T“i
njohim figurat kombėtare ( 1864 - 1916 ) -
Unė nuk kam dalė malit pėr tė mirėn time,
por pėr tė mirėn e atdheut tim, pėr lirinė e popullit tim! . -
Nė ėshtė Evropa se nuk do ta zgjidhte
drejt ēėshtjen e kufijve tė tokave shqiptare, Ballkani nuk do tė ketė qetėsi
kurrė, dhe pėr kėtė faji do tė bie mbi ju e jo mbi ne, qė do tė luftojmė
pėrherė, deri sa tė ēlirohemi! . -
Unė jam mirė kur ashtė mirė Shqipnia! . Isa
Boletini Shkruan: Mehmet BISLIMI Zvicėr, 23.01.2008 Isa Boletini, kjo
figurė markante, qė zėnė vend tė pa diskutueshėm nė historinė e popullit
shqiptarė krahas atyre qė dhanė aq shumė pėr lirinė e atdheut tonė si Hasan
Prishtina, Bajram Curri, Ismail Qemali, Idriz Seferi e shumė tė tjerė. Isai u
rritė me armė nė dorė, jetoi me te, dhe plot njė jetė rrugėtoi me te drejt
shtigjeve tė lirisė. Isai, armėt e lirisė kurdo herė i kishte gati kundėr
pushtueseve tanė. Lindur dhe rritur nė Boletinin e tij tė lashtė, nė njė
familje me tradita atdhedashurie, trashėguar nga gjyshi Murseli dhe i ati
Ademi, tė cilėt nuk kishin pushuar kurrė sė reshturi pėr ēlirimin dhe
bashkimin e tokave shqiptare. Nė kushte dhe rrethana tė atėhershme politike,
ekonomike, por edhe rrethana tjera tė traditės u rrit, burrėrua dhe u kalit
Isa Boletini i cili tėrė jetėn e vet ia pėrkushtoi atdheut. Fuqitė e mėdha Evropiane me
vendimet e tyre tė mbrapshta, rėnduan edhe mė shumė pozitėn tonė, duke mohuar
tė drejtėn tonė pėr vetėvendosje dhe duke ndarė tokat tonė nė favor tė
shteteve fqinje! Mbledhja e zezė e Shėn Stefanit e pasuar mė vonė edhe me
Kongresin e Berlinit ( 13 qershor 1878 ), ku i vunė thikat mbi tokat tona,
megjithėkėtė, populli ynė liridashės kurrė nuk u pajtua ( as sot), me fatin
tragjik tė ndarjes sė tokave shqiptare. Kėshtu, nėn trysninė e kėtyre
rrethanave diktuese e rėnduese, edhe Isai, me gjithė se i ri nė moshė, ju
bashkėngjit rrugės sė pėrpjekjeve pėr ēlirimin e atdheut me plot sakrifica.
Ai pėr herė tė parė me armė nė dorė u ndesh kundėr pushtueseve tanė nė
betejėn e Slivovės nė vitin 1881, si tė thuash, ai pėr herė tė parė ndjeu
erėn e barotit, qė e pėrcolli atė tėrė jetėn. Isa Boletini mes figurave tė mėdha
tė kombit tonė tė cilėt kaluan dekadat maleve dhe dekadat metropoleve tė
diplomacive tė mėdha nė shėrbim tė ēlirimit tė vendit tonė, me armėt e lirisė
i goditi nė shtat lubitė e Hafėz, Mehmet, Qyrdi, Hilmi, Shemsi, Magjar e
Turgut Pashave, Sulltanėt e Krajlėt e pangopur, ndėrkaq mė armėn e diplomacisė,
goditėn Portėn e lartė tė Stambollit, Serbisė, Malit tė Zi, Rusisė...
befasuan Vjenėn, Selanikun, Parisin, Bukureshtin, Londrėn e deri nė
Uashington! Isa Boletini, luftoi pa kompromis kundėr serbėve dhe malazezėve
tinėzarė, tė cilėt pėr ta thyer Isanė e sulmuan me dhjetėra herė, duke ia
djegur edhe kullėn e tij rrafsh me tokė... Mirėpo, populli ynė e ngriti kėtė
kullė e ngriti dhe e bėri edhe mė tė madhe se ēishte. Isai, me shėrbimin e
tij qė i bėri atdheut, kullėn e tij e shndėrroi nė kullė Legjendė. Sė bashku
me kullėn, po rritej edhe emri dhe heroizmi i Isait dhe i popullit shqiptarė
nė pėrgjithėsi, qė po vritej e pritej
pėr lirinė e vet. Pėrpjekjet e njė pas njėshme tė armiqve tanė tė ndryshėm,
me dhelpėri e diplomaci pėr ta komprometuar Isain, duke i ofruar atij ofiqe
tė larta, pasuri, flori, tokė e jetė Pashai, sikur shkuan kot, pasi qė Isai
kurdoherė ua priste shkurt dhe qartė, duke iu thėnė : Unė nuk kam dalė malit pėr tė mirėn time, por pėr tė mirėn e
atdheut tim dhe pėr lirinė e popullit tim. Me gjithė presionet dhe pėrpjekjet
qė i bėnė Isait, duke e mbajtur pėr disa kohė edhe si lloj pengu nė Turqi,
pėrpjekje kėto tė cilat shkuan kot, nga se Isa asnjė herė nuk hoqi dorė nga
lufta pėr ēlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare. Ata provuan me tė gjitha
joshjet e tyre, me pasuri e dredhi, se mos Isait po ia mbushnin mendjen qė ai
tė qėndronte nė Turqi pėrherė?! Mirėpo, jo, Isai si gjithmonė qetė e me
maturi, u pėrgjigj qartė: Ju falėm nderit pėr kujdesin qė po mtregoni pėr
mua, por ma i mirė ashtė pėr mua Boletini im me ata gurė e kepa, se sa e tanė
Stambolla juaj. Isa Boletinin, lufta pėr liri tė atdheut e bėri strateg e
diplomat, ai artin luftarak e pėrsosi me pushkė nė dorė nėpėr shkrepat e Kosovės
martire, aty nė sa e sa beteja tė pėrgjakshme pėrballė lubisė Osmane dhe
intrigave Serbo- Malaziase, kurse artin e diplomacisė e mėsoi nga tribuni
Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Imail Qemali etj. Aftėsia e Isait prej
luftėtari, dhe modestia e tij mė sė njerėzore e bėri atė edhe mė tė afėrt dhe
mė me ndikim tek masat e gjėra popullore, prandaj ai i organizonte ato
kurdoherė dhe pa as njė kundėrshtim, thjesht Isai posedonte dhunti prej
luftėtari, strategu e diplomati, pa dyshim dhunti prej tribuni popullor. Isai kontribuoi fuqishėm edhe nė
pajtimin e gjaqeve dhe ngatėrresave tek populli ynė, me qėllim qė tė krijojė
njė unitet sa mė tė madh kundėr armikut, dhe kėtė e bėri duke u nisur nga
shembulli personal. Nė njė kuvend qė e kishte thirrur vet Isai, ishin tubuar
shumė burra tė asaj ane. Isai vėrejti se aty po mungonte Ahmet Shtitarica dhe
pyeti: Burrani, ku ėshtė Ahmeti?. I thanė se nuk
kishte pasur guximin tė vinte, nga se ia kishte borxh gjaku! Ta sillni kėtu
me njė herė!- urdhėroi Isai, duke shtuar: Gjak borxh sot na ka vetėm anmiku ynė, ne
jena vėllazen e duena me u bashkue e me dek pėr liri tė vatanit... Ai qė mas
sotit ngreh pushkė ndėr veti, ka me kenė bash hasmi ynė!... Isa Boletini,
ndėr beteja tė pa rreshtuar e detyroi disa herė portėn e lartė qė tė bėj lėshime. Ai e pengoi hapjen e
konsullatės ruse nė Mitrovicė, duke likuiduar edhe konsullin e saj Grigori
Shēerbinin tė cilin e vrau luftėtari i shquar Gjilanas Ibrahim (Halit) Popoci
. Nė pamundėsi tė pėrvetėsimit tė Isait,
xhonturqit i vunė pėrpara njė sėrė sprovash tė rėnda, madje duke ia marrė tė
dy djemtė peng, Halitin dhe Tafilin. Isai i palėkundur me kėtė rast u
pėrgjigj: Jam ba gati qė tė dy djemtė
e mi ti bėj kurban pėr atdhe, por jo edhe me ia puthun dorėn anmikut tė
popullit tim!... Isa Boletini sė bashku me Idriz
Seferin, Ramadan Zaskocin, Hasan Ferrin, Dem Jusufin, Elez Hoxhėn, Hasan Hysė
Budakoven e shumė trima tė tjerė morėn pjesė nė dhjetėra beteja pėr shpėtimin
e atdheut, ndėr betejat mė tė pėrgjakshme qė Isai qėndroi pa tundur, ishte
ajo pėr ta mbijetuar grykėn e Carralevės. Nė kėtė betejė Isai tregoi aftėsitė
e njė strategu tė vėrtetė. Me 18 maj 1912, nė njė kuvend qė u mbajt afėr
Vushtrrisė, ku ishin tubuar edhe krerė nga Dibra e Shkodra, madje ishte
prezent edhe vet sekretari personal i Ismail Qemalit, Isai mbajti qėndrim tė
prerė: Asht i domosdoshėm zgjanimi i kryengritjes sonė nė tokat shqiptare,
sot nuk ka me ba sehir, tė tanė duhet me luftue qė tė ēlirohemi sa ma
parė!... Isa Boletinin, lubitė Osmane disa herė e rrethuan me qėllim qė ta
likuidonin, atė kėtė nuk e arritėn dot- ndodhte qė Isai edhe plagosej nė
luftė e sipėr, por qė kurrė nuk dobėsohej morali i tij luftarak. Ishte i pa
thyer dhe shokėve u jepte kurajė siē e thotė edhe kėnga popullore:... Po i
lidh plagėt me maramė bini shokė ta bajmė piskamė jem shqiptarė sdorzohna
tgjallė pa na ra zjarmi nė qafė. Me 1912 Edit Durham shkruan: Isa Boletini ishte
njė udhėheqės i mirė, i zgjuar dhe humanist i madh i cili donte vetėm lirinė
e tokave shqiptare. Luftėtarėt e tij nuk urrenin popujt e tjerė, thjesht, ata
dėshironin lirinė pėr popullin e vet...Ismail Qemali, me rastin e shpalljes
sė pavarėsisė sė Shqipėrisė sė cunguar, kur mori lajmin se po vinte Isa
Boletini, mori flamurin dhe i doli vet pėrpara, duke i thėnė: I madhi Isa,
luftėrat tuaja ishin bazė e pėrpjekjeve tė mia pėr pavarėsinė e Shqipėrisė!.
Nė prill tė vitit 1913, delegacioni ynė mbėrriti nė Londėr, ku po zhvillohej
Konferenca e ambasadorėve. A. Herbert shkruan: Isa Boletini ishte figura mė
piktoreske e kėtij delegacioni dhe e quajti atė Robin Hudi shqiptar! Nė maj tė kėtij viti Isa Boletini
u shpreh qartė edhe kundėr vendimeve tė kėsaj konferencė duke ju thėnė: Nėshtė se Evropa nuk do ta zgjidhte drejt
ēėshtjen e kufijve tė tokave shqiptare, Ballkani nuk do tė ketė kurrė qetėsi
dhe pėr kėtė faji do tė bie mbi ju e jo mbi ne, qė do tė luftojmė pėrherė
deri sa tė ēlirohemi!. Nė kohėn kur ushtria Austriake po
pėrgatitje pėr tė pushtuar Podgoricėn,
forca tė mėdha policore malaziase tė ndihmuara edhe nga konsullata Franceze,
tradhtisht e vranė Isa Boletinin me 23 janar 1916 sė bashku me dy tė bijtė e
dy nipat e vet si dhe me shokėt e tij: Hajdar e Idriz Radishevėn dhe Nesim
Nimanin. Vrasja e pa besė ia ndėrpreu Isait jetėn nė kulmin e veprimtarisė
luftarake e diplomatike, ishte vetėm 52 vjeēar... Ai sfidoi tė gjitha kurthet
qė armiqtė ia kishin pėrgatitur, dhe me guxim vazhdoi sė marshuari drejt
rrugėve tė lirisė. Ai kundėrshtoi fuqishėm vendimet e pa drejta tė
Konferencės sė Londrės pėr copėtimin e tokave shqiptare nė dobi tė shteteve
grabitqare fqinjė. Ai thoshte: Unė jam mirė kur ashtė mirė
Shqipnia!... Me rastin e 50 vjetorit tė
Shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė, nė 1962, shteti Shqiptar Isa Boletinin
e shpalli Hero tė popullit. I tillė ishte Isa Boletini, pishtar i lirisė
dhe udhėrrėfyes pėr brezat e ri- Hero
i popullit shqiptarė! ...................... Mehmet Bislimi: Fillim vit i mbarė mbase?! |