Krijimi i mjegullnajės etnike tė origjinės sė shqiptarėve tė Kosovės!

 

 

IDENTITETI KOSOVAR, NJĖ SHPIKJE E SHPIFUR

 

      Shkruan: Merxhan AVDYLI

 

 

Ēka ėshtė identiteti?

 

       Unė jam ai qė jam; unė jam unė; unė = unė; kėto do tė ishin parimet themelore tė identitetit si: njėjtėsi, qė nėnkupton barazinė ose pėrputhjen e plotė tė njė sendi, qenieje a dukurie me njė tjetėr; veēanti, qė nėnkupton tė qenėt i veēantė nga tė tjetrit dhe i njėjtė vetėm me vetveten (identiteti personal me dokumente e ngjashėm); barazim, qė nėnkupton pėrputhjen e plotė tė dy anėve (matematika dhe logjika).

Qė tė tri kėto shtresime nocionore tė identitetit prekin edhe temėn e sotme, tepėr provokative dhe intriguese dhe tė domosdoshme pėr t’u diskutuar, me ē’rast do tė duhej tė ndaleshim te analizimi dhe te sintetizimi, me tė gjitha shkaqet dhe pasojat e togfjalėshit, nė esencė problematik, “identiteti kosovar”.

 

  1. Aspektet identifikuese tė “identitetit kosovar”

 

       Aspekti etnik: Nuk ėshtė i pėrputhshėm. Kosovarė janė edhe shqiptarėt edhe serbėt, dy popuj dhe dy kombe me identitete tė ndryshme historike, kulturore, fetare etj. Kosovarė janė edhe egjiptianėt, turqit, goranėt, romėt, ashkalinjtė dhe tė tjerėt. Ani pse ekzistojnė shumė elemente ndėrlidhėse nė planin etnik tė popujve qė jetojnė nė Kosovė, si mikpritja, fjala e dhėnė, hakmarrja, inati etj., megjithatė janė shumė elemente tė tjera dalluese nė planin etnik dhe etnografik qė pėrjashtojnė pėrputhshmėrinė etnike pėr tė ekzistuar njė identitet kosovar, sė paku tash pėr tash.

 

       Aspekti gjuhėsor: Gjuha si njė njėsi elementare e identifikimit tė njė populli nuk pėrmbush fare kriteret e identitet kosovar, i vetmi element ndėrlidhės mes shqiptarėve dhe sllavėve nė aspektin gjuhėsor ėshtė indoevropianizmi.

 

       Aspekti historik: Ndonėse etnitetet qė e pėrbėjnė Kosovėn kanė jetuar me shekuj afėr njėri tjetrit, janė tė forta dhe ende tė zgjuara kundėrshtitė e bartura historikisht, kundėrshti qė kanė degjeneruar deri nė tendencat e ndėrsjella pėr ta larguar njėri tjetrin nga trojet e tashme tė Kosovės. Ende janė tė forta ndjenjat e shfaqura tė armiqėsisė shekullore mes shqiptarėve dhe serbėve. Papajtueshmėria shekullore e kėtyre dy popujve dekompozon identitetin kosovar, duke epuar serbėt nga identiteti serb dhe shqiptarėt nga ai shqiptar. Kjo ėshtė fare e qartė. Ėshtė e kaluara historike e luftėrave ajo qė ka barrikaduar dhe ende mban tė barrikaduara kėto dy kombe nė kėshtjellat e tyre nacionale.

 

       Aspekti fetar: Ēka janė kosovarėt dhe cila ėshtė feja e tyre. Pjesa dėrrmuese e qytetarėve tė Kosovės janė me pėrkatėsi fetare islame. Serbėt janė ortodoks. Dallimet mes tyre historikisht nuk kanė pasur ndikime negative, sikurse edhe dallimet etnike. Kėtė duhet ta pranojmė.

 

       Aspekti gjeografik: Ēka ėshtė Kosova nė aspektin gjeografik. Vetė emėrtimi i gjithė hapėsirės sė tashme tė Kosovės ėshtė diskutabil. Kosova ka pėrvetėsuar njė emėrtim gjeografik qė pėrfshinė vetėm njė pjesė tė hapėsirės sė asaj qė sot onomastikisht quhet Kosovė. Edhe si i tillė ky emėrtim ėshtė ende i kontestueshėm, me tendenca pėrvetėsuese nga dy kombet mė tė mėdha nė Ballkan, shqiptarėve dhe serbėve.

 

       Aspekti politik: Tendencat mbizotėruese politike janė edhe mė tė ashpra. Nė kėtė plan duket se ne shqiptarėt kemi arritur tė sublimojmė dhe ta pėrvetėsojmė shprehjen politike Kosova, nėpėrmjet shprehjes gjeografike. Serbėt nga frika e humbjes vazhdimisht tentojnė tė fokusohen tek termi Kosova dhe Metohija, natyrisht si pasojė e frikės nga identifikimi i kėtyre dy krahinave gjeografike me shqiptarėsinė, duke tentuar tė ruajnė dhunshėm kinse shquarsinė serbe. Nė aspektin politik identifikimi i shqiptarėve me Kosovėn e ka bazėn e vet te pėrpjekjet shekullore tė shqiptarėve pikėrisht pėr ta ruajtur identitetin shqiptar tė saj. Tė gjitha pėrpjekjet e shqiptarėve tė Kosovės pėr liri dhe pavarėsi janė pėrshkuar nga atributet shqiptare, madje edhe vetė atributet kosovare kanė qenė dhe ende janė kryekreje tė ndėrvarura nga shquesja shqiptare.

 

       Aspekti shtetformues: Synimet e shqiptarėve tė Kosovės pėr liri dhe pavarėsi, bashkė me tė gjitha derivatet qė sjellin kėto dy koncepte bazė, e kanė pasur historikisht edhe njė bazė tė fortė: krijimin e njė shteti tė pėrbashkėt shqiptar. Krijimi i rrethanave tė reja politike nė botė, ka bėrė qė vetėdija shtetformuese e shqiptarėve tė Kosovės tė reduktohet nė krijimin e njė shtetit tė Kosovės, i cili gjithsesi bazėn e ka tek synimet shekullore shqiptare pėr liri, pavarėsi dhe bashkim, gjithnjė pėr shkak tė krijimit tė rrethanave tė reja, me tendenca integruese rajonale dhe evropiane. Po kjo nuk e ratifikon idenė e identitetit kosovar ashtu siē nuk cenon fare identitetin shqiptar tė kosovarėve.

 

       Aspekti praktik: Nė Kosovė jeton njė popullatė jo shumė e pėrzier. Kėtė duhet ta themi hapur. Janė ndikimet e jashtme politike, por edhe recidivat projugosllavė qė tentojnė tė pėrmbysin realitetet kosovare, duke i dhėnė Kosovės kinse njė spektėr multietnik apo multikulturor. Fakti se nė Kosovė jetojnė pakicat e tjera, le tė jetė edhe pakica shumicė serbe nuk mund t’i jepet Kosovės njė karakter i tillė i paqenė, jo pse serbėt kanė qenė pushtuesit e Kosovės, lėvizshmėria e tė cilėve nuk ka ndikuar aq shumė nė ndryshimet e hartės etnike tė Kosovės, por pse thjesht Kosova ėshtė njė pjesė qė padrejtėsisht dhe dhunshėm ėshtė kėputur nga trungu shqiptar. Kėtu ndėrlidhen aspektet historike, etnike, gjuhėsore, gjeografike, fetare, kulturore,  ekonomike, tradicionale dhe praktike. Pra, Kosova praktikisht ėshtė vend shqiptar. Ndikimi i rrethanave jo tė favorshme pėr shqiptarėt ka bėrė qė tė diskutohet identiteti praktik i Kosovės – qė ėshtė njė shqiptarėsi e thjeshtė. Nė fund tė fundit edhe emri i shtetit shqiptar Shqipėri nuk buron nga termi gjeografik Shqipėri, por buron nga qenėsia e njerėzve tė quajtur shqiptarė si banorė tė atyre trojeve qė e pėrkufizojnė sot Shqipėrinė.

 

       Asnjė pėrkufizim real pėr njė identitet tė caktuar kosovar, bazuar nė aspektet qė i pėrmendėm mė lartė nuk tė japin mundėsi reale pėrputhshmėrie dhe pajtueshmėrie me te ashtuquajturin “identitet kosovar”, i cili si i tillė thjesht njė shpikje e shpifur.

 

  1. Shpikja e shpifur e identitetit kosovar

 

       Identiteti kosovar ėshtė i shpikje e shpifur pėr kėto arsye:

 

    - historike: krijimin e mjegullnajės etnike tė origjinės sė shqiptarėve tė Kosovės,

      pėrkatėsisht mospranimi i shquesisė shqiptare tė Kosovės;

    - gjeografike: tendenca pėr tė fuqizuar idetė pansllaviste pėr kinse zbritjen e nga

      “albanske gudure” nė “bozhije livade” me emrin Kosovė, “kao sveta srpska zemlja”,

      njerėzve pa identitet qė flasin njė gjuhė josllave;

    - fetare: mjegullnaja rreth konvertimeve tė shpeshta tė shqiptarėve tė Kosovės

    - politike: pushtimi sllav i Kosovės ėshtė pika mė referuese e tendencave pėr tė krijuar

      identitetin e shpikur kosovar. Sidomos tendenca jugosllave pėr tė krijuar kombin jugosllav, qė mjerisht ka qenė pranuar edhe nga njė pjesė e shqiptarėve tė Kosovės, janė themeli i pėrēudnimit kėsaj shpikjeje komuniste jugosllave, e cila edhe sot i ka epigonėt e saj nė qarqe tė ndryshme nė Kosovė (tendencat e grupeve jugonastalgjike pėr ta gegnizuar gjuhėn shqipe; tendencat pėr ndarjen e dhunshme nė “ne” dhe “ata”, frustrimet e kosovaristėve tė ndryshėm, prishtinalizimi dhe tironizimi negativ i kulturės shqiptare e pėrēudnime tė tjera tė ngjashme).

 

  1. Absurditeti i sforcimit tė identitetit kosovar

 

     Sforcimi i idesė sė “identitetit kosovar“, qoftė edhe identifikim me bazė kinse nė krijimin edhe tė njė shteti tė pėrbėrė nga kombi shqiptar, ėshtė i papranueshėm pėr arsye se:

 

    -  shqiptarėt e Kosovės e kanė njė identitet tė theksuar shqiptar, pėrfshirė edhe tė gjitha shenjat dalluese dhe bashkuese tė kombit modern shqiptar: historia, tradita, kultura, zakonet, territori, ekonomia, gjuha, mentaliteti.

 

    - nė kohėn e tendencave tė shumta ndėrkombėtare pėr integrimeve, politike, ekonomike, nė baza rajonale (integrimet ballkanike) apo kontinentale (integrimet evropiane) duket tepėr absurde fuqizimi i njė shpikjeve qė nė esencė ėshtė jo vetėm nė kundėrshtim me tendencat integruese, por ėshtė nė kundėrshtim edhe me synimet shqiptare pėr tė krijuar njė ardhmėri tė lumtur politike, kombėtare dhe mbi tė gjitha njerėzore.

 

    -  shqiptarėt janė ende nė fazėn e tyre integruese, ndėrkaq tendencat pėr separimin e tyre, pėrkatėsisht ēintegrimin e tyre besoj se nuk do tė kenė konsekuenca negative pėr shqiptarėt, sė paku jo deri nė sublimimin e rezultateve synuese tė kėtij Forumi deri nė vitin 2015.

 

  1. Pėr fund

 

     Njė “Cogito, ergo sum”, do ta shoqėroja me njė “Panta rei”.