Nė fokus tė historianit

 

THIMI MITKO DHE SHOQĖRIA “VĖLLAZĖRIA SHQIPTARE” NĖ EGJIPT

 

Pėr herė tė parė publikohen faksimile nga gazeta greke Pandora e viteve 1859-1869, ku atdhetari i shquar Thimi Mitko botoi shkrime qė mbronte ēėshtje shqiptare tė Korēės pėr ballė historianit grek Panajot Aravantinoi. Po ashtu faksimilet e Statutit tė themelimit tė shoqėrisė “VĖLLAZĖRIA SHQIPTARE” nė Egjipt mė 1894.

 

Shkruan: Arben Llalla - Tetovė, 24. 06. 2009

________________________________

 

     Nė Egjipt nga Shek.XIX dhe nga mesi i Shek.XX ka ekzistuar njė komunitet i madh i shqiptarėve qė kanė luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė lėvizjen e Rilindjes Kombėtare. Shqiptarėt e parė nė Egjipt kanė ardhur nėpėrmjet Perandorisė Osmane si drejtues ushtrie dhe ushtarė. Kolonia shqiptare u forcua shumė nė kohėn e sundimit tė Mehmet (Aliu) Pashė Kavallės nė vitet 1805-1848. Shqiptarėt nė Egjipt kanė qenė shumė aktivė nė drejtim tė ēėshtjes shqiptare. Nė vitin 1903, Fan Noli shkon atje pėr tė punuar si mėsues nė njė shkollė greke dhe u njoh me disa atdhetarė shqiptar qė e bindėn qė tė shkonte nė Amerikė duke i paguar dhe harxhimet e udhėtimit. Mbledhėsi i madh i Folklorit shqiptar Thimi Mitko e zhvilloji pjesėn mė tė madhe tė veprimtarisė sė tij nė Egjipt. Po ashtu vepruan edhe shkrimtar dhe poetė tė mė vonshėm si Andon Zako Ēajupi, Filip Shiroka, Aleksandėr Xhuvani etj. Atje u themeluan disa shoqata dhe janė botuar gazeta, libra dhe broshura tė ndryshme qė luajtėn njė rol tė madh nė zhvillimin e gjuhės shqipe dhe ngritjen e nivelit tė vetėdijes kombėtare. Gazetat qė u botuan vetėm nė Kajro ishin: “Toska”, “Besa”, “Sėpata”, “Shkreptima” etj. Pra me Egjiptin lidhet shumė figura tė shquara shqiptare qė kanė vepruar nė kėtė vend. Por pėr fat tė keq nė ditėt tona Kolonia shqiptare e dikurshme ėshtė zhdukur, ka mbetur vetėm nė kujtesėn e historisė sonė.

 

 

Polemika e Thimi Mitkos historianin grek Panajot Aravantinoi

 

     Nė histografinė shqiptare na mungojnė shumė biografi tė njerėzve tė shquar qė kanė dhėnė njė kontribut tė madh nė ēėshtjen kombėtare. Ka mungesė tė qyteteve ku kanė lindur, familjet nga vinin dhe trashėgimtarėt e tyre. Mendoj se ka ardhur koha qė studiuesit tanė duhet tė punojnė nėpėr arkivat e huaja nė kėrkimet pėr tė gjetur sa mė shumė tė dhėna pėr kėta atdhetarė dhe pėr kombin shqiptar. Vendi fqinji me Shqipėrinė, Greqia fsheh shumė dokumenda qė kanė lidhje me shqiptarėt dhe Shqipėrinė. Nė arkivat greke mund tė gjinden shumė libra, gazeta, broshura qė janė botuar nė gjuhėn shqipe dhe greke nė shek.XVIII-XIX. Tė cilat tregojnė pėr gjuhėn, historinė tonė kombėtare qė nga koha e Aleksandrit tė madhe e deri mė sot. Nga kėrkimet e mia nėpėr kėto arkiva kam ndeshur me qindra libra tė autorėve grek qė shkruajnė pėr shqiptarėt si trashėgimtarė tė Pellazgėve, Pirros dhe Aleksandrit tė Madh. Ndoshta ky sinqeritet i shumė shkrimtarėve grek tė shekujve tė kaluar ka bėrė qė shteti i tyre ti fsheh ose ti zhduki kėto libra me vlera tė larta. Por megjithatė ka nėpėr bibliotekat private dhe universitare libra tė ruajtura me kujdes qė lidhen me shqiptarėt dhe Shqipėrinė e hershme qė u kanė shpėtuar “konservimit tė zhdukjes”. Ndėr shumė libra, broshura dhe gazeta tė shek.XVIII-XX qė kam gjetur nė arkivat greke, ka edhe materialet qė lidhen me aktivitetin e Thimi Mitkos. Janė faqe tė gazetės “PANDORA” (ΠΑΝΔΩΡΑ) qė shkrimtari shqiptar polemizon me historianin grek Panajot Aravantinoi i cili bėnte shtrembėrime historike pėr qytetin e Korēės dhe zonėn pėr rreth saj. Njė pjesė e kėsaj polemike ėshtė botuar nė veprėn e Thimi Mitkos “Bleta Shqiptare”, 1981, Tiranė. Por pėr fat tė keq pėrgatitėsit e veprės nuk kanė botuar qoftė edhe njė faksimil tė gazetės greke “Pandora” ku janė botuar shkrimet e Mitkos pėr ta paraqitur veprėn mė tė pasur dhe tė besueshme. Po ashtu nė Historinė e letėrsisė ku shkruhet pėr Thimi Mitko nuk janė faksimilet e gazetės greke nė fjalė. Prandaj e pash tė udhės tė nxjerrė nga arkiva e gazetės greke “Pandora” (nė tė vėrtetė ka qenė revistė jo gazetės si na e kanė paraqitur nė veprėn e Th.Mitkos) e cila u themelua mė 12 dhjetor 1849 dhe doli nė qarkullim nė prill tė 1850, dy herė nė muaj. Kjo revistė u botua deri nė vitin 1872 dhe e pėrgatisni Nikolao Dragumi(qė ishte arvanitas), Kostandin Paparigopulo, Aleksandro Riyo Ragapi, Kristo A. Duka.

 

 

     Pra, nė faqet e kėsaj reviste Thimi Mitko ka dhėnė njė kontribut tė madhe duke botuar shkrimet e tia pėr tė vėrtetėn e Korēės dhe Maqedonisė sė atėhershme. Gjatė kėrkimeve nuk munda tė gjejė pjesėn e fundit tė vazhdimit tė polemikės sė Thimi Mitkos me historianin grek Panajot Aravantinoi. Ndoshta ajo pjesė nuk u botua asnjėherė pėr arsye tė ndryshme, por pjesa mė e madhe e pa dritėn e botimit pėr tė sqaruar mė mirė lexuesin greke tė atyre viteve qė ushqeheshin me keqinformime pėr fqinjėt e tyre qė ende ishin nėnpushtimin osman. Titulli i shkrimit tė Mitkos ėshtė “Shėnime mbi Maqedoninė dhe Korēėn” ( ΠΕΡΙ ΤΗΣ ΕΝ ΜΑΚΕΔΟΝΙΑ, ΚΟΡΙΤΣΑΣ) . Kėto shkrime janė botuar nė veprėn e Mitkos, por pa asnjė shėnim mbi revistėn Pandora dhe faksimile. Interesant ėshtė fakti se shkrimet e Thimi Mitkson pėr Korēėn u botuan dy nė vitin 1859 dhe dy pas 8 viteve mė 1867. Mendoj qė nė stafin e revistės greke “Pandora” pėr botimet e shkrimeve tė Mitkos duhet tė ketė ndikuar ndonjė nga punonjėsit e brendshėm sepse shkrimet janė botuar me emrin anonim “Njė nga pajtimtarėt”. Nė ato vite ka qenė e vėshtirė pėr tė mbrojtur ēėshtjen shqiptare nė shtypin grek pėr arsye se sapo ishte hedhur projekti pėr realizimin e Greqisė sė Madhe(MEGALO IDHEA) mė 1850. Nė programin e “MEGALO IDHESĖ” mbretėria e Greqisė donte tė pėrfshinte brenda saj tė gjithė ortodoksit e Ballkanit dhe tė Azisė sė Vogėl. Greqia kėrkonte kufirin me Shqipėrinė deri nė Lumin Shkumbin. Njė pjesė e kėtij projekti u realizuan nė vitet 1912-1914 me marrjen e qyteteve tė Artės, Janinės, Prevezės dhe Konicės.

 

 

Shoqėria “VĖLLAZĖRIA SHQIPTARE” nė Egjipt

 

     Mė 22 mars tė vitit 1890 vdes Thimi Mitko nė qytetin Beni Suef. Ai ishte vendosur nė fillim tė viteve 1860. Nė Beni Suef kanė jetuar dhe punuar nė pėrgjithėsi shqiptarėt qė ishin me origjinė nga zona e Korēės dhe Pogradecit. Gjatė kėrkimeve gjeta statutin e shoqėrisė Vėllazėria Shqiptare inicialet e njėrit nga atdhetarėt shqiptarė qė ka vepruar nė qytetin ku vdiq Mitkoja. Bėhet fjalė pėr K. E. Mitko, njėrin nga themeluesit e shoqėrisė “Vėllazėria Shqiptare” nė Egjipt. Ndoshta iniciali K., tregon emrin Kosta dhe E., Efthimio. Thimi Mitko nė tė vėrtetė emrin e pagėzimit e kishte Efthimo, por ai ashtu si Fan Noli parapėlqenin tė njiheshin me emrat qė nuk tregoni kuptimėsi greke si Efthimio-Thimi, Theofan Mavromati-Fan Noli. Nė kėmbimet tė letrave me De Radėn, Jovan Mitkon, J.U. Jarniku, Fr. Krispi, e Italisė Thimi Mitko emrin e tij e shkruante E. Mitko, ndėrsa nė letrat qė u ka dėrguar Kristo Zhapės, Th. Kreit, K. Kristoforidhit, me Th. Mitko. Ka mundėsi K. E. Mitko tė jetė djali i madh Thimit, Kosta Mitko.

     Shoqėria Vėllazėria Shqiptare nė Egjipt nė rregulloren e saj mban datėn e themelimit 1 maj 1894, nė Beni-Suef. Kryetar i kėsaj shoqėrie ishte zgjedhur I. A. Bakllava, nėnkryetar N. Dhuci, arkėtar Marko M. Marku, sekretar K. E. Mitko dhe anėtarė tė tjerė tė Kėshillit drejtues ishin M. Dhimitriu, X. Vito, P. E. Plluska.

     Qėllimet kryesore tė kėsaj shoqate ishin tė ndihmonin shqiptarėt nė Egjipt dhe nė Shqipėri. Pėr ruajtjen e traditave kulturore kombėtar dhe gjuhėn shqipe. Anėtarė i kėsaj shoqate mund tė bėhej ēdo shqiptar i lindur nė Egjipt dhe jashtė tij, pa dallim feje dhe krahine. Duke bėrė njė kėrkesė qė ia dorėzon kryetari dhe 20 franga me dy kėste. Po tė refuzohej anėtarėsimi kėrkuesi nuk kishte tė drejtė tė kėrkonte arsyet e refuzimit tė kėrkesės. Anėtarėt rregullisht duhet tė paguanin 10 franga nė vit kuotėn e anėtarėsimit. Shoqėria pranonte dhe dhurata nė tė holla tė cilat pranoheshin me njė kėrkesė nga dhuruesi edhe pėrse duhen tė pėrdoreshin kėto tė holla. Shoqėria ishte jo politike dhe punonte qė shqiptarėt tė kishin vendi qė u takonte nė Egjipt si njė diasporė e madhe qė ishin.