Me
rastin e 24 vjetorit tė rėnjes sė dėshmorit Bajram Bahtiri YLLI I PASHUAR BAJRAM
BAHTIRI Foto: Bajram
Bahtiri 1961 1984 ·
Biro, Nėna ka pritur qė tė pėrcjell dhėndėr, por tani po tė
pėrcjellė pėr nė Pėrjetėsi. Bajram bir, nėna nuk po derdh lot, sepse Ti e
nderove veten, familjen, shokėt e idealit dhe kombin qė aq shumė e deshe.
Hallall tė qoftė gjiri qė tė dhashė! ( Nėnė Nailja ) Shkruan: Sejdi VESELI Prishtinė,
08 shkurt 2008 Amaneti i yjeve tė pashuar - obligim pėr ne Ribashkimi i
Shqipėrisė Natyrale
ėshėt amaneti i tyre! Edhe 8 shkurti
ėshtė njėri prej pėrvjetorėve tė qėndresės dhe heroizmave tė Yjeve tė Pashuar,
nė terė hapėsirėn e Shqipėrisė Natyrale, tė cilėt me shėmbėlltyrėn e tyre e
pasuruan, e bėnė tė pakontestueshėm dhe e pėrjetėsuan Kalendarin e krenarisė
e tė lavdisė tonė njerėzore e kombėtare. 8 shkurti 2008
ėshtė njėzet e katėr vjetori i rėnies heroike, nė lulen e rinisė, tė njėrit
nga dėshmorėt e shumtė tė kombit shqiptar, Bajram Hajrush Bahtiri Besniku! Njėzet e katėr
vjet mė parė, nė Kodrėn e Trimave tė Prishtinės, ende pa u mbushur njė muaj
pas qėndresės heroike tė dy bijve tė Shqipėrisė Natyrale, Rexhep Malės e Nuhi
Berishės, gjatė njė pėrballje luftarake me hordhitė
gjakpirėse serbo-ēetnike, serish po rezistohej. ( Foto: Rexhep
Mala e Nuhi Berisha ) Me 08 shkurt 1984, veriu i kėsaj
lagjeje tė Kryeqendrės sė Kosovės, ende me plagė tė freskėta qė mori nė natėn
e 11 dhe orėt e hershme tė 12 janarit dhe ato qė iu shkaktuan nga sjelljet
vandale tė njėsive tė specializuara tė milicisė serbe gjatė valės sė
arrestimeve tė djemve dhe vashave tė saj, u trondit serish nga uturima e
automjeteve tė blinduara, breshėritė e armėve dhe shpėrthimet e bombave
kimike. Pėr kėtė Vatėr tė qėndresės
shqiptare, nuk ishte ndonjė risi, sepse ajo ishte mėsuar me sjellje tė tilla
vandale tė milicisė serbo-ēetnike dhe tė kėlyshėve tė saj shqipfolės. Shpejt u morr vesh, se nė pjesėn veriore tė
kėsaj lagjeje ishte bllokuar lėvizja e qytetarėve. Arsyeja: gjatė tentimit
pėr arrestimin edhe tė njė veprimtari tė ēėshtjes kombėtare, milicia
serbo-ēetnike kishte hasur nė rezistencė tė armatosur. Epilogu edhe i kėtij vandalizmi
serbo-ēetnik dihej. Ishte kjo edhe njė betejė e dėshtuar e kriminelėve, pėr
ta mposhtur edhe njė luftėtar tė vendosur pėr ēlirimin dhe ribashkimin e
Shqipėrisė Natyrale. U dėshmua katėrēipėrisht, se ashtu dhe doli! Ngjarja ndodhi kėshtu: Pasi qė e kishin vėnė
nėn njė rrethim shtėpinė e Bacė Hajrush Bahtirit, sigurimsat e pushtuesit
kishin tentuar tė futeshin brenda ( siē e kishin bėrė shprehi) pėr ta kapur
dhe arrestuar Bajramin, vėllain dhe bashkėluftėtarin mė tė ri tė
atėmemėdhetarit tė dėshmuar Rahman Bahtirit, i cili gjendej i burgosur dhe po
u qėndronte me stoicizėm persekutimeve, tė cilat ushtroheshin ndaj tij nga,
bishat e sigurimit serb. Por, edhe kėsaj radhe, kėto bisha i kishin bėrė
hesapet pa hanxhiun. Falė shkathtėsisė sė tij prej luftėtarit tė lirisė,
Bajrami, nė vend se tė hutohej ai ndėrmori veprimet pėrkatėse pėr rrethanat
e krijuara. Me shpejtėsi
tė rrufeshme ai hidhet nė kundėrveprim pėr ta qarė rrethimin. Qė nė hapin e
parė, me Staier-in e tij tė vjetėr, trashėgim nga babagjyshi, e palosi pėr
tokė survejuesin shqipfolės tė armikut dhe ēau rrethin e parė me forcėn e
armės sė tij. Tėrhiqet drejt vendit tė quajtur Majdeni i Sali Bullakut, qė
gjendet jo larg shtėpisė sė tij. Por, aty pėrballet me rrethin e dytė tė
forcave armike, tė cilat pa paralajmėrim hapen breshėri zjarri tė kryqėzuar
drejt pozicionimit tė tij. Nė pamundėsi pėr ta ndėrruar vendin e
pozicionimit, Bajrami kishte vendosur pėr tė rezistuar, deri nė
fishekun e fundit. Kriminelėt, tė
bindur se nuk mund tė pėrparojnė nė drejtim tė tij, pa e paguar me jetėt e
tyre, pėrnjėherė e ndėrpresin zjarrin dhe i referohen taktikės tjetėr. Ata
nėpėrmjet megafonave i kėrkojnė Bajramit qė tė dorėzohej. Kohėzgjatja e kėsaj
taktike ishte parallogaritur, qė tė jetė e mjaftueshme pėr tė pozicionuar
snajperėt e tyre tė etshėm pėr gjak shqiptari, tė ardhur nga qendra e tyre nė
Hajvali. Ashtu, sikur e Rexhepit dhe e
Nuhiut, ishte pėrgjigja e Bajramit! Predhat e
Staier-it tė shoqėruara me tingujt e kėngės Ja vdekje ja liri, drejt
pozicioneve armike, deri nė momentin kur predhat e snajperėve e goditėn pėr
vdekje, ishin pėrgjigja e Yllit tė Pashuar! Trupin e Bajramit e varrosi
familja e tij e ngushtė, nėn rrethimin e hekurt tė forcave tė shumta tė
sigurimit tė pushtuesit. Nė ballė tė kortezhit tė pėrmortshėm qėndruan me stoicizėm
Babė Hajrushi dhe Lokemadhja Nailja. Para se tia
dorėzonin Tokės nėnė, birin e saj besnik, Lokemadhja e puthi nė ballė djalin
dhe iu drejtua me kėto fjalė: Biro, Nėna ka
pritur qė tė pėrcjell dhėndėr, por tani po tė pėrcjellė pėr nė Pėrjetėsi.
Bajram bir, nėna nuk po derdh lot, sepse Ti e nderove veten, familjen, shokėt
e idealit dhe kombin qė aq shumė e deshe. Hallall tė qoftė gjiri qė tė
dhashė! Ishim nėpėr
qelitė e kazamateve dhe, me vonesė e morėm lajmin e hidhur pėr
rėnien e Bajram Bahtirit-Besnikut, njeriut tė shtrenjtė tė zemrave tona,
bashkėluftėtarit tonė tė dashur, pjesėtarit besnik tė Frontit
Nacional-Ēlirimtar tė Kosovės. E shkurtėr
ishte jeta fizike e Bajram Bahtirit, por veprimtaria e tij e pasur
patriotike, deri nė sakrificėn mė tė lartė, do tė mbetėn shembull i ndritur,
jo vetėm pėr bashkėluftėtarėt e tij, por edhe pėr tė gjithė njerėzit tanė.
Bajrami pėr nga mosha ishte i ri, por ai dinte tė mendonte dhe vepronte si
burrė i pjekur, sepse Ai ishte i edukuar drejt dhe mirė, nė frymėn e
shėndoshė, atė kombėtare. Bajrami ishte
nga ata nxėnės tė shkollės sė mesme, qė nė ditėt e para tė Pranverės 81, u
bashkua me rininė studentore dhe punėtorėt shqiptar, tė cilėt nėpėr sheshet
dhe rrugėt e qyteteve tė Kosovės, me grushte tė ngritur lart brohorisnin
parullat Republikė, Kushtetutė, ja me hatėr ja me luftė, Trepēa ėshtė
jona, Ne jemi shqiptar, jo jugosllav..., pa u trembur fare nga policia e
Herleviqit dhe zagarėt e tij shqipfolės. Bajramin e
burgosi dy herė armiku, e torturoi rėnd. Trupin e tij tė njomė e lanė me
gjak, por ai qėndroi i pathyer. Sapo dilte nga burgu ende me
plagė nė trup e vazhdonte punėn patriotike. Pėr Bajramin, jeta pa luftė, pa
pėrpjekje pėr tu ēliruar dhe pa rreziqe, pėrderisa populli shqiptar ishte i
robėruar nuk kishte kuptim. Lufta e Bajramit dhe pėrpjekjet e tij,
brenda radhėve tė organizuara u bėnė model edhe pėr brezat qė erdhėn e qė do
tė vijnė pas tij.
Nėpėr shtigjet qė hapi Bajrami me shokė, duke
e shkrirė jetėn e tyre tė re, marshojnė njė rini e terė, njė rini e shėndoshė
dhe e pastėr, pėr tė arritur nė cakun e ėndėrruar shekullor tė popullit qė i
lindi.
Kur u dha kushtrimi nga Famėmadhja Ushtria Ēlirimtare e Kosovės,
shėmbėlltyra e Dėshmorėve tė Kombit ishte shtizė e Flamurit tonė kombėtar,
pėr tė valuar krenar nėpėr beteja! Kujtimi pėr Bajramin dhe yjet tjerė tė
pashuar, do tė jetė i pavdekshėm. Do tu jap forcė, vullnet dhe zemėr tė
gjithė atyre tė cilėt janė tė vendosur pėr ti mbajtur tė papėrlyera frytet e
luftės ēlirimtare. Ai mbetet obligim i atyre tė
cilėt, jo vetėm pėr asnjė ēmim nuk do tė shkelin mbi gjakun e shokėve tė
rėnė, por qė janė tė vendosur pėr tė sakrifikuar ēėshtė e domosdoshme qė
amanetin e Bajramit dhe tė yjeve tjerė tė pashuar, ta pėrmbushin plotėsisht. Vetėm atėherė kur do ta bėjmė
Atėmemėdheun tonė, ashtu siē e deshėn yjet e pashuar tė kombit, tė lirė, tė
ribashkuar dhe demokratik, mund tė themi se e kemi pėrmbushė kėtė Amanet, plotėsisht dhe me besnikėri! PĖRJETĖSISHT - LAVDI I
QOFTĖ! |