Kosova Lindore KOSOVA LINDORE NĖ
DRITĖN E FAKTEVE DHE SHIFRAVE E
vėrteta historike dhe gjeografike
Nė zonėn lindore tė
Dardanisė antike, shtrihet Kosova
Lindore - rajoni i Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės, me njė sipėrfaqe tokėsore prej 1249
km2 dhe 139 vendbanime. Popullata shqiptare e kėsaj zone me rreth 100 mijė
banorė pėrbėn etnikumin mė tė vjetėr tė territorit tė Dardanisė. Kjo zonė
kufitare nga mė tė bukurat vise tė Ilirisė, paraqet strategjinė e tokave shqiptare,
patriotizmin dhe fisnikėrinė si dhe begatinė e pakrahasueshme tė monumenteve
historike, kulturore, arkeologjike etj tė kėsaj ane. E
vėrteta historike se rajoni i Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės paraqet
tėrėsinė tokėsore gjeografike dhe gjeopolitike me Kosovėn, buron nga tė dhėnat
arkivore se ky rajon ka qenė gjithmonė pjesė e pandarė e Vilajetit tė
Kosovės. Pas Kongresit tė Berlinit, mė 1878, kufiri midis Vilajetit tė
Kosovės dhe Serbisė kalonte nėpėr Ristoc, pėrgjatė Bujanocit dhe Vrajės. Njohja
e kufirit tė Serbisė, nė kėtė periudhė mbi trojet shqiptare tė Toplicės nė
veri tė Kosovės sė sotme dhe nė lindje deri nė afėrsi tė Nishit pati pėr
pasojė gjenocidin e vėrtetė mbi shqiptarėt e kėtyre viseve nga shteti serb, me ērast u shpėrngulėn mbi 700 fshatra shqiptare, u
shpronėsuan, u vranė dhe u ndoqėn familjet shqiptare. Para dhe gjatė vitit
1878, rajoni i Preshevės dhe Bujanocit me rrethinė
njiheshin si qendėr e administratės otomane. Pas vitit 1918 kėto dy komuna
ngelin si qendra rrethi nė Zhupėn e Shkupit. Mė 1945, kur mbaroi Lufta e dytė
Botėrore, popullata shqiptare e kėtyre komunave e pėrjetoi edhe njė ndarje
tragjike. Kėto komuna arbitrarisht u shkėputėn nga Kosova pėr tė mbetur si
qendra rrethi ose komunash nė kuadėr tė Serbisė . Kosova Lindore
banohet nga popullata shumicė shqiptare dhe qysh nė Antikė ka bėrė pjesė nė
territorin e Dardanisė. Shqiptarėt e kėtyre viseve etnike si pjesė pėrbėrėse
e tėrė popullatės shqiptare, kanė marrė pjesė nė tė njėjtat procese
etnogjenetike dhe paraqesin etnikumin mė tė vjetėr tė gjeografisė shqiptare.
Ky proces ngėrthen ndeshjen e kulturės autoktone ilire me krishterimin e tė
dy varianteve si dhe me islamizmin. Shqiptarėt janė popullata mė e hershme e
kristianizuar nė kėto zona. Nė kohėn
e sundimit otoman, bashkė me shumė shqiptarė tė
tjerė, shqiptarėt e kėtyre tri komunave u islamizuan. Ata kanė qenė dhe
mbeten pjesė pėrbėrėse e tėrėsisė etnike shqiptare, pavarėsisht nga ndarjet
administrative pėr pasojė tė pushtimeve tė ndryshme gjatė historisė. Nė
kuadėr tė popullit shqiptar, etnografikisht ata pėrbėjnė njė tėrėsi me
popullatėn shqiptare tė Kosovės dhe tė Maqedonisė Veriore, kanė nė pėrdorim
tė njėjtin dialekt popullor me kėtė popullatė dhe tė
njėjtėn gjuhė letrare me tė gjithė shqiptarėt kudo qė janė. Pėr mė
tepėr ata pėrbėjnė pjesė tė pandashme nga tėrėsia etnografike, gjeografike
dhe ekonomike e zonės sė Karadakut, qė shtrihet nė Kosovė, nė Maqedoni dhe nė
Serbi, nė njė anė, dhe tė zonės sė Gollakut nė Kosovė. Tė gjitha lidhjet e
tyre jetėsore kanė qenė dhe janė me qendrat Besianė, Prishtinė, Gjilan,
Dardanė, Kaēanik, Shkup dhe Kumanovė. Shumica dėrmuese e popullsisė nė kėto komuna
ėshtė shqiptare (Presheva rreth 95%, Bujanoci rreth 65% dhe Medvegja me rreth
35%), ndėrsa popullata tjetėr ėshtė serbe dhe rome. Njė pjesė e mirė e
popullatės serbe ėshtė e ardhur nga kėto zona pėrmes kolonizimit pas
shpėrnguljeve masive me dhunė tė shqiptarėve pėr nė
Turqi (1912-13, Reforma agrare 1924 e tutje, periudha e Rankoviqit 1953-66). Shqiptarėt
e Preshevės, Bujanocit dhe tė Medvegjės kanė marrė pjesė aktive nė tė gjitha
proceset kulturore, sociale, ekonomike e tė tjera tė tė
gjithė shqiptarėve si tėrėsi. Kanė qenė tė inkuadruar nė Lėvizjen Kombėtare
Shqiptare pėr ēlirim nga Turqia, nė Lidhjen e Prizrenit, nė Lėvizjet pėr ēlirim
pėrfundimtar nė vitet 1908-12, sidomos nė Kryengritjen e Kaēanikut
dhe mė vonė nė tė gjitha lėvizjet e shqiptarėve tė ish Jugosllavisė pėr tė
drejta dhe ēlirim kombėtar. Ata kanė dhėnė gjithashtu kontribut tė rėndėsishėm nė kulturėn
shqiptare. Shqiptarėt e kėtij rajoni gjatė gjithė historisė sė tyre janė
shquar si kultivues tė mirė tė tokės, si zanatēinj dhe
si tregtarė tė shkathtė. Posaēėrisht shquhen si prodhues tė
perimeve dhe tė duhanit. Edhe pse nėpėr territorin e tyre kalojnė hekurudha
ndėrkombėtare dhe autostrada qė lidhin Evropėn me
Azinė, pėr pasojė tė mbajtjes nė gjendje moszhvillimi nga ana e pushteteve
serbe e ish-jugosllave dhe tė shtypjes sė vazhdueshme kombėtare, shumė
shqiptarė tė kėtyre anėve janė detyruar tė shpėrngulen pėr nė Turqi, nė Evropėn Perėndimore apo pėr Kosovė. Para
Luftės sė II tė , ashtu si tė gjithė shqiptarėve nė ish Jugosllavi, edhe
shqiptarėve nė Kosovės Lindore u shkilen egėrsisht tė drejtat njerėzore e
kombėtare. Pėrmes policisė dhe shtetit ata detyroheshin tė iknin nga trojet e
tyre: rriheshin dhe keqtrajtoheshin, u merrej toka dhe prona, qoftė me
pretekst tė Reformės agrare, pėr tu ndarė kolonistėve, qoftė pa pretekst
fare. Gjatė Luftės II Botėrore kėto zona mbetėn nėn pushtimin bullgar, qė
ishte njėsoj armiqėsor. Megjithatė, nė kėtė kohė ata zhvilluan veprimtari tė theksuar ēlirimtare,
posacėrisht nė kohėn pas kapitulimit tė okupatorit bullgar kur u bė
rezistenca e pėrgjithshme popullore kundėr dhunės sė komunistėve bullgarė,
serbė dhe maqedonė. Kultura
Dihet
mirė se zhvillimi kulturor i njė populli mbėshtetet nė mundėsinė reale pėr
begatimin e jetės sė ēdo individi, pėr aftėsimin e tij pėr kultivimin e ēdo
gjėje tė bukur dhe humane. Ėshtė mė se e vėrtetė se baza materiale, aftėsia krijuese
dhe liria e krijimtarisė janė ndėr faktorėt themelorė pėr krijimin e vlerave
tė njėmendėta kulturo-artistike. Kėto
veprimari lėre qė nuk janė stimuluar nė organet komunale, por ato janė
bllokuar dhe pamundėsuar tė zhvillohen shlirshėm. Njė diskriminim mė i
vrazhdė kulturor ėshtė vėrejtur nė komunėn e Bujanocit dhe Medvegjės. Shtėpia
e kulturės nė Bujanoc, i kishte dyert e mbyllura pėr njė kohė tė gjatė pėr
shqiptarėt. I vetmi shqiptar i punėsuar nė kėtė shtėpi tė kulturės, largohet
nga puna. Pėr njė periudh disavjeēare nė kėtė shtėpi mall e ke pasur tė
shiheshin filma shqiptarė, tė shikohej njė dramė a pjesė teatrale, tė ndiqej
ndonjė shfaqje muzikore etj. Idea
kundėr hapėsirės sė pėrbashkėt kulturore u manifestua me
masa represive dhe keqtrajtime, duke i anatemuar dhe nėpėrkėmbur tė drejtat e
veprave dhe ideve tė autorėve shqiptarė si tė rrezikshėm pėr rininė. Nė sulm
tė kritikės u gjetėn autorėt e mirėnjohur shqiptarė si
Kadare, Dritėro Agolli, Fatos Arapi, Ali Podrimja etj. Biblioteka
e qytetit dhe ato shkollore u pastruan nga librat e anatemuara, duke u
varfėruar kėshtu fondet librare shqiptare. Pėr kėtė embargo ndaj librave
shqip, nuk kanė informacione Ministria e Kulturės sė Serbisė dhe njė vendim
tė tillė arbitrar si duke e kanė bėrė krye nė vete organet komunale nė
Bujanoc, Preshevė dhe Medvegjė. Edhe sot nuk dihet pėr fatin e mijėra librave
shqip qė pėsuan nga asgjėsimi i tyre. Nė kėtė drejtim, poashtu, kemi rastin
tipik uzurpimin e objektit tė mesėm shkollor nė Bujanoc, tė cilit iu ndėrrua
emri dhe nga biblioteka shkollore u zhdukun me
mijėra libra. Pleqėsia
e Arsimit tė Serbisė, mė 1981, zbuloi tė ashtuquajturat bėrthama tė
pėrbashkėta pėr letėrsi, muzikė dhe histori, me qėllim qė librat e nxėnėsve
tė zhveshen nga kultura e mirėfilltė kombėtare nė favor tė kinse patriotizmit
jugosllav. Gjatė
viti 1991 me masa represive u hoq pėrdorimi i lirė i
flamurit dhe simboleve kombėtare, poashtu gjatė kėsaj periudhe u ndėrruan
emrat e rrugėve dhe shesheve, institucioneve shkollore, duke u zėvendėsuar
ato me emra tė personaliteteve tė kulturės serbe dhe me alfabet ēirilik. Tė kėsaj
natyre janė edhe mbishkrimet nė objektet shoqėrore e shtetėrore, tė cilat
janė tė privuara nga e drejta e pėrdorimit tė lirė tė dygjuhėsisė, e cila
ėshtė e garantuar nė mjediset multietnike edhe me
vetė Kushtetutėn e Serbisė. Pėr
diskriminimin e hapur tė kulturės shqiptare nga ish sistemi i Milosheviqit,
janė vėnė nė dijeni tė gjitha organet vendore dhe ato ndėrkombėtare. Mirėpo,
deri tashti nuk janė marrė hapa konkretė nė tejkalimin e kėsaj gjendjeje e
cila akoma e rėndon frymarrjen e lirė tė kulturės shqiptare. Pėr tė arritur
hapa konkretė, duhet stimuluar veprimtaritė qė nxisin dhe afirmojnė njė
kulurė e cila ndonėse e pasur sipas traditės, ka ngelur nė mėshirė tė kohės. Diskriminimi institucional
Pas
zhbėrjes sė Jugosllavisė titiste dhe lindjes sė sistemit shumėpartiak nė
Serbi, shoqėria shqiptare edhe mė tej ballafaqohej me
njė regjim diktatorial tė Slobodan Milosheviēit. Praktika e dėshmonte se Parlamenti
i Serbisė miratonte njė varg ligjesh antidemokratike, tė cilat e kishin
sjellur popullatėn shqiptare tė Kosova Lindore para njė diskriminimi social,
kulturor e politik me njė rrezik tė asimilimit
gradual. Subjektet
politike shqiptare edhe
pse zgjodhėn rrugė institucionale tė realizimit tė intereseve qytetare e
kombėtare, atyre u dalin pėrpara ligjet antidemokratike, tė cilat nuk
siguronin vlera tė shoqėrisė demokratike. Me vendimet e miratuara nė
Parlamentin e Serbisė, gjatė vitit shkollor 1983/'84 ,
nga planprogramet mėsimore dhe tekstet shkollore u zhveshėn vlerat e
njėmendta tė letėrsisė, historisė dhe muzikės kombėtare shqiptare. Nga
bibliotekat shkollore u flakėn veprat e autorėve tė shquar shqiptarė, ndėrsa
nė vitin shkollor 1987/'88 u shuan gjimnazet me mėsim nė gjuhėn shqipe nė
Bujanoc dhe Medvegjė. Pas
heqjes sė gjendjes sė luftės dhe arritjes sė marrėveshjes tekniko-ushtarake
midis KFOR-it dhe UJ-sė nė Kumanovė, situata politike dhe e sigurisė nė Kosovėn
Lindore filloi tė ashpėrsohet. Nė shėnjestėr tė barbarisė serbe ishin
fshatrat pėrgjatė kufirit me Kosovėn, tė cilat, aktualisht, janė boshadisur
fare. Dalja
nė skenė e UĒPMB-sė si rezultat i diskriminimit
shumėvjeēar tė popullatės shqiptare nga pushteti serb, e ngriti nė shkallė tė
lartė internacionalizimin e ēėshtjes shqiptare tė kėsaj ane. Veprimtaria e
kėtij formacioni ushtarak solli nė kėto vise monitoruesit ndėrkombėtarė si dhe e senzibilizoi faktorin e brendshėm dhe atė tė
jashtėm pėr zgjidhjen e problemeve tė hapura me tė cilat ballafaqoheshin
shqiptarėt. Demobilizimi i UĒPMB-sė mbylli kaptinėn
e periudhės sė armatosur duke ia lėshuar vendin proceseve politike. Me gjithė
ngadalėsimin e kėtyre proceseve lufta politike pėr realizimin e kėrkesave
legjitime tė shqiptarėve vazhdon. Referendumi
Shprehja
e vullnetit politik tė shqiptarėve tė Kosovės Lindore pėrmes Referendumit pėr
"Autonomi politiko-teritoriale me tė drejtė
bashkimi Kosovės" mė 1 dhe 2 mars 1992 paraqet rrugėn mė tė drejtė dhe
mė tė qėndrueshme tė zgjidhjes sė ēėshtjes qytetare e kombėtare tė kėsaj
pjese tė Atdheut tė cunguar e tė robėruar . Subjektet
politike shqiptare tė rajonit tė Preshevės, Bujancit dhe Medvegjės dhe
asociacionet e tjera mė 16 shkurt 1992 ,formuan
Kuvendin pėr shpalljen e Referendumit. Kuvendi
i Autonomisė sė Kosovės Lindore, dy javė mė vonė
thėrret popullatėn nė Referendum pėr t'u deklaruar politikisht se nė ēfarė
bashkėsie do tė jetojnė nė tė ardhmen. Organizimi dhe mbajtja me sukses e
Referendumit aktualizoi dukshėm ēėshtjen shqiptare tė kėsaj ane duke ngritur
atė nė njė
shkallė mė tė lartė tė internacionalizimit ndėrkombėtar. Jetėsimi
i "Autonomisė politiko-territoriale me tė
drejtė bashkimi Kosovės", paraqet minimumin e kėrkesave tė shqiptarėve
tė rajonit tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės e drejtė historike dhe
etnike pėr tu integruar me Kosovėn, pjesė pėrbėrėse e sė cilės ka qenė gjatė
historisė . Lufta e armatosur Dalja nė
skenė e UĒPMB-sė, nė janar tė vitit 2000, e ngriti nė shkallė tė lartė ēėshtjen
shqiptare tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės. Ndėrhyrja e faktorėve
ndėrkombėtarė qė nė kėto hapėsira tė pushojnė armėt dhe tė fillojnė proceset
demokratike pėr zgjidhjen e problemeve, janė njė nga periudhat mė tė bujshmė
nė kėtė rajon. Shqiptarėt e Kosovės Lindore treguan se janė tė gatshėm tė
luftojnė me gjitha mjetet pėr sigurimin e mirėqenies
sė tyre. Meqenėse,
midis pėrfaqėsuesve tė krahut ushtarak dhe atij politik, nuk kishte dallime
tė mėdha, prapėseprapė marrja e qėndrimeve tė pėrbashkėta pėr ndonjė
iniciativė me inters shoqėror e kombėtar zvarriteshin dhe nganjėherė edhe
teproheshin. Kėshtu ndodhi rreth hartimit tė planit pėr zgjidhjen politike tė
ēėshtjes sė problemeve nė rajon. Derisa plani Ēoviq, promovohej brenda dhe
jashtė vendit, pala shqiptare shėtiste nga njė zonė nė zonėn tjetėr pėr tė
gjetur njė zgjidhje mė tė qėndrueshme dhe afatgjatė. Kėto prolongime
shkaktonin boshllėk nė veprimtarinė politko-ushtarake tė shqiptarėve tė
kėtyre komunave. Ne po i pėrmendim vetėm disa, tė cilat madje sollėn edhe
rastin e Rahovicės, e cila do tė mbahet mend pėr shumė vjet. Ndodhi Rahovica
dhe shumė gjėra morėn teposhtėzėn nė jetėn tonė politiko-ushtarake. Nė kėtė
periudhė njė kontribut tė jashtėzakonshėm e ka dhėnė edhe Kėshilli i
Bashkėsisė Islame nė Bujanoc, qoftė me grumbullimin e ndihmave humanitare qė
shpesh pėrkraheshin nga KARITAS-i, etj. si dhe me
apele, kėshilla dhe sugjerime qė popullata tė mos i braktisė trojet e veta.
Qėllimi i pushtetit tė atėhershėm ishte qė me kėtė
presion politik tė shpėrngulte me dhunė shqiptarėt etnikė tė komunės sė
Bujanocit. Proceset politike
Qė nga
njė marsi i kėtij viti 2001, nė Konēul tė Bujnocit, pas njė varg konsultimesh, tė
subjekteve politiko-ushtarake tė Kosovės Lindore, u arrit tė bėhet
transparent platėforma e delegacionit negociues shqiptar, pėr bisedime me
palėn serbe, me ndėrmjetėsimin e faktorit ndėrkombėtar. Mė 12
mars 2001, u nėnshkrua teksti i marrėveshjes pėr armėpushim, ndėrsa, mė 7 maj
u mor vendimi pėr ēmilitarizimin e Lluēanit dhe Turisė. Mirėpo, njė ditė,
para demilitarizimit tė UĒPMB-sė, forcat e kombinuara jugosllave, mė 23 maj
vranė kryenegociatorin e palės shqiptare Ridvan Qazimin, i njohur me nofkėn
Komandant Lleshi. Akti i vrasjes tinzare tė shefit tė grupit negociator
shqiptar, ishte njė hidhėrim i papėrmbajtur pėr gjithė popullatėn shqiptare e
Kosovės
Lindore dhe mė gjerė. Ky ishte njė sulm ndaj proceseve demokratike nė kėto
anė. Po tė
njėjtėn ditė, tė njėjtat forca hynė nė fshatin Muhoc, duke kėrkuar femra tė
bukura dhe duke keqtrajtuar disa qytetarė. Ky intervenim i forcave serbe u
bė menjėherė pas tėrheqjes nga pozicionet luftarake tė Komandanit tė Zonės
Operative tė Qarrit, Muhamet Xhemailit, dhe dorėzimit tė armatimit te KFOR-i nė Kosovė. Depėrtimi
i forcave serbe nė Sektorėt B veri dhe nė atė qendror, nga vendbanimet
shqiptare u shpėrngulėn rreth 6500 banorė, kryesisht nga Konēuli, Dobrosini,
Muhoci, Breznica, po pati tė shpėrngulur nga Lluēani dhe vendbanime tė tjera
shqiptare. Para afatit pėr ēmilitarizim ishte kryer ēarmatimi i UĒPMB-sė, vetėm e vetėm qė gjendja tė stabilizohet dhe
tė fillojnė negociatat pėr zgjidhjen e problemeve tė hapura nė Kosovėn
Lindore. Mė 31 maj 2001, hyrja e forcave tė kombinuara jugosllave nė pjesėn
qendrore tė sektorit B u bė me prezencėn e monitoruesve ndėrkombėtarė EUMM,
UNHCR, JIC, OHCHR etj. Militarizimi
Pas
relaksimit tė zonės sė sigurisė tokėsore, filloi kthimi i
organizuar i popullatės shqiptare tė Malėsisė sė Bujanocit dhe Karadakut tė
Preshevės, nė vatrat stėrgjyshore. Gjatė kėtyre dy muajve tė fundit njė numėr
tashmė i madh i refugjatėve veēse janė kthyer nė vatrat e tyre stėrgjyshore.
Pėrjashtim bėnė Malėsia e Bujanocit, ku atje nuk janė krijuar as pėr sė
afėrmi kushtet pėr kthimin e banorėve tė zhvendosur. Gjithashtu, pushtetarėt
shqiptare tė komunės sė Bujanocit nuk shprehėn kurrfar interesimi pėr kthimin
e Malėsisė sė
Bujanocit, madje edhe e penguan kthimin pėr interesat e tyre politike grupore dhe
klanore. Periudhėn
e fundit tė gjendjes politike dhe tė sigurisė e karakterizon zvogėlimi i incidenteve dhe ndėrperja e keqtrajtimit fizik tė
qytetarėve nga ana e policisė serbe. Por kjo nuk do tė thotė se tė gjitha
punėt janė Okej, banorėt e Malėsisė sė Bujanocit ankohen se nė postbllokun
policor serb nė Muhoc, pengohen tė kalojnė me makina qė kanė tabela tė
regjistrimit nga Kosova. Pėr shkak tė gjendjes sė rėndė politiko-ekonomike qė
ka mbretėruar nė kėto anė dhe shkėputjes direkte tė kėtyre viseve me organet
comunale, ka bėrė qė kėtyre banorėve ti imponohet
paisja me automjete tė regjistrimit nga Kosova dhe furnizimi me tė gjitha
mjetet e nevojshme pėr ekzistencė.
Gjithashtu, nė hapėsirat e Kosovės Lindore, vazhdon tė mbetet i
pėrqėndruar njė numėr i madh i forcave policoro-ushtarke serbe, sidomos afėr vendbanimeve
shqiptare qė shtrihen pėrgjatė kufirit administrativ me Kosovėn. Ndonėse
gjatė kėsaj periudhe me ndihmėn e madhe tė Bashkėsisė Ndėrkombėtare, pas
demilitarizimit tė UĒPMB-sė, ėshtė evituar mundėsia e ndonjė konfliki tė
armatosur, mirėpo nuk janė eliminuar shkaqet qė kanė sjellur krizėn nė kėtė
rajon. Largimi i tė gjitha forcave policoro-ushtarke serbe tė angazhuara gjatė
krizės nė Kosovėn Lindore, dhe zėvendėsimi i tyre me
policinė multietnike nuk ndikoi shumė nė ngritjen e masave tė mirėbesimit nė
kėto anė. Masat pėr krijimin e njė ambienti tė sigurtė, tė mirėbesimit
ndėretnik, tė projekteve multietnike nė rajonin e Kosovės Lindore, nuk mund
tė ngriten me fjalė dhe me marrėveshje vetėm tė firmosura
nė letėr, por me angazhime tė sinqerta dhe punė praktike. Tė gjitha
aktivitetet para, gjatė dhe pas periudhės sė luftės sė armatosur nė kėto vise, janė bėrė pėr demilitarizimin e rajonit e jo
pėr militarizimin e sėrishėm tė tij. Platforma
Shqiptarėt
e rajonit tė Kosovės Lindore, megjithatė, po bėjnė pėrpjekje tė organizohen
pėr tu bėrė ballė shtypjeve, segregacionit dhe apartheidit serb. Nė kėto
komuna veprojnė katėr parti politike me programe
demokratike, me kėrkesa pėr organizim ekonomik tė lirė, pėr liri tė mendimit,
pėr liri tė organizimit e pėrgjithsisht pėr tė drejta tė njeriut. Pėrveē kėtyre
vlerave, kėto parti dhe shoqatat e tjera apolitike si
qėllim kryesor kanė ēlirimin politik, ekonomik, kulturor
dhe zhdukjen e
raporteve segregacioniste, pėr zhvillimin e papenguar tė tė gjitha vlerave
kulturore kombėtare shqiptare mbi bazėn e pėrbashkėt etnike. Vlerėsojmė se
njė nga pengesat kryesore, pėrveē hegjemonizmit dhe shovenizmit shtetėror serb, pėr tė
arritur njė shkallė relativisht tė kėnaqshme tė zhvillimit nė planin
shoqėror, ekonomik dhe kombėtar, ka qenė ndarja e kėtij rajoni nga trupi i
natyrshėm gjeoekonomik, nacional, komunikativ, ekologjik, urban etj. Prandaj
qysh nė vitin 1968 kėtu lindi kėrkesa politike pėr bashkim me Kosovėn, tėrėsi
e cila do tė siguronte mundėsi optimale pėr zhvillim tė pėrgjithshėm, po edhe
do tė ndihmonte nė shuarjen e burimeve tė pėrhershme pėr konflikte ndėretnike
nė kėto anė. Tė
vetėdijshėm pėr problemet e mėdha me tė cilat po
ballafaqohet Bashkėsia Ndėrkombėtare, KB nė gjidhjen e raporteve ne mes tė
popujve nė ish Jugosllavi, duke pėrkrahur Tribunalin e Hagės, pėrkatėsisht tė
Brukselit, shqiptarėt e kėtij rajoni shfaqin gadishmėrinė qė aktualisht tė
pranojnė autonominė territoriale politike, duke e kuptuar atė si formėn mė tė
pėrshtatshme demokratike qė do tu mundėsonte qarkullimin e lirė ekonomik,
kulturor etj. brenda tėrėsisė etnike. Nė momentin
kur vendoset tė ndryshohen kufijtė nė mes tė njėsive konstituive tė ish
jugosllavisė edhe shqiptarėt e Kosovės Lindore, me
forma demokratike do ta realizojnė tė drejtėn e natyrshme bashkimin me
Kosovėn, si pjesė integrale e saj me tė gjitha kriteret etnike, kulturore, ekonomike etj. Pavarėsisht
nga kufijtė politikė administrativė, popullata shqiptare falė gjeturisė dhe
patriotizmit, arriti ta ruajė sė pari bėrthamėn njerėzore, traditėn, zakonet
e mbi tė gjitha dinjitetin kombėtar. Kėta kufij politikė nuk arritėn ta
ndėrprejnė lidhjen fizike dhe shpirtėrore tė kėsaj pjese tė cunguar tė
Atdheut me zonat e Karadakut dhe Gollakut qė shtrihen nė Kosovė dhe nė
Maqedoni. Lidhjet jetėsore midis shqiptarėve tė kėsaj ane me vėllezėrit e
tyre nė Kosovė edhe sot ruhen dhe begatohen me
devotshmėri, pavarėsisht nga ndarjet me kufij politikė. ·
Kėtė material e pėrgatiti Qendra Informative e PDK-sė,
Bujanoc, 26 shtator 2007 --------------------------------------- HISTORIA E TRI KOMUNAVE TĖ KOSOVĖS
LINDORE |