Analizė RRUGA E BECHTELit Shkruan: Visar Ymeri - Prishtinė, 25. 01.
2010
Bechtel dhe Enka do te vazhdojne se
qendruari ne kampin e tyre te punes ne Fushe te Dukagjinit. Pa e perfunduar ende autoudhen qe e lidh Durresin me Morinen, ata e fituan
edhe nje kontrate tjeter per ndertim rruge te shqiptaret - tash do ta
vazhdojne kete rruge deri ne Merdar. Kjo eshte pjesa e mbetur e asaj qe eshte
quajtur rruga e kombit, rruge qe i afron shqiptaret dhe qe ua lehteson
komunikimin. Natyrisht se ndertimi i rrugeve eshte veper shume e mire. Aq me
teper qe rruga qe po ndertohet eshte rruge e domosdoshme per te na afruar si
komb (te pakten) ne aspektin infrastrukturor. Por kjo barte edhe kosto
financiare. Se ndertimi i rrugeve kushton. Mirepo sa do te na kushtoje? Ketu fillojne problemet. Zyrtarisht
eshte deklaruar nga Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit se cmimi
perfundimtar si dhe gjatesia e sakte e rruges do te dihen pas negociatave qe
Ministria do ti beje me Bechtel dhe Enka. Jo zyrtarisht jane folur shuma te
ndryshme prej 600 milioneve deri ne 800 milione. Vete Fatmir Limaj deklaroi
se pret qe rruga te kushtoje diku 800 milione euro per 103 kilometra (pjesa
vetem deri ne Besi). Problemi ketu qendron se kostoja finale nuk dihet ende.
Dhe kjo mund te jete 600 milione euro apo 800 milione euro varesisht nga
negociatat fillestare mirepo edhe varesisht punes se vazhdueshme ne terren. Praktika e Shqiperise
tregon se me kompani si Bechtel kostoja perfundimtare merret vesh vetem ne
fund te projektit. Pra vetem pasi qe te jete perfunduar puna ne do ta marrim
vesh se sa para ia kemi borxh Bechtelit. Dhe atehere veshtire se mund te
negociojme. Per shkak se ne ate kohe cdo gje ka marre fund. Bechtel
eshte korporate e madhe amerikane dhe ka pervoje te madhe ne vende te
ndryshme te botes, ne projekte te ndryshme. Duke qene korporate e madhe
Bechtel ka lidhje te forta me qarqe te fuqishme politike te shtetit amerikan
(njeri prej personave qe ka punuar per Bechtel ka qene edhe George Shultz, sekretar
shteti i Amerikes ne kohen e Ronald Reagan). Marre parasysh fuqine qe
e ka administrata amerikane dhe politikanet amerikan globalisht, lehte mund
te thuhet se Bechtel i ka dyert e hapura per projekte neper bote. Mirepo jo
vetem kaq. Fuqia e tyre ekonomike dhe politike u jep atyre edhe pozite shume
te lakmueshme negociuese te kontratave. Kjo mund te merr permasa te tmerrshme
kur Bechtel negocion me shtete te vogla si puna e Kosoves, apo me politikane
te korruptuar e te qullet sikur puna e politikaneve te Kosoves. Ne situata te tilla Bechtel thjesht i
fiton te gjitha. E kur ne anen e kontrates jemi ne, kjo nenkupton se ne
rrezikojme ti humbim te gjitha. Kontrata standarde e Bechtel qe e kane
perdorur globalisht ka qene kontrate e llojit kostoja plus komisioni, qe
nenkupton qe pas kryerjes se puneve Bechteli e faturon koston e pergjithshme
te projektit mirepo edhe komisionin qe ajo e kerkon per kryerjen e punes. Kjo
lloj kontrate eshte e ndryshme nga ofertat tjera te zakonshme ne tenderet e
prokurimit publik ku kompania paraprakisht tregon koston e gjithembarshme te
projektit ku ata e llogarisin edhe perfitimin e vet. Ne rastet e zakonshme
agjencia prokuruese qysh ne fillim e di se sa do te kushtoje projekti i
caktuar dhe eshte i mireinformuar qe te vendos nese do te vazhdoje me
projektin apo jo. Mirepo ne rastin e Bechtel kjo gje nuk dihet ne fillim, dhe
meqenese kostoja eshte blanko, kjo i lejon shume hapesire per
keqperdorime korporates po edhe politikaneve tane. Tash te shpresojme se do te punojne me
ndere eshte naivitet. Bechtel
eshte korporate dhe si e tille, brengoset per vetem nje gje: maksimalizimin e
profitit. Bechtel nuk eshte institucion dashamires i cili ka per qellim ta
shperndaje te miren neper bote, dhe ti ndihmoje ata qe kane nevoje.
Rrjedhimisht ata as ne Shqiperi e as ne Kosove nuk kane ardhur per te na
ndihmuar, por per interes ekonomik. E nese atyre u lihet hapesire qe
maksimalizojne profitin, ata nuk do te zgjedhin mjete per kete. Faqja ne
internet Corp Watch ( www.corpwatch.org )
te cilet bejne monitorimin e te bemave te korporatave te ndryshme neper vend
te ndryshme te botes, artikullin e vet per Bechtel e fillojne me kete titull:
Profiting from
destruction (Perfitimi
nga shkaterrimi). Kjo
sipas kesaj faqeje eshte historia e Bechtel. Keta jane perfituesit e dyte me
te medhenje nga rindertimi i Irakut pas
Haliburton.
Gjate kohes sa kishte qene ne pushtet Sadam Hyseini administrata amerikane e
Reganit kishte lobuar ne menyre agresive te autoritetet e Irakut per tia
dhene Bechtelit kontraten e ndertimit te njerit prej naftesjellesve te
Irakut. Menjehere pas rrezimit te Sadam Hyseinit nga pushteti ishte prape
Bechtel korporata qe e fitoi kontraten e rindertimit te vendit te shkaterruar
nga lufta. Bechtel
po ashtu njihen per projektet e tyre te privatizimit te resurseve te ujit
neper vende te ndryshme te botes. Bolivia eshte rasti me eklatant ku ne
kontrate Bechtel e kishte futur edhe kauzolen qe ua ndalonte boliviasve madje
ta perdorin edhe ujin e shiut! Duke qene qe i privatizoi resurset e ujit dhe rrjetin
e furnizimit me uje ne Bolivi, Bechtel e ngriti cmimin e furnizimit me uje
per 100% sa qe qytetaret e varfer te Bolivise me te hyra mujore prej 60
dollaresh u ballafaquan me fatura te ujit prej 20-25 dollare. Ata thjeshte nuk kishin para per ta paguar
ate. Dhe
keshtu mbesnin pa uje. U deshen demonstrata afatgjata te qytetareve atje, me
crast u vrane disa demonstrues e u plagosen e arrestuan me qindra te tjere
deri sa qeveria e Bolivise u detyrua ta anuloje kontraten me Bechtel.
Bechtel e nisi proceduren gjyqesore kunder Bolivise per humbje profitesh ne
vlere prej 25 milione dollare. Rasti vazhdon te mbetet i hapur ne gjykaten e
Bankes Boterore. Ne vitin 2004 qeveria e Rumanise ia kishte dhene kontraten
per ndertimin e autoudhes se Transilvanise Bechtelit. Me 2005 Ne vitin 2009, pas pese viteve, punet
ende vazhdojne me vetem 42 kilometra rruge te ndertuara dhe me nje kosto te
deritahsme prej 1 miliarde dollaresh.
|