Arkivat e pashfrytėzuar
DOSJE TĖ PA HULUMTUARA
TĖ LIDHJES SHQIPTARE TĖ PRIZRENIT
Pashtriku.org 08.
10. 2007
Pėr
Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit ėshtė shkruar mjaft deri sot,
janė botuar monografi, studime dhe vėllime me
dokumente e dorėshkrime, por, megjithatė ka mbetur njė pjesė
e madhe e burimeve arkivore, lėndė kjo e dorės sė
parė, e pa botuar dhe pa
hulumtuar.
Studiuesit
dhe specialistėt e kėsaj periudhe i pret njė lėndė
mjaft voluminoze dorėshkrimesh, dokumentash, raportesh, relacionesh dhe materiali tjetėr nė disa
arkiva, siē janė ato tė
Vjenės, Romės, Vatikanit dhe Zagrebit. Ne, gjatė viteve tė kalura,
kemi shfrytėzuar pjesėrisht disa nga fondet e kėtyre arkivave dhe si kontribut modest, pėr ndihmesė
studiuesve shqiptarė dhe tė tjerė,
ju ofrojmė rezultatet e kėrkimeve tona, me dėshirė
qė ato tė shkojnė edhe
mė tutje, veēanėrisht nė pėrvjetorėt tjerė tė Lidhjes Shqiptare
tė Prizrenit.
Nuk
jemi ndalur kėsaj radhe pėr
tė analizuar arkivat veē e veē, fondet apo
pėrmbajtjen e dokumentave.
Nė njė studim tė mėvonshėm,
i cili ėshtė nė pėrgatitje e sipėr, do tė bėjmė njė gjė
tė tillė, duke shtjelluar lėndėn arkivore tė konsultuar nga arkivat e pėrmendura. Njė pjesė tė
kėsaj lėnde, respektivisht asaj nga Arkivi Shtetėror i Zagrebit, nė formė tė skanuar
dhe tė stampuar, ja kemi dhuruar Arkivit Qendror Shtetėror. Pjesėn tjetėr, me tė pėrfunduar
studimi monografik, po ashtu do ta
dorėzojmė nė institucionet pėrkatėse pėr tiu kursyer
kohėn si dhe pėr tiu
lehtėsuar punėn studiuesve dhe historianėve tė cilėt nuk kanė
nevojė tė udhėtojnė nė arkivat pėrkatėse ngase kėto burime
mund ti shfrytėzojnė nė institucionet e cekura.
Arkivat
e Romės, Vatikanit dhe Zagrebit, asnjėherė deri mė sot, nuk
janė studiuar nė mėnyrė sistematike,
pėr periudhėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, ndėrsa situata ėshtė mė ndryshe
me Arkivin Shtetėror tė Vjenės, por edhe
nga ky arkiv, pas konsultimeve tė fondeve pėrkatėse
dhe krahasimeve me vėllimet e dokumentave tė botuara, u vėrrejt se ka ende mjaft lėndė arkivore
origjinale tė pa botuar. Kjo
lėndė burimore nga tė gjitha kėto
arkiva, pas pėrgatitjes sė saj pėr botim,
nga studiues dhe specialistė tė fushave pėrkatėse, duke pėrdorur metodat bashkėkohore kritike tė botimit
tė dokumenteve tė tilla, veēanėrisht
atė krahasuese, do tė hidhte dritė
nė disa segmente ende tė pandriēuara sa duhet pėr veprimtarinė
e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, kohėn e themelimit, rrethanat politiko-shoqėrore, ndikimet, kontributet dhe pengesat e ambasadave dhe konsullatave tė huaja me veprimet
e tyre gjatė viteve 1877-1881, si dhe mbi disa
nga personalitetet mė kyēe tė cilat
drejtuan Lidhjen.
Arkiva e Vjenės pėr
eventin shqiptar
Nė Arkivin Shtetėror tė Vjenės ėshtė
njė numėr i madh fondesh, nė tė cilat
ka shumė material burimor
pėr Lidhjen e Prizrenit dhe periudhėn nė tė cilėn ka vepruar
ajo. Kėto fonde janė Politisches Archiv tė ashtuquajturat Gehemie Akten qė fillojnė nė
vitin 1839 dhe vazhdojnė deri nė vitin 1918; pastaj fondet: Bulgarien,
1879-1918, dosjet: XV/1-123; Griechenland,
1848-1917, dosjet: XV/l-96; Montenegro pėr vitet 1879-1914, dosjet XVII/35, veēanėrisht:
Haupakten der albanischen Liga, pėr vitet 1878-1881; Rumanien
1879-1918; Serbien, 1879-1914, dosjet: XIX/1-94;
Turkei dosjet I-XII,
Albanische Liga dosja XII/236B, vitet 1880-1881; Varia- Gusinje Frage dhe Albanesische Liga, pėr vitet: 1878-1880; Zivilkommisariat
Plevle, vitet 1880-1888,
dosjet 111-121.
Ndėrkaq, kujdes tė veēantė i duhet kushtuar fondit: Konsulate 1848-1918, dosjet:
I-XXXVIII, me 89 libra tė protokollit pėr vitet: 1853-1918; ndėrsa nė fondin
Akten tė konsullatave austro-hungareze nė vende tė ndryshme
tė Gadishullit Ballkanik, dosjet janė tė renditura
nė bazė tė alfabetit, gjė qė lehtėson
shumė punėn e kėrkuesve dhe studiuesve. Disa nga dosjet e kėtij fondi tė konsullatave
janė: Antivari, pėr vitet: 1877-1878; Beogradi pėr vitin 1878; Cetinja pėr vitin 1878; Dubrovniku, pėr vitin 1878; Janinė pėr vitin 1878; Manastiri pėr vitet 1878-1881; Mostar pėr vitin 1878; Prizreni, pėr vitet 1869-1914; Sarajeva 1878-1879; Selaniku pėr vitet 1878-1881; Shkodra, pėr vitet: 1878-1881, etj.
Volumet arkivore nė Romė
Nė Romė nė: Archivio
Storico del Ministero degli Affari Esteri, qė gjendet
nė ndėrtesėn e quajtur Farnesina, janė disa fonde
nė tė cilat
ka dokumente pėr Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit. Ato fonde janė: Turchia-raportti in arrivo vėll.
1-23; pastj fondi: Pacc. ser. 1460-1472, vėll. I, 21 dhjetor 1877-5 prill 1879; Scutari/ Questione albanese; dhjetor 1877; pastaj: vėll. II, korrik 1878; vėll. III, tetor 1878; vėll. IV, dhjetor 1878; vėll. V, 15 dhjetor 1878-15 shkurt 1879; vėll. VI, vitet 1879-1880), vėll. VII, vitet 1880-1881; dhe vėll. VIII, vitet 1881-1882. Ndėrsa nė: Serie
terza: Divisione Politica, pėr vitet 1867-1888, janė tė ruajtura raportet
e konsujve dhe ambasadorėve italianė nga Bullgaria /Sofje/; Greqia, /Athinė, Selanik/; Rumania, /Bukuresht/, Serbia, /Beogradi/ etj.
Pasuria e Vatikanit
Nė Vatikan, njė rėndėsi tė veēantė
kanė posaēėrisht arkivat si: Archvio Segreto
Vaticano, respektivisht fondet:
Archivio della Delegazione Apostolica di Albania; Visite Apostoliche;
Archivio della Nunciatura di Albania; Libri litterarum visitationum sacrorum liminum; dhe Arkivi i Propagandės Fide, pėrkatėsisht
fondet: Scritture Originali Riferite nelle
Congregazioni Generali; Scritture Riferite nei Congressi; Lettere della Sacra
Congregazione de Propaganda Fide; Acta della
Sacra Congregazione de Propaganda Fide etj.
Arkiva dhe 24 kutitė e Zagrebit
Nė Zagreb, nė Arkivin
Shtetėror Kroat, nė fondin: 435, Akten des K. K. General-Commandos Zagreb Grenz Verėaltungs Presidial, pėr vitet 1878-1881; ruhen raporte tė konsullit
austro-hungarez, nė Shkodėr, F. Lippich-ut
dhe dokumente tė tjera origjinale
dhe kopje tė dubluara nė
24 kuti, psh. dosja XVIII, num.
act. 619-1307; dosja XIX,
num. act. 4-967; dosja XX, num. act. 970-1899; dosja XXI, num. act. 1905-3246; dosja XXII, num. act. 14-3999; dosja XXXIII, num. act. 4028-5073 dhe 104-3588, etj. Ky fond, por edhe disa tė
tjera, janė konsultuar nga M. Panxhiq, D. Marjaniq dhe ne, gjatė viteve 2002-2004.
E pėrditshmja shqiptare
Albania
Tiranė, 17 qershor 2007
|