Ta
njohim historinė e Etnikumit Shqiptar KOSOVA DHE E DREJTA HISTORIKE NĖ DRITĖN E
BURIMEVE DHE STUDIMEVE MESJETARE Shkruan Dr.sci.
Selim DACI prof ordinar Prishtinė 03.10. 2007 Krahas zhvillimit tė Lėvizjes
Kombėtare Shqiptare gjatė shek. XIX-XX, njė ndėr vatrat mė tė rėndėsishme e
sė cilės ishte bėrė edhe treva shqiptare e Kosovės, u vėrejt nė shtetet
fqinjė njė politikė ekspansioniste qė kishte pėr objektivė krijimin e
shteteve tė mėdha nė kurriz tė popujve tė tjerė tė shtypur, sidomos tė
popullit shqiptar. Nga ky aspekt, pas viteve 40 tė shek.XIX u intensifikua
veprimtaria diplomatike e tyre, sidomos e Serbisė, pėr tė shkėputur pjesė nga
trojet shqiptare. Nė kėtė kuadėr, shteti serb i
shek.XIX-XX e angazhoi edhe shtypin, publikimet dhe shkencėn qė synonte t'i vinte njė mbėshtetje gjoja historike shkencore politikės
grabitqare pushtuese serbe ndaj trevės iliro-shqiptare tė Kosovės. Kėto
"studime" pėrpiqeshin tė provonin se treva nė fjalė kishte qenė nė
mesjetė qendėr e shtetit serb dhe trevė e banuar nga serbėt deri nga
kapėrcyelli i shekullit XVII kur pas luftėrave
Austro-Turke (1683-1699), njė pjesė e popullsisė serbe qė mori anėn e
Austrisė qenka tėrhequr pėr nė Veri dhe vendin e saj e paskan zėnė shqiptarėt
e ardhur nga viset e brendshme malore tė Shqipėrisė sė Veriut. Me kėtė shteti serbomadh, pėrpiqej qė brenda vendit dhe nė
qarqe politike ndėrkombėtare tė arsyetonte politikėn e vetė grabitqare ndaj
tokave dhe popullsisė shqiptare duke sforcuar gjoja tė "drejtėn"
historike pėr Kosovėn dhe trojet tė tjera shqiptare. Nė kėtė letėrsi tė propagandės qė
nuk kishte aspak lidhje me shkencėn dhe objektivitetin shkencor u shquan
autor si: A.Joviēeviq, V.Gjorgjeviq, J.Tomiq, J.Cvijiq, A.Urosheviq,
V.Ēubriloviq, etj. Ndryshe nga autorė tė lartėpėrmendur, historianėt e
mirėnjohur tė huaj si, M.Shufiaj, K Jireēek, M.Diniq, A.Hanxhiq, A.Dyselie,
etj., si dhe historianėt e mirėnjohur shqiptarė
provojnė kontinuitetin iliro-shqiptar dhe praninė iliro-shqiptare nė shekuj
nė Kosovė. Gjithashtu, studiuesit e lartpėrmendur vejnė nė dukje praninė e
shqiptarėve nė qytete dhe fshatra tė Kosovės edhe gjatė periudhės sė sundimit
serb gjatė shekujve XIII-XIV. Lidhur me
atė qė u tha mė sipėr duhet thėnė qartė e prerazi se tė gjithė ata qė
shtrembėrojnė historinė dhe personalitetet e ndritshme tė saj, pėr tė vėnė
atė nė shėrbim tė politikės sė ditės, argumentet qė i pėrdorin jo vetėm qė
janė tė paqėndrueshme, pa mbėshtetje tė domosdoshme, por edhe jetėshkurtra,
tė dėmshme, madje ndjellin pasoja katastrofale, jo vetėm pėr popuj qė i vėnė
nė shėnjestėr, por edhe pėr vetė popullin e vet. Pėr kėtė mund tė na
ndihmojnė shembujt e panumėrta nga e kaluara e qytetėrimit njerėzorė, nė
rastin tonė tė historisė sė popujve tė Ballkanit, i cili mu pėr kėtė arsye
nga vrojtuesit dhe njohėsit e mirė tė sė kaluarės sė tij konsiderohet me tė
drejt fuqi baroti, sė cilės herė-herė vetėm qė i mungon shkėndija, pėr t'u
shndėrruar nė luftė me pėrmasa Evropiane dhe mė gjerė. Andaj, duke u nisur
nga urtia e njohur latine se historia ėshtė mėsuese e jetės, e nxjerrė nga
pėrvoja e hidhur e historisė pushtuese e skllavėruese tė Romės sė lashtė,
Bizantit dhe Perandorisė Turke, ishte dashur tė mėsohej domosdo nga
dėshtimet. Pra, ėshtė koha e fundit pėr
fillimin e demistifikimit tė historisė dhe pėr vėnien e saj nė shėrbim tė
ardhmėrisė. Ndryshe, gjėrat do tė ndėrlikohen pėrditė e mė shumė dhe
marrėdhėniet midis popujve tė acarohen deri nė shkallėn e padėshirueshme si
ndodhi kohė mė parė nė Kroaci , Bosnjė dhe Kosovė. Shkurt,
historia dhe e vėrteta historike t'u lihet vetėm historianėve ndėrkaq,
historia do tė ketė si lajtmotiv tė pėrhershėm:
mirėkuptimin e paqen midis popujve. Pėr tė vėrtetuar atė qė u tha mė
sipėr, rrjedhimisht pėr tė parė paqėndrueshmėrinė e ekskluzivitetit historik
tė njė populli mbi tė tjerėt, do t'i pėrrnendim vetėm disa shembuj tė
mirėfilltė shkencorė, qė natyrisht nuk mund tė jenė nė funksion tė politikės
sė ditės, siē pretendohet: -
E para, territori i sotėm i Kosovės dhe mė
gjerė, nė antikitet ishte i banuar ekskluzivisht nga dardanėt. Dardanėt i
takonin trevės jugore ilire tė karakterizuar nga njė nivel ekonomik, shoqėror
e kulturor relativisht tė lartė, ku u zhvilluan formacione politike si shteti
ilir. Kjo trevė, e banuar sot nga shqiptarėt, u zhvillua brenda diversitetit
ilir me disa tipare etnogjuhėsore e kulturore tė
veēanta, nė krahasim me trevat e tjera, dhe nga ana tjetėr unitare. Nuk
qėndrojnė as nga pikėpamja arkeologjike as historike e gjuhėsore tezat se
gjoja dardanėt nuk bėjnė pjesė nė bashkėsinė e madhe ilire. Nė anėn tjetėr
popullsia iliro-shqiptare gjatė antikitetit dhe mesjetės sė hershme arriti
t'i bėnte ballė asimilimit shumėshekullorė romak dhe bizantin. -
E dyta, pushtimi dhe vendosja e serbėve nė
trevėn e Kosovės ėshtė e vonshme (shek.XII, XIII-XIV). Andaj, kolonizimi i
Kosovės me anė tė mekanizmit shtetėror nemanjid si
dhe ngritja, ndajėndėrtimi apo meremetimi i ndonjė monumenti sakral tė ritit
ortodoks mbi atė iliro-shqiptar gjatė periudhės sė sundimit dyshekullorė
nemanjid, nuk mund t'i japin tė drejtė shkencės sė mirėfilltė qė kėtė
periudhė mesjetare tė shtetit nemanjid nė Kosovė ta quaj si ekskluzive serbe.
Sipas kėsaj logjike, hise historike do tė kėrkonin nga viset qė i sundonin me
shekuj romakėt, bizantinėt, osmanėt, etj. Pra, konsiderojmė se tė drejtė
historike pėr Kosovėn kanė tė gjithė ata qė banojnė sot. -
E treta, me gjithė
trumbetimin qė po i bėhet pėrparėsisė ekskluzive tė etnisė serbe nė Kosovė,
burimet historike flasin ndryshe. Nė kėtė trevė edhe gjatė sundimit dy
shekullorė nemanjid popullsia serbe paraqiste njė pakicė tė parėndėsishme
pėrballė popullatės autoktone iliro-shqiptare. Nė kėtė kuadėr, shtrohet njė
pyetje tjetėr: pse vallė mbretėrit e fundit serbė, pra edhe perandori Dushan
e quajti vetėn edhe perandor tė shqiptarėve? Dhe sė fundi, si
shqiptarėt nė dy beteja tė Kosovės (1389,1448) u gjetėn krah pėr krahu me
popuj tjerė tė Ballkanit nė luftė kundėr njė rreziku tė pėrbashkėt-invadimit
osman. -
E katėrta, nė vazhdėn e
"argumentit" tė fuqishėm shkencor, shtrohet zhurmshėm ēėshtja e
shpėrnguljes sė madhe serbe nė krye me patrikun Arsenie III Ēėrnojeviq. Nė tė
vėrtetė dokurnentet e burimit osman, venedikas, austriak, madje dhe serb tė
kohės, provojnė se barrėn e luftės gjatė luftėrave austro-turke (1683-1699)
nė trevėn e Kosovės bartnin shqiptarėt. Qė kėtej, shpėrngulja e serbėve nga
Kosova, qė u krye pas luftėrave nė fjalė, ėshtė fryrė qėllimisht duke e
paraqitur si shpėrngulje me pėrmasa tė mėdha sa mund
t'i ndėrronin menjėherė pėrbėrjen etnike njė territori aq tė gjerė, me qėllim
qė tė shpjegonin nė kėtė mėnyrė "deserbizimin" e Kosovės. Nė tė
vėrtetė ajo ishte njė shpėrngulje me pėrmasa shumė
tė vogla tė kryengritėsve nga pakica serbe tė udhėhequr nga patriku i Pejės. Sė fundi ėshtė e
papranuar shkruarja e historisė nga jo ekspertėt profesionist dhe nuk mund tė
mbėshteten institucionalizimi i historisė dhe vėnia
e saj nė shėrbim tė politikės sė ditės kur edhe disa nga njohėsit e historisė
sė Kosovės si A. Dyselie, N.Malkolm, nė studimet e tyre tė shkruara pėr shkencėn e historisė,
pėr Kosovėn ndėr tė tjera, arrin nė pėrfundim se: "Nga pėrvoja e
historisė dhe historiografisė mund tė nxjerrim njė sėrė pasojash tė dobishme
dhe tė dėmshme, tė cilat paraqiten nė raport me politikėn dhe
historiografinė. Kėto pasoja ecin prej nėnshtrimit tė historisė politikės kur
historia bėhet shėrbėtore e politikės". Pra, nė lidhje me gjithė atė qė u tha nuk do t'i duhej koment tjetėr. |