MPJ duhet tė mbyllet dhe tė rihapet kur tė kemi politikė tė brendshme!

 

Nė mungesė tė politikės sė brendshme, Kosova

 ėshtė pre e politikave tė jashtme

 

·       Problemi i Kosovės nuk ėshtė se ajo nuk ka politikė tė jashtme. Problemi i Kosovės ėshtė se ajo ka vetėm politikė tė jashtme. Pra, problemi i Kosovės ėshtė se nuk ka politikė tė brendshme.

·       Nė mungesė tė politikės sė saj tė brendshme, Kosova ėshtė pre e politikave tė jashtme tė kėtyre pesė shteteve (madje shto kėtu edhe UNMIK-un dhe Serbinė). Politika e jashtme e SHBA-ve, Britanisė sė Madhe, Francės, Gjermanisė dhe Italisė pėr Kosovėn ėshtė politikė e brendshme e Kosovės.

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė, 13. 09. 2008

__________________________________

 

     Problemi i Kosovės nuk ėshtė se ajo nuk ka politikė tė jashtme. Problemi i Kosovės ėshtė se ajo ka vetėm politikė tė jashtme. Pra, problemi i Kosovės ėshtė se nuk ka politikė tė brendshme. Adri Nurellari nė njė artikull tė mėhershėm shkruante se nė Shqipėri e gjithė politika e jashtme ėshtė politikė e brendshme. Politikanėt e Shqipėrisė edhe kur bėjnė politikė jashtė vendit nė mendje e kanė veēse vjeljen e votave tė qytetarėve brenda vendit. Mbase pėr Kosovėn do tė mund tė thuhej e kundėrta: politika e brendshme te ne ėshtė veēse politikė e jashtme. Ēdo fjalė, gjest a (mos)veprim i politikanėve kosovarė para qytetarėve tė Kosovės thuhet e bėhet pėr hir tė imazhit tė tyre para faktorėve ndėrkombėtarė. Politikanėt kosovarė (ndoshta edhe) ia kthejnė shikimin qytetarėve qė janė atje larg dhe poshtė, porse hallin e kanė te shikimi ndėrkombėtar qė u ndodhet sipėr dhe fare pranė.

 

     Jeta e qytetarit tė Kosovės ėshtė e mjerueshme pėr shkak se shteti i Kosovės nuk ka politikė tė brendshme, e jo pėr shkak se ai nuk ka politikė tė jashtme. Sigurisht qė ėshtė e rėndėsishme se kė e mori nė punė pardje Ministri i Punėve tė Jashtme (MPJ), Skėnder Hyseni. Mirėpo, pakrahasimisht mė e rėndėsishme ėshtė qė, ta zėmė, Ministri i Punėve tė Brendshme (MPB), Zenun Pajaziti, ta marrė kontrollin mbi Shėrbimin Policor tė Kosovės dhe Ministresha e Energjisė dhe Minierave (MEM), Justina Pula, ta marrė kontrollin mbi Trepēėn dhe Korporatėn Energjetike tė Kosovės. Fakti se ėshtė bėrė modė qė Skėnder Hyseni tė analizohet, kritikohet e tė shahet ėshtė pikėrisht tregues se Kosova ka politikė tė jashtme. Ke ēfarė tė kritikosh e tė shash, apo jo? Ama, kur vjen puna te politika e brendshme, qė mbi tė gjitha lidhet me kontrollin e territorit dhe tė kufijve, disponimin me pasuritė natyrore dhe kapacitetet zhvillimore, aty njeriu s’ka as ēfarė tė kritikojė. Krejt ēfarė mund tė bėsh ėshtė ta problematizosh mungesėn e politikės sė brendshme si tė tillė, por jo edhe ta kritikosh nivelin e saj. Te trajtimi i politikės sė brendshme nuk e ke komoditetin e kritikės pėr politikėn e jashtme.

 

     Politika e brendshme ka mungesė qenieje, ndėrsa politika e jashtme ka mungesė cilėsie (qė do tė thotė se megjithatė ka qenie). Nė MPB dhe MEM (krejtėsisht paarsyeshėm) as qė na intereson se kush punėsohet, kurse pėr MPJ qė vėzhgohet me llupė pėrgjithėsisht kėrkohen njerėz mė tė aftė dhe mė tė dėshmuar (me shumė arsye).

 

     Mirėpo, problemi nuk qėndron vetėm te mosproblematizimi i mungesės sė politikės sė brendshme dhe zėvendėsimi i kėsaj me kritikė pėr politikėn e jashtme, por edhe te lloji i kėsaj kritike. Skėnder Hyseni kritikohet nga analistė e ekspertė tė ndryshėm qė nuk po lobon sa duhet – ose edhe madje qė nuk din tė lobojė – pėr mė shumė njohje tė pavarėsisė sė Kosovės. Por, ai nuk kritikohet qė politika e jashtme e Qeverisė sė Kosovės nė tė vėrtetė nuk ėshtė fare e Qeverisė. Asnjė nga shtetet qė deri mė tani e njohėn Kosovėn nuk e bėnė kėtė si rezultat i punės sė Skėnder Hysenit sado e palodhshme tė ketė qenė ajo, por pėr shkak se i ndoqėn ndonjėrėn ose tė gjitha ato pesė shtetet e fuqishme tė botės tė cilat e njohėn Kosovėn tė parat. Dhe, janė po kėto pesė shtete qė realisht edhe e sundojnė Kosovėn kėtu brenda tė organizuara nė njė formacion qė njihet si zyrat (tash mbase ambasadat) e Quintit.

 

     Nė mungesė tė politikės sė saj tė brendshme, Kosova ėshtė pre e politikave tė jashtme tė kėtyre pesė shteteve (madje shto kėtu edhe UNMIK-un dhe Serbinė). Politika e jashtme e SHBA-ve, Britanisė sė Madhe, Francės, Gjermanisė dhe Italisė pėr Kosovėn ėshtė politikė e brendshme e Kosovės. Ndėrkaq, me politikėn e jashtme tė Kosovės merret e gjithė Qeveria e Kosovės meqenėse krejt ēka bėn ajo ėshtė politikė e jashtme. Angazhimi i brendshėm qeveritar ėshtė i destinuar pėr dukjen e jashtme tė (Qeverisė sė) Kosovės. Rrjedhimisht, MPJ nuk ėshtė kurrfarė segmenti i diferencueshėm e aq mė pak i posaēėm i Qeverisė. MPJ nuk ėshtė ministri por dyfishim nė miniaturė i Qeverisė.

 

     Nė kėtė kuptim, nėse jemi tė sinqertė deri nė fund (sidomos sa i pėrket njohjeve tė reja), problemi thelbėsor nuk ėshtė qė MPJ s’po punon mjaft dhe as se ajo pėrbėhet prej njerėzve jokompetentė, por qė MPJ realisht as qė na nevojitet. MPJ bėhet MPJ e vėrtetė dhe e nevojshme vetėm pasi qė Qeveria e Kosovės tė ketė politikė tė brendshme. MPJ duhet tė mbyllet dhe tė rihapet kur tė kemi politikė tė brendshme gjė qė do ta rikuptimėsonte drejt politikėn e jashtme. Deri atėherė, kritikat pėr MPJ janė shpenzim kohe qė i suplementohet shpenzimeve tė parave tė buxhetit tė Kosovės pėr kėtė ministri. Sepse, para sė gjithash, nuk kemi tė bėjmė me praktika tė kėqija por me koncepte tė gabuara.

 

& &

 

Albin Kurti: Dy mbretėr i ka Kosova e pavarur!