Kosova
Lindore VĖSHTRIM I SHKURTĖR I TRI KOMUNAVE TĖ KOSOVĖS
LINDORE Preshevė, Medvegjė dhe Bujanoc Vėshtrim i
shkurtėr historik i tė tri
komunave: Preshevė, Medvegjė dhe Bujanoc, qė janė tė banuara denbabaden
nga shumica dėrrmuese shqiptare, por tė shkėputura me qėllim tė caktuar nga
Kosova amė Ky regjion ka njė pozitė tė
volitshme gjeostrategjike me njė fushė pjellore qė
bėn pjesė nė luginėn Moravė - Vardare nėpėr tė cilėn kalon vija longitudinale
komunikative e Siujdhesės Ballkanike (Beograd - Nish - Shkup - Selanik -
Istambull). Andaj edhe Serbia kėtė regjion me
rėndėsi tė veēantė jetike e ndėrroi me Leposaviqin dhe me Zubinpotokun, tė
banuara me serbė. Pra kėto dy komuna ia dha Kosovės, e prej saj e ndau dhe
mori pėr vete vendin mė tė vlefshėm. Territori i kėtyre tri komunave nė kohėn
e vjetėr gjendej nė Dardaninė ilire dhe banorėt e tij janė autoktonė. Pavarėsisht
nga pushtimet e huaja dhe kalimit tė hordhive tė ndryshme popullata vendėse e
kėsaj treve, qė u bė kėshtjellė qėndrese shekuj me
radhė, gjatė gjithė epokave ab antiquo deri sot e kėsaj dite ka qenė dhe
ėshtė pa ndėrprerė prezente. Fillimisht
ajo u detyrua tė mbrohej nga sulmet e romakėve. Gjatė okupimit romak treva e kėtyre
tri komunave tok me Kosovėn e disa vise tė tjera bėnte pjesė nė kuadėr tė
provincės sė Dardanisė. Pas rrėnimit tė Perandorisė romake nė perėndim, kjo
trevė ngeli nėn okupimin e shtetit tė Bizantit. Kur filloi dyndja e fiseve
barbare nėpėr kėtė trevė kaluan: kazarėt, peēenjegėt, kumanėt (nga rrjedh
emri i Kumanovės), avarėt dhe sllavėt tė cilėt erdhėn nga diku prapa
Karpateve dhe nė shekullin VII u vendosėn nė Gadishullin Ballkanik. Nė
shekullin X kjo trevė ra nėn sundimin bullgar. Atėbotė mbreti i Bullgarisė
Simeoni e pushtoi Rashkėn, selinė e Serbisė mesjetare. Nė shekullin XIII ky
regjion ra nėn sundimin e mbretit serb tė Rashkės, Millutinit, i cili mė 1283
pushtoi Shkupin. Por sundimi i tij nė trojet e pushtuara ishte jetėshkurtėr,
sepse princi bullgar Mihajl Shishmani ia grabiti pjesėn mėtė madhe tė
territorit tė pushtuar. Nė betejėn e Velbuzhdės (sot Qystendill) mė 1330
ushtrinė bullgare tė Mihajl Shishmanit e mundi Stefan Deēanski bashkė me tė
birin e tij Stefan Dushanin. Ky i fundit me ndihmėn e vllastelės
(aristokracicė) vrau tė atin. Nė kohėn e sundimit tė Stefan
Dushanit, i cili mė 1346 u kurorėzua ne Shkup perandor, duke pushtuar tokat:
shqiptare, greke e bullgare, u krijua shteti i madh feudal serb. Pas vdekjes
sė car Dushanit, shtetin ekspansionist serb, feudalėt separatistė e shpartalluan.
Nė vitin 1371 komandanti i ushtrisė turke, Lala Shahin pasha nė betejėn te
lumi Marica, afėr Ēernomenit nė Bullgari, e mundi ushtrinė e koalicionit
ballkanik tė komanduar nga vėllezėrit Vukashin e Uglesha Mėrnjavēeviq. Selia
e tė parit ishte nė Prilep, kurse e tė dytit nė Ser. Nė betejėn e Maricės, ku
morėn pjesė edhe njėsitė ushtarake shqiptare, pos vėllezėrve tė pėrmendur
Mėrnjavēeviq, u vra edhe feudali shqiptar, Aleksandri nga Vlora. Pas disfatės
sė Maricės, disa feudalė serbė : Marko Kraleviqi, i
biri i Vukashin Mėrnjavēeviqit, tė cilit i ėshtė kushtua cikli i kėngėve
popullore si hero i pashoq, Vuk Brankoviqi dhe vėllezėrit Dragash e
Konstantin Dejanoviq pranuan tė bėhenin vazalė tė turqve.
Me pushtimin e trojeve shqiptare nga ana e
Serbisė duke filluar qė nga viti 1918 deri nė vitin 1941 procesi i
kolonizimit tė tokave shqiptare nga serbėt dhe malazezėt sa vinte mė tepėr
zhvillohej. Kolonėt serbo-malazezė, sidomos tė ashtuquajturit ,,Sollunashi" pėr arsye se kishin marrė pjesė nė
frontin e Selanikut mė 1917, vinin varda dhe atyre pushteti u jepte falas
tokat shqiptare. Me ardhjen e tyre ndryshohej struktura etnike nė dėm tė
shqiptarėve vendės. Por, megjithatė, duke marrė parasysh edhe numėrin e madh
tė shqiptarėve tė shpėrngulur me dhunė nė Turqi, prapėseprap ardhacakėt
serbo-malazezė gjithmonė ngelėn minoritet. Kėtė popullatė
vitale e shpėtoi nga rreziku i shfarosjes totale
nataliteti i madh. Ēdo humbje kompenzohej me shtimin e fėmijve. Gjatė
Luftės sė Dytė botėrore 1941-1943 regjioni i kėtyre tri komunave ra nė zonėn
okupuese bullgare. Pushteti fashist bullgar nė bashkėpunim me serbėt ushtroi
terror mbi popullatėn shqiptare. Nė ciklin e krimeve ēnjerėzore bėn pjesė
edhe tragjedia e 15 shtatorit 1943 kur bullgarėt fashistė dhe serbėt ēetnikė
hodhėn bombat nė xhaminė e Preshevės. Bilanci i kėsaj tragjedie ishte 4 tė
vrarė, ndėrsa 28 tė plagosur. Pas tėrheqjes sė bullgarėve fashistė mė 9
shtator 1944, kėtu u vendos pushteti shqiptar dhe kjo trevė u bashkua me
Kosovėn. Por, mjerisht kjo gjendje zgjati fare pak, nga 10 shtatori 1944 deri
nė 17 nėntor po tė atij viti. Me atė datė serbėt e kombinuar
partizano-ēetnikė pushtuan Preshevėn, pas pak edhe Bujanocin. Nė emėr tė
ēlirimit, vėllazėrim-bashkimit dhe barazisė midis kombeve, vetėm nė komunėn e
Preshevės sėrbėt partizano-ēetnikė vranė rreth 600 shqiptarė. Edhe nė
Jugosllavinė socialiste tė Titos shqiptarėt kishin njė pozitė skllavėruese. Ata
prej pushtuesit keqtrajtoheshin. Torturat, burgosjet,dėbimet
me dhunė dhe likuidimet fizike nuk pushuan dot. Pozita e tyre karakterizohej
me shtypjen sistematike tė ushtruar nga organet e pushtetit neofashist. Shkeljet
e vazhdueshme tė tė drejtave, qytetare, njerėzore
dhe kombėtare tė shqiptarėve ishin dukuri tė rėndomta. Kjo trevė, si dhe
viset tė tjera nėn Jugosllavi: ekonomikisht stagnoi. Ēdo zhvillim dhe
pėrparim enkas pengohej. Pas vdekjes sė Titos gjendja edhe mė shumė u
vėshtėrsua. Papunėsia ėshtė e theksuar. Nė komunėn e Preshevės me rreth
45.000 banorė me mbi 90% shqiptarė tė punėsuar janė rreth 2000 shqiptarė. Vetė
fakti dėshmon se dominon politika hegjemone serbe. Format e diskriminimit haptaz duken edhe nė
arsim. Programet dhe tekstet shkollore janė tė imponuara nga
Beogradi dhe kanė pėr synim asgjasimin e vlerave historike kombėtare
shqiptare. Gjimnazi nė Preshevė u hap nė vitin 1961 si
paralele e gjimnazit tė Vranjės. Kėsaj shkolle tė mesme pushtetarėt serbė ia
ndrruan emėrtimin me dhunė nga
"Skėnderbeu" nė "25 Maj". Shovinistėt serbė arsimtarėt
shqiptarė i quanin nacionalistė, sepse nbronin vlerat kulturore kombėtare. Ata
shkuan edhe mė lartė, gjatė viteve 80-ta i mbyllėn dy shkolla tė mesme me
mėsim nė gjuhėn shqipe nė Bujanoc e Medvegjė. Nė Bujanovc madje e mbyllėn
edhe shkollėn fillore "25 Maj". Rreth 700 nxėnės shqiptarė mbetėn
nė mėshirėn e fatit. Pos asaj nga shkollat shqipe nė kėtė regjion u larguan
mbi 100 mėsimdhėnės shqiptarė. Si mund tė
justifikohet ajo qė arsimtarėt serbė tė marrin tė ardhura personale mė shumė
se kolegėt e tyre shqiptarė? Mbi 2000 libra tė autorėve mė eminentė shqiptarė
i kanė nxjerr nga bibliotekat shkollore. ---------------------------- Historia e shkurtėr e Preshevės |