Viset e etnikumit shqiptar Shkruan: Tomorr TOPLICA
Pashtriku.org 23. 09. 2007 Gjeografia e Malėsia e Madhe Kjo krahinė shqiptare shtrihet nė pjesėn veri-pėrėndimore tė Shqipėrisė, qė nga Shala deri te Shpella e Berishės nė brigjet
e lumit Moraēa. Pėrbėhet nga kėto 7 nėnkrahina tė vogla: Hoti, Gruda, Kelmendi, Kuēi, Kastrati, Shkreli dhe Triepshi. Malėsia
e Madhe ndahet nė tri zona: -
zonat bjeshkore, -
zonat malore dhe -
zonat fushore. -
Zonat bjeshkore janė: Triepshi,
Korita e Hotit, Kelmendi dhe disa zona tė Shkrelit. -
Zonat malore janė: Koja, Fudnat, njė pjesė e Grudės,
pjesa e madhe e Hotit, njė pjesė
e Kastratit dhe e Shkrelit. -
Zonat fushore janė: Kopliku, Gruemira, Buz-Uji, njė pjesė e Kastratit dhe e Hotit, si dhe Gruda, e cila ka mė sė shumti fushė: Fusha e Cemit, Dheu i Zi, Fusha
e Vllanės, Fusha e
Vranės, Fusha e Tuzit, Fusha e Mileshės dhe Fusha e Dinoshės. Lumi i vetėm
nė Malėsi tė Madhe ėshtė
Cemi, i cili e ndanė Malėsinė nė dy pjesė. Historia e Malėsisė sė Madhe Nė kohėn e Ilirisė nė Malėsi tė Madhe
jetonte fisi i madh ilir, Labeatėt. Nė atė kohė
Malėsia e Madhe quhej Malet e Labeatėve (Mons Labeatis). Kurse Liqeni i Shkodrės ėshtė quajtur Liqeni i Labeatėve (Lacus Labeatus). Para pushtimit
turk, nė shek.XV, Malėsia e Madhe bėnte pjesė
nė Principatėn e Pultit. Mė 1479 Malėsia e Madhe u pushtua nga Turqia, e cila e ndau nė disa
nahi (krahina): Kuē (ku bėnte
pjesė edhe Triepshi e Koja), Kelmendi, Hoti dhe Zhabjaku. Gruda hynė nė
kuadėr tė nahisė sė Zhabjakut.
Por grudasit, nė krye me Vuksan Gjelėn do tė luftojnė kundėr turqėve dhe sllavėve
derisa Gruda fitoi statusin e krahinės (nahisė) mė vehte. Malėsia e
Madhe ka zhvilluar pandėrprerje luftė kundėr pushtuesve turq nga viti i 1479 deri mė 1912. Janė tė njohura luftėrat
dhe kryengritjet kundėr Perandorisė Turke dhe shovenistėve
sllavė tė viteve: 1565-1575, 1596, 1601, 1609, 1610-1612, 1624,
1638, 1652-1653, 1668-1669, 1698-1699, 1712, 1732, 1808, 1822, 1832-1834,
1838, 1844, 1856, 1862, 1871-72, 1879, 1883, 1869, 1910-1912. Kryengritjet
mė tė njohura
janė ato tė viteve 1565-1575
nė Hot e Grudė. Kryengritja e viteve 1610-1611 nė tėrė Malėsinė
e Madhe. Pastaj kryengritja e vitit 1638
nė Kelmend. Ajo e viteve 1832-1834 nė Hot e Kastrat. Kryengritja e vitit 1883 nė Hot e Grudė. Ajo e vitit 1869 ne Grudė dhe kryengritja
e famėshme prej 24 mars - 2 gusht 1911 e udhėhequr nga Dedė
Gjon Luli (Dedėvukaj) me ērast u ngritė, nė malin
e Deēiqit, Flamuri ynė Kombėtar, pėr herė tė
dytė pas ngritjes nė Krujė
nga Gjergj
Kastrioti Skėnderbeu. Ndėr kėrkesat, apo memorandumet mė nė zė tė
malėsorėve ėshtė "Libri
i Kuq", i pėrpiluar
nga Luigj Gurakuqi dhe tė tjerėt,
qė u miratua nė Kuvendin e Grecės, mė 23 qershore 1911. "Libri i Kuqe" (Memorandumi i Grecės) ėshtė shkruar shqip dhe frengjisht
i nėnshkruar nga Sokol
Baci (Grudė), Dedė
Gjon Luli (Hot), Dedė Nika (Grudė), Dodė Preci (Kastrat), Tomė Nika (Shkrel), Cal Dedi (Selcė), Lulė Rapuka (Vukel), Llesh Gjergji (Nikē), Gjeto Mark Ujka (Hot), Mehmet Shpendi (Shalė), Avdi Kola (Gimaj), Nikė Mėhilli (Shllak), Tup Cuni (Prekal), Binak Lulashi (Toplanė), Bash Bajrami (Nikaj) dhe Bek Delia (Dukagjin). Me ndryshimin
e parė tė kufirit malazezo-turk tė vitit 1876, njė pjesė e Malėsisė
sė Madhe - Koja e Kuēit dhe Trieshi mbetėn
nėn sundimin malazez. Kurse nė Konferencės e Londrės tė vitit
1913 u vendos qė Malit tė Zi
ti jepeshin edhe krahinat tjera shqiptare qė ka sot dhe nė
kėtė mėnyrė Malėsia e Madhe u nda nė dy
pjesė. Kufirin shtetėror shqiptaro-malazez
do ta vendosi Komisioni Ndėrkombėtare
i drejtuar nga rusi Sergej Potapov. Shqiptarėt e Malėsisė sė Madhe
e bėnė Malin e Zi shtet Pjesa
malore e Malėsisė sė Madhe kurrė nuk
iu nėnshtrua pushtimit, kurrė nuk pranoi pushtetin
turk dhe nuk i pagoi taksat
dhe tatimet (haraēin). Shqiptarėt nė
Malėsinė e Madhe nė tė gjitha
regjimet serbo-malazeze kanė qenė tė
shtypur e pa tė drejta kombėtare
e njėrėzore. Tė tillė janė edhe
sot. Megjithatė, ata votuan pėr
pavarėsinė
e Malit tė Zi, pėr shkėputjen
e tij nga Serbia dhe mirė bėnė, sepse
e hoqėn qafe njė pushtues tė madh. Tani
kanė pėrballė vetes njė shtet
mė tė vogėl
dhe mė pak tė fuqishėm.
Pėrpara ishin pėrballė dy shteteve,
tani do tė pėrballen me shtypjen vetėm tė njė
shteti tė dobėt, ndaj edhe
qėndresėn dhe luftėn e tyre pėr tė drejta
kombėtare shqiptarėt e Malėsisė sė Madhe
do ta kenė mė tė lehtė.
Me votėn e tyre demokratike shqiptarėt e Malėsisė sė Madhe
e bėnė Malin e Zi shtet, kėtej
e tutje ata duhet tė organizohen
dhe tė punojnė qė ta
bėjnė edhe veten e tyre shtet dhe tė
bashkohen me shtetin
shqiptar. Malėsia e Madhe nė Mal tė Zi tė
kėrkojė bashkim me Shqipėrinė Gjysma e Malėsisė sė Madhe qė
ėshtė nė Mal tė Zi duhet
tė punojė e tė kėrkojė Autonomi Politico -
Territoriale brenda Malit
tė Zi, si minimum dhe pastaj tė
kėrkojė bashkim me shtetin shqiptar - Shqipėrinė, ku gjendet edhe gjysma tjetėr e Malėsisė sė Madhe. --------------------------------- ILIRIDA ĖSHTĖ PJESĖ INTEGRALE E
SHQIPĖRISĖ ETNIKE |