CILAT JANĖ
"PESĖ" SHQIPĖRITĖ
Shkruan: Titan
TIVARI Pashtriku.org 23. 09.
2007 1. Iliria Antike 2. Arbėria ose Shqipėria Ilirike Ėshtė njė territor
gjeografik e historik mė i madh se Shqipėria Etnike. Nė tė bėjnė pjesė,
pėrveē Shqipėrisė aktuale Etnike, edhe disa territore tė Ilirisė, por tė
cilat aktualisht nuk janė tė banuara me shumicė
dėrrmuese tė popullit shqiptar, ose nuk janė fare tė banuara me shqiptarė,
pėr shkak tė dėbimit tė tyre me dhunė nga vatrat e tyre ose asimilimit gjatė
shekujve. Arbėria ose Shqipėria
Ilirike pėrfshin Principatėn e Gjergj Ballshės I
nė shek.XIV, e cila pėrfshinte njė pjesė tė Bosnjės,
Malin e Zi, Kosovėn dhe Shqipėrinė e Mesme. Dhe kjo Shqipėri Ilirike vazhdoi
pastaj katėr shekuj mė vonė me Pashallėkun e Shkodrės, tė udhėhequr nga Kara
Mahmud Pashė Bushati dhe me Pashallėkun e Janinės, tė udhėhequr nga Ali
Pashė Tepelena. Pikėrisht tėrėsia tokėsore e kėtyre tri principatave
apo pashallėqeve shqiptare, qė shtriheshin nga Bosnja nė veri dhe mbaronin nė
fund tė Epirit (Ēamėrisė) te Gjiri i Artės nė jug,
pėrbėjnė atė qė sot mund tė quhet Shqipėri Ilirike, me njė sipėrfaqe tokėsore
prej rreth 200 000 km2. 3. Shqipėria Etnike Ėshtė njė territor i
caktuar gjeografik dhe historik nė hapėsirėn e Ballkanit, i cili ka qenė dhe
ėshtė edhe sot i banuar me shumicė tė popullit
shqiptar. Ėshtė territor kompakt e homogjen dhe ėshtė atdhe i shqiptarėve qė nga parahistoria dhe antika e deri nė
ditėt tona. 1.
Vilajeti i Janinės, 2.
Vilajeti
i Manastirit, 3.
Vilajeti
i Kosovės dhe 4.
Vilajeti i Shkodrės. Kufijtė e Shqipėrisė
Etnike fillojnė te Gjiri i Artės nė jug tė Ēamėrisė dhe
ngjiten lart nė veri te Molla e Kuqe afėr Nishit nė Toplicė, kurse mbarojnė
nė Tivar tė Malėsisė sė Madhe nė veriperėndim. Po kėtė Shqipėri Etnike, me kėto troje dhe me kėta kufinj shtetėrorė e shpalli
shtet tė Pavarur dhe Sovran Kuvendi Mbarėkombėtar, me Ismail Qemalin nė
ballė, mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė. Shqipėria Etnike, atėherė dhe tani, ka
njė sipėrfaqe tokėsore prej rreth 100 000 km2. Derisa nė kohėn e sundimit
tė Perandorisė Turke Shqipėria Etnike ndahej nė 4 vilajete historike : 1. Vilajeti i Janinės, 2. Vilajeti i Manastirit, 3. Vilajeti i Kosovės dhe 4. Vilajeti i
Shkodrės. Sot Shqipėria Etnike
ndahet nė 8 "vilajete" moderne: 1.
"Vilajeti"
i Shqipėrisė (londineze) 2.
"Vilajeti"
i Kosovės Qendrore (protektorat) 4.
"Vilajeti"
i Kosovės Lindore 5.
"Vilajeti" i
Malėsisė sė Madhe 7. "Vilajeti"
i Toplicės (Nishit) ( Toplica + Nishi nė miniatur 1 2 ) 8. "Vilajeti" i Sanxhakut
(shih hartėn e
zmadhuar kėtu ) Nga ky realitet i sotėm del se
"vilajetet" shqiptare janė dyfishuar dhe se Shqipėria Etnike jo
vetėm qė nuk ėshtė bashkuar, por ka shkuar drejt shpėrbėrjes sė mėtejshme,
copėtimit dhe pėrēarjes ndėrshqiptare! Ky
ėshtė realiteti i sotėm gjeopolitik i Shqipėrisė
Etnike. Por, ajo qė e bėn edhe mė tragjike,
edhe mė tė dhimbshme kėtė mozaik gjeopolitik tė trojeve etnike shqiptare
ėshtė qėndrimi indiferent, anacional e mosfėrfillės i klasės politike
shqiptare tė kėtyre 8 vilajeteve mjerane, e cila kurrė nuk ka marrė
inisiativė tė vendosur, tė qartė e serioze pėr hartimin e njė Programi
Kombėtar pėr ēlirimin dhe ribashkimin e trojeve etnike shqiptare nė njė shtet
tė vetėm kombėtar! Motoja e rilindasve tanė
kombėtarė, Njė komb, njė shtet, ėshtė anashkaluar vazhdimisht nga qendrat e
politikės shqiptare anembanė "vilajeteve" moderne tė Shqipėrisė
Etnike! Udhėheqėsit dhe pushtetarėt shqiptarė ende nuk e kanė njė ėndėrr, njė
ideal, njė aspiratė, njė opcion, njė strategji politike dhe njė qėndrim tė
vetėm e tė pėrbashkėt zyrtar pėr shtruarjen dhe zgjidhjen e ēėshtjes
kombėtare shqiptare ēlirimin dhe ribashkimin e Shqipėrisė Etnike. Opcioni i pėrbashkėt dhe i
vetėm i liderėve dhe partive shqiptare deri mė sot ka qenė karrierizmi,
pushteti, pasurimi personal dhe asgjė tjetėr. Ata, jo vetėm qė kanė zhvilluar
njė politikė antikombėtare, por kanė bėrė edhe njė poplitikė antipopullore. Klasa politike e tė gjitha
"vilajeteve" moderne shqiptare tė Shqipėrisė Etnike ėshtė sjellė e
po sillet ndaj ēėshtjes shqiptare me njė nihilizėm e pėrēmim tė hapur e tė pa
shoq, deri nė njė mohim e injorim tė plotė tė ekzistimit tė saj si njė
ēėshtje e shtruar pėr zgjidhje! Ekzistojnė njė numėr i pambarim deklaratash e
pohimesh kundėr ribashkimit kombėtar, duke e cilėsuar atė si
iluzion, fantazi, tė tejkaluar apo si utopi e aventurė tė njė grupi
idealistėsh, nacionalistėsh apo ekstremistėsh shqiptarė qė nuk marrin
vesh nga politika, duke mos ngurruar qė ti etiketojnė edhe si njerėz me
maska, kriminelė dhe terroristė! Shovenistėt fqinjė propagandojnė
se Shqipėria Etnike nėnkupton pushtimin dhe aneksimin nga ana e shqiptarėve
tė territoreve tė tyre etnike, pra, okupimi nga ana jonė e territoreve tė
huaja. Por dihet historikisht se shumica e atyre territoreve ku sot banojnė
popujt fqinjė kanė qenė territore ilire, pra shqiptare, dhe se po kėta popuj
janė agresorė, sepse i kanė pushtuar me dhunė
territoret iliro-shqiptare ku kanė ngritur sot shtetet e tyre. Themelet e
shteteve tė tyre janė tė ngritura nė pronė tė huaj, mbi troje tė tjetėrsuara! 4.Shqipėria Naturale Kėto kohėt e fundit nė
skenėn politiko-terminologjike ėshtė shfaqur edhe njė term i ri politik me
emrin Shqipėria Natyrale, i cili, nė njėfarė mėnyre, pėrpiqet qė tė
zėvendėsojė nocionin politik Shqipėria Etnike. Shqipėria Natyrale bazohet nė
atė qė quhet realpolitika shqiptare, kurse Shqipėria Etnike bazohet nė
politikėn historike dhe mbi tė drejtėn e pronėsisė sė Shqiptarėve, tė Kombit
Shqiptar, mbi trojet e tyre stėrgjyshore. Por, megjithatė, termi politik Shqipėria
Etnike nuk ėshtė i njėjtė dhe i barabartė me nocionin politik Shqipėria
Natyrale. Emėrtimi Shqipėria Etnike ėshtė nocion etnik (kombėtar), kurse
termi Shqipėri Natyrale ėshtė nocion politik. Shqipėria Etnike ėshtė mė e
madhe se Shqipėria Natyrale. Shqipėria Etnike
shtrihet nga Tivari, Sanxhaku e Toplica nė veri dhe deri nė fund tė Ēamėrisė te Gjiri i Artės (Ambrakisė) nė jug. Kurse Shqipėria
Natyrale nuk e pėrfshinė as Tivarin, as Sanxhakun, as Toplicėn, as Veleshin,
Manastirin e Ohrin dhe as Ēamėrinė. Shqipėria Natyrale ėshtė
njė rrudhosje e mėtejshme e Shqipėrisė Etnike. Njė ithtar i
Shqipėrisė Natyrale nė njė rast shkruan kėshtu: "Shqipėria natyrale nuk merret me Mollėn e Kuqe, as me Pargėn, as me
Kosanicėn dhe Toplicėn. Por
ajo ėshtė e detyruar tė merret me Mitrovicėn, me Preshevėn, me Ulqinin, me
Strugėn etj etj." Nė kėtė mėnyrė, qė nė start, pa na kėrkuar kush, ne
pėrmes Shqipėrisė Natyrale do tė bėnim kompromis tė madh, duke lėnė jashtė
Shqipėrisė Etnike gjysmėn e trojeve shqiptare tė saj! Nė kėtė mėnyrė
Shqipėria Natyrale nuk do tė ishte mė Natyrale, por do tė shndėrrohej nė
Shqipėri Artificiale, siē ėshtė sot Shqipėria londineze e Tiranės! Mė tej, nė tė njėjtin
shkrim, autori i shkrimit Shqipėrinė Natyrale e quan
"Dhimbje e sė Vėrtetės", kurse Shqipėrinė Etnike e quan
"Dhimbje e Mashtrimit"(!) dhe Shqipėri artificiale(!). Po citoj nga
origjinali i shkrimit: "Por dhimbja e se
Vertetes eshte shume here me e lehte se Dhimbja e mashtrimit. Shqiperia
Natyrale eshte pjese perberese e dhimbjes se realitetit, prandaj ka edhe te ardhme. Shqiperia artificiale eshte pjese e dhimbjes se
mashtrimit, prandaj edhe nuk do te kete te
ardhme." Tė kėrkosh Shqipėrinė
Etnike, sipas ithtarit e ithtarėve tė Shqipėrisė Natyrale do tė thotė tė
ngritesh mbi gjėra tė paqena e ireale, mi artificialitete dhe tė themelosh
shtetin e bashkuar etnik shqiptar - Shqipėrinė Etnike mbi mite, legjenda dhe
nė toka tė huaja, e jo mbi trojet autoktone, etnike e stėrgjyshore shqiptare!
Bile ai shkon edhe mė tej dhe "parashikon" se Shqipėria
Etnike nuk ka tė ardhme, nuk do tė bėhet kurrė! Autori i lartpėrmenduar, nė
tė njėjtin shkrim-analizė shkruan: "
Shqiperia natyrale nuk ngrihet
mbi artificialitete, nuk ngrihet mbi mite dhe legjenda, nuk ngrihet mbi te tjeret." Nga kjo del se Tivari e Sanxhaku,
Toplica e Ēamėria dhe mė se gjysma e Iliridės janė toka tė huaja, tė tė tjerėve, janė pjesė e miteve dhe legjendave
artificiale! Se ithtari i Shqipėrisė Natyrale vėrtetė Shqipėrinė Etnike e quan
artificiale dėshmon edhe artikulli tjetėr i tij i mėhershėm, nė tė cilin
shkruan tekstualisht: "Duket se atė
(Drashkoviēin-Shėnimi im) e tremb termi real Shqipėri Natyrale, e cila nuk
ka cilėsoret artificiale E Madhe apo Etnike, por vetėm atė qė ėshtė
cilėsori reale, natyrale." Shqipėria Etnike, pėrveē
qė ėshtė etnike, kombėtare pellazgjike, ilirike e shqiptare, njėherit ajo ėshtė
edhe natyrale, edhe reale, por edhe e madhe nė krahasim me shtetin e sotėm
shqiptar tė Shqipėrisė londineze dhe Shqipėrinė Natyrale tė autorit tė
lartpėrmendur. Shqipėria Natyrale nuk ėshtė Shqipėri Etnike dhe as e madhe,
sepse ajo nuk pėrfshinė tė gjitha territoret shqiptare nė kufijtė e saj
shtetėrorė. Shqipėria Natyrale nuk i bashkon 4 ish-Vilajetet Shqiptare nė njė
shtet tė vetėm, por lenė jashtė saj gjysmėn e territoreve tė tyre. Kombi Shqiptar dhe
Shqipėria Etnike nuk kanė troje pėr tė falur fqinjėve grabitqarė, sepse edhe
ashtu ata mjaftė kanė marrė e pushtuar troje pellazgo-iliro-shqiptare
qė nga antikiteti e deri mė sot! Nacionalizmi okupues serb
nuk duhet tė jetė mė i fortė se nacionalizmi ēlirimtar shqiptar. Disa
shqiptarė kanė kujtesė tė dobėt kombėtare dhe i
harrojnė shumė shpejt trojet shqiptare tė Shqipėrisė Etnike! Disa shqiptarė
janė shumė "bujarė" dhe i falin shumė lehtė trojet stėrgjyshore,
sepse i kanė "mall babe" e nuk i kanė fituar me
djersė, ndaj nuk i mbrojnė dhe as nuk i ēlirojnė me gjak! Shqipėria Etnike ėshtė
Maksimumi i zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare
shqiptare nė Ballkan, kurse Shqipėria Natyrale ėshtė Minimumi i zgjidhjes sė
ēėshtjes shqiptare. Ajo ėshtė zgjidhje e pjesėshme, ėshtė zgjidhje kompromisi,
sepse nuk i pėrfshinė brenda kufijve tė saj tė gjitha trojet etnike dhe
historike shqiptare. Shqipėria Natyrale ėshtė
njė hap i madh pėrpara, por jo i fundit, drejt zgjidhjes sė tėrėsishme e
pėrfundimtare tė ēėshtjes kombėtare shqiptare, ėshtė hap kualitativ drejt
bėrjes sė plotė tė Shqipėrisė Etnike. Shkurt e shqip: Shqipėria Natyrale nuk
ėshtė Shqipėri Etnike. Shqipėria Natyrale, pėrafėrsisht, ka njė sipėrfaqe prej rreth 50.000 km2. 5. "Shqipėria e Madhe" Pėr ta luftuar dhe
kompromituar luftėn tonė tė drejtė pėr Shqipėrinė Etnike,
shovenistėt sllavo-grekė bėjnė zėvendėsimin e termit Shqipėri Etnike me
termin "Shqipėri e Madhe"! Por ajo ēka duhet tė sqarohet kėtu ėshtė
se, kur serbomėdhenjtė dhe tė tjerėt pėrdorin termin Shqipėri e Madhe, ata
aludojnė nė "Shqipėrinė e Madhe" fashiste me qėllim tė
identifikimit tė sė drejtės sonė dhe veprimtarisė sonė kombėtare me njė
ideologji antidemokratike e raciste dhe me njė
krijesė shtetėrore tė nazifashizmit. Edhe Shqipėria Etnike, edhe
"Shqipėria e Madhe" fashiste janė territore etnike iliro-shqiptare,
dallimi ėshte se Shqipėria Etnike ėshtė mė e madhe territorialisht se
"Shqipėria e Madhe" qė e krijuan nazifashistėt italo-gjermanė gjatė
Luftės sė Dytė Botėrore. "Shqipėria e
Madhe" ka qenė rezultat i bisedimeve ndėrmjet Ministrit tė Punėve tė
Jashtme tė Gjermanisė, Ribentrop dhe Ministrit tė Punėve tė Jashtme tė
Italisė, Ēiano, tė cilėt nė vitin 1941, pas pushtimit tė Jugosllavisė (Prill
1941), nė Vienė tė Austrisė arritėn pajtimin pėr ndarjen e Jugosllavisė dhe
gjithė Ballkanit. Kjo marrėveshje midis Gjermanisė hitleriane dhe Italisė
musoliniane u quajt Marrėveshja Ribentrop-Ēiano. Sipas kėsaj Marrėveshjeje Kosova u nda nė tri pjesė: 1. Gjermania mbajti pėr vete Veriun e Kosovės me rrethet e Vushtrrisė,
Besianės dhe Mitrovicės, tė cilat mė pastaj ia dha nėn administrim direkt
qeverisė kuislinge fashiste serbe tė Millan Nediēit! 2. Pjesa tjetėr e Kosovės iu dha Bullgarisė sė Car Borisit, si aleate fashiste
e Gjermanisė, qė pėrfshinte territoret e Kosovės Lindore (Preshevė e
Bujanoc), Kumanovėn, Shkupin, Vitinė, Kaēanikun, Shtėrpcėn etj. 3. Pjesa "e luanit" tė trojeve shqiptare tė Kosovės dhe tė
Iliridės iu dha Italisė fashiste, e cila me ato
territore dhe me Shqipėrinė londineze formoi tė ashtuquajturėn
"Shqipėri e Madhe". Pra, sa e
"Madhe" mund tė jetė Shqipėria pa gjysmėn e Kosovės Qendrore, pa
Kosovėn Lindore, pa gjysmėn e Iliridės, pa Malėsinė e Madhe, pa Ēamėrinė, pa
Sanxhakun dhe pa Toplicėn?! Kjo "Shqipėri e
Madhe" nuk i kishte mė shumė se 40.000 km2 sipėrfaqe! Shqipėria e Madhe,
si krijesė e fashistėve italo-gjermanė, nuk ka qenė aspak e Madhe, sepse
ajo nuk i ka pėrfshi tė gjitha territoret e Shqipėrisė Etnike. Kjo "Shqipėri"
nuk ėshtė krijuar me vullnetin e kombit shqiptar, ajo ėshtė imponuar me dhunė ushtarake nga okupatorėt italo-gjermanė. Jashtė
saj kanė mbetur troje tė pastra etnike shqiptare tė banuara me shumicė nga populli shqiptar. Shqipėria e Madhe
fashiste ka qenė pak mė e madhe se Shqipėria e vogėl londineze, prandaj nga
fashistėt italo-gjermanė, nga shovenistėt sllavo-grekė dhe nga disa
kolaboracionistė shqiptarė ėshtė quajtur Shqipėri e Madhe. Okupatorėt
shovenistė do tė "gėzoheshin" shumė po tė kėrkonin shqiptarėt
territoret e ish-"Shqipėrisė sė Madhe" fashiste, por ata tmerrohen
kur shqiptarėt kėrkojnė bėrjen e Shqipėrisė Etnike, e cila territorialisht
ėshtė mė e madhe se dy "Shqipėria tė Mėdha". Po tė kėrkonin shqiptarėt
Shqipėrinė e Madhe e jo Shqipėrinė Etnike, atėherė kjo Shqipėri e Madhe nuk
do tė nėnkuptonte Shqipėrinė e Madhe fashiste, por do tė ishte Arbėria ose
Shqipėria Ilirike, e cila, territorialisht ėshtė sa dyfishi i Shqipėrisė Etnike. Kėsaj i frikėsohen
serbo-greko-malazezėt kur ata akuzojnė shqiptarėt se po kėrkojnė Shqipėrinė e
Madhe, qė ne tė mos e kėrkojmė Shqipėrinė Ilirike dhe e transferojnė ēėshtjen
tek Shqipėria e Madhe, si term gjeopolitik i
kompromituar dhe i cunguar nga fashizmi. Sa herė qė ne potencojmė se po kėrkojmė bėrjen e Shqipėrisė Etnike,
shovenistėt alarmohen me qėllim, duke thėnė se ne po kėrkojmė Shqipėrinė e
Madhe dhe nė kėtė mėnyrė e kompromitojnė edhe termin historiko-gjeografik
Shqipėri Ilirike, qė kėshtu shqiptarėt tė heqin dorė nga kjo Shqipėri, sepse
na qenka Shqipėri e Madhe fashiste. Pra, sllavo-grekėt me termin Shqipėri
e Madhe po tentojnė tė kompromitojnė edhe termin Shqipėri Etnike, edhe
termin Shqipėri Ilirike, qė shqiptarėt tė heqin dorė nga tė dyja kėto
Shqipėri dhe tė mos synojnė bashkimin dhe formimin e asnjėrės prej tyre, qė
tė pajtohen me copėtimin e trojeve shqiptare dhe tė pajtohen me kėtė ēerek Shqipėrie tė vitit 1913 qė kanė sot. Ka pasur raste (tepėr tė
rralla) kur nė gojėn dhe shkrimet e disa shqiptarėve
naivė ėshtė pėrmendur apo pėrmendet termi politik Shqipėria e Madhe, si
kėrkesė dhe aspiratė e shqiptarėve, dhe kėtė naivitet, mendjelehtėsi dhe
injorancė tė disa kalemxhinjve dhe politikanėve shqiptarė e shfrytėzojnė me mjeshtėri shovenistėt sllavo-grekė pėr tė kompromituar
luftėn tonė pėr Shqipėrinė Etnike, pėr ti dhėnė veprimtarisė sonė ngjyra
fashiste, duke aluduar nė Shqipėrinė e Madhe fashiste dhe nė kėtė mėnyrė
tundin para hundėve tona dhe ndėrkombėtarėve gogolin "Shqipėri e
Madhe" qė kundėrmon era fashizėm! Kėshtu, sllavo-grekėt tentojnė tė na
trembin qė ne tė heqim dorė nga lufta jonė pėr Shqipėrinė Etnike. Kurse
faktorin politik ndėrkombėtar pėrpiqen ta manipulojnė qė ai tė mos e pėrkrah zgjidhjen
e ēėshtjes sonė kombėtare - bėrjen e Shqipėrisė Etnike. Prandaj, nuk ka pasur dhe
nuk ka as Shqipėri tė madhe as Shqipėri tė vogėl, por ka pasur njė Iliri e
Arbėri, ka pasur dhe ka vetėm njė Shqipėri Etnike, tė banuar me shumicė nga populli
shqiptar qė nė kohėrat e lashta e deri mė sot. Pėr kėtė Shqipėri ėndėrrojnė,
punojnė e luftojnė shqiptarėt qė ta ēlirojnė dhe ribashkojnė nė njė shtet tė
vetėm. Pėrmasat nė kilometra katrorė tė pesėShqipėrive Kjo ėshtė (pėrafėrsisht) madhėsia nė kilometra katrorė (km2) e
sipėrfaqeve tė pesė Shqipėrive:
·
Lidhjet e
hartave janė siguruar nga www.pashtriku.org |