Ta
njohim Etnikumin Shqiptar
ĒĖSHTJA E
PAZGJIDHUR ĒAME
Ēamėria
ėshtė njė krahinė shqiptare, rreth 6 000 kilometra katrorė qė i ėshtė dhėnė
shtetit Grek nga fuqitė e mėdha. Ēėshtja ēame dhe
pėrgjithėsisht ēėshtja e minoritetit shqiptar nė Greqi, lindi me vendimin e
Konferencės sė Londrės mė 1913, e cila e
shkėputi kėtė trevė shqiptare dhe ia aneksoi atė Greqisė. Qė nga kjo kohė
fillon njė presion i vazhdueshėm, njė politikė sistematike e shtetit grek dhe
e forcave tė ndryshme ultranacionaliste pėr shkombėtarizimin e kėsaj treve.
Pėr kėtė qėllim u pėrdorėn tė gjitha mėnyrat, si tatimet e rėnda, grabitja e
tokės, pėrjashtimi i popullsisė nga pjesėmarrja nė administratėn shtetėrore,
ndalimi i dhunshėm i arsimit nė gjuhėn amtare, madje edhe nė shkollat
fillore, vrasjet, burgimet, dėnimi me dhunė deri nė masakrat e pėrgjakshme.
Mė 1913 u krye masakra nė
pėrroin e Selamit (Paramithi) e 72 krerėve tė Ēamėrisė dhe e qindra tė
tjerėve nga kapiteni famėkeq Deli Janaqi. Nė pėrfundim tė Luftės sė Parė
Botėrore, mė 1918, u pėrpilua plani i grabitjes sė tokave tė popullsisė ēame.
Ligji i tė ashtuquajturės Reformė Agrare, i aplikuar vetėm nė Ēamėri, u
rrėmbeu shqiptarėve tė cilėt u degdisėn nė Anadoll, me mijėra hektarė tokė
buke, sipėrfaqe tė mėdha me vreshta, qindra mijė rrėnjė ullinj, tė cilat u
bėnė prona tė elementėve grekė. Kėto masa u pasuan nga organizimi i ēetave
terroriste nė territorin e Ēamėrisė, sanksionet ekonomike, lufta raciale,
braktisja e popullsisė shqiptare nė injorancėn mė tė thellė, inkurajimi i
kryqėzatave fetare.
Pėrpjekjet e dhunshme tė vitit 1923 pėr ta shpėrngulur me forcė popullsinė
ēame nė Turqi, shėnojnė njė kulm tė paparė nė politikėn e egėr shoviniste
greke. Bilanci qė shumė tragjik pėr popullsinė shqiptare.
Greqia qe ndėr shtetet e para nė Ballkan nė tė cilat triumfoi fashizmi.
Nė gusht tė vitit 1936, Joan Metaksai
vendosi diktaturėn fashiste. Viktima e parė ishte popullsia ēame. Fashistėt e
orės sė parė, tregtari Stavro Koēoni dhe oficeri i xhandarmėrisė Zambeta
filluan goditjet sistematike nė Filat, Pituljete, Gumenicė pėr zhdukjen e
popullsisė ēame. U shkua deri atje sa populli i Paramithisė u ndalua me
violencė tė fliste nė gjuhėn shqipe. Qeveria greke bėri ēmos qė tė pėrēante
popullsinė shqiptare ēame, duke u pėrpjekur tė kundėrvejė tė krishterėt ndaj
muslimanėve. Kjo politikė shtetėrore nuk kaloi pa lėnė gjurmė, pasi popullsia
e kėsaj zone nė shumicėn dėrrmuese ishin e paarsimuar dhe nuk u arrit qė
qarqet intelektuale tė dominonin situatėn. Popullsisė ēame iu ngarkuan taksa
tė rėnda, tė cilat nuk kishin vetėm natyrė fiskale, por synonin ta detyronin
atė tė emigronte nė Shqipėri ose gjetiu. U ndryshuan emrat shqiptarė tė
fshatrave Spatari, Galbaqi, Picari, Varfanj, Arpika me emra greke,
respektivisht Trikoforo, Ella, Aetos, Parapotume, Perdhika duke i kolonizuar
me grekė, me qėllim ndryshimi tė raporteve tė popullsisė.
Para se tė hynte nė Greqi, ushtria fashiste italiane, qeveria greke filloi
njė fushatė tė re masakrash dhe krimesh nga mė monstruozėt kundėr popullsisė
shqiptare.
Dy muaj para konfliktit italo-grek,
qeveria fashiste e Metaksait kreu njė akt ndofta pa precedent nė historinė
botėrore. Tė gjithė meshkujt nga 16-70 vjeē, mbi 5000 burra, u burgosėn dhe u
dėrguan nė ishujt e largėt tė Egjeut. Ky veprim u krye nė bazė tė vendimit tė
marrė mė parė nė Gumecinė nga njė mbledhje e kryesuar nga Dhespoti i Janinės,
Spiridoni, ku merrnin pjesė edhe zv/Prfekti i Gumenicės Jorgo Vasilako,
komandanti i Korafilaqisė dhe pėrfaqėsues tė grekėve tė Ēamėrisė. Nga ky
kontigjent viktimash 350 veta u masakruan , 400 tė tjerė vdiqėn mė vonė gjatė
internimit nga torturat dhe uria. "Nė kėtė mėnyrė-shkruan Jani
Sharra-qeveria e vendosi elementin shqiptar, mysliman, haptazi nė kampin e
armikut" duke e paragjykuar popullsinė ēame.
Rekrutėt ēamė, si shtetas
grekė tė mobilizuar nė vitet 1939 dhe 1940 qė nė atė kohė ndodheshin nė
shėrbim ushtarak, me urdhėr tė Korparmatės sė Janinės, u vunė tė thyejnė gurė
dhe tė ndreqin rrugė nė formėn e punės sė detyrueshme. Nė takimin qė pati
Komandanti i Divizionit VIII tė Epirit, gjenerali Kaēimitro, me 2000 djem
ēamė, u kėrkonte mendime pėr rrezikun qė i kanosej vendit nga Italia
fashiste. Ēamėrit u treguan tė gatshėm pėr tė luftuar armikun e pėrbashkėt.
Por pėr ēudi, nė vend tė armėve u dhan kazma dhe lopata pėr tė vepruar nė
prapavija pėr ndėrtim rrugėsh. Ishte njė qėndrim mosbesimi i autoriteteve
greke ndaj ēamėve dhe njėherazi dhe njė fyerje e poshtėrim pėr ta, duke i
trajtuar jo si bashkėluftėtarė, por si robėr lufte. Nga ana tjetėr, Italia
gjatė pėrgatitjeve tė luftės me Greqinė nuk mund tė mos merrte nė konsideratė
pėr interesat e saj gjendjen diskriminuese tė shqiptarėve tė Ēamėrisė. Ēiano,
ministėr i Jashtėm i Italisė, nė gusht tė vitit 1940, do t'i vinte nė dukje
ambasadorit grek nė Romė se "Greqia ishte e vendosur me tė gjitha mjetet
qė disponon tė vazhdojė njė program politik, ka diskriminuar nė mėnyrė tepėr
tė rėndė shqiptarėt nė favor tė grekėve. Dhe kėtė e ka bėrė nė tė gjitha
fushat e veprimtarisė, qė nga ajo e lirisė personale e nė atė ekonomike, deri
nė atė tė mėsimit tė gjuhės... i kanė larguar shqiptarėt nė rajone larg
qendrave tė mėdha, duke i mbajtur nė kushte primitive".
Shpėrthimi i Luftės
Italo-Greke mė 1940 thelloi tensionin politik nė Ēamėri. Megjithė pėrpjekjet
e pushtuesit pėr ta tėrhequr minoritetin shqiptar nė anėn e tij dhe
pavarėsisht se popullsia ēame gjatė regjimit fashist tė Metaksait kishte
vuajtur shumė, ajo pėrgjithėsisht mbajti njė qėndrim neutral ndaj palėve nė
konflikt. "Edhe kur italianėt pushtuan Gumenicėn-shkruan Jani
Sharra-rrallė ndonjė ēam u bashkua me ta".
Gjithkush
mund tė shtrojė pyetjen:
-
Pse u mbajt ky qėndrim i ashpėr ndaj minoritetit shqiptar?
-
A ishte kjo njė masė vetėmbrojtjeje nga ana e autoriteteve
lokale dhe qendrore greke ?
-
A u shkaktua kjo vetėm nga frika e njė hakmarrjeje tė mundshme
tė shqiptarėve pėr krimet qė ishin kryer ndaj tyre nga regjimi i Metaksait
dhe bandat greke ?
Tė dhėnat provojnė se asnjėra prej
kėtyre arsyeve nuk pėrbėnte shkakun e kėtij veprimi kriminal. Synimi ka qenė
akoma mė i largėt dhe njėkohėsisht mė antishqiptar. Edhe nė situatat e
vėshtira dhe tė komplikuara, kur Greqisė po i trokiste lufta nė derė,
autoritetet greke me gjakftohtėsi u pėrpoqėn tė pėrfitonin ē'tė mundnin. Ata
gjykuan se ishte krijuar njė moment i pėrshtatshėm nė marrėdhėniet
ndėrkombėtare pėr spastrimin etnik pėrfundimtar tė Ēamėrisė. Kėtė e provon
edhe fakti se pas shpėrthimit tė luftės, pasi u bė e qartė se kapitullimi i
Greqisė pėrballė ushtrive italiane ishte i afėrt, autoritetet lokale greke tė
Ēamėrisė pėrgatitėn listat dhe po pėrpiqeshin tė siguronin mjetet e nevojshme
tė mbartjes pėr tė gjitha gratė dhe fėmijėt qė kishin mbetur nė Ēamėri me
qėllim qė kur tė hynin ushtritė e huaja kėtu, tė mos gjenin kėmbė shqiptari. Pas
thyerjes sė ushtrive italiane dhe tėrheqjes sė tyre nga Greqia u intensifikua
dhuna dhe terrori i qeverisė sė re greke mbi popullsinė shqiptare tė
Ēamėrisė. Tė burgosurit dhe tė internuarit ēamė u liruan vetėm pas pushtimit
tė Greqisė nga ushtritė gjermane nė njė gjendje tė rėndė shėndetėsore dhe
shpirtėrore.
Pas pushtimit tė Greqisė nga
gjermanėt, pritej qė ēamėt e kthyer nga internimi tė hakmerreshin ndaj
forcave shoviniste greke qė kishin qenė shkaktarė tė vuajtjeve. Por ndodhi
krejt ndryshe. Ata u ngritėn mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhėn rrugėn e
bashkėpunimit dhe tė bashkėjetesės pėr tė pėrballuar bashkėrisht gjendjen e
rėndė qė u krijua nga pushtuesit e rinj gjermanė. Pėr kėtė qėllim u
organizuan dy mbledhje tė gjera nė Koskė dhe nė Spatar. Njerėz me ndikim nė
krahinė si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr Ēafuli, Jasin Sadiku
dhe shumė tė tjerė punuan me pėrkushtim pėr tė krijuar atmosferėn e
mirėkuptimit midis dy komuniteteve, grek dhe shqiptar. Madje fshatarėt e
Varfanjit, Salicės etj., dėrguan pėrfaqėsuesit e tyre nė fshtatrat e
krishtera ku burrat ishin larguar nga frika e hakmarrjes, duke i siguruar qė
tė ktheheshin se asgjė e keqe nuk do t'i gjente.
Nė zonėn e Gumenicės dhe tė
Filatit ishte bėrė rregull qė asnjė grup i rezistencės greke nuk dilte nė
zonat e lira pa qenė i shoqėruar nga njė shqiptar ēam. Pikėrisht pėr kėtė
veprimtari e sakrificė, jo pak ēamė dolėn para gjykatave tė pushtuesit dhe u
burgosėn. Duke pasur parasysh kėtė realitet tė mirėkuptimit dhe tė
bashkėpunimit midis dy komuniteteve (greke dhe ēame shqiptare) studiuesi Niko
Zhangu shkruante: "Sikur shqiptarėt ēamė tė ishin kriminelė, do tė
zhdukeshin tė gjithė fshatrat e krishterė tė Thesprotisė rreth fshatrave
shqiptaro-ēame".
Pėr qarqet shoviniste greke
nuk ishte i pranueshėm mirėkuptimi dhe bashkėveprimi midis komuniteteve
shqiptare dhe greke. Pėr tė nxitur pėrēarjen e tyre ata nxitėn vrasjen e
ēamėve me influencė si Tfik Qemali, Jahja Kasemi, Jasin Sadiku etj. Me
vrasjen e shqiptarėve tė tjerė nga ēeta e Koēnikollės, punėt morėn njė
drejtim tė rrezikshėm. Tė revoltuar nga kėto akte, njė grup ēamėsh u drejtuan
pėr tė djegur Rahulin, por u doli pėrpara popullsia e Karbunarit, njė fshat i
madh i pėrbėrė prej shqiptarėsh dhe i ndaloi. Edhe pse Rahuli shpėtoi nga njė
katastrofė e sigurtė, "mė pas bandat e Zervės therėn edhe gratė dhe fėmijėt
e atyre qė shpėtuan Rahulin", domethėnė banorėt e Karbunarit. Nė kėto
rrethana, disa krerė tė Ēamėrisė u pėrpoqėn tė formonin njė batalion pėr
mbrojtjen e saj. U formua njė batalion i cili kishte vetėm gjysmėn e
efektivit tė njė batalioni tė zakonshėm, afro 300 veta. Pėr arsye se
gjermanėt nuk donin tė prishin marrėdhėniet me qeverinė kuislinge tė Ralisit,
ky batalion veproi brenda kufijve politikė tė shtetit shqiptar.
Populli u armatos, por nuk pranoi
tė bashkėpunonte me gjermanėt, nuk u fut nė kėtė batalion dhe nuk i pėrdori
armėt kundėr popullsisė greke, por pėrkundrazi u rezistoi nė mėnyrė
demonstrative pėrpjekjeve tė gjermanėve pėr ta hedhur kundėr elementit grek.
Qėllimi i armatosjes sė popullsisė ēame ishte thjesht njė masė vetėmbrojtėse,
pasi ata kishin vuajtur shumė nga shovinizmi grek. Por ajo qė i shqetėsoi mė
shumė atėherė forcat shoviniste greke ishte ngritja e kėshillave shqiptare nė
tė gjithė Ēamėrinė. Nė mars tė vitit 1943 u formua ēeta e parė
mikste, e cila bashkėpunonte me EAM-in. Tashmė, edhe biografėt e Zervės, si Mihal Miridhaqi nuk e mohojnė kontributin dhe
pjesėmarrjen e ēamėve myslimanė nė radhėt e rezistencės antifashiste greke,
nė formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it. Historiani i lartpėrmendur thekson se
ēamėt nxorrėn mbi 1000 luftėtarė.
Popullsia ēame filloi tė
organizohej nė luftėn kundėr fashizmit nė dimrin e viteve 1942-1943, madje qė
nė verėn e vitit 1942 u krijua nė Filat grupi ilegal i rezistencės
antifashiste i pėrbėrė nga Njazi e Kasem Demi, Mustafa Sulo (Kalbaqi), Dervish
Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi, Tahir Demi, Vehip Huso e
shumė tė tjerė. Ata punuan nė rrėzė tė kufirit tė Shkallės sė Zorjanit e mė
thellė pėr organizimin e rezistencės, pėr krijimin e bazave tė luftės, pėr
popullarizimin e ideve tė Kartės sė Atlantikut, e cila u garantonte popujve e
pakicave etnike liri, barazi dhe tė drejtėn e vetėvendosjes pas fitores mbi
fashizmin. Nė shkut tė vitit 1943 u krijua ēeta "Ēamėria" dhe pak
mė vonė batalioni "Ēamėria", i cili zhvilloi nė shtator 1943
betejėn e famshme tė Konsipolit kundėr gjermanėve, qė zgjati 55 ditė. Ajo
betejė u shqua pėr pjesėmarrjen e gjerė tė popullsisė sė Ēamėrisė, tė
Delvinės dhe tė minoritetit pa dallim kombėsie e shtresash shoqėrore. Nė mars
tė kėtij viti u krijua formacioni i parė mikst shqiptaro-grek. Ai luftoi me
trimėri kundėr gjermanėve dhe zervistėve nė Mallun, nė Revani, nė Theojefira,
nė Pleshavicė, nė malin Kacidhjar e gjetkė.
Nė pranverė tė vitit 1944
nė Qeramicė u formua Batalioni IV "Ali Demi" me mė shumė se 500
djem ēamė. Ky batalion hyri nė pėrbėrje tė Regjimentit XV tė Ushtrisė
Nacionalēlirimtare Greke (EAM). Gjatė luftimeve tė tij nė rrugėn
Janinė-Gumenicė, Koskė, Smartė e Lopės si dhe nė Mallun ranė trimėrisht
dėshmorėt Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Husa Vejseli etj. Gjithashtu,
shumė ēamė morėn pjesė nė Brigadėn VI, VII, IX dhe XI tė ushtrisė greke. Edhe
misioni britanik qė kreu hetime nė Ēamėri nuk e mohonte pjesėmarrjen e ēamėve
nė radhėt e EAM-it. Edhe gjermanėt u pėrpoqėn ta hedhin minoritetin shqiptar
nė luftė kundėr EAM-it dhe Frontit Nacionalēlirimtar Shqiptar. Kėto pėrpjekje
regresive shoqėroheshin me njė propagandė me ngjyra tė theksuara
nacionaliste.
Nė kuadrin e bashkėpunimit tė
popullit shqiptar dhe atij grek, u bėnė pėrpjekje pėr tė vendosur ura
lidhjeje nė linjėn e atyre forcave qė udhėhiqeshin nga Partitė Komuniste. Nė
bisedimet midis pėrfaqėsuesve tė tė dy palėve ishte vendosur qė nė tetor tė
vitit 1943, tė harmonizohej puna nė minoritet. Pėr kėtė qėllim ishte pranuar
qė tė vinin nė minoritetin grek nė Shqipėri anėtarė tė Partisė Komuniste
Greke "qė tė bėjnė punė nė minoritete duke enė nė lidhje gjithmonė me
ne". Po kėshtu do tė procedohej edhe nė Ēamėri.
Minoriteti grek nė Shqipėri u
synua me lakmi nga reaksioni zervist grek pėr tė depėrtuar nė tė, me qėllime
tė hapura antishqiptare. Tė dėrguarit e EAM-it nė minoritet, si Aleks Janari,
me propagandėn e tyre shfrytėzuan marrėveshjen qė pėrmendėm mė sipėr, pėr tė
ngjallur ndjenjat nacionaliste tė minoritetit, "pėr t'i bėrė masat e
minoritetit t'i drejtojnė sytė nga Greqia". Nė njė miting qė ishte bėrė
nė Akrovjan ishte deklaruar hapur se "ne pranojmė tė jemi njė Greqi
qoftė komunikste, qoftė djalliste, por vetėm Greqi tė jemi". Sipas tė njėjtit
burim del se grumbullimet dhe veprimtaria e reaksionit grek financohej me tė
holla. Nga Dhrovjani dhe Leshnic ishin dėrguar pėr tek Zerva 23 veta
"pasi ky paguante 1 stėrlinė pėr tre anėtarė tė familjes"
(minoritare). Ndjenjat nacionaliste po merrnin forcė nė minoritetin shqiptar
nė Greqi, domethėnė nė Ēamėrinė e pėrtejme, duke ndikuar nė ēoroditjen e
popullsisė ēame ndaj situatės nė luftės dhe tė mbėshtetjes sė saj.
Megjithatė, Kryesia e Kėshillit Antifashist Nacionalēlirimtar tė Shqipėrisė,
duke pasur bindje nė vijėn e bashkėpunimit midis dy popujve, dėrgoi njė
delegacion nė Konferencėn Panepirotike tė EAM-it sipas ftesės sė bėrė nga
Komiteti Panepirotik Nacionalēlirimtar i Greqisė mė 14 qershor 1944. Duhet
shėnuar se ky bashkėpunim inspirohej nga qėllime fisnike tė bashkėjetsės
midis fqinjėve me devizėn: luftė e ashpėr dhe e paprerė armikut nazist dhhe
gjithė reaksionit nė shėrbim tė tij.
Peshė jo tė vogėl nė
trajtimin e ēėshtjes ēame dhe tė pozitės sė Ēamėrisė nė vitet e Luftės sė
Dytė Botėrore do tė luante dhe qėndrimi i nacionalistėve ēamė, i cili
aspironte hapur me qėndrimin e vet bashkimin e Ēamėrisė me Shqipėrinė. Kėtė
lėvizje e drejtonte njė Kėshill krahinor me organizmat e tij nė
nėnprefekturat dhe fshatrat. Pjesėtarė tė kėshillit krahinor tė Ēamėrisė ishin
njerėz me influencė si vėllezėrit Dino, Adem Muha, Hamza Rexhepi, Hizder
Ahmeti, Mahmut Mala, Ramadan Sulo, Bido Taho, Haxhi Shehu etj. Kėshilli
krahinor kryente nė njė farė mėnyre detyra tė qeverisjes siē ishin mbajtja e
rrefullit dhe qetėsisė, zgjidhja e mosmarrėveshjeve, interesohej pėr hapje
shkollash shqipe etj.
Njė veprimtari e tillė
ishte e papranueshme pėr qeveritarėt e Athinės. Ndaj Qeveria greke e Ralisit
shtroi kėrkesėn kėmbėngulėse pranė tė Dėrguarit tė Posaēėm gjerman pėr
Evropėn Juglindore Nojbaherit "pėr rivendosjen e prefektit tė
administratės greke nė Thesproti", "tė cilėt do tė kryenin
funksionet e tyre zyrtare nė Ēamėri, duke u mbėshtetur nė Vermahtin
gjerman". Mirėpo autoritetet gjermane mbanin njė qėndrim tė dyfishtė.
Sipas kėtij qėndrimi, gjermanėt nuk njihnin zyrtarisht veprimtarinė e
Kėshillit Krahinor ēam, ēka presupozonte njohjen e administratės shqiptare.
Nga ana tjetėr, nuk i jepte pėrgjigje tė prerė as qeverisė sė Ralisit.
Megjithaė, nė heshtje, autoritetet gjermane e pranonin punėn e Kėshillit, i
cili siguronte mbajtjen e qetėsisė nė krahinė, gjė qė u interesonte edhe
gjermanėve. Nacionalistėt shqiptarė ēamė nuk pėrkrahnin pėrpjekjet e oficerit
anglez tė ndėrlidhjes pr njė marrėveshje bashkėpunimi me grupin nacionalist
tė Zervės. Ėshtė e qartė se kėto pėrpjekje nuk dhanė ndonjė rezultat, sepse
qėllimet e kėtyre grupimeve nacionaliste ishin diametralisht tė kundėrta.
Nacionalistėt shqiptarė
synonin bashkimin e Ēamėrisė me Shqipėrinė, ndėrsa pėrkrahėsit e Zervės e kundėrshtonin
me ēdo mėnyrė njė gjė tė tillė. Madje zervistėt prisnin rastin e volitshėm
pėr njė sulm vendimtar mbi Ēamėrinė, pėr tė ushtruar mbi tė shfarosjen
kombėtare.
Pėr tė realizuar synimet e tyre, nacionalistėt ēamė bėnė pėrpjekje pėr t'u
lidhur me Shtabin Aleat tė Mesdheut, pėr tė mėnjanuar rrezikun zervist pėr
fatin e Ēamėrisė. Njė qėndrim tė tillė e kishin konstatuar dhe autoritetet
gjermane. "Sipas raporteve qė i kanė ardhur tė dėrguarit tė posaēėm tė
Rajhut, Nojbaherit, vėrenin gjermanėt-grupi nacionalist shqiptar po punon pėr
t'ia aneksuar Ēamėrinė Shqiėprisė". Nė pėrgjigje tė kėtij telegrami
pohohet me gojėn plot se "Ky grup (nacionalistėt) ėshtė gati tė lidhet
me kėdo, mjaft tė bashkojė Ēamėrinė me Shqipėrinė".
Rreziku i njė raprezaljeje nga bandat shoviniste tė Zervės i bėn mė tė
vetėdijshėm nacionalistėt ēamė qqė tė ngulnin kėmbė nė pikėpamjen e tyre se
rruga e bashkimit tė tyre ishte rruga e bashkimit tė forcave politike
shqiptare.
Edhe pse Marrėveshja e Mukjes
(gusht 1943) ishte denoncuar nga PKSH nė mėnyrė tė njėanshme, nacionalistėt
ēamė i referoheshin asaj si e vetmja rrugė pėr tė zgjidhur ēėshtjen kombėtare
shqiptare. Pėr kėtė ata bėnė disa herė thirrje pėr tė shmangur luftėn
vėllavrasėse dhe pėr bashkimin e tė gjitha forcave pėr mbrojtjen e ēėshtjes
kombėtare, nė kėtė kuadėr dhe atė tė Ēamėrisė. Nė njė letėr qė Nuri Dino i
dėrgonte mė 21 shkurt 1944 Shefqet Peēit, konstatonte se nė Greqi po bėheshin
pėrpjekje pė bashkimin e dy forcave kryesore politike tė EAM-it dhe EDES-it me
synimin qė "grekėt tė shkatėrrojnė Shqipėrinė edhe nėn maskėn
komuniste...". Dhe mė tej ai i kujton Sh. Peēit se "mjaft gjak
shqiptari vaditi tokėn tonė, mjaft larg u dėgjua afshi i popullit tonė pėr
liri dhe kjo mjafton pėr tė nesėrmen, por e nesėrmja duhet tė na gjejė tė
bashkuar mė shumė se kurrė". Thelbin e kėsaj letre e pėrbėnte kėrkesa
kėmbėngulėse pėr bashkim "pėr hir tė gjakut qė na bashkon dhe tė zakonit
qė s'mund tė na ndajė". Ai kėrkonte mendimin pėr bazat e bashkimit, por
me "kusht qė tė mos preken parimet tona dhe karakteri kombėtar".
Pėrballė bashkimit tė armiqve
tė kombit shqiptar, njė qėndrim i tillė pėr bashkimin e forcave politike
shqiptare ishte mė se i justifikuar. Por njė gjė e tillė nuk ndodhi, sepse
denoncimin e Mukjes e kishte sanksionuar edhe Konferenca Nacionalēlirimtare e
Labinotit (shtator 1943).
Nė anėn tjetėr, popullsia ēame gjendej pėrballė veprimtarisė sė ethshme
antishqiptare tė EDES-it tė Zervės, i
cili e kėrcėnonte atė me raprezalje dhe shfarosje. Zerva u pėrpoq ta pėrdorte
popullsinė ēame si forcė kundėr ELLAS-it. Kjo manovėr djallėzore synonte sė
pari ta fuste popullsinė shqiptare nė kurthin e luftės midis forcave politike
nė Greqi, sė majtės ekstreme dhe sė djathtės ekstreme, me synimin qė cilido
tė ishte rezultati i konfrontimit politik nė Greqi, tė krijohej preteksti dhe
konjuktura e pėrshtatshme politike pėr shfarosjen dhe dėbimin e saj.
Sė dyti, tė shtonte forcat pėr tė goditur EAM-in kundėrshtar, pra ta pėrdorte
popullin shqiptar si mish pėr top. Nė bisedimet e zhvilluara nė fshatin
mininė nė 3-6 korrik 1944, tė dėrguarit e Zervės i parashtruan popullsisė
ēame kėto kushte:
1-Ēarmatimin e
plotė
2-Mobilizimin e
pėrgjithshėm tė popullsisė ēame nė radhėt e EDES-it si dhe tė pranonin
pushtetin e EDES-it nė Ēamėri.
Populli ēam u gjend nė pozita tė
vėshtira. Ai nuk pranoi tė futet nė luftėn midis forcave rivale nė Greqi dhe
si ndėshkim Zerva filloi ndaj kėsaj popullsie sulmin e pėrgjithshėm tė 8
korrikut 1944 qė ka patur ato konseguenca qė dihen. Ky fakt pohohet dhe nė
letrėn e Kėshillit Antifashist tė Ēamėrisė dėrguar: Qeverisė greke tė
Bashkimit Kombėtar, Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Mesdheut, Qeverive tė Fuqive
tė Mėdha, Komitetit Qendror tė EAM-it, Guvernatorit tė Epirit, Komitetit
Panepirot tė EAM-it. Nė arkivat e Shqipėrisė ruhen shumė dėshmi tė
emigrantėve ēamė lidhur me krimet e forcave zerviste.
Pozita e Ēamėrisė dhe e ēamėve gjatė Luftės sė Dytė Botėrore
Por pėrpara masakrės sė
korrikut, forcat e EDES-it kishin kryer njė valė tjetėr masakrash nė qershor.
Gjithashtu, pas verės pasoi njė fushatė tjetėr nė tetor tė vitit 1944 e cila
bėri tė plotė spastrimin etnik tė Ēamėrisė.
Rezultatet e kėtij spastrimi kanė qenė me tė vėrtetė tragjike. Nga njė
popullsi prej 35000 vetėsh qė ishte para luftės mbetėn vetėm disa dhjetėra
familje. Vetėm nė tragjedinė e Filatit dhe tė Paramithisė qė u zhvillua nė
qershor dhe tetor tė vitit 1944, rezultati ishte: 2000 tė vrarė, gra, fėmijė,
pleq dhe burra tė paarmatosur, tė masakruar nė mėnyrėn mė ēnjerėzore nga
bandat zerviste. Nė fshatrat e Paramithisė, Gardhitės, Dhrahumit, Karbunarit,
Veliat, Filatit, Galbaqit dhe Spatarit u grabitėn 4949000 okė drithė, 2217500
okė tėrshėrė dhe elb, 361500 okė djathtė, 457700 okė vaj ulliri, 12850 okė
gjalpė, 27020 krerė bagėti tė imta, 18500 okė duhan, 26800 okė oriz, 37000
okė bajame, 2500-3000 shtėpi tė djegura dhe dėme tė tjera tė pronės qė
arrinin nė 84700 frs.
Njė pjesė e mirė e
historiografisė greke tė pasluftės di dhe diplomacia greke gjatė periudhės sė
luftės sė ftohtė, por edhe sot, kanė mbrojtur tezėn absurde se populli ēam
(an blok) ishte bashkėpunėtor i nazistėve dhe fashistėve dhe u largua me ta
pėr nė Shqipėri nė fund tė luftės. Por si qėndron e vėrteta
? Ėshtė rasti tė (konfirmohet) pohohet se nė luftėn antifashiste popullsia
shqiptare e Ēamėrisė inkuadroi nė formacionet luftarake shqiptare dhe greke
mbi 1000 luftėtarė, pa llogaritur qindra tė tjerė qė punonin nė terren. Vetėm
nė radhėt e ELAS-it dhanė jetėn 68 partizanė ēamė.
Ėshtė tashmė e provuar se
masakrat dhe dėbimin e dhunshėm tė popullsisė shqiptare tė Ēamėrisė i kreu
Zerva, i cili ishte dhe bashkėpunėtor i gjermanėve. Pikėrisht kėtu mendojmė
se duhen rikujtuar disa dokumenta qė provojnė bashkėpunimin e tij me
gjermanėt dhe kėshtu do tė mbetet absurd pretendimi grek se njė aleat i
gjermanėve ka dėbuar nga trojet etnike njė popullsi tė tėrė pse ishte nė
bashkėpunim me aleatėt e tij.
Bashkėpunimi i Zervės me
gjermanėt ėshtė i provuar nga dokumentat gjermane si dhe nga shtypi grek i
kohės dhe i pasluftės, i cili ka dhėnė dhjetėra dėshmi nė kėtė drejtim. Nga
arkivat sekrete tė Vermahtit gjerman pėr greqinė, zbulohet njė marrėveshje
bashkėpunimi midis Zervės dhe pushtuesve gjermanė qė tė godiste grekėt e
tjerė. Autori qė ka publikuar kėtė marrėveshje shprehet se "ekzistonte
nė thellėsi njė miqėsi me ujkun". Nė dokumentin gjerman thuhet:
"Gjatė natės sė 1-2 shkurtit 1944, Zerva i parashtroi Komandės sė
Korparmatės XXII malore, me anėn e njė oficeri tė plotfuqishėm propzimin pėr
bashkėpunim mbi bazat qė vijojnė: armėpushim, bashkėpunim nė luftėn kundėr
ELAS-it ne azhornim tė vazhdueshėm mbi qėllimet e tij, mbi vetė pozitėn e tij
si dhe mbi forcat armike". Propozimi i Zervės iu parashtrua dhe tė
Plotfuqishmėve tė Posaēėm tė Rajhut pėr Evropėn Juglindore, ministrit
Nojbaher. Pėrgjigja ishte: tė vazhdojmė traktativat deri sa tė merret vendimi
pėrfundimtar. Mė 9 shkurt 1944 u arrit aprovimi pėr marrėveshje lokalisht tė
pėrkufizuar... Kjo situatė vazhdoi deri nė fillim tė korrikut 1944. Forcat e
Zervės nė mars 1944 rreth 10000 luftėtarė.
Sipas marrėveshjes me
autoritetet gjermane duhej tė mbetej e lirė nga ushtria e Zervės njė rrip
bregdetar prej 10 km. Mirėpo mė 3 korrik 1944, trupat e Zervės e pushtuan
zonėn bregdetare pranė Pargės. Po ashtu, gjatė natės 6-7 korrik filluan nė
befasi veprimet luftarake tė trupave tė Zervės kundėr reparteve gjermane nė
perėndim tė Artės dhe nė rrugėt Janinė-Artė dhe Janinė-Gumenicė. Siē
shpjegohet nė dokument "ndryshimi i qėndrimit tė Zervės nga marrėveshja
e arritur me gjermanėt ndodhi si rezultat i ndėrhyrjes sė oficerėve tė
ndėrlidhjes aleate, tė cilėt morėn pėrsipėr vetė udhėheqjen e ushtrisė sė
Zervės. Madje thuhet se edhe urdhrin pėr sulm kundėr gjermanėve e dhanė
oficerėt ndėrlidhės tė aleatėve. Nisur nga ngjarje tė tilla as edhe gjermanėt
nuk ishin tė qetė pėr marrėveshjen qė nėnshkruan. Lajmet e shėrbimeve sekrete
gjermane konstatonin qė nė rast zbarkimi tė aleatėve, EDES-i do tė luftojė
kundėr gjermanėve, duke iu referuar udhėheqėsit tė EDES-it papajoanu. Nė
gusht 1944 forcat zerviste arrinin rreth 21000 vetė.
Nė vitin 1947, pavarėsisht
nga dėshira e amerikanėve, qė qeveria greke tė mbėshtetej mbi njė koalicion
sa mė tė gjerė, Departamenti i Shtetit shfaqi hapur pakėnaqėsinė e tij ndaj
kandidaturės sė Zervės si ministėr i Punėve Publike, duke e akuzuar atė hapur
si bashkėpunėtor tė gjermanėve. Ky qėndrim parimor i Departamentit tė Shtetit
ishte aq i vendosur saqė ai shkonte deri atje sa tė kėrcėnonte udhėheqėsit
grekė se, nė rast tė kundėrt, do tė tėrhiqte misionin ushtarak. Ambasadori
amerikan nė Athinė Macveagh i deklaroi hapur N. Zervos se si shtypi, ashtu
edhe publiku nė SHBA nė shumicė ka opinionin se ai ka tendenca diktatoriale
dhe fashiste qė janė nė kundėrshtim me idealet e demokracisė sonė".
Kėshtu, atij iu bė e qartė se nuk meritonte besimin si anėtar i ndonjė
qeverie qė propozohej tė bashkėpunonte ngushtė me SHBA.
Po kėshtu, njė personalitet tjetėr
me peshė, Guvernatori Grisuold, duke refuzuar ta priste Zervėn, i deklaronte
sekretarit tė tij tė njėjtėn gjė, se ekzistonte njė opinion i fortė publik, i
cili ishte kundėr Zervės nė SHBA dhe nė vendet e tjera si Franca dhe Anglia,
tė cilat ishin mike tė Greqisė dhe se ai e ndjente se pėr kėto arsye nė qoftė
se Zerva do tė bėhej ministėr i Rendit Publik, kjo do tė ishte njė fatkeqėsi
e madhe pėr Greqinė dhe mund tė pėrmbysė punėn qė po bėn Misioni Amerikan pėr
tė". Bashkėpunimi i Zervės me gjermanėt, ishte dėshmuar edhe nė Senatin
Amerikan nga oficeri i ushtrisė amerikane me origjinė greke Kouvras mė 31
mars 1947, duke e cilėsuar atė si njė kolaboracionist tė tipit tė
Mihailloviēit tė Jugosllavisė. Kouvaras i paraqiti Senatit njė dokument shumė
kompromentues, i cili provonte marrėveshjen qė ekzistonte midis forcave tė
armatosura gjermane nė Epir dhe EDES-it tė Zervės. Ky dokument ishte njė
memorandum i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Korpusit tė 22 tė Ushtrisė Gjermane.
Tezėn greke e hedhin poshtė
edhe dokumentat diplomatike angleze tė kohės, tė cilat nuk mund tė dyshohen
pėr ndonjė tendencė antigreke, por pėrkundrazi pėr tolerancė ndaj aleatėve tė
tyre dhe nė radhė tė parė ndaj forcave tė sė djathtės, tė cilat ishin
pikėmbėshtetja e tyre. Kėshtu, sipas dėshmive tė njėrit nga zyrtarėt e lartė
tė misionit anglez nė Shqipėri, majorit Palmer, i cili kreu njė udhėtim
eksplorues nė Greqinė e Veriut pohohet se "Forca 399" kishte
pėrcaktuar deri nė 2000 veta qė bashkėpunuan "me gjithė zemėr me
gjermanėt", por ai nuk mohonte faktin qė pati edhe rreth 700 veta qė
luftuan nė radhėt e ELLAS-it kundėr gjermanėve. Tėrheq vėmendjen njė fakt se
shifra qė jep Palmeri, pėrkon me numrin e tė dėnuarve nga gjyqi famėkeq i
Janinės, i ashtuquajtur "Gjyqi i kolaboracionistėve", i zhvilluar
nė vitin 1945-1946, i cili dėnoi nė mungesė 1930 shqiptarė tė Ēamėrisė.
Palmeri, i cili ėshtė mbėshtetur
siē e thotė dhe vetė nė tė dhėnat e palės greke e konkretisht tė majorit
Sarandis, i cili-thotė Palmeri- "pranoi pėrgjithėsisht veprimet e kryera
prej grekėve kunėr minoritetit shqiptar" hedh paksa dritė edhe mbi njė ēėshtje
tjetėr mjaft tė rėndėsishme, e cila ka tė bėjė me faktin se ē'vend patėn
gjermanėt nė genocidin qė kryen forcat ultrashoviniste dhe fashiste greke
kundėr popullsisė shqiptare, tė cilin Palmeri, pa u shqetėsuar pėr tragjedinė
e dhimbshme tė kėsaj popullsie, me gjakftohtėsi e quan thjesht njė
"situatė grindjesh". Ai pohon sidoqoftė, njė tė vėrtetė se ky akt
"padyshim ishte i inkurajuar nga gjermanėt". Genocidin zervist pėr
spastrimin etnik nė Ēamėri e konfirmonte edhe koloneli Monague @oodhouse, ish
kryetar i Misionit Anglez nė Greqi, i cili thotė se "Zerva i ndoqi ēamėt
nga shtėpitė e tyre nė 1944... Dėbimi u krye me gjakderdhje tė madhe.
Qėllimi ishte dėbimi i popullsisė s
padėshirueshme shqiptare nga vendi i vet". Madje kėtė genocid ndaj
shqiptarėve tė Ēamėrisė e ka pohuar vetė N. Zerva. Nė letrėn dėrguar mė 4
gusht 1953, Jani Dani Popovitit e porosiste: "Tė marrė pėrsipėr detyrėn
e sqarimit tė bashkėatdhetarėve (grekėve) se kush e pastroi Ēamėrinė nga
shqiptarėt". Kėtė fakt e dėshmojnė edhe dokumentat e Komitetit
Antifashist Nacionalēlirimtar tė refugjatėve ēamė nė Shqipėri. Nė njė
memorandum tė kėtij Komiteti dėrguar Ministrave tė Jashtėm nė Moskė i cili u
publikua nė gazetėn "Bashkimi" dhe pastaj edhe nė
"Pravda", pohohej se "Para shpartallimit tė gjermanėve,
monarkistėt grekė dhe faashistėt, bashkė me Gestapon, sulmuan popullsinė dhe
shkaktuan emigrimin e minoritetit shqiptar nė territorin e Shqipėrisė. Ajtet
e autoriteteve greke ishin nė kontradiktė tė qartė me Kartėn e Atlantikut dhe
me vendimet e Jaltės dhe tė Potsdamit".
Pozitėn e gjermanėve lidhur me genocidin e
bandave zerviste kundėr popullsisė ēame e kompromenton mė tej njė dokument
tjetėr qė vjen nga njė ditar i njėrit prej nacionalistėve ēamė, Rexhep Dino,
i cili shpjegon dhe njė enigmė tjetėr, se si hyri Zerva nė Ēamėri, kur
populli ēam ishte i armatosur. Ky dokument provon se Zerva nuk guxonte tė
hynte nė Ēamėri, sepse i trembej konfrontimit me popullsinė ēame, e cila
ishte e vendosur tė vetėmbrohej. Prandaj, ai ndėrhyri pranė autoriteteve
gjermane tė pushtimit qė ata tė bėnin ēarmatimin e saj dhe ia arriti kėtij
qėllimi. Ēarmatimi i popullsisė u krye nga gjermanėt me njė urdhėr direkt tė
Hitlerit. Autori i lartpėrmendur pohon se gjermanėt nė kėtė rast nuk
pėrfillėn as lutjet e nacionalistėve shqiptarė ēamė, qė kishin besim tek ata
pėr tė realizuar aspiratat e tyre, pėr bashkimin kombėtar. Mė pas Zerva hyri
nė Ēamėri dhe kreu krimet monstruoze qė tashmė dihen.
Nga hetimet e tij Palmeri
pėrpiqet tė hedhė sadopak dritė mbi motivet e kėsaj masakre dhe ai jep njė
shpjegim ineresant qė i afrohet tė vėrtetės ose mė saktė ėshtė njė pjesė e
saj. Ai i raportonte eprorėve tė tij se "Rrethi ku banonte ky minoritet
ishte i pasur, konseguenca ka qenė gjithnjė njė ndjenjė zilie dhe urrejtjeje
nga ana e grekėve pėr atė rreth ndaj ēamėve". Nė tė njėjtėn kohė Palmeri
vė nė dukje se pretendimi absdurd pėr aneksimin e Shqipėrisė sė Jugut nga
Greqia, tė cilėn shteti grek e kishte kultivuar nė maksimum pėr disa dekada,
kishte prodhuar "njė urrejtje shumė tė fortė, e cila drejtohej jo vetėm
kundėr ēamėve, por kundėr gjithė shqiptarėve nė pėrgjithėsi".
Nė kėtė mėnyrė, palmeri vė nė
dyshim pretendimin se spastrimi etnik i Ēamėrisė u krye pėr shkak tė
bashkėpunimit tė kėsaj popullsie me gjermanėt, por si pjesė e strategjisė
shoviniste tė Greqisė kundėr shqiptarėve. Megjithatė, Palmeri e pranonte dhe
mundėsinė hipotetike tė bashkėpunimit tė njė pjese tė minoritetit shqiptar me
italianėt dhe si shkaqe tė kėtij bashkėpunimi tė mundshėm ai jepte "dėshirėn
pėr ta bashkuar Ēamėrinė me Shqipėrinė ose pėr tė shfrytėzuar mundėsitė qė
paraqiste realiteti i krijuar pėr tė qėruar hesapet e vjetra me grekėtt. Ai
pohonte se nuk mund tė arrihej nė ndonjė konkluzion se kush nga tė dy palėt
ishte pėrgjegjės pėr fillimin e armiqėsive. Nė tė vėrtetė, armiqėsitė dhe
konflikti nacional nė Ēamėri, siē kemi theksuar mė lart, kishin filluar kėtu
me aneksimin e kėsaj treve shqiptare nga greqia gjatė Luftėrave Ballkanike.
Shkaku themelor ka qenė politika sistematike antishqiptare dhe
shkombėtarizuese e qeverisė greke dhe organizmave tė ndryshme tė saj. Kjo
situatė e tendosur, sigurisht qė ka shkaktuar edhe konflikte tė veēanta midis
tė dy palėve, por dhuna dhe krimi grek dallohen cilėsisht pasi ata ishin tė
ushtruara, tė organizuara, tė drejtuara ose tė xnitura nga shteti grek.
Prandaj bashkėpunimin e elementėve tė veēantė shqiptarė me gjermanėt dhe
italianėt, i cili e kishte burimin nė shtypjen e rėndė nacionale nga shteti
grek, qeveria dhe propaganda greke, pas luftės, madje dhe sot, u pėrpoqėn tė
fryjnė dhe ta paraqisin si njė bashkėpunim total ndaj popullsisė ēame me
gjermanėt. Qėllimi ka qenė i qartė, qė t'i vihej njė bazė justifikuese
spastrimit etnik tė Ēamėrisė.
Por armiqėsitė dhe pėrplasjet
sipas tė dhėnave tė mbledhura nga Misioni Britanik, rezultonin edhe nė njė
linjė tjetėr, nė kuadrin e ballafaqimeve midis EDES-it dhe ELAS-it. Por as
kėto ngjarje nuk pėrbėjnė argumente pėr tė pėrligjur spastrimin etnik tė
Ēamėrisė. Pėrpara se palmeri tė kryente hetimet e tij nė Ēamėri, zbulimet
britanike nė dhjetor tė vitit 1944 dhe nė janar tė vitit 1945, kishin
informuar Foreign Ofisin se masakrat dhe shpėrngulja e popullsisė ēame ishin
kryer nga Zerva. Pohohej se pas pushtimit italian njė grup nacionalistėsh
shqiptarė "kishte ndihmuar nė vitin 1940 Ushtrinė Italiane nė fushatėn e
saj kundėr Greqisė dhe nė vitin 1944 ata i kishin dhėnė ndihmė afektive
forcave gjermane tė pushtimit. Pas largimit pėrfundimtar tė gjermanėve nga
Ēamėria trupat e Zervės u shpėrndanė nė shtėpitė e shqiptarėve. Nė njė
lokalitet 40 ushtarė tė Zervės u zhdukėn dhe pastaj u gjendėn tė vdekur. Ky
incident qė ndodhi rreth qershorit tė vitit 1944 shkaktoi raprezaljet e
forcave tė Zervės, tė cilat ēuan nė dėbimin e tė gjithė shqiptarėve nga
Greqia".
Pas raportit tė Palmerit, njė tjetėr
informacion iu dėrgua Foreign Ofisit nga autoritetet ushtarake britanike nė
Greqi. Nė tė jepej vlerėsimi i pėrgjithshėm se veprimet kundėr ēamėve ishin
tė kuptueshme, sado qė ishin tė qortueshme. Duke iu referuar Librit tė Bardhė
grek ky raport i paraqiste ēamėt si "njė popullsi gjaknxehtė dhe
violente ashtu si shumė komunitete tė tjera malore ballkanike". Ndėr tė
tjera nė kėtė raport thuhej: "Dy herė minoriteti shqiptar ka qenė
pėrfshirė nė shkatėrrimet e zonės ku ata jetojnė. Dhe bregdeti shqiptar qė
shtrihet pėrballė Korfuzit ishte njė nxitje er pėrhershme pėr nacionalistėt e
zjarrtė grekė. Gjatė lėvizjes sė rezistencės ēamėt i kishin shqetėsuar grekėt
sėrish duke vepruar nė banda midis bregdetit dhe forcave tė gjeneralit Zerva.
Ata ia prenė lidhjet atij (Zervės) ose tė paktėn penguan lidhjet e tij me
kolegėt e vet nė Korfuz. Ēamėt pėrfaqėsonin pėr Aksin njė element nacionalist
antigrek. Nuk duhet harruar se Zerva kur u godit dhjetorin e kaluar nga
ELAS-i, u ankua se ai ishte goditur gjithashtu nga shqiptarėt. Kėta mė shumė
mundėsi ka qė tė ishin ēamėt se sa ndonjė forcė nga Shqipėria. Nė kėto
rrethana, veprimet kundėr ēamėve nga ana e grekėrve kanė qenė tė kuptueshme,
megjithėse tė qortueshme".
Ēėshtja e Ēamėrisė, bashkė me
atė tė Kosovės u pozuan nė opinionin publik nga Diaspora Shqiptare nė kushtet
e vetėizolimit tė Shqipėrisė, kur shteti shqiptar thuajse i kishte lidhur
duart vetvetes pėr tė mbrojtur interesat kombėtare shqiptare, duke vėnė nė
plan tė parė interesat e ngushta tė mbrojtjes sė pushtetit dhe parimet e
bashkėpunimit nė linjėn e ashtuquajtur internacionaliste. Reagimet mė tė
vendosura u bėnė nga Shoqata "Ēamėria" nė SHBA, e cila zhvilloi
shumė aktivitete nė mbrojtje tė ēėshtjes ēame. Nė njė letėr dėrguar
Sekretarit tė Shtetit tė SHBA Cordell Hull, pasi theksonte kontributin qė dha
Shqipėria nė luftėn kundėr fashizmit, shoqata kėrkonte qė parimet e Kartės sė
Atlantikut tė zbatohen me konseguencė edhe nė ēėshtjen shqiptare. Nė mėnyrė
tė posaēme, shoqata i rferohej neneve 2 dhe 3 tė kėsaj karte dhe kėrkonte qė
populli shqiptar, qė kishte mbetur nė shtetet fqinje tė pėrcaktonte formėn e
qeverimit nėn tė cilėn do tė jetojė, tė ushtrojė tė drejtat sovrane dhe tė
restaurohej vetėqeverimi; tė drejta kėto qė u ishin rrėmbyer me forcė. Nė ktė
mėnyrė, ata jo vetėm kėrkonin kthimin e popullsisė ēame nė trojet e veta, por
qė edhe Ēamėria sė bashku me Kosovėn tė shpreheshin lirisht pėr tė ardhmen e
tyre.
Forca kryesore qė u vu nė
krye tė pėrpjekjeve pėr tė mbrojtur ēėshtjen ēame ishte Kėshilli Antifashist
i Ēamėrisė qė zhvillonte aktivitetin e tij nė Shqipėri. Ai drejtoi masat e
popullsisė ēame, pėrpjekjet e saj pėr t'u kthyer nė atdhe. Kjo organizatė
zhvilloi njė aktivitet tė gjerė si nė aspektin diplomatik, ashtu edhe nė
organizimin e refugjatėve ēamė, nė organizimin e propagandės dhe nė mbajtjen
gjallė tė shpresave pėr t'u rikthyer nė atdhe. Kėshilli Antifashist i
refugjatėve ēamė u dėrgoi disa memorandume dhe protesta Fuqive tė Mėdha,
Qeverisė Greke, Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Mesdheut, Komitetit Qendror tė
EAM-it, Guvernatorit tė Epirit dhe Komitetit panepirot tė EAM-it. Mė e
hershmja ėshtė jė protestė dėrguar Fuqive tė Mėdha mė 17 tetor 1944 nė tė
clėn kėrkohej qė tė largoheshin forcat e EDES-it nga Ēamėria pėr tė siguruar
nderin, jetėn dhe pronėn e popullsisė si dhe sigurimin e tė gjitha tė
drejtave tė barabarta tė bazuara nė Kartėn e Atlantikut dhe pjesėmarrjen e
popullsisė ēame nė luftėn e popullit grek kundėr pushtuesit tė huaj si dhe lirimin
sa mė shpejt qė tėishte e mundur tė 300 grave dhe fėmijėve tė cilėt mbaheshin
nė kampet e pėrqėndrimit nė Filat dhe nė Paramithi.
Kėtė protestė e pasoi njė
tjetėr votim proteste dėrguar kėtyre subjekteve nga Filati i Ēamėrisė mė 30
tetor 1944. Nė tė paraqitet nė pėrmasa reale tragjedia ēame, hidhet dritė mbi
shkaqet e saj. Ky dokument shquhet pėr njė sens konseguent realizmi dhe nuk
manifestohet nė tė asnjė shfaqje shovinizmi ose nacionalizmi ekstrem.
Pėrkundrazi, dokumenti shquhet pėr frymėn internationaliste, nė tė
manifestohen qartė prirjet e toleranca dhe bashkėjetesa paqėsore me popullin
grek pa pasnjė paragjykim. Nė kėrkesat e kėsaj proteste figurojnė kthimi i
shpejtė i popullatės ēame nė vatrat e veta dhe sigurimi i jetesės sė qetė tė
saj atje; fillimin e hetimeve nga Qeveria Greke nė Ēamėri pėr tė zbuluar dhe
ndėshkuar shkaktarėt e krimeve, largimin sa mė parė tė forcave tė EDES-it nga
Ēamėria si kusht pėr tė shpėtuar nderin dhe pasurinė e popullsisė ēame dhe
barazimin real tė tė drejtave njerėzore kombėtare me popullsinė greke nė bazė
tė parimeve tė Kartės sė Atlantikut dhe tė pjesėmarrjes sė popullsisė ēame nė
luftėn e popullit grek kundėr pushtuesve tė huaj.
Mė 9 maj 1945 pėrfaqėsuesit e
popullsisė ēame i dėrguan njė ankesė edhe konferencės sė San Franēiskos
nėpėrmjet Misioneve Aleate nė Tiranė. Dukje iu referuar Kartės sė Atlantikut
dhe luftės qė popullsia ēame kishte zhvilluar kundėr fashizmit, kėrkohej
ndėrmjetėsimi pėr kthimin e popullsisė ēame nė shtėpitė e veta. Ndėrsa lidhur
me fajtorėt dhe ata qė kishin kryer krime, kėrkohej qė tė gjykoheshin nga njė
gjykatė dypalėshe (shqiptaro-greke).
Pas kėsaj proteste, njė
komision ēam shkoi nė Athinė pėr t'i paraqitur Qeverisė sė Papandreut kėrkesat
e refugjatėve ēamė. Mirėpo ky nuk pranopi tė merrte takim me tė. Njė
funksionar i lartė i Ministrisė sė Punėve tė Jashtėme tė Greqisė qė mori
kontakt me komisionin ēam i deklaroi atij se "Qeveria nuk iu pret, sepse
s'ka ē'tju thotė, pasi nė praktikė ėshtė Zerva dhe nė teori ėshtė Qeveria qė
ju tė mos ktheheni nė Ēamėri". Pas dėshtimit tė pėrpjekjeve pėr tė
biseduar me pėrfaqėsuesit e qeverisė greke, delegacioni ēam iu drejtua
autoriteteve tė Fuqive Aleate dhe Komitetit Qendror tė EAM-it dhe Partisė
Komuniste Greke. EAM-i dhe Partia Komuniste vetėm sa protestuan pranė
misioneve aleate dhe Qeverisė Greke qė tė merreshin masa kundėr bandave
kriminale tė Zervės dhe qė popullsia ēame tė kthehej nė trojet e veta. Ata
nuk morėn asnjė masė ose nuk u bėnė asnjė premtim ose propozim pėrfaqėsuesve
tė Ēamėrisė pėr tė zgjidhur ēėshtjen e tyre tė drejtė.
Kur forcat zerviste u
shpartalluan nga forcat e ELAS-it dhe Ēamėria u ēlirua, popullsia ēame qė
gjendej afėr kufirit u riatdhesua. Por kjo nuk zgjati shumė. Pas kapitullimit
tė ELAS-it mė 13 shkurt 1945, ēeta tė frymėzuara nga qeveritarėt e Athinės me
nė krye Plastirasin, ndoqėn shembullin e Zervės duke masakruar pėr tė dytėn
herė popullsinė ēame. Sipas hetimeve qė kreu nė kėtė kohė Misioni ushtarak Britanik,
dilte se udhėheqėsit e kėsaj masakre kishin qenė leitnant Kristo Kaca, qė
kishte ardhur nga Korfuzi, major Ilia Kaca, qė kishte ardhur nga fshati Palo
dhe kolonel Zoto, tė cilėt ishin vėnė nė krye tė njė grupi banditėsh nga
Korfuzi dhe tė disa banorėve grekė vendas, anėtarė tė forcave tė Plastirasit,
gjithsej rreth 100 vetė dhe mė 13 mars 1945 kishin shpėrthyer njė terror nė
Filat si rezultat i tė cilit ishin vrarė 70 vetė. Sasia e emigrantėve qė u
kthyen nė tokat dhe shtėpitė e tye ishte 3000-5000 veta. Ashtu siē pohojnė
dhe autoritetet britanike, sulmi i fundit i grekėve nuk u provokua nga
shqiptarėt, por i ishte rezultat i "vazhdimit tė ndjenjave ekstreme
antishqiptare tė grekėve nė kėtė rajon". Ky akt i ri kriminal, i kryer
disa muaj pas masakrave tė verės tė vitit 1944, dėshmonte jo pėr veprime
thjesht hakmarrėse, por pėr njė politikė tė pėrcaktuar mirė tė Qeverisė
Greke, e cila tani e kishte shtrirė plotėsisht autoritetin e vet nė tė gjithė
vendin edhe nė kėtė rajon.
Kongresi i Minoritetit
Shqiptar tė Greqisė qė u mbajt nė shtator tė vitit 1945 miratoi njė rezolutė
tė cilėn ia dėrgoi Konferencės sė Ministrave tė jashtėm tė vendeve aleate, nė
tė cilėn vihej nė dukje se "Nė kohėn e okupacionist nazist, ndėrsa
luftėtarėt e minoritetit shqiptar nė Greqi, tė ikuraduar me forcat e
rezistencės sė popullit grek po luftonin ashpėrsisht kundėr okupatorit
gjerman, forcat reaksionare dhe shoviniste tė Zervės tė komanduara prej vetė
kėtij gjenerali gjakpirės, hynė pabesisht nėpėr qytetet dhe fshatrat e
Ēamėrisė, duke pėrsėritur barbarizmat e 1912-ės pas Luftės sė Parė
Ballkanike, ku u masakruan, u burgosėn dhe u torturuan me mijėra qytetarė dhe
fshatarė ēamėr nga tė gjitha shtresat shoqėrore". Kongresi, duke iu
referuar Kartės sė Atlantikut, kėrkoi jo vetėm kthimin e emigrantėve ēamė nė
trojet e veta, por edhe "sigurimin e tė drejtave tė barabarta tė
minoritetit shqiptar nė Greqi me pjesėn tjetėr tė popullit grek, ashtu siē e
gėzonte minoriteti grek nė Shqipėri".
Nė fund tė nėntorit 1945, pėrfaqėsuesit
e emigrantėve ēamė i dėrguan njė letėr zėvendėssekretarit tė Jashtėm
Ballkanik McNeil, i cili po vizonte Athinėn dhe kėrkuan qė ai tė ndėrhynte
pranė Qeverisė Greke pėr zgjidhjen e ēėshtjes ēame, por edhe si mė parė,
atyre nuk iu dha ndonjė pėrgjigje. Kėtė herė, Komiteti Antifashist Ēam
garatimin e tė drejtave tė minoritetit shqiptar si qytetarė tė lirė e
mbėshteste jo vetėm nė Kartėn e Atlantikut, por edhe nė Konferencat e
Teheranit, tė Jaltės dhe tė Potsdamit.
-----------------------------
HISTORIA
E PĖRGJAKSHME E ĒAMĖRISĖ
|