Ku po shkon Shqipėria ime?!

 

QUO VADIS SHQIPĖRIA IME?!

 

Shkruan: Dritan Goxhaj * Tiranė, 27. 01. 2010

____________________________________________________________

 

     Quo vadis?, dihet se ėshtė njė shprehje latine e qė do tė thotė: ku po shkon? Mė sė miri kjo shprehje latine i pėrshtatet situatės sė tashme politike tė shtetit tonė.

     Lind pyetja: Pse?

     Vitin qė porsa lamė, qeveria e shtetit shqiptar miratoi dhėnien ose faljen tė nje sipėrfaqeje tė madhe ujore mė Gjiun e Sarandės Greqisė. Ashtu si e thotė edhe profesot Pėllumb Xhufi nė njė intervistė tė tija para disa ditėsh: Berisha i Dytė nė 2009 i bėri sė bijės sė Miēotaqisit, zonjės Bakojanis, njė dhuratė tė papritur, marrėveshjen pėr faljen e hapėsirės detare, qė babai i saj ia kish kėrkuar Berishės tėrė arrogancė nė vitin 1993.

 

LEXONI TĖ PLOTĖ :

PĖLLUMB XHUFI: SALI BERISHA PO BĖN TRADHTINĖ E RADHĖS!

 

     Ndėrsa kėto ditė, po kjo qeveri njoftoi se nė vitin 2011 do tė kryhet regjistrimi i popullsisė nė Shqipėri , i cili, ndryshe nga regjistrimi vitit 2001, do tė bėhet mbi baza tė vetėdeklarimit tė kombėsisė dhe fesė, gjė qė bie ndesh me kushtetutėn e vėndit, nė hyrjen e sė cilės thuhet: “Ne, Populli i Shqipėrisė, krenarė dhe tė vetedijshėm pėr historinė tonė, me frymėn e tolerancės dhe tė bashkėjetesės fetare, me zotimin pėr mbrojtjen e dinjitetit dhe tė personalitetit njerėzor, si dhe pėr prosperitetin e tė gjithė kombit, pėr paqen, mirėqenien, kulturėn dhe solidaritetin shoqėror, me aspiratėn shekullore tė popullit shqiptar pėr identitetin dhe bashkimin kombėtar”.

     Asgje nga ajo cka thuhet nė hyrje tė kėsaj kushtetute nuk duket nė veprimet e qeverisė, kuvendit dhe presidencės sė shtetit amė. Por kėto tė dyja janė vetėm maja e ajzbergut tė tė kėqijave qė shteti amė ka bėrė. Le tė kujtojmė pak shqiptarėve qė bėjnė sikur kanė harruar ēka ka ngjarė njė vit mė parė: protokolli pėr varrezat e ushtarėve grekė, hapja e shkollave greke nė vende nevralgjike, si Himarė, Korēė, Gjrokastėr e gjatė gjithė fshatrave kufitare me Greqinė.

 

 

     Nuk ėshtė ēudi qė gjatė regjistrimit, njė pjesė e madhe e popullsisė nė zonat e qytetet kufitare me Greqinė, (tė besimit mysliman dhe ortodoks), tė vetėregjistrohen si grekė dhe si ortodoksė, edhe pse mund tė jenė ateistė. Si rrjedhojė kjo do tė sillte rritjen artificiale tė numrit tė kombėsisė greke nė Shqipėri. Por kėtu nuk do tė jetė vetėm problemi i rritjes artificiale tė etnisė greke nė shqipėri. Shyqyr qė u bė deti kos do tė thonė edhe pakicat e tjera dhe shtetet qė i nxisin ato. Nė kėtė mėnyrė do tė rritej artificialisht edhe sasia e malazezve ne rrethinat e Shkodrės. Po kėshtu, nė tė njėjtėn mėnyrė do tė rritej edhe numri i popullsisė maqedone qė jeton nė kufi me Maqedoninė, prej Kukėsi deri nė Korēė. Ky lloj regjistrimi do tė sillte nė pėrgjithėsi njė rritje artificiale tė gjithė minoriteteve tė tjerė nė Shqipėri si, minoritetit vlleh, tė cilėt do tė deklarohej rumunė, pa folur edhe pėr egjyptasit, boshnjakėt, etj.

     Dhe menjėherė pas kėsaj vetėvrasjeje tė qėllimshme, do tė na shtohet numri i Bollanove, njėsoj si kėrpudhat pas shiut e do tė na bėjė ndonjė thirrje tė ēmendur pėr referendum pėr autonomi krahinash, si ajo qė u bė vitin e kaluar pėr Himarėn. Mesa po duket, shteti amė vetėm bėn si i thonė tė huajt, kryesisht fqinjėt qė na e kanė dashur kurdoherė tė mirėn, apo jo? Dhe me t’i miratuar kėto ligje e referendume nė Parlament, “menjėherė do tė na hiqen vizat dhe do tė futemi nė Evropė”, sikundėr na shprehen tėrė politikanėt tanė tė djathtė e tė majtė.

 

 

     Me njė fjalė, pasi t’i pėrgatisim rrugėn Greqisė pėr tė na marė Jugun e Shqipėrisė aktuale, do tė na heqin vizat. Sa mirė! Me njė vizė nė pasaportė shesim gjysmėn e Shqipėrisė dhe nesėr, me antarėsim nė BE e falim tėrė Shqipėrinė. Ē’na duhet Shqipėria kur kemi pasaporta evropjane! Dhe ndoshta shumė shpejt pastaj evropa do na pranojė nė gjirin e saj tė hijenave e ēakejve. Por kjo nuk do ndodhė pėr arsye se neve do jemi bėrė mė evropianė me kėto ligje antishqiptare. Jo. Por do na pranojė pėr arsye se me anė tė kėtyre ligjeve nė Shqipėri, nė tė ardhmen do ketė mė pak shqiptarė tė besimit mysliman se sa janė aktualisht! Mrekulli, e drejta e vetėdeklarimit tė besimit fetar dhe etnisė ėshtė demokraci, apo jo, pavarėsishtė se Evropa nuk e praktikon. Nė shqipėri me kėto ligje do ketė shumė e mė shumė grekė sesa ka tash. Dhe, ajo qė ėshtė nmė e rėndėsishmja dhe qė i intereson Greqisė e Sėrbisė, me kėto ligje nė tė ardhmen nė Shqipėri, de juro do tė ketė shum mė pak shqiptarė seē ka tash.

     Dhe, nė zgjedhjet e ardhshme, artificialisht do tė kemi mė shumė pėrfaqėsues tė minoriteteve nė parlamentin e Shqipėrisė multietnike. Jo mė kot ndėrkombėtarėt dhe politikanėt shqiptarė kanė 10 vjet qė i bien kambanės sė multietnicitetit nė Kosovė, ku 92% e popullsisė janė shqiptarė. I kanė rėnė dritares qė tė dėgjojė dera, dhe dera ja ku dėgjoi mė nė fund. Dhe automatikisht, pakicat e deridjeshme, me tė hyrė nė Parlament, pikėsėpari do tė kėrkojnė qė tė ndryshojė kushtetuta e Shqipėrisė. Nė kėtė mėnyrė me njė sasi tė konsiderueshme minoritetesh qė mund tė kapi shifrėn tek diku 600 mijė tė tillė (mos na duket ēudi qė tė na dalin mė minoritarė sesa shqiptarė, pasi e bėn varfėria ekonomike), atėherė Shqipėria do tė quhej njė vend multietnik. Kėtė do ta pranojė tėrė kėnaqėsi edhe Evropa

     Dhe si e tillė, Shqipėria amė do tė bjerė nė pozitat nė tė cilat ka rėnė Kosova bijė.

     Pra nė tė ardhmen kėto minoritete, njėsoj si nė Kosovė edhe kėtu do tė kenė njė numėr tė paracaktuar e tė garantuar vėndesh nė parlamentin e Shqipėrisė, pavarėsisht pjesėmarrjes ose jo nė zgjedhje. Dhe ky numėr do te jetė tek diku rreth 40 ose 50 vėnde.

     Nga doli kjo shifėr?

     Njė logjikė e thjeshtė matematikore na ēon nė kėtė pėrfundim. Njėsoj si nė Kosovė, pasi janė ustallarėt e huaj dhe vendas (andej e kėtėj kufirit) qė e bėnė Kosovėn multietnike, ata po e bėjnė edhe Shqipėrinė tė tillė. Besoj se shqiptarėt nuk i kanė harruar ec e jaket e Arta Dades, Ilir Metės, Paskal Milos, Lul Bashės etj, tė cilėt shkonin nė Prishtinė, nė mbėshtetje tė Rugovės dhe Thaēit, dhe mubndoheshin t’i bindnin shqiptarėt qė ta pranonin Kosovėn multietnike.

     Ja si del edhe llogaria.

     Thuhet se nė Kosovė jetojnė rreth 150 mijė sėrbė, qė do tė thotė 7% e popullsisė, dhe ata kanė 21 vėnde tė paracaktuara nė parlament, qė do tė thotė 21% e karrikeve tė Parlamentit, pra tre fishi i sasisė qė pėrbėjnė popullsinė. Po tė ecim me kėtė logjikė qė ėshtė ecur nė Kosovė, dhe ashtu do tė shkohet se nuk kanė kohė ta vrasin mė menden diplomatėt e huaj, edhe tek ne, duke dalė artificialisht 400 mijė grekė (pasi aq janė deklaruar nga “pėrfaqėsuesit” e “Omonias” dhe tė PDNJ qysh nė vitet nėntėdhjetė dhe qė dihet se u kanė thėnė qė ta thonė, duke i shtuar shifrės reale prej  40 mijė minoritarėsh grekė njė zero), qė do tė thotė se do tė “jenė” 10% e popullsisė. Edhe kėta nė parlament, sikundėr serbėt nė Kosovė, do tė pėrbėjnė trefishin e tij. Ndryshe i ngelet hatri Greqisė. Pra vetėm deputetė grekė do tė kemi 30% tė parlamentit, qė pėrkthehet 42 deputetė. Edhe opozita ėshtė dakort mė kėto regjistrime, ndaj dhe nuk ndihen fare as Edi Rama dhe as ish ministrat e kryeministrat e saj, pasi janė ata qė e gatuan nė Kosovė kėtė ēorbė.

     Pra me 400 mijė grek tė dhjetėfishuar artificialisht dhe rreth 200 mijė minoritete tė tjera, edhe ato tė shtuara artificialisht, dhe nga 140 vėnde nė parlament, mjafton njė matematik e thjeshtė dhe nuk pėrjashtohet mundėsia qė ato tė pėrbėjnė 50 deputetė tė parlamentit. Nė kėtė mėnyrė ēdo lloj partie shqiptare qė do tė fitonte zgjedhjet nė Shqipėri do tė bėnte patjetėr koalicion me kėto minoritete. Dhe nė koalicionin qeveritar kėto do tė zinin njė sasi tė konsiderueshme tė ministrive.

     Kėshtu, tė nesėrmen grekėve nuk do t’u interesonte mė referendumi, i cili u jep vetėm qeverisje lokole, sepse pas kėtij regjistrimi ata do tė mund tė kontrollojnė qeverisjen e shtetit. Nė kėtė mėnyrė ata do tė imponohen drejtpėrsėdrejti nė vendimmarrjen dhe politikėn e jashtme e tė brendėshme tė Shqipėrise, pėr mos tė thėnė se do ta bėjnė ata. Kjo gjė pėr njė periudhė 10 vjeēare do ta sillte shqipėrinė nė njė satelit tė Greqisė dhe tė sllavėve nė Ballkan. Jo se kjo gjendje nuk ėshtė tashti. Tashti ėshtė de fakto, nesėr do tė jetė edhe de juro dhe nuk do tė jetė e largėt dita qė shqiptarėt tė detyrohen tė mėsojnė greqishten qysh nė klasė tė parė, sikundėr po veprohet kėto ditė nė Maqedoni, ku shqiptarėt detyrohen tė mėsojnė maqedonishten qysh nga klasa e parė.

     Kuptohet se Shqipėria do mbesė kjo qė ėshtė, me kėto male, me kėto fusha, me kėtė dete me kėta lumenj e qytete. E bukur, tėrheqėse, joshėse, por gjithsesi mė shumė shqiptarė de fakto, por me mė pak shqiptarė de juro. Do t’u vijė inat shqiptarėve qė nė shtetin e tyre do tė jenė minoritet nė tėrė burokracinė shtetėrore, por s’kemi ē’t’u bėjmė, vet e kemi zgjedhur kėtė klasė politike.

     E do tė themi me vete: Sa tė bukur e kemi Atdheun, por sa tė keq e kemi shtetin.

     E gjitha kjo ndodh nė njė kohė kur shteti amė duhet tė bėnte tė kundėrtėn. Mirė qė nuk po pretendojmė tė luftonte pėr bashkimin e trojeve, sikundėr lexohet edhe nė kushtetutė, por tė paktėn tė lobonte pėr Kosovėn qė ajo, jo vetėm tė njihet si shtet, por qė tė ndalonte decentralizimin dhe krijimin artificial tė komunave sėrbe nėpėr Kosovė, si dhe tė ndalonte ndarjen e saj  mbi baza etnike. Ne kėtė shpresė kishim, por nė vend qė tė bėnte kėtė, shteti amė po e bėn tė njėjtėin veprim si nė Kosovė edhe kėtu, ndarja artificialisht e shtetit amė mbi baza etnike. Dhe si pasojė e kėsaj, edhe kėtu tek ne do kemi shumė shpejt shtimin e komunave me llojshmėri tė ndryshme minoritetesh, duke sjellė mė pas edhe decentralizimin si nė Kosovė. Domethėnė atdheu ynė do tė vijė duke u rrudhosur, e rrudhosur, deri nė zhdukje. Atė qė nuk na e bėnė pėr shekuj me radhė sulmet barbare, serbe, greke, fashiste e naziste, na e bėjnė lenot-lento politikanėt e zgjedhur nga ne dhe ne i duartrokasim e i votojmė. Quo vadis? Shqipėria ime.  Eja pastaj e mos i jep tė drejtė Faik Konicės, kur tha tė kam dh..... Shqipėri.

 

* Autori ishte pjesėmarrės aktiv nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės dhe nė

UĒPMB