Marrėveshja qė s“u mor vesh

 

EULEX-i, do tė ketė fuqi ekzekutive, nė llogari tė Qeverisė sė Kosovės

 

·       Secilėn ditė mė shumė qė do tė kalojnė nė Kosovė, UNMIK-u dhe EULEX-I do tė vijnė duke u trashur e rėnduar. Pas secilės ditė qė kalojmė me UNMIK-un dhe EULEX-in nė Kosovė do tė jetė mė vėshtirė qė t’I largojmė mė pas nga Kosova. Sepse, UNMIK-u dhe EULEX-i nuk e kanė njė afat tė qėndrimit i cili do tė bėnte qė pėr ēdo mėngjes tė mund tė themi se ka mbetur njė ditė mė pak deri atėherė kur UNMIK-u e EULEX-i do tė ikin nga Kosova. Pėrkundrazi, sa mė gjatė qė qėndrojnė, aq mė gjatė do tė qėndrojnė akoma.

 

Shkruan: Albin KURTI - Prishtinė, 23. 08. 2008

 

UNMIK-u dhe EULEX-i janė shtyer se cili ēfarė do tė marrė

 nga ajo qė i takon Qeverisė sė Kosovės

 

     Sikur pavarėsia tė mos ishte shpallur (dhe rrjedhimisht as tė mos ishte njohur) do tė mund tė thuhej se UNMIK-u me marrėveshjen e sė hėnės po ia bart ca kompetenca EULEX-it. Nė atė rast, do tė mund tė thuhej se EULEX-i po ia merr UNMIK-ut njė pjesė tė pushtetit dhe po ia bėn vetes vendin nė Kosovė. Mirėpo, meqė pavarėsia ėshtė shpallur (dhe ėshtė njohur mė pas), atėherė kėto kompetenca qė po i merr EULEX-i, nė fakt, do tė duhej tė ishin tė Qeverisė. Prandaj, nėse Qeveria e Kosovės konsideron, ashtu siē edhe deklaron, se Kosova ėshtė shtet i pavarur, atėherė kjo do tė thotė se EULEX-i nė tė vėrtet nuk po ia merr pushtetin UNMIK-ut por Qeverisė sė Kosovės. EULEX-i, sikurse edhe UNMIK-u, do tė ketė fuqi ekzekutive nė Kosovė, gjithsesi, nė llogari tė atij qė do tė duhej tė jetė ekzekutivi i vetėm nė Kosovėn e pavarur, pra nė llogari tė Qeverisė sė Kosovės. Nė pazarin qė i parapriu marrėveshjes, UNMIK-u dhe EULEX-i janė shtyer se cili ēfarė do tė marrė nga ajo qė i takon Qeverisė sė Kosovės. Janė shtyer pėr pushtet ekzekutiv pėrderisa vetė pushteti “ekzekutiv” vetėm sa e shikonte kėtė garė.

 

     Mund tė mendohet qė ndoshta Qeveria megjithatė nuk ka faj meqė Kushtetuta e Republikės sė Kosovės, qė nė zemėr tė saj e ka Planin e Ahtisaarit, e parasheh edhe EULEX-in nė Kosovė? Mirėpo, kjo kushtetutė nuk e parasheh UNMIK-un qė po mbetet, UNMIK-un qė e zėvendėsoi ‘transicionin’ (e kompetencave tek institucionet vendore) me ‘rikonfigurim’ (tė vetes sė tij duke e futur nėn sqetull edhe EULEX-in). Kjo kushtetutė nuk i parasheh strukturat paralele tė Serbisė tė dalura nga zgjedhjet e 11 majit e tė cilat shefi mė i ri i UNMIK-ut, Lamberto Zannieri, i bėri partner tė tij. Kushtetuta nuk e parasheh as shlyerjen e kufijve tė Kosovės nė veri dhe praktikisht zbritjen e tyre te ura mbi lumin Ibėr nė Mitrovicė. Tė gjithė jemi dėshmitarė se baza e Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės nuk ėshtė zbatuar dhe nuk po zbatohet. Dy nenet e para tė kushtetutės qė pėrkufizojnė shtetin dhe sovranitetin nuk janė zbatuar. Pse atėherė tė tolerohet zbatimi i saj i pjesshėm vetėm pėr tė keq? Nėse Qeveria nuk e fiton pushtetin qė i takon sipas asaj kushtetute, atėherė pse ajo do tė duhej tė jetė e detyruar karshi obligimeve mė negative qė dalin nga ajo kushtetutė (pėr tė cilėn deputetėt e Kuvendit tė Kosovės nuk u lejuan fare tė diskutojnė)?

 

Politikanėt tanė nuk frikėsohen nga ndėshkimi nė zgjedhje,

 por nga qortimet e zyrtarėve ndėrkombėtarė…

 

     Ndoshta Qeveria e Kosovės megjithatė sėrish nuk ka faj meqė Kryetari i Kosovės, Fatmir Sejdiu, e pat mirėpritur letrėn e Ban Kimoon-it. Ishte pikėrisht ajo letėr qė tash i ruan UNMIK-un dhe Rezolutėn 1244 si instanca mė tė larta politike dhe juridike nė Kosovė. Ama, megjithėkėtė, si ėshtė e mundur qė Fatmir Sejdiu mirėpret diēka qė ėshtė kundėr Kosovės, kundėr kushtetutės tė porsamiratuar tė Kosovės, me tė cilėn ai krenohej aq shumė? Dhe, si ėshtė e mundur qė Qeveria e Kosovės e mirėpret mirėpritjen e Fatmir Sejdiut ndaj agresionit tė bėrė mbi Kushtetutėn e Kosovės? Si ėshtė e mundur qė Qeveria e duroi kėtė vendim tė Fatmir Sejdiut dhe mė pas madje iu bashkua atij?

 

     Qytetarė tė ndryshėm tė Kosovės do tė jepnin pėrgjigje tė ndryshme nė kėto pyetje dhe secili prej tyre do tė kishte tė drejtė pėr pothuajse secilin politikan. Dikush do tė thoshte se kėta politikanė kanė dosje dhe i frikėsohen burgut, dikush tjetėr se janė injorantė dhe diplomatėt ndėrkombėtarė lozin me ta, njė tjetėr do tė thoshte qė kredhja nė luks i ka bėrė moskokėēarės etj.etj. Besoj qė shumėsia e kėtyre pėrgjigjeve tė sakta janė pėrshkrime simptomash tė marrėdhėnies sė sėmurė qė kanė politikanėt kryesorė tė Kosovės me pushtetin – mėnyrės se si politikani ynė mbetet nė

pushtet dhe mėnyrės se si ai e kupton pushtetin.

 

     Sė pari, politikanėt qė kryesojnė institucionet (por edhe partitė politike) nė Kosovė e dinė shumė mirė se nė pozitat ku janė nuk kanė ardhur si rezultat i premtimeve tė fundit pėr qytetarėt, e aq mė pak i pėrmbushjes sė premtimeve tė vjetra ndaj tyre, por mbi tė gjitha, duke qenė tė dėgjueshėm ndaj burokratėve ndėrkombėtarė tė UNMIK-ut dhe zyrave tė Quintit. (Le tė mos harrojmė se Kryeministri i Kosovės me mbi 2 milionė banorė i ka vetėm 105 mijė vota, duke iu falėnderuar kėtu edhe renditjes si i pari nė listėn e partisė sė tij.) Prandaj, kėta politikanė nuk frikėsohen nga ndėshkimi nė zgjedhje, por mė parė nga qortimet e zyrtarėve ndėrkombėtarė, qė nė fund edhe i sajojnė koalicionet edhe i caktojnė ministrat.

 

     Sė dyti, politikanėt e Kosovės pushtetin e imagjinojnė si pozicionim nė njė hierarki statike me imazh gjeometrik dhe prezencė sa mė tė shpeshtė nėpėr televizione, e jo si funksion dinamik nė njė projekt qeveritar a ideologjik. Prandaj, ata nuk brengosen qė UNMIK-u dhe EULEX-i po ua marrin kompetencat qė do tė duhej tė ishin tė tyre. Kjo gjė nuk shihet prej tyre si hendikep pėr rizgjedhje nė zgjedhjet e ardhshme dhe as si pengesė pėr ta mbajtur nominalisht postin nėpėr institucione dhe virtualisht shfaqjen nėpėr media.

 

Marrėveshja qė s“u mor vesh

 

     Siē e dimė, marrėveshjen UNMIK-EULEX nuk e dimė. Ajo fare nuk u publikua dhe nėnshkrimi i saj u bė prapa dyerve tė mbyllura. Thanė se ishte marrėveshje teknike, gjė qė do tė thotė se dakordimi politik ishte mė i hershėm dhe mbase nė ndonjė instancė mė tė lartė (tė BE-sė qė e pranoi letrėn e Ban Ki-moon-it, meqė kėtė tashmė e kishte bėrė Fatmir Sejdiu). Duke e ditur mirė se ēfarė Qeverie kemi, UNMIK-u dhe EULEX-i me arrogancė tė paskrupullt na e bėnė publik faktin se e kanė arritur njė marrėveshje qė s’do tė bėhej publike. UNMIK-u dhe EULEX-i realisht na thanė se ne duhet t’iu besojmė atyre pikėrisht atėherė kur hapur fshiheshin

prej nesh. Kjo ėshtė as mė shumė e as mė pak se vetė definicioni i fyerjes publike pėr Kosovėn.

 

     Marrėveshja ndėrmjet UNMIK-ut dhe EULEX-it pa dyshim qė ėshtė dėnim pėr Kosovėn pikėrisht nė gjashtėmujorin e shpalljes sė pavarėsisė. Kryeministri i Kosovės ka mundur tė marrė shumė mė tepėr pushtet nė duart e veta gjatė kėtyre gjashtė muajve, ka mundur ta bėjė Kosovėn me shumė atribute tė sovranitetit qė i mungojnė, dhe t’i lė me gishta nė gojė UNMIK-un dhe EULEX-in. Nuk e ka bėrė kėtė gjė, andaj tash i kemi edhe UNMIK-un edhe EULEX-in. Qysh me fillimin e negociatave tė tyre, UNMIK-u dhe EULEX-i e kanė legjitimuar njėri-tjetrin aktivisht, kurse Qeveria e Kosovės i ka kontribuar kėsaj pasivisht duke heshtur. Kur u bė marrėveshja tė hėnėn qė shkoi, Hashim Thaēi nisi tė thoshte gjepura se si kjo na qenka njė gjė e mirė pėr vendin tonė. Kjo nuk ėshtė kurrfarė e mire as pėr Qeverinė e tij e lėre mė pėr Kosovėn. Vetėm dy ditė mė vonė menjėherė pasoi goditja e sinergjisė sė UNMIK-ut me EULEX-in: UNMIK-u do tė ketė zyra nė Graēanicė e Shtėrpcė!

 

Faleminderit Qeveria jonė

 

     Pas ‘periudhės historike’ gjashtėmujore tė pavarėsisė jemi nė situatėn ku UNMIK-u mbrohet nga Kosova (qė nuk e sulmon) nė emėr tė EULEX-it, kurse EULEX-i mbrohet nga Serbia (qė e sulmon) nė emėr tė UNMIK-ut. EULEX-i duke fituar kompetenca nga UNMIK-u u forcua kurse UNMIK-u duke i dhėnė kompetenca EULEX-it po ashtu u pėrforcua. Qeveria e Kosovės ėshtė humbėsi i madh nė kėtė situatė. Dhe, sidomos populli i Kosovės tė cilit po i errėsohet ardhmėria duke mbetur nė njė shtet pa shtet, nė njė pavarėsi pa sovranitet.

 

     Secilėn ditė mė shumė qė do tė kalojnė nė Kosovė, UNMIK-u dhe EULEX-i do tė vijnė duke u trashur e rėnduar. Pas secilės ditė qė kalojmė me UNMIK-un dhe EULEX-in nė Kosovė do tė jetė mė vėshtirė qė t’i largojmė mė pas nga Kosova. Sepse, UNMIK-u dhe EULEX-i nuk e kanė njė afat tė qėndrimit i cili do tė bėnte qė pėr ēdo mėngjes tė mund tė themi se ka mbetur njė ditė mė pak deri atėherė kur UNMIK-u e EULEX-i do tė ikin nga Kosova. Pėrkundrazi, sa mė gjatė qė qėndrojnė, aq mė gjatė do tė qėndrojnė akoma. Faleminderit Qeveria jonė. Ti qė nuk e do as veten, nuk mund tė mė duash mua.

……………………..

Albin Kurti: Varėsia nga njohjet e pavarėsisė