BOTIMET E PARA NĖ GJUHĖN SHQIPE TĖ DHIATĖS SĖ RE

 

VLERA HISTORIKE E “DHIATĖS SĖ RE“ E BOTUAR NĖ

SHQIP MĖ 1824, 1827 DHE 1858

 

Shkruan: Arben Llalla - Tetovė, 22. 07. 2009 

________________________________

 

      Nė historinė e letėrsisė shqipe shumė pak shkruhet pėr kontributin e shqiptarėve tė Greqisė (qė grekėt i thėrrasin Arvanitas), nė fushėn e letėrsisė. Aty vihet nė pah vetėm kontributi i Anastas Kulluriotit dhe Panajot Kupitorit, por edhe pėr kėto dy figura tė shquara flitet shumė pak. Kjo ndoshta, sepse studiuesit qė kanė pėrpiluar kėtė libėr nuk kanė patur mundėsi tė bėjnė hulumtime nėpėr arkivat greke, tė cilat ende zyrtarisht nuk janė hapur pėr studiuesit e vėrtetė qė merren me ēėshtjen shqiptare. Nga gjurmimet e viteve tė fundit janė gjetur shumė gazeta, broshura, libra tė cilat janė shkruar nė fillim tė shek.XIX nė gjuhėn shqipe, por me shkronja greke. Shumė nga kėto materiale me vlera pėr gjuhėn shqipe nuk janė bėrė ende tė njohura pėr lexuesin shqiptare dhe mendoj qė ka ardhur koha qė tė dalin nė dritė, duke mos i lėnė nėpėr bodrumet e ndonjė biblioteke shqiptare dhe tė huaj, we t’i i mbuloj pluhuri i harresės. Nėpėr shumė biblioteka nė Greqi gjenden libra pėr shqiptarėt, historinė dhe gjuhėn e shkruar shqipe me shkronja greke. Kjo tregon se shqipja e folur dhe e shkruar kishte njė shtrirje tė gjerė nė Greqinė e shek.XIX deri nė fillim tė shek.XX, kur edhe fillon propaganda ekstremiste frontale kundėr vlerave kulturore dhe ēdo gjė shqiptare nė Greqi. Kėshtu, trukturat e shtetit grek filluan konservimin e librave qė flitnin pėr krenarinė shqiptare. Kėto libra mbetėn me vite tė tėra pa u publikuar e pa u studiuar, gjė qė kanė krijuar njė boshllėk tė madh pėr letėrsinė dhe shkrimin shqip nė Greqi.

 

 

      Njė nga kėto libra me vlera tė mėdha ėshtė DHIATA E RE e pėrgatitur dhe e botuar nė vitin 1824 nė gjuhėn shqipe nga Dr.Vangjel Meksi. Bėhet fjalė vetėm pėr pjesėn e Shėn Mateut. Dhiata e Re botim i vitit 1824 ėshtė ndoshta botimi i parė nė gjuhėn shqipe. Ajo pėrbėhet nga 188 faqe tė shkruara nė gjuhėn greke dhe nė gjuhėn shqipe me shkronja greke. Dhiata e Re mė 1827 do tė ribotohej e plotė nėn kujdesin e Kryepeshkopit tė ishullit tė Eubesė Grigor Gjirokastritit. Ishulli i Eubesė banohet ende sot e kėsaj dite nga njė shumicė greke me origjinė shqiptare, qė nga grekėt thirren arvanitas.

      Dhiatėn e Re, botim i vitit 1827, nė Korfuz e pėrktheu dr.Vangjel Meksi (1770-1823) i cili ishte mjek i Ali Pash Tepelenės. Vangjel Meksi kishte lindur nė Labovė tė Gjirokastrės, mėsimet e para i mori nė shkollėn e vendlindjes, ndėrsa shkollėn e mesme nė Janinė pėr tė vazhduar studimet universitare pėr mjekėsi nė Napoli tė Italisė. Dashuria pėr gjuhėn shqipe e shtyri mjekun Meksi tė bėnte pėrpjekje pėr botime tė librave nė gjuhėn shqipe, gjė qė nė ato vite ishte shumė e vėshtirė, por nevojshme. Nė vitin 1821 me porosi tė Shoqėrisė Biblike londineze (Protestante), shqipėroi Dhiatėn e re, pas dy vitesh pėrkthyesi Vangjel Meksi vdes duke mbetur puna e pa pėrfunduar. Pas disa vitesh, mė 1827 do tė angazhohet njė shqiptar tjetėr qė shėrbente nė kishėn ortodokse greke nė Eube, Kryepeshkopi Grigori, pėr botimin e Dhiatės sė Re, tė pėrkthyer nga laboviti Vangjel Meksi. Ky libėr fetar i botuar nė vitin 1827 nė Korfuz mė shumė do tu shėrbente shqiptarėve pėr tė lexuar nė gjuhėn shqipe se sa afrimin e tyre me kishėn kristiane. Dihet mirėfilli se nė fillim tė shek.XIX, nisi lėvizja letrare shqiptare qė nė historinė tone kombėtare njihet si periudha e Rilindjes Kombėtare. 

      Dhiata e re e vitit 1827 ėshtė shkruar nė dy gjuhė greqisht dhe shqip me shkronja greke, shkronja qė ende sot i pėrdorin arvanitasit nė Greqi kur botojnė revista dhe librat e tyre pėr tė ruajtur gjuhėn e tė parėve. Ky libėr ka 839 faqe dhe pėr botimet e kohės kemi tė bėjmė me njė libėr voluminozė. Shumė studiues pretendojnė qė Dhiata e Re e botuar nė Korfuz nė vitin 1827 ėshtė botuar nė dy vėllime, sipas kėrkesės sė Kryepeshkopit Grigori, por gabojnė sepse unė kėtė libėr e kam gjetur vetėm nė njė vėllim tė plotė, pra me 839 faqe i ndarė nė dy pjesė. Ndėrsa nė vitit 1858 u botua vetėm pjesa e parė, tė paktėn deri mė sot kam gjetur vetėm kėtė pjesė tė ribotuar nė Athinė. Kėtė e them me bindje tė plotė sepse nė kopjen e kėtij botimi shkruhet qartė nė faqen e parė se bėhet fjalė pėr pjesėn e pare, qė pėrbėhet prej 375.

      Nė Dhiatėn e Re tė botuar nė Korfuz mė 1827 nė faqen 374 mbaron pjesa e parė dhe fillon pjesa e dy e librit. Pjesa e parė siē e thamė mė lart u ribotua mė 1858 nė Athinė. Por pėrse dr.Vangjel Meksi dhe Kryepeshkopi Grigori punuan dhe u kujdesėn nė fillim tė viteve 1820 pėr botimin e njė libri fetar Kristian nė gjuhėn shqipe, kur dihet mirėfili se nė ato vite bėhej luftė pėr mbijetesė si komb dhe pėr shqiptarėt pak rėndėsi kishte feja?

      Mund tė thuhet lirisht se dr. Meksi dhe Kryepeshkop Grigori nuk u kujdesėn pėr botimin e Dhiatės sė re nė gjuhėn shqipe pėr para, as se e kishin detyrė fetare, por vetėm nga dashuria pėr gjuhėn amtare shqipe. Nė kėtė mėnyrė ata jepnin kontributin e tyre qė shqipja tė mos vdiste, dhe tė mos asimiloheshin shqiptarėt nė hapsirat etnike shqiptare nė Greqi. Ata ishin tė vetėdijshėm se puna qė po bėnin ishte me rreziqe tė mėdha, pėr vetė faktin se grekėt bėnin ēmos pėr asimilimin e ortodoksėve shqiptar, ashtu siē veprojnė edhe sot me forma tė ndryshme.

      Pas 45 vitesh, gjuhėtari Kostandin Kristoforidhi - nė vitin 1872 nė Stamboll (Konstandinopojė), e boton “Dhiatėn e re” nė gjuhėn shqipe (dialektin gegėrisht) me shkronja latine. Ky ishte njė botim shumė i pėrsosur dhe i kuptueshėm pėr lexuesit. Puna e Kostandin Kristoforidhit nė botim e Dhiatės sė Re nė shqip, ka lėnė tė kuptoj se gjuha shqipe duhet tė shkruhet vetėm me shkronja latine.

      Sot botimet e Dhiatės sė Re dhe librat e tjera fetarė tė botuar nė shek.XIX nė gjuhėn shqipe nuk duhet t’i shohim thjesht si vepra fetare, por si libra me vlera tė larta gjuhėsore dhe historike, pėr faktion sepse ato libra besimtarėve tanė ua bėnė tė mundur tė lexonin lutjet nė gjuhėn amtare dhe pėr me tepėr ta ruanin e kultivojnė gjuhėn shqipe. Kėto libra mund tė vlerėson edhe pėr njė fakt shumė domethėnės, Nėse shikohet kontinuitieti i tė shkruarit shqip me alfabete tė ndryshme asokohe kėto libra mund tė thuhet se i kanė paraprirė vendimeve tė Kongresit tė Manastirit, pėr alfabetin e gjuhės shjqipe (nė nėntor 1908) dhe themelimit tė kishės Autoqefale ortodokse shqiptare nė vitin 1922.