Kah po shkon Shqipėria londineze?!

 

SALI BERISHA PO BĖN TRADHTINĖ E RADHĖS!

 

Nisma e qeverisė pėr tė "kataloguar" shqiptarėt nė bazė tė ndarjeve fetare dhe etnisė ka gjetur kundėrshtime tė forta te bota akademike shqiptare, e cila e konsideron si plotėsimin e ėndrrės sė vjetėr greke pėr marrjen e territoreve shqiptare. Nėse njė gjė e tillė do tė ndodhė, atėherė Greqia do tė kėrkojė atė qė ajo e quan Vorio-Epir.

 

 

Historiani Pėllumb Xhufi  komenton nismėn e re tė qeverisė,

duke e konsideruar si njė tradhti kombėtare.

 

Pėllumb Xhufķ: Falja e kufijve - Berisha si Mbreti Zog qė fali Shėn Naumin!

 

    Z. Xhufi, si e vlerėsoni nismėn e qeverisė pėr regjistrimin e popullsisė mbi baza etnike dhe fetare?

    Xhufi: E konsideroj tradhtinė e radhės ndaj interesave tė vendit, njė lėshim tė turpshėm ndaj presioneve tė qarqeve nacionaliste greke, zyrtare e jo zyrtare, qė kėrkojnė tė zbatojnė deri nė njė projektin nacionalist tė tjetėrsimit tė Shqipėrisė sė Jugut ("Vorio-Epiri"). Regjistrimi i popullsisė mbi baza etnike e fetare ishte njė ndėr 6 pikat e ultimatumit qė ish-kryeministri grek Miēotaqis i paraqiti nė korrik 1993 Berishės sė Parė. Berisha i Dytė, deri mė sot, kishte zbatuar pesė nga gjashtė pikat, madje nė 2009 i bėri sė bijės sė Miēotaqisit, zonjės Bakojanis, njė dhuratė tė papritur, marrėveshjen pėr faljen e hapėsirės detare, qė babai i saj nuk kishte guxuar ta kėrkonte nė 1993. Dhe, pikėrisht dje, qeveria Berisha, nėpėrmjet njė zėdhėnėsi tė denjė pėr kėsi lloj kumtesh, njoftoi nisjen e procesit pėr realizimin e pikės 6 tė ultimatumit Miēotaqis: regjistrimin e popullsisė me pėrcaktim tė kombėsisė e tė besimit. Shqipėria, qė me kushtetutė vetė-shpallet shteti i qytetarėve pa dallim kombėsie e besimi, detyrohet tani, nėn presionin grek, tė zbresė nė nivelin e njė shteti qė vendos shenja dallimi midis shtetasve tė vet. Nė Evropėn moderne mbizotėron koncepti i shtetit tė qytetarėve, pa pėrcaktime tė karakterit etnik apo fetar. Vėrtet, nė vendin fqinj Kushtetuta heq njė dallim tė qartė midis "grekėve" dhe "ortodoksėve", nga njėra anė, dhe "tė tjerėve", nga ana tjetėr, tė cilėt "tė tjerė", ndryshe nga "grekėt" e nga "ortodoksit", nuk kanė tė drejtė tė vetė-identifikohen, tė organizohen nė parti e shoqata e tė punėsohen nė sektorin publik. Por, Greqia nuk ėshtė njė rast pėr t'u marrė shembull pėr standarde tė tė drejtave tė njeriut e tė minoriteteve: nė fakt, ka refuzuar edhe tė njohė konventat pėrkatėse tė Kėshillit tė Evropės. Ndaj, duke marrė nė konsideratė edhe tė tjera punė tė errėta qė qeveria Berisha ka kryer gjatė kėtyre viteve (marrėveshja e kufirit detar, protokolli pėr varrezat e ushtarėve grekė, hapja e shkollave greke nė vende nevralgjike, si Himarė, Korēė etj.), gjykoj se kemi tė bėjmė me njė shitje tė interesave tė vendit, e pra me njė shkelje tjetėr tė rėndė tė Kushtetutės. Diku e kam quajtur edhe "tradhti kombėtare", dhe e tillė ėshtė.

 

    Ēfarė sjell, sipas jush, kjo ndarje nė marrėdhėniet mes shqiptarėve?

    Xhufi: Nuk besoj se do tė sjellė ndonjė dramė nė marrėdhėniet mes shqiptarėve. Ata shqiptarė, qė pėr arsye materiale e njerėzore, do tė pranonin tė vetė-deklaroheshin si "grekė", do tė vazhdonin edhe mė tej tė ndjeheshin shqiptarė. Por, nėse vėrtet qeveria shqiptare do t'i shkojė deri nė fund marrėzisė sė saj, d.m.th., do lejojė qė kombėsia tė njihet e tė regjistrohet si e tillė vetėm mbi bazė tė deklarimit, pa marrė nė konsideratė elementėt e tjerė objektivė, familjarė, historikė, anagrafikė etj., atėherė do tė lindin probleme tė rėnda, qė nuk lėndojnė "sedrėn" kombėtare tė njėrit apo tė tjetrit, por integritetin e shtetit shqiptar dhe vetė sigurinė kombėtare. Qeveria shqiptare, kjo e Berishės, po merr mbi shpatulla njė pėrgjegjėsi tė rėndė, atė tė sajimit artificial tė njė minoriteti grek tė paqenė, prej 100, 200, 300 apo 400 mijė personash. Dhe atėherė, Shqipėria duhet tė fillonte njė "jetė tė re": pikė sė pari do tė duhej tė ripagėzohej si njė shtet multietnik, do tė duhej tė nėnshkruante me Dulen njė marrėveshje si ajo e Ohrit, do tė duhej tė paguante me buxhetin e shtetit helenizimin e shqiptarėve tė vetė-deklaruar si grekė, do tė duhej tė kishte grek presidentin ose kryeministrin e njė mori tė tėrė ministrash. Kur them "grek", e kam fjalėn pėr grekė tė thekur tė tipit Bollano e Ksera, qė janė gati tė fshijnė nga harta jo mė Jugun, por gjithė Shqipėrinė.

 

    Historiani Godo thekson se kjo ndarje sjell rivalitete fetare, sipas jush, a ėshtė e mundshme njė e gjė e tillė?

    Xhufi: Sigurisht, nga njė deklarim nėn presion i kombėsisė dhe i besimit, edhe harta fetare e Shqipėrisė do tė ndryshojė rrėnjėsisht. Prej plot 20 vjetėsh, Athina ka ushqyer te shqiptarėt njė refleks tė kushtėzuar: kush deklarohet "vorioepirot" dhe kush ndėrron emrin dhe fenė, i ka shanset pėr tė marrė njė vizė, pėr tė marrė njė dokument, pėr tė marrė njė pension. Pra, veē shtimit ireal tė numrit tė "grekėve", do tė kishim edhe njė proces paralel tė njė proselitizmi tė detyruar. Dhe tė mendosh, qė nė Greqi proselitizmi ndalohet nga vetė Kushtetuta e atij vendi.

 

    Nė ē'mėnyrė mund tė sjellė rivalitete fetare, regjistrimi i popullsisė mbi kėtė bazė?

    Xhufi: Sė pari, rivalitetet fetare nė Shqipėri nuk kanė qenė asnjėherė "endogjene": ato janė inspiruar nga politikanė e klerikė tė huaj. Ky ėshtė njė mėsim i patundur i historisė. Sigurisht, njė regjistrim i tillė, plot prapaskena e prapamendime, do t'i jepte dorė krejtėsisht tė lirė qarqeve antishqiptare, brenda dhe jashtė Shqipėrisė, pėr tė mbjellė ndasi, mėri, armiqėsi mes vetė shqiptarėve. Ėshtė njė punė qė e kanė bėrė pėrherė, dhe jo pa rezultate. Por, edhe nė kėtė kuptim, pėrgjegjėsia e autoriteteve shqiptare do tė jetė e jashtėzakonshme: me njė regjistrim tė tillė ato i bėjnė njė atentat tė rėndė kohezionit shoqėror e moral tė popullit shqiptar. ( Shekulli/Bardhi Quku - Tiranė, 16. 01. 2010 )