Pėrkujtim Nė 16 vjetorin e vdekjes
sė atdhetarit Shabi Ajdini SHABI AJDINI ATDHETAR I
DEVOTSHĖM I ĒĖSHTJES KOMBĖTARE Shkruan: Fehmi
Ramadani - Prishtinė, 04. 02. 2010 Vendlindja vatėr kombėtare Fshati Maxhere qė gjendet nė Malėsinė e Karadakut
tė Preshevės nė tė kaluarėn njihet si vatėr e rėndėsishme kombėtare, sepse nga
ky vend i vogėl kishin dalė burra tė devotshėm tė ēėshtjes kombėtare. Nė kėtė
fshat, jo rastėsisht kishte lindur Mulla Sinan Maxhera, patrioti, miku dhe
luftėtari mė i ngushtė i Idriz Seferit, i cili me shumė malėsorė tjerė kishte
marrė pjesė nė betejėn e Grykės sė Kaēanikut nė vitin 1910 kundėr ushtrisė sė
Durgut Pashės. Ky frymėzim te malėsorėt e Karadakut kishte mbretėruar pėr
shumė kohė, gjithnjė duke kultivuar kėtė trimėri nėpėr oda duke kėnduar kėngė
patriotike pėr kėta burra, por edhe nė ngritjen e vetėdijes kombėtar tė gjeneratave
tė mėvonshėm. Kjo frymė kombėtare vazhdoi brez pas brezi kundėr zaptuesve tė
ndryshėm qė kishin pllakosur kėto troje. Kėtė rrugė mė vonė do ta ndiqte edhe
Mulla Nuredin-Maxhera nė Komitetin Revolucionar pėr Bashkimin e Trojeve
Shqiptare tė Jugosllavisė me Shqipėrinė nė vitin 1960, sė bashku me Ali
Kelmendin dhe Ramadan Hoxhėn. Ky patriot kishte lėnė gjurmė tė thellė te
gjeneratat e reja, sidomos te familja e tij, e cila mė vonė nxori burra tė
pėrkushtuar tė ēėshtjes kombėtare. Padyshim, njėri ndėr kėta burra qė trasoi
rrugėn e xhaxhait tė tij ishte Shabi Ajdini, i cili me veprimtarinė e tij tė
palodhshme do tė futet nė kujtesėn e historisė sė kombit shqiptar. Shabi
Ajdini kishte lindur mė 6 tetor 1954 nė fshatin Maxhere tė Preshevės nga
prindėrit Shefki dhe Ajmane Ajdini. Ishte rritur nė njė familje tė varfėr,
por shumė bujare dhe me traditė patriotike. Kjo familje nė Malėsinė e Preshevės
shquhet si familje shumė patriotike, e cila nuk kishte kursyer asgjė pėr
lirinė e atdheut. Shtėpia e tyre, si gjatė LNĒ-sė, por edhe mė vonė ishte
shndėrruar nė Kuvend Popullor, nė tė cilėn takoheshin burrat e asaj kohe dhe
merrnin vendime tė rėndėsishme. Shpėrngulja e dhunshme Shabiu njė pjesė tė fėmijėrisė e ka
kaluar nė Maxhere, nė fshatin e tij tė lindjes, ndėrsa, mė vonė babai Shefkiu
qe detyruar nga UDB-ja jugosllave tė shpėrngulet dhunshėm nga vendlindje dhe
tė shkojė nė Ēerkez tė Kumanovės. Kjo kishte ndodhur gjatė viteve 1964-1965. Ai
nga fėmijėria shquhet pėr zotėsi, por edhe pėr veprimtari atdhedashėse. Ai
sikur ishte i paracaktuar nga njė fuqi mbinatyrore qė duhet tė jetė nė
shėrbim tė atdheut. Mėsimet e para pėr atdheun i kishte marrė nėpėr odat e familjes,
sepse aty edhe mbaheshin kuvendet e asaj kohe. Ky veprimtar, aty u rrit dhe u
brumos me ide pėrparimtare e patriotike, i cili mė vonė do tė lė gjurmė tė
thellė. Ai ishte njė njeri shumė modest, i zgjuar, trim e bujar, por edhe shumė
i dashur e tolerant. Nuk mėrzitej tė bisedonte me njerėz me orė tė tėra vetėm
tu shpjegonte drejt ēėshtjen tonė kombėtare. Ishte njė burrė i paluhatshėm
nė qėndrimet e tij kombėtare. E donte shumė Shqipėrinė, Kosovėn dhe trojet tjera
shqiptare. Zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare e shihte nė bashkimin e trojeve shqiptare
qė ishin nėn Jugosllavi, formimin e njė shteti tė pėrbashkėt dhe mė pastaj
bashkimin me nėmėm Shqipėri, mu ashtu siē vepruan tė parėt e tij. Por, me tė
vendosur nė Ēerkez, familja e tij ballafaqohet me varfėri tė madhe. Me
gjashtė fėmijėt; Eminen, Fehmiun, Hasimen, Shabiun, Hakiun dhe Hiden babi i
tyre nuk ia dilte tu siguronte as bukėn e gojės. I ndjekur, i mėrzitur, i
thyer nė moshė, por edhe i pėrndjekur nga vendi i tij i lindjes, ai qe
detyruar tė punonte punė tė rėnda vetėm tu siguronte bukėn fėmijėve tė tij. Kjo
ishte njė jetė e rėndė dhe me plotė sacrifice. Ikja nė kurbet Duke e parė kėtė gjendje tė rėndė tė
familjes, Fehmiu djali i madh i Shefkiut, i cili po ashtu merrej me
veprimtari kombėtare, sė pari largohet nga ky vend dhe do tė merė udhėn e kurbetit.
Nė fillim, shkoi nė Austri, ndėrsa mė vonė, nė vitin 1976 kaloi nė Gjenevė tė
Zvicrės. Pas njė periudhe tė shkurtėr rrugės sė Fehmiut niset edhe Shabiu. Sė
bashku fillojnė tė punojnė e ti ndihmojnė familjes. Shabiu, nė vitin 1977 pasi
qė kishte rregulluar punėn filloi aktivitetin e tij ilegal dhe kontaktet me
patriotė tė paktė qė ishin atėherė nė mėrgim. Ai krijoi lidhje me miq tė
ndryshėm, si shqiptar, por edhe zviceranė tė cilėt kishin tė ndryshme nė
jetėn publike. Kėshtu, shfrytėzoi kėto lidhje pėr ti inkuadruar nė punė
shumė miq e dashamirė tė ndryshėm. Shumė prej tyre edhe sot e kėsaj dite
punojnė dhe jetojnė nė Zvicėr. Puna dhe jeta e kurbetit pėr
Shabiun ishte shumė e vėshtirė. Kurrė nuk ishte pajtuar me fatin se ai do
tė jetojė jashtė vendit tė tij. Asnjėherė nuk kishte menduar se fėmijėt e tij
do tė lindin jashtė atdheut tė tij, do tė shkollohen
nė gjuhė tė huaj, por edhe do tė edukohen atje. Ai dėshironte ti edukonte fėmijėt
nė vendin e tij, nė gjuhėn shqipe, por edhe nė traditėn shqiptare. Inkuadrimi nė LPK Qė nė fillim tė aktivitetit tė tij kombėtar
kishte vėnė kontakt me Lėvizjen Shqiptare qė vepronte si ilegale nė diasporė.
Pėr herė tė parė, nė vitin 1981 do tė kontaktojė me udhėheqėsit e saj si,
Hasan Malėn dhe Xhafer Shatrin, ndėrsa do tė miqėsohet me Jusuf Gėrvallėn,
Kadri Zekėn dhe Bardhosh Gėrvallėn. Mė 17 shkurt 1982, pas shkrirjes sė tri
organizatave ilegale: LNĒKVSHJ, OMLK dhe PKMLSHJ ishte themeluar Lėvizja pėr
Republikėn e Shqiptarėve nė Jugosllavi-LRSHJ. Ndėrsa, kjo Lėvizje nė vitin 1986
merr emrin Lėvizja Popullore pėr Republikėn e Kosovės. Nė kuadėr tė saj kanė
vepruar njė sėrė grupimesh tė vogla me emėrtime tė ndryshme, tė cilat synonin
me ēdo ēmim jetėsimin e Republikės sė Kosovė, pa pėrjashtuar edhe luftėn,
shprehet Fehmiu, vėllai i Shabiut, i cili po ashtu ishte njė bashkėveprimtar.
Pas konsolidimit tė kėtij organizmi, veprimtaria e tyre ishte e pandalshme,
sidomos me organizimin e protestave tė ndryshme nėpėr vendet e Evropės, sidomos
nė Gjenevė, sepse aty kishte njė zyre Organizata e Kombeve tė Bashkuara. Shabiu
ishte njė punėtorė i madh ēėshtjes kombėtare, por edhe i LPRK-sė, sepse
kishte njė moral tė fortė individual dhe kombėtar. Ai ishte vu nė krye tė
demonstratave anti-jugosllave, tė cilat organizoheshin nga LPRK-ja dhe qė mbaheshin
nė Gjenevė, por edhe nėpėr vendet tjera. Ishte trim dhe nuk i trembej sfidave
qė duhet pėrballej. Arrestimi Nė fillim, veprimtaria e tij ishte
ilegale dhe gjatė njė vizite qė kishte pasur nė vendlindje nė fshatin Ēerkez nė
vitin 1982, UDB-ja jugosllave i kishte rėnė nė gjurmė dhe e kishte burgosur. Nėn
hetimet e UDB-sė ishte plotė dy muaj, duke e maltretuar dhe terrorizuar
shpirtėrisht. Mirėpo, me ndihmėn e vėllait Fehmiut, i cili kishte arritur tė
korruptonte njė funksionar tė lartė tė atėhershėm komunist dhe kishte paguar njė
shumė tė madhe parash, kishte arritur ta nxjerr Shabiun nė liri tė pėrkohshme.
Sipas Fehmiut, po tė mos jepte njė shumė tė tillė parash ai do tė dėnohet me shumė
vite burg. Kjo ishte njė fat i rastėsisė nė kėtė fatkeqėsi, shton ai. Shabiu,
duke parė se jeta e tij ishte rrezikuar nga UDB-ja dhe i kėrcėnoheshin me burgosje
tė sėrishme, ai qe detyruar tė ik sėrish nga vendlindja e tij dhe shkoi nė
Gjenevė. Nga viti 1982, ai nuk e kishte parė mė vendlindjen tij deri nė vdekjen
e tij. Shabiu nuk u ndal sė punuari kundėr ish-Jugosllavisė, sepse kjo
krijesė shtetėrore, sipas tij ishte njė shtypėse e madhe e shqiptarėve.
Banesa e tij nė Gjenevė ishte shndėrruar nė njė ambasadė mėrgimtarėsh
shqiptarė, tė cilėve u dilte nė ndihmė nė ēdo kohė. Nga banesa e tij shpesh organizoheshin
edhe demonstratat dhe bėheshin shumė takime tė karakterit kombėtar. Duhet
pėrmendur se nė vitin 1991, gjatė dėbimit tė punėtorėve dhe intelektualėve shqiptarė
tė Kosovės nga regjimi i Millosheviqit, ai u kishte dal nė ndihmė shumė prej
tyre nė forma tė ndryshme. Kjo periudhė e rėndė kombėtare e mundonte shumė
dhe nga kjo kohė filloi ta digjte veten. Vdekja Shabiu kishte njė mall tė madh pėr vendlindjen,
atdheun e tij, sepse kishte njė kohė tė gjatė qė nuk e kishte parė. Shkrihej si
qiriri pėr lirinė e shqiptarėve nė trojet e ish-Jugosllavisė. Nuk dorėzohej
lehtė dhe gjithmonė e mbante shpresa se liria do tė arrijė shpejt. Kjo ishte
dėshira dhe ėndrra e tij sublime. Atėherė kur shihte ėndrra, se liria do tė
vijė shpejt, nė moshėn 40 vjeēare sėmuret rėndė nga njė sėmundje e pashėrueshme.
Mė 10 shkurt tė vitit 1994 ndėrroi jetė nė banesėn e tij nė Gjenevė, me sy
hapur pėr lirinė e popullit shqiptar. Aty kishte lėnė amanetin qė pėr lirinė
e atdheut tė mos kursehet asgjė. Shabiu vetėm i vdekur kishte arritur tė
prehet nė vendlindjen e tij nė fshatin Ēerkez tė Kumanovės, sepse pėr sė
gjalli e kishte tė ndaluar tė vizitonte pėr 12 vjet rresht. Trupi i tij u pre
i qetė nė varrezat e kėtij fshati me nderime tė larta nga familjarėt, bashkėvendėsit,
shokėt e veprimtarisė, miqtė e dashamirė tė shumė qė kishin ardhur pėr ta
nderuar nga tė gjitha trojet shqiptare. Ai kishte shkuar nė pėrjetėsi, por vepra
e tij do tė jetojė pėrgjithmonė dhe do tė shėrbej si fanar kryesor pėr brezat
e rinj. Shabiu, pas vete la gruan me katėr fėmijė, vajzėn Fitoren, Albulenėn
dhe djemtė Fitorin dhe Shefkiun. Kjo familje, sot e kėsaj dite jetojnė dhe
veprojnė nė Gjenevė tė Zvicrės, aty ku babai i tyre la gjurmė tė pashlyeshme
tė veprimtarisė kombėtare.
|