Fati i Ukshin Hotit! Agim Zatriqi, Azem Vllasi
dhe Ibrahim Rugova janė pėrgjegjės pėr burgosjen e parė dhe tė tretė tė
Ukshin Hotit! · Dr.Ibrahim Rugova, meqė ishte kryetar i shumėfisht i
organeve pėrgjegjėse tė Republikės sė Kosovės pa hezitim dhe zėshėm them
se, ai ėshtė pėrgjegjėsi kryesor
politik i alternativės shqiptare, pėr burgosjen e tretė tė Ukshin Hotit,
pėr tė cilin tashmė dhjetė vjet, (qysh nga 16 maji 1999), kur u lirua nga
burgu i Dubravės, nuk dihet asgjė pėr fatin dhe vendndodhjen e tij. Shkruan: Sheradin Berisha ____________________________________
Pas demonstratave tė mars - prillit 1981 regjimi komunist jugosllav
ndėrmori njė fushatė tė gjerė arrestimesh e burgosjesh ndaj organizatorėve tė
demonstratave si dhe nė tė njejtėn kohė filloi diferencimin ideo - politik nė
tė gjitha institucionet publike e me theks tė veēantė nė institucionet
shkencore - akademike tė Kosovės. Dhe, nė shėnjestėr tė kėtij diferencimi
gjithpėrfshirės ishin padyshim dy institucionet mė tė rėndėsishme akademike:
Instituti Albanologjik dhe Universiteti i Prishtinės. · Pamje nga demonstratat e pranverės sė viti 1981: kliko 1 - 2 - 3 Prandaj, jo
rastėsisht KQ i LKJ-sė dhe strukturat tjera pushtetore tė kėtij regjimi nė
Kosovė, Institutin Albanologjik dhe veēanėrisht Universitetin e Prishtinės e patėn
cilėsuar si Bastion tė
nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar. Derisa nė
Institutin Albanologjik nė krye tė komisionit pėr diferencim, tė tė gjithė
intelektualėve shqiptarė qė kishin dalė nė mbrojtje tė demonstratave
studentore dhe tė kėrkesės Kosova
Republikė, ishte emruar Sekretari i
OTH tė LKJ-sė nė kėtė institut Ibrahim Rugova, Komiteti Krahinor, pėr mbikėqyrjen dhe
diferencimin e profesorėve nė Universitetin e Prishtinės kishte autorizuar: Azem
Vllasin, Agim
Zatriqin dhe Hajredin Hoxhėn, kėshtu thotė Shemsi Reēica nė njė
intervistė dhėnė tė pėrditshmes Epoka e Re nė mars tė vitit 2006.
Shemsi Reēica, atėkohė ishte ligjerues nė Katedrėn e Filozofisė dhe tė
Sociologjisė pranė Fakultetit Filozofik tė UP-sė. Fillimisht
kėrkesat e studentėve janė pėrkrahur, me ndonjė
pėrjashtim, nga tė gjithė profesorėt, gjatė bisedave tė lira nė grupe. Nė
ndėrkohė UP - ja, pėrfshirė edhe Fakultetin Filozofik, u vėrshua me punėtorė tė sigurimit dhe aktivistė tė LKJ-sė dhe, nė
mbledhje tė njėpasnjėshme, kėrkohej nga ne, profesorėt, qė ti pranonim
vlerėsimet e Komitetit Qendror tė Jugosllavisė pėr demonstratat dhe ti
gjykonim demonstratat dhe kėrkesat e tyre.- thotė Prof.Shemsi Reēica . Nė kėtė
situatė ka ndryshuar qėndrimi i shumicės sė
profesorėve, pėr shkak tė presionit mbi ta, nga ana e inspektorėve tė UDB-sė
dhe aktivistėve tė KK tė LKJ-sė dhe nė
fund kanė mbetur vetėm pesė profesorė qė nuk i pranuan vlerėsimet e KQ tė
LKJ-sė se demonstratat kanė qenė armiqėsore, nacionaliste - separatise,
kundėrrevolucionare etj., e ata ishin: Ukshin
Hoti, Halil Alidemaj, Muhamet Tėrnava, Shaqir Shaqiri dhe Shemsi Reēica. Shemsi Reēicės
i kujtohet mirė mbledhja e mbajtur nė 19 nėntor 1981 nė Fakultetin Filozofik
dhe diskutimi i argumentuar i Ukshin Hotit qė Kosova
duhet tė jetė Republikė. Kur kemi mbajtur mbledhje nė
Fakultetin Filozofik, kanė qenė tė pranishėm Azem Vllasi, Agim Zatriqi,
Hajredin Hoxha, etj. Aty ka pasur edhe kėrcėnime, sharje, edhe me nanė kanė sharė ata ish funksionarė duke thėnė se kėtu
e kanė ēerdhen demonstratat- kujton z.Reēica. Ish
ligjeruesit nė Katedrėn e Filozofisė dhe tė Sociologjisė, i kujtohen mirė
veprimet antikombėtare tė anėtarėve tė Komitetit: Zatriqi, Vllasi e Hoxha nė
kėtė mbledhje si dhe diskutimi i guximshėm i Prof.Ukshin
Hotit nė mbrojtje tė studentėve dhe tė kėrkesės qė Kosova tė jetė Republikė. Pasi i gjykuan demonstratat, ata
kėrkuan fjalėn e profesorėve, por rreth 20 minuta askush
nga profesorėt nuk e merrte fjalėn. Ishin para njė dileme tė madhe.
Kishin frikė, sepse diheshin pasojat. Pas atyre qė i dėnuan demonstratat
fjalėn e mori Ukshin Hoti, i cili tha: Ne duhet tė
diskutojmė hapur pėr kėrkesat e studentėve tanė dhe vazhdoi diskutimin e
tij. Midis tė tjerave tha tekstualisht, fjalė pėr fjalė: Sa e di unė, nė
Jugosllavi, jo vetėm qė nuk ėshtė zgjidhur nė praktikė ēėshtja shqiptare, por
as teorikisht nuk ėshtė zgjidhur kjo ēėshtje si duhet, dhe filloi qė kėtė
konstatim ta argumentojė nga pikėpamja e tij, nga shkencat politike. Tė
gjithat shkrimet qė janė botuar pėr ēėshtjen kombėtare, tha ai, edhe ato nga pikėpamja juridike, edhe kushtetuta nuk e
kanė zgjidhur as teorikisht ēėshtjen shqiptare nė Jugosllavi dhe vazhdoi:
Unė mendoj qė kjo ėshtė kėrkesė e arsyeshme, e drejtė..., dhe me njė tonė
tė lartė pėrfundoi: Kosova duhet tė jetė Republikė dhe ne duhet ta
pėrkrahim Republikėn. Gjatė diskutimit
tė Ukshinit, kujton Reēica, aktivistėt e komitetit Azem Vllasi e Agim Zatriqi
mbanin shenime dhe e kundėrshtuan fjalimin e tij. Mė kujtohet sidomos Agim
Zatriqi, tė cilit, nė atė qetėsi tė hekurt qė u krijua pas fjalės sė Ukshin
Hotit, i kėrcitnin dhėmbėt nga shtrėngimi i nofullave. Pas pėrfundimit tė mbledhjes, neve na arrestuan.- pėrfundon Shemsi
Reēica. Dhe vėrtet ndodhi
arrestimi dhe burgosja e Ukshin Hotit, Halil Alidemajt, Shemsi Reēicės, Ekrem
Kryeziut etj, tė cilėt u denuan si Grup i intelektualėve. Pas tetė
muajve sa zgjati procesi i hetuesisė, u ngrit
aktakuza PP. nr. 281/81, datė 31. V. 1982, Gjykata e Qarkut nė Prishtinė,
ngriti njė trup gjykues tė pėrbėrė nga gjyqtarėt -
Isak
Nishevci, -
Ismet Emra e tė tjerė, dhe nė procesin gjyqėsor tė
mbajtur mė 21 korrik 1982 nė emėr tė popullit u denuan kėta intelektualė: -
Halil
Alidemaj me 11 vjet burg tė rėndė; -
Ukshin
Hoti me 9 vjet burg tė rėndė; -
Ekrem Kryeziu
me 8 vjet burg tė rėndė; -
Mentor
Kaēi me 7 vjet burg tė rėndė; -
Halil
Ratkoceri me 3 vjet burg tė rėndė; -
Ali
Kryeziu me 5 vjet burg tė rėndė; -
Nezir
Haliti me 2 vjet burg tė rėndė; -
Shemsi
Reēica me 7 vjet burg tė rėndė; dhe -
Muharrem
Fetiu me gjashtė muaj burg tė rėndė. Trupi gjykues, duke u
bazuar paraprakisht nė gjykimin politikė qė ia kishin bėrė kėtij grupi intelektualėsh,
soji i keq Vllasi, Zatriqi, Hoxha etj., nė aktgjykim ka konstatuar se ata
kanė kryer vepruar ...vepra penale tė drejtuara nė rrėzimin e pushtetit tė
klasės punėtore dhe tė punonjėsve, thyerjen e vėllazėrim-bashkimit,
prishjen e barazisė sė kombeve e tė kombėsive dhe ndryshimin antikushtetues
tė rregullimit federativ tė RSFJ-sė... (!!!) sllogane
kėto qė pėrsėriteshin nė tė gjitha aktakuzat dhe aktgjykimet e grupeve qė
dėnoheshin asokohe. Duke u bazuar nė tė dhėnat
e mėsipėrme -
Azem Vllasi njėri nga ish-funksionarėt mė tė
lartė komunist tė kohės, -
Agim Zatriqi njėri nga bashkėpunėtorėt e
UDB-sė gjatė punės sė tij nė RTP, dhe anėtar i Komitetit Krahinor tė LKJ-sė
Agim Zatriqi aktualisht ėshtė
drejtor i pėrgjithshėm i Radio Televizionit tė Kosovės (RTK-sė), qysh nga
themelimi i kėtij mediumi 100% i varur nga UNMIK-u dhe institucionet
vendore (!!!) dhe -
Hajredin Hoxha, i cili ka ikur nga kjo botė me
faqe tė zezė. Pas daljes nga burgu, Ukshin Hoti kthehet nė fshatin e tij tė lindjes
nė Krushė tė Madhe dhe rrethanat e kohės, atė e detyrojnė tė izolohet nė atė
mėnyrė qė tė mos mund tė ndikojė nė rrjedhat politike nė Kosovė
Pėr nėntė vjet
rresht (1985 - 1994) ndaj Mr.Ukshin Hotit, siē e thotė vet Ukshini, - ėshtė
pėrdorur njė ostracizėm
nga elita intelektuale shqiptare pro-titiste, e cila decenie me radhė ishte
nė shėrbim tė regjimit komunist dhe kundėr intelektualėve atdhetarė qė
pėrpiqeshin tė ēliroheshin nga thundra e egėr jugo(serbo)sllave. Nė kapėrcyellin e viteve tė 90-ta
Mr.Ukshin Hoti ishte mjaftė aktiv nė sensibilizimin e ēėshtjes Kombėtare nė
pėrgjithėsi dhe atė tė Kosovės nė veēanti, pėrmes shkrimeve tė tija shkencore
- politike, qė botoheshin nė revistat e kohės Alternativa, Demokracia
Autentike etj. Ukshin Hoti nė aspektin politik, fillimisht do tė angazhohet
nė Degėn e LDK-sė nė Rahovec, mirėpo pėr shkak tė injorimit qė i bėhet atij
nga Kryetari i LDK-sė Ibrahim Rugova, vendos tė tėrhiqet nga kjo parti pėr tė
gjetur forma tjera tė angazhimit politik. Nė vitet 1991 - 94 Ukshini merrė pjesė nė shumė takime e tryeza tė
mbajtura nė qytete, fshatra, UP etj., ( shiko njė foto kėtu
) dhe nė disa simpoziume me karakter
gjithėkombėtarė qė u mbajtėn nė Shkup, Tetovė
, dhe aty i elaboron bindshėm
tezat e tij tashmė tė njohura politike, duke shtuar edhe njė fakt me rėndėsi,
se nė rrethanat e reja ballkanike, kur nuk ekzistonte tashmė shteti federativ
siē ishte Jugosllavia, opcioni i vetėm rreth tė cilit do tė duhej tė
koncentroheshin Shqiptarėt ishte bashkimi i gjithė kombit Shqiptar nė Ballkan
nė njė shtet tė vetėm. Ky bashkim sipas Ukshinit, do tė duhej bėrė nė mėnyrė
demokratike dhe paqėsore, sepse do tė ishte nė interes tė tė gjithė rajonit.
Meqenėse atėkohė kėto teza tė Ukshinit, i pėrfaqėsonte edhe njė parti
legale nė Kosovė, Partia e Unitetit Kombėtar tė Shqiptarėve (UNIKOMB-i)
atėherė me propozimin e kreut tė kėsaj partie Ukshin Hoti pranon tė bėhet
Kryetar i saj. Pa humbur kohė ai harton njė deklaratė politike tė UNIKOMB-it,
me tė cilėn do t“i bėhej me dije opinionit Shqiptar dhe atij ndėrkombėtar,
pėr aktivizimin, freskimin, rigjallėrimin dhe luftėn politike tė kėsaj partie
pėr bashkimin e kombit nė njė shtet tė vetėm nė Ballkan. ·
Lexo
tė plotė: Deklaratėn
politike Mirėpo, ēka ndodhi
? Pikėrisht, nė kohėn kur politikani dhe filozofi i shquar Ukshin Hoti po bėhej gati ta merrte nė dorė timonin e
kėsaj partie, mė 14 maj 1994 gjatė rrugėtimit nga Prizreni pėr nė Prishtinė
arrestohet nga policia serbe, e cila, siē do tė merret vesh mė vonė, kishte
qenė nė dijeni tė plotė pėr aktivitetin e tij gjatė atyre ditėve. Pas katėr muaj e gjysėm hetimesh, saktėsisht mė 28 shtator 1994,
nė Gjyqin e Qarkut nė Prizren - Ukshin Hoti, nė bazė tė aktgjykimit
K.br.28/94 datė 28.IX.1994, dėnohet me 5 vjet burg tė rėndė. Dhe, si pėr
ēudi, po tė lexohet me kujdes aktgjykimi, duket qartė, se gjyqtarja Nada
Haxhi - Periq kėtė dėnim e ka mbėshtetur kryesisht nė pohimet e fjalės
mbrojtėse tė Mr.Ukshin Hotit, se sa nė provat materiale qė i ka pėrdorur
trupi gjykues gjatė kėtij procesi tė montuar politik. Prej gjashtė faqesh e
gjysėm sa ka aktgjykimi, tri faqe i ka vetėm nga fjala mbrojtėse. ·
Lexo
tė plotė: Fjalėn
e mbrojtjes sė Mr. Ukshin Hotit Ėshtė interesant tė thuhet
se, Ukshin Hoti nė fjalėn e tij tė mbrojtjes, para gjyqit serbė, deklaron
hapur se kush e ka arrestuar - burgosur dhe cili ishte shkaku i vėrtet i
mbajtjes sė kėtij gjykimi ndaj tij. Hoti, nė fjalėn e tij tė
mbrojtjes para gjyqit serb nė Prizren ka thėnė (citoi): Mė ka arrestuar policia e
Republikės sė Serbisė, ndoshta me kėrkesėn e njė pjese tė alternativės
shqiptare tė Republikės sė Kosovės. Shkaku i drejtpėrdrejtė i kėtij arrestimi
sigurisht ka qenė frika iracionale e kėsaj pjese tė alternativės shqiptare se
me shkuarjen time nė Prishtinė nė krye tė UNIKOMB-it pas 9 vitesh tė
ostracizmit dhe tė izolimit, do tė ērregullohej baraspesha e forcave politike
dhe do tė krijohej njė gjendje e paparashikueshme dhe e pakontrollueshme. Ky
edhe ėshtė shkaku i vėrtetė i mbajtjes sė kėtij gjykimi pėr tė cilin
personalisht kam besuar se nuk do tė ndodhte. Besoj gjithashtu se gjykimi po
mbahet me pajtimin e ndėrsjellė tė dy republikave ose tė organeve tė tyre
pėrgjegjėse kompetente, gjersa shkaqet juridike qė i pėrmban aktakuza s'mund
tė qėndrojnė absolutisht
- pėrfundon citati. E kreu i asaj pjese tė alternativeės shqiptare pėr tė cilėn ka
deklaruar Ukshin Hoti nė mbrojtjen e tij, ishte padyshim Ibrahim Rugova. Ibrahim
Rugova nė kohėn e arrestimit dhe mbajtjes sė procesit gjyqėsor kundėr Ukshin
Hotit, nė Prizren, ishte kryetar i alternativės shqiptare gjegjėsisht ishte
kryetar i disa organeve me pėrgjegjėsi politike, pėrmes tė cilave ka vėnė
nėn kontroll gjithė aktivitetin e partive politike shqiptare nė Kosovė dhe nė
viset tjera shqiptare nė Maqedoni, nė Mal tė Zi e nė Kosovėn Lindore (Luginė
tė Preshevės). Sa pėr ilustrim, Ibrahim Rugova atėkohė ishte: -
Kryetar i
Lidhjes Demokratike tė Kosovės; -
Kryetar i
Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės; -
Kryetar
i Republikės sė Kosovės; -
Kryetar
i Kėshillit Koordinues tė Partive Politike Shqiptare nė Kosovė; -
Kryetar
i Kėshillit Koordinues tė Partive Politike Shqiptare nė ish-Jugosllavi dhe -
Kryetar
i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės. Prandaj, Ibrahim Rugova, meqė ishte kryetar i shumėfisht i organeve
pėrgjegjėse tė Republikės sė Kosovės pa hezitim dhe zėshėm them se, ai ėshtė pėrgjegjėsi kryesor politik i
alternativės shqiptare, pėr burgosjen e tretė tė Ukshin Hotit, pėr tė cilin
tashmė dhjetė vjet, (qysh nga 16 maji 1999), kur u lirua nga burgu
i Dubravės, nuk dihet asgjė pėr fatin dhe vendndodhjen e tij. |