Periudha e ngrohtė nė mes dy vendeve!! KUR
GREKĖT PROPAGANDONIN PĖR MIQĖSI TĖ SINQERTĖ
GREQI-SHQIPĖRI Periudha mė e ngrohtė midis
dy vendeve ka qenė nė fillim tė viteve 1980 e deri nga fundi i vitit 1990.
Nga dokumentet historike tė kėtij dhjetėvjeēari (1980-1990) tė gjetura janė
interesante faktet se disa intelektualė grekė nė shkurt tė vitit 1980 morėn
pėrgjigje pozitive nga gjykata e Athinės pėr aprovimin e kėrkesės sė tyre pėr
themelimin e shoqatės miqėsi Greqi-Shqipėri.
Shkruan: Prof.
Arben LLALLA *
Marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe Greqisė kanė njohur periudha tė
luftėrave tė heshtura, tė miqėsisė sė mirė dhe tė marrėdhėnieve tė ngrira.
Janė ende tė freskėta marrėdhėniet e ngrira tė dy vendeve nė vitet 1994-1995
pas provokimeve greke nė jugun e Shqipėrisė dhe arrestimet e pesė
minoritarėve grekė nga policia e Shqipėrisė me akuzat pėr tradhti nė dėm tė
shtetit shqiptar.
Nė vitin 1949 ushtria e Greqisė afroi forcat e saja pėr tė hyrė nė
Shqipėri, atėherė pati shumė provokacione dhe tė vrarė nga tė dy palėt dhe nė
historinė shqiptare kėto ngjarje njihen si provokacionet e gushtit tė 1949.
Nė vitin 1967 marrėdhėniet midis Tiranės dhe Athinės arritėn deri nė njė
luftė tė hapur pas pretendimeve greke pėr aneksimin e jugut tė Shqipėrisė.
Atė vit Greqia grumbulloi forca tė mėdha ushtarake nė kufi pėr tė sulmuar,
por pėrgjigjja e Tiranės nuk vonoi, kryeministri Mehmet Shehu u tha grekėve
se pėr pak orė ushtria shqiptare do tė pijė kafenė nė Janinė, prandaj bėjuni
gati tu shėrbeni shqiptarėve.
Periudha mė e ngrohtė midis dy vendeve ka qenė nė fillim tė viteve
1980 e deri nga fundi i vitit 1990. Nga dokumentet historike tė kėtij
dhjetėvjeēari (1980-1990) tė gjetura janė interesante faktet se disa
intelektualė grekė nė shkurt tė vitit 1980 morėn pėrgjigje pozitive nga
gjykata e Athinės pėr aprovimin e kėrkesės sė tyre pėr themelimin e shoqatės
miqėsi Greqi-Shqipėri. Nė kryesinė e kėsaj shoqate bėnin pjesė Pandeli P.
Pandeleon kryetar, dhe anėtarėt tė kryesisė Kosta J. Dhrosaqi, Jani Gj.
Glikofridhi, etj. Nėnshkrimet pėr themelimin Shoqatės e Miqėsisė
Greqi-Shqipėri e kishin hedhur edhe shumė personalitete tė mėdha tė jetės
politike dhe kulturore tė Greqisė sė viteve 1980. Kėshtu figuronte firma e
deputetes sė PASOK-t me origjinė shqiptare Melina Merkurit, ministre e
Kulturės, kryetarit tė Bashkisė sė Pireos G. Kiriaharakos, Kryetari i
Bashkisė sė Thivės K. Kurkutis, Aristidh Kola, e shumė ministra dhe kryetarė
tė Bashkive tė Greqisė. Nėnshkrimet pėr themelimin e kėsaj shoqate miqėsore
mbajnė datėn e 28 marsit tė vitit 1980. Themelimin e shoqatės e pėrshėndeti
edhe Kryetari i Federatės sė Pėrgjithshme tė Punėtorėve tė Greqisė Jorgos
Ravdopulos.
Nė qershor tė vitit 1984 kjo shoqatė nxori nė qarkullim edhe numrin e
parė tė revistės sė saj me emrin Shqipėria e Re(I NEA ALLVANIA) e cila u
botua deri nė numrin e katėr tė saj. Nisma e parė e shoqatės miqėsore
Greqi-Shqipėri ishte kėrkesa pėr heqjen e ligjit famėkeq tė luftės midis
Greqisė dhe Shqipėrisė qė ishte miratuar nga Kuvendi i Greqisė mė 10.11.1940
dhe vazhdonte tė ishte ende nė fuqi. Ēudia ishte se shumica e nėnshkruesve pėr
themelimin e shoqatės dhe kėrkuesit pėr heqjen e ligjit tė luftės kur
bėheshin ministra e harronin shoqatėn dhe kėrkesėn e parė tė tyre pėr heqjen
e ligjit tė luftės midis dy vendeve, ligj qė ende ėshtė nė fuqi dhe qėndron
mbi kokat e marrėveshjeve tė shumta miqėsore midis Greqisė dhe Shqipėrisė qė
firmosen formalisht nga qeveritė e kėtyre shteteve fqinje.
Kryetari i shoqatės Pandeli P. Pandeleon pėr tė arritur qėllimet e
shoqatės, trokiste nė ēdo derė qeveritari deri tek kryeministri i Greqisė tė
atyre viteve Andrea Papandreu. Bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė pėr botimin e
revistės Shqipėria e Re ishin arvanitasi Jorgo Maruga kryetar i Lidhjes sė
Arvanitasve tė Greqisė dhe shqiptari nga Voskopoja i cili nė vitet 1950 ishte
arratisur nga Shqipėria pėr nė Greqi Kristo Zhakarlliu dhe shkruante me
pseudonimin VOSKOPOJARI. Kjo revistė bėnte njė propagandė tė madhe nė tė mirė
tė Shqipėrisė. Ndėr to ajo reklamonte edhe librat qė lexuesi grek duhet tė
lexonte nė lidhje me Shqipėrinė dhe shqiptarėt, veēojmė reklama pėr librin me
titull: Shqipėria vendi i trimave i autorit Ilia Hroni.
Kur doli numri i parė i kėsaj reviste mė 1 qershor tė vitit 1984
Pandeli P. Pandeleon shkoi nė ambasadėn e Shqipėrisė nė Athinė pėr tu dhuruar
disa kopje. Punonjėsit e ambasadės shqiptare pasi lexuan revistėn mbetėn tė
kėnaqur nga shkrimet qė ishin botuar dhe diplomati shqiptar Ksenofon Nushi i
premtoi se pėr ēdo numėr do mund tė blinin 200 kopje me dy dollarė copėn. Ato
vite shpenzimet e pėr botimin e ēdo numri tė revistės Shqipėria e Re
kushtonte vetėm 200 dollarė. Pas pak ditėsh ambasada e Shqipėrisė nė Athinė
nė shenjė mirėnjohje e ftuan Pandeli P. Pandeleon tė bėjė njė vizitė 15
ditore nė Shqipėri. Nga vizita 15 ditore qė bėri nėpėr vendet mė tė bukura tė
atyre viteve nė Shqipėri Pandeli P. Pandeleon mbeti shumė i gėzuar dhe kur u
kthye nė Athinė nxitoi tė botonte numrin e dytė tė revistės qė drejtonte nė
emėr tė shoqatės sė Miqėsisė Greqi-Shqipėri.
Pas daljes sė numrit tė dytė Pandeli P. Pandeleon me 200 copėt e revistės
vrapoi pėr nė ambasadėn e Shqipėrisė pėr ti dhėnė revistat sipas premtimit qė
kishte marrė nga diplomatėt shqiptar. Por kėtė herė diplomatėt shqiptar
refuzuan blerjen e revistės duke i thėnė se nuk mund tė blinim kėtė revistė.
Pas kėsaj befasie tė papritur Pandeli P. Pandeleon u largua nga ambasada i
zhgėnjyer dhe i pashpresė. Por zhgėnjimin mė tė madh e mori kur nga Ministria
e Kulturės greke mori refuzimin pėr mos financimin e revistės me pretekstin
se njė botim i tillė nuk ishte brenda kuadrit Kushtetues.
Borxhet e shumta tė shoqatės dhe tė revistės bėnė qė shoqata e
Miqėsisė Greqi-Shqipėri tė mbyllej dhe tė mos dėgjohej mė pėr tė dhe njeriun
miqėsor Pandeli P. Pandeleon. Megjithėse jetėn e shkurtėr Shoqata e Miqėsisė
Greqi-Shqipėri dhe revista Shqipėria e Re hynė nė historinė e pėrpjekjeve tė
disa njerėzve pėr tė ndėrtuar njė miqėsi tė mirė dhe tė vėrtetė midis dy
vendeve fqinje.. Kush
ishte iniciatori i themelit tė shoqatės miqėsi Greqi-Shqipėri
Iniciatori pėr themelimin e Shoqatės sė Miqėsisė Greqi-Shqipėri ishte
Pandeli P. Pandeleon, njė arvanitas i cili nuk kishte ndonjė arsimim tė
lartė. I lindur nė fshatin Perahora qė banohet nga arvanitasit tė krahinės sė
Korinthit ishte krenarė pėr prejardhjen e tij shqiptare dhe ndiente njė
dashuri tė madhe pėr Shqipėrinė. Ai mori pjesė nė luftėn antifashiste dhe
luftoi pėr ēlirimin e Greqisė disa vjet nėpėr male. Pas ēlirimit pėr idetė e
tij majtiste u internua pėr 20 vite me radhė duke bredhur nga njeri ishull nė
tjetrin. Sipas shėnimeve tė Kristo Zharkalliut, Pandeliu sa mė shumė e
rrihnin aq mė i urtė dhe i vendosur bėhej dhe kur e qėllonin nė kokė me
ndonjė dru, i kujtoheshin gjėrat qė kishte harruar prej kohėsh. Ndėrsa
arvanitasi Jorgo Maruga pėr Pandeliun thoshte: Pandeliu kishte ngrėnė kaq
dru, se sa bukė nė jetėn e tij. Me rėnien e diktaturės sė
kolonelėve nė vitin 1973 Pandeliu filloi aktivitet e tija pėr afrimin e dy
popujve fqinjė me njėri-tjetrin duke themeluar Shoqatėn Miqėsi Greqi-Shqipėri
dhe revistėn Shqipėria e Re.
Iniciatori i kėtyre pėrpjekjeve Pandeli P. Pandeleon vdiq nė vitin
1999 nė harresė dhe nė varfėri tė plotė, por ai tashmė kishte lėnė gjurmė nė
historinė e dy vendeve. Historia e themelimit tė Shoqatės Miqėsi Greqi-Shqipėri
dhe botimi i revistės Shqipėria e Re sot na duket diēka e ēuditshme kur dihen
marrėdhėniet midis Greqisė dhe Shqipėrisė, marrėdhėnie qė shpeshherė nxehen
nga njė dashuri e zjarrtė dhe shpeshherė ftohen, ngrijnė, pėr tė arritur mė
tej deri nė hakmarrje tė grekėve ndaj emigrantėve shqiptarė qė jetojnė dhe
punojnė prej disa vitesh nė Greqi duke u grisur pasaportat dhe lejet e
qėndrimit. Sistemi
i Enver Hoxhės promovon miqėsi me grekėt
Diktatori i Shqipėrisė Enver Hoxha pėr tė treguar njė afrim tė mirė me
Greqinė nė vitin 1978 kishte bėrė edhe njė vizitė nė Dropull, zonė ku banon
minoriteti grek. Nė fshatin Grapsh ai foli greqisht dhe u shpreh pėr afrim tė
dy vendeve. Po ashtu pak vite mė vonė shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm i
Ushtrisė tė Rebublikės Popullorer Socialiste tė Shqipėrisė u emėrua njė
minoritar grek i quajtur Kiēo Mustaqi i cili nė vitin 1990 u bė edhe ministėr
i Mbrojtjes.
Ndėrsa kryeministri i Shqipėrisė nė vitin 1983 Adil Ēarēani do tė
deklaronte nė Kuvendin e Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė mė
15.1.1983 pėr miqėsinė e dy vendeve fqinje: Gėzohem nga lajmi se edhe
Qeveria dhe populli grek dėshirojnė forcimin e miqėsisė me vendin tonė.
Po ashtu u hap edhe pika e re kufitare midis Greqisė dhe Shqipėri nė
Kakavijė, shiritin e hapjes sė kėsaj pike doganore e prenė ministri i jashtėm
grek Karolos Papulias dhe ai shqiptar Muhamed Kapllani tė shoqėruar atėherė
me manifestime tė pėrbashkėta festive shqiptaro-greke nė dy anėt e kufirit.
(Vetėm pak ditė mė parė me propozimi tė kryetarit tė Bashkisė sė
Gjirokastrės, Flamur Bime Kryetari i Republikės Greke Karolos Papuliasi u
shpall Qytetar nderi i Gjirokastrės me motivacionin: Personalitet i shquar
dhe politikan qė i ka shėrbyer harmonisė sė marrėdhėnieve midis dy vende fqinjė.
Duhet thėnė se Kryetari Karolos Papuliasi ėshtė me origjinė ēame nga fshati
Voshtian e krahinės sė Ēamėrisė).
Pak kohė para se tė vdiste udhėheqėsi i Shqipėrisė Enver Hoxha botoi
librin Dy popuj miq, njė vepėr qė u botua nė vitin 1985 nga shtėpia botuese
8 nėntori, Tiranė. Me kėto veprime tė afrimit tė miqėsisė me Greqinė,
qeveria qė drejtohej nga Enver Hoxha ndoshta donte tė tregonte se rreziku
grek pėr Shqipėrinė nuk ekzistonte, por Shqipėria mund tė rrezikohej nga
Serbia. ·
Autori
ėshtė Historian
Dokument:
Faksimil i revistės SHQIPĖRIA E RE (I NEA ALLVANIA) numri i parė, nė
foto kryeministri i Greqisė Andrea Papanderu dhe kryeministri i Shqipėrisė
Adil Ēarēani. Kliko KĖTU |