Ta njohim
Etnikumin Shqiptar HISTORIA
E SHQIPĖRISĖ
Nė vitin 1959 u botua nė Tiranė vėllimi i parė i Historisė sė
Shqipėrisė, i cili, sė bashku me vėllimin e dytė, qė doli mė 1965, pėrbėn
veprėn e parė shkencore pėrgjithėsuese pėr Historinė e Shqipėrisė, tė hartuar
nga njė grup autorėsh. Historia e lashtė (Ilirėt) pėrbėnte pjesėn e parė tė
vėllimit tė parė tė botimit tė vitit 1959. Ajo shėrbeu si bazė pėr hartimin e
tekstit tė ri tė Historisė sė Shqipėrisė qė u pėrgatit dhe u botua si maket
pėr diskutim nė vitin 1973.
Pjesa e parė e vėllimit tė parė tė kėtij botimi tė ri (1973)
pėrfshinte periudhėn e historisė sė lashtė, nga fillimet e shoqėrisė
njerėzore e deri nė fillimet e mesjetės sė hershme shqiptare. Ajo u pėrgatit
nga prof. Selim Islami (redaktor pėrgjegjės), prof. dr. Muzafer Korkuti,
prof. Frano Prendi dhe prof.dr. Skėnder Anamali. Nė vitin 1977, historia e
lashtė u botua e ripunuar dhe e plotėsuar me tė dhėna tė reja nga kėta autorė,
nė formė dispense, pėr pėrdorim tė brendshėm. Ky tekst, me pak shkurtime, u
botua edhe nė frėngjisht mė 1985 si vėllim mė vete, pėr tu shfrytėzuar nga
studiuesit dhe nga lexuesit e huaj, me titullin Les Illyriens - Aperēu
historique, Tirana, 1986.
Pjesa e parė, Ilirėt, qė
pėrfshihet nė kėtė botim tė ri (vėllimi i parė), ėshtė mbėshtetur nė
variantet e vitit 1977 dhe 1985, por tė ripunuara dhe tė plotėsuara prej tė
njėjtit grup autorėsh: Krerėt I dhe II janė hartuar nga prof. dr. Muzafer
Korkuti. Krerėt III dhe V janė hartuar nga prof. Selim Islami. Kreu IV ėshtė
hartuar nga prof. Frano Prendi. Krerėt VI, VII dhe VIII janė hartuar nga
prof. dr. Skėnder Anamali. Prof. dr. Edi Shukriu ka shkruar nė pjesėn
Mbretėria Dardane (Kreu VI) sythet: Territori, popullsia e kultura dhe
Dardania paraurbane. Pėrgatitja pėr botim (redaktimi) e pjesės Ilirėt, me
ndryshimet pėrkatėse u bė nga prof. dr. Muzafer Korkuti. |