Me vendim unanim 9 me 0 : GJYKATA KUSHTETUESE
RRĖZON MARRĖVESHJEN PĖR KUFIJT DETAR ME
GREQINĖ
Gjykata Kushtetuese rrėzon me votim unanim 9-0, marrėveshjen e pėrcaktimit tė kufirit detar me Greqinė.
Vendimi i marrė mbrėmjen e djeshme rreth orės 20:30, ėshtė konfirmuar
zyrtarisht pėr Gazeta Shqiptare. Sot nė
njė njoftim zyrtar Gjykata Kushtetuese theksoi se, "Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė
njoftoi sot paradite mė 27 Janar se nė mbledhjen e saj tė dt.26.01.2010, nė
bazė tė nenit 131/ b) tė Kushtetutės, vendosi njėzėri tė deklarojė si tė
papajtueshme me Kushtetutėn projekt-marrėveshjen e nėnshkruar ndėrmjet
Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė Pėr delimitimin e zonave
pėrkatėse tė shelfit kontinental dhe zonave tė tjera detare qė u pėrkasin nė
bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare.
Kushtetuesja sqaron mė tej pikat ku anėtarėt e Gjykatės dyshojnė se
shkelen ligjet nga Pakti detar. "Gjykata
Kushtetuese theksoi se nė projekt-marrėveshjen nė fjalė konstatohen shkelje
procedurale dhe substanciale qė bien nė kundėrshtim me Kushtetutėn dhe
Konventėn e Tretė Ndėrkombėtare tė OKB-sė pėr tė Drejtėn e Detit tė vitit
1982", citohet sot nga Kushtetuesja. Nėntė anėtarėt e Kushtetueses kanė pranuar kėsisoj
kėrkesėn prej 13 faqesh qė Partia Socialiste depozitoi nė datėn 20 tetor 2009
pranė kėtij institucioni, me objekt shqyrtimin e pajtueshmėrisė me ligjin
themeltar tė shtetit tė paktit detar shqiptaro-grek. Pritet qė vendimi bashkė
me argumentin e shkaqeve anti-kushtetuese qė ēuan nė rrėzimin e marrėveshjes,
tė publikohet zyrtarisht gjatė njė prej ditėve tė ardhshme. Ndėrkohė
mėsohet se njė ndėr arsyet mė tė forta qė detyruan Gjykatėn tė merrte kėtė
vendim, ka qenė fakti se anėtarėt e grupit
negociator tė palės shqiptare nuk e kishin marrė lejen speciale nga
Presidenti i Republikės pėr tė negociuar me palėn greke. Pra, ekspertėt nuk
kanė pasur plotfuqishmėrinė pėr tė negociuar nė emėr tė shtetit shqiptar.
Rrjedhimisht, marrėveshja nga pikėpamja ligjore ėshtė quajtur nul nga Gjykata
Kushtetuese. Burime
brenda kėtij institucioni kanė sqaruar pėr Gazeta Shqiptare, se ky fakt ka pėrbėrė njė cenim e shkelje tė parimeve dhe
tė frymės sė Kushtetutės, e cila kėrkon kooperimin institucional si
procedurė, nėpėrmjet sė cilės garantohet rendi juridik, shteti i sė drejtės,
e nėpėrmjet tyre, edhe interesat kombėtare tė mbrojtura nėpėrmjet zbatimit tė
dispozitave tė Kushtetutės. Nė kėto rrethana, pėrfaqėsuesit e shtetit
shqiptar kanė negociuar njė marrėveshje qė lidhet nė emėr tė Republikės sė
Shqipėrisė, pa pasur plotfuqinė e kryetarit tė shtetit, Presidentit tė
Republikės, pra pa pasur autoritetin e duhur pėr tė filluar bisedimet dhe
negocimin e marrėveshjes.
Ky argumentim mėsohet tė jetė pjesė edhe e vendimit pėrfundimtar tė
Kushtetueses Gazeta Shqiptare, TVNews24 ( si dhe faqja www.pashtriku.org - Sh.B) kanė qenė
tė parat nė vendin tonė qė arritėn tė zbardhin qysh nė 28 prill 2009 (dita e
nėnshkrimit tė paktit nga Basha-Bakojanis) faktin tronditės qė fshihet nė
marrėveshjen shqiptaro-greke Pėr delimitimin e
zonave pėrkatėse tė shelfit kontinental dhe zonave tė tjera detare qė i
pėrkasin nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare. Nė disa numra rresht, GSH vėrtetoi asokohe se qeveria Berisha i kishte dhuruar Greqisė nėpėrmjet
nėnshkrimit tė kėsaj marrėveshjeje njė sipėrfaqe tė madhe ujore nė detin Jon.
Fakti i pretenduar do tė vėrtetohej vetėm pak muaj mė vonė nga ish-drejtori i Institutit tė Tipografisė Ushtarake tė
Shqipėrisė, koloneli
Myslim Pasha.
Nė datėn 9 nėntor 2009, Gjykata Kushtetuese filloi zyrtarisht procesin e
shqyrtimit tė kėrkesės ankimore tė Partisė Socialiste dhe disa javė mė vonė e
konkretisht nė datėn 26 nėntor 2009, Gjykata Kushtetuese vendos tė pezullojė
procedurat e ratifikimit nė Kuvend, tė marrėveshjes sė pėrcaktimit tė kufirit
detar me Greqinė. (
Gazeta Shqiptare / TVNews24 / Pashtriku.org - 27.
01. 2010 ) |