Nė 95-sė vjetorin e rėnies sė Ahmet Delis
AHMET
DELIA
Shkruan: Mehmet BISLIMI
Zvicėr, 7 janar 2008
Qysh prej Lidhjes sė Prizrenit
e deri te viti 1912, ka qenė periudha e intensifikimit tė kryengritjet shqiptare
pėr liri. Asokohe qenė mobilizuar nė njė masė tė madhe shqiptarėt e malėsisė
sė Drenicės, tė Llapit, Gollakut, Gjilanit, Gjakovės, Prizrenit e tė shumė
krahinave tė vendit.
Kryengritėsit tė udhėhequr nga
bijtė mė tė mirė tė popullit shqiptar, ishin hedhur fuqishme kundėr forcave
ushtarake turke nė veēanti kundėr trupave tė Shemsi e mė vonė edhe tė Maxharr
Pashės. Nė ballė tė kėtij organizimit, prinin burrat me nam tė kohės si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Ahmet
Delia e tė tjerė. Kulla e Ahmet Deliut, atdhetarit dhe tribunit popullor
ishte e hapur gjithmonė pėr ēlirimtarėt e atdheut. Ahmeti me
tė birin Murselin e me shumė shokė e bashkėluftėtarė, prisnin e pėrcillnin
krerėt e Lėvizjes sonė kombėtare, tė cilėt nė kullėn e tij, mblidheshin e
bisedonin pėr njė kryengritjeje tė pėrgjithshme kombėtare kundėr pushtueseve.
Mė 1912, pėr tė satėn herė
Hasan Prishtina kishte shkuar nė kullėn e Ahmet Delisė, ku kishte njoftuar tė
pranishmit se Parlamenti Turk nuk kishte dashur as tė dėgjonte zėrin e
deputetėve shqiptarė pėr ti plotėsuar kėrkesat e tyre. Ai sqaroi mė tej, se
po atė ditė nė Stamboll, nėn kryesimin e Ismail Qemalit ishte mbajtur njė
mbledhje e fshehtė, ku ishte vendosur qė pikėrisht nė Kosovė, sa mė parė tė
fillojė njė kryengritje e pėrgjithshme, e cila do tė shtrihej nė tė gjitha
viset shqiptare. Tė gjithė krerėt e Drenicės, qė ishin ftuar enkas aty, e
pėrkrahėn qėndrimin dhe vendimin e Hasan Prishtinės dhe tė Ismail Qemalit,
aty dhanė edhe besėn e burrave se do tė dhėnė ēdo gjė pėr liri tė atdheut.
Krerėt e Drenicės tė mobilizuar nė kullėn e Ahmet Delisė tė Prekazit, nisėn
pėrfaqėsuesit e tyre pėr nė Kuvendin e Junikut, ku ishin mbledhur tė gjithė
krerėt e Kosovės, Dibrės, Shkodrės si dhe krerė tė viseve jugore tė
Shqipėrisė. Nė kėtė Kuvend u aprovua programi me kėrkesat tona kombėtare,
kėshtu qė kryengritja jonė shqiptare mori kuptimin e vėrtetė tė njė
kryengritje tė pėrgjithshme.
Nėn trysninė e vazhdueshme tė kryengritėsve
shqiptarė, forcat turke u detyruan tė tėrhiqen nga tokat tona, sdo mend se
kjo tėrheqje u kurorėzua me shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė e cila u
kurorėzua mė 28 nėntor tė vitit 1912. Nga ana tjetėr, nė mėnyrėn mė tė pa
drejt e nė kundėrshtim me tė gjitha parimet
ndėrkombėtare mbi tė drejtėn e popujve pėr tė jetuar tė lirė nė shtetet e
tyre sovrane, fuqitė e mėdha evropiane, njėanshėm, duke shkelur mbi
sovranitetin dhe integritetin territorial tė shtetit shqiptare, njohėn tė
drejtėn e shteteve fqinje serbe e malazeze pėr copėtimin dhe aneksimin e
tokave tė Shqipėrisė! Evropa ndau tokat tona. Populli shqiptarė u detyruan qė
tė dalė nė mbrojtje tė tokave tė veta me tė gjitha
mjetet qė posedonte atė kohė, pra edhe me mjete luftarake. Nga ana tjetėr,
pushtuesit barbarė sllav, tė yshtur nga pasionet e tyre tė ulėta
ekspansioniste, kryen masakra, terrorizuan popullatėn shqiptare, me qėllim qė
tė shuajnė rezistencėn e tyre dhe ti shpėrngulin
ata, pėr tė bėrė mė vonė edhe spastrime etnike, me qėllim tė ndryshimit tė
strukturės demografike nė Kosovė. Prapa kėsaj fshihej qėllimi i pushtetit
serb, qė mė vonė tė sillnin kolon serbė e malazezė nė Kosovė, gjė e cila ka
vazhduar nė forma tė ndryshme, deri nė fund tė shekullit tė kaluar!
Xhandarmėria e Pashiqit, veē
kishte filluar reprezaljet nėpėr disa fshatra tė Drenicės. Nė njėfarė mase,
pas shpalljes sė Pavarėsisė, kryengritjet nė Shqipėri sikur kishin pushuar
ca. Ahmet Deliu, i vetėdijshėm pėr qėllimet e Serbisė, mblodhi prapė krerėt e
Drenicės nė kullėn e tij, dhe sė bashku me trimat, aty bėnė edhe njė Kuvend
duke kujtuar besėn e dhėnė! Ishte fillimjanari i vitit 1913, veprimet e
dhunshme tė xhandarmėrisė serbe, sa po shtrėngonin dhe po ashpėrsonin rrathėt
e krimeve mbi popullin tonė. Siē e thotė edhe kėnga :
Ky Ahmeti ēka thanė: a e kem besėn siē kemi dhanė! ... Aty ishte dhėnė
edhe njė herė fjala e burrave se do tė rezistojnė me
tė gjitha mjetet e mundshme, pa e kursyer as jetėn nė mbrojtje tė tokave dhe
popullatės sonė, duke i dalė nė mbrojtje: vėllai vėllait, fqinji fqinjit,
fshati fshatit...
Njė grup prej 13 xhandarėsh
serb, pak ditė pasi qė ishte dhėnė besa e burrave, nė kullėn e Ahmet
Deliut, kishin mėsyrė Prekazin. Ata kishin terrorizuar dhe plaēkitur dy- tri
shtėpi nė Prekaz. Lajmi kishte shkuar tek Ahmet Delia, i cili lėshoi zėrin e
mobilizimit, por ai nuk priti as sa tė mblidheshin trimat! I vendosur dhe pa
humbur kohė, mori sėpatėn dhe i lėshoi zė tė birit Murselit, qė tė shkonin nė
mbrojtje tė Halilit, fqinjit tė tyre!... Kėnga
popullore rrėfen pėr kėtė histori tragjike dhe heroike:
... Te Halili janė hi shkinia,
Bėrtasin
robt, piskasin fėmija,
Po na i ndien Ahemt Delia ...
Ahmeti dhe Murseli, marrin
sėpatat shpejt e shpejt, duke vrapuar nė drejtim tė shtėpisė sė fqinjit tė
tyre. Nė derėn e oborrit, ata lėnė nė vend rojėn serbe, nė brendėsi tė
oborrit. Murseli ia nxjerr pushkėn njė serbi dhe fillon tė godasė me ē rast vret disa xhandar.
Ahmet Delia mėsynė kullėn, Nė
tė hyrė tė saj, nė shkallė ndeshet me njė tjetėr
xhandar dhe e godet me sėpatė...
... Me sakicė na i ra nė
ballė
Tana trutė ia qiti nshkallė...
Pėrleshja ishte e ashpėr.
Ndėrkohė Ahmeti plagoset rėndė, kurse trimat tjerė tė Prekazit, si: Ramė
Islami , Xheladini, Jetullahu, Hajredini e tė tjerė
kishin rrethuar vendin.
... Pa u provua nuk njihet trimi,
Dy na i
mbyti Xheladini...
Nė kėtė qėndresė heroike tė
burrave tė dheut, tė cilėt kishin lidhur besėn pėr ta mbrojtur atdheun, ra nė
altarin e atdheut, Ahmet Delia, e disa tė tjerė u plagosen. Nga ekspedita e
xhandarėve 12 mbetėn tė vrarė, ndėrsa shpėtoi njė prej tyre.
...
Prej 12-tėve pshtoi Jovani
Shkon tuej ikė pėr rreth njė gardhi
Banė kuku na faroi Prekazi...
Jovani, kishte ikur me vrap, dhe pas dy
orėve xhandarmėria serbe e rrethit tė Mitrovicės kishin marrė lajmin e
hidhur. Ata ishin bėrė gati qė tė sulmojnė fshatin me forca tjera shtesė,
mirė po trimave tė Prekazit iu kishin bashkangjitur burrat e besėlidhjes dhe
ishin mobilizuar e kishin zėnė pozitat pėr ta mbrojtur fshatin me ēdo kusht. Kur xhandarėt serb po i
ofroheshin Prekazit, kishin vėrejtur se do tė dilnin tė humbur. Pėr tė mos u
bėrė gjakderdhja mė e madhe, ata sikur i ishin
bindur njė grupi xhandarėsh Austro- hungarez, tė cilėt mė tė dėgjuar kėtė
lajm, nga Mitrovica kishin shkuar nė Prekaz me njė pajton me dy palė kuaj! Ky
grup, pastaj kishte ndėrmjetėsuar mes trimave tė Drenicės dhe xhandarmėrisė
serbe. Ishin marrė vesh qė tė dorėzohet vetėm trupi i
Ahmet Delisė i cili kishte qenė pa shenja jete, gjoja pėr ta dėrguar nė
spital! Forcat e xhandarmėrisė serbe, duke e parė se Ahmeti nuk po jepte
shenja jete, atė e groposin atė nė arat e fshatit Tėrnavc, fshat ky rreth 4
km. nė veri tė fshatit Prekaz.
Veprimtaria pėr ēlirimin e atdheut nė Drenicė vazhdoi nėn udhėheqjen e
trimit tė shquar Shaqir Smakės, ndėrkaq pas rėnies sė tij Lėvizjes i priu
Azem e Shote Galica. Gjatė tėrė kohės sė rezistencės pėr ēlirim kombėtar,
Murseli i biri i Ahmet Delisė ishte ndėr luftėtarėt
mė tė shquar, dhe mu pėr kėtė Azem Bejta e kishte edhe njeriun mė tė afėrt tė
tij. Murseli nuk e hoq pėr as njė ēast pushkėn nga krahu. Ai vdiq nė vitin
1930 nė rrethana misterioze nė njė spital tė Shkupit. I vetmi trashėgimtar i
Murselit, nga gjinia mashkullore, mbeti i biri i tij, Zeneli i cili nuk jeton
mė. E tėrė veprimtaria e Ahmet Delisė ishte nė shėrbim tė organizimit tė
rezistencės pėr ēlirimin e atdheut.
Sot kur e pėrkujtojmė Ahmet Delinė, nė 95 vjetorin e rėnies sė tij heroike,
kujtojmė edhe rezistencėn e pandėrprerė, gati njė shekullore pėr tu ēliruar
nga okupatori serb.
----------------------------
Mehmet Bislimi: Fadil Hoxhėn, sikur e njeh populli ynė
Jo si e njeh Myrtezai !?
|