Gjurmime historike SKENDERBEU - I FSHEHUR NĖPĖR ARKIVAT GREKE Shkruan: Arben
Llalla - Tetovė, 09. 04. 2009 ___________________________ Historia
e popullit shqiptar ėshtė shumė e pasur me shkrime, libra, broshura qė flasin
pėr lavdinė e kombit tonė nė luftė pėr ekzistencė. Ato janė tė fshehura nėpėr
arkivat e ndryshme tė botės. Viteve tė fundit fal punės sė palodhur tė disa
studiuesve shqiptar dhe tė huaj kanė dalė nė dritė fakte tė rėndėsishme qė
lidhen me historinė e kombit shqiptar, por ka ende shumė tė tjera qė nuk janė
zbuluar dhe flenė diku nėpėr bodrumet e shumė bibliotekave apo Institucionet
e ndryshme nė Itali, Austri, Francė, Turqi, Greqi etj.
Arkivat greke fshehin shumė dokumenta historike qė lidhen me
shqiptarėt. Pėr mendimin tim nėpėr arkivat shtetėrore, kishat, manastiret,
bibliotekat private mund tė gjenden fakte me vlera tė mėdha pėr shqiptarėt si
nė fushėn e gjuhėsisė ashtu edhe atė historike. Por ende asnjė studiues
shqiptar nuk ka mundur tė futet nėpėr arkivat e shtetit grek sepse Greqia
ėshtė kujdesur pėr konservimin e tyre e pėr ti mbuluar me pluhurin e
harresės. Disa studiues kanė kėrkuar dokumenta historike qė i pėrkasin
fillimeve tė shek. XX, por revolucioni kulturor i rilindjes sė vetėdijes
shqiptare ka nisur nė fillimet e shek. XIX. Me plot gojė mund tė thuhet
lirisht, se ka shumė dokumenta historike, gjuhėsore e kulturore qė janė
botuar nė gjuhėn shqipe dhe greke nė fillimet dhe nga mesi i viteve 1800 nė
Greqi. Por siē thamė mė lart Greqia ėshtė kujdesur qė tė mos dalin ato nė
dritė.
Figura e Heroit Kombėtar Gjergj Kastriotit duke qenė njė figurė
madhėshtore, shumėkush e kanė zili ende sot. Disa studiues duke shpikur apo
hedhur dyshime mbi origjinėn e tij shqiptare, kėrkojnė tu dėgjohet pak emrin
nėpėr media tė ndryshme. Qė Skėnderbeu ishte shqiptar nga babai dhe nėna e
tij kėtė nuk e luan as topi, por edhe tani nė shekullin e XXI ka njerėz qė
duke parė madhėshtinė, krenarinė dhe trimėrinė e kėtij njeriu tė madh duan ta
pėrvetėsojnė qoftė edhe pėr pak ēaste. Nė tė
vėrtetė asnjė njeri nuk ka faj kur lexon vepra jo tė trajtuara mirė, qė mė
shumė i kanė shėrbyer politikave ditore se sa historisė sė vėrtetė. Grekėt e
shekullit XIX duke mėsuar pėr trimėritė e Skėnderbeut frymėzoheshin dhe
luftonin kundėr Osmanėve, pėr tė fituar pavarėsinė. Ka shumė shembuj pėr
heronjtė e Kryengritjes greke tė vitit 1821 qė ishin shqiptar ose siē i
thėrrasin grekėt arvanitas, tė cilėt mbanin me krenari shenjėn e Bricjapit qė
dikur e ka mbajtur Leka i Madh, Pirrua i Epirit dhe Skėnderbeu. Gjatė
kėrkimeve tė mia nėpėr disa biblioteka private dhe shtetėrore gjeta shumė
libra nė gjuhėn greke qė flasin pėr historinė e kombin tonė, tė botuara nė
shek.XIX. Disa prej kėtyre librave pėrmenden tek-tuk si bibliografi e
shfrytėzuar, por qė nuk na janė sjellė tė plota nė botime. Edhe pse kėrkimet
e mia kanė qenė private, tė pa deklaruara, munda tė gjejė dhe tė marr gjėra
me vlerė. Emocione tė forta ndjeva kur gjeta katėr libra origjinalė nė gjuhėn
greke qė flisnin pėr trimėritė e Gjergj Kastriotit - Skėnderbe. Edhe pse nė
kėto libra bėheshin pėrpjekje pėr tė faktuar qė familja Kastrioti kishte
origjinė greke ato kanė vlera sepse shkruhet pėr atė burrė qė mbrojti
pushtimin e Europės nga Osmanėt, qė botėrisht njihet dhe ėshtė vėrtetuar
shkencėrisht se ishte shqiptar 24 karat. Grekėt pretendimet e tyre pėr ta
privatizuar Skėnderbeun mė shumė i bazojnė tek emrat dhe mbiemrat e
familjes Kastrioti qė sipas tyre kanė kuptimėsinė nė gjuhėn greke. Duhet
tė dimė se nė shekujt e mėparshėm njerėzit e kombeve tė ndryshėm emrat dhe
mbiemrat i kishin fetarė. Nė qoftė se do tė mendojmė me logjikėn e paditurisė
qė pretendojnė grekėt atėherė do tė themi se ish-Kryetari i Kubės Fidel
Kastro ėshtė grek, sepse ai mbiemrin e ka grek KASTRO (kala, kėshtjellė). Po
tė mendojmė me kėtė logjikė tė thjeshtė unė do tė them se deputetėt grek kanė
mbiemra tė kuptimėsisė nė gjuhėn shqipe, sllavisht, turqisht dhe shumė pak
greqisht. Pa folur qė qytetet greke me emėrtime qė zbėrthehen nė gjuhėn
shqipe. Edhe shumė emra tė fesė ortodokse janė nė gjuhėn shqipe me disa ditė
lutjesh fetare. Por kjo ėshtė temė mė vete qė duhet tė shikohet. Nė
qoftė se pėr njė ēast e mendojmė qė Skėnderbeu ishte grek, atėherė pse
Skėnderbeu nuk luftoi pėr ēlirimin e Greqisė? Pse Greqia e djeshme dhe e
sotme nuk ka njė bust tė Skėnderbeut pėr ta lartėsuar figurėn e tij?
Ish-sekretari nė ministrin e jashtme italiane nė vitet 1930 De Martiko do tė
shprehej pėr grekėt: Grekėt janė tė aftė, qė tė marrin njė zezak tė vėrtetė
amerikan, tė zi si qymyri, dhe pasi tė punojnė gjashtė muaj me tė, ta kthejnė
pėrsėri nė Amerikė me besimin e plotė tek vetja e tij se ai ėshtė pasardhės i
drejtėpėrdrejtė i Themistokliut. Pra
tezat fėminore tė studiuesve grek, sllavė dhe tė disa studiuesve tė djeshėm
dhe tė sotėm pėr origjinėn greke apo sllave tė familjes sė Kastriotėve bien
poshtė si teza tė pavėrteta tė cilat nuk mbėshteten tek shkenca, por tek
politikat ditore. Si
pėrfundim Skėnderbeu lindi shqiptar dhe vdiq shqiptar. Ai, ishte trashėgimtar
i mbajtjes sė shenjės sė Bricjapit qė e kishte mbajtur Leka i Madh dhe Pirro
i Epirit. Skėnderbeu lindi ortodoks, u bė me dhunė mysliman, pėrqafoi me
dėshirė fenė katolike dhe vdiq UNIT. Shumė kush do tė habitet me kėtė
pėrfundimin tim fetar tė Skėnderbeut UNIT. Por sot e kėsaj dite shqiptarėt
(arbėreshėt) qė mėrguan nė Itali mbas vdekjes sė tij besojnė ende nė besimin
fetar UNIT. Unitėt janė pėr bashkimin e dy kishave kristjane, atė katolike
dhe ortodokse. Arbėreshėt nė Itali falen nė kishėn e ritin ortodoks, por nė
vartėsi tė Vatikanit katolik. Nė qytetin e Elbasanit, brenda nė kalanė e
vjetėr ka qenė dhe ėshtė ende sot njė kishė e ritit UNIT. Nė
fillim tė viteve 1990 prifti i parė qė shėrbente nė kėtė Kishė ishte
arbėresh. Mė 1439 nė Sinodin e Florencės u bė bashkimi i Kishave tė Romės dhe
tė Kostandinopojės. Mė vonė kjo marrėveshje u nėnshkrua edhe nga ortodoksė
dhe katolikė tė tjerė pėr bashkim nė Romė dhe Brest nė vitet 1595-1596.
Kėshtu arbėreshėt nė Itali mbeten besnikė tė besimit UNIT. Kėtė na e dėshmon
edhe arvanitasi i ndjeri Aristidh Kola. Studiuesi Aristidh Kola nė librin e
tij Arvanitasit dhe prejardhja e grekėve, shkruan: Ndėrkohė qė tė gjithė
europjanėt shkruanin pėr Skėnderbenė, kronistėt bizantinė ose e injoronin
krejtėsisht ose e pėrmendin diku dhe me njė ftohtėsi tė madhe. Shkaku nuk
ėshtė vdekja e tij e palavdishme, as fakti se ishte shqiptar dhe jo grek. Nuk
ėshtė as lavdia dhe as kombėsia kriteri i kėtyre kronistėve. Ėshtė dallimi i
besimit fetar tė Skėnderbeut, qė nuk ėshtė i krishterė ortodoks, por katolik
apo pėr tė qenė mė tė saktė, ishte UNIT. Unitėt ishin pėr bashkimin e dy
kishave.
|