A ėshtė harruar nga
kujtesa jonė kolektive - Maskra e Tivarit e 1 prillit 1945
?! TIVARI -
VARRI MĖ I MADH MASIV I SHQIPTARĖVE! ·
Ėshtė koha e
fundit qė shkenca e historisė ta thotė fjalėn e vet meritore pėr Masakrėn e
Tivarit
ende tė pastudiuara sa duhet. Ėshtė detyrė e historianėve tė merren
mė shumė e mė me pėrkushtim pėr zbardhjen e kėtyre ngjarjeve tė pashembullta
nė histori. Me kėtė rast duhet pėrgėzuar pėrēapjet e para nė kėtė drejtim tė
Prof. Muhamet Pirrakut, tė Prof. Hakif Bajramit, tė Prof. Zekeria Canės, tė
Sheradin Berishės e tė ndonjė tjetri. Veēanėrisht duhet pėrgėzuar pėrjetuesit
e masakrės, Bajram Golėn, autori i njė fejtoni me dėshmi dhe Azem Hajdinin
Xanin, autorin e disa librave me dėshmi e kujtime pėr masakrėn e Tivarit. Foto: Eshaloni i prillit 1945, duke
rrugėtuar nėpėr Shqipėri nė drejtim tė Tivarit. Shkruan:
Berat
LUZHA *
Prishtinė, 27. III. 2008 Ishte viti i madh 1945. Lufta
Nacionalēlirimtare apo Lufta e Dytė Botėrore sapo kishte pėrfunduar edhe nė
Kosovė. Populli shqiptar, i gjendur dhe i rivendosur pa dėshirėn e tij nė
kreaturėn shtetėrore tė quajtur Jugosllavi, megjithatė shpresonte se gjendja
e tij do tė ndryshonte rrėnjėsisht nė krahasim me paraluftėn. Shpresonte pėr
bashkimin me shtetin amė dhe shpresonte pėr lirinė e fituar nė luftė me gjak.
Por,
nė vend se ta gėzonte lirinė e fituar, regjimi serb kishte planifikuar e
realizuar masakra masive kudo. Pranvera e atij viti kishte ardhur e zezė si
nata, skėterrė. Numėroheshin njėra pas tjetrės masakrat, vrasjet masive,
burgosjet dhe plaēkitjet e njė populli tė lodhur nga lufta, nga varfėria dhe
nga robėria e gjatė. Nė
dimrin e ftohtė tė vitit 1945 ēlirimtarėt jugosllavė iu kishin vėrsulur nga
tė gjitha anėt Kosovės dhe viseve tjera shqiptare pėr ti gėlltitur ato.
Kurse, pėr ta bėrė gllabėrimin mė tė lehtė, njėsitė vendore partizane, si
aradhat, ēetat, batalionet e brigadat, ishin dėrguar nė frontet e luftės
jashtė vendit, kudo nėpėr Jugosllavi, gjoja pėr ti plotėsuar njėsitė
partizane tė Ushtrisė Naconalēlirimtare tė Jugosllavisė. Pos kėsaj, regjimi i
ri jugosllav kishte mobilizuar dhunshėm edhe dhjetra mijėra shqiptarė tė
tjerė pėr ti dėrguar ata nė frontet e luftės nė Dalmaci, nė Srem e kudo
nėpėr Jugosllavi. Por, nė vend se nė frontet e luftės, nė muajt mars - prill
1945, shovinistėt serbė, maqedonas e malazez kryen vrasje monstruoze e
masakra tė papara mbi ushtarėt rekrutėt duarthatė shqiptarė.
Regjimi serb jugosllav mė 8 shkurt 1945 vetėm nė Kosovė kishte
vendosur administratė ushtarake, e cila udhėhiqej plotėsisht nga ushtarakėt
serbo malazezė. Me urdhėr tė veēantė tė kreut ushtarak jugosllav, kishte
filluar edhe mobilizimin e dhunshėm tė shqiptarėve. Tė
mobilizuarit ishin ndarė nė dy pjesė; njė pjesė u dėrgua nė Frontin e Sremit,
kurse pjesa tjetėr nė Frontin e Adriatikut (mbi 22 mijė ushtarė). Pjesa e
dytė e tė mobilizuarve apo e rekrutėve shqiptarė u grumbulluan fillimisht nė
Prizren, ku qėndruan disa ditė, ku u ēarmatosėn dhe ku u ndanė nė eshalone e
njėsi tjera ushtarake. Pastaj vazhduan rrugėn drejt Tivarit, nėpėr Kukės,
Fushė-Arrės, Pukė e Shkodėr, por me komandėn serbe tė Divizionit 46-tė tė
Serbisė. Gjatė rrugės kėmbė e nėpėr tė ftohtė, pa ushqim dhe duke mos lejuar
ta shuanin etjen, u vranė disa qindra ushtarė shqiptarė. Me
tė arritur nė Tivar, mė 1 prill 1945, pasoi njė masakrim masiv i ushtarėve
rekrutė shqiptarė. Aty janė vrarė, pa asnjė shkak, sipas disa shėnimeve, mbi
katėr mijė ushtarė. Mė 18 prill, me njė metodė tjetėr, atė tė ngulfatjes me
gaz helmues, nė Raguzė (Dubrovnik), janė vrarė edhe 1300 shqiptarė tė tjerė.
Nė qytetin e Tregurit (Trogirit) nė Dalmaci u mbytėn nė det, pas fundosjes me
njė anije, sė paku 29 shqiptarė ushtarė rekrutė. Numri i saktė i ushtarėve
rekrutėve shqiptarė tė vrarė gjatė rrugės nėpėr territorin shqiptar, nė
qytetet e Tivarit, tė Raguzės e tė Tregurit, asnjėherė nuk ėshtė mėsuar.
Politika e pushtetmbajtėsve tė rinj serbė jugosllavė nuk ndryshonte
thuajse aspak nga politika shfarosėse e regjimeve serbe tė paraluftės.
Shqiptarėt akuzoheshin padrejtėsisht. Ndaj tyre udhėheqja politike e
ushtarake serbe, malazeze e maqedonase kishte krijuar njė qėndrim tendencioz
dhe disponim thellėsisht armiqėsor, qė reflektonte mė vonė, gjatė tė gjitha
zhvillimeve politike pėr Kosovėn, me veprime tė padrejta, me veprime
shoviniste e fashiste; duke e zhvlerėsuar Rezolutėn e Bujanit, duke
vendosur administratė ushtarake, duke e manipuluar e dhunuar votėn nė
Konferencėn e Prizrenit, duke dėrguar nė Kosovė njėsi ushtarake nga Serbia e
nga Maqedonia pėr tė bėrė krime, duke e ēarmatosur popullsinė vendore, duke
bėrė arrestime tė shumta, duke hapur dosje pėr secilin intelektual dhe
shqiptar patriot, duke i eliminuar shqiptarėt nga pushteti dhe administrata,
duke e bėrė mobilizimin e dhunshėm vetėm tė shqiptarėve, duke masakruar
ushtarėt - rekrutėt e mobilizuar, por edhe popullsinė duarthatė, duke i
dėrguar shqiptarėt nėpėr frontet e luftės jashtė Kosovės e pėr ti pėrdorur
ata si mish pėr top, duke i detyruar tė shpėrnguleshin pėr nė Turqi...
Ishte thėnė se mobilizimi po bėhej pėr plotėsimin e njėsive ushtarake
tė Armatės Popullore tė Jugosllavisė pėr pjesėmarrje nė operacionet
ēlirimtare. Por, tė mobilizuarit shqiptarė nga Kosova dhe pjesa shqiptare e
Maqedonisė nuk u dėrguan nė frontet e luftės, as nė operacionet pėr ēlirimin
e Jugosllavisė. Ata, nė vend se nė frontet e luftės, u vranė nga eprorėt e
tyre, nga komanduesit e tyre, duke pėrjetuar golgotėn e vuajtjeve tė pambarim
e tė vrasjeve tė pashembullta nė histori, si gjatė rrugėtimit pėr nė frontet
e luftės, ashtu edhe nė vendet (e planifikuara) pėr vrasjen masive tė tyre;
nė Tivar, nė Raguzė, nė Tregur... Tė
mobilizuarit shqiptarė rekrutėt e ēarmatosur kishin mbetur rrugėve, kishin
mbetur nėn komandėn dhe nėn mėshirėn e eprorėve dhe tė ushtarėve serbė. Ata
ishin tė kėputur e tė lodhur, tė uritur e tė etshėm, pa ushqim, pa kujdes dhe
nė kushte tepėr tė vėshtira. Prandaj, vrasjet masive nė Tivar, nė Raguzė e nė
Tregur kishin pėrmasa tė krimeve tė papara e tepėr monstruoze, kishin pėrmasa
tė masakrave e tė gjenocidit. Kėto vrasje nuk mund tė cilėsohen ndryshe, pos
si shfryrje tė epsheve shoviniste e fashiste tė kreut ushtarak e politik
jugosllav, e veēanėrisht tė kreut serb, malazez dhe maqedonas, pėrgjegjės tė drejtpėrdrejtė
tė kėtyre ngjarjeve tragjike.
Kėto masakra monstruoze duket se janė harruar nga kujtesa jonė
kolektive dhe sidomos nga shkenca e historisė. Mijėra shqiptarė, viktima tė
njė regjimi tė ri shovinist e fashist, i cili sapo kishte marrė pushtet, na
bėhet sikur janė mbuluar nga harresa jonė. Por, ata kanė ekzistuar; kanė
lindur e kanė jetuar nė tė njėjtin vend kemi lindur e ku jetojmė edhe ne.
Janė vrarė nė moshėn e tyre mė tė mirė pėr fajin e vetėm, pse ishin
shqiptarė! Regjimi serb jugosllav ishte kujdesur shumė qė viktimat e tij,
tė vrarėt tė harroheshin pėrgjithmonė, nė mėnyrė qė pėr ta tė mos dihej, tė
mos shkruhej e tė mos mėsohej kurrė. Kurse, nė anėn tjetėr, ky regjim
shqiptarėve u bėnte premtime mashtruese, u paraqitej si ēlirimtar e si
shpėtimtar, u paraqitej sikur atyre ua kishte dhuruar lirinė dhe tė gjitha tė
drejtat njerėzore, politike e kombėtare.
Ėshtė koha e fundit qė shkenca e historisė ta thotė fjalėn e vet
meritore pėr Masakrėn e Tivarit
ende tė pastudiuara sa duhet. Ėshtė detyrė e
historianėve tė merren mė shumė e mė me pėrkushtim pėr zbardhjen e kėtyre
ngjarjeve tė pashembullta nė histori. Me kėtė rast duhet pėrgėzuar pėrēapjet
e para nė kėtė drejtim tė Prof. Muhamet Pirrakut, tė Prof. Hakif Bajramit, tė
Prof. Zekeria Canės, tė Sheradin Berishės e tė ndonjė tjetri. Veēanėrisht
duhet pėrgėzuar pėrjetuesit e masakrės, Bajram Golėn, autori i njė fejtoni me
dėshmi dhe Azem Hajdinin Xanin, autorin e disa librave me dėshmi e kujtime
pėr masakrėn e Tivarit. Azem Hajdini ishte pėrjetues i drejtpėrdrejt i tėrė
kalvarit dhe njėri nga dėshmitarėt e shumtė autentik, i cili me pėrkushtim tė
pashoq po punon qe disa dekada pėr zbardhjen e ngjarjeve tragjike masakrave
mbi ushtarėt shqiptarė nė Tivar, nė Raguzė e nė Tregur.
Por, historiografia shqiptare ende nuk e ka thėnė fjalėn, nuk e ka
kryer detyrėn e vet pėr kėto ngjarje historike tė tragjedisė sonė kombėtare.
|