Serbia pėrfiton shumė duke mos e njohur Kosovėn! Njohja
e Serbisė duke mos e njohur Kosovėn! ·
Serbia e ka kuptuar se paradigma
perėndimore pėr Ballkanin ėshtė stabiliteti rajonal. Kosova e Bosnja janė nė tė
njėjtin rajon. Qė tė dyja janė bėrė protektorate tė BE-sė. Bosnja nuk po
funksionon dhe zėrat se ajo ėshtė njė shtet i dėshtuar janė shtuar. Nėpėrmjet
Planit tė Ahtisaarit Kosova rrezikon tė bėhet si Bosnja. Serbia nuk e pranon
Planin e Ahtisaarit sepse atė Qeveria e Kosovės e ka bėrė obligim kushtetues.
Pra, Planin e Ahtisaarit Serbia tashmė e ka por ajo do mė shumė se kaq. Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė, 20. 09. 2008 ________________________________
Pse Serbia nuk e pranon pavarėsinė e Kosovės dhe ēka don ajo nė tė
vėrtetė? Pyetjet qė nuk bėhen mbesin tė panjohura. Pėrgjithėsisht, ka dy lloj
sosh. Pyetje qė nuk bėhen sepse thjesht slejohen tė bėhen; dhe, pyetje qė
nuk bėhen sepse pėrgjigjet e tyre do tė ishin aq tė qarta e tė njohura. Nė
secilin variant duhet ta konsiderojmė edhe mundėsinė e vlerėsimit tė gabuar. Varianti
i parė i pyetjeve qė sbėhen, nėnkupton se ka pyetje qė nuk bėhen sepse
besohet se janė tė ndaluara - kėtu kemi tė bėjmė me dukurinė e vetėcensurės. Kurse
varianti i dytė i pyetjeve qė sbėhen, nėnkupton edhe pėrshtypjen e gabuar se
pėrgjigja do tė ishte tepėr evidente dhe e gjithėpranuar - kėtu kemi tė bėjmė
me pyetje tė cilat, edhe nėse na i sjell dikush
tjetėr nė mendje, na ngjajnė tėrėsisht tė panevojshme. Sado qė nė shikim tė
parė njėmend duket e panevojshme, pyetja pse Serbia nuk e njeh Kosovėn ėshtė
e domosdoshme. Kjo pyetje bėn pjesė nė variantin e dytė: jemi aq tė bindur se
e dimė pėrgjigjen saqė as qė e marrim mundin ta artikulojmė atė pėrgjigje dhe
rrjedhimisht ska pyetje fare. Nė vijim, nuk pretendoj se do tė jap pėrgjigje
tė saktė nė pyetjen pse Serbia nuk e njeh Kosovėn dhe ēka don ajo, por vetėm
disa pėrgjigje tė vėrteta, shuma e tė cilave i
afrohet pėrgjigjes sė saktė. Identifikimi sa mė i mirė i motiveve dhe
qėllimeve tė Serbisė ėshtė kusht i domosdoshėm (ndonėse jo i mjaftueshėm) qė
Kosova tė zhvillojė strategji tė suksesshme kundėr Serbisė dhe pėrfundimisht
tė fillojė tė prosperojė. Pėrgjigja 1: Serbia nuk humbet asgjė duke
mos e njohur Kosovėn.
Serbia realisht nuk ka trysni qė ta pranojė Kosovėn. Nė njėrėn anė,
Qeveria e Kosovės ia toleron asaj strukturat paralele nė Kosovė. Nė anėn
tjetėr, kurrfarė ndihme, kredie apo investimi nga jashtė nuk i kushtėzohet
Serbisė me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Procesi i integrimit tė Serbisė nė BE nuk lidhet me njohjen e
pavarėsisė sė Kosovės. Duke e njohur Kosovėn Serbisė nuk do ti shpejtohej integrimi nė BE. Sepse njohja e Kosovės nuk
do ta forconte Serbinė ekonomikisht dhe nuk do ta bėnte atė mė tė rėndėsishme
politikisht. Pėrkundrazi. Pra, Serbia nuk na njeh sepse ajo nuk humbet asgjė
nė arenėn ndėrkombėtare dhe as nga pozicionet e saj nė Kosovė duke mos na
njohur. Pėrgjigja 2: Serbia e rrit rolin e saj
gjeostrategjik duke mos e njohur Kosovėn
Serbia e ka hetuar se si BE-ja, e posaēėrisht disa shtete brenda saj,
koketojnė me Rusinė nė llogari tė interesave tė ShBA-ve. Madje, kjo po
vazhdon edhe pas sulmit ushtarak tė Rusisė mbi Gjeorgjinė anipse disi mė
heshturazi e fshehurazi. Paradoksalisht, Serbia po e kopjon formalisht
modelin e BE-sė. Serbia po flirton me Rusinė nė
llogari tė interesave tė BE-sė. Ashtu sikurse qė BE-ja i
shfaqet si sfidė ShBA-sė e cila duhet ti ndihmojė BE-sė nė mėnyrė qė ajo tė
qėndrojė sa mė larg Rusisė, ngjashėm edhe Serbia i paraqitet si sfidė BE-sė
duke kėrkuar qė ajo ta tolerojė sepse pėrndryshe aty ėshtė Rusia e gatshme
pėr ta pėrfshirė Serbinė nė zonėn e saj tė interesit. BE-ja e di se Serbia
pėr Rusinė ėshtė sikur ajo figura shumė e rėndėsishme e shahut qė ndodhet nė
terrenin e kundėrshtarit. Rumania dhe Bullgaria qė janė mė larg Brukselit
janė nė BE, ndėrkaq Serbia qė ėshtė mė afėr tij gjeografikisht i lėvyret Rusisė. Dhe, BE-ja gjithashtu e di se
Serbia po ia bėn njė shėrbim aq tė mirė Rusisė duke mos e njohur Kosovėn,
sepse rastin e Kosovės Rusia po e shfrytėzon pėr aspiratat e saj
ekspansioniste. Po Kosova, ku ėshtė ajo nė krejt kėtė situatė? Kosova nuk
ėshtė sfidė as pėr BE-nė e as pėr ShBA-nė. BE-ja nuk ka pushtet askund brenda vetes ashtu siē
ka nė Kosovė. Ne sjemi sfidė pėr tė. Ajo tashmė e ka pushtetin mbi neve
pėrmes fuqive ekzekutive tė ICO/EULEX-it. Pėr ShBAnė dihet: njė telefonatė
gjashtėminutėshe qė Ambasadori amerikan mund tia bėjė njė ministri tė
Qeverisė sė Kosovės mund tia hedh poshtė atij gjashtė muaj punė. Pėrgjigja 3: Serbia pėrfiton shumė duke mos e njohur Kosovėn. Serbisė i leverdis asimetria
e marrėdhėnieve me Kosovėn e panjohur prej saj. Kosova mbetet e sunduar nga
misionet e organizmave ndėrkombėtarė (OKB, BE, NATO) qė nuk e njohin Kosovėn
por qė e njohin Serbinė. Po ashtu, kėto misione pėrveē qė sundojnė me
Qeverinė e Kosovės, ato edhe ndėrmjetėsojnė midis Prishtinės e Beogradit,
duke e vėnė kėsisoj Kosovėn nė njė pozitė shumė tė rėndė. Politikisht UNMIK-u
bėn pazar me Serbinė nė llogari tė (policisė, gjyqėsisė, pronave etj.) tė
Kosovės. Ekonomikisht, UNMIK-u i kontrollon doganat e Kosovės ku Serbia nuk
paguan fare taksėn prej 10%. Pėr shkak tė Rezolutės 1244, kufiri ndėrmjet
Kosovės e Serbisė pėr UNMIK-un vazhdon tė mbetet kufi administrativ e jo
ndėrkombėtar. Serbia nuk i pranon dokumentet dhe as targat e Kosovės,
ndėrkohė qė Kosova i pranon ato tė Serbisė. Kjo gjė mundėson qė Serbia
praktikisht tė mos lejojė fare importe nga Kosova dhe tė eksportojė aq shumė
mallra nė Kosovė. Po ta njihte Kosovėn, Serbisė do ti duhej ti kthente
librat kadastralė dhe tė hiqte dorė nga fondi i privatizimit tė Kosovės ku
aktualisht ka shumė gjasė qė tė marrė hise tė madhe. Serbia investon nė
strukturat paralele tė saj nė Kosovėn qė nuk e njeh sepse ky investim i
kthehet asaj pėrmes ndėrmarrjeve publike e shoqėrore e deri te minierat qė
menaxhohen nga kėto struktura nė ēerekun e territorit tė Kosovės qė e
kontrollojnė ato. Kjo sdo tė ishte e mundur pėr Serbinė sikur ajo ta njihte
Kosovėn. Po tė ishte Kosova njėmend e pavarur, pra pa tutelėn ndėrkombėtare
qė toleron strukturat e Serbisė, Serbia do tė na frikėsohej. Ajo do tė duhej
tė vendoste marrėdhėnie reciproke dhe simetrike me Kosovėn, me ērast do tė
humbiste shumė krahasuar me pėrfitimet qė i nxjerr sot nga Kosova e panjohur
prej saj. Pėrgjigja 4: Serbia fiton simpati nga
kundėrshtarėt e ShBAve duke mos e njohur Kosovėn.
Shtetet qė e pėrkrahin Serbinė nė mosnjohjen e Kosovės janė tri lloj:
a) Shetet qė ngjashėm si Serbia i shtypin e
diskriminojnė popujt e tjerė brenda territorit tė tyre; b) Shtetet qė duan tė
ngrihen si superfuqi krahas ShBA-ve dhe pėr kėtė interes tė tyre e
interpretojnė Kosovėn si produkt amerikan; c) Shtetet qė konsiderojnė se janė
viktima tė imperializmit amerikan dhe besojnė gabueshėm se edhe Serbia ėshtė
e tillė. Sigurisht se ka shtete qė e plotėsojė edhe kriterin e parė edhe atė
tė dytė siē ėshtė puna e Rusisė dhe Kinės. Por, mė e dhimbshmja gjithsesi
konsiston nė shtetet e kėsaj kategorisė sė tretė qė besojnė se Serbia po e
mbron ligjin dhe tė drejtėn ndėrkombėtare, se Serbia ėshtė nė anėn e parimeve
universale kurse ShBA-tė nė atė tė interesave partikulare. Pikėrisht kėtyre
shteteve Kosova do tė duhej tua sqaronte vetėvendosjen e mohuar pėr popullin
e Kosovės, kryengritjet dhe rezistencėn e vazhdueshme kundėr okupimit serb,
dhe posaēėrisht imperializmin e vockėl tradicional tė Serbisė nė Ballkan. (Ka njė shkrim shumė tė mirė tė Besnik Pulės pėr kėtė
ēėshtje.) Ėshtė e tmerrshme qė shtetet e vogla qė hiqen tė majta e tė
moralshme tė marrin anėn e Serbisė siē po ndodh tani. Pėrgjigja 5: Serbia i rrit gjasat ta
fitojė Republikėn Serbe tė Bosnjes duke mos e njohur (ende) Kosovėn. Serbia e ka kuptuar se
paradigma perėndimore pėr Ballkanin ėshtė stabiliteti rajonal. Kosova e
Bosnja janė nė tė njėjtin rajon. Qė tė dyja janė bėrė protektorate tė BE-sė.
Bosnja nuk po funksionon dhe zėrat se ajo ėshtė njė shtet i dėshtuar janė
shtuar. Nėpėrmjet Planit tė Ahtisaarit Kosova rrezikon tė bėhet si Bosnja.
Serbia nuk e pranon Planin e Ahtisaarit sepse atė Qeveria e Kosovės e ka bėrė
obligim kushtetues. Pra, Planin e Ahtisaarit Serbia tashmė e ka por ajo do mė
shumė se kaq. Nė njėrėn anė, Serbia e do kantonizimin e Kosovės poshtė nė
terren ndėrsa, nė anėn tjetėr, e do njė lidhje midis Serbisė e Kosovės lart
nė institucione, diēka ngjashėm sikurse Unioni Serbi-Mal i
Zi. Pra, Serbia do negociata tė reja pas tė cilave do ta pranonte Kosovėn me kusht qė tė arrijė rezultatin qė do. Serbia e ka
pranuar Bosnjen si shtet vetėm nė Dayton, ku siē dihet u nda Bosnja dhe vetėm
atėherė kur ofensiva e Armatės sė Bosnjes kishte kapur paralagjet e qytetit
tė Banja Llukės. Pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, ishte Qeveria e
Kosovės dhe UNMIK-u ato qė u zbrapsėn para strukturave tė Serbisė. Prandaj,
ska kurrfarė shanse qė Serbia ta pranojė pavarėsinė e Kosovės pėrderisa
strukturat e saj nė Kosovė janė nė ofensivė. Kur kėsaj i
shtohet edhe pėrvoja e Serbisė me zemėrgjerėsinė absurde tė Grupit Negociator
tė Kosovės nė Vjenė, pa dyshim se asaj veēsa i shtohen apetitet. Pas
kantonizimit tė Kosovės dhe njė lidhjeje sado tė brishtė institucionale
ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės, Serbia shpreson nė shpėrbėrje tė
njėkohshme tė Kosovės dhe Bosnjes pas disa viteve, me
ērast ajo do ta fitonte Republikėn Serbe kurse Kosova do tė ndahej prej saj
dhe mbase do ti bashkohej Shqipėrisė, por ama duke humbur veriun, Anamoravėn
dhe Luginėn e Preshevės. Kur Serbia flet pėr Kosovėn ajo gjithnjė e ka nė
mendje edhe Republikėn Serbe. Pėrgjigja 6: Serbia e kultivon rrymėn
nacional-shoviniste duke mos e njohur Kosovėn. Afėr 200.000 joserbė
(boshnjakė, kroatė e shqiptarė) janė vrarė nga forcat serbe pėrgjatė viteve
tė 90-ta. Nėse supozojmė se njė serb i ka vrarė pesė veta (me ērast nuk po
i pėrfshijmė plagosjet, dhunimet, torturat dhe dėmet materiale) atėherė kjo
do tė thotė qė janė 40.000 kriminelė qė shėtisin tė lirė nė Serbi. Ata janė
edhe mė tutje nėpėr strukturat e pushtetit: nė ushtri, polici, administratė e
nėpėr parti politike. Kjo armatė kriminelėsh, edhe pėr ti ikur drejtėsisė, e
propagon njė lloj nacionalizmi tė shpifur mistik qė sė bashku me Akademinė e
Shkencave dhe Arteve tė Serbisė dhe Kishėn Ortodokse Serbe shpikin mite
(posaēėrisht mbi Kosovėn), e i paraqesin ato pėr tė vėrteta historike.
Mosnjohja e pavarėsisė sė Kosovės nga Serbia e kultivon kėtė rrymė nacional-shoviniste
dhe e paraqet Serbinė si njė vend me potencial destabilizues pėr rajonin qė,
pėr pasojė, duhet tė merret me tė mirė nga perėndimi, nė mėnyrė qė tė mos
kemi luftėra e gjakderdhje tė reja... Fundi i kėtij shkrimi mund
tė jetė veēse ndėrprerje e tij. Mbase, vazhdojeni ju kėtė njohje tė Serbisė
duke menduar pėr atė qė e lexuat por edhe qė nuk e lexuat kėtu. & Albin Kurti: Nė
mungesė tė politikės sė brendshme, Kosova ėshtė ... |