Shqipėria Etnike ėshtė reale, dhe e realizueshme RIBĖRJA E SHQIPĖRIA ETNIKE
VARET NGA SHQIPTARĖT Shkruan: Titan
TIVARI Pashtriku.org
23.09. 2007 Si tė bėhet
Shqipėria Etnike realitet
Aktualisht, Shqipėria Etnike
pėrkundet ndėrmjet ėndrrės dhe realitetit, me synimin, shpresėn dhe besimin
qė Ėndrrėn ta bėjė Realitet. Por, si do tė bėhet ėndrra realitet? Disa thonė
pėrmes rrugės paqėsore, me mjete demokratike, siē ėshtė Referendumi dhe
Vetėvendosja, si dhe pėrmes sė drejtės natyrale qė kanė popujt pėr tė qenė tė
lirė dhe tė bashkuar nė atdheun e vet.
Deri mė sot nė Ballkan, pėr zgjidhjen e konflikteve dhe mosmarrėveshjeve
ndėretnike dhe ndėrshtetėrore, mjetet paqėsore dhe demokratike nuk kanė
gjetur zbatim dhe pėrdorim. Kanė qenė luftėrat e armatosura dhe pėrleshjet e
pėrgjakura ndėrmjet pushtuesve dhe ēlirimtarėve ato qė u kanė prirė
zgjidhjeve tė problemeve ndėrshtetėrore, kurse mjetet demokratike e bisedimet
politike kanė ardhur pas ndėrprerjes sė luftės. Se si do tė jetė nė tė
ardhmen, kėtė askush nuk e di, kėtė vetėm e nesėrmja do ta vėrtetojė. Njė gjė
dihet me saktėsi - nė rrugėn tonė pėr bėrjen e Shqipėrisė Etnike, Ne,
shqiptarėt, duhet t'i kemi parasysh e nė dispozicion qė tė dy opcionet: edhe opcionin e
luftės sė armatosur ēlirimtare, edhe opcionin
paqėsor tė mjeteve demokratike.
Ne shpeshherė nė analizat dhe debatet tona pėr gjendjen
e ndarė e tė pushtuar tė Shqipėrisė Etnike e fajsojmė
faktorin e jashtėm ndėrkombėtar dhe shumė pak e rrallė i analizojmė e i
zbulojmė gabimet, tė metat dhe mosunitetin tonė tė
brendshėm. Prandaj edhe na pėrsėriten humbjet, dėshtimet dhe mosrealizimi i
aspiratės sonė shekullore pėr krijimin dhe ribashkimin e Shqipėrisė Etnike.
Liria jonė fillon tek ne, te organizimi, bashkimi dhe lufta jonė e vendosur
pėr ēlirimin dhe ribashkimin kombėtar, kurse pėrfundon me njohjen
ndėrkombėtare tė kėsaj lufte. Por nėse kjo liri e kjo luftė fillon me defekte
e tė ēara nė rradhėt tona, atėherė s'do mend se do
tė pėrfundojė pa sukses dhe pėr fajin e shqiptarėve e jo tė ndėrkombėtarėve.
Ne duhet tė punojmė mė shumė me vetveten tonė, ne duhet ta edukojmė veten dhe
popullin tonė, ta armatosim atė me dituri e arsim, me informacion politik e
kombėtar, ta armatosim me idealin kombėtar tė luftės pėr liri e ribashkim
kombėtar, ta brumosim me dashurinė pėr atdheun tonė, pėr Shqipėrinė Etnike.
Atdhedashuria e zjarrtė dhe nacionalizmi i pastėr janė baza e fitores sonė.
Shqiptarėt sė pari duhet ta integrojnė - bashkojnė atdheun e vet dhe
pastaj tė integrohen nė Europė. Nuk hyhet nė Europėn e bashkuar me shqiptarė tė ndarė. Nė Europė duhet tė shkojmė si komb i bashkuar, jo si fise
mesjetare. Nė Europė duhet tė shkohet me dinjitet,
si shtet i bashkuar, si Shqipėri Etnike.
Duhet ta theksojmė me pėrgjegjėsi dhe sinqeritet tė plotė se ėndrra ėshtė
teoria e ēėshtjes sonė kombėtare, kurse realiteti ėshtė praktika, zbatimi,
vėnia nė jetė e kėsaj ėndrre, e kėsaj teorie. Dhe ne, gjithashtu, duhet ta
pranojmė me arsye shkencore se gjithmonė ekziston njė shpėrputhje
midis teorisė dhe praktikės. Nė rastin tonė konkret ekziston njė disharmoni
ndėrmjet ėndrrės dhe realitetit, ndėrmjet ėndrrės pėr Shqipėrinė Etnike dhe
realitetit tė Shqipėrisė Etnike.
Mijėvjeēari i tretė dhe fillimi i shekullit XXI nuk janė e nuk do tė jenė si
mijėvjeēari e shekulli i kaluar, prandaj edhe gjendja e Shqipėrisė Etnike do
tė jetė shumė mė e ndryshme se ajo e sė kaluarės. Para Shqiptarėve nė kėtė
shekull tė ri shtrohen edhe forma e rrugė tė reja tė veprimtarisė dhe luftės
sė tyre pėr bėrjen e Shqipėrisė Etnike. Shqipėria Etnike ėshtė plagė e hapur, ėshtė shtiza, kandili,
ėshtė katakomb
Shqipėria Etnike ėshtė e pavdekshme Shqipėria Etnike ėshtė reale, realiste, realitet dhe e realizueshme. Shqipėria Etnike ėshtė edhe ėndėrr, edhe zhgėndėrr, edhe realitet. Shqipėria Etnike ėshtė rrugėtimi i pandalshėm dhe titanik mijėvjeēar i ėndrrės drejt realitetit. Ėndrra pėr Shqipėrinė Etnike ėshtė fillimi, kurse realiteti ėshtė pėrfundimi i kėtij rrugėtimi tė gjatė e maratonik pėr bėrjen e Shqipėrisė Etnike e tė Ribashkuar.
Ėshtė fatkeq vendi qė nuk ka heronj.
Njė komb nuk mund tė
vdesė, vetėm nėqoftėse bėn vetėvrasje. E ardhmja e kombit tonė duhet
tė mbillet nė tė tashmen,
sot, tani. Ardhmėria jonė ėshtė nė tė
tashmen, varet nga ajo, por ėshtė edhe nė tė
kaluarėn. Jemi ne ata qė e krijojmė
atė. Po tė jetė ardhmėria jonė e keqe, atėherė jemi ne fajtorė pėr kėtė. -
Shqipėria Etnike ėshtė plagė e hapur qė kullon gjak
pellazgjik, ilirik e
shqiptar. Êshtė lapidar i ngritur
ndėr mijėvjeēarė nga eshtrat e mijėra e miliona luftėtarėve, dėshmorėve dhe heronjve tė saj. -
Shqipėria Etnike ėshtė shtiza, mburoja, shpata dhe pėrkrenarja
e Akilit, Hektorit, Pirros, Lekės sė Madh, Bardhylit,
Teutės e Gjergj Kastriotit. -
Shqipėria Etnike ėshtė kandili, qiriri, pena, pushka e pishtari i Rilindasėve tanė, qė nuk kursyen
as jetėn, as pasurinė e tyre pėr ta
bėrė Shqipėrinė. -
Shqipėria Etnike ėshtė katakomb, varr gjigant, terr, ferr e skėterrė pėr barbarėt, pushtuesit, sundimtarėt, kolonizatorėt dhe armiqtė e saj tė tė gjitha kohėrave. -
Shqipėria Etnike ėshtė e pavdekshme, ėshtė Feniks qė pėrgjaket,
plagoset, rrėzohet e pėr liri bėhet
pluhur e hi dhe nga hiri i vet ngritet,
ringjallet dhe bėhet sėrish Shqipėri. -
Shqipėria Etnike ėshtė e pavdekshme, sepse i pavdekshėm ėshtė kombi shqiptar me rrėnjė pellazgo-ilire. Ėndrra pėr Shqipėrinė Etnike ėshtė njė ėndėrr njerėzore
e mbarėkombėtare, qė do tė shndėrrohet nė njė realitet
tokėsor, me njė bukuri engjėllore
dhe madhėshti hyjnore. Tė gjitha rrugėt ēojnė drejt Shqipėrisė
Etnike
|