Ngjarja mediale e vitit 2009!

 

THESI ME AR, APO THESI ME DJAJ?!

 

Shkruan: Ahmet Qeriqi * Prishtinė, 07. 01. 2010

 

 

    Intervista e kreut tė ish’SHIK-ut, Kadri Veseli dhėnė gazetarit Baton Haxhiu, gjithsesi se ka qenė njė ngjarje mediale, qė ka zgjuar interesim pėr opinionin. Por, kjo intervistė u realizua pas inskenimit dhe nxjerrjes nė sipėrfaqe tė rastit, “Bllaca”, rast ky i instruktuar dhe i pėrgatitur shumė kohė mė parė, nė Serbi dhe nė qarqe tė tjera tė spiunazhit tė tandemit:UNMIK-EULEX, si fushatė e projektuar dhe e  ndėrmarrė me qėllim pėr tė shpėrthyer nė opinion, pikėrisht nė momentin kur do ta dėmtonte mė sė shumti Kosovėn, tė cilėn edhe e ka dėmtuar rėndė, meqė ishte caktuar dita, qė bomba mediale e kurdisur nga qarqe antishqiptare dhe e aranzhuar nga disa mediume, tė shpėrthente, njė ditė para se tė fillonte procesi nė GJND lidhur me legjitimitetin  shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.

    Mua personalisht mė ka bėrė pėrshtypje tė keqe fakti se, Kadri Veseli nuk ka zgjedhur  njė medium tjetėr pėr tė dalė publikisht me qėndrimet e tij. Nuk po e them se ka qenė dashur ta zgjedh Radion-Kosova e lirė, apo agjencinė Kosova pres, por ta kishte zgjedhur tė paktėn  njė medium tjetėr dhe jo mediumin e Baton Haxhiut, njė gazetar i pėrfolur pėr tė keq, madje jo vetėm i pėrfolur. Dihet mirė se cili ka qenė qėndrimi zyrtar i z.Haxhiu nė vitet 90-tė, ashtu sikur dihet mirėfilli, se ai ka aranzhuar takime pėr “bisedime” apo marrėveshje “paqėsore” tė individėve tė caktuar tė ish nomenklaturės politike, me vetė kreun e Shėrbimit sekret serb, kriminelin dhe shqiptarė-vrasėsin masiv tė shqiptarėve, Stanishiq. Po ashtu dihet, dhe ka fakte publike qė dėshmojnė se Baton Haxhiu, asokohe gazetar i Veton Surroit, ka kėrkuar nga Albin Kurti, qė mbajtja e demonstratės sė 1 tetorit tė vitit 1997, tė paraqitet paraprakisht nė policinė e Serbisė, nė Prishtinė, sipas rregullit dhe ligjit nė fuqi. Dihet, po ashtu publikisht se cila kishte qenė pėrgjigja e Albin Kurtit, ideatorit dhe pjesėmarrėsit  e asaj demonstrate tė pėrgjakshme. Dhe, nuk janė vetėm kėto damka tė zeza, ia ka bėrė vetvetes ky Batoni, i cili ka fyer, ka pėrbuzur dhe sot pėrbuz Lėvizjen studentore tė vitit 1981.

    A thua, njeriu i parė i SHIK-ut nė Kosovė, nuk i di kėto fakte, tė cilat i di madje ēdo qytetar i interesuar, i di mjaft mirė madje edhe zyrtari serb, Sllavisha Petkoviq, i cili ka bėrė edhe njė reagim publik lidhur me relacionet, qė ka pasur nė atė kohė Batoni me Stanishiqin. Pėr publikun mbetet tė mėsohet, nė mos ndoshta Batoni ka qenė qysh moti njeri i Kadri Veselit dhe i tė tjerėve rreth tij. Edhe kjo mund tė jetė e vėrtetė, edhe pse nuk ėshtė thėnė kurrė, as ėshtė pranuar decidivisht. Koincidenca nė kėtė rast na jep arsye tė dyshojmė dhe fakti se mund tė dyshohet nė kėtė segment nuk ēon edhe aq peshė.

    Nga mėnyra si e kishte pėrgatitur pėr ta  paraqitur veprimtarinė e tij Kadri Veseli,  hetohen shumė gjėra, qė janė lėnė tė nėnkuptohen, apo qė mund edhe tė interpretohen nga kėnde tė ndryshme. Hetohen po ashtu mjaft kundėrthėnie, tė cilat nuk pėrputhen gjithnjė me konstatimet. Tekefundit, nė njė bisedė tė tillė, nė raport: intervistues dhe i intervistuar, pa mundėsi tė kyējes sė publikut, gjithēka mund tė kalkulohet, tė pėrgatitet dhe tė parapėrgatitet, pėr tė dalė intervista jo vetėm e kėnaqshme, por edhe me efektin e dėshiruar paraprakisht, dhe pėr qėllime po ashtu tė kalkuara nga kalkulatorėt e politikės, jo vetėm ditore.

    Megjithatė, ata qė kanė profesion gazetarinė, por edhe qytetarėt qė janė analistėt mė tė mirė dhe mė tė paanshėm, shohin dhe gjykojnė, secili sipas kutit tė vet. Atyre nuk iu dha mundėsia pėr tė bėrė pyetje. Dalja publike e Kadri Veselit ishte projektuar, tė bėhej  nė atė mėnyrė, dhe, kėtu nuk ka asgjė tė keqe. Ka kohė edhe pėr debate e intervista tė tjera, meqė SHIK-u do tė jetė i pranishėm nė medie gjatė tėrė kėtij viti, kur policia e EULEX-it tė fillojė arrestimet e paralajmėruara dhe kur do tė ketė shumė pėrpjekje pėr t’i shtyrė shqiptarėt t’ ia hanė kokėn njėri tjetrit.

    Kjo do tė ndodh, nė mos ka ndodhur, sepse EULEX-i ka paralajmėruar se nė fillim tė pranverės do tė fillojė fushata, nė radhė tė parė kundėr ish luftėtarėve tė lirisė, bashkėluftėtarėve edhe tė Kadri Veselit, i cili ka qenė shumėfish i lidhur me luftėn e UĒK-sė. Atėherė do tė hapet krejtėsisht “Kutia e pandorės” dhe do tė dalin nė sipėrfaqe, jo tė vėrtetat pėr UĒK-sė, por gėnjeshtrat, mashtrimet, trillimet, shantazhet, hipokrizitė, inskenimet, ndėrsyerjet e grupeve dhe qarqeve tė caktuara politike dhe para-politike, tė gjithė tė pėrgatitura nga dėshmitarėt shqiptarė apo shqipfolės tė EULEX-it, i cili ka ardhur nė Kosovė, ta vendos ligjin, jo nė qytetet e pushtuara tė Kosovės, ku sundojnė strukturat paralele serbe, tė cilat i mbron dhe i fuqizon, por me qėllim qė duke bėrė pėrpjekje pėr ta diskredituar UĒK-nė, tė arsyetohen  veprimet antishqiptare tė kreut politik tė Serbisė ndaj Kosovės.

    Lidhur me intervistėn e Kadri Veselit kėsaj radhe  do tė marrim nė shqyrtim vetėm njė segment, qė ėshtė pėrfolur dhe qė ka ngjallur indinjatė te disa ish tė pėrndjekur politikė, viktima tė regjimit okupator serb. Ja, cili ėshtė konstatimi qė ka ngjallur debate dhe shqetėsime:

    Baton Haxhiu: Menjėherė pas luftės kemi pasur dy vrasje publike - Selim Broshėn dhe Ibush Kllokoqin. Ju po thoni se kėta njerėz janė thesare. Si ėshtė e mundur qė ju nuk keni pasur mundėsi qė ata njerėz t’i ruani?

    Kadri Veseli: Jemi duke folur pėr rrethana tė tranzicionit tė rėndė qė e kemi kaluar. Fatmirėsisht, duke iu falėnderuar pjekurisė sė kėtij populli, kemi tejkaluar faza tė rėnda. Ėshtė e vėrtetė. Ne e kemi pasur nė trajtim edhe Selim Broshėn. Kemi punuar edhe me Ibushin. Nuk janė vetėm kėta dy qė janė vrarė. Njerėzit e kėtij kontingjenti tė madh qė kanė punuar me ne, kanė pasur gjithnjė shqetėsim “frikohemi nga ata tė ashtuquajturit patriotė, qė e dimė ne se ēfarė kanė bėrė”. Kėtė e kanė pasur frikėn mė tė madhe.

    Klan Kosova: Kjo ėshtė njė sentencė interesante. Ju po mė thoni se njerėzit qė bėhen shumė patriotė pas luftės janė mė tė rrezikshėm.

    Kadri Veseli: Nuk e them atė. Por ka njė rregull natyrore se ai qė i jep zor mė sė shumti, e ka mizėn pas veshi. Unė nuk dua ta pėrgjithėsoj kėtė. Por, realisht, shqetėsimi i atyre njerėzve ka qenė, qė njerėz, tė cilėt kanė pasur njė implikim tė caktuar dhe shoqėria qė i njeh si patriotė, mund t’i rrezikojnė. Unė nuk e kuptoj pse ėshtė dashur tė vriten. Ata qė e kanė bėrė kėtė, kanė gabuar dhe do tė gabojė kushdo qė i ngacmon. Ata janė mė kriminelė, pavarėsisht se ēfarė arsyeje kanė. Ne kemi informacione pėr njerėz qė jetojnė nė Kosovė, tė cilėt kanė bėrė shumė sende tė kėqija....

    Tani kur kemi pyetjen dhe pėrgjigjen lidhur me kėto dy vrasje, tė dy ish UDB-ashėve, mė tė njohur pėr tė keq nė Kosovė, logjikisht shtrohet pyetja. Kush ėshtė Kadri Veseli apo cilido kuadėr i lartė i UĒK-sė, qė ka besuar nė fjalėt e  Selim Broshės, se “frikohemi nga ata tė ashtuquajturit patriotė, qė e dimė ne se ēfarė kanė bėrė”. Kjo, sipas tyre do tė thotė se deponimet e Selim Broshės dhe tė Ibush Kllokoqit paskan qenė krejtėsisht tė besueshme, sepse ata paskan qenė “xhevahirė”, sepse ēdo fjalė e tyre qenka marrė si e vėrtetė e pamohueshme, madje edhe e pakontestueshme.

    Ata, qė u kanė besuar seriozisht deklaratave tė tilla subversive tė Kllokoqit e Broshės, ose janė tepėr mendjelehtė, ose bėjnė njė politikė, pėr mua krejtėsisht tė pakuptueshme, sepse tė besosh nė deklaratat e njė njeriu qė u ka shkatėrruar jetėn qindra tė rinjve shqiptarė, qė ka rrahur mizorisht qindra prej tyre, qė ka poshtėruar qindra tė tjerė, nė metodat me ēmeritėse, duke i detyruar tė nxjerrin organet gjenitale tė tavolinė, pėr t’ua goditur me pendrek, duke i detyruar me revole nė fyt, nė skena perverse, qė nuk do t i pėrshkruajmė me kėtė rast,  qė kanė inskenuar dėshmitarė tė rrejshėm dhe qė kanė qenė tė lirė tė vrasin e tė torturojnė gjithsecilin shqiptar qė ėshtė gjetur prapa grilave, sepse ka menduar se Kosova duhet tė bėhet republikė e barabartė, se Kosova duhet tė gėzojė tė drejtat e veta reale dhe ajo ato deklarative, kredibiliteti i deklaratave tė tilla, tė inspektorėve tė UDB-sė megjithatė nuk ėshtė vetėm njė akt mendjelehtėsie apo njė zemėrgjerėsi e njė kuadri tė lartė tė luftės.

    Ku  e gjen atė forcė morale njė kuadėr i lartė i luftės tė thotė se Brosha e Kllokoqi qenkan ekzekutuar, sepse paskan ditur shumėēka pėr viktimat e tyre, pėr tė ashtuquajturit “patriotė”. Natyrisht kėtė mund ta thotė njeriu, qė kurrė nuk ka qenė i trajtuar mizorisht nga UDB-ja, dhe i cili si pa tė keq, pėr njė ēast, nuk i beson viktimės, por xhelatit. Tekefundit edhe regjimi i UNMIK-ut dhe i EULEX-it po i trajton  dhe po i arreston viktimat,  jo xhelatėt, jo ata qė kanė vrarė dhe kanė masakruar dhjetėra mijėra shqiptarė, por ndonjė shqiptar, pėr tė cilin supozohet se paska vrarė ndonjė serb gjatė luftės apo ndonjė bashkėpunėtor tė Serbisė pas luftės. As edhe njė inspektor i ish regjimit nuk ėshtė akuzuar pėr krime kundėr bashkėkombėsve, madje as ėshtė marrė kush nė hetime pėr veprime tė tilla gjithsesi kriminale.

    Serbėt, gjatė luftės sė fundit  vranė, masakruan barbarisht rreth 20.000 shqiptarė nė Kosovė, kryesisht gra, fėmijė, burra e pleq. I morėn peng nė Serbi mijėra tė tjerė dhe pėr fatin e 1800 prej tyre ende nuk ka asnjė tė dhėnė. Ndėrsa  dikush pas luftės paska vrarė tinėzisht disa dhjetėra bashkėpunėtorė dhe ndonjė serb. Tė dyshuar pėr kėto vrasje, nga organet e drejtėsisė sė UNMIK-ut dhe EULEX-it  janė ish luftėtarėt e UĒK-sė, derisa nuk dėshmohet ndryshe. Nė ndarjen e tillė tė drejtėsisė, as kemi dyshuar as dyshojmė, sepse e kemi pėrjetuar mbi kurriz gjatė kohės kur broshėt, kllokoqėt dhe horrllėqet e regjimit antishqiptar serb kanė vrarė, kanė rrahur pėr vdekje, kanė dėnuar dhe kanė ekzekutuar shumė shqiptarė liridashės.

    Kadri Veseli mbase nuk e di sesa qindra ish tė pėrndjekur politikė, qė janė martuar, pasi kanė dalė nga burgjet, nuk kanė fėmijė dhe nuk mund tė kenė kurrė. Mbase nuk i bėn pėrshtypje kjo, sepse tė mos kesh fėmijė nga pasojat e torturave qė ke pėrjetuar nė organet e hetuesisė jugosllave tė Mehmet Maliqit, Rrahman Morinės, Selim Broshės, Ibush Kllokoqit  e qindra tė tjerėve, nuk qenka ndonjė tragjedi? Sa qindra tė tjerė kanė vdekur pa i mbushur tė dyzetat e tė pesėdhjetat, nga pasojat e torturave, sa qindra tė tjerė kanė mbetur invalidė tė pėrjetshėm, sa qindra prej tyre jetojnė edhe ndonjė muaj apo ndonjė vit, pas operacioneve nė zemėr, nė veshkė e nė mushkėri... As kėto fakte nuk po mjaftuakan pėr tė nxjerrė nė sipėrfaqe, shkaktarėt e zellshėm tė kėtyre zezonave. Nuk ėshtė fjala kėtu pėr disa ish tė burgosur e tė trajtuar djallėzisht nga regjimi, por ėshtė fjala pėr mijėra tė tillė qė kanė kaluar nėpėr kaluarin e vuajtjeve qi i kanė shkaktuar broshėt dhe soji i tyre i neveritshėm.

    Kėto janė fakte tė pamohueshme dhe mund tė vėrtetohen, kurdo, sepse janė tė gjallė dhjetėra mijėra shqiptarė nė Kosovė, qė i kanė pėrjetuar ato tortura mizore nga ai soj i njerėzve,  qė nė mėnyrėn me besnike  kanė kryer urdhrat e regjimit tė Beogradit, kundėr bashkėkombėsve tė tyre,  pėr ēka edhe janė graduar, pėr ēka edhe shpallen tė pafajshėm,(!) pėr ēka edhe drejtojnė organet mė tė larta tė shtetit tė sotėm tė Kosovės, tė sistemuar nė polici, nė prokurori, gjyqėsi e pse jo edhe nė shėrbime tė tjera.

    Pranimi, qoftė edhe nė mėnyrė hipotetike i deponimeve, tė njė ish kuadri tė lartė tė UDB-sė, si deponime tė vėrteta, vė nė pikėpyetje tė madhe morale kredibilitetin kombėtar tė gjithsecilit, qė beson se ata dy UDB-ashė tė neveritshėm, qenkan vrarė sepse paskan ditur shumė tė liga pėr viktimat e tyre, pėr viktimat qė i kanė trajtuar barbarisht, jo sepse i kishin burgosur pėr vrasje e hajini, por sepse viktimat e tyre u  organizuan dhe  demonstruan publikisht para tėrė botės, kundėr shtypjes e shfrytėzimit nga okupatori jugosllav. Hakmarrja dhe gjakmarrja kryhet atje ku nuk funksionin ligji e drejtėsia. E keqja qėndron vetėm nė faktin se hakmarrje te tilla janė kryer tinės. Po tė ishin kryer publikisht, sikur kanė vepruar dikur shqiptarėt, punėt do t’ i kishim shumė mė mirė. Por ndėr shqiptarė nuk ka mė, Avni Rrustema, as Shote e Azem Galica, dhe pikėrisht pėr kėtė, regjimi serb  na kėrcen mbi shpinė, pėrmes EULEX-it.

    Pėrpjekja pėr marrjen nė mbrojtje tė kėtyre njerėzve nuk ka tė bėjė me humanizėm, apo me falje, sepse njė individ mund tė falė nė emrin e vet, por  jo nė emrin e viktimave, madje mund tė falė pėr vetveten,  nėse ka qenė i viktimizuar, e jo pėr dhjetėra mijėra viktima tė njė regjimi fashist e barbar sikur ka qenė regjimi serb nė Kosovė deri nė qershor tė vitit 1999 Konstatime tė tilla pėr vrasjen e dy tė apostrofuarve janė dėgjuar gjithherė pas vrasjes sė ndonjė spiuni  me damkė. Kėto konstatime pėrsėriten edhe sot, krejtėsisht pėr qėllime politike, pėr qėllime tė ulėta, dhe tė neveritshme nga aspekti i moralit kombėtar, por qėllime qė mund t’i shėrbejnė politikės ditore, por jo interesit tė kombit.

    Po tė kishte vepruar drejtėsia dhe politika parimore  pas luftės nė Kosovė, ata bashkėpunėtorė tė regjimit kriminal tė Titos e tė Milosheviqit,  tė cilėt nuk kishin arritur tė ikėn nga Kosova, duhej tė ishin arrestuar, tė ishin nxjerrė para gjyqit, dhe tė ishin dėnuar pėr veprat e tyre nė dėm tė interesave tė kombit. Po kjo nuk ndodhi. Ndėr sy tė kreut tė luftės, i cili pas luftės po postohej nė kreun e qeverisjes nėn administrim tė huaj, filluan tė ēarmatosen dhe tė dėnohen mijėra luftėtarė tė lirisė, duke i selektuar paraprakisht, duke i injoruar dhe duke lėnė tė bredhin rrugėve tė botės

    Dua tė besoj se Kadri Veseli ka folur me sinqeritet dhe me qėllim, qė me deklaratat e tij tė vendos njė vijė tė fortė tė ndarjes, mes institucionit qė ka pėrfaqėsuar dhe grupeve tė ndryshme, qė mund tė kenė vepruar krye nė veti, qoftė edhe pėr hakmarrje individuale, edhe pse asgjė nuk ėshtė provuar, dhe ende nuk dihen botėrisht ata qė kanė kryer vepra tė tilla kundėr ish inspektorėve dhe policėve tė regjimeve okupatore.

    Ky qėndrim i prerė, pėr ta ruajtur institucionin ėshtė krejtėsisht i pėrfillshėm, por konstatimi se broshėt e djajtė si ai kanė qenė thesare, sepse dy, nga mijėra kėta djaj u vranė, sepse dikush, diku e paska pasur mizėn nėn kapuē, se Broshi e Kllokoqi  qenkan frikėsuar nga patriotėt e rrejshėm dhe jo nga ata patriotėt e vėrtetė, viktima tė tyre qė i paskan shtirė nė dajak, kjo nuk shkon. Nuk mund tė besohet nė konstatime tė tilla, sepse nė Kosovė sivėllezėrit e broshėve e tė kllokoqėve, ende janė me shumicė dhe  janė bėrė pjesė e qeverisjes, sepse ata nuk e duan Kosovėn e pavarur, por e duan nėn Serbi, sepse kanė qenė dhe kanė mbetur shėrbėtorė tė pėrjetshėm tė Serbisė, e cila mu pėr kėtė shkak nuk heq dorė nga Kosova, meqė orekset e saj pėrjargen sa herė sheh dhe dėgjon se ish besnikėt, qė i ka krijuar dhe i ka ngritur vetė, janė postuar nė nivelet mė tė larta tė qeverisjes nė Kosovė. Janė njerėz tė Serbisė kėta, dhe Serbia vetėm pėrmes tė tillėve e ka mbajtur Kosovėn 87 vjet nėn robėri.

    Nuk besoj se Kadri Veseli frikėsohet nga prokuroria e EULEX-it, sepse tashmė ai ka qartėsuar gjithēka, qė ka pasur pėr tė qartėsuar, tė paktėn pėr opinion. Sa u beson EULEX-i kėtyre paraqitjeve, ky ėshtė njė problem tjetėr me shumė tė panjohura. Kadri Veseli, pėr mes kėsaj interviste ka  krijuar njė pozicion tė favorshėm nė opinion, qė do t’ i shėrbejė pėr t’ u ngritur nė politikė, duke mbyllur me sukses shumė nga thashethemet qė janė krijuar nė adresė tė tij.

    Mirėpo duhet ditur edhe diēka, dhe, nuk duhet harruar se prokurorėt e EULEX-it, ashtu sikur lėnesha, antishqiptare, fytyrė-mushka Karla del Ponte  mbėshtetet kryekėput nė dosjet e Ministrisė sė Drejtėsisė sė Beogradit, tė viteve 2000-2001. Kadri Veseli ashtu sikur edhe 157 shqiptarė tė tjerė, nė mesin e tyre edhe autori i kėtij komenti, mund tė arrestohen, meqė qėndron mbi kokat e tyre akuza e regjimit tė Milosheviqit, e regjimit tė cilit i kishin shėrbyer qenėrisht, broshet e kllokoqėt dhe soji i tyre,  qė aq shumė thesare paskėshin deponuar pėr SHIK-un. Sepse nė kėtė segment nuk ka ndryshuar asgjė, pavarėsisht mesazheve paqėsore e humane, pavarėsisht nga zemėrgjerėsia dhe falja individuale, pavarėsisht nga tė gjitha pėrpjekjet pėr tė falur amanetin, qė nuk falet,  dhe amanetin, qė nuk mund ta falė askush nė emėr tė tjerėve. Ai amanet, gjatė kėtyre 10 viteve, ėshtė shkelur nga shumėkush dhe pasojat e asaj shkelje po i vuajmė tė gjithė tok.

* Autori ėshtė drejtor i Radios Kosova e Lirė