Avianos ngriheshin dhe uleshin
pandėrprerė avionėt B52, Awacs dhe F16 qė bombardonin caqet serbe nė Kosovė
dhe nė Serbi. Duke qenė pėrkrahės i Serbisė, Lamberto Dini mė 8 prill 1999 nė
Luksemburg do tė deklaronte se Italia ėshtė pėr solucion me
negociata pėr zgjidhjen e krizės tė Kosovės. -Lexo
kėtu: gazetėn
La Republicca Dhe kėtė deklaratė Dini e mėshteste nė saje
tė takimeve qė i zhvillonte Qeveria e Serbisė dhe
vetė Sllobodan Millosheviqi me Ibrahim Rugovėn, gjatė muajit prill 1999 nė
Prishtinė dhe nė Beograd, pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės me negociata.
Nė kuadėr tė kontakteve Beograd-Romė, ka rezultuar edhe marrėveshja pėr
lirimin dhe udhėtimin e Ibrahim Rugovės nga Beogradi, me aeroplan special
(tė dėrguar nga qeveria italiane) pėr nė Itali, e cila realizohet nė fund tė
javės sė parė tė muajit maj 1999. Sa pėr ilustrim: Lexo- La Republicca
Rugova-D“Alema maj 1999 Se, si ėshtė arritur kjo marrėveshje,
kush kanė qenė ndėrmjetėsues nė kėtė punė, dhe cili ishte qėllimi i lirimit
tė Ibrahim Rugovės dhe shkuarja e tij nė Itali, do tė bėjmė fjalė nė njė
analizė tė veēantė !?!
Kėtu mund t“i
lexoni vazhdimet : 1 - 2 - 3 - 4 - 5 - 6 - 7 - 8 - 9
- 10
- 11
- 12 |