Nė 13 vjetorin e zhdukjes pa gjurmė tė veprimtarit Xhavit Haziri

 

 

DĖSHMI TĖ KOHĖS

 

- XHAVIT HAZIRI –

NJĖ HERO I MERITUAR

 

( Shkruan: Ramadan Pllana )

 

______________________________________________________________________________________________________________

 

( I pavdekshmi Xhavit Haziri )

 

(Lindja: 03. 09. 1960, Zhdukja: 17. 09. 1998)

 

______________________________________________________________________________________________________________

 

( Xhavit Haziri, bashkė me shoqėn e jetės, Remėn, mė 14 gusht 1997 )

( Autori i kėtij shkrimi nė mesin e prindėrve tė heroit - Xhavit Haziri )

 

 

     - Mue n’iden t’eme patriotike nuk ka mujtė as nuk do tė muej me mė shtrue ari i tė tanė botės, por as mėnia e tė tanė armiqvet! Ka me mė shtrue vetėm vdekja!

     - Luftėn dhe kundėrshtimin ndaj copėtimit do ta ndaloj vetėm kur tė ēlirohet dhe tė bashkohet kombi im!

      - Dhe, para se gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisė dhe mos e harroni atė kur tė jepni mendimin tuaj! ( Hasan Prishtina )

 

     Po e filloj kėtė shkrim, edhe kėsaj here, me mendimet, kėshillat e amanetin e tė madhit Hasan Prishtina, sepse heroi i kėtij shkrimi e kishte pasur idhull atdhedashurie ideologun e Shqipėrisė Etnike - heroin kombėtar Hasan Prishtina, mendimet e tė cilit i citonte shpesh, -sidomos kur ishim nė vuajtje tė dėnimit nė burgun e Dubravės gjatė viteve tė 90’ta tė shekullit tė kaluar.

    Xhavit Haziri, Ukshin Hoti, Hafir Shala, Hysen Zogiani, e tė gjithė veprimtarėt tjerė tė ēėshtjes sonė kombėtare, tė cilėt u rrėmbyen e u zhdukėn nga SUP’i - ish’UDB famėkeqe, nuk e meritojnė njė injorim, njė harresė e njė neglizhencė qė u bėhet nga institucionet e shtetit tė Kosovės. E them kėtė fakt sepse, po tė kėmbėngulej me vendosmėri do tė zbardhej rrėmbimi i tyre para Qendrave tė Vendosjes Ndėrkombėtare, kur dihet se kush ishin zyrtarėt e administratės sė dhunshme serbe, nė atė kohė, qė i kidnapuan kėta veprimtarė tė ēėshtjes sonė kombėtare. Ndėrsa qarqet kompetente ndėrkombėtare, UNMIK e EULEX, bėjnė ēmos pėr personat e pagjetur, kur ėshtė fjala pėr serbėt e vrarė, dhe nuk kursehen pėr tė shantazhuar, madje edhe arrestojnė e dėnojnė shqiptarė tė pafajshėm, gjoja pėr zhdukjen e serbėve qė nė realitet, nėse dikush nga ata ishte vrarė nga UĒK’ja, nuk ishin njerėz tė thjeshtė por kriminelė me damkė qė kishin ardhur nė Kosovė pėr tė vrarė e masakruar popullsinė e pafajshme shqiptare; sot njė numėr i madh i kriminelėve tė tillė sillen lirshėm nė Kosovė dhe nė Serbi.Nga kjo ”drejtėsi”, me kute ndėrkombėtare, bashkė me institucionet pėrkatėse kosovare, mė kujtohen mendimet gjeniale tė shkencėtarit tė madh gjerman, Albert Ajnshtajn, i cili kur flet pėr lirinė e njeriut e thoshte, edhe kėtė: «Pohimit se ka fjalė tė lirė tė njeriut nė kuptimin filozofik nuk i besoj aspak. Secili vepron jo vetėm nga njė shtrėngesė e jashtme, por gjithashtu edhe sipas njė shtrėngimi tė brendshėm». Hashim Thaēi, kryeministėr dhe Xhavit Haliti kuvendar tė Republikės sė Kosovės, e kanė pėrgjegjėsinė kryesore pėr tė kėrkuar zbardhjen e fatit tė Xhavit Hazirit, heroit tonė kombėtar, sepse ky ishte njėri nga aktivistėt dhe shokėt mė tė afėrm  tė tyre dhe mė tė besueshėm nė kuadėr tė veprimtarisė ilegale tė LPK’sė dhe tė krijimit te strukturimit tė UĒK’sė.

     Mė 3 shtator ėshtė ditėlindja e 51’it e Xhavit Hazirit, kurse mė 17 shtator mbushėn 13 vjet nga zhdukja e tij, kur u kidnapua nė Prishtinė nga UDB’a famėkeqe nė mėnyrė tinėzare. Mendimet dhe amanetin e Hasan Prishtinės, Metush Krasniqit, Fazli Greiqevcit, Jusuf e Bardhosh Gėrvallės, Kadri Zekės, Rexhep Malės, Nuhi Berishės, Afrim Zhitisė, Fahri Fazliut, Fadil Vatės, Adem e Hamėz Jasharit e shumė e shumė dėshmorėve tė tjerė, pėr tė cilėt kishte njė konsideratė tė lartė, - ky atdhetar i dorės sė parė i ēoi me besnikėri deri nė fund tė jetės sė vet. Sepse, e kishte njė ideal tė tillė kombėtar, si tė Hasan Prishtinės, dėshmoi edhe jeta dhe veprimtaria e Xhavitit tė cilin nuk e nėnshtruan, as ndjekjet e burgosjet e UDB’ės famėkeqe, nuk e nėnshtruan as mėria e armiqve e as lakmia pėr ndonjė pozitė tė rrejshme nė pushtetet fiktive e ēoroditėse, po nuk e nėnshtroi as zhdukja tinėzare apo vrasja e tij nga hienat e pėrtej Karpateve, sepse, ky burrė i madh i kombit; bashkė me shokėt e vet, i bashkoi grupet guerile shqiptare nė Kosovė dhe ishte promotori i krijimit tė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės pėr ta mundur deri nė fund armikun shekullor. Fehmi Lladrovci, kreshniku i Drenicės, ishte shoku i tij mė i besueshėm e i pandarė nė luftėn pėr liri e ribashkim kombėtar, qysh nga vitet 80’ta, pastaj nė vitet 90’ta do tė lidhet me trimat e Adem Jasharit, me komandantin legjendar tė UĒK’sė, dhe i paluhatshėm do tė veprojė nė organizatėn ilegale - LPK dhe, nė kuadėr tė kėsaj organizate, do tė formojnė e strukturojė edhe UĒK’nė. Rrėmbimi i tij nga kriminelėt e UDB’ės serbe nė Prishtinė mė 17 shtator tė vitit 1998 do t’i bėhet pesė ditė para vrasjes sė shokut tė tij mė tė devotshėm, Fehmi Lladrovcit dhe shoqes sė tij, Xhevės, tė clilėt i quante «Shotė e Azem Galica», qė ranė heroikisht, mė 22 shtator tė njėjtit vit, nė altarin e lirisė pėr tė mos vdekur kurrė.

     Tė shkruash pėr shokėt qė tėrė jetėn e vet ia kushtuan lirisė dhe ribashkimit tė atdheut - Nėnės Shqipėri, jo vetėm qė ėshtė njė borxh kombėtar por, njėkohėsisht, ėshtė edhe njė pėrgjegjėsi morale e historike, sidomos pėr ne bashkėveprimtarėt e tyre, qė t’i shkruajmė sa mė me vėrtetėsi ngjarjet reale nė mėnyrė qė brezat e ardhshėm t’i kenė tė gjallė nė kujtesėn e tyre historike e tė pėrjetshme. Dėshmorėt nuk vdesin kurrė, sepse me flijimin e tyre pėr atdhe, me amanetin qė na e lanė, duke ndjekur porositė e tyre do t’i kujtojmė si tė gjallė nė ndėrgjegjen kombėtare e njerėzore duke ua pėrcjellė brezave tė ardhshėm. Heronjtė e dėshmorėt, nėse harrohen nga populli i vet, atėherė ky popull ėshtė i gjykuar qė ta pėrsėrisė historinė e tij tragjike, - ky ėshtė njė mėsim historik qė ėshtė dėshmuar shumėherė, posaēėrisht te popujt e robėruar gjatė shekujve tė kaluar. Emri, vepra dhe shembulli i dėshmorėve kanė qenė, janė dhe do tė jenė gjithmonė yje udhėrrėfyese tė pėrhershme pėr ēlirim e ribashkim kombėtar. Kush i nderon dėshmorėt e nderon popullin, e nderon veten, e respekton historinė e lavdishme kombėtare, e siguron tė tashmen dhe tė ardhmen e atdheut.

     Xhavit Haziri, ėshtė njėri nga veprimtarėt mė tė devotshėm tė ēėshtjes sonė kombėtare. Ai, qysh nga mosha e hershme rinore u aktivizua nė organizatat ilegale qė luftonin pėr ēlirim e ribashkim kombėtar, duke qenė njėri nga udhėheqėsit mė tė merituar tė strukturave drejtuese tė kėtyre organizatave.

     Intensiteti kulmor i veprimtarisė sė tij patriotike, me shembuj konkret, nga viti 1985 e kėndej ishte i pandėrprerė derisa e rrėmbyen kriminelet e UDB’ės serbe.

     - ”Nga penda nė pushkė duhet tė veprojmė pėr ta fituar lirinė, vetėm me llafe nuk ka fryte”, e pėrsėriste shpeshherė para shokėve qėndrimin e tij prej njė veprimtari tė paepur.
Xhavit Haziri, shpallet Hero i Kosovės pėr kontributin e tij ndaj atdheut mė 26 Nėntor tė vitit 2010 nga Jakup Krasniqi, ushtrues i detyrės sė Kryetarit tė Kosovės, bashkė me tė dekoruarit tjerė qė do ti shėnojmė mė poshtė. Me rastin e festave tė 28 Nėntorit, ushtruesi i detyrės sė Presidentit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, ka ndarė 31 dekorata e medalje pėr personalitet mė tė njohura.

 

     Prishtinė, 26 nėntor 2010 - Nė njė ceremoni solemne, organizuar nė Kuvendin e Kosovės, ushtruesi i detyrės sė Presidentit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, nė prag tė festave tė 28 Nėntorit ka ndarė 31 dekorata e medalje pėr personaliteteve tė njohura tė kombit shqiptar - heronj, dėshmorė, kontribuues tė lirisė dhe tė ngritjes sė kulturės dhe arsimit nė Kosovė. Me Dekoratėn Heroi i Kosovės, u dekoruan: Hamėz Jashari, Adem Demaēi, Shaban Shala, Fazli Grajēevci, Jusuf Gėrvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gėrvalla, Rexhep Mala, Nuhi Berisha dhe Xhavit Haziri.

 

Pak fjalė pėr biografinė e Xhavit Hazirit

 

     Ka lindur mė 3 shtator tė vitit 1960 nė fshatin Druar tė Vushtrrisė nga babai Bajram Hamit Haziri, lindur mė 1931, dhe nga nėna Fahrije Fazliu - Haziri, e lindur mė 1940 nė fshatin Resnik tė Vushtrrisė. Xhaviti, ishte fėmija i dytė, i kėsaj familje, pas Mexhitit, i lindur mė 1957, pas tij do tė lindin edhe pesė djem, Nexhmedini, 1963, Shemsedini, 1965, Fadili, 1968, Arsimi, 1965 dhe Urani, i lindur mė 1977. Ky fshat qė gjendet nė jug-perėndim tė qytetit, nė Artakoll, afėr dhjetė kilometra, me njė pozitė tė mirė gjeografike nė rrafshin e Kosovės, pranė vijės hekurudhore Selanik-Mitrovicė, e ndėrtuar mė 1873, duke u shtrirė deri buzė Qyqavicės legjendare. Artakolli i Vushtrrisė, ka njė pėrfshirje gjeografike afėr njėzet kilometra duke filluar nga Gurbardhi e Ashlani, nė veriperėndim e deri nė Trimor, ish-Zhilivodė, nė jugperėndim tė kėsaj komune. Historia e kėsaj treve ėshtė e lidhur ngushtė me tė gjitha ngjarjet historike qė kanė ndodhur, qysh nga Beteja e Kosovės, nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, nga kryengritjet shqiptare tė udhėhequra nga Isė Buletini e Hasan Prishtina, nga Lėvizja Kaēake, me Azem Bejtėn e Shotė Galicėn nė krye, e deri te lufta heroike e UĒK- sė, me komandantin legjendar Adem Jashari nė krye tė saj.

     - Me kėtė rast kisha pėr ta cekur qė, kėngėt legjendare pėr Milush Kopiliqin qė janė mbledhur nga studiuesi serb, Glisha Elezoviq, i cili shkon tek i burgosuri shqiptar Hamėz Xhemė Bojku nė njė burg tė Serbisė mė 1923 dhe prej tij i merr kėngėt qė i ka kėnduar rapsodi i kėtij fshati, Hamėz Xhemė Bojku, i cili i kėndonte me bindjen se, po rrėfente historinė e tė parėve tė vet; -ky, ishte dėnuar me vdekje qė kishte luftuar forcat pushtuese serbe. Pra, edhe nė kėtė fshat, nė odat e tė cilit bisedohej, kėndohej e festohej e kaluara e lavdishme historike, ku ishte trashėguar bujaria, trimėria, besa e mikpritja shqiptare me shekuj, brez pas brezi, do tė frymėzohen brezat atdhetarė nė vazhdimėsi tė kėsaj ane. Pėr lexuesit e nderuar, dua tė pėrkujtoj faktin qė, nė katundin Druar, ka familje qė edhe sot, kanė mbiemrin, Kopiliqi.

     Njė mbresė e gjallė nga shkolla e odės shqiptare qė do t’i ngulitet nė ndėrgjegjen e Xhavitit, e qė do ta pėrcjellė deri nė vdekje, ishin fjalėt e paharruara tė heroit tonė kombėtar, Hasan Prishtinės, qė pėrcilleshin nė popull brez pas brezi: “Unė kam njė rrugė tė caktueme para mejet: atė kam shkelė dhe atė do tė shkeli deri nė vdekje - rrugėn e independencės ma tė plotė tė tanė Shqipnis!”. Bajram Haziri, babai i Xhavitit, ishte i etshėm pėr dije e shkollim, kishte arritur qė tė kryente shkollėn e mesme teknike, nė atė kohė, dhe dėshira e tij ishte qė t’i shkollonte edhe fėmijėt e vet. Ka punuar nė Elektroekonominė e Kosovės nė Kastriot, ish Obiliq, dhe kishte marrė banesė nė kėtė qytet, mė 1963, pėr tė qenė mė afėr punės dhe pėr t’i shkolluar fėmijėt mė afėr Prishtinės. Kėtu, do tė rritet e shkollohet Xhaviti, por, pa e harruar, nė asnjė ēast, fshatin e lindjes, ku  shkonte shpesh, sidomos gjatė pushimeve, dhe interesohej tė dėgjonte bisedat nė odat fshatare- nė ato shkollat popullore. Kishte dėshirė qė tė shkonte nė fshatin e lindjes e nė fshatrat ku kishte kushėrinjtė, te dajtė e tij nė Resnik, e nė shumė fshatra tė Vushtrrisė, ku, nga bisedat qė zhvilloheshin pėr trimėritė heroike tė popullit shqiptar, pothuaj i regjistronte tė pashlyera nė trurin e vet.
 Gjithashtu, qysh i ri kishte dėshirė qė ta vizitonte Qyqavicėn, “Olimpin” e trimave tė Milush Kopliqit, Isa Buletinit, Hasan Prishtinės, Shotė Galicės e Azem Bejtės, Shaban Polluzhės,etj., “Olimp”, ku do tė ushtronte edhe vetė, bashkė me disa shokė, nė vitet e 90-ta, pėr tė mėsuar pėrdorimin e armėve, me tė cilat do ta luftonin e ta shporrnin, njėherė e pėrgjithmonė, armikun shekullor qė i kishte shkelur kėto troje tė pastra shqiptare. Kjo trevė, pastaj do tė bėhet edhe varri kryesor i soldateskės serbe, kur trimat me krahėt e shqipeve tė UĒK-sė, nė krye me komandantin legjendar, Adem Jasharin, do t’i shporrin, bashkė me aleatėt e NATO-s, pėrfundimisht hordhitė karpatiane nė qershor tė vitit 1999. Buzė kėtij “Olimpi”, nė njė thep shkėmbor, do tė bie heroikisht edhe shoku i tij mė i ngushtė gjatė tėrė veprimtarisė sė tij, gjithashtu njė kreshnik legjendar, i pavdekshmi, dėshmori Fehmi Lladrovci, bashkė me shoqen e vet tė jetės - dėshmorja Xhevė Krasniqi - Lladrovci.
 Xhaviti, do t’i kryej me sukses tė shkėlqyeshėm, shkollėn fillore dhe tė mesmen nė Kastriot, ish’Obiliq. Aty, do tė njihet me shumė shokė tė idealit tė vet, me tė cilėt do tė veprojė gjithnjė pėr ēėshtje kombėtare. Do tė gjejė e lexojė literaturė ilegale dhe do tė bėhet njėri nga militantėt mė tė zellshėm nė Kastriot, Vushtrri, Prishtinė, Drenicė, Llap e nė mbarė Kosovėn…

     Mė vonė, pas disa ndjekjeve e burgosjeve, nė vitet e 90 do tė arrinte qė tė kryente edhe shkallėn e parė tė Fakultetit Juridik nė Universitetin e Prishtinės. Xhaviti, nga familja e ngushtė, ka lėnė shoqen, Remzije Hajdini, e lindur nė Prishtinė mė 1963 dhe dy djem, Ēlirimin, i lindur mė 3 shtator 1991 nė Drenas, ish’Gllogovc, dhe Shqipėrimin, i lindur mė 28 gusht 1993 nė  Prishtinė.

 

VEPRIMTARIA PATRIOTIKE E XHAVIT HAZIRIT

 

     “Udhėheqėsit partiakė e shtetėrorė dirigjohen nga konjukturat e qarqeve diplomatike tė shteteve tė mėdha dhe janė bėrė sikur robotė! T’i mbyllėsh sytė para kėsaj gjendjeje tė mjerė qė e ka kapluar popullin do tė thotė tė mos kesh kurrfarė ndjenje kombėtare”. (Xhavit Haziri)

 

     Xhavit Haziri, ėshtė njėri nga veprimtarėt mė tė devotshėm pėr ēlirim e ribashkim kombėtar qė nuk do tė luhatet e nuk do tė ndalėt kurrė nė rrugėn e pėrcaktuar e tė trasuar pėr ta bėrė bashkimin e kombit shqiptar nė njė Shqipėri Etnike, aty ku i thonė bukės bukė e ujit ujė, qysh nga ideologėt e udhėheqėsit e Lidhja Shqiptare e Prizrenit, me vėllezėrit Frashėri, Pasko Vashė Shkodrani, Sylejman Vokshi etj. Nga  Pavarėsia e Shqipėrisė, Ismail Qemajli, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi etj., nga LNĒ e Shqipėrisė, me Enver Hoxhėn nė krye, dhe nga idealet e nga gjaku i derdhur pėr atdhe i tė gjithė dėshmorėve tė kombit tonė.
 Demonstratat heroike studentore e popullore tė vitit 1981, pėr tė cilat edhe Xhaviti, bashkė me shokė, kishte dhėnė kontribut e vet, i kishin dhėnė njė impuls tė fortė popullsisė shqiptare pėr tė vazhduar luftėn pėr drejtėsi e barazi dhe nuk kishte forcė qė ta shmangė nga kjo rrugė, megjithė dėmet qė i kishte sjellė regjimi titist duke vrarė, duke arrestuar, duke dėnuar, e duke larguar nga puna e nga studimet universitare pjesėn mė tė ndėrgjegjshme tė Kosovės e viseve tjera shqiptare nė ish Jugosllavi. Ky djalosh, tashmė me njė vetėdije tė lartė kombėtare, do tė pėrpiqet qė kjo Lėvizje e madhe popullore tė vazhdojė pėr ta mbajtur kėtė gatishmėri tė forcave popullore pėr liri e bashkim, forca qė do tė luftonin, pa ndėrprerje deri nė krijimin e Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK). Ky do tė jetė njėri nga bartėsit kryesor tė bashkimit tė organizatave ilegale, bashkim pa dallim ideje, feje a krahine, ashtu siē e kishin filluar Metush Krasniqi, Adem Demaēi, Hyrije Hana, Mulla Ramė Govori, Ahmet Haxhiu etj. nė shtator tė vitit 1974 nė Dajkovc tė Dardanės, tė cilėt projektuan Lėvizje Nacional Ēlirimtare tė Kosovės; gjithashtu do ta mbartė vazhdimėsinė e unitetit tė Lėvizjes gjithėkombėtare tė nisur nga Jusuf Gėrvalla e Kadri Zeka qė i vrau dora vrastare e UDB-ės famėkeqe mė 17 janar tė vitit 1982. Nė Turqi, zyrtarisht, ishte formuar Lėvizjen pėr Republikėn Socialiste Shqiptare nė Jugosllavi (LRSSHJ), njė muaj pas vrasjes makabėr tė Jusuf e Bardhosh Gėrvallės dhe Kadri Zekės, nga pėrfaqėsues tė dy grupimeve patriotike tė fshehta, Sabri Novosella dhe Abdullah Prapashtica (tė arratisur politik nga Kosova), kur me ndėrmjetėsimin e ambasadorit tė Shqipėrisė nė Turqi, Bujar Hoxha shpallin bashkimin e organizatave ilegale. LRSSHJ ishte vazhdimėsi e organizatave, LNĒKVSHJ, OMLK, FKP dhe i PKMLSHJ. Ky bashkim kishte  dhėnė kontribut tė jashtėzakonshėm nė luftėn pėr tė drejtat e barabarta tė shqiptarėve me popujt tjerė nė ish-Jugosllavi, pėr krijimin e Republikės sė Kosovės bashkė me tė drejtėn pėr shkėputje nė rast tė shpėrbėrjes sė RSFJ-sė. Edhe pse nė shtetet perėndimore kishte njė bashkim tė fuqishėm, kjo ėshtė parė nė demonstratat e pėrbashkėta tė organizatave ilegale, praktikisht nuk u arrit bashkimi-shkrirja e mirėfilltė, sepse krerėt e ish-organizatave, Sabri Novosella (LNĒKVSHJ), Abdullah Prapashtica (PKMLSHJ) dhe Xhafer Shatri (OMLK) nuk ishin tė denjė pėr njė bashkim-shkrirje tė vėrtetė tė kėsaj organizate tė re, sepse nga pėrēarjet e tyre, madje edhe duke e quajtur njeri-tjetrin spiun tė UDB-as, kishin ndikuar negativisht nė mbarėvajtjen e organizimit tė pėrgjithshėm kombėtar, si jashtė ashtu edhe brenda atdheut. Por veprimtarėt e paepur pėr tė cilėt ATDHEU ISHTE MBI TĖ GJITHA nuk pushuan kurrė nė shėrbim tė atdheut deri nė formimin e UĒK’sė nė vitet 90’ta.

     Xhavit Haziri, kishte njė shqetėsim tė madh pėr bashkimin e grupeve ilegale tė shkapėrderdhura, pa njė qendėr organizative. Mu pėr kėtė, ai me shokė, nė fillim tė vitit 1985 mbajnė mbledhjen e bashkimit tė organizatave ilegale, si hap tė parė drejt njė Lėvizje gjithėkombėtare duke bėrė Kėshillin Organizativ, formuan organizatėn Marksistė -Leninistėt e Kosovės, ku edhe zgjodhėn udhėheqėsinė e vet me kėta veprimtarė: Xhabir Morina, sekretar politik, Xhavit Haziri, sekretar pėr propagandė, informim dhe shtyp, Fehmi Lladovci, sekretar pėr ēėshtje ushtarake, Bashkim Mazreku, sekretar organizativ, Bajram Limani, sekretar pėr sigurimin e bazave etj. Nė kėtė grup tė bashkuar, veprimtarė tė dalluar do tė jenė edhe Ali Ahmeti, Xhavit Haliti, Nuhi Ahmeti, Abdullah Dėrguti, Hilmi Reēica, Hajdin Abazi, Shaban Shala, Sadik Halitjaha, Elmi Zeka etj.

     Kėshilli Organizativ nė pėrbėrje tė Xhavit Hazirit, Xhabir Morinės, Bashkim Mazrekut, Ali Ahmetit e Shaban Shalės nė prill tė vitit 1985 formojnė Komitetin Organizativ tė Marksistė - Leninistėt e Kosovės  MLK. Komiteti i MLK’sė ishte pararojė e LPRKsė. Shaban Shala e Fehmi Lladrovci formojnė Komitetin e Rrethit tė MLK-sė nė Drenas, ish-Gllogoc. Gjatė vitit 1985, u formua Komiteti i OMLK-sė, nė Prizren, Suharekė, nė Prishtinė, Ferizaj, nė Kaēanik, Vushtrri, Tetovė, Kėrēovė, Strugė, Bujanovc, Klinė, Pejė etj. Nė kėtė riorganizim formohen edhe shumė Kėshilla Popullore tė LPRK-sė, njė ndėr ta ishte edhe Kėshilli Popullor i LPRK’sė nė Prekaz, i formuar mė 1985 nga Adem Jashari, Sami Lushtaku, Jakup Nura, Nuredin Lushtaku etj., qė  kishte lidhje me Fehmi Lladrovcin.
 Nė fillim tė nėntorit tė vitit 1985 u arrestuan disa aktivistė tė LPRK’sė dhe tė grupeve tjera.
 Xhabir Morina, Ramadan Haziri, Metush Krasniqi, Bilall Sherifi, Fehmi Lladrovci, Shaban Shala, Elmi Reēica, Skėnder Osmani, Elmi Zeka, Skėnder Luzha, ndėrsa, Xhavit Haliti, Xhavit Haziri, Hajdin Abazi dhe Nuhi Ahmeti, u dėnuan nė mungesė. Xhaviti, iu kishte ikur nga duart agjentetėve dhe policėve tė Sigurimit tė atėhershėm tė Kosovės, kur kėta kishin dashur qė te arrestojnė, ka qėndruar nė ilegalitet derisa, i bien nė gjurmė... Nė vitin 1986 grupi i MLK-sė do tė dėnohet nė Gjykatėn e Qarkut tė Prishtinės, me kėtė kohėzgjatje: Xhabir Morina, me 13 vite burg, Elmi Reēica, me 11 vite burg, Xhavit Haziri, me 9 vite burg, Fehmi Lladrovci, me 9 vite burg, Shaban Shala, me 7 vite burg, Agron Morina, me 11 vite burg, Idriz Hyseni, me 6 vite burg, Ali Elshani, me 6 vite burg, Nuhi Ahmeti, me 6 vite burg, Sabit Tahiri, me 6 vite burg, Nysret Pllana, me 6 vite burg, Xhevat Ukshini, me 8 vite burg, Skėnder Luzha, me 3 vite burg, Fatmir Sulejmani, me 5 vite burg, Fatmir Thaēi, me 5 vite burg, Abdullah Dėrguti, me 9 vite burg, Rexhep Dugolli, me 6 vite burg, Elez Zogu, me 2 vite burg. Xhavit Haziri, si gjatė hetuesisė nė organet e SUP-it tė Prishtinės, si gjatė gjykimit, ashtu edhe gjatė vuajtjes sė dėnimit ka qenė shembull i sakrificės dhe i papėrkulshmėrisė.

     Nga burgu i Prishtinės dėrgohet nė burgun e Foēės, sot ky qytet gjendet nė tė ashtuquajturėn “ Republika Serpska”, ku vuanin dėnimin tė burgosurit mė tė rrezikshėm tė ish-Jugosllavisė, nė kushtet mė tė vėshtira, aty do ta vuajnė dėnimin edhe profesor Ukshin Hoti, Jashar Salihu, Alia Izetbegoviq, ish-kryetari i Bosnjės etj. Xhavit Haziri, ka qėndruar nė burg rreth pesė vite, lirohet gjatė ē“thurjes dhe shkatėrrimit sė shtetit jugosllav gjatė viteve tė 90-ta, meqė Kroacia, Sllovenia e Bosnja i lironin tė burgosurit politikė, pra edhe shqiptarėt. Xhaviti, pas lirimit nga burgu i Foēės, nė fund tė vitit 1990, vazhdon aktivitetin nė LPRK, aty ku e kishin lėnė shokėt qė kishin rėnė heroikisht nė nėntor tė vitit 1989, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, dhe pas arratisė sė disa shokėve jashtė vendit, Fadil Vatės, Bardhyl Mahmutit etj.

     - Do t’ishte njė shkrim i gjymtė tė shkruash pėr historikun e Lėvizjen gjithėkombėtare, a pėr ndonjė dėshmor tė saj, e tė mos pėrmendesh Bacė Ahmet Haxhiun, Anteu i Shqipėrisė Etnike, shtyllėn ilegale tė LBRSH’sė, me Bacė Adem Demaēin nė krye, tė LNĒKVSHJ, me themeluesin Metush Krasniqi e me promotorin e saj Jusuf Gėrvalla, LPRK’sė, me Fadil Vatėn dhe Afrim Zhitinė nė krye, si dhe impulsin e UĒK’sė, me Adem Jasharin komandant legjendar. Bacė Ahmet Haxhiu ėshtė veprimtari i paluhatshėm pėr liri e pavarėsi tė atdheut, i cili do ta luajė rolin kryesor nė vazhdimėsinė e veprimtarisė patriotike, dhe qė nuk do ta lė qė tė shkėputet zinxhiri i kėtyre veprimeve revolucionare, edhe kur rrezikohet tė shkėputet; ky atdhetar kishte lidhje ilegale edhe me Xhavit Hazirin, me tė cilin do tė vazhdojnė, sė bashku, aktivitetin patriotik gjatė tėrė jetės sė tyre. Baca do ta lidhė Xhavitin me shokėt e LPRK-sė, brenda nė Kosovė dhe me Kryesinė e saj nė Zvicėr, dega jashtė vendit. Xhaviti do tė ketė disa pseudonime gjatė aktivitetit tė vet ilegal, nder ta edhe pseudonimin “Besniku”, “Doktori”, “Syza” etj. Shtėpia e Bacė Ahmet Haxhiut ishte njė bazė e veprimtarėve ilegal dhe njėkohėsisht njė strehė e sigurt, kur ishin nė rrezik nga ndjekjet e sigurimit ish jugosllav, ku janė strehuar shumė shokė, ndėr ta edhe Afrim Zhitia, Fadil Vata, Shaban Muja, Azem Syla, Arif Seferi, Ali Ahmeti, Fehmi Lladrovci, Xhavit Haziri etj. Pushkėt e para tė shkrepura kundėr pushtuesve nė fund tė shekullit tė kaluar kanė qenė tė sjellura nė Kosovė nga Bacė Ahmet Haxhiu; ai, gjithashtu ia sjellė mitralozin nga Zvicra Komandantit legjendar, Adem Jasharit, qė do t’i dorėzohet nga Azem Syla. Vrasja e Afrim Zhitisė, sekretar politik, dhe Fahri Fazliut, udhėheqės, mė 2 nėntor tė vitit 1989, dy drejtues tė lartė tė LPRK-sė, dhe largimi i Fadil Vatės, sekretar organizativ, nė Zvicėr pėr shkaqe shėndetėsore, e kishin dėmtuar shumė organizimin e LPRK-sė.  Nė kėto rrethana delikate tė vazhdimėsisė organizative tė LPRK-sė, kur mungonin udhėheqėsit potencialė, u mbajt Konferenca e Dytė e jashtėzakonshme nė fillim tė shkurtit tė vitit 1991 nė fshatin Prapashticė tė Prishtinės, ku kanė marrė pjesė kėta veprimtarė: Xhavit Haziri, Azem Syla, Halil Selimi, Ismet Sulejmani, Ramadan Avdiu, Ramadan Pllana, Raif Qela, Behajdin Allaqi, Hydajete Krasniqi, Zyrafete Muriqi, Halit Krasniqi, Ilaz Kadolli, Menderes Zeneli, Irfan Musmurati, Hulusi Beqiri etj.

     Nė kėtė Konferencė u zgjodh Komiteti Drejtues prej pesė vetėve: Xhavit Haziri, Ramadan Avdiu, Halil Selimi, Ismet Sylejmani dhe Halit Krasniqi.

     Mė poshtė, po i jepi tė dhėnat pėr disa aktivitete tė LPRK’sė, ku Xhavit Haziri do tė jetė i pranishėm dhe gjithnjė nė udhėheqėsinė e lartė.

     Shtator 1991, Prishtinė: Mbahet konsultė e LPRK-sė, ku ishin tė pranishėm, Xhavit Haziri, Ahmet Haxhiu, Adem Demaēi, Emrush Xhemajli, Ramadan Avdiu, Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi, Ibish Neziri etj. Adem Demaēi me kėtė rast bėri njė diskutim tė gjatė se si e mendon veprimin e LPRK’sė nė vitet nė vijim.

     Tetor 1991, nė Ujėmir, Drenicė, u mbajt mbledhja e tretė e LPRK-sė. Tė pranishėm ishin, Xhavit Haziri, Ahmet Haxhiu, Halil Selimi, Mehmet Hajrizi, Emrush Xhemajli, Ilaz Kadolli, Dr. Muhamet Mehmeti, Bahri Fazliu, Xheladin Gashi, Ramadan Avdiu, Ibish Neziri, Ali Lajēi, Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi, Gani Syla, Ilaz Kadolli, Beajdin Allaēi etj. Kryetar u zgjodh Gani Syla, ndėrsa nė udhėheqėsinė e ngushtė ishin: Xhavit Haziri, Ramandan Avdiu, Halil Selimi, Mehmet Hajrizi, Hydajet Hyseni, Ahmet Haxhiu, Musa Demiri, Ramė Buja, Azem Syla, Hydajete Krasniqi, dhe Guximtar Labėnishti.

     Tetor 1991: Pak kohė pas pėrfundimit tė Mbledhjes nga LPRK-ja u larguan, Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi dhe Gani Syla, ky i fundit ishte edhe Kryetar i LPRK-sė. Si pasojė e largimit nga LPRK tė Kryetarit dhe njė pjese tė Kryesisė sė LPRK-sė brenda vendit u dėmtua shumė. Largimi i tyre ndodhi pėr shkak se ky grup pati kėrkuar zyrtarisht tė dilej me deklarimin pėr tė shpallur LPRK-nė, inekzistente. Ndėrsa, si arsyetim jepej se, kjo organizatė gjoja ishte e tepėrt ne jetėn politike pluraliste tė Kosovės. Ata, u inkuadruan nė lėvizjen pacifiste tė Ibrahim Rugovės - nė Lidhjen Demokratike tė Kosovės - LDK.

     • Vendim i veēantė, 1991: Njė vendim i posaēėm ėshtė nxjerrė nga Kryesia e LPK-sė nė vitin 1991, pėr ngarkimin e anėtarėve Xhavit Haliti dhe Xhavit Haziri, me detyrė speciale pėr organizimin e Sektorit tė Veēantė i cili ėshtė marrė ekskluzivisht me segmentin e organizimit ushtarak. Vendimi i ėshtė dorėzuar Xhavit Halitit dhe ėshtė njoftuar Kryesia e degės se LPK-sė, jashtė vendit, pėr rolin dhe kompetencat qė do t'i ketė Xhavit Haliti si drejtues i sektorit, rolin dhe kompetencat e sektorit tė veēantė si strukturė dhe procesi i vendimmarrjes brenda tij.

     • Sektori i Rėndėsisė sė Veēantė, i pėrbėrė nga Xhavit Haliti, Azem Syla dhe Ali Ahmeti kishin pėr detyrė themelimin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės,

 

Intervistė ekskluzive (dhėnė gazetės «Zėri» mė 7 prill 2010)

 

     Xhavit Haliti, themelues i UĒK-sė: Si u organizua lufta nė Kosovė ; Kroacia vėrtet ka qenė e interesuar qė tė shpėrthejė lufta nė Kosovė, ndoshta mė shumė pėr interesa tė vetat, sepse hapja edhe e njė fronti tjetėr do ta dobėsonte mė shumė ushtrinė e Jugosllavisė dhe do tė dobėsohej fronti nė veri. Sidoqoftė ajo ka qenė e interesuar, madje edhe pėr tė na dhėnė armė. Mirėpo, Rugova, nuk e ka pranuar njė veprim tė tillė. Kėshtu qė, ne, jemi detyruar tė veprojmė vetė. Nė kėtė drejtim, nė Kroaci kanė shkuar pėr bisedime: Ahmet Haxhiu, Ramadan Avdiu e Xhavit Haziri, tė cilėt kanė marrė kontakte, janė marrė vesh qė tė merren sasi tė mėdha tė armatimit nė Kroaci, mirėpo kjo ka mbetur vetėm njė marrėveshje, e cila ėshtė diskutuar, por qė nuk ėshtė realizuar. Pėr fajin e kujt, unė nuk jam nė gjendje tė pėrgjigjem realisht as sot. Kėsaj pyetjeje mė mirė do t’i pėrgjigjej dikush nga ata qė ka qenė nė kontakt me kroatėt.

     1992 - korrik 1993 : Militant tė LPK-sė bėnė disa veprimet tė armatosura kundėr trupave serbe.

     1991: Xhavit Haziri, Ahmet Haxhiu e Xhavit Haliti takohen me Presidentin e Shqipėrisė Ramiz Alinė. Nga ai marrin pėrkrahje morale dhe premtime se do tė ndihmohet Kosova nė rrugėn e saj pėr fitimin e lirisė dhe pavarėsisė...

Pėr kėtė takim me Ramiz Alinė dhe me udhėheqės tjerė tė shtetit amė, mė tregon pak mė detajisht, Ismet Sylejmani, njėri nga udhėheqėsit e LPRK-sė, i cili ishte nė pėrbėrje tė delegacionit prej Xhavit Hazirit, Ahmet Haxhiut, Arif Seferit, nga Kosova dhe Viset shqiptare, nė ish-Jugosllavi dhe Xhavit Haliti nga diaspora.

     Ismet Sylejmani: Biseduam, tė shkojmė ne qė ishim nga brenda Kosovės, njė version:

-         Njė i pėrfaqėsues i Kosovės, njė i Maqedonisė, njė i Kosovės Lindore dhe njė i diasporės.

-         Jo, nė atė takim nuk ishim Unė dhe Arif Seferi, na thanė se Ramiz Alia po kėrkon vetėm tre veta tė shkojmė.

-         Ndėrsa, ishte Xhavit Haziri, Ahmet Haxhia dhe Xhavit Haliti.

-         Ndėrsa, nė delegacion me Xhavit Hazirin  kur kemi qenė, kemi udhėtuar nėpėr Preshevė, Manastir, Follorinė, Kapshticė, Korēė, Pogradec, Elbasan dhe Tiranė, kemi shkuar me makinė tė Bacit Ahmet.

-         Jemi takuar me Servet Pėllumbin, me Haxhi Lleshin dhe Ramiz Alinė.

     …Ishim takuar me Haxhi Lleshin, kur biseduam pėr fillimin e luftės sė armatosur, Ai burrė i madh i popullit shqiptar, saktėsisht na tha: “Ne shqiptarėt e Shqipėrisė, pėr juve nuk e fillojmė luftėn e armatosur, nėse ju nuk e filloni, por po e filluat luftėn, mbajeni mend se; shoku Enver Hoxha, Partia dhe Shteti Shqiptar ka menduar pėr kėtė ditė, armė dhe barot keni sa tė doni dhe luftėn kundėr Serbisė do ta fitoni”!...

     Prishtinė, 1993 : Pėr tė biseduar lidhur me organizimin e rezistencės aktive tė armatosur nė Kosovė, njė delegacion i LPK-sė i pėrbėrė nga: Xhavit Haziri, Ramadan Avdiu dhe Azem Syla, u takuan me Kryetarin e LDK-sė dhe tė Kosovės, dr. Ibrahim Rugova, Fehmi Aganin dhe Zenel Kelmendin. Takimi pėrfundoi si shumė herė pa sukses.

     • Prill, 1993, Kollare, Kėrēovė. Mbahet mbledhja konsultative e LPK-sė. Marrin pjesė: Xhavit Haziri, Ahmet Haxhiu, Ali Ahmeti, Adnan Asllani, Hashim Thaēi, Azem Syla, Gafurr Elshani, Beajdin Allaēi, Adem Grabovci, Bilall Sherifi, Halil Selimi, Ramadan Avdiu, Hidajete Krasniqi, Hysen Gega, Ramadan Pllana, Ilaz Kadolli, Fadil Bajrami, Musa Demiri, Bexhet Luzha, Fatmir Brajshori, Mustafė Krasniqi etj. Nė kėtė takim u lėshuan rezolucionet sipas tė cilave LPK mbėshtet tė gjitha aksionet e armatosura kundėr pushtuesve. Gjithashtu, u krijua Grupi i Organizimit tė Mbledhjes sė IV-tė tė Pėrgjithshme i pėrbėrė nga Adnan Asllani, Hashim Thaēi, Bilall Sherifi.

     Mė 28-29 korrik 1993, Kodėr e Trimave, Prishtinė, nė shtėpinė e veprimtarit Fatmir Brajshori, mbahet Mbledhja e Katėrtė e Pėrgjithshme e LPK-sė. Marrin pjesė: Xhavit Haziri, Ramadan Avdiu, Halil Selimi, Adnan Asllani, Isa Krasniqi, Xheladin Gashi, Fatmir Brajshori, Fazli Veliu, Emrush Xhemajli, Beqir Beqa, Sabri Kiēmari, e tė tjerė drejtues dhe delegatė nga terreni. Nė mbledhje bėhen ndryshime programore e statutare. Nė Program tekstualisht aprovohet si mjet i arritjes sė qėllimit lufta e armatosur pėr ēlirimin e Kosovės (dhe viset shqiptare nė ish-Jugosllavi). Aprovohet rezoluta sipas tė cilės lufta e armatosur duhej tė ishte prioritet i veprimeve tė LPK-sė. Ndėrsa, emri i LPRK’sė u ndėrrua nė LPK, pra LĖVIZJA POPULLORE E KOSOVĖS.

 

Mė poshtė, dy deklaratat politike tė LPK’sė, nga Mbledhje Konsultative

dhe nga Mbledhja e Katėrt e Pėrgjithshme e LPK’sė

 

ZĖRI I KOSOVĖS Nr.6, 1.5.1993

KONKLUZAT E MBLEDHJES KONSULTATIVE TE LPRK’sė

MBAJTUR NĖ PRILL 1993.

TĖ ZGJEROHEN AKSIONET ĒLIRIMTARE POPULLORE NĖ KOSOVĖ

 

     Kombi shqiptar aktualisht gjendet nė fazėn mė tė rėndė tė historisė sė tij. Pėrveē qė ra nėn njė okupim mė tė rėndė ai u nda midis shteteve tė Ballkanit tė dala nga ish-Jugosllavia. Kėtė pushtim tė ri e sanksionuan edhe organizmat ndėrkombėtarė. Ēka ėshtė mė e keqja, partitė politike nė vend qė tė marrin qėndrim tė drejtė dhe tė ndryshojnė mėnyrėn e veprimit tė tyre, tė vetėdijshėm apo pa i menduar pasojat, u pajtuan me „zgjidhjet“ e pėrcaktuara nga tė huajt dhe si forma te veprimtarisė edhe mė tutje i kanė pėrcaktuar format pacifiste; ato forma qė ēuan te pushtimi edhe mė i egėr. Nė anėn tjetėr kemi njė lėvizje dhe pakėnaqėsi tė madhe tė masave me gjendjen e krijuar, e cila me siguri do tė intensifikohet nė tė ardhmen pėr tė arritur nė mėnyrė tė pashmangshme deri te pėrleshja e armatosur me armikun. Nga kjo situatė e krijuar dalin detyra konkrete para organizatės. Mbi kėtė bazė propozojmė qė nga MK tė dalin kėto vendime e rezoluta:

     I.

     Tė pėrgatiten dhe tė zhvillohen veprimtari pėr tė ēliruar vendin tonė tė pushtuar, duke filluar me aksione popullore: demonstrata, greva, protesta, aksione konkrete nė pėrpu thshmėri me format qytetare tė rezistencės tė shtrira nė gjithė hapėsirėn shqiptare. Ato duhet tė jenė tė organizuara, tė kohės dhe tė kryhen me disiplinė tė rreptė.

 

     II.

     Kur dihet se LPRK-ja nė Kosovė dhe jashtė vendit ruan nė vete pėrvojėn e aksioneve kombėtare kundėr pushtuesve dhe se anėtarėt e saj janė tė gatshėm qė tė punojnė e luftojnė deri nė ēlirimin e vendit, del si detyrė forcimi organizativ i LPRK-sė. Kjo nuk duhet parė ngushtė, vetėm si ēėshtje tė forcimit tė njė subjekti politik, por duhet kuptuar si detyrė qė ēon drejt forcimit tė rezistencės aktive gjithėpopullore dhe krijimit te frontit ēlirimtar.
 Kjo shtron si detyrė para ēdo anėtari tė veprojė me pėrpikėri sipas Programit, Statutit dhe vendimeve tė organizatės. Tė rritet disiplina, gatishmėria, vigjilenca dhe fryma e veprimit konkret, nė mėnyrė qė kėshtu tė kontribuojmė sė bashku nė kėtė ēėshtje tė madhe kombėtare.

 

MBLEDHJA KONSULTATIVE E LĖVIZJES POPULLORE

TĖ REPUBLIKĖS SE KOSOVĖS

Prill, 1993 Kosovė,

ZĖRI I KOSOVĖS Nr.14, 1.09.1993 - DEKLARATĖ POLITIKE E MBLEDHJES SĖ KATĖRTĖ TĖ PĖRGJITHSHME TĖ LPK-sė. ĒELĖSI I ĒLIRIMIT TONĖ KOMBĖTAR ĖSHTĖ NĖ VEPRIMTARINĖ TONĖ TĖ GUXIMSHME KUNDĖR PUSHTUESIT

 

(Pjesė nga Deklarata Politike)

     LPK, rithekson edhe njė herė se ēelėsi i ēlirimit tonė kombėtar nuk ėshtė as nė Konferencat ndėrkombėtare e as nė rezolutat e panumėrta, po nė duart tona, nė unitetin tonė dhe nė veprimtarinė tonė tė guximshme kundėr pushtuesit.

     LPK, afirmon qėndrimin e njohur se, pėrkundėr forcės ushtarake e policore tė pushtuesit serb, fitimtar do tė dalė forca e popullit tė organizuar dhe tė vendosur nė realizimin e vullnetit tė tij pėr ēlirim, jetėsimin e Republikės sė Kosovės dhe bashkimin e viseve tė banuara me shqiptarė.

     LPK, do t’i orientojė dhe do t’i vėrė tė gjitha energjitė dhe forcėn tonė nė shėrbim tė realizimit tė kėtij vullneti tė popullit, pa realizimin e tė cilit nuk ka asnjė perspektivė pėr popullin tonė.

     LPK fton tė gjitha forcat qė janė tė interesuara sinqerisht pėr ēlirim, tė kontribuojnė pėr krijimin e frontit tė pėrbashkėt ēlirimtar popullor.

     LPK, fton komunitetin ndėrkombėtar tė njohė Republikėn e Kosovės dhe tė drejtėn e popullit tė robėruar shqiptar pėr vetėvendosje.

 

(Kosovė, gusht 1993- MBLEDHJA E KATĖRT E PĖRGJITHSHME E LĖVIZJES  POPULLORE TĖ KOSOVĖS)

 

     Mirėpo me keqardhje duhet pranuar se nė kėtė mbledhje pati njė fraksion tė LPK-sė, u larguan disa anėtare qė nuk pranonin tė hiqnin dorė nga pararoja marksiste-leniniste dhe pėr koncepte tė tjera rreth ushtrisė ēlirimtare dhe luftės sė armatosur. Pėr mos t’u zgjatur mė tepėr nė ketė problem, po e citoj Kadri Veselin, njėrin ndėr aktivistėt e njohur tė asaj kohe.
Kadri Veseli: “Organizimet ilegale e kanė pasur njė tė metė. Pasi qė janė krijuar disa situata kur njerėzit pėr gjėra shumė tė vogla janė pėrēarė dhe janė ndarė. Dhe, kėto na kanė kushtuar. Ndarja ndodhi nė vitin ‘93. Atėherė, krijohet LKĒK dhe LPRK transformohet nė LPK”.

     (Shkruar nga Kosovapress, E Enjte, 31 Dhjetor 2009)

     Arrestimi mė 26 Korrik 1993, i veprimtarėve tė LKĒK’sė, Raif Qela, Sali Salihu, Sali Mustafa, Ramize Abdullahu, Skėnder Hajdari etj,

     Ne, kishim qenė shokė me ata, me Raif Qelėn, Salih Salihun, e tė tjerėt, dhe normalisht qė, nga pakujdesia, dikush nga torturat, po edhe nga shoqėrimi mė herėt publikisht si shokė, - kėshtu, - edhe ne u dekonspiruam dhe u arrestuam nga Sigurimi serb pas dy-tre ditėsh.

     Mė 2 gusht 1993 ka filluar njė fushatė e egėr e arrestimeve tė veprimtarėve tė LPK-sė. Diku para agimit tė ditės sė 2 gushtit ėshtė rrethuar shtėpia e Ramadan Avdiut, dhe nė tė njėjtėn kohė janė rrethuar dhe kėrkuar qė tė arrestohen pjesa mė reprezentative e veprimtarėve tė LPK-sė. Kėto ditė janė arrestuar: Xhavit Haziri, Ahmet Haxhiu, Nehat Selimi, Rexhep Avdiu e Shemsi Veseli nė Prishtinė, Ismet Mahmuti, Hajredin Hyseni, Faik Ajeti nė Besianė, Bejadin Allaqi e Binak Berisha nė Prizren, Hysen Gegaj, Shefki Muqaj e Ilaz Kadolli nė Therandė, Ramadan Pllana, Islam Mulaku e Ajet Berisha nė Vushtrri, Bajrush Xhemaji nė Ferizaj, etj. Janė kėrkuar qė tė arrestohen dhe iu kanė shmangur arrestimit, pėrveē Ramadan Avdiut, edhe Azem Syla, Hashim Thaēi, Kadri Veseli, Ramiz Lladrovci, Ekrem Jashari, Halil Selimi, Ibish Neziri, Hidajete Krasniqi, Adrian Krasniqi etj.

Aktakuza e pushtuesve kundėr 19 atdhetarėve shqiptar mė 01 dhjetor tė vitit 1993.

"Zėri i Kosovės" tė datės 01 dhjetor tė vitit 1993

Kėto ditė Prokuroria publike e Qarkut tė Prishtinės ngriti aktakuzėn pėr veprėn penale kundėr 19 shqiptarėve. Pėr lexuesit tanė kėtė aktakuzė po e japim nė pika tė shkurtra:

Nė bazė tė nenit 45 al. 2, pika 3 e ligjit,

AKTAKUZĖ kundėr:

     1. Xhavit Hazirit, 2. Ismet Mahmutit, 3. Hajredin Hisenit, 4. Faik Ajetit,  5. Raif Ēelės, 6. Sali Mustafės, 7. Sali Salihut, 8. Nehat Selimit, 9. Ahmet Haxhiut, 10. Ramadan Pllanės, 11. Islam Mulakut, 12. Ajet Berishės, 13. Bajrush Xhemajlit (Deputet i Parlamentit tė Kosovės), 14. Sanije Aliut,  15. Ramize Avdullahut, 16. Shemsi Veselit, 17. Rexhep Avdiut,  18. Skender Hajdarit, dhe 19. Hamit Zeqirit.

«Rilindja» e pėrditshme informative e pavarur, E premte, 25 shkurt 1994

Dje nė Prishtinė u shpall Aktgjykimi i 19 shqiptarėve

GJITHSEJTĖ 80 VJET BURG

     - Dje nė Gjykatėn serbe tė Qarkut tė Prishtinės u shpall aktgjykimi i 19 shqiptarėve.
 Me nga 10 vjet burg u dėnuan Ismet Mahmuti, Hajredin Hiseni e Raif Ēela. Deputeti i Parlamentit tė Kosovės Bajrush Xhemajli (ishte deputet i pavarur i komunės sė Ferizajt-vėrejtja ime) u dėnua me 8 vjet. Me nga 5 vjet u dėnuan Xhavit Haziri, Faik Ajeti, Sali Mustafa, Sali Salihu e Shemsi Veseli. Ramadan Pllana u dėnua me 4 vjet burg. Me nga 3 vjet u dėnuan Nehat Selimi e Remzie Abdullahu. Nga 2 vjet burg iu shqiptuan Islam Mulakut e Ajet Berishės. Ndėrsa me nga 1 vit burg u dėnuan Sanie Aliu, Skėnder Hajdari e Hazir Zeqiri. Ndaj tė akuzuarit Ahmet Haxhiu ėshtė ndėrprerė paraburgimi dhe ėshtė veēuar procedura penale (pėr shkaqe shėndetėsore - vėrejtje imja), kurse pėr Rexhep Avdiun paditėsi ka hequr dorė nga akuza. Pra ky gjyq i kontrolluar nga Serbia gjatė kėtij procesi qė zgjati afro tre muaj, i shqiptoj gjithsejtė jo mė pak se 80 vjet burg pėr shkak tė kualifikimit nga ana e gjyqit serb se kėta tė akuzuar i pėrkisnin organizatės ilegale "Lėvizja Popullore pėr Republikėn e Kosovės. A.M.

     1993 - Aktivistėt tė LPK-sė, pas burgosjes dhe gjykimit sė veprimtarėve tė lartpėrmendur, dalin jashtė vendit : Kėta janė: Azem Syla, Hashim Thaēi, Kadri Veseli, Halil Selimi, Fatmir Brajshori, Ardian Krasniqi, Bislim Elshani, Ali Ukaj, Murat Bytyqi, Sejdi Gega, Ekrem Jashari, Halit Krasniqi, Ibish Neziri, Fahri Makolli, Ilmi Zeka, Ramadan Avdiu, Ramiz Lladrovci, Sejdi Sejdiu, Mustafė Krasniqi, Azem Zejnullahu, Skėnder Krasniqi, Ukė Shala, Xhemajl Rudi, Muharrem Elshani, etj.

Xhavit Haziri dhe roli i tij nė formimin e UĒKsė.

      - “Vetėm me bashkim e tė gjithė potencialit kombėtar fitohet pavarėsia, atėherė do ta kemi mė lehtė dhe mė afėr ditėn kur do ta kurorėzojmė Kosovėn Republikė tė Pavarur”, (Xhavit Haziri).

     Mustafė Krasniqi, njėri nga  veprimtarėt e LPK-sė, qė ishte i lidhur me Xhavit Hazirin, mė shkruan njė letėr tė gjatė pėr veprimtarinė e vet nė kuadėr tė LPK-sė, -unė, po i shkėpus vetėm disa fjali nga kujtimet e tij pėr Xhavitin.

Date-24-Mar-2009

From:artanikrasniqi@web.de

To:ramadan_pllana@hotmail.com

Subject:Pėrshėndetje!

Pėrshėndetje i nderuari, Dan!

Duke u bazuar nė kėrkesėn tėnde, kėtu nė kėtė letėr po t“i dėrgoj ca kujtime, pėr heroinė tonė!

 

Si u njoha me Xhavit Hazirin?

 

     Fillimisht, njohja me Xhavit Hazirin ishte pėr mua njė  nder i madh, meqė mė vonė shihej edhe sinqeriteti i tij nė punėn, shquhej edhe si njė kėshillues i mirė, njeri me principe tė larta nė organizim  i prerė, dhe i drejtė nė qėndrimet e tija tė paluhatshme pėr ēėshtjen kombėtare. Mua, mė gėzon fati qė e njoha njė burrė si Xhavit Hazirin, jo vetėm fakti qė mė lidhte vizioni i pėrbashkėt kombėtar, -gjithsesi, kjo ishte mbi tė gjitha, -por,  ajo qė mė bėnte pėrshtypje tek Xhaviti ishte thjeshtėsia e tij, ndėrtimi i njė filozofie tė qartė mbi parimet e shėndosha kombėtare. Mė vjen keq, dhe ndihem ca i zhgėnjyer me shumė shokė qė tash janė nė pushtet, e qė dikur kishim njė ideal tė pėrbashkėt, disi figurėn e Xhavitit e kanė lėnė anash dhe askush prej tyre, me tė cilėt deri mė sot nuk e trajton si do tė duhej, e nga ana tjetėr nga kėta shokė, disa prej tyre mund tė them lirisht se e kanė humbur rrugėn qė e kishin filluar me ne; pėr njė qėllim: pėr ta bėrė Shqipėrinė ashtu siē duhej tė ishte dhe nganjėherė mė shkon mendja te thėnia e Xhavitit:

     “Sikur kėta njerėz ta kuptonin thjeshtėsinė dhe ndėrgjegjen e kombit,  a do tė vepronin kėshtu”?!... Ne, kishim Kėshilla popullore, nė: Sllatinė, (pėrgjegjėsinė e kishte Xhemajl Kelmendi, Bardh tė Madh (Isak Qolli, ku kishte njė numėr tė madh tė anėtarėve), nė Grabovcin e Ulėt  dhe tė Epėrm kishim vetėm anėtarė), nė  Hade (ku edhe aty funksiononin dy Kėshilla, si rezultat i Fadil Mirenės), nė Lajthishtė, ish Leshkoshiq, si pėr Sibovcin ishte Behxhet Kelmendi dhe Ejup Thaēi, nė njė pjesė tė Vushtrrisė,(me “ta ishte nė lidhje Fadili dhe Ejup Thaēi).

     Ne, nė atė kohė pėrgatiteshim, pėr tė qenė ushtarė tė ardhshėm nė pėrballje me ushtrinė pushtuese, ligjėrues e kishim Shemsi Veselin.

     Unė, kėto pėrgatitje i kam zhvilluar nė fshatin tim, me udhėzime ushtarake qė i kisha siguruar nga shokėt; me ē“rast ato mėsime ua kam pėrhapur tė rinjve tė lagjes.

I nderuar, Dan! Vlen, tė theksohet fakti qė: ne, i kishim materialet e duhura pėr tė zhvilluar teorinė ushtarake po, pjesėrisht edhe pėr tė zhvilluar diturinė rreth pėrdorimit tė minave, bombave tė dorės, -shkurt; -pėrdorimit tė armėve tė ndryshme etj.

     - Meqė,  kėto i patėm siguruar pėrmes Kėshillit Popullor, tė Bardhit tė madh, kur i patėn tėrhequr nga shkolla e mesme.

     Dan i nderuar, ne kemi ushtruar edhe nė gjuajtje me shokėt nė Qyqavicė, - Qyqavicėn e kishim pikė strategjike....

     Vlen tė theksohet gjithashtu se, me Fadilin filluam aksionin qė; tė gjitha fshatrat qė gravitojnė me Qyqavicėn tė krijojmė lidhje me njerėz tanė, -apo tė kemi njerėz tė besuar, edhe nėse nuk janė nė organizim me ne! Kėtė, e bėmė me sukses, me ē“rast, gjetėm pėrkrahje, pothuajse nė tė gjitha fshatrat.

     Pas Mbledhjes sė Tretė Konsultative (qė ishit edhe ju), ne, gjatė njė takimi me Xhavitin, nė shtėpinė e motrės sime nė Prishtinė: - mė tha se, “ duhet tė bėjmė diēka, tė mos rrimė duarkryq, -nėse ne thirremi si organizatė duhet tė punojmė”!...

     Pavarėsisht se,  dorėn nė zemėr rreth ynė bėnte veprime konkrete nė terren, kur me njė rast;

     - ishte muaji prill apo qershor nuk mė kujtohet;

     -  e bėmė njė aksion qė dėshmohej si mė i suksesshmi, qė dridhi tėrė Jugosllavinė e Titos. (Fjala ėshtė pėr minimin e shtyllave elektrike tė tensionit tė lartė qė e pat dėmtuar rėndė,  elektroekonominė jugosllave,-shėnimi im, R. Pllana).

     - Pas kėtij rasti, ne u takuam nė shtėpinė e Isa Mirenės, ku ishte i pranishme edhe Dila, qė jetonte nė Zvicėr. Aksionin tonė, Xhaviti e ēmoi lart dhe aty u bind se Kėshilli i rrethit tonė, ka mundėsi tė bėj atė qė premton.

     Mė kujtohet njė takim tjetėr, pas kthimit nga Kėrēova; -nė Takubashqe u takuam dhe aty na ndau detyra; - mua mu besua, - detyra e drejtuesit dhe e informimit,-kurse, shokėve tė tjerė iu dha detyra tė ndryshme ushtarake. Pėr fat tė keq, aktiviteti i shokut tonė, Xhavitit -zgjati vetėm pak, -pėr faktin se, nė muajin gusht u arrestua bashkė me juve, ndėrsa unė jetova nė ilegalitet rreth pėr gjysmė viti; afėrsisht, rreth datės 25 mars, mė kėrkojnė edhe mua, mirėpo, pėr mungesė time e marrin peng, vėllain tim tė vogėl.

     Nga Kosova, jam larguar mė 24 prill 1994, - fillimisht nė Shkup, qė andej kam kaluar nė Shqipėrinė administrative, pastaj Zvicėr, ndėrsa, tani jetoi nė Gjermani.

-Edhe unė kujtoj se: pėr Xhahvit Hazirin, - pėr atė burrė tė urtė, e njeri tė madh, tė historisė sonė tė re, ėshtė bėrė pak, apo aspak!!!...

     I dashur Dan! Dua tė tė njoftoj se, nė librin e fundit, nė shenjė respekti pėr shokun tonė militant, ia kam kushtuar dy poezi; pastaj, pėr tė kam folur shumė kudo dhe kurdoherė; mirėpo, nuk kam  mundur tė shkruaj ende! Shpresoj qė, edhe kėtė do ta bėj nėse kam shėndet; - kam ndėrmend tė mbledh fakte dhe t’i botoi ato, po, qe besa gjer mė sot, nuk kam aq sa mė duhet materiale, -besoj se nė tė ardhmen do t’i kushtoj njė rėndėsi tė veēantė!...

Me respekt tė lartė ju pėrshėndes i nderuari Ramadan!

Juaji, Mustafė Krasniqi.

Vėshtrim i thukėt historik i LPK’sė

 

     LPK’ja do t’i caktoj njerėzit qė do tė punojnė pėr organizimin e krahut ushtarak, i cili do tė organizohej e do tė vepronte brenda vendit. Ky grup pėrbėhej nga Xhavit Haziri, Azem Syla, Adem Jashari, Rexhep Selimi, Xheladin Gashi, Xhavit Haliti, Nait Hasani, Zahir Pajaziti, Sokol Bashota, Hashim Thaēi, Kadri Veseli, Lahi Brahimaj, Luan Haradinaj, Ali Ahmeti etj.

     Mė 5 prill 1993, nė shtėpinė e Adem Jasharit u mbajt njė mbledhje me luftėtarėt e njėsiteve guerile dhe veprimtarėt politikė. Ai, propozoi qė tė gjitha aksionet tė kryheshin nė emėr tė Ushtrisė sė Kosovės. Nė kėtė mbledhje u mor vendimi pėr emėrimin e Adem Jasharit Komandant i Pėrgjithshėm i Ushtrisė sė Kosovės, e cila nė vjeshtėn e vitit 1994 mori emrin Ushtria Ēlirimtare e Kosovės (UĒK). Adem Jashari i bashkėrendoi veprimet me zonat e tjera, si me grupin e Llapit - qė udhėhiqej nga Zahir Pajaziti etj, me grupin e Dukagjinit qė drejtohej nga Luan Haradinaj, Ardian Krasniqi etj. Nė nėntor tė vitit 1994, pas aksionit nė Drenas (ish’Gllogoc), UĒK’ja doli me komunikatėn e parė, mė 17 nėntor 1994, duke marrė mbi vete tė gjitha aksionet e kryera qė deri atėherė kishin mbetur anonime.

     Nė shkrimet e mia qė i publikoj nė mediat elektronike jam pėrpjekur qė tė jem sa mė objektiv, mirėpo i vetėdijshėm se nė mungesė tė konsultimit me dokumentet e mundshme arkivore do tė ketė disa lėshime kujtese e ndonjėherė edhe mospėrputhje nė datat e sakta historike qė i kam marrė nga shkrimet e autorėve tė ndryshėm qė kanė shkruar pėr ngjarjet e Lėvizjeve tona Gjithėkombėtare. Njerėzore ėshtė qė tė gabojmė! Besoj se nė tė ardhmen kėto pasaktėsi tė ngjarjeve do t’i pėrmirėsojnė historianėt shkencorė duke u bazuar nė dokumentet arkivore. Nga disa libra qė janė shkruar pėr UĒK’nė e pėr Lėvizjen Gjithėkombėtare tė shqiptarėve nė ish-Jugosllavi nga autorė tė ndryshėm, madje nga disa qė kanė qenė edhe veprimtarė tė ēėshtjes kombėtare, njėri nga ta ishte edhe ish anėtar i SHP tė UĒK-nė edhe tani me titull shkencor, i cili shkruan njė libėr me 543 faqe, askund nuk e pėrmendėt Xhavit Hazirin, njėrin nga themeluesit parėsor tė UĒK-sė. Pastaj, nė parathėnien e shkruar nga prof. Dr. Sabit Brokaj, qė ia jep librit tė autorit Halil Katana «Tri dimensionet e Luftės Ēlirimtare tė Kosovės», botuar nė Tiranė mė 2002, gjej njė mendim shumė tė vlefshėm qė thotė, post tė tjerave, edhe kėtė: «Ėshtė njė angazhim me rėndėsi tė madhe pėr historinė tonė kombėtare qė pėr luftėn e fundit nė Kosovė tė shkruajnė kryesisht, ata qė u lidhėn me tė nėpėmjet ideve, frymėzimit e qėndresės, organizues e luftėtarė tė saj tė fushėbetejės. »…Edhe pse ky libėr, me 350 faqe, qė i kushtohet UĒK’sė, autori nuk e pėrmend fare Xhavit Hazirin! Gjithashtu nė librin e autorit Kudusi Lama « Kosova dhe Ushtria Ēlirimtare», botuar nė Tiranė mė 2005, me njė parathėne tė prof. Dr. Sabit Brokaj, i cili i veēon udhėheqėsit e UĒK’sė me nga njė biografi tė shkurtėr duke u nisur nga  numri 1, nga komandanti legjendar Adem Jashari, sipas alfabetit, e deri te numri 30, qė ėshtė Xheladin Gashi. As nė kėtė libėr, me 618 faqe, nuk pėrmendet fare Xhavit Haziri, - njėri nga themeluesit e UĒK- sė. Si ta quajmė kėtė harresė pėr njė luftėtar tė paepur qė tėrė jetėn e vet ia kushtoi atdheut?!  - Pakujdesi, padituri apo mospėrfillje?!  Nė realitet qė tė tria kėto, ngrenė kokė ngapak!  Ēdo koment tjetėr, ėshtė i tepėrt!

     Para se tė dalė te dėshmitė e shokėve tė Xhavit Hazirit, tė cilat i kam gjetur nė mediat e shkruara, nė TV intervista dhe nė biseda miqėsore qė i kam pasur me disa prej tyre, sė pari po e veēoj dėshminė publike tė Bedri Islamit, ish-kryetar i LPK-sė nga prilli i vitit 1998 e deri nė mbarim tė luftės, i cili, edhe pse nuk e ka njohur pėr sė afėrmi protagonistin e kėtij shkrimi, flet pėr tė nė disa raste, si njohės i mirė i LPK-sė e i UĒK- sė, pėr rolin e tij nė formimin e kėtyre dy organizatave nacional ēlirimtare tė Kosovės me viset tjera shqiptare nė ish Jugosllavi.

Flet Bedri Islami - ekskluzivisht pėr gazetėn „Shqip“

JU RRĖFEJ ANĖN E PANJOHUR TĖ HASHIM THAĒIT

• Intervistė ekskluzive pėr gazetėn "Shqip" me gazetarin, publicistin dhe shkrimtarin e njohur, Bedri Islami, ish-drejtuesin kryesor tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės dhe njė nga bashkėpunėtorėt mė tė afėrt tė Hashim Thaēit.

Bisedoi: Dashnor KALOĒI

     Gazeta “Shqip”, Tiranė, 01-02.12.2007, pos tė tjerave pohon edhe kėtė:

     KALOĒI: Pėr shumėkėnd ėshtė enigmė fakti se Hashim Thaēi, duke qenė drejtor politik, ishte ose jo anėtar i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė:

     ISLAMI: Nė fillesat e ngritjes sė strukturave tė UĒK-sė kanė pasur rol tė rėndėsishėm, do tė thosha primar, Xhavit Haziri, anėtar i udhėheqjes, i arrestuar dhe i zhdukur nga forcat policore serbe nė vitin 1998, si dhe Xhavit Haliti. Hashim Thaēi, deri nė largimin e tij nga Kosova, fundviti 1993, ishte pjesė e kėtyre strukturave, por nuk bėnte pjesė nė anėtarėt e parė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm.

     Pastaj nė shkrimin me titull Pėrfundim i Rikthimit tė Parė - Bedri Islami, dėshmon:

     Mbledhja e Katėrt e Pėrgjithshme e LPK-sė, saktėsisht Grupi i posaēėm qė do tė vendoste pėr emėrimet e strukturave tė larta drejtuese, Halil Selimi, Adnan Asllani dhe Hashim Thaēi, pėrcaktojnė Xhavit Hazirin si drejtues kryesor tė lėvizjes guerile nė Kosovė, i cili, jo rastėsisht, do tė dėrgonte mesazhin e tij tė njohur nga burgu, pėr tė patur njė ndėrprerje ‘nė shtėpinė qė kemi filluar tė ndėrtojmė’. Arrestimi i Xhavit Hazirit, ende pa pėrfunduar mirė Mbledhja e Katėrt e Pėrgjithshme dhe dėnimi i tij i mė pas, - e bėnin edhe mė tė domosdoshme krijimin e kėsaj strukture ushtarake, krejt tė veēantė dhe krejtėsisht ilegale edhe brenda njė lėvizje ilegale.

     Emėrimi i Xhavit Hazirit, nga Komisioni i Posaēėm, do tė ishte i fshehtė edhe pėr vetė pjestarėt e Mbledhjes sė Pėrgjithshme, ashtu si ka mbetur enigmė se cilėt njerėz arriti tė grumbullojė ai rreth vetes nė ato fare pak ditė, qė e ndajnė pėrfundimin e mbledhjes sė pėrgjithshme deri tek arrestimi i tij. Xhavit Haziri do tė dėnohej me 5 vite burgim, pas daljes sė tij nė vitin 1998, i njohur me pseudonimin “Mjeku”, ai do tė vepronte pėr afro pesė muaj nė Prishtinė, pastaj do tė kidnapohej dhe ende sot, nuk dihet asgjė mė tej pėr fatin e jetės sė tij, e cila ishte e mbushur, si e rrallėkujt, me ngjarje dhe pėrmasa epike.
 Bedri Islami edhe nė veprėn “Pėrjetėsi e dyfishtė”, qė ia kushton dėshmorit Fehmi Lladrovci dhe shoqes sė tij tė pandashme deri nė vdekje, dėshmores Xhevė Lladrovci, Xhavit Hazirin e pėrmend, shkarazi, nė nėntitullin “Fragmente nga njė bisedė me Hashim Thaēin”, ku shkruan: “Pėr Fehmiun kisha dėgjuar shumė herėt, ...Tė gjitha kėto i kisha dėgjuar nga shokėt e tij: Xhavit Haziri, Ramadan Avdiu, Shaban Muja, etj. Mirėpo, personalisht Fehmiun e kam takuar nė verė tė vitit 1994 nė Gjermani, tek i cili qėndrova disa ditė.” Bedri Islamin, e njoh nga fundi i vitit 1997, e kam takuar pėr herė tė parė nė Aarau tė Zvicrės nė redaksinė e “ZiK”ut, pastaj gjatė aktivitetit tim nė LPK, kam respekt pėr te, i lexoj shkrimet e tij shumė me vlerė historike, sidomos kur shkruan pėr luftėn e UĒK’sė, duke filluar nga Adem Jashari, komandanti legjendar e shumė shkrime tė tjera pėr dėshmorėt e kombit. Pėr kėtė punė tė vyeshme e pėrgėzoj dhe ėshtė pėr ta admiruar. Mirėpo duke i lexuar shkrimet e tij kam vėrejtur disa lėshime e pasaktėsi nė disa raste. Meqenėse kėtu shkruaj pėr heroin Xhavit Haziri, dua tė pėrqendrohem vetėm te ky personalitet lidhur me kėto anashkalime qė Bedri Islami nuk ėshtė dashur t’i bėjė.

     Kėto janė dy mė thelbėsoret:

     1. Nuk qėndron pohimi i lartpėrmendur se: “ka mbetur enigmė se cilėt njerėz arriti tė grumbullojė ai rreth vetes”; - sepse, Xhavit Haziri ishte koordinatori qendror i UĒK’sė nė Prishtinė, dhe

     2. Xhavit Haziri, ka dalė nga burgu mė 1997, - e jo mė 1998, dhe ka formuar disa njėsi ushtarake tė cilat ia ka bashkangjitur Brigadės sė Fehmi Lladrovcit, prandaj “enigma” pėr tė cilėn flet Bedri Islami ka qenė e mundshme tė zgjidhet duke e pyetur Hashim Thaēin, mikun e tij, sepse konsultimi me udhėheqėsit pėrgjegjės, do t“i jepte mundėsinė qė kurrsesi ta bėjė kėtė lėshim.

     Dihen se cilėt njerėz i organizoi, para se tė binte nė burg dhe gjithashtu pas daljes nga burgu. Pra, Xhaviti, pas daljes nga burgu, ka vepruar, pa ndėrprerje, rrafsh njė vit e njė muaj e gjysmė, e jo pesė muaj siē thotė Bedri Islami.

     Mė poshtė do t’i theksoj disa deklarata tė ish bashkėveprimtarėve mė tė ngushtė tė Xhavit Hazirit qė dėshmojnė bindshėm pėr rolin e tij nė krijimin e UĒK- sė

     Xhavit Haliti dėshmon pėr historinė e UĒK’sė, (nga interneti, Kosovari.Ch, 07-04-1

     Xhavit Haliti: “Nė momentin e marrjes sė vendimit pėr krijimin e lėvizjes guerile, ne nuk kishim realisht armatim, kishim dikund dy-tri armė, tė cilat ishin pronė e organizatės dhe, tė cilat, pas burgosjeve, u dekonspiruan dhe ato i konfiskoi UDB-ja. Kėshtu qė, pas daljes sonė nė ilegalitet, kishim mbetur katėr-pesė veta: unė, Xhavit Haziri, Nuhi Ahmeti, Abdullah Dėrguti, dhe Sadik Halitjaha, Hajdin Abazi dhe dy-tre tė tjerė, pėr tė mos u marrė me lista emrash...etj. ...Para se tė shkoja nė takim, Kryesia e LPK-sė kishte bėrė njė kėrkesė pėr takim me Bukoshin dhe kėrkesa ishte, thjesht, pėr tė biseduar pėr ēėshtjet. I thashė Bukoshit se po e zvarrit takimin dhe se ne duhej tė takoheshim pėr tė biseduar. Pas dy ditėsh e bėmė takimin dhe biseduam. Takimi u organizua nė Bled tė Sllovenisė. Nga LPK ishin tė pranishėm unė, Xhavit Haziri, Ramadan Avdiu dhe Halil Selimi. Kėrkuam nga Bukoshi qė tė na ndihmojė nė forcimin e UĒK-sė”. (Xhavit Haliti, nuk ėshtė i saktė nė data, shėnimi im, R.Pllana)

     Azem Syla - Gjatė hulumtimit tim nė mediat elektronike lidhur me shkrimet, deklaratat apo intervistat e Azem Sylės ku flitet edhe pėr Xhavit Hazirin, njėrit nga shokėt mė tė ngushtė tė tij, pėr kėtė pohoj edhe unė si bashkėveprimtar i tė dyve, pėr habinė time nė njė intervistė tė tij as ky nuk e pėrmend Xhavit Hazirin. Harresė e ēastit apo anashkalim, nuk doja t“iu besoja syve tė mi, e rilexova disa herė, por mbeta i zhgėnjyer nga ajo qė lexova! Qe fjalėt e shkėputura, ku Azem Syla flet pėr shokėt e vet : ”Ndėr shokėt e mi tė veprimtarisė patriotike e luftarake pėr Kosovėn kanė qenė disa, prej tė cilėve veēoj: Xhavit Halitin, Nait Hasanin, Hashim Thaēin, Xheladin Gashin, Kadri Veselin, Jashar Salihun, Adem Grabovcin, Rexhep Selimin, etj, tė cilėt nuk kanė qenė tė vetmit. Dhe tė rėnėt, tė cilėt patėn fat mė tė madh se unė, pasi arritėn t“i falin Kosovės jetėn e tyre. Prej tyre veēoj: Adem Jasharin, Luan Haradinaj, Skėnder Ēeku, Zahir Pajaziti, Bekim Berisha, Bedri Shala, Mujė Krasniqi, Agim Bajrami, Jetė Hasani, Afrim Musliu, Agim Ramadani, etj, kontributi i tė cilėve ka marrė edhe dafinat e tė qenit dėshmorė tė atdheut”.
 Intervistoi: Rajmonda Maleēka, Kjo intervistė ėshtė marrė gjatė vitit 2003 nė Prishtinė

Posted by AGJENCIONI FLOART-PRESS

Flet Ramadan Avdiu, veprimtar i hershėm i ēėshtjes kombėtare

(nga interneti, 24.02.2004)

Intervistoi: Burim Etemaj - dhėnė nė gazetėn « Epoka e Re »

     EPOKA E RE: Njė emėr paksa i harruar, pėr fatin e tė cilit ende nuk dihet qartė: Xhavit Haziri. Meqė ju keni qenė i afėrt me tė, ēfarė ishte roli i tij nė krijimin e UĒK-sė? Pse kjo heshtje e shokėve tjerė tė Xhavit Hazirit, poashtu edhe e juaja, pėr tė?

     Ramadan Avdiu: “Xhavit Haziri ka dalė nga burgu nė vitin 1990.

     Ai, ka qenė i dėnuar 12 vjet … Nė vitin 1991 ėshtė zgjedhur anėtarė i Komitetit Drejtues dhe pastaj edhe anėtarė i Kryesisė sė LPRK-sė. Roli i Xhavit Hazirit nė krijimin e UĒK-sė ėshtė i madh. Xhaviti u arrestua nė gusht tė vitit 1993 dhe u dėnua sėrish me 5 vjet burg. Natyrisht se arrestimet e vitit 1993 dhe largimet e njė pjese tė veprimtarėve e kanė zvarritur procesin e strukturimit dhe forcimit tė UĒK-sė. Pas daljes nga burgu mė 1998, ėshtė kyēur menjėherė nė forcimin e UĒK-sė, por ai u kidnapua nga policia sekrete serbe nė shtator tė vitit 1998, nė Prishtinė, dhe nga atėherė nuk ka asnjė informacion pėr fatin e tij”.
 Xhavit Haziri ka dalė nga burgu mė 1997, -siē e theksova mė lart sepse shkalla e lartė e Gjykatės sė dhunshme serbe ia zbriti dėnimin nga 5 nė 4 vite, pra harresa dhe heshtja pėr kėtė shok, qė i bėhet nga Ramadan Avdiu ėshtė njė turp qė nuk lahet me asgjė. - Ramadan Avdiu, si bashkėveprimtar i hershėm i Xhavit Hazirit, nuk duhet tė harronte kėtė fakt!...

     Hashim Thaēi: - Pse u prish imazhi i UĒK-sė, INTERVISTA/ PJESA II: Kryeministri i Republikės se Kosovės vijon rrėfimin e rralle pėr gazetarin Blendi Fevziu. (nga interneti, 28 korrik 2009)

     Hashim Thaēi: “Por kryesisht nė Prishtinė, nė Obiliq, ku kam qėndruar ilegal duke rritur organizimin e UĒK-sė sė bashku me luftėtarėt tjerė, edhe pse ishim nė ilegalitet tė thellė, ne vepronim nė mėnyrė shume aktive. Edhe pse vepronim ne njė shkalle te larte te rrezikshmėrisė, ne arritėm t'i konsolidonim radhėt. Kėto arrestimet e vitit 1993 nuk e prekėn organizimin tonė te armatosur. Me pėrjashtim te veprimtarit Xhavit Haziri, i cili gjithashtu qėndroi nė mėnyrė stoike ne hetimet serbe dhe nuk i zbuloi veprimtaret qe ishin te fokusuar dhe ishin tė pėrkushtuar nė krahun e armatosur te UĒK’sė”.

     Xhavit Haziri, tani hero kombėtar, qėndroi stoik dhe duke mos i zbuluar shokėt e shpėtoi vazhdimėsinė e LPK’sė dhe tė UĒK’sė, (edhe Hashim Thaēin), ai nuk thoshte kurrė se «unė e bėra kėtė punė, unė vazhdoj ta kryej kėtė vepėr, unė, unė, unė…», siē e pėrsėrit shpeshherė Hashim Thaēi: «Unė e kam bėrė kėtė…, do ta bėjė edhe kėtė»…etj, por ai thoshte: ...e kryem njė detyrė, tani na presin angazhime tė tjera, ne, ne, ne… etj

     Xhavit Haziri, ishte ideatori dhe nxitėsi kryesor pėr emėrtimin e UĒK’sė

     - “Organizimi nė parti legale nė kohė robėrie ėshtė papjekuri dhe se ky organizim ēon ujė nė mulli tė pushtuesit dhe se vetėm Lėvizja gjithėkombėtare ėshtė garanci pėr pavarėsi tė vėrtetė”. (Xhavit Haziri)

     Xhavit Haziri, ishte njė veprimtar konsekuent, njė luftėtar aktiv e i paepur, i cili vendosmėrisht militonte pėr tė realizuar programet dhe qėllimet e LPK-sė e tė UĒK-sė. Gjatė veprimtarisė sė vet i ka pėrdorur rrugėt ilegale, ku ka qenė shumė i matur e konspirativ, nė formėn gjysmė ilegale nė vitet e 90-ta, nė protesta e nė tubime tė hapura duke folur e lexuar letra pėr dėshmorėt e kombit, pa u paraqitur me emėr e mbiemėr, dhe nė formėn legale duke bashkėpunuar me Lėvizjen studentore, UPSP, me Bashkimin e Sindikatave, BSPK, me KMDLNJ, ku ka qenė edhe vetė anėtar, e me shoqata tė tjera patriotike, informative e kulturore. Fillimi i vitit 1998, pėrmbysi dhe demaskoi pacifizmin e rrejshėm tė LDK-sė e Ibrahim Rugovės. Fillojnė protestat studentore duke kundėrshtuar dhunėn ushtarako policore serbe nė Kosovė. Nė kėto protesta tė udhėhequra nga Lėvizja Studentore, me Muhamet Mavrajn, Albin Kurtin, Driton Lajēin, Bujar Dugollin e me pėrkrahjen e rektorit Ejup Statovci, u thye miti rugovian dhe ngadhėnjeu rruga e UĒK-sė, rruga e vetme qė duhej ndjekur pėr liri e pavarėsi kundėr kriminelėve serbė. Protesta tjera nė pėrkrahje tė UĒK-sė u organizuan edhe nė Prishtinė nėn udhėheqjen e Isa Kastratit, ish i burgosur politik, tani dėshmor i kombit, tė cilave iu bashkuan edhe disa parti politike etj. Kjo lėvizje ishte ngadhėnjimi i guximit mbi frikėn, ngadhėnjimi i jetės mbi vdekjen e turpshme pacifiste, kjo ishte vdekje a liri, tė cilėn e kishin ngulitur nė vetėdijen e popullit dėshmorėt e kombit, tė tė gjitha kohėrave ; pėr tė ardhur deri te kjo luftė kishte kontribuar edhe Xhavit Haziri, me shokė, pėr tė cilin ėndrra e tij atdhetare pėr liri e pavarėsi tė Kosovės po bėhej realitet.

     Nė vazhdim, po i ep disa deklarata tė bashkėveprimtarėve tė kėtij atdhetari qė dėshmojnė qartas se ky ishte promotori kryesor i formimit dhe emėrtimit tė UĒK-sė heroike.
 Kadri Veseli, flet pėr aksionet e armatosura tė LPK-sė gjatė viteve 1992 - korrik 1993: “Nė vitin ‘92, ne ishim tė interesuar qė ta vazhdonim luftėn, e jo ta lėshonim Kosovėn”.

     Klan Kosova: Cilit krah i keni takuar? Unė kam informacione se nė vitin ‘93 nuk i keni takuar Lėvizjes...

     Kadri Veseli: “Jemi duke folur pėr periudhėn ‘92, atėherė kur ka ndodhur aksioni i parė, pėr tė mos harruar kontributin e Xhavit Hazirit, i cili ka qenė ndėr udhėheqėsit e Lėvizjes nė atė kohė. Ne kemi pasur njė vendim, i cili forcohet nė Kėrēovė mė pas, qė tė vazhdohet me luftėn e armatosur. I kishte humbur kuptimi luftės vetėm politike. Populli largohej me tė madhe nga vendi, rrezikohej “Spastrimi i Bardhė” i Kosovės. Pra, rrezikoheshim ta humbnim vendin pa dinjitet”. (Shkruar nga Kosovapress, E Enjte, 31 Dhjetor 2009)

     - Siē shihet nga kėto tė dhėna tė thukėta qė po i publikoj nė kėtė shkrim pėr Xhavit Hazirin, nuk janė tė parat e as nuk do tė mbesin tė fundit, shihet qartė se ky hero kombėtar ka luajtur rolin primar, siē pohon edhe Bedri Islami, nė formimin e UĒK’sė. Nė kėrkim tė rolit tė tij pėr formimin e UĒK’sė lexova edhe librin e Jakup Krasniqit, ish zėdhėnės i saj, «Kthesa e madhe (Ushtria Ēlirimtare e Kosovės)», me 302 faqe, botuar nga N.B. «GjonBuzuku», nė Prishtinė mė 2006, po, pėr ēudi edhe ky autor nuk e pėrmend askund Xhavit Hazirin. Nė faqėn 61 shkruan edhe kėtė «…Azem Syla ish i burgosur politik, profesor i kimisė, ka merita tė veēanta sė bashku me Xhavit Halitin, pėr formimin e UĒK’sė (Ushtria Ēlirimtare e Kosovės). Pėr kėtė detyrė, siē theksuam mė lart, sė bashku me Hashim Thaēin kishin lidhje me LPK’nė». Siē duket, Jakup Krasniqi nuk e ka ditur se Xhavit Haziri ishte mė i  lartė se kėta tre tė fundit nė hierarkinė organizative tė LPK-sė dhe se kėta, kur i kanė treguar pėr tė se ishte i pari nė tė gjitha aktivitetet e LPKsė e UĒK-sė, merr vendim pėr ta shpall hero… Gabim i pėrmirėsuar me njė akt madhor!

Mė mirė vonė se kurrė!

Vėshtrim i thukėt historik i UĒK’sė

 

     - Mė 17. 11. 1994 Arau, Zvicėr. U lėshua Komunikata e Parė ushtarake. Kryesia e LPK-sė, pas insistimit tė grupeve tė armatosura brenda vendit, merr vendim pėr fillimin e lėshimit tė komunikatave, nė tė cilat merret pėrsipėr autorėsia e tyre. Pas njė diskutimi tė pėrimtuar Kryesia, duke pasur parasysh edhe propozimet e grupimeve ushtarake nė terren, mori vendim qė organizmi i ri ushtarak tė quhet “Ushtria Ēlirimtare e Kosovės”. Komunikata u vendos tė mbajė nr. 11. Nė kėtė Mbledhje merrnin pjesė: Fazli Veliu, Emrush Xhemajli, Ali Ahmeti, Xhavit Haliti dhe Gafurr Elshani. Kryesia e LPK-sė ka vendosur pėr stemėn e UĒK’sė, tė cilėn e punuan Gafurr Elshani dhe Adnan Asllani.

     Pėr emėrtimin Ushtria Ēlirimtare e Kosovės ka shumė dėshmi qė pėrputhen me datėn e saj, sė pari po e theksoj pohimin e Xhavit Halitit qė e thotė nė emisionin «Pa Rrotulla» nė RTK, tė Milaim Zekės, mė 26 Tetor 2009: «Emėrtimi…pas kėrkesave tė Kryesisė e tė Xhavit Hazirit, dėrguar me shkrim nė emėr tė Kryesisė sė LPK-sė, LPK-sė, dega jashtė vendit. Vendimi ėshtė marrė…Unė dhe Azem Syla tė merremi me kėtė punė, d.m.th.me sektorin e veēantė - ushtarak. Vendimi ėshtė marrė mė 17 Nėntor 1994. U vendos qė Ushtria ose mė mirė me thanė formacionet ushtarake qė vepronin nė teren prej kėsaj date tė ketė njė emėrtim me emrin Ushtria Ēlirimtare e Kosovės. Dihet edhe ajo qė nga kėta tė pestit, ideja pėr kėtė emėrtim ishte e Gafurr Elshanit”…

     Nait Hasani, saktėson se nė mbledhjen themeluese tė UĒK-sė, mė 17 Nėntor 1994, tė pranishėm kanė qenė Fazli Veliu, Gafurr Elshani, Emrush Xhemalji, Xhavit Haliti, Ali Ahmeti, tė cilėt e kanė dizajnuar dhe formėn e emėrtimit tė UĒK’sė.

     - Haliti, njėri nga themeluesit e ish-Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe i pranishėm nė formimin e UĒK-sė, pranon se mė 17 Nėntor 1994 ėshtė themeluar UĒK-ja, fakt ky qė nuk mund tė mohohet nga askush, tė paktėn nga ata qė nė atė kohė kanė qenė edhe tė njohur me rrethanat.

     Ali Ahmeti: Ndėrkaq, anėtari i Shtabit Qendror, Ali Ahmeti tha se. “Ushtria Ēlirimtare e Kosovės ėshtė emėruar mė 17 nėntor 1994 me qellim qė tė hiqen tė gjitha dilemat pėr opinionin publik, sepse para asaj kohe kishte shumė dezinformata dhe paqartėsi pėr popullin e Kosovės, prandaj edhe ėshtė lėshuar komunikata e parė, ku janė marrė pėrsipėr tė gjitha aksionet nėn emblemėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės me qellim qė opinioni mos tė ketė frikė. “Unė kam qenė nė takimin e 17 nėntorit 1994 kur ėshtė themeluar Ushtria Ēlirimtar e Kosovės, - nėnvizon Ahmeti. -Sipas tij dėshmorėt e parė tė UĒK-sė janė Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, dhe kėtu merr rrugėn e vet UĒK’ja dhe sqarohet mjegulla e hedhur mbi Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės. “-Pra, kjo ėshtė kthesa mė e madhe e popullit tė Kosovės,” - thotė ai.

     Me kėtė shkrim, si dėshmi tė kohės, kujtoj se e kam qartėsuar me argumente tė bollshme figurėn e ndritshme tė heroit tonė kombėtar Xhavit Haziri, i mbetet historisė qė t’i shpalosė dokumentet arkivore pėrkatėse pėr ta njohur, de jure e de facto, kėtė personalitet historik.
 E pėrgėzoj Jakup Krasniqin, kryetarin e Kuvendit tė Kosovės, pėr mirėnjohjen qė ia bėnė kėsaj figure heroike duke e shpallur hero. Mendoj se Kuvendi e Qeveria e Kosovės, bashkė me Faktorin ndėrkombėtar kanė mundėsi qė t’i bėjnė trysni Qeverisė sė Beogradit me njė kėrkesė pėr zbardhjen e rrėmbimit tė tij, edhe tė Ukshin Hotit, Hafir Shalės e gjithė tė tjerėve qė nuk u dihet fati, sepse mundėsit ligjore janė, madje ka edhe njė pistė ndjekje, pėr te cilėn na dėshmon Behxhet Shala, atdhetar e aktivist i njohur i KMDLNJ- sė.

 

PSE NUK PO HETOHET RASTI I DR.HAFIR SHALĖS

DHE XHAVIT HAZIRIT?!

 

Shkruan: Behxhet Sh. Shala - Prishtinė - 19. 10. 2009

     KMDLNJ pati rėnė nė kontakt me njė hetues tė sigurimit shtetėror serb pėr tė mėsuar mė shumė pėr fatin e dr.Hafir Shalės dhe Xhavit Hazirit, qė tė dy tė rrėmbyer me tė njėjtin skenar dhe duket nga i njėjti ekip. Informata qė ka marrė KMDLNJ nga inspektori serb ėshtė se ata janė rrėmbyer nga njė ekip i specializuar i Shėrbimit Shtetėror serb dhe se ata pastaj janė dėrguar nė njė lokacion jashtė Prishtinės, ku edhe u humben tė gjitha gjurmėt. Nė pėrfundim tė kėtij shkrimi, si kapitull i parė, pėr Xhavit Hazirin dua qė t’i falenderoj tė gjithė ata qė mė ndihmuan duke mė dhėnė informata e materiale tjera plotėsuese pėr heroin tonė tė paharruar. Nė radhė tė parė e falėnderoj familjen e nderuar Haziri, prindėrit dhe vėllezėrit e dėshmorit, nga Kastrioti, ish-Obiliqi, si dhe tė respektuarėn, Remėn, shoqen e tij, bashkė me djemtė, Ēlirimin e Shqipėrimin, nga Prishtina, pastaj Xhemajl Pllanėn, vėllain tim, i cili gjeti kohė pėr mbledhjen e materialeve nga familja Haziri e nga bashkėveprimtarėt e Xhavit Hazirit.

     - Nė kėtė kontekst i falėnderoj edhe kėta miq qė mė ndihmuan nė kėtė punim, e kėta janė Mustafė Krasniqi, Nait Hasani, Adnan Asllani, Elmi Zeka, Menderes Zeneli, Ejup Thaēi, Isak Qolli, Florin Kelmendi, Skėnder Muharremi, Fadil Mirena, Behxhet Kelmendi etj. Njėkohėsisht i ftoj tė gjithė ata qė janė tė gatshėm tė bashkėpunojnė, nė tė ardhmen, pėr njė plotėsim edhe mė tė ngjeshur tė veprimtarisė sė Xhavit Hazirit, - sidomos, ata qė kanė qenė nė burg me tė dhe ata tė cilėt ishin tė organizuar nė strukturat e UĒK‘sė nga heroi nė fjalė. Unė, autori i kėtij shkrimi, pata fatin qė tė njihem e tė bashkėpunoja me Xhavit Hazirin, qysh kur ishte shtatėmbėdhjetė vjeēar, nga viti 1977, u ndamė me njė pėrqafim tė pėrmallshėm e vėllazėror nė Ulqin, mė 14 gusht tė vitit 1997, kur u nisa pėr Shqipėri qė pastaj tė emigroja nė Zvicėr, me pėrshėndetjen e fundit:

Mirupafshim nė Kosovėn e lirė!

     Emri dhe vepra atdhetare e Xhavit Hazirit mbetėn njė yll ndriēues pėr liri e bashkim kombėtar dhe do ta kujtojmė gjithmonė, si tė gjallė, nė kujtesėn dhe shpirtin tonė!

 

LAVDI JETĖS DHE VEPRĖS SĖ XHAVIT HAZIRIT!

 

Zvicėr, mė 1 shtator 2011

 

.