Barbarėt e
fillimshekullit tė XX!
VRASJET SI
SPORT DITOR Mijėra
burra, gra dhe fėmijė tė masakruar, sipas raportimeve hungareze. Genocid i
tmerrshėm, pasojė e politikave qė kishin pėr qėllim tė shfarosnin myslimanėt
(shqiptarėt).
LONDĖR, E martė, 31 dhjetor 1912 I
dėrguari i Daily Telegraph nė Budapest tregon detale nė lidhje me mizoritė
qė po ndodhin nė Shqipėri dhe pėrreth, raporte kėto tė mbledhura pėr
autoritetet e Austro - Hungarisė. Korrespondenti thotė: Gjatė marshit drejt
detit nėpėr Shqipėri, serbėt jo vetėm qė dinakėrisht vranė dhe ekzekutuan
shqiptarėt e armatosur, por mizoria e tyre nuk u ndal as kur u takuan me
njerėz tė paarmatosur dhe tė pambrojtur, gra dhe burra, fėmijė dhe foshnja nė
gji. Oficerėt serbė, tė dehur me fitoren e tyre, deklaruan se qetėsimi mė i
efektshėm i Shqipėrisė ėshtė zhdukja totale e shqiptarėve muhamedanė. Kjo
thėnie u adoptua shpejt nga ushtria serbe e okupimit dhe u vu nė pėrdorim. Nė mes tė Kumanovės dhe Shkupit, rreth
3000 veta janė rrahur deri nė vdekje. Afėr Prishtinės, diku afėr 5000
shqiptarė ranė nė duar tė serbėve, jo gjatė ndonjė lufte tė ndershme, por
gjatė vrasjeve tė pajustifikueshme. Pėr ti bėrė kėto krime, ushtarėt e
ēmendur shpikėn metoda tė reja mizore pėr tė kėnaqur etjen e tyre pėr gjak.
Nė shumė fshatra, tėrė shtėpitė ishin djegur dhe, derisa banorėt fatkėqij
iknin nga flaka, ata u pushkatuan si minj. Burrat u vranė para syve tė grave dhe
fėmijėve, e pastaj gratė e pashpresa u detyruan tė shikojnė fėmijėt e tyre
duke u bėrė copė e grimė me bajoneta. Ekzekutimet ishin pėrditshmėri pėr
ushtarėt serbė. Nė secilėn shtėpi ku gjendeshin armė, tė gjithė banorėt
vriteshin, duke u varur ose pushkatuar. Brenda njė dite ndodhnin mbi 36
ekzekutime. Ish-sekretari i premierit Pashiq, Tomiaē
thotė se gjatė njė udhėtimi nga Prizreni nė Pejė, ai nuk pa asgjė tjetėr pos
fshatra tė shkrumbuara. Anash rrugės kishte trekėmbėsha pėr varje, ku
vareshin trupat e shqiptarėve. Rruga pėr nė Gjakovė ishte si rrugė e
varjeve. Por tregimet e ligėsive, tė cilat u bėnė
nė Shqipėri nuk mbaruan me kaq. Veprimet e bėra nė Prilep, Kosovė, Veshitcė,
thuhet se kanė tejkaluar ēdo gjė qė shqiptarėt kishin vuajtur nėn okupimin
turk. Njė shqiptar, i cili iku nga Prizreni nė
Graz, nė Stiria dhe i cili studioi nė Austri, si i ri, tregon: Kushdo qė e
denonconte njė shqiptar te serbėt, ishte e sigurt qė ai person do tė vritej.
Kjo ndodhte aq vazhdimisht sa njerėzit qė iu kishin borxh tė holla
shqiptarėve muhamedanė, i lajmėronin si tradhtarė. Kėta vareshin menjėherė
dhe borxhliu mund ta blinte shtėpinė dhe fermėn e viktimės me njė ēmim absurd
tė lirė. Nė Shkup shqiptarėt e paarmatosur
thjesht vriteshin nė rrugė nga oficerėt serbė dhe nėse vetėm njė thikė e
gjuetisė gjendej nė shtėpi, pronari vritej pa mėshirė. Nė Verisoviē komandanti serb i ftoi
refugjatėt tė kthehen dhe ti dorėzojnė armėt. Pasi ata i dorėzuan armėt, 400
veta u vranė. Nė tėrė Veroviēin vetėm pak familje myslimane kishin mbetur. Nė
Pana, serbėt vranė tė burgosurit, ndėrsa nė Prishtinė popullata ishte
masakruar. Vetė oficerėt serbė thonė se i kanė
ndjekur shqiptarėt dhe njė oficer mburrej se si kishte vrarė 9 shqiptarė
brenda njė dite. Edhe jashtė kufijve tė Shqipėrisė ushtarėt serbė kryen krime
tė llojeve tė ndryshme. Nė kalanė e Nishit, ku ishin sjellė shumė tė burgosur
turq, ndodhėn skena tragjike. Njė njeri ishte shkelmuar deri nė vdekje pėr
shkak tė mosbindjes. Njė doktor i Kryqit tė Kuq thotė: Kudo
qė gjendeshin shqiptarėt, ata vriteshin pa mėshirė. As gratė, fėmijėt dhe
pleqtė nuk u kursyen. Unė pashė fshatra qė digjeshin pėr ēdo ditė. Afėr
Kratovės gjenerali Stefanoviē renditi qindra tė burgosur nė dy rende dhe
urdhėroi tė vriteshin me mitraloz. Gjenerali Zivkoviē urdhėroi tė vriteshin
950 njerėz tė shquar shqiptarė dhe turq afėr Sjenicės, sepse ata e
kundėrshtonin pėrparimin e tij. ( Publikuar, mė 31 dhjetor 1912 - nė gazetėn: The New York Times.) |